
Shkruan: Mevi Rafuna
Arrestimi i disa personave për terrorizëm në Kosovë, kaloi në heshtje.
Kjo ndoshta nga frika apo që këto grupe tani janë më të fuqishme sepse ka dekada që kjo idelogji e cila tjetrin që është ndryshe dhe që mendon ndryshe, tenton që në çdo mënyrë ta likuidoj.
Si fëmi e mbajë mend, se ne edhe kur i mbanim apo festonim festat fetare çdo gjë ishte në korniza normale,- sepse para së gjithash ishim shqiptarë dhe ndiheshim të tillë.
Fill pas luftës më kujtohen dy vajza moderne, me gjinse dhe bluza që kishin jetën përpara dhe nuk shkoi larg ato u konvertuan në këtë frymë, duke vënë shaminë të cilën gjyshet tona,me fanatizëm dikur e kishin larguar.
Dhe nuk shkoi shumë larg kur kjo frymë mbuloi gjithë shoqërinë në Kosovë.
Sa për shpjegim nuk kam asgjë personale ndaj asni feje,mënyra se në çka besoj apo nuk besoj është krejt subjektive që më takon vetëm mua.
Por më pengon kur ideologjitë qoftë politike, qoftë fetare marrin kahje dhe shtrihen edhe në hapsirën time dhe në ajrin tim ku frymoj.
Dhe ky degradim filloi me shoqata dhe OJQ të ndryshme të cilat në emrin e humanizmit dhe fesë u shtrien në shoqërinë tonë.
Këtu më s’kemi të bëjmë me humanizëm por me biznes; i cili ju shkon përshtati agjendave të ndryshme të cilat me domosdo kërkojnë që Kosovën,ta largojnë nga Përendimi dhe ta pengojnë të rikthehet në origjinën e saj.
Unë si nxënëse në gjimnaz dëgjoja një profesor i cili ishte indokrinuar i cili e shfrytëzonte orën e tij mësimore, ta përhapte idologjinë e tij duke sharë dhe mallkuar qafirat që sipas tij e urrenin islamin.
Dhe nuk është vetëm ky profesor, është ai doktor, ai polic, ai artist, ai politikan,ai klerik, ai sportist të cilët profesionin e tyre e shfrytëzojnë që ta përhapin ideologjinë e tyre e cila është në kundërshti me një shoqëri të lirë dhe është në kundërshti me gjithçka që është shqiptare.
Shihni se si shumë artistë që dikur i këndonin këngët patriotike kur ishim nën sundim,sot përhapin dhe i janë nënshtruar kësaj ideologjie.
Madje tendencat kanë shkuar aq larg dhe për turp saqë luftës në Kosovë dhe Heroin Kombëtar Adem Jashari duan ta paraqesin si një hero që paska luftuar për ideologjinë në të cilën këta thirren.
Më pas e kemi me ngulm thirrjen për lejimin e shamisë në shkolla tek të miturat.
E ç’është me e keqja kjo ideologji përmes shërbëtorëve të saj u lidh me çdo parti politike dhe këtë grupacion e kemi në parlamentin e Kosovës.
Një imam i kësaj ideologjie në një video fliste kështu, një mysliman i devotshëm i cili sakrifikohet për ideologjinë e tij, kur të shkoj në xhenet do i gjejë 72 hyrija të virgjëra. Edhe pse bënë seks me hyrijat atyre ju rikthehet virgjinteti me fuqinë e allahut.
Dhe është tragjike që kjo video dëgjohet nga aq shumë njerëz. Siç është tragjike që ne për këto vite,për kokë banori nxorrëm aq shumë terroristë që luftuan në Siri dhe shkuan e vrarë atje fëmijë të pafajshëm.
Kur thirremi në kauza të huaja por harrojmë kush jemi dhe ku do shkojmë.
Dhe a ndihemi shqiptarë kur thirremi se jemi 95% mysliman.
A ja vlejti gjithë ajo luftë dhe sakrificë kur sot të rinjët tanë thejnë kokën për kauza të shkretinës .
Dhe sikur t’i njihnim dhe lexonim shkrimtarêt shqiptarë sikur i dëgjojmë me andje imamët degradues dhe përçarës a do ishim ndryshe
