Kategori
Uncategorized

S’po të njoh më Shqipëri!!!

2016-05-20 07.50.39

S’po të njoh më Shqipëri!!!

nga Ferdinant Veliu.

Jetimët,çdo njeri duhet të reflektojë dhe të dhurojë dashuri,respekt jashtë çdo paragjykimi për këtë pjesë të dhimbshme që fati e ka privuar nga dashuria dhe ngrohtësia prindërore.

Në të gjithë botën janë me qindra organizata shtetërore,jo qeveritare apo individë që i janë përkushtuar kësaj kategorie duke i ndihmuar.Ne shqiptarët gjithmonë kemi pasur një traditë mjaft të çmuar në raport me popujt e tjerë,dhe ky ka qënë humanizmi.Por këto vitet e fundit nuk po e njohim më Shqipërinë .

Nuk është më ajo Zonja krenare e veshur plot virtyte dhe respekt.Është tjetërsuar.Fatkeqësisht shoqëria shqiptare e favorizuar edhe nga situata kaotike në çdo institucion shtetëror ka shpërthyer portën dhe ka hyrë në kopshtin e antivlerave ku krahas qindra skandaleve vinë edhe disa nga shtëpitë e fëmijëve ku hipokrizisht u kanë vënë emra tingëllues por që në to kënaqen epshe seksuale dhe sadiste të manjakëve që janë të besuarit ose më saktë “gardianët”që duhet ti mbrojnë.

Ndodhi para dy vjetësh në Tiranë,pastaj në Shkodër,prapë në Shkodër,ka ndodhur në Sarandë.

Asnjë titullar i ndaluar,një ministër patetik me një të folur idiote pa pikë përgjegjësie deklaron se ka çuar udhëzim për shkarkim por se kanë dëgjuar.Është më shumë se skandaloze,është më shumë se vepër penale nëse ne qytetarët jemi nënshtetasit e kësaj Republike,jetimët janë bij direkt të Republikës pra shkalla më e afërt me qeverinë dhe institucionet e saj.Dhe qeveria është përgjegjsja kryesore për mbarvajtjen dhe të ardhmen e kësaj pjese fatkeqe.Por për turpin e këtij Kryeministri dhe Ministri sharlatan janë braktisur,janë hedhur në gojën e hapur të krimit duke u bërë viktimat më të pafajshme të kesaj shoqërie që është në gjumë.

Nuk u kanë vënë në krye edukatorë por persekutorë.

Përdhunohen,dhunohen,poshtërohen,kërcënohen me uri dhe përjashtim nga këta kanibalë të rritur në kopshtin qeveritar.
Nuk po të njoh më Shqipëri.

Ke degraduar çdo virtyt, traditë,je kthyer në një fushë dhimbjeje ku viktimat çdo ditë akuzojnë,je tjetërsuar.Ç’është ky indiferentizëm karshi dramave dhe tragjedive që po të ndodhin .
Ky nuk është Atdheu ynë!!
Instalimi i perversitetit në shumë pjesë të popullsisë ka shkatërruar familjen,moralin te cila na dallonin nga kombet e tjerë ku vlerësoheshim dhe ishim krenarë.Degjenerimi i mbjellë në këto vite është i frikshëm në mënyrë të shëmtuar po kaplon brezin e ri.Kjo nuk është Shqipëria ime as e juaja .Ne nuk kemi qënë kurrë kështu.Sepse për ne jetimët,kanë qënë të shënjtë,dhe jo qënie inferiore ku psikopatë zyrash të eksperimentojnë epshe shtazarake.
S’po të njoh më Shqipëri.

Spo ju njoh më o njerëz.Sepse skemi zë,skemi forcë,e mbi të gjitha sepse nuk duam të përballemi..Po po mendojmë se do humbim kredite por harrojmë se po humbim atë që është gjithçka për një frymor,Zërin.Për të kërkuar llogari,për të dënuar,për të mundësuar ditë ndryshe ku edhe vetë ne nuk do jemi të rrezikuar.
Ju mendoni si të doni por nuk kanë përdhunuar dhe dhunuar vetëm tre apo pesë fëmijetimë.Fatkeqësisht jeni ne të abuzuarit e mjerë më të mëdhenj.Ëngjëjt e dhunuar nuk akuzojnë vetëm djallin,por të gjithë sistemin politik dhe shoqëror.

Kategori
Uncategorized

Plas super skandali, “Corriere Della Sera”: Ju mashtruan, Panza nuk është kreu i policisë italiane.

pergjimi italianet

Pas një letre të mbërritur në Tiranë një ditë më parë me autor Alesandro Panza drejtorin e larguar, disa ditë më parë nga kreu i Policisë Italiane, kanë lindur dyshime të reja.

Siç shkruan Corriere della Sera Franco Gabrielli, ish-prefekti i Romës dhe Akuilas, ka marrë zyrtarisht detyrën  mëngjesin e sotëm.

E po pikërisht sot në Tiranë mësohet se ka mbërritur edhe letra e nënshkruar nga Panza, i cili sipas të njëjtës gazetë italiane ishte larguar nga detyra që në datën 29 prill, ditë para se të plaste skandali i përgjimeve në Tiranë.

“Franco Gabrielli është bërë kreu i Policisë Italiane. Prefekti dhe polici, që më parë ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Sisde, pastaj prefekt i Akuilas dhe shef i Departamentit të Mbrojtjes Civile dhe që nga prilli i 2015 zbuloi “Mafia Capitale”, që 29 prillit ishte emëruar si kreu i Policisë”, shkruan Corriere Della Sera.

gabrielli

Kategori
Uncategorized

‘BASHA ËSHTË MEDIOKËR, PO NA SABOTON’.

Keshilltari i Kryeministrit per Territorin, Flamur Kuci, duke folur, gjate "Konferences Nderkombetare te Zhvillimit te Pasurive te Paluajtshme ne Shqiperi".

Ish-këshilltari për çështjet vendore dhe urbanizimin i ish-Kryeministrit Berisha, ka ngritur shqetësimin se Partia Demokratike  nuk po bën opozitën e duhur dhe se rrezikon të shndërrohet në një parti modeste dhe mediokre. Sipas Flamur Kuçit, lidershipi i Lulzim Bashës po vë në rrezik vetë Partinë Demokratike.

Partitë modeste dhe jo të rëndësishme ‘sundohen’ më kollaj. Lidershipi i tyre është më i patrazuar edhe nëse ky lidership është mediokër. Nëse një kryetar nuk ngrihet në lartësinë e partisë që drejton, do të ulë partinë në nivelin modestisë dhe mediokritetit të vet”, shkruan Kuçi në të përditshmen “TemA”, duke dhënë alarmin se një situatë e tillë është fatale për PD-në.

Madje e quan sabotim.

Personalisht kam qenë që në fillim të mandatit të Bashës në krye të PD, një nga kritikët më të drejtpërdrejtë të tij në drejtimin e partisë. Por sot më shumë se kurrë, mendoj që axhenda personale e tij, në rastin më të mirë nuk është në linjë me nevojat e PD, dhe në rastin më të keq, saboton objektivat politikë të PD.

Ish-këshilltari i Berishës shkruan se debati për “të rinjtë” dhe “të vjetrit” është një debat i stisur nga vetë Basha, i cili adreson kështu nevojën për të sunduar PD-në.

Jo vetëm kaq. Kuçi shpreh edhe rezervën e tij se Basha po e rrudh partinë dhe po e çon drejt humbjes, për ta përdorur këtë si pretekst për ‘pastrimin’ e partisë.

Flamur Kuçi shprehet i shqetësuar edhe për mënyrën si po përballet opozita me Qeverinë dhe se si po degradojnë kauzat opozitare.

Në vend të ngritjes së moralit opozitar, PD është përplasur sa andej-këtej pa një kurs politik”, shkruan ish-këshilltari i Berishës.

Shkrimi i Kuçit vjen në një moment të acaruar politik jo vetëm ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, por edhe të divergjencave që po vërehen brenda Partisë Demokratike.

Në mungesë të kryetarit Basha, ish-kryetari historik i partisë, Sali Berisha është lideri real në sallën e Kuvendit. Në më shumë se një rast ai ka shprehur qëndrime të ndryshme nga kryetari i partisë, i mbështetur edhe nga disa prej figurave të vjetra të PD-së.

Duket se Flamur Kuçi nuk është i vetmi në PD që ka dyshime për lidershipin e Lulzim Bashës. / HashtagAL

Kategori
Uncategorized

Nishani-Ramës: I paburrë i pashembullt, largo kriminelët.

Institucioni i Presidentit të Republikës ka reaguar pas deklaratave të bëra në sallën e Kuvendit nga kryeministri Edi Rama. Në një njoftim për median, Presidenca shkruan se “është i indinjuar nga sjellja e paprecedent e Kryeministrit aktual në Parlament, i cili duke keqpërdorur aulën e Kuvendit të Shqipërisë fyen dhe shpif ndaj Presidentit të Republikë”.

“Sjellje kaq ordinere nuk ka ndodhur kurrë më parë në sallën e Parlamentit shqiptar.

Të fyesh Kryetarin e Shtetit duke shfrytëzuar një vend ku Presidenti nuk është prezent është paburrëri e pashembullt.

Institucioni i Presidentit të Republikës i kërkon Kryeministrit aktual ta lerë më së fundi ‘shoën’ dhe ekzibicionin dhe të fillojë menjëherë nga puna për të cilën është ngarkuar që tre vjet më parë.

Gjithashtu i kërkon Kryeministrit aktual të largojë urgjentisht nga administrata e shtetit individët e përfshirë në veprimtari kriminale.

Të krijojë mundësitë për punësim të qytetarëve të vendit, të cilët po vuajnë nga një situatë e rëndë ekonomike.

Të luftoje bandat e krimit të organizuar.

T’u ofrojë shërbimin shëndetësor publik qytetarëve që vuajnë çdo ditë nga nevoja për trajtim mjekësor.

Të luftojë korrupsionin e përmasave shqetësuese në dëm të pasurisë publike dhe private të qytetarëve shqiptarë.

Të mos bllokojë reformën e sistemit të drejtësisë, por të ofrojë kompromisin e nevojshëm për miratimin e saj.

Institucioni i Presidentit të Republikës beson vendosmërisht se, përtej pengesave provizore, Shqipëria do të ecë përpara drejt forcimit dhe begatimit”, thuhet në reagimin e Presidencës së Shqipë

Kategori
Uncategorized

“Vetëm të vdekur kthehemi në Mallakastër” (FOTO).

4Qindra protestues janë mbledhur para Parlamentit, ditën e sotme për të protestuar kundër qeverisë dhe korrupsionit në vend. Me pankarta nëpër duar dhe me një shirit “KorrupsJOn” ata kanë protestuar ndaj Punës së zezë dhe informalitetit në punë, situatë të cilën po e jetojnë çdo ditë.

“Stop Punës së Zezë”, “Stop Informalitetit”, “Siguria në Punë”, “Shqiptari i shfrytëzuar” këto ishin disa nga thirrjet që protestuesit i drejtuar Parlamentit. Ata janë zotuar se nuk ikin në Mallakastër pa zgjidhur çështjet e tyre.

Kategori
Uncategorized

Kategori
Uncategorized

RACIZMI I VELIAJT NDEZ GJAKRAT.

2016-05-18 21.38.25

Bashkia e Kamzës ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, duke e cilësuar gjuhën e përdorur prej tij si “bastarde”.

Ky dordolec duhet të mbajë gojën e të mos i fyejë banorët e Kamzës dhe Paskuqanit, këta banorë punëtorë dhe të zgjuar, pasi me djersën e tyre këto 25 vite ndërtuan një jetë nga fillimi duke e nisur nga zero, duke punuar e fituar paranë me djersën e ballit dhe jo si ti dhe Mjaft-istët dhe G99-shat që me zero ditë pune na u bënë ministra, kryetar bashkie, uzurpuan administratën, u bënë milionerë dhe menjëherë iu sulën të ardhurave duke u hequr edhe ndihmën ekonomike”,shkruhet në reagimin e këtij institucioni.

Në shkrim gjithashtu tërhiqet vëmendja për raste të njëpasnjëshme në të cilat Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj kanë nxitur urrejtje racore, duke denigruar veriorët.

Veliaj nuk po bën gjë tjetër, por po ecën nën gjurmët e padronit të tij Edi Rama dhe po nxitin një konflikt që asnjë në këto 25 vite nuk e ka bërë, pra që të dy janë antiveriorë. E kanë shprehur këtë gjuhë urrejtjeje dhe më parë siç Rama shefi i Veliajt, duke i ironizuar në një takim elektoral veriorët, kur tha që na vijnë nga Alpet; i quajti shpellarë, Veliaj vandalë se nuk na ditkan ku është liqeni etj.

Reagimi i bashkisë së Kamzës erdhi pas një bisede në televizion të Veliajt, ku foli për protestën e shoqërisë civile te parku i liqenit si protestë e njerëzve që zbresin nga autobusi.

Ky është racizëm? Jo nuk është racizëm, të ma japin sot Kamzën unë e bëj dritë. Të më thuash se Kamza menaxhohet më mirë se Tirana…Staf i bashkisë së Kamzës vijnë dhe marrin trofe zgarat e pusetave nga Tirana, kjo nuk është racizëm…armatosesh si gjel për lodrat e kalamajve, është kompleks”, tha mbrëmë Veliaj.

Ndërkohë ka reaguar edhe shoqëria civile në rrjetin social. Në profilin “Protestuesi” në Facebook ka një status:

Duhet te behet nje proteste masive kunder Kryetarit te Bashkise per rracizmin qe ka. Nuk duhet te protestoje vetem Kamza por edhe njerzit e ndershem me integritet, tironca apo te ardhur”.

Ndërsa ka reaguar edhe ‘Nisma Thurje’:

I kujtojme Erionit se ne Kamez ndryshe nga sa beson ai jetojne njerez. Jetojne qytetare qe paguajne taksa dhe kane biznese, qytetare te cilet punojne me administrate apo jane te vetepunesuar, jetojne qytetare te cilet qeshin e qajne si te gjithe ne per gezimet apo hallet e jetes, qytetare te cilet vuajne mungesen e punes, infrastruktures, mungesen e sherbimeve te qeverise dhe u duhet edhe te durojne ofendimet e nje njeriu te cilin e paguajne sa frengu pulen”. /HashtagAL

Kategori
Uncategorized

Grabova e Gramshit, ose “Qyteti Maja” i pazbuluar i Shqipërisë.

Grabova e Siperme

Kur ju të përfundoni së lexuari këtë shkrim me siguri që në planet e jetës suaj do të programoni edhe Grabovën e Gramshit.

Gramshi (veçanërisht Grabova)është një nga ato treva që u ngjan thesareve të fshehura diku mes natyrës. Unë do ta cilësoja si “qytetin Maja të Shqipërisë”.

Nëse do të ndërmerrni një udhëtim drejtGramshit do të keni rastin të shikoni kanionin e Holtës,  kalanë e Tërvolit, kalanë  dhe shpellat e Kabashit.  Në Grabovën e Sipërme do të shkelni mbi urat vjetra me harqe. Pastaj mund të kundroni burimin e njohur si “Uji i Zi”. Prej andej në Lenije, në liqenin e Dushkut (Sojnik), kanionin e Devollit (Bratilën), teqjen e Shëmbërdhenjit të Sipërm (Sot Bletëz), dërstilat e Kërpicës, kalanë e Tunjës, kalanë e Lubinjës, ujëvarën e Sotirës e kështu pa mbarim. Në Holtë mund të shikoni shpellat me stalaktide e stalakmide si dhe dëshmi të ekzistencës për njerëzit prehistorikë.

Në Gramsh kombinohet  turizmi i bardhë në Malin e Valamarës me turizmin kurativ duke shfrytëzuar burimet e Liqenit të Zi. Mund të njiheni edhe me turizmin kulturor e fetar në Grabovën e Sipërme etj. Gramshi është zgjedhja më e mirë për turizmin e aventurës por edhe të kulinarisë.

kanioni holtes

Grabova, perlë e natyrës dhe historisë

Historia

Grabova është një nga vendbanimet më të hershme në Shqipëri. Grabovarët do të mbahen mend për mjeshtëritë e tyre në punimet me dru, përpunimin e bulmetit  dhe të ndërtimeve. Grabova ka qenë një fshat mesjetar i krijuar në shekullin e X. Sipas gojëdhënave, në kohën e lulëzimit, Grabova kishte rreth 2000 familje. Por një e katërta e saj, e ka braktisur zonën brenda një dite në shekujt XVII-XVIII.

Në periudhën e Mesjetës fshati Grabovë e Sipërme (atëherë qytet me 12.000 banorë) ka qenë në lulëzim të plotë i ndërtuar krejtësisht nga vendasit. Dëshmi të gjalla janë dhe sot prania e tri urave me gurë, njëra prej tyre e periudhës antike si dhe Kisha e Shën Nikollas (Shë Kollit). Zbrazja e zonës vijoi edhe në diktaturë.

Shpella e Kabashit

Kur sheh liqenin e Dushkut,  mbushur me zambakë uji, kupton se ndodhesh në një tjetër realitet. Në verë kënaqesh me një freski të rrallë dhe në dimër përfshihesh nga magjia e dëborës së bardhë…

Kalaja shekullore, me murin e gjerë karakteristik e bën atë një nga fortesat më të rëndësishme të kohës. Besohet se ekziston edhe një qytet i nëndheshëm që shpesh banorët e quajnë Grabova e Poshtme. Është e rëndësishme të theksohet që Grabova e dikurshme ka qene pozicionuar pikërisht në vendin që tregojnë grabovarët.  Kisha e saj ndodhej matanë rrjedhës se lumit dhe quhet Shën e Premte (nga e cila mori dhe emrin komuna Lenie (Shënepremte).

Objektet arkelogjike si enë balte, vegla pune, maja heshtash dhe sidomos fragmentet e mureve të kalasë të ruajtura edhe sot, dëshmojnë se Grabova nuk është thjeshtë një gojëdhënë. Urat me harqe janë një tjetër element i mjeshtërisë së grabovarëve. Nga tre urat hark ka mbetur vetëm një këmbë ajo mbi përroin e Sharrës që ka një hapësirë drite mbi 15 metra dhe është e ndërtuar me gurë të skalitur.

Në mesin e qemerit nga ana e poshtme varej një këmbanë e cila tundej kur frynte erë e fortë duke lajmëruar udhëtarët për rrezikun nga  fenomenet natyrore.

Urat janë ndërtuar përgjatë degëzimit të vjetër të rrugës Egnatia. Ato siguronin lidhjen e qytetit mesjetar me Voskopojën e njohur si një nga qytetet më të rëndësishme të kohës.

Ura

Shumë afër Grabovës ndodhet Liqeni  i Zi  me një ngjyrë krejt të veçantë për shkak të përbërjes minerale. Ky liqen frekuentohet dy javët e fundit të gushtit  nga të sëmurët  me reumatizmë akute dhe çuditërisht efekti  i këtij uji është i menjëhershëm.

Në këtë fshat njohin vetëm dy stinë: pranverën dhe dimrin. Grabova ndodhet në lartësinë 1300 metra mbi nivelin e detit duke bërë pjesë në zonën me klimë mesdhetare malore.

Në Grabovë prodhojnë një lloj të veçantë djathi ndërsa mishi dhe çdo produkt tjetër janë më të mira se kudo. Me plot gojën mund të thuhet se vetëm kjo zonë i ka shpëtuar modifikimit gjenetik të produkteve dhe këtu gjithçka është bio.

Tradita në fushën e ndërtimit përbën një nga krenaritë e grabovarëve. Përmenden ndërtimi i kishës së Shën Kollit me afresket dhe ikonostasin prej druri të gdhendur duke vazhduar me kambanoren që zë një pjesë të madhe të kishës. Por edhe kisha e Shën e Premtes ose e Shën Parashqevisë prezanton një art më vete.

Piktorët e familjes Çetiri, Gjergj Nikolla, Johani, Gjergji dhe Nikolla janë quajtur pinjollët e familjes së piktorëve që kanë gdhendur dhe pikturuar në shumë kisha të Shqipërisë së Mesme dhe asaj të Jugut.

Letrat e Ali Pashës

Sipas studiueses Llambrini Mitrushi, që ka hulumtuar kodikun e kishës së Shën Kozmait, ekzistojnë të paktën dy letra të dërguara nga Ali Pashë Tepelena banorëve të zonës. Pashai i Janinës u bënte thirrje atyre të ndërtohej kisha me ndihma të mbledhura në popull. Ja teksti i letrës se parë:

“Juve rumunë të nahijes së Beratit, myzeqarë dhe vllehë grabovarë, katunde dhe çifliqe. Ju lajmëroj se ja ku vura një epitrop që të më ndreqë manastirin e plakut Kozma; ndihmova dhe unë me aspra e të ndihmoni dhe ju si t’ju thotë dhespoti, me qëllim që të ndreqet ky manastir. Për ata që nuk do të japin ndihmën e tyre, do të më mbetet hatëri dhe pastaj do t’i paguajnë dyfish. Sikundër ju urdhëroj ashtu të bëni pas këtij vendimi”.

Piktorët e famshëm

Në gjysmën e dytë të shek. XVIII dhe gjatë gjysmës së parë të shek. XIX zhvilluan veprimtarinë e tyre piktorët e familjes Çetiri nga Grabova. Krijimtaria shtrihet kryesisht në krahinën e Myzeqesë, në Vlorë, Berat, Fier e në Lushnjë ku shumë afreske dhe ikona mbajnë autorësinë e tyre, si në kishën e Shën Vlashit (Vlorë) më 1792, të Shën Kollit (Vanaj – Myzeqe) më 1795, në kishën e Shën Thanasit në Karavasta (më 1797) etj. Lanë një krijimtari mjaft të pasur dhe kanë realizuar qindra skena në mure e në ikona. Tematika dhe stili i këtyre ikonografëve janë të njëjtë me ato të vëllezërve korçarë Konstandin dhe Athanas Zografi, si edhe të Konstandin Shpatarakut.

ikona grabove

Emra të njohur (rilindas, aktorë, politikanë, shkrimtarë,etj)

Naum Veqilharxhi, Themistokli Germenji, Mihal Grameno, Spiro Ballkameni, Sandër Prosin, Dionis Bubanin, Emil Lafen, Prokop Mimen, Rita Marko, Pilo Peristeri, Kico Mustaqi, Simon Stefani, Lenka Cuko, Stefanaq Pollo, Genc Pollo, Kristo Frasheri, Koco Tashko.


“Ndoshta një ditë sërish do të kthehen të gjithë…”

“Ndoshta një ditë të gjithë do të kthehen, tregon Meçan Hoxha, ai që ka studiuar historikun, traditat dhe të gjitha pasuritë e zonës pasi e ardhmja do të kthejë Grabovën në qytetërimin e turizmit malor dhe të kënaqësisë që sjell natyra”.

Përpjekjet e vllahëve ose arumunëve kanë bërë që të investohet fillimisht në një baxho duke ripërtërirë prodhimet karakteristike si ai i djathit të Vizës (një lloj kaçkavalli) që të jep kënaqësinë e një shije që zor se e ke provuar. Ky djath kërkohen në të gjithë Shqipërinë dhe në sasi të vogla kanë shkuar edhe në Greqi e Gjermani.

Një lokal në mes të fshatit dhe mirëmbajtja e objekteve historike së bashku me ujin e mrekullueshëm të zonës përbëjnë ofertat e dashamirësisë dhe mikpritjes së grabovarit.

Vlerat kurative të klimës që shfrytëzohet çdo verë nga astmatikët, të sëmurët me reumatizëm si dhe sëmundjet e tjera të mushkërive duke llogaritur jo vetëm orët me diell, ajrin e pastër por edhe ujin mineral natyror që i shërben mënjanimit të këtyre sëmundjeve.

Kështu ju thjesht keni njohur Grabovën dhe disa nga bukuritë mahnitëse të Gramshit. Të shkosh atje është diçka më tepër se kaq… infoelbasani.al
Grabove

Nga Fatos Salliu.
Kategori
Uncategorized

“Ju e shitët fenë tuaj ndërsa ne e blemë atë”.

2016-05-17 22.49.24

“Ju e shitët fenë tuaj ndërsa ne e blemë atë”.

Nje ngjarje nga Franca, qe disa shqiptareve apo shqipfolesve brenda dhe jashte vendit, ju kujton shume gjera te hidhura nga e kaluara.

Një motër muslimane, e cila barte nikabin, kishte hyrë në një nga dyqanet e Francës për të blerë disa gjëra ushqimore.

Me të përfunduar pazarin e saj, ajo drejtohet drejt arkës për të bërë pagesën, dhe ku  për çudi, arkëtarja që ishte me origjinë marokene, fatkeqësisht nuk e pëlqeu fare klienten.

Filloi t’ia llogariste gjërat që kishte blerë, ndërkohë i hidhte me forcë në anën tjetër të arkës, duke u mundur që ta nervozonte këtë motër muslimane.

Teksa po arrinte nga fundi i llogarisë, e pa që motra nuk po nervozohej por po rrinte shumë e qetë,  ajo nuk duroi më shumë, andaj duke ngritur zërin, fillojë t’i bërtas dhe ta ofendojë atë dhe fenë e saj.

”Ne kemi mjaft probleme në Francë dhe veshja që ti bart është një prej problemeve tona.

Ne këtu jemi për të bërë pazare dhe jo për të reklamuar fenë dhe historinë, e nëse ti je e interesuar për të praktikuar fenë, atëherë kthehu në vendin tënd dhe atje praktikoje fenë tënde ashtu siç keni dëshirë”.

Motra muslimane e mbuluar ndaloi për një çast nga futja e gjerave në qese, e shikoi arkëtaren, pa rreth e rrotull nëse kishte ndonjë mashkull dhe pastaj e ngriti nikabin dhe e zbuloi fytyrën e saj.

Ajo ishte biondinë me sytë blu, përsëri me kulturën dhe qetësinë e një zonje që ajo zotëronte  ju drejtua arkëtares duke i thënë:

”Unë jam franceze, Islami është feja ime dhe ky është vendi im. Ju e shitët fenë tuaj ndërsa ne e blemë atë”

Kategori
Uncategorized

“Ju e shitët fenë tuaj ndërsa ne e blemë atë”.

 

Nje ngjarje nga Franca, qe disa shqiptareve apo shqipfolesve ne Greqi apo dhe Itali ju kujton shume gjera te hidhura nga e kaluara.

Një motër muslimane, e cila barte nikabin, kishte hyrë në një nga dyqanet e Francës për të blerë disa gjëra ushqimore.

Me të përfunduar pazarin e saj, ajo drejtohet drejt arkës për të bërë pagesën, dhe ku  për çudi, arkëtarja që ishte me origjinë marokene, fatkeqësisht nuk e pëlqeu fare klienten.

Filloi t’ia llogariste gjërat që kishte blerë, ndërkohë i hidhte me forcë në anën tjetër të arkës, duke u mundur që ta nervozonte këtë motër muslimane.

Teksa po arrinte nga fundi i llogarisë, e pa që motra nuk po nervozohej por po rrinte shumë e qetë,  ajo nuk duroi më shumë, andaj duke ngritur zërin, fillojë t’i bërtas dhe ta ofendojë atë dhe fenë e saj.

”Ne kemi mjaft probleme në Francë dhe veshja që ti bart është një prej problemeve tona.

Ne këtu jemi për të bërë pazare dhe jo për të reklamuar fenë dhe historinë, e nëse ti je e interesuar për të praktikuar fenë, atëherë kthehu në vendin tënd dhe atje praktikoje fenë tënde ashtu siç keni dëshirë”.

Motra muslimane e mbuluar ndaloi për një çast nga futja e gjerave në qese, e shikoi arkëtaren, pa rreth e rrotull nëse kishte ndonjë mashkull dhe pastaj e ngriti nikabin dhe e zbuloi fytyrën e saj.

Ajo ishte biondinë me sytë blu, përsëri me kulturën dhe qetësinë e një zonje që ajo zotëronte  ju drejtua arkëtares duke i thënë:

”Unë jam franceze, Islami është feja ime dhe ky është vendi im. Ju e shitët fenë tuaj ndërsa ne e blemë atë”

Kategori
Uncategorized

Lista e shqiptarëve të dëbuar nga Italia të dyshuar për terrorizëm.

Prej janarit të vitit 2015 e deri më sot 74 persona janë dëbuar nga shteti italian me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar e përkrahjes së ideologjisë xhihadiste. Disa prej tyre janë shtetas kosovarë e shqiptarë.

Në 19 janar 2015, Ministria e Brendshme italiane dëbon nga Italia shtetasin kosovar Resim Kastrati 23 vjeç me akuzën se ka përqafuar ideologjinë xhihadiste e në lidhje me persona me qëndrime ekstremiste islamike.

Resim Kastrati ishte rezidentë në provincën e Kremonës e punonte si kasap. Kosovari frekuentonte xhaminë Motta Baluffi, ku  kishte predikuar dikur rekrutuesi boshnjak i ISIS Bilal Bosnic si dhe imami i arrestuar në Kosovë Mazllam Mazllami.

Në mars të 2015 u dëbua nga Italia kosovari Mohabi Ajeti, i cili jetonte prej 20 vitesh me familjen e tij në komunën e Maremma në provincën e Toskanës. Për Ministrinë e Brendshme Italiane, Mohabi Ajeti ishte një person i rrezikshme me bindje xhihadiste.

Po në mars të 2015 në kuadër të operacionit “Balkan Connection” grupi antiterrorist i policisë italiane arrestoi dy shqiptarët në lidhje gjaku mes tyre, xhaxha e nip, Alban e Elvis Elezi me akuzën e përhapjes së propagandës së Shtetit islamik ISIS e pjesëmarrjes në aktivitet me qëllime terroriste. Ai është shpallur i pafajshëm nga drejtësa.

Në fillim të korrikut 2015 operacioni i policisë italiane “Martesa” çoi në arrestimin e disa personave italianë e shqiptarë, pjesëtarë të një celule xhihadiste në lidhje krushqi mes tyre.

Ndër shqiptarët e arrestuar qenë Baki Coku, daja i luftëtarit shqiptar të ISIS në Siri, Aldo Kobuzi, si dhe tezja e tij Arta Kacabuni, të cilët prej disa vitesh jetonin në provincën e Grosettos, në Itali.

Shqiptari Aldo Kobuzi me bashkëshorten e tij xhihadisten e parë italiane Maria Sergio Giulia, gjenden tashmë në Siri sëbashku me nënën e tij.

Në gusht të 2015 shtetasi kosovar Mevait Kokora rezident në Itali që prej vitit 2001 e rezident në provincën e Udines u dëbua nga ku shtet me urdhër të Ministrisë së Brendshme si person i përfshirë në luftën e Shtetit Islamik e përhapës i ideologjisë xhihadiste.

Po në gusht të 2015 çifti shqiptar Adrian e Jasmine Kollcaku me origjinë nga qyteti i Kavajës e rezidentë në provincën e Peruxhias janë personat e fundit të dëbuar nga territori italian në listën prej 45 personash të kombësive të ndryshme të konsideruar xhihadistë, propagandues të ideologjisë ekstremiste islamike e përkrahës së luftës terroriste të Shtetit Islamik, ISIS.

Në dhjetor të 2015  kosovari Ismail Imishti, me profesionin murator arrestohet në komunën Chiari në provincën e Breshës e dëbohet nga shteti italian së bashku me nipin e tij Mërgim Imishti. Sipas Policisë italiane 2 kosovarët ishin pjesë e një celule xhihadiste me bazë në komunën Chiari në Provincën e Breshës në Lombardi. Në këtë operacion u arrestua në Prishtinë dhe Samit Imishti vëllai i Ismail Imshtit.

“Me ose, pa ty, Hilafeti është rikthy” quhej grupi xhihadist në facebook në të cilën aderonin vëllezërit Samet e Ismail Imishti.

Në janar të 2016, me dekret të Ministrisë së Brendshme është dëbuar nga territori italian për “motive parandalimi terrorist”, shtetasi maqedonas Rexhep Ljimani, 39-vjeç.

Rexhep Ljimani i lindur në Oltja të Kumanovës, jetonte prej vitit 1998 në Itali në komunën San Zenone degli Ezzellini në provincën e Trevizos. I martuar dhe me dy fëmijë, punonte rregullisht në një fabrikë ambalazhesh e prej marsit të vitit 2012 drejtonte në këtë qytezë, shoqatën kulturore islamike “Vëllazëria”.

Hetimet e policisë italiane kanë konfirmuar se prej 2014, shqiptaro-maqedonasi kishte vendosur kontakte me persona me origjinë ballkanike të lidhura me grupet e islamizmit radikal.

Pas ngjarjeve të 13 nëntorit në Paris, Rexhep Ljimani refuzoi t’i bashkohej iniciativës së promovuar nga disa shoqatave myslimane për një komunikatë solidariteti ndaj Francës e viktimave të atentateve terroriste.

Po në nëntor të 2015, pas sulmeve në Paris, djali i tij 8 vjeçar kishte komentuar në shkollën ku ai studion se “terroristët kanë bërë mirë që kanë vrarë e se shpejt do mbërrijnë në Romë e do vrasin Papën. Rroftë ISIS”.

Në mars të 2016 me urdhër të Ministrit të Brendshëm italian Angelino Alfano dëbohen nga territori italian shtetasi shqiptar Bledar Brahimi. Rezident në komunën Pozzo D Adda të Milanos kishte manifestuar haptazi dëshirën e tij për tu bashkuar me luftën e ISIS.

Urdhri i dëbimit të nënshtetasit shqiptar u firmos në ditën kur Ministri i Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri zhvilloi në Romë takimin me homologun italian Alfano.

Në statistikat e publikuara nga Ministria e Brendshme italiane konfirmohen se janë 74 persona të dëbuar nga Italia me akuzën e lidhjes së tyre me aktivitetin e terrorizmit islamik.

Luftëtarë të Shtetit Islamik, ISIS me kombësi italiane deri më sot rezultojnë të jenë 81 me kombësi italiane apo me dy kombësi. Nga burimet e shërbimeve sekrete, 18 prej tyre janë vrarë gjatë luftës në Siri.

2

1

Kosovaro espulso - Mevait Kokora

45

/Ora News

Kategori
Uncategorized

Përfundimish:Porti i Shëngjinit i hiqet kosovës.

Nga Astrit Memia.

Per Ty, Imazhbardh, qe e ndjen veten sado pak i etnogjenezes se ADN-se, shgiptare!

Sot, ndodhi ajo, qe asnje qenie njerezore prej mijera viteve s’e mendonte, s’e imagjinonte.

Sot, u rrenue endrra shekullore e Dardaneve pér té prekur Detin e tyre, Detin Pellaszgo-lliro-Dardanono Arbror!( Portin e Shengjinit).

Sot, u rrenua projekt- idea e Korridorit Adriatik Alpe, promovuar prej me se dy dekadash nga Forumi Imazh& Media, dhe Forumi Mbarekombetar Imazhi Shqiptar.

Mbi dhjetra simpoziume shkencore, dokumentar, tryeza te rrumbullakta, shkrime, spote, libra, revista per kete Korridor hekurudhor, Udhe Kombetare me gjithe logjistiken e infrastrukturen bashkekohore.

Ide, qe nga Budi e Bogdani, nga austro-hungarezet, Mbreti Zog e regjimi diktatorial e deri ne ditet e sotme kur….

Dy ministrat anonim sot ne Kosove, nje i PS-se, dhe Ai tjetri, qe s’e di se cfare perfaqeson, por jam i bindur qe gjakun e genit jo, dhe jo (gjakun sot e beri uje),

Thane qe Porti i Shengjinit duhet te zbres ne Durrés per Dardanet Antik, ndoshta per aty mendojne qe tè vijne sllavet e jugut.

Nuk e di, je ne sais pas, non lo so Ordo fiale, ne keto momente eshte e manget, Turp, merr, Terr, Tradhti, Tirani, Tizar. Ne, si Forum do reagojmé me cdo mjet demokratik, ndaj késaj humnere antishqiptare.

Jam Shqipri, ku i thone Pellazgji, Dardani, Arbni e Shqypni.

 

Kategori
Uncategorized

PARLAMENTI QË HOMOSEKSUALIZOI SHQIPËRINË.

klodian tomorriBlog-Autor: Klodian Tomorri

Ky Parlament do te mbahet mend per shume gjera. Do te mbahet mend si Parlamenti me i kriminalizuar dhe ndoshta edhe me i pashkolluari ne historine e Shqiperise. Por tani ai po i shton vetes edhe nje rekord te ri. Ky eshte Parlamenti qe po homoseksualizon Shqiperine.

Tek paketa e propozuar e ndryshimeve kushtetuese, qe lidhen me reformen ne drejtesi, ne menyre tinzare, eshte futur edhe nje pyke, qe amendon nenin 18 te Kushtetutes.

Amendamenti i shton nenit 18 termin “orientim seksual”. Rrjedhimisht neni i ri behet: “Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, orientimi seksual, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.”

Kushtetuta eshte ligji themeltar i shtetit, akti me i rendesishem juridik. Riformulimi i nenit 18 te Kushtetutes ne kete forme shfuqizon direkt Kodin e Familjes, perkatesisht nenin 7 te tij.

Neni 7 i Kodit te Familjes thote: “Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç.”
Por tani lidhja e marteses vetem mes nje burri dhe nje gruaje do te quhet me Kushtetute diskrimin.

Shkurt Parlamenti i Shqiperise po ligjeron me Kushtetute, martesat mes te njejtit seks. Pa asnje zhurme, ne menyre tinzare dhe pa asnje debat publik. Ka shtete ne bote qe kane mbi gjysem shekulli qe e bejne kete debat dhe nuk kane arritur ta ligjerojne dot martesen mes homeseksualeve. Parlamenti yne e ben fshehuraz.

Partia Demokratike, si force e qendres se djathte qe duhet te ishte aty per te mbrojtur familjen, ka rreshqitur majtas.

Ne fakt, Partia Demokratike ka kohe qe e ka humbur identitetin. Shume nga drejtuesit e saj me te larte, ish ministra apo ish zyrtare te larte ne administrate kane prioritete te tjera ne axhenden e tyre personale dhe nuk kane kohe per te mbrojtur parimet konservatore, te cilat ne themel te tyre kane nje dhe vetem nje nje institucion: Familjen.

Por kur te duhet te justifikosh milionat e investuara ne bono, aksione apo prona te patundshme, edhe pse ke qene gjithe jeten rrogtar, nuk ke energji dhe as vullnet per beteja te tjera dhe mbrojtja e parimeve te djathta bie poshte ne axhenden personale e me tej edhe ate politike.

Ludwig Von Misses, Friedrich Hayek, Milton Friedman dhe gjithe baballaret e tjere te se djathtes kane thene se Familja eshte institucioni me i shenjte i organizimit tone social. I paprekshem. Del nje Parlament me 140 vete, pjesa derrmuese e te cileve tregtare politike, qe nuk perfaqesojne apo mbrojne me asnje interes publik dhe i imponon shoqerise me dhune shkaterrimin e familjes. Tinez.

Kategori
Uncategorized

Gjenerali iranian kërkon terroristen muxhaheidine, të arrestuar në Tiranë.

Një gjeneral iranian tregoi për mediat se është kërkuar ekstradimi i gruas terroriste që u arrestua pak ditë më parë në Tiranë, por qeveria shqiptare nuk pranon të bashkëpunojë. Bëhet fjalë për arrestimin e një terroristeje, lajm që u pasqyrua me bujë në mediat iraniane, por që mohohet zyrtarisht nga policia shqiptare. Komandanti i Forcave Ushtararake të Iranit, Gjenerali Hysen Ashtari i bëri thirrje Shqipërisë të ekstradojë gruan e dyshuar për shpërthimet terroriste në 1981 në Teheran, ku u vranë disa zyrtarë të lartë të Iranit.

“Shqipëria nuk është treguar bashkëpunuese pasi policia e Republikës Islamike të Iranit njoftoi për arrestimin gruas që ka marrë pjesë në vendosjen e bombës në selinë e Partisë Islamike të Republikës së Iranit” tha Ashtari për gazetarët në Teheran.

“Gruaja është mes personave të shpallur në kërkim dhe kjo i është bërë e qartë Shqipërisë dhe ne kërkojmë ekstradimin e saj në Iran” tha ai.

Ashtari tha se shpresonte që autoritetet shqiptare do të ashkëpunojnë me Iranin për ekstradimin e gruas së arrestuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qershor të 1981, gjatë një mbledhje në selinë e Partisë Islamike të Republikës së Iranit.

73 zyrtarë të lartë mbetën të vdekur, mes të cilëve edhe kryegjyqtari Ajatollah Muhamed Beheshti, figura e dytë kryesore në vend pas Ajatollah Khomeinit. Atentati u organizua nga muxhaheidinët që aktualisht janë strehuar në Shqipëri.

Kategori
Uncategorized

Tahiri i rrëfen Ramës përgjimet sekësi me kufje.

SEANCE PARLAMENTARE - Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate nje seance parlamentare, ku Gentian Salaj eshte zgjedhur krytari i ri Autoritetit te Medias Audiovizive, AMA./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Prime Minister, Edi Rama and Saimir Tahiri, Minister of Interior, during a parliamentary session.

I dashur Shef Edi!

Po bën namin ajo lista e Berishës që unë gjasme e paskam përgjuar. Po më vdektë Hakiu që s’të gënjej kur të them që ajo listë s’ka lidhje fare me përgjimet tona.

Po ta shpjegoj historinë nga fillimi Shef. Pa dorashka.

Më prezantoi vitin e kaluar KaroKarlo me një goc nga Interforca italiane. Në një moment ajo me pyeti:

-Sajme, cili është fetishi yt seksual?
-Unë jam vojerist, – i thashë.
-Rënkimet i ke qejf?, – më pyeti.
-Shkrij si akullore kur i dëgjoj, -ja ktheva.

Atëherë do të japë sorela ty një paisje me kufje që përgjon kë të dojë qejfi më tha. Me thënë të drejtën pranova se e di që këto telefonatat sekësi janë shumë në modë vitet e fundit, por vendosa që ta justifikoja paisjen e re duke e përdorur gjasme dhe për trajnime.

Kam përgjuar si fillim disa njerëz që akuzohen për vjedhje të të drejtave të autorit, me porosi të Mirela Kumbaros.  Duhet të përgjoja Kallashin sepse mendohet t’i ketë vjedhur muzikën Linda Morinës.

Ç’të dëgjoje Shef, ç’të dëgjoje, e mendonim kallash po na doli kundërajror. Më shkonte 100 gradë celcius temperatura e kufjes kur Kallashi ja jepte refrenit.

Aty kuptova se Kallashi ishte ziliqare ndaj asaj këngës së Fjollës: “A je për trileqe”?

Unë luajta 6 muaj rresht me atë paisjen e përgjimeve, vijova duke përgjuar ca konviktore që bënin seks në telefon me ca tipa nga godina përballë.
Dhe nuk kisha qëllime të këqija thjesht doja të sigurohesha që gocat nuk do t’i linte njeri shtatzanë.

Një ditë u futa në Facebook dhe më bëri përshtypje një goc nga Dibra. Ishte leshverdhë dhe m’u duk interesante që ne ta bënim drejtoreshë në ministri.

Por u zhgënjeva shumë, sepse kuptova që këtë aset të çmuar, kishte në plan ta punësonte Bashkia e Dibrës dhe zbulova që fliste gjithë kohës me Shukrin tonë. E ndërpreva përgjimin se m’u duk pa lidhje.

Ajo në vend që t’i lutej Shukrit që ta merrte në punë, i fliste gjithë kohës atij për një dyqan brekësh firmato në Tiranë  dhe i thoshte që duhej të shkonin bashkë një ditë e të blinin dy koli’. Shukri nga ana e tij refuzonte me këmbëngulje dhe këto debate më lodhën.

Një tjetër  numër telefoni që kam përgjuar ishte e një protestuese nga ato çupkat komuniste që protestojnë për Liqenin.

M’u duk e bukur Shef, dhe mendova se ky ishte një tjetër rast që nuk duhej humbur. Mirëpo nuk po kuptoja më asnjë gjë pz, nuk i binte njëherë telefoni asaj vajze. E kam pritur me orë të tëra.

Një natë mendova se e kapa, se i çoi zile numrit të Sazan Gurit. Kur ky e mori mbrapsht, ajo i tha që i kishte rënë numrit gabim dhe nuk pati më asnjë telefonatë tjetër.

Këto ishin pak a shumë numrat e interceptuar Shef. Pavarësisht se boshti i së keqes kërkon të përfitojë politikisht me dobësitë dhe ndjeshmërinë e veçantë që më ka veshi kur unë vendos kufjen.

Të përqafoj Shef. Ti je zëri më i ëmbël në botë për mua.

Kategori
Uncategorized

Vrasësit shqiptarë me pagesë: Ja ku mund ti gjeni në internet.

VRASJE

Kjo është pjesa e errët të internetit “Dark web” ku është edhe faqja e Besa Mafia që u zbulua dy ditë më parë nga hakeri i njohur si ‘bRpsd’ i cili mundi të marrë nga websiti materiale për vrasësit me pagesë, mes tyre shqiptarë, të dhëna që ende nuk janë bërë publike por tregojnë për ekzistencën e vrasjeve me porositje nëpërmjet Dark web ku ndodhet dhe faqja e Besa Mafia.

Dark web

Dark web (rrjeti i errët) që operon brenda internetit. Me t’u lidhur në ueb, arrin të kesh akses në një shumëllojshmëri përmbajtjesh dhe sitesh ku nuk mund të futesh me mjetet tradicionale të kërkimit si Google apo Bing. Është një lloj klubi privat gjysmë sekret ku lejohen të futen vetëm anëtarë të caktuar. Siç shpjegojnë ekspertët nuk kemi vetëm një “Dark web” të vetëm, por shumë të tillë, disa kanë akses të lirë ndërsa disa të tjerë kërkojnë që të paguash për të hyrë. Dark web është ndryshe nga interneti tradicional, ku të gjithë vizitojnë Facebook, Google bëjnë blerje online dhe lexojnë lajme.

besa mafia-1Besa Mafia

Kjo faqe operohet nga mafia shqiptare që ka përdorur fjalën Besa në kuptimin e besës, fjalës së dhënë, kodi i tyre i nderit është “Premtimi mbetet premtim”. Ky grup mund të kryej vrasje por dhe shërbime të tjera kriminale dhe mund të paguhet me anë të monedhave elektronike Bitcoin mbi të gjitha gjithçka mbetet e fshehtë dhe e pa zbulueshme nga autoritetet. Grupi tregon se përdor trafikantë droge që mund të kryejnë krime, vrasje, plagosje sipas kërkesave për një shumë të caktuar parash. Besa Mafia tregon se ka shtrirje në SHBA, Canada, Europë. Në faqe shkruhet se që prej vitit 2012 kur ky portal u krijua janë kryer 1035 vrasje.

Vrasësit me pagesë dhe çmimet

Besa Mafia tregon për shërbimet e saj që nga pjesëtarë bandash që mund të kryejnë një vrasje duke filluar nga 5000$ deri në ish-ushtarakë profesionistë që mund të vrasin me snajper nga 30 mijë deri në 200 mijë dollarë. Grupi tregon se mund të rrah dhe persona pa i vrarë ata, mund të djeg banesat dhe makinat e tyre dhe mund të shesi armë. Sigurisht që gjithçka kundrejt një vlere të caktuar parash, rrahjet mund të kushtojnë nga 500 – 2000 dollarë por pagesa nuk bëhet në dollarë por në monedha elektronike Bitcoin (para elektronike).

Si porositet vrasja

Për porositjen e një vrasje duhet fillimisht një regjistrim i thjeshtë me një pseudonim dhe një adresë e-maili të rreme më pas formulari i porositjes së krimit kërkon një pseudonim, një passëord dhe një burim si ke mundur të futesh në Besa Mafia ose nga kush të ka treguar. Pjesa tjetër vijon me emrin, mbiemrin, adresën dhe një foto të shënjestrës.

besa mafia3Çmimet

5.000 – 200.000$

Vrasje me snajper – 30.000 – 200.000$

Vrasje – 5.000$ + 4000$ të duket si aksident

Rrahje – 500$ + thyerje kockash dhe prerje të pjesëve trupore – 1.500$

Djegie makinash – 1.000$

Djegie banesash – 2.000$

Si bëhet pagesa

Si çdo gjë tjetër në Dark web pagesa është me Bitcoin, para elektronike që nuk mund të gjurmohen dhe gjithçka mbetet e fshehtë. Sapo merret konfirmimi që pagesa me Bitcoin është kryer, 80% e parave shkon për vrasësin ndërsa 20% mbahet nga Besa Mafia.

Komunikimi i Koduar

Nëpërmjet mesazheve të koduara të faqes së Besa Mafia në Dark web por edhe nëpërmjet e-maile të inkriptuara vrasësit i kalohen të dhënat për shënjestrën.

besa mafiabesa mafia2besa mafia-14Shqipëria

Ende nuk ka prova për aktivitete kriminale të kryera nga Besa Mafia në territorin shqiptar. Nga burimet tona deri në këto momente nga Prokuroria dhe Policia shqiptare nuk ka ndonjë hetim të mundshëm por sqarojnë se me rastin janë njohur nga media dhe se do ta mbajnë në vëzhgim këtë çështje në bashkëpunim me partnerët EUROPOL e INTERPOL pasi nuk përjashtohet edhe mundësia që të ketë aktivitet dhe në territorin shqiptar.

Kategori
Uncategorized

FOTO/ “Mjaft”-i që luftoj kundër PS-së. Ja si po qeveris sot Shqipërinë nën emrin e PS.

rilindja e mjaft

Organizata “Mjaft” e drejtuar në fillimet e saj nga Erion Veliaj, ishte një nga zërat më të fortë kundër qeverisë “Nano”. Në atë kohë, “Mjaft” i dha goditjen përfundimtare qeverisë socialiste dhe këtë fakt socialistët e thjeshtë nuk e kanë harruar.

Nga një investigim që kreu citynews, rezulton se drejtuesit e atëhershëm të “Mjaft” që kontribuuan në rrëzimin e qeverisë të Partisë Socialiste, sot qeverisin vendin nën logon e “Rilindjes”. Këta persona e sulmuan Partinë Socialiste në atë kohë, e morën peng dhe tani drejtojnë vendin me skandale afera korruptive.

mjaft-veliajve-1I pari në listë, është Erion Veliaj, drejtues i “Mjaft” në kohën kur Partia Socialiste ishte në pushtet. Organizatori i qindra protestave kundër ish-kryeministrit Fatos Nano. Sot, Veliaj është në qendër të projektit të “Rilindjes”. Ai u emërua fillimisht si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe më pas u zgjodh kryetar i Bashkisë Tiranë. Ditët e fundit, Veliaj është zgjedhur nga kryeministri Rama si i deleguar për Partinë Socialiste për Tiranën, duke spostuar kryetarin e kryeqytetit për PS, Saimir Tahirin.

Erion Veliaj është vetëm maja e ajsbergut të “Mjaftistëve” që po drejtojnë sot “Rilindjen”. Ish-drejtues të tjerë të Mjaft, kanë përfituar poste të rëndësishme në qeveri. Arbjan Mazniku duket se ka qenë një nga të preferuarit e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Fillimisht ai mori postin e zv. Ministrit të Arsimit dhe më pas Veliaj vendosi ta merrte pas vetes si nënkryetar të Bashkisë së Tiranës.

endrifuga-e1463307058337Endri Fuga është një tjetër “Mjaftist” i konvertuar në “Rilindas”.  Ai është “syri”, “veshi” dhe “goja” e kryeministrit Rama. Ky i fundit e ka pranuar me gojën e tij se për cdo gjë që lidhet me mediat kujdeset Endri Fuga, një protestues kundër Partisë Socialiste, por që sot është më “katolik se papa” në mbrojtjen e “Rilindje”.

 

 

elisaShumë pak e kujtojnë Elisa Spiropalin si pjesë të “Mjafit”. Kjo sepse Rama epërzgjodhi atë të drejtonte Forumin Rinor Socialist, duke e shkëputur që në fillim nga “Mjaft”. Për disa vite me radhë ajo drejtoi FRESH-in dhe me të ardhur në pushtet u emërua në krye të doganave. Eksperienca e saj si drejtoreshë e doganave nuk zgjati shumë. Një nga arsyet e largimit të saj mund të lidhet me dështimin e doganave me “Croë Agents” edhe pse ajo vetë deklaroi se do shkëputej për shkak të lindjes.

 

 

leartandi-kananaj-e1463306764178Dy “Mjaftistë” të tjerë që ndryshuan “ngjyrën” e lëkurës asnjë Laert Kola dhe Andi Kananaj, dy nga kundërshtarët më të fortë të qeverisë “Nano” në kohën e Mjafit”.

Sot, Kola mban postin e drejtorit të Rinisë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale. Gjithashtu, “Rilindja” zgjodhi Andi Kananajn si drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Kola dhe Kanaj, dy miq të hershëm të Veliaj u rekrutuan në PS ose më saktë në “Rilindje” edhe pse kontributi i tyre për këtë forcë politike ishte inekzistent, madje në kohën e “Mjaftit” dhanë gjithçka që kishin për të rrëzuar qeverinë e të majtëve.

Në fakt, të gjithë personat e sipërpërmendur nuk kanë dhënë ndonjë kontribut të veçantë në PS. Duke filluar nga Veliaj, Fuga, Spiropali. Ardhja e tyre në drejtimin e “Rilindjes” ka lënë jashtë me qindra militantë të Partisë Socialiste, drejtues të hershëm, kontribuues në kohën kur Rama ishte në opozitë.

Sot, ata gjenden të papunë, të harruar dhe disa të përjashtuar nga radhët e PS. Kjo falë integrimit të “Mjaft” si qelizë kancerogjene që përhapet me shpejtësi. Ndoshta për ish-drejtuesit e “Mjaft” kjo ishte e planifikuar, por për Edi Ramën është një humbje e madhe. Ai arriti të kalonte lumin me kuajt e historisë të PS-së duke i shfrytëzuar në opozitë dhe duke i harruar në qeveri./citynews

Kategori
Uncategorized

Thirrje intelektualëve të vendit tim – Nga Arian Galdini.

arian-galdini

Nga Arian Galdini

Ju jeni zejtarë të mendjes.

Ju jeni njerëzit që me mendimin, përgatitjen e ndriçimin tuaj, mund e vyen të jeni shpresë.

E megjithatë, edhe pse ju jeni, e jeni shumë, ky vendi ynë për habinë tonë çdo ditë që shkon e lë shpresën pas dere.

Shpresa është bërë si një xhaketë e vjetër që kurrkush nuk dëshiron ta veshë më në këtë vendin tonë.

Madje, madje, edhe ata që veshin shpresën, ngase shpresa duket e grisur, e dalë boje, e lashtë, duken dhe interpretohen si pakica e të dobtëve.

A nuk mendoni se jemi ne fajtorë që gjërat janë kështu?

A nuk mendoni se nëse ne duhet të mbjellim shpresë me ç’ka dime, me ç’përgatitje e ç’ndriçim kemi në mendje e zemra, nuk ia kemi dalë dot deri sot?

Nuk ia kemi dalë dot, sepse mes shpresës dhe të mirës vetjake, kemi zgjedhur të mirën vetjake.

Jemi i vetmi vend ku ne që kemi mendim, shkollim, përgatitje e ndriçim në mendje, refuzojmë a përçmojmë xhaketën e zhubrosur të shpresës dhe zgjedhim të ngrefosemi me MLtë, x5t a x6tat e luksit. Ne zejtarët e mendimit e kemi vendosur dijen, përgatitjen, shkollimin dhe ndriçimin e mendjeve dhe zemrave tona për tullat dhe llaçin e shtëpive tona, e nuk kemi menduar aspak për të padritët, nevojtarët, të dobëtit e mbijetojsat që na rrethojnë ngado, e sytë nuk i shqisin nga ne.

Ne zejtarët e mendimit e kemi vendosur dijen, përgatitjen dhe ndriçimin e mendjeve tona për shtëpitë tona me ajër të kondicionuar, hapësira të bollshme dhe arredime të fjalës së fundit të modës, e nuk kemi menduar aspak për të mjerët që na rrethojnë ngado, e sytë nuk i shqisin nga ne.

I kemi tradhëtuar ata sepse kemi zgjedhur vetet tona.

E ata të gjorët nuk na i shqisin sytë.

Ne themi se jemi shtresa e mesme, a të realizuarit, a të suksesshmit e kësaj shoqërie, e kjo mjafton për ti dhënë paqe vetes, e shpërfillje të tjerëve.

Por ata, të mjerët përsëri nuk na i shqisin sytë.

Ndoshta nuk shpresojnë më, e megjithatë vazhdojnë të na shohin për inerci, se mos ndoshta përtej shpresës a përtej mungesës së shpresës, mund të ketë ndonjë gjendje tjetër që të jep shkase e arsye për të vazhduar përpara.

Ata edhe kur ikin nga ky vend, përsëri nuk na e shqisin sytë.

E kjo është dramatike, ulëritëse, rrënqethëse.

Nuk e kam fare me politikën, sepse politika kështu si është në vendin tonë, partitë kështu si janë në vendin tonë, krejt natyralisht përngjasojnë me togën e pushkatimit të shpresës.

E kam me ne. Me ne, ne që kemi dije, përgatitje e ndriçim në zemra dhe mendje, sepse ne jemi përgjegjësit që i çojmë qytetarët tanë drejt togave politike të pushkatimit të shpresës.

Ne me anësimin tonë.

Ne me mercenarizimin tonë. Ne me kokëuljen tonë të turpshme. Ne me servilizmin tonë të papërtypshëm ndaj të fuqishmëve me pushtete e para. Ne me heshtjen a mospërfshirjen tonë. Ne jemi shoqëruesit e qytetarëve drejt murit të pushkatimit të shpresës. Dhe Politika e Partitë vetëm sa shprepin armët e tyre të ndyta. Ndaj sot po ju drejtohem me këtë thirrje, me shpresën e ndoshta iluzionin se jam njëri ndër ju. Të mos anësohemi më, të mos heshtim më, të mos veçohemi e të mos qëndrojmë më të papërfshirë.

Është koha kur e mira jonë personale e familjare, ndërtohet mbi një krim madhor që po i bëhet kësaj shoqërie dhe këtij kombi. E mira jonë personale e familjare po ndërtohet mbi shoqërimin e qytetarëve drejt murit të ekzekutimit të shpresës. Nderi ynë, dinjiteti ynë, ajo çka ne jemi e kërkon që në kohë të tilla ta vëmë në rrezik të mirën tonë personale e familjare për hir të një të mire më të madhe, të mirës së përbashkët me të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Ju bëj thirrje të ndalni krimin e vrasjes së shpresës. Ju bëj thirrje të bëheni ata që duhet të jeni, shpresëlindës e shpresënxitës. Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë që ne tua japim shpresën. Po nuk ua dhamë ne shpresën, shqiptarëve ose do tua vrasë politika e derisotme shpresën, ose do të na e zbrazin fare nga shqiptarët Shqipërinë e pashpresë

Kategori
Uncategorized

Rilindje-LSI, GRATË QË ZIHEN PËR MULLIXHIUN.

Partia Socialiste dhe LSI janë ngërthyer në një sherrnajë fallco lidhur me përkatësinë partiake të kriminelëve të zbuluar së fundi. Të gjitha bateritë e propogandës së tyre janë vënë në punë për ti faturuar njëri – tjetrit personazhet që këtej e tutje do të jenë subjekte të drejtësisë.

Kështu, pas disa akuzave, ish deputeti i jugut Koço Kokëdhima, nxitoi të shpallë se klani familjar i “Eskobarit të Ballkanit” i përket LSI-së. Ai deklaroi se ish shefin e transporteve të Sarandës, tashmë në kërkim, e kanë vendosur në punë se njerëzit e Ilir Metës dhe se familjarët e tij i përkasin të gjithë, që nga kryetari i bashkisë së Delvinës e deri tek kordinatorët lokalë, Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Zërit publik të Kokëdhimës i shtohen edhe disa zëra periferikë të socialistëve të provincës. Sipas tyre klani i madh i Balilëve që dikur kishin qenë mbështetës të PD-së, ishin të vetmit që me anë të forcës së muskujve dhe pushtetit të parave, bënë të mundur rrënjosjen e Ilir Metës në jug. Nga një parti që më parë nuk i kalonte 150 votat, LSI arriti të bëhet forcë e parë në Delvinë me një rezultat befasues.

Krejt i njëllojtë me socialistët është reagimi i LSI-tëve për skandalin e ndodhur në Dibër. Deputeti i kësaj partie, Përparim Spahiu, jo vetëm e dënoi aktin e kryebashkiakut brekëgrisur të zonës së tij, por ai shkoi edhe më tej. Duke mos u mjaftuar me shkarkimin e Shukriut, ai e vuri gishtin drejtpërdrejt mbi Edi Ramën, jo vetëm duke ia faturuar atij Don Zhuanin nga Dibra, por edhe duke i bërë apel që ti kërkojë falje asaj zone së cilës i imponoi në drejtim atë njeri.

Edhe në këtë rast sinjali që vjen nga LSI-a është i qartë: mëkatari nuk është i yni, por i socialistëve.

Duke parë këtë lojë kukamëshefti, me akuza për njëri –tjetrin, ku në mënyrë të turpshme është përfshirë edhe PD-ja e cila nuk ka më, mesaduket, as guximin dhe as financat që të sulmojë LSI-në, të ngjan sikur në mes dy forcave të majta po zhvillohet beteja e radhës.

Të bindura që pushteti po diskreditohet në mënyrë marramendëse nga prodhimi i ngjarjeve kriminale, të dy partitë e koalicionit po mundohen të bëjnë minimalen: ti’a faturojnë ato njëra -tjetrës.

Por, e gjitha kjo nuk është veçse një iluzion. Një sherr i rremë për ti hedhur hi syve publikut. Një tentativë e kotë për tu fshehur pas gishtit.

Spektakli me akuza të ndërsjellta i dy partive qeverisëse, i ngjan në fakt sherrit banal të dy hajdutëve, që pasi kanë vjedhur një bankë, grinden se kush ka më shumë apo më pak merita, për shkallmimin e kasafortave në saj.

Dhe ashtu si këta banditë që harrojnë për një çast se të dy bashkë kanë vjedhur paratë e njerzve, ashtu edhe PS e LSI anashkalojnë faktin se pavarësisht nga ngjyra, janë ata sëbashku që na i kanë servirur kriminelët në pushtet.

Tashmë ky koalicion është i pandashëm në të keqen që po i bën shqiptarëve, prandaj dhe sherri banal nëse keqbërësi i radhës, qoftë ky vrasës apo gjobaxhi, baron droge apo manjak seksual, pra  beteja nëse ai është i ngjyer me të kuq apo me mavi, nuk ka pikë rëndësie.

Ai mund të kish qenë i vlefshëm në fillim të mandatit.

LSI mund të distancohej nga PS, kur kësaj partie filluan ti kapen deputetët e parë kriminelë.

Rama mund ta kishte fatin të shkëputej nga Meta, atëhere kur publiku e morri vesh se raste si ai i shefes së arsimit të Lushnjes, apo metoda si ato të aferës DIA- ÇEZ nuk ishin episodike.

Por, në të kundërt, dëshira për të vazhduar grabitjen dhe ankthi se mos humbasin pushtetin, i mbajti ata të lidhur në mëkat.

Tani, pas tre vitesh në qeverisje, dhe mbështetjes së krimeve të njëri – tjetrit, ata janë thjeshtë pjesë e së njëjtës bandë.

Prandaj konflikti i shtirur i shpërthyer së fundi: se krimineli i radhës i përket aleatit është i kotë. Ai nuk bind më askënd. (Lapsi.al)

Kategori
Uncategorized

PS-LSI, gratë që zihen për Mullixhinë

Partia Socialiste dhe LSI janë ngërthyer në një sherrnajë fallco lidhur me përkatësinë partiake të kriminelëve të zbuluar së fundi. Të gjitha bateritë e propogandës së tyre janë vënë në punë për ti faturuar njëri – tjetrit personazhet që këtej e tutje do të jenë subjekte të drejtësisë.

Kështu, pas disa akuzave, ish deputeti i jugut Koço Kokëdhima, nxitoi të shpallë se klani familjar i “Eskobarit të Ballkanit” i përket LSI-së. Ai deklaroi se ish shefin e transporteve të Sarandës, tashmë në kërkim, e kanë vendosur në punë se njerëzit e Ilir Metës dhe se familjarët e tij i përkasin të gjithë, që nga kryetari i bashkisë së Delvinës e deri tek kordinatorët lokalë, Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Zërit publik të Kokëdhimës i shtohen edhe disa zëra periferikë të socialistëve të provincës. Sipas tyre klani i madh i Balilëve që dikur kishin qenë mbështetës të PD-së, ishin të vetmit që me anë të forcës së muskujve dhe pushtetit të parave, bënë të mundur rrënjosjen e Ilir Metës në jug. Nga një parti që më parë nuk i kalonte 150 votat, LSI arriti të bëhet forcë e parë në Delvinë me një rezultat befasues.

Krejt i njëllojtë me socialistët është reagimi i LSI-tëve për skandalin e ndodhur në Dibër. Deputeti i kësaj partie, Përparim Spahiu, jo vetëm e dënoi aktin e kryebashkiakut brekëgrisur të zonës së tij, por ai shkoi edhe më tej. Duke mos u mjaftuar me shkarkimin e Shukriut, ai e vuri gishtin drejtpërdrejt mbi Edi Ramën, jo vetëm duke ia faturuar atij Don Zhuanin nga Dibra, por edhe duke i bërë apel që ti kërkojë falje asaj zone së cilës i imponoi në drejtim atë njeri.

Edhe në këtë rast sinjali që vjen nga LSI-a është i qartë: mëkatari nuk është i yni, por i socialistëve.

Duke parë këtë lojë kukamëshefti, me akuza për njëri –tjetrin, ku në mënyrë të turpshme është përfshirë edhe PD-ja e cila nuk ka më, mesaduket, as guximin dhe as financat që të sulmojë LSI-në, të ngjan sikur në mes dy forcave të majta po zhvillohet beteja e radhës.

Të bindura që pushteti po diskreditohet në mënyrë marramendëse nga prodhimi i ngjarjeve kriminale, të dy partitë e koalicionit po mundohen të bëjnë minimalen: ti’a faturojnë ato njëra -tjetrës.

Por, e gjitha kjo nuk është veçse një iluzion. Një sherr i rremë për ti hedhur hi syve publikut. Një tentativë e kotë për tu fshehur pas gishtit.

Spektakli me akuza të ndërsjellta i dy partive qeverisëse, i ngjan në fakt sherrit banal të dy hajdutëve, që pasi kanë vjedhur një bankë, grinden se kush ka më shumë apo më pak merita, për shkallmimin e kasafortave në saj.

Dhe ashtu si këta banditë që harrojnë për një çast se të dy bashkë kanë vjedhur paratë e njerzve, ashtu edhe PS e LSI anashkalojnë faktin se pavarësisht nga ngjyra, janë ata sëbashku që na i kanë servirur kriminelët në pushtet.

Tashmë ky koalicion është i pandashëm në të keqen që po i bën shqiptarëve, prandaj dhe sherri banal nëse keqbërësi i radhës, qoftë ky vrasës apo gjobaxhi, baron droge apo manjak seksual, pra  beteja nëse ai është i ngjyer me të kuq apo me mavi, nuk ka pikë rëndësie.

Ai mund të kish qenë i vlefshëm në fillim të mandatit.

LSI mund të distancohej nga PS, kur kësaj partie filluan ti kapen deputetët e parë kriminelë.

Rama mund ta kishte fatin të shkëputej nga Meta, atëhere kur publiku e morri vesh se raste si ai i shefes së arsimit të Lushnjes, apo metoda si ato të aferës DIA- ÇEZ nuk ishin episodike.

Por, në të kundërt, dëshira për të vazhduar grabitjen dhe ankthi se mos humbasin pushtetin, i mbajti ata të lidhur në mëkat.

Tani, pas tre vitesh në qeverisje, dhe mbështetjes së krimeve të njëri – tjetrit, ata janë thjeshtë pjesë e së njëjtës bandë.

Prandaj konflikti i shtirur i shpërthyer së fundi: se krimineli i radhës i përket aleatit është i kotë. Ai nuk bind më askënd. (Lapsi.al)

Kategori
Uncategorized

Baroni i drogës Balili fshihet në sarajet e Surrelit.

Baronët e drogës dhe vrasësit si vëllezërit Frroku kanë Edi Ramën padronin e tyre. Sa herë që ata kanë probleme me drejtësinë dhe janë para arrestimit, Rama i merr nën mbrojtje, iu vë eskortat e policisë në shoqërim, i pajis me pasaporta false, iu vë Tahirin në dispozicion si shofer dhe agjent udhëtimi, i merr i strehon edhe tek sarajet e Surrelit, po ta shohë se rrugëtimi i tyre nuk është i sigurtë.
Rama i mbron dhe i fsheh vrasësit dhe trafikantët, pasi ata punojnë dhe janë kontributorët kryesorë të pasurisë dhe pushtetit që ai ka vënë. 200 milionë dollarët e transferuar në parajsat fiskale janë “djersa” e këtyre banditëve që Rama i ka më për zemër se vetë Zahon a Gregun. Pa ta Rama është një fundërrinë dhe zhulc që rrinte poshtë urave të Parisit, me ta është kryeministër dhe më i pasuri i popullit më të mjerë të Europës.
Nëse do t’i kërkosh, ata i gjen në Surrel nën mbrojtjen e Policisë. Kështu veproi Rama me Mark Frrokun kur kishte një trafikant droge në makinë. Ndërhyri menjëherë dhe ai u lejua nga Policia që të ikte. Kështu i iku edhe vëllai i tij, Arben Frroku, dy ditë para se Gjykata e Apelit të jepte vendimin për ta dënuar me burgim të përjetshëm.
Rama e lejoi të arratisej jashtë shtetit, pasi i dha bekimin. Edhe kur vrasësi i komisarit të Policisë u arrestua para dy muajsh në Holandë, Rama e mbajti të fshehtë për të mos e ekstraduar në Shqipëri. Po kështu, mbajti të fshehura në sirtar dokumentat e Interpolit për arrestimin e ish-deputetit të mazhorancës Mark Frroku.
Edhe kapobanda Emiliano Shullazi u muar në mbrojtje nga Rama dhe Tahiri, ndonëse ai ishte akuzuar disa herë në media për vënie gjobash biznesmenëve. Arrestimi i tij u krye vetëm pas presionit të ndërkombëtarëve. Megjithatë, përsëri policia e Tahirit po manipulon provat për ta nxjerrë të lirë Shullazin.
Rama dhe Tahiri bashkëpunojnë me baronët e drogës dhe vrasësit, pasi jo vetëm që ndajnë fitimet kolosale me ta, por edhe i përdorin për të vjedhur votat dhe për të kërcënuar zgjedhësit që të votojnë për Ramën.
Baroni i drogës Klement Balili është zhdukur prej katër ditësh. Policia bëri të ditur se po e kërkon në Sarandë dhe Delvinë, por nuk po e gjen. Edhe sistemi TIMS tregon se ai nuk ka ikur jashtë shtetit. Por më kot kërkon Policia, sepse baroni i drogës ndodhet në Surrel nën mbrojtjen e Ramës.

Zhduket Baroni i drogës me ndihmën e policisë

Baroni i drogës, Klement Balili është zhdukur me ndihmën e policisë. Vetëm pasi Balili arriti të arratiset nga Saranda, policia ushtroi një kontroll në banesën e tij dhe njoftoi se Klement Balili është zhdukur. Jo pa qëllim policia shqiptare e kishte lënë jashtë operacionit antidrogë në Greqi që mos e dekonspironte. Policia shqiptare bëri të ditur se ishte në dijeni të emrave dhe kapove shqiptarë të trafikut, por nuk mori asnjë masë për ndalimin e tyre, sidomos të baronit Klement Balili, edhe pse ai ishte shpallur në kërkim nga policia greke.
Edhe sikur për të mos kishte një urdhër arresti ndërkombëtar, policia së paku mund ta kish mbajtur në vëzhgim njeriun e dyshuar. Me sa duket deklaratat e shtypit grek që ambasada shqiptare në Athinë nxitoi t’i përgënjeshtroi, se Balili ka mbrojtje në sferat e larta të politikës janë reale dhe këtë e tregon më së miri mos arrestim i tij dhe lejimi nga policia që të zhduket.
Vetëm pasi u zhduk Baroni i drogës, Policia e Sarandës njoftoi se kishte zhvilluar disa tentativa për ta ndaluar, por nuk ka mundur ta gjejë. Policia bëri të ditur se janë ushtruar disa kontrolle në banesat e tij në Sarandë dhe në Delvinë, por që rezultuan të pasuksesshme. Ai nuk ndodhej në asnjë prej tyre dhe as në ambientet e bizneseve të tij. Sipas burimeve, Klement Balili prej dy ditësh rezulton i larguar nga banesa. Familjarë të Klement Balilit, i saposhkarkuar nga posti i Drejtorit të Transportit Rrugor në Sarandë thonë se ai është larguar prej 4 ditësh nga shtëpia dhe nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tij. Balili, 4 ditë më parë, ai doli në një deklaratë të shkurtër për median, me vetëm 4 fjalë, ku i drejtohej PD-së se do e hidhte në gjyq. Më pas që nga ajo ditë për të nuk ka më asnjë informacion.
Zyrtarisht Policia e Sarandës deklaron se Balili nuk është gjetur në banesë. Ndërkohë që edhe të afërm të Balilit kanë thënë për blutë se nuk e dinë se ku ndodhet 44-vjeçari. Policia e Sarandës ka ushtruar kontrolle në banesën e Klement Balilit në fshatin Stjar të Delvinës, por nga i akuzuari si “Escobari” i Ballkanit nuk ka gjetur asnjë shenjë. Në sistemin TIMS nuk rezulton se Balili ka kaluar kufirin, besohet se ai është larguar nga kufiri në mënyrë ilegale.
Pas një operacioni antidrogë në Greqi ku ranë në pranga disa persona, mediat greke përfolën një person shqiptar me inicialet K.B si kreun e një bande të fuqishme narkotrafiku. Policia greke shprehet se e ka shpallur në kërkim personin K.B, për të cilin shkruhet se ka lidhje të fuqishme me politikën shqiptare dhe një parti greke.
Kurse sipas mediave të vendit fqinj, K.B cilësohet si Pablo Eskobari, Baroni i drogës së Ballkanit. Dy ditë më parë, Policia greke ka dhënë detaje për superoperacionin e drogës në Greqi. Në një njoftim të gjatë për mediat, Policia greke tha se ka kryer operacione të koordinuara në të gjithë zonën e Atikës. Kështu, janë bërë operacione të mëdha në Atika, Salamina, Kalithea, Veria, ku janë arrestuar 15 pjesëtarë të këtij rrjeti, 13 grekë dhe dy shqiptarë.
Policia greke njoftoi se operacionet janë ndërmarrë me ndihmesën e DEA-s së SHBA-¬ve. Sipas saj, organizata është mjaft e gjerë dhe përfshin edhe disa kompani transportesh që veprojnë në Europë, përmes konteinerëve të licencuar, që shpeshherë u shpëtojnë edhe kontrolleve.
Gjithashtu, Policia greke thotë se në krye të kësaj organizate qëndronte shqiptari 44-¬vjeçar, K.B por pa cilësuar të plotë emrin e tij. Sipas grekëve, ai është ndërlidhësi i kalimit të drogës nga Shqipëria në Greqi, kryesisht me kamionë të licencuar dhe me patentë ndërkombëtare.
Hetimet kanë nisur që në vitin 2014, dhe kanë dy vjet që ecin me sekuestrime të sasive të mëdha të drogës. Një tjetër shqiptar i përfshirë në këtë trafik dhe i shpallur në kërkim, sipas policisë greke, është dhe Dhimitër Poti. Sipas dokumenteve të policisë greke, Poti rezulton të jetë njeriu kryesor i drejtimit të aktivitetit kriminal të trafikut të drogës në disa shtete të Bashkimit Europian, grup në të cilin sipas autoriteteve greke bën pjesë dhe Klement Balili.

“Baroni i drogës”, Europol: Të tjera arrestime së shpejti

Për aksionin ndërkombëtar të ndërmarrë së fundi nga policia greke, ka reaguar edhe EUROPOL, i cili bën me dije se deri më tani janë arrestuar 17 persona, 11 grekë dhe 6 shqiptarë. Europol thekson se rrjeti i trafikut të drogës është shtrirë në shkallë të gjerë, ndërsa operacioni është udhëhequr nga Greqia në bashkëpunim me Belgjikën dhe Europolin. Rrjeti kishte si bazë Greqinë dhe furnizohej me drogë nga Shqipëria dhe shpërndante në shumë vende evropiane, duke përfituar qindra milionë euro.
Sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine janë transportuar nga kompani transporti rrugor fillimisht në Bullgari dhe Austri dhe më pas në vende të tjera. Operacioni i gjerë policor është kryer në Greqi dhe në Belgjikë. Sipas Europol, në Greqi janë sekuestruar 698 kg kanabis, ndërsa në Belgjikë, 96.5 kg hashash. 15 persona janë arrestuar në Greqi dhe 2 të tjerë në Belgjikë. “Hetimi është në vazhdim e sipër dhe arrestime të tjera priten në të ardhmen e afërt”, thekson agjencia evropiane Europol.
Agjencia bën me dije në deklaratë se ka mbështetur hetimet, duke ofruar mbështetje operative dhe ndihmë ligjore, si dhe duke kryer analizat e drogës. Një sektor i posaçëm brenda kësaj agjencia, i specializuar për trafikun e kokainës që prej vitit 2011, ka dhënë asistencën e vet në këtë drejtim.
Kush është “Walteri” i drogës së Klement Balilit
50-vjeçari Dhimitër Poti është një biznesmen nga Saranda i njohur në media si ish-pronar i kompanisë së ilaçeve “Chim Prod”. Kjo kompani po hetohej për pastrim parash nga Njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës, për lëvizjen e dyshimtë të mbi 800 mijë eurove. Dhimitër Poti rezulton të jetë njeriu kryesor i drejtimit të grupit kriminal të trafikut të drogës në disa shtete të Bashkimit Europian, grup në të cilin sipas autoriteteve greke bën pjesë dhe drejtori i Transportit në Sarandë, Klemend Balili ose “Keli”.
Në nëntor të vitit të kaluar, 50-vjeçari Poti që aktualisht është shpallur në kërkim u hetua nga Prokuroria lidhur me 5 transaksione të dyshimtë nga Greqia në llogaritë bankare të kompanisë “Chim Prod”. Këto transferta shkonin në vlerën e 826 mijë eurove, ndërkohë që një pjesë e kësaj shume u sekuestrua me urdhër të Prokurorisë.
Dhimitër Poti me banim në Belgjikë njihet me pseudonimin “Walter”, dhe zotëron në këtë shtet një kompani me emrin “RDGL Group BVBA”. Kompania që ndodhet në rrugën “Brixtonlaan 1930 Zaventem (Bruksel)  administrohet nga anëtarët e një familje si Xhevavir Poti dhe Dhimitër Poti, të cilët kanë deklaruar një xhiro vjetore prej 15 mijë euro.
Dhimitër Poti, sipas dokumenteve të policisë greke, ka vendbanim të përhershëm në Belgjikë, ku dhe mbërrijnë ngarkesat me drogë shqiptare para se të shpërndahen në vende të tjera të Europës.
Policia greke, në bashkëpunim me vendet e tjera, dokumentoi një rast të ndodhur mes 2-7 prill të vitit të kaluar, kur një sasi droge u tentua të nisej nga Belgjika për në Oslo. Dhimitër Poti është një biznesmen nga Saranda i njohur në media si ish-pronar i kompanisë së ilaçeve “Chim Prod”. Në nëntor të vitit të kaluar, 50-vjeçari Poti u hetua nga Prokuroria lidhur me 5 transaksione të dyshimtë nga Greqia në llogaritë bankare të kompanisë “Chim Prod”.
Për aksionin e zhvilluar nga policia greke dhe Antidroga amerikane ka reaguar edhe Europol që njofton se operacioni ka vënë në pranga 17 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë. Arrestimet u bënë në Greqi dhe Belgjikë, ndërsa u sekuestrua më shumë se 700 kilogramë kanabis.

Prokuroria i kërkon zyrtarisht drejtësisë greke prova për Balilin

Prokuroria e Përgjithshme i kërkon zyrtarisht autoriteteve të drejtësisë greke urdhër-arrestin dhe provat konkrete ndaj biznesmenit Klement Balili dhe bashkëpunëtorëve të tij në Shqipëri. ABC News ka mësuar se Prokuroria, ka dorëzuar që me datën 11 maj në Ministri të Drejtësisë kërkesën zyrtare, në formën e letër-porosisë, drejtuar autoriteteve greke për dosjen e Klement Balilit. Ky fakt pranohet nga burimet pranë institucionit të drejtësisë, ku zyra e marrëdhënieve me jashtë, thonë burimet po përkthen dosjen për ta nis më pas drejt shtetit fqinjë. Nga ana tjetër, sipas Prokurorisë, pala greke ende nuk ka sjellë materiale zyrtare për veprimtarinë kriminale të Klement Balilit. Kjo u konfirmua edhe nga vetë ministri i Drejtësisë.
Sipas akuzës, në letër-porosinë drejtuar palës greke, burimet thonë se janë bashkangjitur edhe disa veprime hetimore të kryera nga Prokuroria për krime të rënda për biznesmenin Balili dhe bashkëpunëtorët e tij. Si identifikimin e numrave të telefonit që Balili e grupi i tij kishte në përdorim në Shqipëri si dhe disa CD-i të përgjimit, të kryera për llogari të hetimeve të nisur në Greqi. Këto veprime, thanë burimet, janë kryer pas muajit mars të këtij viti, kur edhe Policia e Shtetit me kërkesë të palës greke kishte kërkuar nga krimet e rënda hetimin e këtij grupi kriminal. Zyrtarisht burimet thonë se, Interpol-Tirana dhe as Prokuroria për Krime të Rënda nuk janë njoftuar për lëshimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar për Klement Balilin. E për arrestimin e tij, burimet thonë se duhet patjetër ardhja e materialeve nga pala greke apo edhe urdhër-arresti i lëshuar prej tyre. Sa i përket hetimeve të kryera në Shqipëri, Prokuroria thotë se nuk janë gjetur prova konkrete për implikimin e Balilit në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Nga ana tjetër, pala greke ka arrestuar 13 shtetas grek dhe dy skafistët shqiptarë, të cilët më 6 maj të këtij viti kanë dërguar në një ishull në Greqi rreth 679 kg hjashash të presuar. Në kuadër të këtij rrjeti, pala greke pretendon se nga janari i vitit 2014 e në vazhdim në kuadër të organizatës kriminale të drejtuar nga Balili, janë trafikuar drejt Greqisë dhe vendeve të BE-së në 6 raste rreth 2338 kg hashash, 100 kg kanabis çokollat, 24 kg kokaine dhe 1 kg heroinë.

R.POLISI

Kategori
Uncategorized

Histori : Fshatrat e Malit të Thatë Pogradec.

mali i thate 1

Nga Gjergji Gusho

Për fshatrat Bratomirë e Blacë të kësaj zone, më mungojnë të dhënat toponimike, si dhe ato gojore. Për fshatin Blacë po përmend praninë e Kalasë së Blacës, që ndodhet mbi një kodër pranë fshatit. Ajo ka qënë një kështjellë e periudhës antike, gjë që dëshmon për një vendbanim të lashtë.

1. Fshati Peshkëpi
Sipas të dhënave që kam grumbulluar del se Peshkëpia ka qënë dikur një qendër episkopale, d.m.th., qendër kishtare rajonale, e cila shtrinte ndikimin e saj në një teritor të gjerë. Vetë emri “Peshkëpi”, vjen nga fjala Peshkopatë ose Episkopatë, selia ku rinte e punonte episkopi (Peshkopi).
Në dokumentet turke, në Defterin e taksave për Sanxhakun e Ohrit të vitit 1583, ku bënte pjesë dhe krahina e Gorës, është regjistruar me emrin “Piskopija”. Në këtë fshat janë regjistruar 67 subjekte që duhet të paguajnë taksa; prej tyre 5 familje myslimane dhe 1 beqar, ndërsa nga të krishterët 53 familje dhe 8 beqarë. Nga fiset e vjetra vendase përmenden fiset: Pilinçi, Karoli, Kaçorri. Në historikun e fshatit përmendet si figurë e shquar Bendo Shapërdani, hero í rezistencës kundër sundimit otoman, fillim í shekullit XIX.
Banorët e fshatit tregojnë se kanë dëgjuar nga të parët e tyre, që dikur fshati ka qënë shumë i madh dhe shtrihej diku mbi fshatin e sotëm. Popullsia arrinte në disa mijëra banorë. Prania e 5 vendeve me emra kishash, dëshmon për madhësinë e fshatit dhe e mbështet supozimin e qendrës së dikurshme kishtare.
Sipas të dhënave gojore të banorëve, fshati i dikurshëm është djegur nga turqit dhe një pjesë e banorëve janë larguar.
Në gravurën e bakërt të H. Zhefaroviçit(1743), bie në sy pamja e një fshati me simbolin e një kishe që mban emrin Episkopi. Fshati është vendosur mbi Manastirin e Shën Naumit. Pranë këtij fshati ndodhet edhe figura e një fshati tjetër me emrin Allvanisht, që mendoj se është fshati Lubanisht.

mali i thate

• . Kishat dhe vendet me emra kishash
1.Kisha e Shën Maries
Eshtë e vetmja kishë ekzistuese e fshatit. Sipas të dhënave të At Todi Jovanit, është rindërtuar në vitin 1850, por nga struktura e stilit bizantin duket se është me e vjetër se kaq. Banorët e fshatit thonë se është kishë 700 vjeçare, pra e viteve 1300, por është rindërtuar disa herë. Sipas banorëve të moshuar të fshatit, në murin e kishës ka pas qenë í gdhendur në një gur viti 1460. Ky gur u thye dhe u hoq nga muri nga njerëz të panjohur, jo nga banorët e fshatit, në vitin 1967. Mbase kanë menduar se prapa atij guri mund të fshihej ndonjë thesar.
Kisha ka qenë një ndërtesë e madhe me një kopësht të gjerë për rreth saj. Kisha dhe kopshti kanë qenë të rrethuar me një mur të trashë. Vetë ambienti í brendshëm í kishës ka qenë tepër í madh dhe í gjerë, me stola druri, ku mund të uleshin besimtarët gjatë ceremonisë kishtare. Në muret ka patur mjaft piktura murale, si dhe ikona të pikturuara, të cilat u prishën dhe u zhdukën gjatë vitit 1967. Muret u suvatuan dhe u lyen me kërqele, ndërsa kisha u kthye në depo për kooperativën bujqësore. Në sallën e kishës ka patur edhe një fron të vjetër të lartë prej druri, ku ulej episkopi.
Në kambanoren e kësaj kishe ka patur edhe dy kambana: njëra e madhe me zë të trashë dhe tjetra më e vogël me zë më të hollë, që e shoqëronte të madhen me kumbimin e saj. Banorët thonë se kumbimi í kambanave dëgjohej mjaft larg, bile edhe deri në Çërravë. Edhe këto kambana u zhdukën.
Të moshuarit tregojnë se në fshat bëhej një festë e madhe ditën e Shën Mërisë, më 15 gusht. Në fshatin Peshkëpi vinin një natë më parë të krishterë të zonës përreth për pelegrinazh e për ta festuar këtë ditë të shenjtë. Kështu vinin nga fshatrat: Alarup, Tushemisht, Rëmënj dhe nga Pogradeci. Përveç ceremonisë fetare, që bëhej brenda në kishë, festa bëhej edhe në oborin e kishës.
Nga toponimia dalin emrat e disa kishave të tjera:
2.Shën-Thanasi
Vendi ndodhet nga e majta e rrugës që shkon nga fshati për në Shën-Naum, rreth 600 metra larg fshatit. Banorët thonë se atje ka qënë një kishë. Pranë saj ndodhen edhe sot varrezat e vjetra të fshatit. Vendi mban emrin Tanasicë.
3. Shën-Ilia (Shëndëlli)
Ka qënë dikur kishë. Vendi ndodhet prapa ndërtesës së postës kufitare, 20-30 metra pranë kufirit te sotëm me Maqedoninë.
4. Shën-Kolli
Vendi ndodhet rreth 100 metra pranë kufirit. Ka mbetur vetëm emri, se kisha nuk ekziston më.
5. Shën e Djela
Vendi ndodhet rreth 20 metra larg rrugës që vjen nga Pogradeci në Peshkëpi, para se të hysh në fshat. Eshtë një ndërtim i vogël, tip kupolje, që mban një ikonë dhe ku mund të hidhet ndonjë monedhë. Më parë duhet të ketë qenë kishë, sepse fshati dikur e vizitonte dhe nderonte shumë.

2. Fshati Alarup
Sipas të thënave, fshati Alarup, ka qënë dikur i banuar vetëm me banorë të fesë së krishtere. Në dokumentet e Turqisë për vitin 1583 në këtë fshat figurojnë gjithsej 15 familje të fesë së krishtere dhe vetëm 1 familje e 3 beqarë të fesë myslimane. Më vonë kanë ardhur familje myslimane nga fshatrat pranë si nga Bratomira e Blaca, që krijuan një lagje të vogël. Më pas familjet e krishtera zbritën gradualisht në Pogradec, ose shkuan në emigracion. Prej shekullit të XIX-ë e më vonë kanë zbritur në Pogradec fiset: Mato, Ristollari, Josifi, Angjo, Angjellari …
Nga toponimia e fshatit kanë mbetur këto emra:
1. Në Kisha
2. Përroi i Janit
3. Lëmi i Markut
4. Guri i Naumit
5. Guri i Kolës
6. Koria e Shën Kollit …
Kisha e Shën Kollit
Kisha e Shën Kollit në fshat është ndërtuar në vitin 1896. Prifti i parë i kësaj kishe u bë At Dhimitër Misha, i cili punoi këtu për disa kohë. Në këtë kishë u bë edhe ceremonia e dasmës së tij, kur u martua me Katerinën. Më vonë ai shkoi të shërbejë në kishën e Shën Pandelimonit në Tushemisht, ku u vendos edhe me banim.

Kategori
Uncategorized

“Zemer nane” tregim i shkruar ne vitin 1938 në Shkodër.

Në Katedrale, Mesha e Madhe me predk mbaroi. Roza uli njënin gju në nderim dhe doli pothuejse e mbramja ndër shoqe. Tue i ra kalldramit të Serreqit i shkoi mendja te vekshi që kishte lanë në zjarr nën kujdesin e Kushës, shërbëtores plakë. Rruga iu duk e largët deri në shtëpi. Dronte se mos po e gjente darkën në tym ose pa ujë, siç i kishte ndodhë edhe një herë tjetër. Kushën kanë nisë ta lanë sytë dhe veshët nga pleqnia. Kambët nuk jane te zonjat të ecin aq sa don, për të parën herë ndjeu se brandavekët i randojshin…

Në krye të mahallës, disa fëmijë kapë me fjalë po ju kërcënojshin njeni tjetrit si gjela, të cilët formuen menjëherë dy kampe.
-Eja këtu në kjofsh i zoti!
-A pse je ma i madh a?
-Coftinë! Je bà si me pasë hangër gjanë e kishës!
-Skapan! Zgallo!… Zgallo!… Zgallo!…
Mos të shtijsha në dorë se nuk do të shpëtojsh gjallë!
Nga të dy anët vringlluen gurët.
-Mosni more mosni –briti Roza.
Një burrë duel nga një derë e afert dhe fëmijët u shpërndanë si një tufë harabelash.
-Sa të këqij jemi bà! Për nje fjalë goje bahet gjaku, tha Roza dhe ngrejti spagën që të çelte derën e oborrit, por kur po i jepte të shtymën ta mbyllte, ndjeu se dikush në atë çast e hapi në kapak. Një njeri hyni me nxitim në oborr të shtëpise. Roza u shtang. Nga hovi i marrun, njeriu do të shkonte larg, por hasi në mur të shtepisë dhe u kthye mbrapsht.
–Pashë hatrin e Zotit-foli me nxitim-pashë Krishtin, më msheh se xhandarët i kam mbrapa e po me kapin.  Roza vuni rè se burri ishte i gjatë dhe rreth të 40-ave, veshë e mbath mirë në çakçirë e jelek të ngrimë, një lloj kapadaish që sot nuk shihen mà. Nga nxitimi ishte ndezë në fytyrë, kokordhokët e syve dojshin ti dalin jashtë dhe mezi merrte frymë.
Hej ç’taksirat-fshani Roza-Po ç’ke bà more i ngratë? Mos e pyet! Mbylli derën, por nuk e zinte vendi, shikonte përreth si bishë e tërbueme, gati te hidhej nga muri dy metra i naltë.
-Kam vra një njeri-tha- he mue më vraftë Zoti! Roza iu drejtue kullës së sanës. Hyn këtu, të plaçin sytë! Mbylli derën nga jashtë dhe çelsin e shtiu në gjì. As vetë nuk dijti si i ngjiti shkallët, veç kur u gjet në dhomë dhe u mundue të lirohet teshash.
-Edhe gjaksin pata mangut në shtëpi. Si i bahet djelmve kur ta marrin vesh, mendoi me vete. Me një gulf të ndryem në zemër, e terun në fytyrë, shkoi në odë të zjarmit, befas u ndal të dëgjojë: poterë zanesh.
O Zot! Po vijnë ta kapin? Eh se ç’më gjet! Duel në krye të shkallës, ku pau shumë burra në derë të oborrit e hapun në dy kapakë. Fluturim iu afrue një djalë komshijsh dhe ia vuni dorën në krah. Rrezik i madh! Gjergji juej…nuk pati fuqi të vijojë ma gjatë. Roza e ngrime në kambë, iu ba se zemra deri atëherë e ndrydhun n’atë gulf të pashpërthyem, iu là në gjak të ngrohtë. Pa nxjerrë fjalë nga goja i rrotulloi sytë sikur kërkonte të mësonte ma shumë. Dora e djaloshit në krah iu randue, por nuk qe e zonja ta largojë.
-Qëndro Rozë, tregohu burrneshë! Katër burra hynë në oborr, të cilët mbartnin një vig me një trup të mbuluem në të. Iu ngjiten shkallëve, me ta ishte edhe Lorja, djali i madh i Rozës që nxitoi ta rrokë t’amën.

Nanë, Gjergjin na e vranë, nanë! Loti s’priti lotin në parzëm të nanës. Roza zbuloi trupin e të birit, shenjat e vdekjes në lule të ballit përgjakshin fytyrën 20-vjeçare të Gjergjit.
Kukuuuu!-briti. Ngriti dorën nga kulla e sanës, por kambët e lëshuen dhe u shemb mbi drrasa. Kur erdhi në vete, Gjergjin e gjet të veshun e të ndrequn midis odës, i rrethuem prej grash me ftyra të mshehuna ndër shamia të zeza që vajtojshin. Deshti t’i lëmojë fytyrën dhe duert e Gjergjit të vet, por kur i ndjeu ashtu të akullueme, erdhi në vete dhe iu kujtue gjithçka. Desh të therrasë, të bërtasë jo fjalë të ambla për loçkën  e  vet, për të mirin, Gjergjin e nanës që në pranverën e jetës po e mbulonte dheu i zi, por për gjaksin që ajo arriti ta mshehë në shtëpinë e vet dhe ta shpëtojë. Aty para kufomës, midis qìrave dhe grave vajtonjëse, e shikon veten sikur ngrihet në kambë, merr alltinë e Loros, përshkon oborrin, nxjerr çelsin nga gjoksi dhe çelë derën e kullës. Gjaksin, kapadaiun, e gjen mbas do dengash ku dridhej nga frika, nuk e len të çelë gojë, por ia përplasë gjashtë plumba në zemër me një flakë. E shikon kur bie i këputun në një pellg gjaku, ku ajo shtrin duert e mbledhuna kupë dhe e merr, ngjitet nalt e i del para të birit të pajetë dhe i thotë: Ja, nanë lokja ty ta mori gjakun, ky asht gjaku i  vrasësit tand. Pusho në paqë o bir! E rrokë, e shtërngon fort për zemër, por sheh se duert e përgjakuna, në përkdhelje e kanë përlye fytyrën dhe duert e të birit. Përgjaket edhe kryqi i drunjtë që duert e zbehta të Gjergjit e shtërngojnë për të mbramen shpresë. Atëherë, Roza, e mjegullueme edhe mà shumë, pështjellohet nga një të fikët, avull lotësh, rrahje zemre gulfa-gulfa… dhe bie mbi trup të Gjergjit të vet pa frymë.
°°°
Atë ditë të diele, gjithë mahalla duel ndë dyer të oborreve, burra, gra, femijë dhe pyetnin si kishte ndodhë vrasja e shëmtueme. Një komshi tregoi.
Një farë Selman Aga paska qëllue ndenjë mbi një arkë  para dyqanit të N.N. e po i merrte erë një limoni, pasi ishte në Ramazan njinueshem (agjerueshëm). Gjergji paska kalue andej pari me cingare në gojë dhe si ndeshet me një shok, ndalet dy hapa larg Selmanit, i cili pa e njoftë i paska bertitë Gjergjit me idhnim që ta hudhin cingaren. Gjergji sikur nuk e ka dëgjue. Selmani ka çue zanin dhe e ka fye dhe Gjergji i asht pergjigjë me fjalë të randa. Selmani ka nxjerrë alltinë, ka shtie në të dhe ka ikë.
***
Gjithçka kishte krye. Nanë mjerën, kur erdhi koha ta marrin te vdekunin, mëzi e shkëputën nga trupi i tij. Gjergji në pushimin e mbramë u përcoll me nderime të mëdha. Nata po binte në shtëpinë në jazë si rrasa e randë bie mbi vorr. Roza me krye të varun në skaj të odës lëmonte lehtas teshat e mbetuna te birit. Ngushëllimet e shumta iu bajshin më kot, as dëgjonte dhe as shikonte njeri. Kusha, si përherë,  qendronte në heshtje pranë saj. Njatje vonë, kur shtëpia ra në heshtje të plotë dhe në odën e të shuemit nuk ishte kush tjetër veç dy plakave, Roza sikur erdhi ne vete. – Shko në kullë dhe çelja derën –tha-le të ikë. Rueju mos të shohin djelmtë! Mbas pak minutash Kusha u kthye.
-A shkoi!
-Shkoi, askush nuk u kujtue-tha Kusha.
Atëherë  Roza çoi sytë drejt fugures së varun në mur dhe ashtu ndejti gjatë, lotët i shkonin rrkajë. Dikur, mbi teshat e të birit e zuni gjumi.
***
Në krye të muejit ranë Pashkët. Farefis, miq  e të njohun simbas zakonit erdhën për ngushëllime. Në odën e pritjes janë rreshtue nana Rozë me të vetët. Tryeza në mes të dhomës asht e mbulueme me mbulesë të zezë, asgja sipër. Vezët e kuqe nuk janë ngjye për këto Pashkë e kushedi edhe për sa vjet nuk do të ngjyhen.
Oda e mbushun plot me miq asht e heshtun. Në mes të miqve që shkojnë e vijnë ia behë një i panjohun, i cili hyn pa zà. Ka një djalë nja dy vjeç para duersh. Të gjithë e vërejnë të habitun. Roza me kryet ulun e të mbuluem zi, nuk sheh gja. I panjohuni i del para dhe i drejtohet: Asht djali im. Në dorë tande: O merr gjakun e djalit si të përket, ose merrja flokët këtij fëmije. Ishte gjaksi, Selman Aga. Burrat u ngrejtën në kambë njëheri. Roza luejti kryet, e terun në fytyrë, nuk ngurroi aspak, muer djalin prej duerve të gjaksit dhe ia vuni në prehën të birit, Loros, tue thanë:
Për hatër të Krishtit!
***
Shkodër, 1938

Kategori
Uncategorized

Bashkim Gazidede: Fatos Klosi ka vrarë dy kryetarë të Shërbimit Informativ, kryetarin e Vlorës dhe Lushnjës – Lidhjet e mia me Berishën, dosjet, terrorizmi, piramidat dhe akuzat ndaj pasardhësit të tij.

2016-05-13_10-47-46“Nuk kam gisht në rrëmbimin e Remzi Hoxhës, as kam takuar Arkanin dhe as kemi trafikuar armë. Këto janë shpifje të ulta”
Kategori
Uncategorized

Qofshi të mallkuar o bijë bushtrash, që damkosni padrejtësisht të ardhmen tonë.

pasaporta-biometrik

Duke zbritur me ashensor drejt lobit, tre zyrtarë flisnin mes tyre për ngjarjet në qytetin ku jetoj. Mes të tjerash permenden dhe rolin e shqiptarëve dhe të një qeveritari në këtë ngjarje.

Kur zyrtarët përmendnin fjalën “albanians” unë kërrusesha brenda rrobave të mia. M’u krijua një boshllëk në fund të barkut dhe qëndroja si mumje egjiptiane, brënda kafazit të ashensorit. Ato sekonda rrugëtim mu dukën një ferr. Sa herë përmendej nacionaliteti im, aq grushta dhe fshikullime ndjeja në fytyrë.
Çfarë lidhje kam unë dhe miliona shqiptarë mbarë globit me pjella injorante, me fytyra të shëmtuara që trembin dhe vetë diellin?! Çfarë lidhje kanë ato djem e vajza që studiojnë e diplomohen në universitetet e mbarë botës?! Çfarë lidhje kemi ne me politikanë injorantë e kriminel dhe falangat e tyre nëpër skutat e krimit nëpër botë?
Historia e vendit tim të përvuajtur, nuk e meriton këtë përbaltje planetare. Ajo tokë ka nxjerrë ikona që i respekton bota. Kush ka durim këtej të dëgjojë se Mother Tereza është shqiptare? Kush ka kohë të tepërt këtej të dëgjojë historinë e vërtetë të përballjes së heroit tonë madhështor Gjergj Kastriotit me hordhitë islame? E keqja zë vend menjëherë, ajo shpërndahet si pluhuri i shkretëtirës mbi tjegullat e banesave. E mira vjen shumë ngadalë, ndoshta mbetet dhe rrugës. Prej jush o bastardë, ai komb do vuajë izolimin e heshtur të perëndimit!
Qofshi të mallkuar o bij bushtrash, që damkosni padrejtësisht të ardhmen tonë, të fëminjëve tanë, të sakrificave tona. Ju që nuk kini brekë në bythë, perfshiheni në ngjarje turpëruese dhe të paimagjinueshme për një europian, ju… që nuk dinit të lidhnit brekët deri dje dhe sot ju mësuan kurvat nëpër hotele dhe motele të lidhni kravatën. Ju mosmirënjohës, ju trushpëlarë, ju mënxyra, që i bëheni ferra nëpër këmbë kriminalisht vendit tuaj, ju frymorë inferiorë! Ju jeni antinatyrë, ju jeni antikohë! Ju jeni judë e tradhëti bashkë. Vdekshi të gjithë në rrugën tuaj kanibaleske me soj e sorrollop!

Vdekshi të gjithë ju armiqtë dhe dogmatikët e fëlliqur, që kthetrat tuaja i keni ngulur mbi trupin e sfilitur të kombit! Edhe njëherë mallkuar qofshi ju, bashkëpuntorë të krimit dhe tutor kriminelash, që shisni çdo gjë për të kënaqur epshet e buçeve dhe prostitutave, që i mbani në krahë a përkrahu!

Mallkuar qofshi ju, që nuk nginjeni me gjakun djersën dhe jetët e të pafajshmëve, të vobekët! Mallkuar qofshi ju, kollarexhinjë të pështirë, që do t’u shkonte më mirë litari në qafë!

Shumë shpejt dita po afron dhe mallkimi do j’u zërë, si ato që punojnë për ju edhe ju që punoni kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Koha po afron, se vjenë një ditë që lahen borxhet!

Ndërsa shkruaj, më besoni me dridhen duart dhe turfulloj si një qënie e plagosur, e rënkimi më del nga shpirti: Çfarë j’u kemi marrë, përveçse ju kemi dhënë atë që nuk e keni merituar, ju bastardëve të ndyrë të  këtij kombi?! Por përgjigjie s’ka, përveçse ndonjë qeshje si ngërdheshje. Lus zotin të jemi ne që do qeshim mirë, ne që do qeshim të fundit!

* Xh. London për Zathur.net (editor Anri Bala)

Kategori
Uncategorized

KOLEGËT E MI SPIUNË (Flet ish-zyrtari i lartë i SHIK-ut)

12 maj 2016.

Spiunin aktiv nuk mund ta shpëtojë asnjë vendim gjykate, përderisa është thirrur  e ka pranuar dhe mban një pseudonim. Por ende nuk e kuptoj se si disa nga këta bashkëpunëtorë të zellshëm dhe që kanë dëmtuar njerëz të ndryshëm, kanë sy e faqe e dalin nëpër ekrane.

Ish-funksionari i lartë i Shërbimit Informativ në vitet ’90, Andrea Dimushi, kishte premtuar në një intervistë të mëparshme se një ditë do të tregonte bashkëpunimin me ish-Sigurimin e Shtetit, të një sërë emrash të njohur të politikës.

– Na thuaj ndonjë emër tjeter ish-kolegu…

Një djalkë pe Rakicke (fshat kufitar në Korçë), na e sollën në Librazhd pas mbarimit të shkollës e më pas u bë i madh në PD??

Është Ridvan Bode…

Nga fukara kooperative, tani vetëm makina i bën mbi 70.000 euro!

Nuk do flisja për të nëse nuk do drejtonte një fushatë të ardhshme e do i thotë demokratëve se kur PD do vijë në pushtet do qeverisë me duar të pastra… më mirë se në kohën e “Sudes”?

Zot na ruaj!!

Po i bie drejt o Ridvani i Rakickës… Ke qenë bashkëpunëtor i Sigurimit?

Je i pasur o kolegu im spiun?

Me pseodonimin “Korçar”.

A vazhdon ta këndosh atë këngën e dikurshme “o moj “korcar-re”, sa e bukur je?”. Si nuk na ke treguar njëherë si erdhe në Tiranë e për çfarë kontribuove në demokraci që u bëre nr. 2 i PD-së?
– Po mund të kenë qenë dhe viktima…

– Dëgjo.

Ishin apo jo viktima, po tregoj se si funksiononin gjërat në atë kohë, si bëhej rekrutimi i agjentëve, për shembull.

Për tërhequr një person si bashkëpunëtor bëhej një studim i imtësishëm i personit, i familjes dhe rrethit të tij familjar. Oficeri i Sigurimit përzgjidhte në çdo rast njerëzit më të përkushtuar të mundshëm për atje ku e ndjente të nevojshme. Mbasi mbaronte studimi i paraqitej propozimi kryetarit të degës dhe kur ai e miratonte, oficeri krijonte mundësinë e kontaktit dhe, sigurisht, ka mijëra mënyra për një takim të fshehtë. Në takimin e parë, pasi i vinte rrotull për qëllimin dhe nevojën që kishte partia për bashkëpunim, i kërkonte personit bashkëpunim.

Askush që ka në regjistër një pseudonim nuk mund të pretendojë se nuk ka pranuar të bashkëpunojë… pra të bëhet “koleg”.

Dhe unë sot po flas për ca nga këta kolegë që na shfaqen çdo ditë nëpër ekrane e na bëjnë moral si më të ndershmit e botës…

Spiunin aktiv nuk mund ta shpëtojë asnjë vendim gjykate, përderisa është thirrur  e ka pranuar dhe mban një pseudonim. Por ende nuk e kuptoj se si disa nga këta bashkëpunëtorë të zellshëm dhe që kanë dëmtuar njerëz të ndryshëm, kanë sy e faqe e dalin nëpër ekrane.

Është e çuditshme për mua, por duhet të çuditemi të gjithë…

Si është e mundur që të gjithë “kolegët” e mi spiunë që u morën me politikë vetë, por dhe të afërmit e tyre janë shumë të pasur? Ka një shpjegim të thjeshtë në dukje… Këta u futën me ndërmjetësim në politikë e biznes… U pompuan dhe ia dolën të bëhen krahu financiar i politikës që, duke vënë paratë në punë, blenë vota… pra blenë pushtet. Pushtet për të bërë më shumë para. Kjo duhet të marrë fund. Dosjet duhet të hapen para zgjedhjeve të ardhshme që këta krimba që bënë të pa vlerë shpresën e popullit për demokraci të mos gëlojnë më në zyrat e shtetit. Sot unë përmenda vetëm disa emra. Por ka edhe plot të tjerë që do t’i përmend një herë tjetër…

Kategori
Uncategorized

Gazeta gjermane: Mimi Kodheli me helikopter për shoping në Hamburg.

IMG_20160512_152019Gazeta e përditshme gjermane, “Hamburg Morning Post” i ka kushtuar një shkrim një shëtitje të ministres Mimi Kodheli në dyqanet e famshme në Hamburg.

Tabloidi gjerman shkruan se, Kodheli ka shkuar në dyqanet e zonës Alsterhaus, duke kaluar plot të dy orë atje.

“Tri limuzina me drita të ndezura, një Mercedes S-Class dhe një automjet i policisë ushtarake.

Vizitë shtetërore?

Jo, ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli po bën pazar.

Kodheli gjendet në një vizitë zyrtare në Gjermani, ku të hënën u taku me homologen e saj, Ursula von der Leyen. Në këtë takim u diskutua kryesisht për situatën në Ballkan, konfliktin në Ukrainë dhe politikat e presidentit rus Putin.

Pas vizitës në Berlin, Kodheli shkoi në Hamburg me helikopter. Në këtë qytet, ministrja e Mbrojtjes ka bërë dy orë shopping në dyqanet VIP të Alsterhaus”,- shkruan “Hamburg Morning Post”.

Veprimtaria politike, apo deklaratat e bëra atje nuk janë motivi i këtij shkrimi. Ministrja ka ngjallur interes me shëtitjet e saj nëpër dyqanet e famshme në Hamburg. Më pas ajo është parë me Hummer dhe makina të tjera luksoze nëpër dyqanet e kushtueshme VIP të Alsterhaus.

Gazetari është përpjekur të marrë vesh nga shitësit për shpenzimet që ka bërë ministrja, por nuk ka mundur të zbulojë diçka të tillë. Ajo që ka çuditur të gjithë është fakti se Mimi Kodheli shoqërohej nga makina të shumta luksoze.

kodhelisdgsdgsdg

Kategori
Uncategorized

Kisha Katolike: Popullin s’mund ta përfaqësojnë njerëz të inkriminuar e të korruptuar.

Kisha Katolike bën thirrje që Reforma në Drejtësi të garantojë integritetin e personave që përfaqësojnë qytetarët shqiptarë, duke eliminuar çdo mundësi për përfshirjen e figurave me precedentë penalë apo të përfshirë në afera korruptive.

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë, e mbledhur në asamblenë e saj të zakonshme, në datat 10-11 maj 2016, ndër të tjera ka diskutuar edhe për Reformën në Drejtësi. “Ndër shumë aspekte të kësaj reforme do të donim të veçonim dy prej tyre që ne i shohim si të rëndësishme dhe jetësore për vendin dhe demokracinë.

Së pari, kjo reformë duhet të garantojë që, ato apo ata, të cilët do të përfaqësojnë popullin si të zgjedhur apo që do të shërbejnë si të emëruar, të jenë figura të pastra nga precedentë kriminalë apo afera korruptive. Nevoja e njerëzve të përkushtuar dhe që shërbejnë pa interesa të dyta apo për të mbuluar të kaluarën e tyre, është një hap i rëndësishëm në ndërtimin e shoqërisë dhe sidomos në fuqizimin e organeve përfaqësuese në të tria pushtetet që njeh demokracia:

legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori. Është jetike për vendin dhe për kuptimin e drejtësisë që kush punon në këto organe të ketë një sens përgjegjësie dhe drejtësie të spikatur e plot me pasion, përveçse të jetë një figurë e papërlyer nga barra e korrupsionit dhe kriminalitetit”, thuhet në komunikatën e shpërndarë për mediat.

Së dyti, Kisha Katolike vë theksin tek ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me ligjin e mosdiskriminimit.

“Kisha Katolike mbështet nismat për mosdiskriminimin dhe reflektimi i saj nxitet nga kujdesi për çdo lloj situate njerëzore që kërkon delikatesë dhe tutelë. Në këtë prizëm, edhe në Kishën Katolike, ka një reflektim që shkon në drejtim të përkujdesjes dhe mosdiskriminimit në të gjitha dimensionet e jetës njerëzore. Nga ana tjetër ne kërkojmë nga ligjvënësit që këto ndryshime, në një të nesërme, të mos prekin kodin dhe sensin e familjes, që për ne të krishterët është ajo e themeluar mbi martesën ndërmjet një burri dhe një gruaje. Ashtu e ka theksuar edhe Papa Françesku në dokumentin e tij të fundit Amoris Laetitia duke thënë shprehimisht: ‘…vetëm bashkimi ekskluziv ndërmjet një burri dhe një gruaje kryen një funksion shoqëror të plotë, duke qenë se është një angazhim i qëndrueshëm që bën të mundur vazhdimësinë e jetës. Duhet të pranojmë larminë e madhe të situatave familjare që mund të ofrojnë njëfarë rregulli jete, por çiftet bashkëjetuese apo bashkëjetesat e personave me të njëjtën gjini … nuk mund të barazohen aq lehtësisht me martesën. Asnjë bashkim i paplotë apo i mbyllur ndaj vazhdimësisë së jetës nuk mund të na sigurojë të ardhmen e shoqërisë’”, thuhet në njoftimin për shtyp. Drejtësia është një nevojë e brendshme e njeriut, si indvid dhe si shoqëri citon Kisha Katolike.

“Një shoqëri e drejtë është një e drejtë për të gjithë.

Kisha Katolike dhe të krishterët katolikë jetojnë në shoqërinë shqiptare dhe janë pjesë e gjallë e saj, prandaj ne si barinj kemi për zemër çdo çështje që ka të bëjë me mirëqenien e grigjës që na është besuar, por edhe të vendit në përgjithësi. Për këtë arsye, ne si barinj të Kishës Katolike, inkurajojmë institucionet përkatëse, përfaqësuesit e popullit në Parlament, partitë politike dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë, që të angazhohen fuqishëm në këtë reformë dhe ajo të zbatohet sa më mirë dhe sa më shpejt. Drejtësia e vonuar është gjithmonë drejtësi e mohuar – thotë një rregull i lashtë i së drejtës. Pa vonesa, por me kompetencë dhe vendosmëri, Reforma në Drejtësi duhet të realizohet dhe të jetë sa më e efektshme”, thuhet më tej në reagimin e Kishës Katolike.

Kategori
Uncategorized

Wikileaks-Withers: Veliaj, një qen sulmi i Edi Ramës.

rama-withers-veliaj

Ne skanerin e Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes nuk kane kaluar vetem zhvillimet kryesore politike ne Partine Socialiste, por edhe individe, te cileve kryetari Edi Rama u ka besuar detyra te veçanta. Siç rezulton nga nje kabllogram i publikuar nga Wikileaks, kreu i G99, Erion Veliaj permendet si nje njeri i cili ka rol gjithnje e ne rritje ne seline roze.

Ne vleresimin qe ambasadori ben per Velijan, e pershkruan ate si nje njeri te besuar te Rames, por edhe te perdorur per sulme ndaj kundershtareve. “Rama perdor shpesh Veliajn per te kaluar mesazhe tek ambasadat dhe Veliaj eshte pershkruar nga shume vezhgues si

“qen sulmi” i Rames gjate fushates”,

shkruan Uidhers ne kabllogramin qe flet per situaten politike ne daten 8 korrik 2009.

Kategori
Uncategorized

PO I SHET RAMA, APO….PO JA ÇMONTOJNË RAMËS?

Kolazh rama tarafi

Ndërsa pritej një rikthim perandorak plot madhështi pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë, zhvillime të vrullshme dhe të befasishme ja demontuan skemën Edi Ramës dhe tarafit të tij.

Njerëz të afërt me kryeministrin Rama, ose të akuzuar se janë satelitë të mbështetur prej tij në distancë, kanë pësuar goditje penale, politike apo ekonomike.

I pari dhe më i bujshmi  ishte Shullazi. I dyshuar fort për lidhjet e tij në distancë me Ramën dhe Tahirin, i forti i ’21 Dhjetorit’ u arrestua me akuzën e kërcënimit ndaj rektorit Mynyr Koni dhe tashmë vazhdon të jetë ende në qeli, pasi në drejtim të tij rëndojnë ende akuza për gjobëvënie biznesmenësh.

Arrestimi i Shullazit ndodhi kur Rama dhe Tahiri ndodheshin në avion duke u kthyer nga SHBA-të. Kryeministri ishte bërë gati që vizitën e bujshme dhe takimin me Obamën ta vendoste në funksion të retorikës për ‘mbështetje madhore’ për reformën në drejtësi, por skema ngeci dhe Rama bashkë me Tahirin e gjetën veten nën shigjetat e forta të dyshimit për bashkëpunim me një ndër personazhet më problematikë për drejtësinë shqiptare në dekadën e fundit.

Goditja e dytë erdhi ndaj Gjergj Bojaxhiut. Ndërsa pritej që Bojaxhiu të shpallte partinë e re, Top-Channel njoftoi se ai është në hetim për korrupsion dhe pastrim parash. Hetimi i Bojaxhiut është kryer si pjesë e një aksioni të gjerë nga organi i akuzës në tregun e hidrokarbureve.

Bojaxhiu paraqiste valencën e një operatori të ri politik që do krijonte një xhep votash për të gjithë qytetarët që ishin të pakënaqur nga sistemi aktual politik. Por valenca e tij përthyhet disi kur identifikon rrymat mediatike që e mbështetën në aksionin e fundit për konceptimin e partisë së re.

Janë mediat dhe portalet proqeveritare ato që po e promovonin Bojaxhiun, ndërsa një nga personat kyç në këtë lojë është dhe Eduart Zaloshnja. Ky i fundit njihet si një zgjatim i hershëm i Ramës në media,zakonisht merret me statistika por ka prezencë mediatike në një portal që është pronë e një ortaku të Olsi Ramës.

Në një moment sinqeriteti gjatë një debati televiziv, Zaloshnja u shpreh se meqenëse ishte LSI-ja e cila vendoste që prej vitit 2005 se kush duhej ta qeveriste Shqipërinë, partia e Bojaxhiut ishte parë si artificë për t’i hequr LSI-së këtë dominancë.

Goditja e tretë ndaj tarafit të Edi Ramës, erdhi pikërisht me formularin e dekriminalizimit që plotësoi kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi. I vënë në shenjestër për të kalurën e tij kriminale, por i mbrojtur fuqishëm nga Rama, Roshi pranonte në formularin e tij se ishte ndaluar në Gjermani.

Në KQZ flitet se kryetarja Luzi ka nisur një fushatë të fortë për të zbuluar se kush e nxorri formularin për mediat, ndërkohë që prokuroria tashmë ka nisur hetimin.

Goditja e katërt, por që mesa duket mund të mos jetë e fundit, ishte ajo e heqjes së mandatit të deputetit Koço Kokëdhima. I njohur si njeriu i ngushtë i Edi Ramës, Koço Kokëdhima e gjeti dje veten pa mandat.

Është ironike se si kryeministri që prej afro një viti përpiqej ta paraqiste veten si kryereformatori, si politikani i vetëm që kishte integritetin e duhur për të bërë reformën e shumëdëshiruar në drejtësi, në vigjilje të miratimit të reformës, po e gjen veten mes personave me implikime kriminale apo penale.

Megjithatë nuk është çudi që një pjesë e këtyre personazheve të jenë ‘lëshuar’ nga vetë Rama. I njohur si një politikan që braktis lehtësisht betejat, Rama mund të ketë vendosur të bëjë ‘neutralin’ tashmë, për të mos cënuar pushtetin e tij kryeministor në zyrën e mbushur me piktura. / HashtagAL

Kategori
Uncategorized

Ambasadorët qesharakë.

Trokitja brutale në dyert e partive i ka bërë dy ambasadorët kryesorë të perëndimit pre të kritikave për arrogancë. Por frika është se po ndodh krejtësisht e kundërta. Procesi i vështirë i reformës në drejtësi, po rrezikon ti shndërrojë ata në qesharakë.

Deri më tani ka ndodhur pikërisht kjo.

Lulzim Basha u thotë prej gati një viti se ai dhe partia e tij e duan vërtet reformën. Por në fakt ditë pas dite PD-ja nxjerr alibi të reja, jo për ta votuar këtë dëshirë dhe vullnet të ndërkombëtarëve, por për ta shtyrë në kohë. Pavarësisht se ç’thotë, opozita është e frikësuar se, më shumë sesa shqiptarët, nga reforma mund të përfitojë Edi Rama. Prandaj bën lojën e dyfishtë: ndryshe i flet Lusë dhe Vlahutinit e krejt ndryshe vepron në praktikë.

Po të njëjtën gjë bën edhe Ilir Meta. Ai në gjuhë është më i vendosur sesa Basha, por e ka mbështetur të gjithë strategjinë antireformë tek shpresa se atë nuk e do PD-ja. Pavarësisht se ç’thotë kur është përballë ambasadorëve, ai nuk ka lënë rast, herë duke futur Spartak Brahon dhe herë duke nxjerrë Ylli Manjanin, për të shprehur rezervat e tij.

Nga dy të parët, Edi Rama ka një fjalor më të qartë pro ligjërimit të ndërkombëtarëve. Por nga ana tjetër ai e di se nëse Shqipëria do të ketë një byro hetimore dhe gjykata speciale për dënimin e korrupsionit, gjysma e kabinetit të tij nuk do të ishin në tavolinën ovale të qeverisë, por pas hekurave të qelisë. Ndaj ai ka vënë një bast: do të flasë deri në fund pro reformës me shpresën dhe besimin se koalicioni i fshehtë PD- LSI , nuk do ta lejojë kurrë të miratohet.

Në kurthin e kësaj loje me tre gënjeshtarë kanë rënë ambasadorët perendimorë. Dhe absurditetin më të madh të tyre dhe të specialistëve që kanë nga pas, shqiptarët e panë me një nga pikat e famshme të nenit 25, atë ku anuloheshin krimet e ministrave të mëparshëm.

Ende ndërkombëtarët nuk kanë dhënë një shpjegim se pse e futën këtë pikë në draft. Për të garantuar ish ministrat e Berishës? Për të garantuar Ilir Metën dhe vartësit e tij për ato që bënë në qeverinë e shkuar?

Kjo ende nuk dihet.

Por ajo që dihet është se Lulzim Basha i nxorri zbuluar duke thënë  se ky nuk qe një nen që e kishte negociuar ai. Rama, i trembur nga kritikat e krahut të tij radikal, që nuk e toleronte dot amnistimin e ish ministrave të Berishës, deklaroi se ky nen nuk do të kalonte. Madje shtoi se edhe miqtë ndërkombëtarë nuk janë të pagabueshëm.

Kështu kopili mbeti në derën e të gabueshmëve Lu, Vlahutin dhe vartësve të tyre, të cilët ende nuk dinë të shpjegojnë se si u fut në draftin përfundimtar të reformës ky nen absurd.

Për të ka vetëm një shpjegim të arsyeshëm. Ai është çmimi që po paguajnë diplomatët në cirkun e stërmundimshëm për të bindur politikanët gënjeshtarë lokalë.

Pikërisht odiseja e këtij neni përbën një minihistori të asaj që po ndodh me krejt reformën në drejtësi. Të gjendur përballë pafytyrësisë dhe gjuhës së dyfishtë të drejtuesve të partive tona, ambasadorët janë detyruar të hyjnë në lojrat meskine të politikës, herë të negociojnë dhe herë të shantazhojnë. Herë të lëshojnë koncesione të pabëshme dhe herë të tregojnë dhëmbët.

Kjo taktikë e re ka dy risqe.

E para ajo mund të nxjerrë një dokument final të reformës që do të jetë fryt i pazareve dhe jo produkt i parimeve.

Risku i dytë është se ky proces, ashtu sikurse po tregon, mund t’i shndërrojë në joseriozë përfaqësuesit më të rëndësishëm të perëndimit në Shqipëri.

Duke i futur në lojën vendase të baltës, ai mund t’i baltosë edhe ata. Duke i involvuar në negocimin mes tre palëve mashtruese, ai mund të zbehë edhe peshën e tyre në sy të publikut.

Dhe kjo pasi me Lu dhe Vlahutin po ndodh diçka e veçantë.  Roli i tyre në Shqipëri është shumë më i ndryshëm sesa ai i paraardhësve. Këta të dytët gjithnjë kanë pasur si mision qëndrimin mbi palët. Kanë bërë gjykatësin nëse një aksion i qeverisë ka qenë i drejtë apo jo, nëse një ligj ka qenë i duhuri apo jo, nëse një palë zgjedhje janë vjedhur apo jo. Kështu që nga Rajersoni e deri tek Limprehti, që nga Mariza Lino deri tek Sekui, kanë pasur fatin e madh të mos jenë pjesë e lojës, por ta shohin atë nga kolltuku i një arbitri tenisi.

Ndërsa reforma në drejtësi e ndryshoi misionin e Lu dhe Vlahutin. Ata nuk kanë detyrë vetëm të gjykojnë nga lart, ata kanë zbritur në fushë, pasi duan të imponojnë një produkt krejtësisht të tyrin.

Pikërisht ky transformim, nga arbitër në lojtarë, i ka bërë atë më vulnerabël. Pikërisht ky ndryshim statusi i ka bërë ata më të mashtrueshëm, më të pafuqishëm, më të pambrojtur në sytë e publikut nga intrigat dhe lojrat meskine të politikanëve tanë bizantinë.

Ndaj dhe halli real i tyre nuk janë kritikat se po shkelin sovranitetin. Se po tregohen brutalë.

Problemi i Lu dhe Vlahutin nuk është se po hyjnë si kaubojsë në dyert e selive qëndrore të partive, por se po i përcjellin prej tyre me nga një “PO” qesharake, që në fakt nuk shërben për asgjë.

Kategori
Uncategorized

Përse ra Kostandinopoja.

Perandoria Bizantine ekzistoi për rreth 1125vjet, dhe është një nga perandoritë mëdha gjitha kohërave. Rruga e krijimit saj filloi me qenit kryeqytet i pjesës Lindore Perandorisë Romake, qyteti iKostandinopojës pas Bizanti, dhe sotStambolli – u kryeqendra e një shoqërie ruajti traditat greke dhe romake, ndërkohë pjesa e madhe e Perëndimit kaloi Periudhën e Errët (e konsideruar si periudha einjorancës, supersticionit dhe kaosit social).Perandoria Bizantine mbrojti trashëgiminëkulturore Europës Perëndimore deri zhdukjen e barbarizmit, kur fund pjesëte çmuara greke dhe romake u hapën sytëeuropianëve dhe hodhën bazat e Rilindjes.Shumë historianë pranojnë se nëse Bizanti nukdo e kishte mbrojtur Europën, ajo do ishtesunduar nga pushtuesit turq.

Më 11 maj të vitit 330, Kostandinopoja (ish-Bizanti) bëhet kryeqyteti i Perandorisë Romake. Përfundimisht, kjo perandori Lindore e Ortodhoksisë së krishterë e njohur si Perandoria Bizantine do të tkurrej në vetëm kryeqytet me rrethinat e saj – dhe do të binte nën Perandorinë Osmane në betejën historike të vitit 1453. Qyteti mori emrin Stamboll. Më pas u bë kryeqyteti i katërt dhe i fundit i Osmanëve deri në rënien e kësaj perandorie në vitin 1923, kur u zëvendësua me Republikën e Turqisë dhe me Ankaranë si kryeqytet.

Përse ra Kostandinopoja?

Në Itali, perandori i fundit romak u rrëzua në vitin 476. Në lindje, Perandoria Romake, që njihej si Perandoria Bizantine, vazhdoi të qëndrojë në këmbë edhe njëmijë vite të tjerë. Kryeqyteti, Kostandinopoja, që kish marrë emrin e perandorit të parë të krishterë, u bë për të krishterët e Bizantit një qendër me po aq rëndësi sa edhe Roma, me Papën si patriark. Kostandinopoja mbajti gjithashtu një pozitë kyçe ekonomike përgjatë rrugëve tregtare midis Detit të Zi dhe Detit Mesdhe, si dhe në mes Evropës dhe Azisë.

Kostandinopoja dukej e pathyeshme. Pavarësisht më shumë se njëzet rrethimeve, ushtritë e vetme që pushtuan Kostandinopojën ishin ato të kryqëzatës së katërt dhe ata ia dolën vetëm me dinakëri. Në 1204, pjesëtarët e kryqëzatës, duke pohuar miqësi me vëllezërit e tyre të krishterë, i ankoruan anijet e tyre në Bririn e Artë, që ishte porti i qytetit. Më pas, hipën me shkallë në muret që në atë anë të qytetit ishin të ulëta, dhe e plaçkitën. Kështu që në 1453, kur sulltan Mehmeti II dhe ushtria e tij turke rrethoi qytetin, mbrojtësit e tij bllokuan hyrjen e Bririt të Artë me një zinxhir hekuri, të lidhur me disa lundra. Kjo do të thoshte që Mehmetit do t’i duhej të depërtonte në muret e anës perëndimore të qytetit. Për ta bërë këtë, ushtritë e tij do t’i duhej që së pari të kalonin një hendek me ujë, ishte 18.5 metra i gjerë. Pastaj ata do të duhej të kapërcenin një mur me gurë 9 metra të lartë, 21 metra të trashë, ndërkohë që mbrojtësit e qytetit i bombardonin me gurë, shtiza dhe vaj të nxehtë. Kushdo që arrinte të kalonte do të gjendej i bllokuar në mes të murit të jashtëm dhe një muri të brendshëm, 12 metra të lartë dhe 18 metra të gjerë. Të shpërndara brenda hapësirës së këtyre dy mureve ishin 96 kulla. Askush nuk e kishte thyer ndonjëherë. Edhe Atila, kur kish parë mbrojtjen e qytetit, kishte urdhëruar hunët e tij që të tërhiqeshin.

Mehmeti ishte i vendosur që ta pushtonte Kostandinopojën. Këshilltarët e tij, duke përfshirë Vezirin e Madh, Halil Pashën, e quajtën shumë të rrëmbyer sulltanin 22-vjeçar, ndërsa planin e tij të pamatur. Mehmeti i injoroi të gjithë. Ai ndërtoi një kala nëpër Bosfor që nga Kostandinopoja dhe në fillim të pranverës ngriti një bllokadë. I urdhëroi njerëzit e tij që të gërmonin poshtë mureve, por bizantinët arritën të kundërveprojnë ndaj secilës prej këtyre përpjekjeve. Më 20 prill, disa anije gjenoveze lundruan përtej bllokadës dhe – me zinxhirët e hequr në mesin e natës – hynë në Bririn e Artë. Në këtë moment, Mehmeti urdhëroi inxhinierët e tij që të ndërtonin një rrugë në anën tjetër të portit dhe me anë të qeve që kish marrë me vete tërhoqi shtatëdhjetë anije nëpër tokë, drejt Bririt.

Megjithatë, pas shtatë javëve, asnjë turk nuk kishte kaluar muret e qytetit. U duk se Pashai kish patur të drejtë. Brenda në qytet, bizantinët ishin të tejlodhur, por ende të vendosur. Pas kësaj, erdhën një seri ogurësh që nuk mund të shpërfilleshin. Një mjek venecian, Nicolo Barbaro, u bë dëshmitar i ngjarjeve nga brenda mureve. “Në orën e parë të natës, u duk një shenjë e mrekullueshme në qiell, që ishte për t’i treguar Kostandinit, Perandori i Parë i Kostandinopojës, se perandorisë së tij krenare po i vinte fundi”, shkruante Barbaro. “Në orën e parë pas muzgut u ngjit Hëna, që kish qenë gjithë kohës e plotë, kështu që duhet të ngjitej në formën e një rrethi të plotë, por ajo u ngjit sikur të ishte jo më shumë se një Hënë treditore, duke u shfaqur shumë pak, ndonëse ajri ishte i pastër si kristal”.

Sipas Barbaros, eklipsi hënor ndodhi në 22 maj; të tjerë thonë në 24 maj. Sido që të jetë, ishte shqetësuese. “Perandori i Kostandinopojës ishte shumë i frikësuar nga kjo dhe po kështu të gjithë të tjerët”, vazhdon Barbaro, “sepse grekët kishin një profeci që thoshte se Kostandinopoja nuk do të binte deri kur Hëna e plotë të jepte një shenjë”. Kishte edhe shenja të tjera po kaq shqetësuese. Teksa një statujë e Virgjëreshës – ikona më e shenjtë e qytetit – po transportohej nëpër rrugë, ajo u shemb në tokë. Më pas pati një stuhi të papritur dhe kortezhi u desh të braktisej. Mëngjesin tjetër, qyteti u zgjua i mbështjellë në një mjegull të trashë, të pazakontë në atë kohë të vitit. Më pas, një dritë e kuqe u ngrit nga toka deri në majë të kupolës së Shën Sofisë. Banorët e qytetit e interpretuan si shenjë që tregonte se qyteti do të shuhej në një kolonë zjarri. Një Kardin tek i shkruante Papës një muaj më vonë, thoshte se, “ashtu si qyteti u themelua nga Kostandini, bir i Helenës, po ashtu tani do të humbej prej një tjetër Kostandini (perandori i ri ishte i njëmbëdhjeti me atë emër), bir i Helenës. Dhe murgu Gennadios Scholarios vërente se maji, muaji kur qyteti do të binte, ishte i njëjti muaj në të cilin ai qe themeluar në vitin 330.

Edhe turqit i vunë re disa prej këtyre shenjave. Mehmeti ishte veçanërisht i shqetësuar nga drita e kuqe mbi kupolën e Shën Sofisë, për të cilën u tremb se mos ishte shenjë e ndërhyrjes hyjnore në anën e qytetit. Më 26 maj, turqit mbajtën një këshill lufte dhe përsëri Pashai i kërkoi të tërhiqeshin përpara se të mbërrinin përforcimet europiane. Por Mehmeti kish nisur të besonte interpretimet e vetë bizantinëve për shenjat: se ishte koha që qyteti të binte. Më 29 maj, disa valë turqish dhe vasalësh të tyre sulmuan muret. Pas katër orësh, ata më në fund hynë. Pak para agimit, turqit ishin brenda në Kostandinopojë. “Profecitë ishin përmbushur”, shkruante Barbaro, “duke parë se turqit kishin hyrë në Greqi, ishte një perandor i quajtur Kostandin, biri i Helenës, Hëna kishte dhënë një shenjë në qiell, pra Perëndia kishte vendosur kështu kundër të krishterëve dhe veçanërisht kundër Perandorisë së Kostandinopojës”.

Kronikanët e kohës kishin arsye të forta t’u jepnin domethënie shenjave. Gennadios, për shembull, ka shkruajtur rrëfimin e tij pasi Mehmeti e kish emëruar Patriark të Kostandinopojës. Të tjerë, si Kristoboulos i Imbros dhe Laonikos Chalkokondyles, ishin gjithashtu të etur për të treguar besnikërinë e tyre ndaj sulltanit duke demonstruar pashmangshmërinë hyjnore të pushtimit të tij. Sulltani e shpërbleu Kristoboulosin duke e emëruar guvernator të Imbrosit.

Sidoqoftë, historianët e kohës, ashtu si edhe ata modernë pranojnë se turqit kishin më shumë ogurë në anën e tyre. Mehmeti solli me vete rreth 80,000 burra, të armatosur me shtiza, shpata, shigjeta, tokmakë dhe një përkushtim ndaj Islamit. Ndonëse Sulltani nuk e dinte, Kostantini kishte vetëm rreth 5,000-7,000 burra. Mehmeti kishte rreth 250 anije, Kostantini vetëm 26. Mehmeti kishte edhe shërbimet e një prodhuesi hungarez topash me emrin Urban, i cili i ndërtoi topat më të mëdhenj që ishin realizuar ndonjëherë në atë kohë. Njëri ishte 8.5 metra i gjatë me një predhë 2.5 metra të trashë. Sipas kronikanit grek Dukas, u deshën gjashtëdhjetë qe dhe dyqind burra për të vendosur topat në pozicion, në anën evropiane të Bosforit. Ata mund të qëllonin vetëm disa herë në ditë, por kur e bënin, dërgonin predha çerektonëshe në ujë dhe brenda në Kostandinopojë. Mbrojtësit e qytetit riparonin pa pushim muret, por deri në maj bombardimet e kishin bërë dëmin.

Për më tepër, turqit kishin shekuj që forcoheshin, bizantinët ishin në rënie. Në 1326, turqit pushtuan pjesën më të madhe të Anadollit dhe në 1356 ata kaluan në Evropë. Në 1402, tartarët i ndalën në Ankara, por shpejt tartarët u tërhoqën në lindje ndërsa turqit përparuan. Ndërkohë, bizantinët, asnjëherë nuk e kishin marrë veten nga pushtimi i 1204 dhe perandoria e tyre ishte reduktuar gradualisht duke patur tashmë vetëm Kostandinopojën dhe rrethinat. “Të paktën në sytë e lindorëve, perandori ishte ende perandori romak”, shkruante historiani Steven Runciman. “Por, në realitet ai ishte vetëm një princ mes të tjerëve, njësoj të fuqishëm, apo ndoshta edhe më shumë”.

“Shekulli i fundit i Perandorisë Bizantine ishte një prelud për historinë e Perandorisë Osmane”, shkruan historiani Donald Nicol. Shumë përpara se të pushtonte qytetin, pavarësisht brengave të këshilltarëve të tij, Mehmeti qe tashmë shumë më i fuqishëm se Kostantini. Deri në 1453, shpresa e vetme e bizantinëve ishte që aleatët e tyre të krishterë të mblidheshin e t’i ndihmonin. Por në perëndim, evropianët ishin të zënë me Luftën e Njëqind Vjetëve dhe Luftën e Trëndafilave. Më tej në lindje, mbretërit e Serbisë dhe Hungarisë kishin nënshkruar pakte me Mehmetin. Papa ishte përkrahës, por shumë pak kish për të ofruar. Venedikasit dhe gjenovezët dërguan disa anije, por interesi i tyre i vërtetë ishte për tregti dhe turqit dukeshin partnerë po aq të gatshëm sa edhe bizantinët. Disa anije veneciane arritën madje të dalin nga Briri i Artë në shkurt, duke arritur t’i shpëtojnë si bllokadës, ashtu edhe nevojës për të luftuar turqit.

Shkencëtarët dhe historianët mbeten të pasigurtë mbi arsyen që shkaktoi eklipsin e errët, motin e pazakontë dhe dritat e kuqe në Shën Sofi. Disa mendojnë se dritat ishin një reflektim i zjarreve të largët të turqve. Të tjerë spekulojnë se një aktivitet i largët vullkanor hodhi thërrmija në atmosferë dhe shkaktoi të tre fenomenet. Cilido të ketë qenë shkaku, nuk ka asnjë dyshim se në mendjen e mesjetarëve, ata kishin shumë rëndësi. Këto shenja nuk ishin as propagandë e mëvonshme e turqve fitimtarë. Kishte gjithashtu shumë kronikanë të krishterë si Barbaro dhe Isidori, që, mes tronditjes dhe dëshpërimit për rënien e Kostandinopojës, gjetën ngushëllim dhe shpjegim tek vullneti i Perëndisë. “Kishte një farë fatalizmi në mentalitetin bizantin”, shkruan Nicol. “Ata kishin nuhatur, me një bindje në rritje, se në fund të fundit bota e tyre nuk do të zgjaste deri në Ardhjen e Dytë… dhe se përjetësia e vërtetë, e vetmja siguri dhe lumturi duhej të gjendej në Mbretërinë e vërtetë atje lart dhe përtej kësaj lugine lotësh. Kur fundi erdhi, në vitin 1453, ata ishin të përgatitur për të. Madje ndokush habitej që nuk kish ardhur më herët”.

Ka mundësi që shenjat të kenë dhënë një dorë për rënien e qytetit. Në një pikë kur turqit ishin të pashpresë dhe bizantinët të lodhur tej mase, ato mund të kenë rritur moralin e të parëve dhe të kenë ulur atë të të dytëve. Artileria superiore turke ishte padyshim e rëndësishme, por edhe faktorët psikologjikë mund të kenë luajtur rolin e tyre në pushtimin e Kostandinopojës. “Mehmeti fare mirë mund të ketë folur për secilën shenjë duke thënë se ishin paralajmërime për fitoren”, shkruan historiani Robert Martin. “Koha e sulmit final ndaj Kostandinopojës i jep natyrshëm besueshmëri kësaj ideje”.

Kategori
Uncategorized

Familja Bush, historia e dinastisë më të suksesshme politike në SHBA.

Familja Bush është një familje amerikane e cila është e shquar në politikë dhe biznes. Së bashku me shumë anëtarë që kanë qenë bankierë të suksesshëm dhe biznesmenë, mes gjeneratash, familja përfshin një senator amerikan, 2 guvernatorë dhe 2 presidentë (një nga 2 presidentët gjithashtu ka shërbyer si zv/president). George Herbert Walker Bush dhe Barbara Pierce Bush kanë qenë të martuar për 70 vjet, duke mbajtur rekordin e kohës më të gjatë të martuar të çiftit presidencial. Peter Schweizer, autor i një prej biografive të familjes, i ka përshkruar Bushët si “dinastia më e suksesshme politike në historinë amerikane”. Sipas disa burimeve, familja Bush është me prejardhje angleze e gjermane.

***

Amerikanët mund të mos e romantizojnë familjen Bush në të njëjtën mënyrë legjendare siç përshkruhen Kenedit, por ata ndoshta janë dinastia më e suksesshme politike e shekullit 20. Në vitin 1952, Prescott Bush u votua si senator në Konektikat, dhe djali i tij, Xhorxh W. Bush u zgjodh në Teksas duke ndjekur hapat e babait të tij duke fituar vend në Dhomën amerikane të Përfaqësuesve. Në vitin 1980, Presidenti i sapozgjedhur Ronald Reagan bëri dy mandave me Bushin si zv/President. I rritur nga popullariteti i administratës së Reganit, Bushi republikan arriti të merrte drejtimin në vitin 1988, por humbi përballë demokratit Bill Clinton në vitin 1992. Ndërkohë, nipërit e Prescott, Xhorxh dhe Xheb po ndërtonin rrugën e tyre politike drejt të bërit guvernatorët respektivisht të Teksasit dhe Floridas.gw-bush

Në vitin 2000, në zgjedhjet e fituara ngushtë me vetëm 600 vota avantazh, Xhorxh Bush në Florida rindezi suksesin e dinastisë së familjes së tij.

“Dinastia” politike

Postet më të larta në hierarkinë politike, fillojnë nga katragjyshi i Xhorxh W. Bush, që quhej Samuel P. Bush (1863-1948) i cili ishte këshilltar i presidentit të 31-të Shteteve të Bashkuara, Herbert Hoover. Djali i tij i parë, Presçot Bush (1895-1972), u bë senator i Konektikatit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Traditën e tij në politikë e ndoqi djali i tij i dytë, George H.W. Bush (lindur më 1924), të cilin e thërrasim Bushi i Vjetër. Ai ka mbajtur postin e Presidentit të 41-të të Amerikës, zëvendëspresidentit, e gjithashtu ka qenë kongresmen i Hjustonit, drejtor i CIA-s, si dhe ka shërbyer në shumë detyra si diplomat. Para karrierës së tij politike ai ka punuar në biznesin e naftës në Teksas. Djali i tij, Xhorxh W. Bush u zgjodh president i SHBA-ve për dy mandate, 2001-2009.

Familja Bush

Ata kanë katër fëmijë: Xhorxh W. Bush, Jeb, Neil, Marvin dhe Dorothy Bush. Xhorxh Bushi, martuar me Laurën, ka dy vajza binjake, Barbaran dhe Janne. Jeb Bush, i martuar me Columba Gallo, në vitin 1974, ka tre fëmijë: George P., Jeb Junior dhe Noelle. Neil Bush është i martuar me Maria Andrews. Ai ka tre fëmijë me gruan e tij të parë Sharon Smith: Lauren, Pierce dhe Ashley. Marvin Bush është martuar me Margaret, me të cilën ka adoptuar dy fëmijë, vajzën Marshall dhe djalin Walker. Dorothy Bush është vajza e çiftit të vjetër. Ajo është martuar dy herë dhe ka katër fëmijë. Dy nga martesa e parë, që janë Sam dhe Ellie LeBlond, dhe dy nga martesa e dytë, Robert dhe Gigi Koch.

Një tjetër Bush në Shtëpinë e Bardhë?
2Një tjetër Bush në Shtëpinë e Bardhë? Kjo është beteja e re për familjen e njohur amerikane, mbiemri i së cilës ka qenë në krye të Shteteve të Bashkuara për disa mandate radhazi. Këtë herë, fjala është për Jeb Bush, vëllanë e ish-presidentit George Bush, i cili kandidon për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Sipas biografëve të Bushit të parë, ai dhe gruaja e tij Barbara, e kishin përcaktuar gjithmonë Jebin si trashëgimtarin e tyre politik, i mirë, i gatshëm, i besueshëm. Papritmas, megjithatë, situata kishte ndryshuar. Jeb kishte vazhduar trajektoren e tij lineare, duke arritur deri në qeverisjen e Floridës, dhe ai që iku më larg, deri në kryesimin e SHBA-ve, ishte në fakt, vëllai i tij, George Bush, asnjëherë i përkushtuar seriozisht për politikën.

Por deri tani Jeb Bush sipas sondazheve është shumë pas për t’u zgjedhur nga republikanët si kandidat i tyre.

Si familja Bush kontrollon SHBA-të

Libri “Family Secrets” i Russ Baker ka ngritur debat të madh në SHBA kur u botua, megjithëse disa nga kapitujt e tij sipas historianëve janë konspiracione. Në libër gjendet një vështrim befasues mbi Xhorxh W. Bushin, familjen e tij, rrjetin e spiunëve dhe mjediset brenda të cilëve favorizuan veprimtaritë e tyre. Gazetari i shumë çmimeve në këtë fushë ka nisur investigimin e tij që me ngritjen në pushtet të Bushit të ri dhe arrin deri në politikat e fundit të presidencës së tij. Autori thotë se “ajo që ndodhi me Bushin, nuk është asgjë më pak sesa një histori sekrete e elitave të modeluan politikat amerikane të shekullit të kaluar”. Familja Bush del në këtë libër si një nga familjet që kontrollon lojën e pushtetit në Amerikë, kontrollon qarkullimin e parave nga firmat e Wall Street deri te bankat kombëtare, kontrollon kontrata dhe burime energjetike nafte dhe gazi në të gjitha anët e botës. Familja Bush përshkruhet si familje e pasur, që kontrollon kompani shekullore të bursave amerikane në Wall Street, me interesa të shtrira në industrinë e naftës nga Amerika në Arabinë Saudite dhe me lidhje tepër të forta në botën e fshehte të CIA-s dhe inteligjencës amerikane. Ai paraqet vrasjen e presidentit Kenedi si një komplot i organizuar nga CIA, me pjesëmarrje të G. H. Bushit (të vjetër). Jepen fakte se Bushi i vjetër ishte në Dallas ditën që u vra Kenedi, se ai ka telefonuar policinë e Dallasit për të dhënë disa dyshime se kush mund ta ketë vrarë presidentin Kenedi pak orë pas vrasjes. Vrasja e Kenedit del si një hakmarrje e disa ish-drejtuesve dhe operatorëve të CIA-s, përfshirë ish-shefin Dulles, për shkarkimet që Kenedi u bëri atyre, për shkak të dështimit të operacionit të Gjirit të Derrave për pushtimin e Kubës. Bushi i vjetër në këtë libër demonizohet. Ai del se ka lidhje me kurthin që CIA i bëri presidentit Nikson, me Uotergejtin. Bushi i vjetër, në kohën e skandalit “Uotergeit” ka qenë kryetar i Partisë Republikane të SHBA, i lidhur më shumë me zv.presidentin Xhonson, sesa me Niksonin. Në libër thuhet se G. H. Bush i kërkoi Niksonit dorëheqjen dhe luajti në një mënyrë që ta bënte të pamundur shpëtimin e presidencës “Nikson”. Bushi vjetër del si personi që zgjidhte presidentët në SHBA nëpërmjet lobeve të fuqishme financiare që kontrollonte.

Kategori
Uncategorized

Rama shpërtheu ndaj ministrave: “Po si ka mundësi, more jezitër?

Rama kryqëzon ministrat: Ptu, s’dini të paraqisni punën e vyer

Rama kryqëzon ministrat: Ptu, s’dini të paraqisni punën e vyer

Një ngjarje dramatike ka ndodhur brenda qeverisë shqiptare, raportojnë Gojët e Liga.

Në përgjigje të kërkesës së disa deputetëve socialistë që ministrat të japin llogari për punën e tyre para komisioneve parlamentare, kryeministri i ka marrë zvarrë disa prej ministrave.

“Shpejt, para deputetëve të jepni hesap deri më një”, urdhëroi kryeministri Rama.

Në vijim, ai i kapi për veshi ministrat dhe i uli në një tryezë të lodhur e të rrjepur, duke u thënë: “Çojeni kokën, shikojini në sy kolegët! Mistreca”.

Pa u lënë kohë deputetëve të bënin ndonjë pyetje, Rama shpërtheu ndaj ministrave: “Po si ka mundësi, more jezitër? Si është e mundur që bëni një punë kaq të mrekullueshme në dikasteret tuaja, dhe nuk dini t’ja përcillni publikut kryeveprat që nxirrni përditë nga duart?”

Atë çast, ministri Tahiri bëri të flasë, por Rama ja preu shkurt: “Gëk! Asnjë fjalë, zullap!”

Rama vazhdoi: “Deputetët tanë kanë të drejtë. Juve duhet t’ju vijë zor nga vetja. Punoni ditë e natë, po i transformoni radikalisht sektorët që ju janë besuar, shifrat dhe parametrat ekonomiko-financiarë po çudisin Orientin dhe Oksidentin, por ç’e do: Nuk dini si ta prezantoni punën tuaj të vyer!”

Ministrja Kumbaro, nisi të flasë, “zoti kryeministër, në fakt…”.

“Boll moj, mbylle moj të thashë!”, ndërhyri Rama bëri gati t’i flakë stilolapsin, “nuk e ke dëgjuar ti këngën, Gabimi i Mirelës të motrave Libohova? Po e di unë ç’doni ju. Ju doni që t’ju zëvendësoj me ca ministra totalisht të paaftë, që s’bëjnë asgjë gjithë ditën dhe vetëm vjedhin, por ama dinë të shiten sikur bëjnë hatanë! Turp!”

Në fund, Rama u kthye nga deputetët: “Kishit ndonjë pyetje?”

“Joo”, thanë ata, “aq shumë sa u bërtite ti, neve po na vjen keq që donim t’i kritikonim!”

Kategori
Uncategorized

Pse,pse,pse? Pse o shtet hajdut pse?

Nga Robert Rapo Elbasan.
Sot rreth ores 13…vjen faturisti i dritave..dhe ben leximin e shifrave…ne pallatin tone…Nga zhurma dal te shoh se c’po behet ..dhe shoh faturistin..Shyqyr thashe me ne fund e kapa….Ju luta duke i thene …a ka mundesi te shoh numuratorin sa shenon?!?!..

Ai e mbylli me urgjence..i vuri celesin dhe me thote shikoje me daten 24 kur te vije fatura..

I thashe zoteri ..mos e mbyll..po me ler te shoh numrin…me arrogance dhe fodullek iku…duke me thene …NE JEMI PER PUNE TJETER…Desha te di pse nuk lerjohen banoret te verifikojne shifrat?!?!..

Pse largohen me te shpejte?!?..

Pse fatura erdhi 2 fishin muajin e kaluar ???

Cfare fshihet pas ketyre veprimeve tinzare?!?!

Po drejtoria pse nuk merr masa t’i beje transparente veprimet e saj .Marr vesh qe ky faturisti quhej ALEKSANDER BERDUFI neqofte se nuk me ka genjyer ?!?!!!!

Po pse o shtet hajdut pse, edhe me gjakun tone kerkon te fitosh duke na vjedhur, se te tjerat na i ke bere dhe po na i ben cdo dite.

Deri kur do te vazhdoje keshtu me ne, askush nuk na del ne mbrojtje, askush nuk kujtohet me per ne dhe hallet tona, problemet e (medha) te pusht..tetareve i mbytin keto (vogelsira) te bagetive qe i kane votuar dhe cuar ne ato karrige, nga te dyja krahet.

Tani vetem lekura na ka mbetur, merrnaini edhe ate, ndoshta ju ben pune.

Po do te vije dita,do te vije, mos harroni, vrima e miut do te jete…..per ju.

 

 

Kategori
Uncategorized

Letër e hapur për gazetarët shqiptarë.

Të nderuar gazetare te shtypit te shkruar dhe medias audio-vizuale!

Duke vleresuar lart misionin dhe rolin tuaj
– ne nje mjedis aspak te favorshem per lirine e medias,
– ne nje vend ku pushteti sjell para dhe parate e grabitura buxhetit te ngjitin ne majat me te larta te pushtetit,
– ku eshte perhere e me e veshtire te besh dallimin midis atij qe shkel ligjin dhe atij qe paguhet me taksat e qytetareve per te ruajtur te parin,
– ku eshte gati-gati e pamundur per te dalluar fjalet e politikaneve nga veprat (e munguara) te tyre qe shfaqen vetem ne fushaten zgjedhore dhe mandej ne mas-media,
– ku qytetaret si dele (jo si dele-gate) votojne listen e kryetarit pa ditur se cfare pasanikesh pa tru te pasuruar nga pushteti e banditesh me emra te nderruar e te denuar apo te kerkuar nga drejtesia perendimore ka kjo liste,

-ku propoganda e ngritur ne sistem zhurmon dhe mbyt zerat kritike dhe “era e lirise” fryn vetem ne Fabebook e rrjetet e tjera sociale,
– ku ligjet behen vetem per syte e te huajve dhe jo per te miren e qytetareve te vendit,
– ku fjalet “punesim e mireqenie” po dalin nga fjalori i perditshem dhe jane zevendesuar me fjalen “reforma” ter cilat mungojne,
– ku pronen e gezon ai qe eshte “me i forte” dhe qe ka padyshim mbeshtetjen e politikes/shtetit,

– ku investitoret perendimore e shohin vendin si te fundit te mundshem per te investuar parate e tyre,
– ku anglezet ne dilemen e tyre te madhe “to be or not to be (EU member)” gjejne rastin te bejne humorin e tyre te holle,
ku “rregulli i e djeshem” gati ndrin ne krahasim me amulline e te sotmes,
– ku “largimi/ikja” eshte kryefjala qe shqipton i riu apo e reja sapo fillon te kuptoje boten perreth,
– ku shpresa venitet si ne nje “toke te baktisur” (no men’s land),
– ku fjala “shtet” barazohet “pushtet”

kam kenaqesine te ndaj me ju shpresen per reformen ne drejtesi qe ndoshta fillon dhe nje harkun e 10 viteve te dekades se ardhshme, lista e mesiperme do te filloje te zvogelohet dhe ne vend do te bjere “era shtet” dhe jo “vetem ere…” E duke qene se kjo eshte nje rreze shprese sic eshte nje qiri ne nje nate te ftohte dimri me ere e stuhi, keto dite filloi edhe “dekriminalizimi”, nje nisme qe pakkush e beson, se largimi i kontigjenteve te krimit nga rreshtat e pare te perfaqesimit me te larte politik dhe institucional do te zvogeloje influencen e tyre ne tendera, ne emerime, ne kultivim e tregtim droge, grabitjen “me ligj” e copave te Shqiperise permes koncesioneve e te tjera si keto…

Meqe jemi te kjo teme, e meqe mbreme u mesua se nje drejtues lavatriceje per pastrim parash – sic eshte sporti ne “vendin e shqipeve” – rrahu barbarisht nje gazetar per shkak te detyres (histori qe ka ndodhur edhe me pare ne raste te ngjashme) ju sugjeroj juve e permes jush atyre qe pretendojne se perfaqesojne qytetaret, (ne fakt perfaqesojne kryetaret e partive) te amendojne ligjin per dekriminalizimin duke zgjeruar objektin e ketij ligji per te perfshire edhe drejtuesit e klubeve sportive.

Kjo mbasi sporti, nje lloj si arsimi dhe dija eshte nje e mire publike kudo ne boten e qyteteruar dhe jo nje ndermarrje kriminale, qe pjell para kriminale dhe ne disa raste edhe ngjarje te dhimbshme kriminale si kjo e djeshmja.

Me kete rast, e ftoj median te shprehe solidaritetin e vet me kolegeun e demtuar per shkak te detyres dhe te gjithe duhet te falenderojme policine qe hodhi hapin e pare per ndeshkimin ligjor te dhunuesit te veshur me pushtet ne lemin e sportit. Ecuria e procesit duhet ndjekur ne vijimesi…

Kaq, me e pakta qe mund te behet…

Nga: Zef Preçi

Kategori
Uncategorized

Ky largohet me mot të mirë

 


Ky largohet me mot të mirë(Skicë për një analizë të gjerë)

Nga Frrok Çupi

Tani ka ardhur koha që njerëzit pyesin kudo: “Kur do të ikë ky, more?”. Pyesin në rrugë, pyesin kur hyn në dyqan, të pyesin në kafe, pyeten me njëri- tjetrin njerëzit e afërm në ceremoni… Ndërsa ky që ” do të ikë, kur?…”, është Edi Rama, Kryeministër.

Edi Rama është zgjedhur Kryeministër i Republikës para tre vjetësh. Tani ka ardhur koha që njerëzit të pyesin pa pushim se, “kur do të ikë?”. Nën këtë qeverisje njerëzit janë lodhur, janë varfëruar dhe frikësuar. Duan shpëtim. Porta e parë e shpëtimit për njerëzit, duket se çmohet largimi sa më parë i Kryeministrit.

A do të largohet? Kjo është frika e parë.

E dyta: A do të largohet pa “luftë”?

Njerëzit, tek kanë parë gjithë sjelljen poshtëruese ndaj të tjerëve dhe njëkohësisht narciziste për vete, kanë frikë se “ky nuk e lëshon kollaj”. Ka ndërtuar një perandori luksi për vete dhe kjo është arsyeja kryesore pse nuk e lëshon lehtë. Perandoria e luksit e ndërtuar nga një emigrant i ardhur direkt në qeveri,(siç është Edi Rama), kuptohet se është një faj kriminal, perandori dhe faj që mbrohet me të gjitha armët… E dyta, është mania e tij për pushtet, e manifestuar egër në gjithë jetën, që nga marrëdhënia me një bebe të tij dikur, te prindërit, te miqtë dhe te njerëzit e qeverisur prej tij. Edi Rama është dalluar për një dëshirë dominimi çnjerëzor mbi njerëzit.

E treta, se ky vjen direkt nga gjaku komunist i Politbyrosë, ku në portën e ferrit kishte shënuar “pushteti merret me armë dhe mbrohet me armë”.

Këto arsye, thjesht, i shtyjnë njerëzit të mendojnë se ” ky nuk ikën kollaj”.

Por tani që ndodhemi afër ditës kur ky duhet të largohet, më e mira është të mendosh pozitivisht. Të paktën të mendosh se ky do të largohet “me mot të mirë”, siç thotë populli. Unë për vete, si një njohës i afërt i psikozës së tij në kohë të vështira (siç ishte edhe momenti kur dikush e gjakosi para pallatit ku banonte), jam me shpresë se ky ikën me mot të mirë. Nuk bën pjesë në aradhen e njerëzve burrëror e trima.

Pse është koha për të ikur dhe pse është momenti për të shpresuar se ikën pa të keqe për vendin!?

Koha për të ikur, pse?

Sepse, (po mendoj si naiv), çfarë pati për t’i marrë ky dhe ministrat e tij, këtij vendi të varfër por që prodhon shumë para për qeveritë hajdute, ky e mori. Ndoshta ky nuk mendon kështu… Por edhe frika nga zhurma botërore se do të hapet kapaku i “kutisë së Pandorës” ku rrinë paratë e fshehura nga mafiozë dhe qeveritarë të vendeve të varfra, sigurisht që e shoqëron. “Panama Papers” është veç një sinjal. Është hera e parë kur bota po dëshmon angazhim publik për të gjetur paratë e fshehura. Por edhe ligji i ri (sipas Reformës në Drejtësi) për të hetuar qeveritarët e niveleve të larta, me siguri e bën të mendojë se “mjaft më!”.

Koha për të ikur, pse?

Sepse njerëzit kanë kuptuar se ku po i zhyt qeveria e tyre. Janë varfëruar deri në pikën e fundit. Mbi 400 mijë familje janë regjistruar në tabelën e varfërisë ekstreme, që do të thotë tre mijë lekë të vjetra në ditë për një familje me pesë anëtarë. Po shikojnë se nuk ka asnjë shpresë që qeveria të sigurojë as dy lekë për popull, asnjë investim, asnjë shpërndarje humane për pasurinë e popullit. Të gjitha shkojnë o për tenderat qeveritar, o për luksin qeveritar. Qeveria ka shtuar borxhin aq sa sot mund të thuash se çdo individ ka një borxh prej 30 mijë dollarë. Ky është i vetmi vend në botë ku qeveria plaçkit sipas ligjit.

Po të ikë ky më vonë se tani afër, atëherë e keqja bëhet ferr.

Pse ka shpresë se do të ikë “me mot të mirë”!?

Arsyeja e parë:

Ka ardhur një moment kur njerëzit e kanë mbushur mendjen se kjo është një qeveri e keqe dhe antinjerëzore. Një njeri normal nuk mund të dalë në mbrojtje të antinjerëzores. Nuk mund të përfytyrohet më që populli të dalë në rrugë për të mbrojtur Edi Ramën në një kërkesë të tij për të rezistuar alias revolucion. Madje edhe votën nuk e sheshin më “si dele”. Njerëzit mund t’i marrin lekët për votën kësaj here, por votën nuk e japin. E kanë shpirtin te hunda.

Arsyeja e dytë:

Edhe pse ky shpreson se Bashkimi Europian “po shpërbëhet”, të gjitha gjasat janë se Qytetaria Perëndimore është fitimtare mbi glob. Dje ky tha plot gëzim se “ky 9 maj, si festë e Europës, mund të jetë i fundit për Anglinë si anëtare e BE”, por nuk ka shenja se BE do të shpërbëhet. Edhe sikur të ndodhë “Brexit”, nuk ndodh shembja e Perëndimit demokratik… Ky i ka rrënuar edhe marrëdhëniet me Amerikën, e cila e ka syrin pa pushim në favor të lirisë së popujve dhe kundër qeverive autoritariste. Dje ambasadori i SHBA në Tiranë lëshoi një frazë diplomatike dëshmuese. Ai tha se “edhe qeveria gabon”, pasi ky i Tiranës kishte provokuar se “aleatët gabojnë”. Edhe sikur ky të bëjë ndonjë veprim “lufte” ditën e fundit, aleatët ndodhen në krah të paqes për njerëzimin.

Por me siguri ky do të zgjedhë “mot të mirë”

Arsyeja e tretë:

Edi Rama, si Kryeministër, bie menjëherë kur Ilir Meta të lëvizë një gisht; veç kaq. Ilir Meta është Kryetar i Kuvendit dhe aleat i kryeministrit në qeverisje. Mirëpo është një aleat përcaktues. Më shumë përcakton Meta ndaj Ramës se sa Rama ndaj Metës. Në marrëdhënien e egër mes tyre, kur Rama ka lëshuar sinjale underground se, “me Amerikën do të burgos Metën!”, në fakt tani është Meta fitimtar. Meta nuk është ngatërruar hapur në urrejtjen kundër njeriut, është tërhequr prej modës së çorapeve të kuqe dhe xhaketës alias Mao në festën e Europës, është tërhequr edhe nga krahu i Ramës. Tani është e qartë se në çastin kur vendit do t’i duhet sekonda e ikjes së Ramës, këtë kartë e luan Ilir Meta. Dhe me siguri do të zgjedhë ditë me mot të mirë!

Kështu fiton edhe kredite të reja politike.

Nuk shikoj shanse të tjera, megjithëse gropa që ky lë pas është e madhe dhe thellohet çdo orë, derisa të largohet.

Kategori
Uncategorized

Znj Vlahutin ju kujtohet para 3 tre vjetësh,ku ishit atëherë??

2016-04-24 15.03.39

Miratimi i reformës në drejtësi me Çunin e Kristaq Ramës Kryeministër një hap i rrezikshëm që do çojë në kapjen e drejtësisë nga Edi Rama.

Nëse çmimi që paguan demokracia ka këtë lloj kostoje për hyrjen në BE është totalisht i pavleshëm.Ju kujtohen tre pikat që këta monstra që sot qeverisin nuk i votuan??Opozita nuk duhet të dhurojë pushtete sepse nesër do përballet me paligjshmëri të çertifikuar nga gjyqsori si edhe me hakmarrjen cinike të një plehre Kryeministër si Edi Rama..Është prodhimi i pabesueshmërisë që prodhon për çdo ditë Kryeministri.Një arrogancë e pashëmbullt duke kërkuar ti imponojë drejtësisë vendime apo duke kërcënuar hapur gjyqsorin.

Z.Lu,znj Vlahutin ju mendoni se Edi Rama e ka seriozisht se do të bëjë reformë në drejtësi?

Ju mendoni se individi që mbushi Parlamentin,administrat dhe çdo institucion me kriminelë dhe hajdutë e ka seriozisht se do të ketë drejtësi,ju gënjen mëndja se do miratojnë ligje që i çon pas hekurave këtë kastë kriminale dhe këtë bandë që ka kapur jetën politike dhe sociale?

Gaboheni.Ju pa dashje po i dhuroni një pushtet më shumë i cili do ti çertifikojë duke i amnistuar.Ju nuk e njihni Edi Ramën sepse ju nuk i keni njohur të atin kur varte poetë duke i shërbyer diktaturës komuniste,ju nuk e njihni Ramën dhe historitë e trishtueshme të pesë grave dhe po kaq të grave të “shokëve”të tij.

Ju kërkoni që i pamorlashmi të votoj për moralin.Në dëshirën tuaj të mirë duhet të kuptoni se Kryeministri i “Rlindjes”komuniste Edi Rama përdor në takimet me ju maskën duke ju nxjerrë gjuhën kur largoheni duke ju bërë karshillëk.Vërtet besoni që ky Kryeministër do ti dorzoj drejtësisë banditë të tipit Roshi dhe Tahiri të cilët janë çerrat e krimit të organizuar?Jo e keni gabim.Ai nuk mund ta bëjë këtë sepse do të vuloste fatin e largimit të turpshëm nga karrigja e Kryeministrit,por ai dhe “specialistët”e tij që janë trajnuar dhe përgatitur në kohën e diktatorit Hoxha siç është Xhafa dhe të tjerë po përgatisin një reformë jo për dtejtësi por për amnistinë e tyre.Ju nuk i njihni këto kërma të kuqe që pas pohimeve dhe gjoja dashamirësisë fshehin një urrejtje patologjike ndaj popullit të tyre,ndaj jush,ndaj lirisë.Tashmë është vonë jeni në fund të rrugës dhe pa dashje po i jepni akoma më shumë forcë një të papërgjegjshmi i cili është kthyer në një mallkim për popullin tim.Ju duhet të kishit qënë tre vjet më përpara për të parë sa shumë e donte vëndin dhe popullin e tij ky bastard.

(nga ferdinand veliu)

Kategori
Uncategorized

Znj Vlahutin ju kujtohet para 3 tre vjetësh,ku ishit atëherë??

Miratimi i reformës në drejtësi me Çunin e Kristaq Ramës Kryeministër një hap i rrezikshëm që do çojë në kapjen e drejtësisë nga Edi Rama.

Nëse çmimi që paguan demokracia ka këtë lloj kostoje për hyrjen në BE është totalisht i pavleshëm.Ju kujtohen tre pikat që këta monstra që sot qeverisin nuk i votuan??Opozita nuk duhet të dhurojë pushtete sepse nesër do përballet me paligjshmëri të çertifikuar nga gjyqsori si edhe me hakmarrjen cinike të një plehre Kryeministër si Edi Rama..Është prodhimi i pabesueshmërisë që prodhon për çdo ditë Kryeministri.Një arrogancë e pashëmbullt duke kërkuar ti imponojë drejtësisë vendime apo duke kërcënuar hapur gjyqsorin.

Z.Lu,znj Vlahutin ju mendoni se Edi Rama e ka seriozisht se do të bëjë reformë në drejtësi?

Ju mendoni se individi që mbushi Parlamentin,administrat dhe çdo institucion me kriminelë dhe hajdutë e ka seriozisht se do të ketë drejtësi,ju gënjen mëndja se do miratojnë ligje që i çon pas hekurave këtë kastë kriminale dhe këtë bandë që ka kapur jetën politike dhe sociale?

Gaboheni.Ju pa dashje po i dhuroni një pushtet më shumë i cili do ti çertifikojë duke i amnistuar.Ju nuk e njihni Edi Ramën sepse ju nuk i keni njohur të atin kur varte poetë duke i shërbyer diktaturës komuniste,ju nuk e njihni Ramën dhe historitë e trishtueshme të pesë grave dhe po kaq të grave të “shokëve”të tij.

Ju kërkoni që i pamorlashmi të votoj për moralin.Në dëshirën tuaj të mirë duhet të kuptoni se Kryeministri i “Rlindjes”komuniste Edi Rama përdor në takimet me ju maskën duke ju nxjerrë gjuhën kur largoheni duke ju bërë karshillëk.Vërtet besoni që ky Kryeministër do ti dorzoj drejtësisë banditë të tipit Roshi dhe Tahiri të cilët janë çerrat e krimit të organizuar?Jo e keni gabim.Ai nuk mund ta bëjë këtë sepse do të vuloste fatin e largimit të turpshëm nga karrigja e Kryeministrit,por ai dhe “specialistët”e tij që janë trajnuar dhe përgatitur në kohën e diktatorit Hoxha siç është Xhafa dhe të tjerë po përgatisin një reformë jo për dtejtësi por për amnistinë e tyre.Ju nuk i njihni këto kërma të kuqe që pas pohimeve dhe gjoja dashamirësisë fshehin një urrejtje patologjike ndaj popullit të tyre,ndaj jush,ndaj lirisë.Tashmë është vonë jeni në fund të rrugës dhe pa dashje po i jepni akoma më shumë forcë një të papërgjegjshmi i cili është kthyer në një mallkim për popullin tim.Ju duhet të kishit qënë tre vjet më përpara për të parë sa shumë e donte vëndin dhe popullin e tij ky bastard.

(nga ferdinand veliu)

Kategori
Uncategorized

Folni “troç” Ambasadorë!

Folni “troç” Ambasadorë!

 Më bëri përshtypje një dialog pensionistësh në qytetin tim për reformën në drejtësi, ku njëri thoshte: “Duhet ta kishte mbiemrin S’Lu që fjala ti shkojë në vend, ky e ka Lu e fjalën nuk po e thotë troç” !- Përnjimend, thirrja e Ambasadorit Lu për rëndësinë e kryerjes së reformës në drejtësi, kritikën dhe rekomandimet e njëpasnjëshme, takimet me krerë të politikës dhe me ata që nuk duan të heqin dorë nga diktimi politik, prezenca përkrah ambasadores Vllahutin, përsëri nuk po jep frytin që aq shumë e duan shqiptarët.

Reforma në drejtësi, prej nyjeve e kurtheve që po e pengojnë për të ecur përpara, po na kthehet si “kafja 900-she” kur mungonte në diktaturë. Njëri thumbit e tjetri patkoit, ky e lagu e ky se lagu, ky kriminel e ai i korruptuar, ky hajdut e ai vrasës, ky burgaxhi e ai drogaxhi e prapë ngelëm pa reformë…!

Si rregull e sipas protokollit, një ambasador ka për mision pasqyrimin e politikës së shtetit nga vjen dhe në raste të veçanta mund të rekomandojë nisma apo marrëveshje social-ekonomike mes shtetesh. Zakonisht ato janë të tepër të kujdesshëm dhe diplomatikë në komunikimin e tyre me publikun.

Por në Shqipëri, ambasadorët janë aktorë politikë në qeverisjen e vendit! Këto 25 vite pluralizëm, ambasadorët i kanë hyrë në “thela” politikës tonë… Ata dijnë se çfarë ndodh, çfarë politikanësh kemi, ku kryhet korrupsion, kush është kriminel, cili ka vënë pasuri kriminale, kush vjedh tenderat, cili ka vrarë e kush vlen për të ecur ne rrugën e duhur shteti ynë.

Njëri nga ambasadorët që “ia di hilet” këtij vendi, është edhe Ambasadori LU, përfaqësues dinjitoz i shtetit të lirive themelore. Ai ka ndikim të fortë në politikën shqiptare. Zhvillimet politike në arenën shqiptare dhe diktimi europian në bërjen e reformave që s’mbarojnë kurrë, ka bërë që durimi popullor të arrijë kulmin, por edhe përqindja e atyre që besojnë në ndikimin euro-amerikan të ketë rritje vertikale.

Kjo si pasojë e mungesës së besimit në kampin politik shqiptar e mosndëshkueshmërisë së krimit e korrupsionit gjithëplanësh.

Gjithë shoqëria shqiptare është kthyer në një “llafazane” kafenesh, kudo flitet për reforma, flitet për korrupsion, flitet për varfëri e pabarazi shoqnore, për papunësi e mungesë zanatesh, paga të ulëta e pasurim politikanësh, majmëri ish-bashkiakësh e komunarësh e mosndëshkueshmëri e tyre, flitet për gjithçka që e shqetëson këtë vend… Por kemi edhe nga ata qytetarë që kanë frikë të flasin edhe pse dijnë gjithçka, pasi politika ka edhe “të fortët” e vet, ata që i mbyllin gojën me dhunë kundërshtarit. Të gjithë e dijmë që politika e mbrapshtë shqiptare ka rritur “cubat” e vet, të cilët me një fjalë i marrin jetën kujtdo për hesap të “kapove” në politikë. Pasojat e “cubave” po i shohim çdo ditë e po i vuajnë shumë njerëz e investitorë.

Miliona euro e dollarë të shkuara dëm për emancipimin e politikës, pastrimin e radhëve të saj, zgjedhjen e atij që vlen, krijimin e besimit në popull e ndalimin e korrupsionit masiv.

Rezultati zhgënjyes, aspak bindës! Në vend të “peshkaqenit” shkon në burg “cironka”, në vend të vrasësit politik shkon në burg “ushtari”. Pa folur për mijëra ish-komunarë e ish-bashkiakë që kanë mbirë si kërpudha rreth e përqark metropolit e bregdetit, që zotërojnë biznese pafund të ngritura nga korrupsioni me tendera e fonde që nuk shkuan kurrë në shërbim të qytetarit, e tash 25 vite askush prej tyre nuk “vuajti” shkeljen e ligjit!

Ka kuadro policë e ish-drejtues policie që zotërojnë pasuri marramendëse e ndërsa kolegët e tyre me zor shtyjnë muajin me pagën që marrin.

Ka dhe ligje që ndëshkojnë korrupsionin, por kush e ka në dorë ta zbatojë?!

“Ibrahimi” që ngrohte vezët e korrupsionit në Gjykatën e Tiranës apo “Haxhiu” që shiste akuzën për “pare makine”?! –Sa e sa “ibrahimë” e “haxhirë” që po i marrin frymën e fundit drejtësisë e akuzës shqiptare. Kush guxoi e tha fjalën “troç” në Shqipëri ? Vetëm ai që humbi gjithçka, pasi ne që kemi duruar e durojmë padrejtësitë, heshtim e presim fjalën e Ambasadorëve Lu e Vlahutin! Gjithçka po e bëjnë ambasadorët euro-amerikanë, që reforma të kryhet e ligji të mbizotërojë në Shqipëri, por një gjë nuk po e thonë: Fjalën troç ! – Tu thonë shqiptarëve se kush është bllokuesi i reformës në drejtësi e mos të merren me ecejake nëpër zyra e parti.

Sa më parë ti vihet gishti “bllokuesit” të reformës në drejtësi, aq më shpejt kryhet ky mision jetik për integrimin europian të shqiptarëve, rritet ekonomia e besimi i qytetarëve tek ligji dhe e ardhmja e fëmijëve tanë. Flitni troç për të mirën e shqiptarëve të nderuar Ambasadorë! Nuk mund të jeni të përfshirë në çdo qelizë të jetës politike të vendit, dhe të heshtni mbi ata që mbajnë peng reformën apo flisni me kode diplomatike.

Valentin Micaj.

Kategori
Uncategorized

Në 10 foto – Liqeni i Ohrit si nuk e keni parë ndonjëherë.

Liqeni i Ohrit në 10 foto. Bukuritë e këtij liqeni vijnë në këto 10 foto fituese të një konkursi online të organizuar pikërisht për promovimin e bukurive natyrore të tij, nga LakeOhridHeritage.

Fituesit janë Adnan Beci (Instagram); My Best Souvenir (Instagram) Betim Berisha (Instagram) Ardian Fezollari (Instagram); @redredvine (Instagram); Slavica Panova (Facebook); Marijana Pipe Pipileva (Facebook); @Svidoski (Instagram); @nikolanajk1 (Instagram) ; @blazevskimarko (Instagram)

Liqeni i OhritLiqeni i OhritLiqeni i OhritLiqeni i OhritLiqeni i OhritLiqeni i OhritLiqeni i OhritLiqeni i Ohrit222Liqeni i Ohrit

Kategori
Uncategorized

Artur Zheji: Rama po sulmon Berishën si Enver Hoxha Ahmet Zogun.

hzr

Nga Artur Zheji

Që Sali Berisha është një politikan mbi të cilin është diskutuar rreptë jo pak herë, në jo pak momente kyce kur ka drejtuar Shqipërinë, kjo tashmë nuk është ndonjë gjë e re. Viti ’97 apo viti ’98 flasin vetë. Gërdeci dhe shpërthimi vrastar që mori jetë dhe na tronditi të gjithëve, në vitin 2008, Reforma Kushtetuese antidemokratike me patericën e PS-së Ramës,  në po atë vit, humbja e fillit qeverisës, kryesisht në mandatin e dytë 2009-2013, moskontrolli  i korrupsionit në qeverisjen e vet dhe të oligarkëve që e rrethonin, dhe që sot janë sërish buzë më buzë me qeveritarët e sotëm, janë mëkate tashmë të listuara. Shto këtu ngjarjet e 21 janarit, që u menaxhuan me gjaknxehtësi dhe që praktikisht dolën jashtë kontrollit, me pasojat tragjike dhe të dhimbshme, të humbjes së  4 jetëve njerëzore. Ngjarje cila shënoi padyshim, tatëpjetën e besimit popullor ndaj tij.

Porse shumica e këtyre mossukseseve apo mëkateve janë vjetëruar në kohë tashmë. Fatmirësisht, piramidat financiare, revoltat dhe anti-revoltat e ‘97-’98-tës, duken ngjarje të një bote tjetër, të një kohe tjetër dhe të një Shqipërie tjetër. Berisha u ndëshkua asokohe, me braktisje, vetmi, izolim dhe votë kundra, për 8 vjet rresht. Madje askush nuk besonte në një rikthim të tijin të mundshëm në pushtet. Mirëpo forca e vullnetit të tij nga njera anë, përcarja e të Majtës nga ana tjetër, bën të mundur rikthimin e Bersishës,  në krye të pushtetit dhe të pothajse të të gjitha pushtetet që mund të zotërojë një njeri  i vetëm. Dhe qeverisi përgjithësisht kalueshëm katër vitet e para dhe bëri, ato mijëra km rrugë dhe infrastruktura rrugore të domosdoshme, me fanatizëm dhe determinizëm, në të tetë vitet e pushtetit të vet të gjatë.

Shqipëria u bë vend anëtare e Nato-s, kishte një Rrugë Kombëtare që lidhet me Kosovën e pamvarur, u liberalizuan vizat dhe për të parë në historinë e vendit, një President i Shteteve të Bashkuara, vizitoi Shqipërinë, duke e nxjerrë përfundimisht nga lista e zezë e vendeve të pasigurta.

Thënë të gjitha këto, kjo nuk e cliron figurën e tij nga hijet, njollat dhe dështimet. Në vitin 2013, shqiptarët dhanë një gjykim në favor të kundërshtarëve të tij. Ai u largua si Kryeministër dhe si kryetar partie.

Është aktiv dhe të nxin jetën në Kuvend. Është influent në disa institucione të rëndësishme shqiptare. Nga Shërbimet Informative, Gjykata dhe deri në Presidencë.

Është pra një kockë e fortë dhe e “hidhur”. Një opozitar i “pashpirt” dhe me “guxim patologjik”, që shpall dhe denoncon skandale. Duke përmendur emra personazhesh të rrezikshëm, duke krijuar jo pak siklete për qeverinë aktuale.

Nga denoncimet për krimin e organizuar, tek flirtet e segmenteve të caktuara me to, te trafiqet dhe deri te korrupsioni që është në rritje të dukshme dhe të pakontrollueshme, në politikën e koncesioneve dorëcpuara të qeverisë aktuale.

Atëhere?!

Cafrë po shohim në vend të vetëpastrimit apo tendencës për të bërë katharsis brenda vetes të pushtetit të ri?

Makineria e organizuar mirë mediatike dhe politike proqeveritare, e cila rreshton, perifrazon, stimulon, financon, egzalton dhe edhe krijon nga hici, të vërteta, shpifje, ekstrakte historike dhe biografike të Berishës, shpesh jashtë cdo konteksti, ka ndërmarrë një ofensivë të vërtetë 360 Gradë kundër tij.

Shtrohet një pyetje “naïve”:

Ky sulm i përgjithshëm kundër Berishës, cfarë është dhe cfarë fsheh në të Vërtetë?

Është një Dëshirë për të vendosur Drejtësi?

Me sa di unë dhe jo vetëm unë, Drejtësinë e vendosin akoma Gjykatat në Shqipëri!  Këto që janë dhe kështu si ato janë katandisur. Për këtë edhe Berisha është padyshim bashkëfajtor. Ndoshta reforma do ta përmirësojë këtë gjë. Të shohim!

Porse sulmi i përgjithshëm ndaj Berishës, është me regji  të fshehur por të kuptueshme politike. Këtë vetëm marrokët dhe qorrat e paguar që bërtasin në emër të moralit më shumë se kushdo tjetër, bëjnë sikur nuk e kuptojnë! Dhe kjo rregji politike, që ka bërë me vete dhe mjaft ish mbështetës të tij, ka  të paktën 3 qëllime kryesore:

E para, të Keqes që mundon këtë vend prej 25 vitesh, duhet ti vihet vetëm një emër dhe këtij emri duhet ti bashkangjitet vetëm një fytyrë! Një fytyrë qe vizatohet me art, si vrasëse, e sterrosur, e egër, e egzagjeruar!

Duhet pra një tabelë qitjeje, që opinioni publik shqiptar, ky farë opinioni që ne kemi, edhe për cdo psherëtimë të sotmes, të kthejnë vështrimin e të mallkojnë “bëmat” e djeshme të Sali Berishës!

Edhe kur sot qan fëmija, edhe kur sot vdesin pacientët spitaleve, edhe kur sot vidhet populli, edhe kur sot korruptohen tatimorët, edhe kur sot vdiset nga aksidentet, edhe kur sot mungon pjata e ngrohtë e supës me mish në mijëra tavolina të varfëra, e ka fajin që dje, para tre vitesh, Sali Berisha!

A është kjo një tallje e madhe me inteligjencën e këtij populli?! Pa hequr një gram nga mëkatet e djeshme, autentike apo të sajuara, të politikanit Berisha.

E dyta. “Regjia”,  mendon se duhet një Alibi. Duhet pra një shpegim, ose më saktë një justifikim, se pse shumë gjëra nuk shkojnë në drejtimin e duhur dhe në drejtimin e shumë pritur dhe të shumë dëshiruar, për shumëkënd, Sot?

Nuk ka rëndësi pra nëse mjaft gjëra kanë rrëshqitur nga duart Sot, nuk ka rëndësi nëse e besojmë ose jo, që mbrapshtitë që shohim lart e poshtë, janë të qëllimshme apo të paqëllimshme! Janë nga babëzia apo nga padija!

Por jo, duhet që në një mënyrë ose në një tjetër, të drogohemi me overdozën e fjalëve, se edhe sot po vjedhin biznesmenët  e Saliut. Se nuk po vidhet nga proqeveritarët kamaleonë, por po mbushen akoma gropat e Berishës!

E treta, është krijimi i Mitit, që pa u larguar nga skena politike Sali Berisha, ky vend nuk ka qetësi dhe paqe. Madje nuk mbin as lulja në pyll dhe as nuk këndon as zogu në pemë! A thua se nuk u ndërruan me qetësi dhe rregull pushtetet, në vitin 2013!

Ndërkohë që humbësit dolën qetësisht nga zyrat dhe fitimtarët hynë në zyrat e shtetit! Simbas Ligjit dhe Kushtetutës!

Ku dalim kështu?

Asgjëkundi ku ja vlen të jetohet mirë e me qetësi, mendoj!

Kjo më kujton demonizimin që regjimi i kaluar i Hoxhës, bënte për Ahmet Zogun! Bartësi i të gjitha të këqijave kombëtare, thirrej aso kohe ai! Vrasës, maskara, tradhëtar, hajdut, i përdalur!

Qëllimi?

Për të ngritur mitin e të Keqes dhe për të krijuar atmosferën surreale, se pas Errësirës vjen Drita!

Se mbas të Keqes vjen e Mira! Dhe për këtë të Mirë, mund të haje në emër të popullit, edhe një plumb ballit apo edhe një plumb mbas qafe!

Dhe ne, brezi ynë,  e pamë se cfarë e Mire erdhi më pas. Dhe vetëm e pëshpërisnim. Si shumë kush po e pëshpërit sot nga një frikë e ende e butë, por sidoqoftë e pranishme!

Por kjo është Paradhoma e një të Keqeje shumë më të madhe, se sa e “keqja reale e Berishës që ishte”, si një hipnozë mediatike për të mos parë të keqen e sotme, kudo ku ajo shfaqet.

Është instalimi i një Gënjeshtre të ekzagjeruar dhe të emfatizuar, për të fshehur bythën e zbuluar të jo pak turpeve dhe dështimeve!

Të Sotme!/

Kategori
Uncategorized

Letër për Nënën.

Letër për Nënën…

Nga Ferdinand Veliu USA.
E dashur nënë më ka marrë mallli.Më mungon kaq shumë sa ndonjëherë çmëndem kur mendoj se ke ikur.Sot po shkruaj një letër për ty dhe do ta nis me postë.Lexoje dhe mos u mërzit kur mes shkronjave do shikosh disa dalë boje,ah më vidhet ndonjë lot syve pa më pyetur ku shkon,.Të kujtohet sa herë në krahët e tu na zinte gjumi?Zërin tënd dhe sot e kësaj dite nuk e kam ndeshur kund.Këndoje aq bukur e mira ime.Shikoja ëndrrën më të bukur.Në krahët e tu isha i sigurtë,të kam lodhur sepse ti pas një dite pune na mbaje edhe ne të vegjëlit e tu.Ne flinim dhe gjumin tënd.Nuk të dëgjova kurrë të ankoheshe.E mban mënd sa herë na shijonte ushqimi sepse ti ishe kuzhinierja më e mirë në botë,ti buzëqeshje dhe na jepje edhe pjesën tënde..ne s’menduam kurrë se ti që punoje gjithë ditën rrije pa ngrënë.E dashur Nënë,e mira ime të kujtohet sa herë fshihesha pas teje kur të ankoheshin për mua ?Isha një çamarrok i lëvizshëm,tmerri i xhamave dhe pemëve të lagjes.Ti më shikoje buzagas sa herë të ankoheshin për mua sikur doje të thoje..punë e madhe i vogël je.Ti më kuptoje unë nuk kisha lodra, asnjë fëmijë nuk kishte lodra kështu ishte ajo kohë.Ti nuk kishe shumë rroba në fakt nuk mbaj mënd që të blije ndonjëherë,a po njëherë kur nëna jote dhe gjyshja ime të bleu një fustan me lule të vogla dhe topa.Ti e veshe dhe pe nga unë,ishe kaq e lumtur,brënda një minute u shëndrrove në Mbretëreshë si në ato përrallat që më tregoje netve të gjata të dimrit.Unë qeshja dhe vrapoja nëpër dy dhomat e vogla që kishim duke nxjerrë herë pas here njërin sy nga dera.
E dashur Mbretëresha ime që netët dhe ditët ti ”vodha”padrejtësisht atëherë kur sëmuresha,atëherë kur të kërkoja që tregimet e tua të mosmbaronin,atëherë kur të duhej të laje rrobat të cilat unë për çdo ditë i bëja pis,më fal sot e kuptoj se ti kurrë nuk jetove për vete por për mua.Të kam borxh dhe nuk mund ta kthej sepse një mëngjes të trishtë ti ike.Ma bëj hallall se edhe në atë çast të vetmen porosi që le isha unë.Padashje të vrava,ato qindra netë pa gjume,e pa ngrënë,e lodhur nëpër të ftohtin e dimrave të dobësuan të ligën por prapë në fytyrën e venitur buzëqeshja nuk të humbi.Të njoha të bukur dhe e bukur ike.
E dashur Nënë kjo letër kurrë s’do të vi aty ku je ti,dhe unë e di këtë,por unë nuk do vë adresë ti nuk ke nevojë për adresë mbi të do shkruaj me lot “Dërgon:Biri Yt,………Merr Nëna!!

Kategori
Uncategorized

Zgjedhje apo luftë klanesh.Renato Preza kundër zgjedhjeve në PD.

10372207_4301812281200_4242261776696760035_n

Kryetarët e 35 degëve të Partisë Demokratike dhe strukturave drejtuese të tyre do të përfshihen në procesin e rizgjedhjes së tyre. Vendimi që doli nga mbledhja e Kryesisë së PDsë,  ditë më parë u dha nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili tha se do të shtohen edhe 14 degë të reja, duke çuar kështu numrin e degëve të PDsë në 67, ka irrituar disa nga krerët e degëve, të cilët do të detyrohen të rikandidojnë dhe pse nuk u ka mbaruar mandati. Projekti i propozuar nga Grupi i Punës, muaj më parë pas analizës së zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ku kërkohet krijimi i degëve të reja, si dhe ndryshimet në strukturat drejtuese në gjysmën e degëve, ka triumfuar pavarësisht kundërshtimeve që i kanë bërë disa nga krerët e disa prej degëve të mëdha. Kryetarët e degëve janë shprehur se organizimi sërish i zgjedhjeve dhe shtimi i degëve në disa qarqe do të fusë në amulli PD-në. Drejtuesit e degëve që kundërshtojnë projektin e ri të Bashës, e kanë quajtur këtë propozim si të gabuar pasi sipas tyre copëton degët e bashkive në qendër qarqesh, si dhe pren kokat e disa krerëve me ndikim.

 

 

Kryetari i degës së PD-së në Pogradecit, Renato Peza, është shprehur se është i paqartë për vendimin që ka marrë kryesia e PD-së, pasi, sipas tij, dega që ai drejton ka dalë fituese në zgjedhje duke fituar edhe bashkinë e Pogradecit. “Ne si degë jemi të befasuar nga vendimi i kryesisë. Nuk e kemi pritur mirë, pasi në udhëzimin që kemi marrë nuk thuhet se do të ketë zgjedhje në degën e Pogradecit, ndërkohë në listën që është publikuar në media ka dalë se do të ketë zgjedhje. Dega e Pogradecit është fituese në zgjedhjet lokale. Do të kërkojmë që të sqarohet nga grupi i punës që ka ardhur në këtë përfundim”, është shprehur Preza

Kategori
Uncategorized

Më hetuan, më arrestuan, më dëbuan nga Gjermania, por se mbaj mend arsyen!

Kryebashkiaku i Kavajës, Roshi është një fenomen në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar zyrtarisht në institucione. Që në krye të plotësimit të këtij formulari, Roshi pranon se ka ndryshuar emrin. “Emrin e kam pasur Ervin, por e kam ndryshuar në Elvis”, thotë Roshi në formularin e dekriminalizimit. Ky ndryshim ka ndodhur në nëntorin e vitit 2002, pra 14 vjet më parë dhe për këtë ka edhe vendim të Këshillit Bashkiak të Kavajës. Por, në formular nuk jepen arsyet se përse Roshit i është dashur të ndryshojë emrin?
Nga formular kuptohet se ky ndryshim i emrit ka ndodhur pas një sërë ndjekjeve dhe dëbimeve që Roshi ka pasur në Mynih të Gjermanisë. Pyetjes në formular nëse ka qenë ndonjëherë në hetim apo gjykim nga ndonjë autoritet i huaj për kryerjen e ndonjë vepre penale, Roshi i përgjigjet me “Po”. Ai thotë se është proceduar nga Gjykata e Mynihut në Gjermani, por çuditërisht ai thotë se nuk e mban mend se përse është gjykuar. Ky hetim i Gjykatës ka ndodhur në vitin 2002. Po në mënyrë të habitshme, Roshit nuk i kujtohet as cili ka qenë vendimi i Gjykatës së Mynihut në Gjermani në lidhje me hetimin penal për të cilin ai është gjykuar.
Pyetjes nëse është caktuar ndonjë masë shtrënguese e sigurisë personale ndaj tij Roshi i përgjigjet me “Po” dhe vendimi është lënë në fuqi ndaj arrestit me burg.
Një tjetër pyetje që ka një përgjigje interesante nga “fenomeni Roshi” i Ramës në krye të bashkive të vendit është nëse ndaj tij është marrë ndonjëherë masa e dëbimit nga një shtet i huaj? Përgjigja e kësaj pyetje nga Roshi është “Po”. Ai saktëson se qyteti nga ku është dëbuar është Mynihu dhe ai shton se kjo ka ndodhur përpara vitit 2002, kur ai ndryshoi edhe emrin. Çuditërisht edhe në këtë rast, Roshit nuk i kujtohen arsyet se përse ai është dëbuar nga Gjermania.
Kjo është një pjesë e përgjigjeve që gazeta ka mundur të sigurojë nga formulari i dekriminalizimit që Roshi ka dorëzuar zyrtarisht.
Përgjigjet e mësipërme janë të mjaftueshme që mandati i kryebashkiakut të Ramës që mban mend shumë mirë se kur ka ndryshuar emrin, kur është arrestuar, kur është hetuar dhe kur është dëbuar nga Gjermania, por nuk mban mend arsyen se përse i kanë ndodhur të gjitha këto janë të mjaftueshme që mandati i tij të hidhet në koshin e plehrave.
I mbetet institucioneve të verifikimit të ndërmarrin hapat e tjerë të nevojshëm dhe të përcaktuar me ligj për të zyrtarizuar vendimin dhe kjo kërkon një kohë jo më shumë se dy muaj. Çfarë do të duhet të verifikojnë institucionet është shumë e thjeshtë. I duhet që t’i rifreskojnë kujtesën kryebashkiakut trafikant droge të Ramës për arsyet se përse ai është arrestuar, hetuar, gjykuar dhe dëbuar nga Gjermania përpara vitit 2002, kohë kur ndryshoi edhe emrin, të cilin e ka Ervin, por që Rama i thërret Elvis.

Investigimi

Nga një investigim i gazetës i bërë kohë më parë rezulton se, kryebashkiaku i Ramës në Kavajë, Roshi rezulton me precedent penalë edhe më parë. Ai gjatë viteve 1997-2000 ka kryer dënimin me burg për trafik droge në shtetin e Zvicrës, gjë e cila nuk deklarohet në formularin e deklarimit të pasurisë dhe kjo mbetet për t’u verifikuar përmes shenjave të gishtërinjve, pasi të zgjedhurit e Ramës kanë kryer krime dhe vepra të ndryshme penale me emra të rremë.
Fakti që kryetari i PS për Bashkinë e Kavajës Elvis Roshi, ka kryer dënimin me burg për trafik droge nga periudha 1997-2000 e kanë konfirmuar burime zyrtare zviceriane. Pasuria e tij është e pajustifikuar gjatë këtyre viteve. Ai disponon një hotel dhe pasuri të tjera, të cilat në një vend normal nuk do t’i lejoheshin një trafikanti droge qoftë edhe me mandat kryebashkiaku, por do të duhet që të sekuestroheshin. I mbetet drejtësisë që gjatë ditëve të ardhshme të bëjë punën e saj për të verifikuar të gjitha të dhënat nga i zgjedhuri i Ramës në krye të Kavajës përmes blerjes së votave me paratë e pista të drogës.

I dënuari në Gjermani për drogë, në krye të PS së Kavajës

Trafikantët e drogës drejtojnë edhe Partinë Socialiste në Kavajë. Krahas Elvis Roshit, që nga i dënuar për trafik droge në Zvicër, u bë kryetar Bashkie në Kavajë pas kandidimit nga Rama, një tjetër eksponent i trafiqeve të drogës, Gentian Daja, është i besuari i Ramës në krye të Partisë Socialiste në këtë qytet. Përveçse drejtimin e PS së Kavajës, Rama i ka besuar Dajës edhe një tjetër post të rëndësishëm, Drejtorinë Rajonale të Tiranës për shërbimin e transportit rrugor. Arsyeja pse Rama ka afruar Gentian Dajën dhe madje siç shihet edhe në foton që gazeta boton sot, shfaqet në krahun e djathtë të tij është e kaluara e tij e errët e lidhur ngushtë me trafikun e drogës në vende të ndryshme të Europës. Gentian Daja është një person me precedent të fortë penal. Ai është dënuar në Kazerta të Italisë për trafik droge dhe po me të njëjtën akuzë ai është dënuar edhe në Frankfurt të Gjermanisë. Por sot ai ndodhet në krahun e djathtë të Ramës. Ky është modeli i Ramës, futja e njerëzve me precedent penal në postet drejtuese të Partisë Socialiste, e më pas veshja e tyre me pushtet, duke i emëruar në poste të larta drejtuese të administratës publike.

Arben SHAHINI

Kategori
Uncategorized

Shefi i komisariatit 3 Allushi nxori pasaporte fallso për Konjarin.

konjari_1

“Informacion.

Lidhjet e krimit me kupolën e Policisë Shqiptare.

(1).Domart Konjari super i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge, për të mos u identifikuar dhe kapur nga policia,europoli, dhe interpoli passportën e tij me identitet tjetër, pra me identitetin Arben Lazri në tetor 2015 e ka bere shefi i komisariatit 3 Elton Allushi me porosi te Besmir Qebinit, ky i fundit vetë mori praktikën doraz  me porosi të Emiljano Shullazit, Qebini dhe Elton Allushi të dy nga tepelena dhe shokë të ngushtë.

(2). Alban Trimi i cili ka qenë prezent kur u vra Elton Cica ështe oficer policie shok me Besmir Qebinin.Ky i fundit ka prezantuar Alban Trimin me Elton Cicën.

Elton Cica (viktima) ka bere trafik droge me kushirinjt e Besmirit me Klejdi dhe Silver Qebini pjestar te grupit të Eltonit (viktimes).

Besmir Qebini ka prezantuar Elton Cicën me Emiljano Shullazin nepermjet oficerit Alban Trimi dhe i mbante në kontakt.

Sajme Qorri cdo kontakt me bandat i mbante me Besmir Qebinin dhe ky i fundit i mbante nëpermjet oficerit Alban Trimi,me këte linje mbaroheshin punët dhe ndaheshin leket.”

Alban Trimi ish shefi antidroges njeriu me i poshtër që mund të ekzistojë. Është nje mashkull i cili është pasuruar me lek të pista për shkak te detyrës.

Alban Trimi leket vetem ne pak muajt kur ushtronte detyren e shefit te antidroges bleu apartamentin luksoz tek Komuna e Parisit

Po makinen luksoze pse vetem tani

“Gjynaf i zotit kush na perfaqeson.”

Kategori
Uncategorized

Kush ngre shkëmbinjtë, mohon Perënditë.

sizifiNë çastet e para që u dha dënimi i Sizifit “me Ferr, me shkëmbin mbi shpinë”, shumicës iu duk se, megjithatë, perënditë qenë treguar disi zemërbuta…Të tjerë e kishin pësuar shumë më rëndë

Nga Pirro Loli

Të bësh një punë të padobishme mijëra vjet, pa asnjë shpresë, të hipësh e të zbresësh në një majë mali, me një shkëmb mbi shpinë mijëra vjet, nga maja në humnerë e anasjelltas, mijëra vjet….,

Në çastet e para që u dha dënimi i Sizifit “me Ferr, me shkëmbin mbi shpinë”, shumicës iu duk se, megjithatë, perënditë qenë treguar disi zemërbuta…Të tjerë e kishin pësuar shumë më rëndë. Ndoshta se Sizifi ishte njeri i ditur dhe një autoritet i njohur shoqëror e shtetëror. Zeusit sipër, nuk i interesonte një valë e re zemërimi, qoftë dhe e heshtur si në kohën e Prometheut. Dikush tha se Sizifi kish bërë autokritikë, se perënditë ishin ndarë.. etj, etj. Sidoqoftë, pak e kuptuan se dënimi qe shumë   i rëndë, e ndoshta më i rëndë se djegia në flakët e Ferrit dhe se ky dënim ishte i pashembullt në historinë mijëvjeçare të Zeusit…

Që nga shkurret poshtë në popull e deri në majat e Olimpit, te froni i perëndive, u fol për faje të rënda të Sizifit, si një rebel i pandreqshëm, madje , pak ditë më vonë, si një nga agjentët më të rrezikshëm kundër Olimpit. U tha, madje, se një profet mjekërbardhë  as nuk e pranoi në bisedë për ndonjë parashikim lehtësues të mundshëm..   “Ik, i tha ai, nuk të ndihmoj dot, vendimi për ty është marrë në Olimp. E pastaj kishte shtuar : “Nuk të lejohej ty, që në shtëpinë me xhama, të luaje me gurë….”..   Thanë se kish bërë faje të rënda, në fillim se qe treguar mendjelehtë dhe se nuk dinte të sillej me perënditë, thanë se ishte treguar i pabesë ndaj Jupiterit dhe nuk ia mbajti sekretin (Jupiteri kish shtënë në dorë Eginën, vajzën e Azopit dhe Sizifi ia tregoi të atit të vërtetën me kusht që t’i jepte ujë kështjellës së Korinthit; thanë se në prag të vdekjes kishte provokuar rëndë gruan e vet duke e urdhëruar që ta hidhte trupin e tij në mes të qytetit, të pavarrosur. Kjo ide binte në kundërshtim me frymën zakonore të Olimpit dhe ai u dënua me zbritje në ferr; thanë se atje mashtroi Plutonin duke i marrë leje  të dilte ca kohë nga dënimi e, sipër në tokë, u shkri me gëzimet e jetës, u zhyt në buzëqeshjen e diellit e të detit, u harrua nëpër shalët e grave dhe si ushtar i padisiplinuar e theu lejen .. “pa në djall le të vete”..; thanë se krimi më i rëndë , që e kishte bërë  Plutonin , perëndinë e vdekjes, dhe vetë Zeusin të tërbohej nga zemërimi, ishte se Sizifi kishte kapur vdekjen dhe e kishte lidhur me zinxirë. Pasojat qenë të çuditshme, madje siç u shpreh Athinaja, qenë katastrofike…Asnjë nga njerëzit nuk vdiq për aq kohë sa vdekja mbahej në zinxhirë.. Për këtë u mblodh shtabi në Olimp dhe vendimi u dha i formës së prerë. Sizifi kish guxuar të ndeshej me Zeusin dhe dinakërisht i kishte marrë tapitë e vdekjes dhe i kishte hequr nga duart rrufetë..

 

*   *   *

Mijëra poetë kanë shkruar për Sizifin, në mijëra variante, shekuj të tërë janë grindur me shoshoq në është apo nuk është fajtor ai dhe njerëzit ndahen më dysh në fajësinë e tij, por një gjë dihet e sigurt, ai u dënua nga Perënditë , pa gjyq, pa dëshmitarë. Kështu kishte ndodhur edhe me Prometheun, edhe me Tantalin para tij….,   kështu ka ndodhur edhe për miliona e miliona sizifë të vegjël më pas, që,  të rebeluar ndaj autoriteteve, mbretër perandorë a diktatorë, kanë guxuar ta shohin sy më sy të vërtetën, e kanë shpallur atë dhe janë ndëshkuar pa gjyq…

Unë jam në anën e atyre që mundohen të shohin në natën e pafund të njeriut dhe guxojnë të tregojnë me gisht edhe Zeusin fajtor.

 

*  *  *

Le të dalim pak nga logjika e sendeve që përgjithësisht të imponohen me të vërtetat direkte të natyrës e të mishit, të moralit e të zakonit dhe drejtësinë e gjykojnë apriori, vetëm si përplasje të lëndës me lëndën…Sizifi është personazh metafizik. Ai është hije, shpirt, ide, imazh siç janë dhe trojet e tij, Ferri e Parajsa, sajesa imagjinare të poetëve, kësisoj, çdo gjykim në lidhje me të si lëndor, ia heq anën mjegullore dhe enigmatike, e çmitizon atë, duke na detyruar të përballemi me arsyen racionale, ku veprojnë ligje të tjera dhe jo pak spekulime moskuptimore. Ai bëhet antilëndë ose shpirt, ose imazh, qëkur fillon ndëshkimin në Ferr. Prej këndej, nga dhomat e torturës, ai ka nxitur fantazinë e njeriut në mijëra vjet përtej asaj që dihet, pra, përtej anës materiale ose lëndës. Ngjitjet dhe zbritjet e tij nga maja e malit në humnerë dhe anasjelltas me shkëmbin mbi shpinë, gjithsesi janë simbolike. Ai është hero tragjik sepse e di ç’ ka bërë, di fajin dhe ndëshkimin, njeh majën dhe humnerën dhe sidomos peshën e shkëmbit mbi shpinë. Të gjitha këto e thërrasin në orët e ndërgjegjes e të kthjellimit të tij, të vetëkuptimit të tij. Duke zbatuar pikë për pikë ndëshkimin ai sfidon kundërshtarët. Dhe ai e di që nuk ka shpresë që një ditë ta vendosi shkëmbin në majë e shkëmbi të mos rrokulliset më. Po si i bëhet pa asnjë shpresë? Pse thotë A. Kamy se shpresa depërton përmes nënshtrimit ? E , nëse e pranojmë se dhe vepra më e trishtuar seç ka një klithmë shprese, atëherë Sizifi pushon së qeni enigmë. Nëse do kish shpresë, ai tashmë do qe harruar. Nëse do kishim të bënim me nënshtrim, do rrëzohej krejt godina e mitit dhe Sizifi nuk do dënohesh fare. Sizifi i nënshtrohet vetëm absurdit. Sizifi ka një krenari të brendshme që gjithsesi të bën të mendosh se ai është i kënaqur dhe ndëshkimi i tij në atë pamje që e di gjithë bota është vetëm aparenca (dukja)

 

*  *  *

Ka diçka që e di vetëm ai. Ka një sekret të brendshëm që e mban gjallë, madje gjithnjë e më të fuqishëm në mijëvjet. Çdo herë që ai e ngre shkëmbin në majë, pakkush e ka vënë re se shkëmbi ngjitet një mm, një cm, a një dm më lart se herën e fundit, e, rrjedhimisht shkëmbi në bazë të peshës dhe lartësisë do bjerë në humnerë, një mm, cm, a dm më thellë. Është etja e Sizifit për dije, për zbulime në art, shkencë a në çdo fushë të jetës. Është çmenduria e monotonisë vrastare të krijimit. Kështu pak nga pak, milimetër pas milimetri tërë jetën intelekti i njeriut, me shkëmbin mbi shpinë kërkon suksesin, kërkon, kërkon ndoshta dhe Zotin që nuk e ka gjetur askush. Udhëton drejt vetvetes, heshtazi dhe gjen  një të vërtetë akoma të paformë. Kështu pikë pikë si pikat e ujit që në qindra e mijëra vjet shndërrohen në shtiza guri (stalaktide e stalakmite) A thua kjo është rezultat i burgosjes së pikës së ujit në shpellë, a dënimit të Sizifit ne Ferr? Dhe pika e ujit ka rebelizmin e vet. Mjerë ajo qenie që nuk di të rebelohet! E, pra, Sizifi, i burgosuri i përjetshëm, ka një gëzim të brendshëm, të heshtur që i jep krahë e energji. Ai zotëron plotësisht fatin e tij, pasionin e tij, shkëmbin e tij, brengën në zemër që e nxit, gjakun blu që i thërret nëpër damarë, prushin e brendshëm që i përndez buzët e përgjakura nga kafshimi i mollëkuqes së ndaluar të Adamit. Ai e zotëron plotësisht inteligjencën e vet, e pse jo dhe dhuntinë dhe gjenialitetin. Ai e di se “gjenialiteti s’është asgjë tjetër veç ajo inteligjencë që njeh kufijtë e vetvetes”(A. Kamy)

*  *  *

Eprorët që nga më të vegjlit deri te perandorët e diktatorët hyjnë në pakënaqësitë e njeriut. Dhe shteti. Që sado demokratik të jetë, pas çdo ligji, parashikon dhe sanksionet përkatëse të  moszbatimit dhe numrin e policëve dhe armët në depo. Dhe Zeusi që nëse e kundërshtoj, më qëllon me rrufe dhe më dërgon shqiponjën të më sqepojë në mëlçi. Zërat që grishin kundër tyre janë të pafundmë, janë zërat e tokës si burimet që shpërthejnë për të takuar heronjtë. Konfrontizmi është borë e qetë që i mbulon dhe i rrafshon gjurmët e krimit, është heshtja e anës tjetër të medaljes, pamundësi e shprehjes amorfe të masës, ose lumturia shkretinore e Saharës.    T’i biesh murit me kokë, absurde është natyrisht. Dhe absurdi është kokëkrisje për përmbysje. Absurdi është divorc me ligjin e me dreqin. Absurdi –siç thekson Kamyja -ka kuptim vetëm në atë masë që kundërshtohet, sepse absurdi i shkatërron kornizat e arsyes…   Shkëmbi i Sizifit vazhdon rrokullisjen e tij si një planet që e tërheq graviteti i humnerës ( i sukseseve dhe dështimeve) për të filluar ngjitjen përsëri në mëngjes. Dhe ai është simbol. Shpendi i domosdoshëm i hapësirave qiellore të kërkimit, lëndë yllësore e magjike, dukuri e lartësive dhe humnerave e njëkohësisht i një lodhjeje sfilitëse. Por maja dhe humnera nuk janë vetëm antonime.

Sizifi ose njeriu i ditur që vazhdimisht do të mësojë e të zbulojë, është gjithmonë në rrugë, gjithmonë në të përpjetë, gjithmonë me shkëmbin mbi shpinë. Sepse ai është i ndërgjegjshëm për pamundësinë e arritjes në majë. Ai është Prometheu i dijes gjithmonë në kërkim. Odiseja vdiq i plakur në Itakë dhe pas mbërritjes u harrua siç do ishte harruar Sizifi po të deklaronte qoftë dhe njëherë : “Ja , më së fundi e vendosa shkëmbin mbi majë të malit”. Sizifi është viktimë e intelektit të tij, viktimë e atyre të vërtetave unike që nuk mund të tjetërsohen. Ai bëhet mendimtar superior, simbol i atij intelekti që i gjen shtigjet edhe atje ku rrugëkalimet janë të mbyllura e të ndaluara. Është përpjekja mbinjerëzore për të kuptuar të vërtetat kulmore e supreme të qenies, ose për të depërtuar në atë “diçkanë” në vetvete që Kanti e quante të pamundur. Në fakt Sizifi është antikant, sfidues i të gjithë atyre që i vënë kufizime mundësisë së njohjes. Talentet e rebeluara janë gjithnjë në anën e Sizifit. Ti mund të thuash dhe të dështimit. Po, po le të provonim të gjithë të dështonim, le të provojmë të mbajmë mbi shpinë secili shkëmbin e vet. Një shpirt që njësohet me sakrificën, me dhimbjen dhe e shpall atë, në fakt triumfon, “- njëlloj si besimtari që në dështimin e tij, gjen ngadhënjimin e tij”(Kierkegard). Duke u munduar të lexohen saktësisht simbolet, kuptohet se Sizifi është drama e stërmundimit të vet. Duke pasur parasysh konstatimin e Homerit se Sizifi ishte më i dituri rob i gjallë, ai bëhet simbol i mendjes njerëzore, aparat i atij mekanizmi të tejdukshëm të të menduarit. Dhe mali s’është i zakonshëm, mal, por fondi, thesari kolosal i dijeve që ka grumbulluar njerëzimi përmes sakrificave dhe ngjitjeve të të gjithë sizifëve. Pra, Sizifi i ngjitet malit të dijes me dije, me ide, me mendim. Kudo, të gjitha përvojat, kanë treguar se gjithmonë paraprin mendimi. Ky çan male e dete e kontinente e galaktika. Është abstraksioni që paraprin, pastaj realizimi. Qielli abstrakt pastaj toka e konkretizimit dhe verifikimit.

Tani e kemi më të lehtë të konkludojmë se shkëmbi mbi shpinë nuk është shkëmb, por ai talenti personal, dhuntia, aftësia personale, frymëzimi magjik që të thërret për zbulime, art apo shkencë, aq sa, një mm, një cm, një dm po, plus ama, plus asaj që kishim arritur më parë. Sa e sa shkencëtarë, shkrimtarë poetë e artistë nisen në të përpjetat e malit, dhe nuk arrijnë dot të arrijnë në majë, nuk arrijnë dot të rrukullisen,  sepse nuk e kanë shkëmbin e nevojshëm mbi shpinë, shkëmbin si barrë, si mundim, si torturë, shkëmbin si talent dhe përgjegjësi. Me dy guralecë në xhepin e sahatit, nuk nisesh dot në tregun e vështirë të dijes e s’mund të lozësh rolin e përfaqësuesit. Shumica e njerëzve janë dekori i përfundmë, pylli i shkurreve në bishtin e malit. Shkëmbi që thamë nuk është i lehtë, është pika e ujit që krijon gurin, është ankthi i përjetshëm që të shkurton jetën, ankthi torturues i reagimeve, gjykimeve, vlerësimeve, kritikave të bashkëkohësisë..

Por Sizifi vazhdon rrokullisjen spektakulare të vetvetes që nesër të fillojë përsëri ngjitjen mbi mal. Dhe ka vetëm një ligj:

“Kush ngre shkëmbinjtë, mohon perënditë….”

Kategori
Uncategorized

Shënjestrat e “FBI-së” shqiptare.

18 SimultanjaSPAK (Struktura e Posaçme Antikorrupsion) që do hetojë Ramën, Berishën dhe Metën, e pavarur prej prokurorisë dhe nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. A do të ketë për Tiranën një skenar si ai i Bukureshtit, Zagrebit e Shkupit, ku drejtues dhe ish-drejtues të lartë të shtetit përfundojnë në qeli?!

Nga Vladimir Karaj

Tani pak njerëz e dinë çfarë është SPAK. Ata që e dinë janë vetëm një grusht njerëzish që me gjasë do jenë edhe njerëzit në shënjestrën e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe po ashtu të vetmit të shqetësuar realisht prej fatit të saj. SPAK, i programuar të ketë 10 prokurorë dhe një dorë ndihmë nga Byroja e Hetimit, një polici speciale e krijuar pranë saj, ka në shënjestër rreth 500 zyrtarë të lartë dhe vetëm kaq. Ndërkohë, diku më pak se 50 emra, të cilët mund të listoheshin lehtësisht do jenë edhe tabela kryesore e qitjes, përfshi këtu 3 kryeministra me rol aktiv në politikën e ditës dhe të tjerë të mënjanuar prej saj dhe një grusht ministrash, që bëhen objekti më i lakmuar i këtij institucioni. Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta e disa dhjetëra ministra do jenë objekti i veçantë i hetimit të SPAK edhe pse prokurorët kanë nën mbikëqyrje edhe gjykatës e zyrtarë të tjerë të lartë dhe po ashtu edhe krimin e organizuar.

Shembujt rreth e rrotull në Kroaci, Bullgari, Rumani e së fundmi edhe në Maqedoni flasin po ashtu për një “forcë brutale” të goditjes kundër zyrtarëve të lartë. Të paktën dy kryeministra janë arrestuar dhe dënuar. Mjaft zyrtarë të tjerë të këtij niveli u kanë dhënë fund karrierave politike, duke përfunduar në qeli burgu.

SPAK mund të jetë shpejt një shkurtim mjaft i famshëm. Ai po ashtu mund të jetë institucion kyç në ndryshimin për mirë ose për keq të Shqipërisë, kështu që dhjetë emrat që do marrin përsipër këtë punë do kenë jo pak barrë mbi supe. Ndërkohë, politika po përtypet. Miratimi i reformës, ashtu siç ajo propozohet me ndërhyrje prej Komisionit të Venecias dhe OBDAT e EURALIUS nuk është kaq punë e thjeshtë. Mjaft prej atyre që e kanë marrë dhe parë këtë çështje u duket në fakt e “habitshme” që palët në politikë po ftohen të miratojnë një ligj, i cili në teori duhet t’i zhveshë ata prej imunitetit të të paprekshmit.

Në fakt, ka një qartësi tashmë. Asnjë prej palëve nuk duket aq e vendosur sa në fillim përtej deklaratave publike. Lojërat e shumicës që më shumë se njëherë kanë provokuar me drafte të nxituara për Byronë e Hetimit, apo ato të opozitës që flet për pranim, por pastaj sulmon pjesë të draftit. Ky i fundit në total ka pasur vetëm dy mbështetës të pandryshueshëm. Bashkimin Europian, që shpreson përmes kësaj reforme ta bëjë Shqipërinë një kandidat të denjë, dhe SHBA-të të angazhuar në mënyrë strategjike për Shqipërinë.

Kjo duket është dhe forca që i shtyn palët drejt miratimit. “Turpi” që u përmendi ambasadori amerikan deputetëve do ishte diçka që ata do e gëlltisnin lehtë, nëse kjo nuk nënkupton që mund të “linçohen” publikisht prej ambasadorëve të BE e SHBA dhe se kjo do u jepte fund karrierave politike.

Pushteti i ambasadorëve në fakt nuk është një pushtet magjik. Ajo është një forcë që shtetarët shqiptarë e kanë lëshuar me dashje ndër vite, në përpjekje për të justifikuar qëndrimet e tyre jo dhe aq të pajtueshme. Më shumë se kaq, akuzat dhe kundërakuzat, një pjesë të vërtetuara, që palët kanë shkëmbyer, e kanë delegjitimuar politikën vendëse. E dalë përgjithësisht prej zgjedhjesh të kontestuara e të kontestueshme, politika shqiptare nuk ka as forcë, as themele të forta për të kundërshtuar imponimin.

Në Tiranë, prej njerëzve që janë vënë ta kundërshtojnë reformën prej forcash politike të strukturuara tashmë nën hijen e saj, kjo shpesh shihet si punë ambasadorësh, por gjasat janë për një politikë strategjike të BE dhe SHBA, që pak ka të bëjë me emrat e ambasadorëve të momentit dhe vullnetet e tyre. Kjo u konfirmua prej vizitës së Xhon Kerry-t në Tiranë dhe prej mesazhit që Rama mori në Uashington, që “refuzuesit” e reformës përpiqen të mos i lexojnë drejt e drejt.

SPAK është një prokurori e pavarur nga prokuroria. Kjo është garancia e parë. Dy institucionet do të kenë paralelisht nën mbikëqyrje politikën, gjyqësorin dhe një sërë institucionesh të larta. Megjithatë, analisti Artan Hoxha mendon se numrat e menduar për SPAK nuk janë të mjaftueshëm për sa kohë atij i takon të hetojë edhe krimin e organizuar. “Thënë ndryshe, fusha e veprimtarisë së SPAK zgjerohet ndjeshëm ndaj, mendoj se 10 prokurorë, qoftë ky edhe si numër minimal, të parashikuar nga projekti i ndryshimeve kushtetuese për një fushë të zgjeruar janë shumë pak. Ky numër minimal duhet se paku trefishuar”, tha ai për MAPO, duke vënë në dukje se një mendim përfundimtar mbi suksesin ose jo të institucionit do mund të jepej vetëm në momentin kur procesi i draftimit të ishte mbyllur dhe kur ky proces të kishte krijuar të njëjtën pavarësi prej qeverisë edhe për Byronë e Hetimit.

Hoxha beson se kjo e fundit mbetet ende në një fushë jo të sigurt dhe që mund të cenohet prej ndërhyrjes së qeverisë aktuale. “Shpresoj që kjo të qartësohet e saktësohet e shpresoj që nuk kemi të bëjmë me një formulim aq ‘elastik’, saqë të lejojë që pasi të miratohen ndryshimet kushtetuese, me një ligj të veçantë njësia hetimore-policore të kthehet në variantin e parë të Byrosë së famshme të Rilindësve dhe jo nën SPAK”, thotë Hoxha, duke ironizuar edhe me përpjekjen e mëhershme të qeverisë për ta vendosur institucionin nën kontrollin e Ministrisë së Brendshme, që u kundërshtua prej opozitës. Ligji ndërkohë parashikon qartësisht varësinë e re.

“Njësia e posaçme hetimore raporton vetëm te Prokuroria e Posaçme”, thuhet në draftin për të cilin ambasadorët do të shkojnë të kërkojnë votëbesim në grupet parlamentare gjatë javës që vjen.

Kjo u pa si lëvizja e fundit para se parlamenti të jetë “i detyruar” të shqyrtojë dhe miratojë apo rrëzojë Reformën në Drejtësi. Kjo e fundit parashikon tashmë qartësisht përmbysje të sistemit të drejtësisë në vend dhe supozohet se mund të kthejë besimin te ky sistem edhe pse implementimi i gjithë asaj që parashikohet do marrë kohë dhe rezultatet nuk do jenë të dukshme menjëherë. Reforma ndër të tjera pritet të trajtojë me ashpërsi fillimisht anëtarët e gjyqësorit dhe prokurorisë. Këta përveç testeve profesionale do të kalojnë nën lupë dhe do duhet të dëshmojnë se nuk kanë abuzuar me pushtetin që kanë pasur deri tani. Nëse ndonjë prej tyre nuk arrin të dëshmojë se pasurinë e ka legjitime, ai shkarkohet automatikisht dhe automatikisht është i detyruar të sjellë vetë prova për këtë pasuri. Reforma pritet kështu t’u japë fund justifikimeve “para të fituara në emigrim” apo “dhurimeve”.

Ky mund të jetë shansi për fundin e një sistemi, në të cilin pak njerëz besojnë, ndërsa prova e tij do të jetë fillimi i hetimeve mbi pushtetin. Nëse njësia e posaçme do të dëshmojë veten të aftë kjo do të varet shumë prej kohës. Sigurisht në objektin e hetimit prej njësisë janë një numër jo i vogël zyrtarësh qendrorë e lokalë, po ashtu i gjithë sistemi gjyqësor dhe madje edhe krimi i organizuar, por njësia dukshëm do jetë e fokusuar te krerët e piramidës. Të paktën 4 kryeministra duke përfshirë aktualin dhe atë që u largua nga detyra në 2013 dhe ministrat e tyre do jenë objekti i lakmuar i SPAK.

Për shumë njerëz të pozicionuar apo jo politikisht, SPAK duket se po krijohet enkas për të vënë para drejtësisë këta emra që ja kanë dalë deri tani përtej akuzave, t’i shpëtojnë drejtësisë dhe hetimeve të plota. Palët flasin vazhdimisht tashmë për “frikë” edhe pse e vendosin atë në anën e kundërshtarit, kjo me gjasë është e vërtetë për të gjithë, edhe pse asnjë prej palëve nuk është e sigurt se cili do jetë fati i SPAK dhe kush e si do ta drejtojë atë.

Kategori
Uncategorized

BBC: Ikën Edi Rama, vjen Erion Veliaj.

erion veliaj - edi rama

Edi Rama ikën dhe vjen Erion Veliaj si kryeministër. Në këtë konstatim ka arritur BBC në një shkrim të botuar nga gazetari Andrew Hosken, i cili ka qenë në Tiranë për të realizuar një shkrim në lidhje me masat që po merr Shqipëria për të hyjë në BE. Madje që në titull thuhet se ne nuk duam të jemi jashtë Europës.

Hosken ka intervistuar dhe Kreun e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe ai ka thënë se Evropa nuk mund të konkurrojë me Rusinë me avionë dhe bomba dhe se ka qënë fuqia e botë, që ka bërë që Europa të jetë kjo që është sot.

Veliaj ka shtuar përmes një batute: “T’i thuash dikujt që është në epiqendër të jetës publike europiane se jeta është më e mirë në stolat e pasmë të Evropës dhe larg vendimmarrjes, kjo kërkon shumë besim.”

Ndërsa gazetari e sheh Shqipërinë kështu:

“Që prej rënies së regjimit në vitin 1991 dhe me ardhjen e demokracisë, Shqipëria ka luftuar për të trajtuar të shkuarën e saj komuniste. Politikanët e korruptuar, madje edhe gjyqtarët, kanë penguar rrugën e integrimit në pjesën tjetër të Europës. Edhe një numër ish-komunistësh kanë arritur të mbijetojnë në pushtet. Shqipëria e sheh anëtarësimin në BE si shenjën më të fuqishme se dekada të tëra izolimi kanë marrë fund”.

Kategori
Uncategorized

Dekriminalizimi i medias – Nga Dr.Enver Bytyçi.

Untitled-1 [1]

Nga Dr.Enver Bytyçi 

Shqipëria po kalon një proces unik ne histori. Sapo ka filluar ajo qe quhet proces i dekriminalizimit. Ka nis me parlamentin, sepse nuk mund te behet shteti kur kriminelet bejne ligjet e tij. Ky parlament ka humbe funksionin, qellimin dhe misionin e tij. Prandaj nuk eshte me parlament. Reforma gjyqesore po behet me dhunen e nderkombetareve per te dekriminalizuar gjykatat, prokurorine dhe policine gjyqsore, me qellim vendosjen e drejtesise ne kete vend.

Po media si pushtet i katert a eshte e inkriminuar dhe a duhet dekriminalizuar? A mund te kete sukses ky proces, nese media qendron jashte tij? Une besoj se pa dekriminalizimin e medias nuk mund te kete dekriminalizim te shoqerise e te institucioneve te shtetit. Media shqiptare, me perjashtime te pakta, eshte produkt i te njejtes mendesie kriminale e mafioze si edhe te pushteteve te tjera.

Nese politika kriminale synon pushtetin e dhunes dhe parane, te njejten ben media ne Shqiperi, te kape parane permes korrupsionit, presionit mediatik dhe daljes nga misioni i saj per t’i sherbyer opinionit publik. Politika, legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqesori i korruptuar dhe inkriminuar ka nevoje per aleate. Aleati me i vlefshem per ta eshte media, sepse ajo eshte i vetmi instrument qe shtremberon dhe manipulon realitetin, te verteten. Nese ndjekim gjendjen ekzistuese te medias, veme re lehtesisht se media dhe pushtetet e tjera jane njesoj te kompromentuar ne korrupsion, paligjshmeri dhe kriminalitet.

Vetem ne Shqiperi ndodh qe media te vendose para kameras kriminelet vrases gjakftohte te denuar ne burg per jete dhe te fyeje e neperkembe viktimat e tyre. E gjitha ne funksion te parase, politikes dhe krimit. Nje bote humane nuk evokon vrases e kriminele. Bota mediatike shqiptare bashkepunon cdo dite me kriminele te denuar e ne kerkim, thjesht per te mbrojtur boten e krimit sipas skemes “Beji pis mediatikisht te gjithe, me qellim qe publiku te mos marre vesh kurre kush eshte e kush nuk eshte kriminel, i korruptuar, hajdut, mashtrues, trafikant”. Kete skeme e mundeson media, sepse vetem ajo ka atributin e percimit te mesazhit politik kriminal ose jo te publiku. Ne nje vend ne gjendjen tone te mjerueshme mediat do te kishin specializuar moderatoret me te mire per te mobilizuar njerezit ne protesta.

Ne Shqiperi nuk ndodh kjo, edhe pse salla e parlamentit eshte mbushur me kasape, edhe pse kryeministri e percjell me garanci vrasesin kriminel ne kufi pa i vene vule ne pasaporte, edhe pse deputeti pranon krimet e tij te mohuara sistematikisht nga kryeministri. Skandale si keto jane te paprecedenta ne historine e shteteve. Nuk ndodh diku tjeter qe shteti te coje ne polici 38 mije qytetare per mospagese energjie e nga ana tjeter te armatose dhe te mbeshtese me logjistike e polici banden me te famshme te krimit, shullazet. Ndersa mediat, akademiket e shantazhuar bejne te paditurin. Mediat tona ende vleresojne si shtetberese aksionin e dhunes kunder varfanjakeve dhe nuk denoncojne lidhjet e shtetit me bandat e krimin. Mark Frroku pranoi me ne fund se eshte nje politikan kriminal.

Mediat prej kohe kane mobilizuar opinioniste qe te mbrojne krimet e Mark Frrokut. Keta opinioniste kane bere me fanatizem avokatine e krimit me porosi e recetat e kryeministrit. Po tani qe krimineli deputet pranoi se eshte i tille, a ndjehen sado pak bashkepunetor te tij?! A do marrin perseri keta pjese ne mbrojtjen e kriminelit politik te radhes, apo do te kerkojne ndjese?! Nese i numrojme raste te tilla te inkriminimit te medias dhe emisioneve opininiste te tyre, do te duhej nje studim gjitheperfshires. Por ajo qe mbetet ka te beje me moralin e saj. Misioni i medias eshte e verteta per publikun. Nderkohe per fatkeqesine tone, ky mision eshte shqetesimi i fundit per per pronaret mediatike. Shqetesimi kryesor i tyre jane parate e paligjshme, jane tenderet dhe lejet e ndertimit. Ne vendse informacion, emisionet televizive jane shnderruar ne emisione afariste biznesi. Biznes per pronarin, biznes per drejtuesin e stafin e emisionit.

Keshtu menjanohen vlerat, se ato nuk kane lidhje me biznesin. Vendin e tyre e zene antivlerat. Kjo eshte tragjedia mediatike e jona. Nuk po shkruaj per raste konkrete kur pronaret mediatike urdherojne lincimin e njerezve deri ne lendime, fyerje e ne shkelje te te drejtave te njeriut. Pse? Sepse personi ne fjale e ndau ne dy pjese fondin e reklames, pra njeren pjese ia dha televizionit rival. Nje analize e nje studim i thelluar do te nxirrte ne pah pse televizionet tona i mbyllen 13 emisione investigative, te cilat funksiononin para qershorit 2013.

Por mediat tona duhen vene ne lupen e investigimit dhe hetimit ligjor ne cdo pikepamje, deri te respektimi i te drejtes njerezore e profesionale te gazetareve, deri te ballfaqimi i informacionit me faktet e shtremberuara. Nga tenderet e deri te lejet e ndertimit. Procesit te verifikimit te veprimtarise mediatike ne perputhje me ligjin i duhet shkuar deri ne fund, si kusht per dekriminalizimin e medies. Media dhe hetimi i saj duhet te jete objekt specifik i reformes gjyqesore ne Shqiperi. Pa dekriminalizimin e medies nuk do mund te arrihet jeta normale si ne nje vend e ne nje shtet normal te se drejtes.