Kategori
Uncategorized

Samit, ambasadorë kombi apo lypsat e diasporës.

E vërteta e samitit te diaspores nga Tomorr Demiraj, ish kryetar i degës së PS Selanik.

Vertet syri sheh vetem lëpires pjatash.

@@@@@

Ku jane aktivistet, poetet, gazetaret e dikurshem te emigracionit.

Ku jane ata qe i vune shpatullat halleve dhe problemeve te emigranteve

Ku jane ata qe organizonin tubime ne sheshet kryesore te greqise per mbrojtjen e te drejtave te te gjithe emigranteve.

Ata ishin dhe jane qytetare me dinjitet, dhe jo lepires ashtu siç i doni për ti perdorur, ju babëzi-qeveritarë, diplomatë dhe rrufjanë politikë.

Ja ku janë shihini ju plaçin sytë ju qe sot per interesa te ndyra, te ulta partiake organizoni lojra me xhixhilera karshi emigranteve.

Ku jane themeluesit e shoqatave dhe lidhjes se Shoqatave Shqiptare ne Greqi, ku jane ata qe organizonin takime, seminare dhe tubime.

Ku jane ata qe mblidheshin nga gjithe cepat e Greqise dhe protestonin ne Athine dikur?

Ku janë ku!!!!???

@@@@@@@

Jo jo nuk jane keta perfaqsuesit e emigranteve, por turpi dhe faqja e zeze e tij.

Lepires, servile, militante, gjithshka mund te jene…. por perfaqsues te emigranteve JOOOOOOOOOOOO.

Çdo gjë mund të ishte… edhe kamp lufte refugjatësh sirjanë në por një samit diaspore i organizuar nga një shtet…JO.

A thua u shpenzuan 700 milion lekë dhe u thirren ne atë takim shou, për ti trajtuar në mënyrë të tillë, dhe për ti diskretituar…si të pa buksa, lypsa, militantë… apo emigrante me dinjitet që shkuan atje me te ardhurat e tyre, dhe qe besoj se nuk ju duhej ajo maskaradę dhe ai trajtim i tille.

Ky diskriminim i diaspores eshte i pa pranueshem.

Kjo menyre pritjeje mbas kuintave eshte turperuese jo vetëm per organizatoret, per vete kryeministrin dhe ministrin e diasporës, por më shumë per ata ( emgrantët ) qe me te ardhurat e tyre qe dergojne ne shqiperi mbajne gjalle jo vetem familjet por dhe shtetin.

Ky trajtim mizerabël ndaj emigranteve jo vetem eshte i pa pranueshem, por dhe i turpshem.

E ne fakt ky eshte trajtimi qe Rama dhe “rilindja ju ben emigranteve shqiptare, mbas shout televiziv premtimeve dhe marrjes së votës, sidomos atyre ne greqi.

Lind pyetja ku shkuan 700 e ca milion leke per kete samit!?

😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂

Publikimi i Ish kryetarit te PS Selanik Tomorr Demiraj.

“Përshëndetje miq”

Pritja që ju bëri Tirana Diasporës ku morën me shumicë dhe titullin ”Ambasador të Kombit”

Një turp dhe një tallje ku i lanë pa buk e pa uji, hëngri kush hëngri të tjerët u ngrofën në diell.

Ambasadorët e rinjë edhe pjatat kan lëpir se nuk kish as lug as goda as letër të t’u fshirë…..pritje qesharake me tituj të mëdhenjtë ”Ambasador i Kombit”

Kategori
Uncategorized

Tirana nën shtetrrethim, forca të shumta policie në rrugët e kryeqytetit

startnws.

Tirana është nën shtetrrethim! Qytetarët nuk lejohen të levizin lirshëm në rrugët e kryeqytetit.

Frika nga protesta e opozitës paralajmëruar për ditën e sotme në afërsit të Kuvendit ka bërë që shteti të marrë masa drastike duke rethuar me polici gjithçka. Duke bllokuar rrugët e duke bllokuar kalmin e njerëzve.

Qindra forca policie mbajnë të rrethuar pedonalen mes Galerise se Arteve dhe Ministrisë së Brendshme. Policia u merr kartat e identitetit qytetare që kërkojnë të kalojnë në këtë rrugë.

 

Kategori
Uncategorized

Der Spiegel: “Pranvera ballkanike” kundër sunduesve autoritarë e të korruptuar.

“Ne jemi shteti!”: Në vendet e Ballkanit Perëndimor, njerëzit e pakënaqur dalin në rrugë kundër qeverive të tyre të korruptuara dhe autoritare. BE nuk shikohet më si shpresë për të pakënaqurit 

“Ne jemi shteti!”: Në vendet e Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri, njerëzit e pakënaqur dalin në rrugë kundër qeverive të tyre të korruptuara dhe autoritare. BE nuk shikohet më si shpresë për të pakënaqurit 

Aktualisht është e dukshme që njerëzit në rajon po dalin në rrugë pothuajse kudo.

“Për herë të parë në shumë vite, ka një moment në rajon, ku gjithnjë e më shumë njerëz nuk duan të mbyllin sytë tek makinacionet e klikave në pushtet”, –thotë politologu dhe eksperti i Ballkanit Perëndimor Vedran Dzihic nga Universiteti i Vjenës për DER SPIEGEL.

Megjithëse konsiderohet si një farë shprese, Bashkimi Europian ka humbur reputacionin e tij në terren, sepse, në sytë e shumë njerëzve, mbështetet shumë tek udhëheqësit autoritarë si partnerë politikë. Edhe politikanët e BE po shkaktojnë zemërim: Pasi partitë e opozitës në Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri deklaruan një bojkot parlamentar, Brukseli nuk u mendua gjatë dhe e preu shkurt me frazat lapidar se vetëm parlamenti mund të ishte skena e një dialogu politik dhe se opozita duhet të kthehej atje. Bojkoti është i kuptueshëm, thotë shkencëtari politik Dzhiç. “Kultura e informalitetit autoritar zvogëlon parlamentet në skena të demokracive false të rajonit”.

Një diplomat evropian i rangut të lartë në Beograd, i cili dëshiron të mbetet anonim, ka një qëndrim të ashpër kundër SPIEGEL-it me BE-në: “Ne jemi dëshmitarë të dështimit të politikës së BE-së për Ballkanin Perëndimor”. Në Komisionin e Europian në Bruksel koherenca dhe mbikëqyrja duket se kanë dështuar. Protestat masive në rajon thjesht nuk arrihen të kuptohen.

Ndoshta kjo është arsyeja pse demonstratave u mungon plotësisht një simbol që shihej shpesh më parë: flamuri evropian.

Kategori
Uncategorized

Albania’s Cold War Bunkers

Bunker and dictator Enver Hoxha’s of Albania ? During the nearly forty-year leadership of Communist dictator Enver Hoxha of the People’s Socialist Republic of Albania, over 700,000 bunkers were built in the country ? one for every four inhabitants. The bunkers (Albanian: bunkerët) are still a ubiquitous sight in Albania, with an average of 24 bunkers for every square kilometer of the country.

Hoxha’s programme of “bunkerisation” resulted in the construction of bunkers in every corner of Albania, from mountain passes to city streets. They had little military value and were never used for their intended purpose during the years of Communist rule (1945?1990). The cost of constructing them was a drain on Albania’s resources, diverting them away from more pressing needs, such as dealing with the country’s housing shortage and poor roads.

The bunkers were abandoned following the collapse of communism in 1990. Most are now derelict, though some have been reused for a variety of purposes including residential accommodation, cafés, storehouses and shelters for animals or the homeless. A few briefly saw use in the Balkan conflicts of the 1990s. From the end of World War II to his death in April 1985, Enver Hoxha pursued a style of politics informed by hardline Stalinism as well as elements of Maoism. He broke with the Soviet Union after Nikita Khrushchev embarked on his reformist Khrushchev Thaw, withdrew Albania from the Warsaw Pact in 1968 in protest of the Warsaw Pact invasion of Czechoslovakia, and broke with the People’s Republic of China after U.S. President Richard Nixon’s 1972 visit to China.

His regime was also hostile towards the country’s immediate neighbours. Albania did not end its state of war with Greece, left over from the Second World War, until as late as 1987 ? two years after Hoxha’s death ? due to suspicions about Greek territorial ambitions in southern Albania (known to Greeks as Northern Epirus).

Hoxha was virulently hostile towards the more moderate communist government of Josip Broz Tito in the Socialist Federal Republic of Yugoslavia, accusing Tito’s government of maintaining “an anti-Marxist and chauvinistic attitude towards our Party, our State, and our people.” He asserted that Tito intended to take over Albania and make it into the seventh republic of Yugoslavia, and castigated the Yugoslav government’s treatment of ethnic Albanians in Kosovo, claiming that “Yugoslav leaders are pursuing a policy of extermination there.”

>

Albania still maintained some links with the outside world at this time, trading with neutral countries, such as Austria and Sweden, and establishing links across the Adriatic Sea with its former colonial power Italy. However, a modest relaxation of domestic controls was curtailed by Hoxha in 1973 with a renewed wave of repression and purges directed against individuals, the young and the military, whom he feared might threaten his hold on the country. A new constitution was introduced in 1976 that increased the Communist Party’s control of the country, limited private property and forbade foreign loans. The country sank into a decade of paranoid isolation and economic stagnation, virtually cut off from the outside world.

Kategori
Uncategorized

Ambasadore Kombit, apo “rilindase” që jep mësim me pagesë.

Sa euro paguej dhe paguhet nga prindërit e femijeve kjo aktiviste e “rilindjes” që ju z. Majko e dekoruat, me cmimin “Ambasador i Kombit”

Cili është kontributi i kesaj zonje apo i disa të tjerëve për emigracionin në këto vende që ju i nderoni!?

Kush ja u dergoj keta emra?

Federata, shoqatat, Ambasada, apo konsullatat?

Këta emra s’duhej te ishin politik, dhe as lëpirës të pushtetit tuaj politik….por te dilnin nga shoqatat apo federata e shoqatave shqiptare ne greqi….lidhja e mësuesve, intelektualet dhe aktivistet atje, dhe jo ju të benit gati dekoratat per ata emra që ju dergoj Ambasadorja apo z.konsulle e përgjithëshme Selanik dhe Janinë, për ti vënë ne listen e atyre qe do dekoroheshin .

E sa rendesi ka sa merte….

Ajo mesuse “humane” merr 100 euro ne jave nga femijet.

Ajo i merrte dhe i merr çdo prindi 5 euro për fëmijë në muaj.

Kemi emrat dhe faktet e pa tjetersueshme me ze e figure, ku vertetojne qe kjo mesuese nuk eshte humane por me pagese.

Ky eshtë mësuesi human i diaspores, siç janë me dhjetra të tjere, apo nje i punesuar (shkolle private) nen hijen e shoqates qe nderohet nga shteti shqiptar!?!?!?

(Ndjese mesuesve te gjuhes shqipe pa pagese ne greqi)

Marr shkas per kete shkrim nga nje publikim i vjeter i nje aktivisteje, Valbonës themeluese e shoqates se kavalles.

Valbona ka kohe qe denoncon abuzimin marrjen leke nga femijet te kesaj mesueseje me humanizmin e mesuesve shqiptare ne greqi

Ajo denoncon me fakte abuzimin e kesaj mesueseje që ju merrte leke femijëve… nje kontrast me humanizmin dhe atdhedashurine e mesuesve te tjere ne Selanik, Volos Athine, Kretë dhe qytete te tjera te greqise.

A u pyet shoqata e Kavalles per kete dekorim te kesaj mesuese “rilindase”!?

Jo dhe jo……

E ne fakt nese duhej kush te respektohej nga Kavalla ai duhej te ishte themeluesi dhe drejtuesi i kesaj shoqate Aleko Zeqo, fatkeqesisht nuk ka teseren e “rilindjes”.

A mund te jete kjo mesuese e paguar 400 euro ne muaj e barabarte me mësues Dashmir Zacen?

Mesuesin hero të Selanikut, mesueset e tjere po ne selanik dhe ne gjithe greqinë?

Kështu eshte kur ngaterroni mesueset dhe mesuesit humane pa pagese, me keta abuzues. (perseri ndjese per mesuesit e gjuhes shqipe ne greqi)

Kjo sepse ju nuk moret ndonje informacion nga shoqatat…lidhja e shoqatave,…lidhja e mesuesve…federata…. intelektualet, gazetaret shqiptare atje…apo aktivistet e emigracionit pamvarsisht bindjeve te tyre partiake…por nxituat neper zyrat tuaja te errta diplomatike te shkruani per militantet “rilindasit” tuaj duke harruar ata qe i kane dhene dhe i japin me shpirt per vite e vite me radhe emigracionit.

Askush nuk flet per Aleks Janaqin.

Vertet eshte i majte ne bindje, por nje altivist i shkelqyer ne mbrojtje te emigranteve, si ish themelues dhe drejtues i shoqates Selanik, ashtu dhe ish sekretar i pergjithshem i Lidhjes se Shoqatave Shqiptare ne Greqi.

Vertet ju e kethyet takimin me diasporen nje kongres “rilindas” ne tirane….sepse ju nuk keni fytyre dhe nder te shkoni dhe te takoni më emigrantet.

Ju i mashtruat ata.

Ju, ju vodhet sinqeritetin e tyre, ju vodhët dy here voten dhe tani nuk keni fytyre ti takoni sepse e dini reagimin e tyre, urrejtjen e tyre për mashtrimet ndaj tyre, prandaj dhe 70% te te ftuarve tuaj kishin ne xhep teseren e “rilindjes”

Po ndonje emigrant qytetar shqiptar me kombesi greke perse nuk ftuat apo nderuat?

Edhe ata pjesë e emigracionit, dhe emigrantë janë në greqi.

Apo ata jane me omonien, nuk i kemi ne koalicion, nuk na duhen…

Varrezat e prinderve edhe ata ne shqiperi i kane, investimet edhe ata ne shqiperi i sjellin, bizneset e tyre ne shqiperi i kane, taksat ne shqiperi i paguajnë.

Edhe ata kane kontribuar per emigracionin njesoj si ne te tjeret, pse i ndani ca te nenes e ca te njerkes, apo ata nuk jane “rilindas”.

Rrodhe rrodhe kokorrodhe, moj kasolle ku na mblodhe.

&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&

LETÈR PA ZARF NJÈ MIKU TIM

I nderuar Miku im!

Mbas asaj bisede telefonike te perzemert, e ndjej per detyre te te refej nje te vertete. Shpesh here ka ndodhur qe ne momente te caktuara kur duhet ta ngrejme zèrin heshtim ,por heshtja jo gjithmon ka efekt pozitiv. Pikerisht si sot, nje vit me pare une kam dashur ta thyej heshtjen por , por nuk arrita dot dhe pèr disa arèsye nuk e bera. Natyrisht duke shpresuar se ndofta me kalimin e kohes gjerat do te permiresoheshin e do shkonin nè vend . Por u gabova dhe per kete kerkoj sinqerisht ndjese!

Miku im ! Bashke nuk njifemi ketu ne fb, kjo miqèsia e jonè èshtè e vjeter, miqesi e paster e cila ruhet e perforcohet gjithnje e me shume , sepse ne jemi te sinqerte ndaj njeri tjetrit.

Entuziazmi Juaj ishte i pa pershkruar nga momenti kur nje miku juaj ju pati thene:” E njoh Valbonen, eshte mesuese vullnetare ne Kavalle (qytet ne Greqi)…” Une nderhyra, te preva biseden duke te thene: Jo, nuk jini kuptuar. S’behet fjale per mua dhe se keto nuk jane ceshtje personale ..dhe me kete rast ndrova dhe bisede.

Besome te lutem, nuk u ndjeva mire qe nuk ju sqarova per me teper.!

… Hapja e shkolles(kurs) shqipe ne Kavalle, ne Mars te 2013 ishte nje gezim i pa pare ndonjehere per te gjithe ne qytetaret shqipetare qe banojme ne Kavalle dhe ne zonat perrreth.

Ka kohe qe flitet e trumpetohet per mesues vullnetare ne kete zone. Madje, i eshte thurur elozhe kesaj pune vullnetare, qe vetem vullnetare ska qene kurre!!!…

Miku im ! Nuk dua te besosh qe ne qytetin e Kavalles jepet mesim falas. Mbas zerit tim qendrojne dhe shume zera te tjere. Jane zerat e prinderve te cilet edhe pse ne kushtet e nje krize te thelle ekonomike e cila ka perfshire Greqine ne keto vitet e fundit, me shume sakrifice perpiqen, per te mos humbur shqipja e bukur, perpiqen qe femija i tyre te flase, shkruaje e lexoje shqip, duke mos kursyer te paguaj qofte dhe taxi per te sjelle femijen ne shkolle.Kane kaluar tre vjet dhe ende nuk eshte degjuar zeri i ketyre prinderve….

..Pa u futur ne shifra se sa paguajne prinderit pèr femijet e tyre se sa marrin ” mesuesit vullnetare” me duhet te shtoj se me detyren e shenjte te mesuesit si nje detyre e madhe Patriotike po spekullohet duke zbukuruar gjendjen deri ne ate pike saqe” keta mesues vullnatare” vetdeklarohen gati gati si Rilindas ne kushtet e reja.

Shteti grek, organet vendore e kopetente ne bashkepunim edhe me vendin tone, per kete pune kane lejuar zhvillimin e ketyre kurseve ne ambjentet e shkollave publike greke krejt falas,, duke ju pergjigjur kerkeses se Shoqates Kulturore te Shqipetareve te Kavalles.

Shtrohet ceshtja ” Vullnatare te arsimit” pèr te mbajtur te gjalle pishtarin e gjuhes shqipe…apo pseudovullnetare , pèr te krijuar aureole artificiale pèr interesa te ngushta e meskine ?

NE PLAN TE PARE…

22 Ιανουαρίου 2012 στις 12:46 μ.μ.

Eh bir…

sa shume pate qare,

muaj te tere

ne klasen e pare.

E di or bir se te pata munduar,

por kisha frike,

jeten fillove me gjuhe te huaj.

E si nje dite do te thoje jam SHQIPETAR

kur me gjuhen meme

nuk fillove klasen e pare,

kur ne dere nje leter do shihje

dhe nga mos dija ne kosh do e hidhje

Eeeeh… shih sot sa mire kemi bere…

Ne copa letre katrore te bardhe,

mesusi te deshte Α,Β,Γ,Δ,Ε,…”

e faqen tjeter qe ishte bosh

qaje e thoshe, pse ma llangos!?

Ah bir, sa mire!

Ato nuk ishin thjesht zhgaravina

por ABC-ja e SHQIPES time…

Edhe ne vdeksha ti mos me qaj

ne dhe te huaj rrita SHQIPTAR!

(Α,Β,Γ,Δ,Ε,…)*-24 shkronjat e fjolorit Grek

Kategori
Uncategorized

1961/Sigurimi i jashtëm kujtoi se zbuloi bombën atomike, i besoi një mashtruesi italian

U vendos nga ministri atëherë nga Kadri Hazbiu u vendos që të dërgoheshin në Kinë këto.

Edhe ju dërguan Kinës. Kinezet e zgjatën e zgjatën vajti nja 3 muaj kjo. Mbas nja 3 – 4 muajsh kinezët u përgjigjen që ky është një blof. Është një blof po i kushtoi shtetit tonë 8.000 dollarë.

Nga Kastriot Dervishi

Regjimi komunist me anë të zbulimit politik (sigurimi i jashtëm) ëndërronte të siguronte edhe formulën e bombës atomike. Duket si humoristike, por është e vërtetë. I kishte mbushur mendjen vetes se kishte arritur të formonte një shërbim sekret me rezidentura të besueshme jashtë Shqipërisë, i dukej normale se mund të siguronte lehtë kundrejt pagesës, atë që kishte të bënte me sigurimin e armës më të frikshme në botë, bombës atomike, informacion vetëm për shërbimet më të sofistikuara të botës.

Duke besuar deri në fund te agjentura e sajuar e tejet mashtruese, në fillim të viteve ’60, drejtuesit e lartë komunistë ishin në delir të madh se mund ta siguronin vërtet këtë armë. Mirëpo bota e ishte e mbushur me lloj-lloj aventurierësh që këtë punë e kishin mbijetesë apo edhe gjitha profesion. Kësisoj në listat e agjenturës së Drejtorisë së Zbulimit Politik, zunë vend edhe “agjentë” të klubeve.

Më së shumti rezidentët e Shqipërisë komuniste, në mejhanet ku shkonin arrinin të “rekrutonin” ndonjë person i cili arrinte shpesh herë t’i magjepste me “aftësitë” e tij agjenturore. Ngjarja e mëposhtme tregohet prej Llambi Peçinit – ish kryetar dege në Drejtorinë e Zbulimit Politik në kohën e ngjarjes në vitin 1961. Peçini deklaronte se si ia kishte Sigurimit hedhur një mashtrues i rëndomtë italian, i “rekrutuar”, duke përlarë e shijuar plot 8 mijë dollarë, të cilat për kohën ishin një shumë mjaft e madhe.

Deklarimi i Llambi Peçinit:

Lidhur me një agjent që kishim neve, kjo ka ndodhur ose në 60 ose ne 61 nuk më kujtohet mire viti po duhet të jetë ose 60 ose 61 (1961 në fakt-shënim), unë u ktheva përsëri në zbulim mbasi qeshë në Sekretariat (të MPB-së, shënim). Edhe rezidenti jonë në Itali, përgjegjësi i zbulimit tonë ne Itali ishte Dhimitër Gjoni dhe na informon se kishte mundësi të merrte nëpërmjet agjentit “Rampa” një predhe antitanke të mbiquajtur “Kobra” të teleekomanduar.

Por donte 2.000 dollarë për këtë pune, që t’ia blinte atë. Gjithashtu pak kohë më vonë përsëri na informon përgjegjësi i zbulimit Dhimitër Gjoni nga Roma edhe thotë se agjenti “Rampa” ka mundësi të marrë sekretin e bombës atomike.

Por kërkon 6000 dollarë sepse ka një mik të tijin që e ka në qendrën atomike të Francës, franceze, edhe mund ta marrë këtë por do 6.000 dollarë dhe 2.000 për “Kobrën” bënin 8000 dollarë.

Tani ne e morëm këtë të dhënë dhe unë i bisedoj me Zoin (Themeli – drejtori i Zbulimit). Studioje dosjen e agjentit “Rampa” mbasi studioj dosjen e agjentit “Rampa” kërkoj të dhëna nga përgjegjësi i zbulimit tonë në Rome. Si qysh nga e njeh këtë person.

Ai na dërgoi d.m.th. sikur ky agjenti “Rampa” i kish dhënë numrin e telefonit në Paris të këtij shkencëtarit atomik, i kish dhënë adresën se ku jetonte ai dhe e treta kish lënë dhe takim me këtë për një datë, nuk e di pas një muaji, mbas një kohe të caktuar kish lënë takim agjenti jonë me këtë shkencëtarin mikun e tij d.m.th. Në këtë kohe unë i bëj një kërkesë rezidenturës sonë në Francë dhe i them që të verifikohet kush banon në këtë adrese d.m.th. atje ku na thoshte ai se banon ky atomisti.

Të verifikohet ky numër telefoni, kush është abonues i këtij numri telefoni dy dhe na njoftoni sa me pare për këtë punë i them unë. Na bie përgjigje rezidentura e Parisit që në filan adrese d.m.th. ekzakt se i dhamë numrin ekzakt, banon fi1ani d.m.th. tjetër për tjetër jo ky që thosh agjenti “Rampa” dhe numri i telefonit që na dhatë nuk ka të abonuar.

Francezet kishin një ashtu metode d.m.th. që kur një numër nuk kishte të abonuar kishte një bllok regjistrimi që thoshte ky numër nuk ka të abonuar, ky numër nuk ka të abonuar dhe gjithnjë këtë përsëriste me qe11im qe ai te mos priste shumë, edhe e mbylli d.m.th. ky numër nuk kishte të abonuar d.m.th. na gënjeu.

Ishte gënjeshtër. I dërguam dhe fotografinë të atij agjentit “Rampa” përgjegjësit të zbulimit të rezidenturës tone në France që do takohej në kafe “De la pen”, kafen e paqes, është një kafe e madhe në Paris, në filan orë. Nuk vajti ai. Na përgjigjet në filan ore në filan ditë nuk erdhi filani, nuk erdhi një person i tille.

Ne fotografinë ja dërguam të re ashtu siç ishte në momentin e atëhershëm ai. D.m.th. tre momente qe ishin shume të dyshimta që ky na gënjente. Atëherë unë bëra shënim në dosje dhe them ky agjent është provokator ose kërkon të na shvasë sa me shumë, prandaj nuk jam dakord që t’i jepen 8.000 dollarë.

Edhe i them Zoi Themelit, i them që ky Dhimitër Gjoni nuk e ka drejt. Atëherë ishte drejtori i Zbulimit, zëvendësdrejtor ishte Rasim Dedja, prandaj ose të shkojë Rasimi atje ose të shkoj unë i thashë ose më mire ta thërresim Dhimitër Gjonin këtu për arsye se atje nuk mund të bisedosh gjatë e gjerë me rezidentin, do ruhesh. Ta thërresim.

E thërresim Dhimitër Gjonin. Tashti ky ishte problemi më i rëndësishëm për Drejtorinë e Zbulimit, Zoi Themeli, kur erdhi Dhimitër Gjoni me tha mua bisedoje tha me Dhimitrin. Po thashë unë, ta bisedosh ti se ti je drejtor i Zbulimit, unë jam kryetari i degës thashë. Unë ndiqja rezidenturat jashtë. Jo, jo tha se unë kam punë. S’ka punë më të madhe se sa këtë

Drejtoria e Zbulimit Politik i thashë unë. Jo, jo tha, shko takoje ti dhe nesër hajde me raporto. Vetëm kam ndenjur me Dhimitër Gjonin për t’i mbushur mendjen se e kisha shok dhe për t’i mbushur mendjen që nuk e ka mirë. Edhe më në fund dhe si kryetar dege e kisha ne linje atë. U bind Dhimitri dhe më në fund dhe tha po është ashtu, ky është provokator, ky është agjent. Vemi të nesërmen i raportojmë Zoit. Zoit duhet t’i raportoja unë dhe unë po bëhesha gati të raportoja, tha thuaj si është puna i tha Dhimitrit.

Dhimitri filloi të flasë.

Çfarë do fliste Dhimitri, foli po ato që na kish dërguar neve. Hajde shkojmë te ministri për ne Kadriu. Mor po dale të ashtu. Hajde – hajde të shkojmë.

Vajtëm te Kadri Hazbiu dhe i raportoi Zoi tashti Kadriut për atë që na kish informuar neve rezidentura e Italisë që përpara.

Kadriu merr Mehmet Shehun në telefon edhe i thotë që kemi një problem edhe i kërkoi 8.000 dollarë se nuk mund të jepte Zoi 8.000 dollarë edhe Kadriu nuk mund të jepte 8.000 dollarë edhe mori Mehmet Shehun në telefon. Unë i thashë në këtë kohë.

Mehmeti i thotë që hajdeni. Unë i thashë Kadri Hazbiut, more shoku ministër ka disa momente shumë të dyshimta këtu i thashë. Po mire tha sqarojini këto. Unë jam i mendimit te mos i jepen këto. Mirëpo meqenëse priste Mehmet Shehu ikën dhe me lanë mua. Unë u ngjita ne zyrën time kur me vonë më vjen ne zyre Dhimitër Gjoni dhe me thotë se ato 8.000 dollarët u aprovuan.

I thashë unë, tashti po të them si shok i thashë se si kryetar dege e bëra punën, po e bërë këtë i thashë do fëlliqesh do turpërohesh, mos i jep paratë. Mua më vinte inat dhe për 8.000 dollarët se ishte një shumë e madhe po më vinte me shumë inat që po na i hidhte një maskara, po tallej me autoritetin e zbulimit tonë.

Në fakt kështu doli. Ja dha paratë Dhimitër Gjoni, na dërgoi neve filma, të filmuar sekretin e bombës atomike, në thonjëza dhe të kësaj, për predhën “Kobra” na dërgoi një reviste të bukur kështu që e kishte ne shtyp ajo dhe atë na dërgoi si material për 2.000 dollarë. Në këto filma nuk kishim mundësi t’i lanim e t’i zhvillonim po nuk kishim mundësi dhe t’i kuptonim edhe u vendos nga ministri atëherë nga Kadri Hazbiu u vendos që të dërgoheshin në Kinë këto.

Edhe ju dërguan Kinës. Kinezet e zgjatën e zgjatën vajti nja 3 muaj kjo. Mbas nja 3 – 4 muajsh kinezët u përgjigjen që ky është një blof. Është një blof po i kushtoi shtetit tonë 8.000 dollarë.

Kategori
Uncategorized

Aranit Çela, ja si e kërkon dënimin me vdekje për 11 vetë.

Gjelosh Lulashi:

“Thoni babës të më falin, se e kam trazue. Të më falin ne shokët se ndonji shpifje ua kam ba prej zorit që kam pas. Nanës të fala dhe të mi puthi vllaznit. Borxhet që kam të mi paguejnë prindërit. I fali me zemën të gjithë ata që më kanë ba keq. Rroftë Shqipëria”.

Në këtë moment në foto, me gishtin tregues, në shenjë hakërrimi, Aranit Çela në rolin e prokurorit është në sallën e gjyqit, ku zhvillohej procesi ndaj jezuitëve dhe po kërkon dënimin me vdekje të 11 të akuzuarve. Foto i përket fondit të fototekës së ATSH-së dhe mban poshë saj këtë shenim: “Gjyqi i jezuitëve Pater Geovani Fausti dhe Daniel Dejani. Prokurori i popullit Aranit Çela kërkon dënimin me vdekje të 11 të akuzuarve.  18 shkurt 1946”.

Pak ditë më vonë me mbarimin e këtij gjyqi , me 4 mars 1946 do të çoheshin në pushkatim Pader Danjel Dejani, Pader Giovanni Fausti, Pader Gjon Shllaku, Gjelosh Lulashi, Mark Çuni dhe Qerim Sadiku, të cilët në fjalën e fundit para pushkatimit  mëshiruan ekzekutorër dhe në frymën e fundit përmendën fjalët: Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Shqipëria.

Bashkangjitur me foton e xhelatit Aranit Çela, i cili ende sot gëzon pension të veçantë nga shteti shqiptar, sjellim dokumentin me  fjalën e fundit të martirëve të pushkatuar vetëm se deshën atdheun dhe fenë e tyre.

Fjalët e fundit

Gjelosh Lulashi:

“Thoni babës të më falin, se e kam trazue. Të më falin ne shokët se ndonji shpifje ua kam ba prej zorit që kam pas. Nanës të fala dhe të mi puthi vllaznit. Borxhet që kam të mi paguejnë prindërit. I fali me zemën të gjithë ata që më kanë ba keq. Rroftë Shqipëria”.

Pader Danjel Dejani:

“I fali ata që më kanë bërë keq. Jam koshient se po vdes i pafajshëm, po ma mirë sesa fajtor. Ti japin prindërit (farë e fisi), Dom Zef Shllakut pare për të mbajt dy meshë.

Pader Giovvani Fausti:

“Jam koshient se vdekja po më vjen tue krye detyrën teme. Dërgoni shëndet Jezuitëve, Xhakojve, Apostolikëve  dhe Arqipeshkvit. Rroftë Krishti Mbret.

Pader Gjon Shllaku:

“Lamtumirë t’mi thoni shokëve Françeskanë dhe të gjithë të njohunve. Rroftë Kirishti Mbret, Rroftë Shqipnija”.

Mark Çuni:

“I fali të gjithë ata që më kanë gjykue, dënua dhe ata që do të më ekzekutojnë. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Shqipnija”.

Qerim Sadiku:

“I fal të gjithë ata që në çdo kohë mund të më kenë bërë keq. I fal edhe ata që më kanë dënue dhe ata që do të më ekzekutojnë. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Shqipnija”.

&&&&&&
Telegrami 4 mars ‘46/ Spiro Pano: Pushkatuam 6 klerikë në Shkodër, por ata po mbajnë zi, s’duhen lejuar

“Sot me rastin e pushkatimit të gjashtë kriminelëvet të klerit u mbyll Gjimnazi jezuit… Mendimi ynë është se ata e mbyllnë në shënjë zije… të mirret një masë e reptë duke u mbyllur fare ky gjimnaz…”

4 marsi i 1946 në Shkodër ishte një ditë zie. Atë ditë në orën 5 të mëngjesit regjimi komunist kishte pushkatuar pranë varrezave të qytetit atë Giovanni Fausti e Atë Daniel Dajani, së bashku me nxënësin Xhakon Mark Çuni, Atë Gjon Shllaku, Qerim Sadiku dhe Gjelosh Lulashi. Gjashtë martirët e lartpërmendur, u akuzuan si sabotues e armiq të popullit, meqë ishin anëtarë të Shoqatës Bashkimi shqiptar.

Por krerët e regjimti komunsit nuk ishin ende të kënaqur me krimin e tyre. Ata nuk donin që të mbahej zi në Shkodër pas kësaj masakre. Në një telegram të shkurtër dërguar Koçi   Xoxes, po atë ditë Spiro  Pano shkruan me indinjatë se në shenjë zie ata kishin mbyllur Gjimnazin jezuit. Menëjherë pas kësaj komunistët kishin thirrur për të dhënë llogari rektorin e gjimanizit jezuit dhe sipas telegramit ai kishte thënë se ishte ditë karnavalesh dhe mbyllej çdo vit. Por komunistët nuk e besonin këtë gjë dhe siç shkruan në telegram Spiro  Pano kjo ishte bërë me siguri në shenjë zie ç’ka synonte sipas tij, të ngjallte e të forconte indinjatën e popullsisë shkodrane.  Për tu hakmarrë ndaj këtij veprimi Spiro  Pano propozonte  që të merreshin masa ta mbyllnin fare këtë gjimnaz.

Më poshte “Kujto.al –Arkiva e Viktimave të Komunizmit” sjell tekstin e plotë të telegramit dërguar Koçi Xoxes  ditën e masakrës ndaj klerikëvë katolik si dhe faksimilen e dokumentit.

Telegrami

Nr. 174

4.III.46

Koçi  Xoxe

Sot me rastin e pushkatimit të gjashtë kriminelëvet të klerit u mbyll Gjimnazi jezuit. Ku u thir nga Pushteti rektori tha se e kemi mbillur me rastin e karnavalevet dhe se kjo bëhet çdo vit. Mendimi ynë është se ata e mbyllnë në shënjë zije pse e tillë është dhe propaganta e tyre në popullsinë Katolike. Ne vazhdojmë me demaskimin e këtyre parullave e veprimeve po është mirë të mirret një masë e reptë duke u mbyllur fare ky gjimnaz.

Spiro  Pano

***

 

(Në foto: Klerikët duke i çuar në sallën e gjyqit)

Kush ishin 6 të pushkatuarit: 

Atë Daniel Dajani S.J.

Lindi në Blinisht (Zadrimë), më 2 Dhjetor 1906. Pas shkollës fillore, të cilën e kreu në fshatin e tij, shkoi në Torino ku ndoqi kurset e filozofisë dhe të teologjisë. U shugurua meshtar në Kieri (Itali), më 15 korrik 1938. U rikthye në Shqipëri dhe dha mësimin e latinishtes në Seminar. Meshtar shumë i ndershëm dhe i zellshëm, i kujdesshëm për të mirën e shpirtrave, e mbi të gjitha për formimin e seminaristëve, me të cilët ishte shumë i afërt dhe i gatshëm, ishte si një vëlla; shumë i dashur nga të gjithë. U arrestua bashkë me Atë Faustin, u dënua me vdekje dhe u pushkatua më 4 mars 1946. U torturua në mënyrë çnjerëzore.

Atë Giovanni Fausti S.J.

Lindi në Broco të Breshës (Itali), më 19 Tetor 1899. Studioi në qytetin e vet, në seminarin ipeshkvnor. U shugurua meshtar në Romë, më 9 korrik 1922. Pas hyrjes në Shoqërinë e Jezusit, e dërguan në Shqipëri. Person me kulturë të gjerë dhe përshpirtëri shumë të madhe. Në Shqipëri kishte detyrën e zëvendësprovincialit. Ndërsa po i shpinin drejt pushkatimit, forconte vetveten dhe të tjerët me fjalët e psalmistit: “Të shkojmë në shtëpinë e Zotit”. U arrestua më 31 dhjetor 1945, së bashku me Atë Dajanin, dhe pastaj u pushkatua më 4 mars 1946.

Atë Gjon Shllaku ofm:

Lindi në Shkodër, më 27 Korrik 1907. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu tek françeskanët (Shkodër). Vazhdoi studimet në universitetin e Lovanios në Belgjikë, për shkenca; për filozofi e teologji në Holandë dhe në Sorbona të Parisit, ku mori doktoratin. U shugurua meshtar më 15 mars 1931. Kur u kthye në Shqipëri, qe profesor i filozofisë në liceun “Illyricum” të françeskanëve (Shkodër). U arrestua para studentëve të tij gjatë orës së mësimit, në janar të vitit 1945 dhe u pushkatua më 4 mars. Fjalët e tij të fundit, siç del nga aktet, qenë: “Rroftë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë!”.

Mark Çuni, seminarist

Lindi në Rranxa të Bushatit (Shkodër), më 30 shtator 1919. Pas shkollës fillore, kryer në fshatin e vet, shkollën e mesme e kreu në Shkodër dhe tetëmbëdhjetëvjeçar vazhdoi studimet në Seminarin Papnor në Shkodër. Qe themelues klandestin i organizatës politike “Bashkimi Shqiptar” brenda seminarit. Eprorët e tij nuk e dinin një gjë të tillë. Kur organizata u zbulua nga qeveria, u arrestuan Atë Fausti e Atë Dajani, si eprorë dhe përgjegjës të Seminarit. Pastaj seminaristi u arrestua dhe u dënua me vdekje, bashkë me eprorët e vet. U pushkatua më 4 mars 1946.

Qerim Sadiku e Gjelosh Lulashi, të rinj që edukoheshin ndër jezuitë; u vranë nga regjimi komunist pse deshën Krishtin.

Kategori
Uncategorized

Përse Knutin e ka habitur veç Monika Kryemadhi?

Në fjalën e tij, eurodeputeti Knut Fleckenstein, veçoi në mënyrë kritike kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, duke nënvizuar se deklarata e saj ishte shumë e qartë nga njera anë dhe zhgënjyese nga ana tjetër.

Në të vërtetë Kryemadhi, ishte “zhgënjyese” për Fleckestein, sepse ishte e qartë, apo sepse kryetarja e LSI, pa doreza, tha që: “Ata e kanë marrë vendimin e tyre që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim, nëse europianët nuk e kuptojnë këtë gjë ky është problemi i tyre.”

Në të vërtetë në fund të konferencës për shtyp, eurodeputeti Tune Kelam tha:  

Tani është puna juaj, është problemi i brendshëm i juaji për të gjetur gjuhën…”, duke rënë tërthorazi dakort me deklaratën e qartë të Kryemadhit.

Ka ndikuar pa dyshim në këtë deklaratë, bindja dhe ndonjë analizë e brendshme, raportuar nga ambasadorët rezidentë në Tiranë, se qëndrimi i Kryemadhit, është i drejtëpërdrejtë dhe pa asnjë luhatje…/360grade.al

Kategori
Uncategorized

Vargje rrënqethëse të Agim Doçit/ Rrugë pa rrugë në Shqipëri, Benza, k*rva , vijnë e shkojnë.

Poeti i njohur Agim Doçi ka publikuar një poezi të tij ku bën në mënyrë humoristike dhe me ironi të thëllë bilancin e aktualiteteit ku ndodhen shqiptarët. Me poshtë po japim të plotë krijimin e tij:

Ej, shqiptarë ju thafshin kraht’

Ju shkoj jeta, kot së koti.

Ju që s’vleni as sa gratë

Kush s’ju don, veç ju dashtë Zoti!…

E shkutë jetën veç me pshtyma

Tre herë n’ditë kërkoni sherr.

“Bijt e shqipes” rritë me kryma

farën tuej Dreqi s’e merr!…

Shkuan shekuj e shkuan mote

endé sot nuk din nga shkon.

Fatkeqsitë e kësaj Bote

Në Shqypni veç i takon.

Rrugë pa rrugë në Shqipëri

Benza, kurva, vijnë e shkojnë

Veç hajduta në Qeveri

pensionista që mallkojnë…

veteranë me prostat truri

lekët bukës i blejn gazetë(!)

era shurrë vjen pas çdo muri

Era mut posht e përpjetë.

Kisha, tyrbe e xhami

Priftër, dhjako e hoxhallarë

Mut me lule Shqipëri!

Mut mbi mut kombi shqiptarë!

Ngrihen çmimet, ulen brekët!

Lart, më lart se Mali i Dajtit

Nuk t’u sosën kurr fishekët!

qytetarët’ nën hyqëm t’fshatit(!)

vend ku vr itet Deputeti

sikur t’ishte qen rrugaç…

Vrasësi merr Medalje Shteti(!)

Sa hap gojën të thonë: – plaç!

Vend që s’ka Ligje dhe Norma

(nga Athina erdh’ Kushtetuta)…

Vit për vit shpikin reforma(!)

“Dje m’a fute,…sot t’a futa!…”

Futja kot, me bazë hakmarrjen!

Bini Toskë e bini Gegë!

karakurvë ke gazetaren

Bandë me rrogë në çdo gazetë…

Vend ku vidhet historija

Origjina e kombit tim!

Vend ku ngrihet qeverija

Të rrëzojë…Shqipërinë(?)

Ndër ministra, shtat janë grekër

gjysh stërgjysh e baballarë

Bajnë orgji e hanë si mbretër

Ku një komb rron si lypsarë(!)…

Ku pëllcet kërrcet dyfeku

Shkollat plot me… heroinë

Ku hedh valle sërbi e greku

Që “mendojnë” për Shqipërinë(!)…

Vend ku çezma e pallatit

Nuk nxjerr ujë por lang fekalesh…

Vend ku vjen hajduti i fshatit

Dhe blegrin me jehon malesh.

Vend ku vjen Cjapi me Zile

Dhe mbush rrugët me kakërdhi

Vend ku shitet krimi me kile

Ku nuk thuret një poezi…

Ku gjëmojnë kangët jevgjite

Herë me dajre herë me buzuq

“Moj rrospi sa shpejt m’u rrite!

Pse m’i lyve thonjt e kuq?…”

Pse je veshun zhele – zhele?

Dhe dyshoj s’do bahesh kurrë!

Prap me gisht në gojë ti ngele,

“Ballëlarta me Flamurë?”

Ja kaluan 100 vite

Kur në Vlonë ngritën Flamurin

Sot ku je, dhe ku arrite!?

Là më là po ngre ushkurin…

Shtrirë përmbys lëngon mbi glob

Gjakun po t’a thith “shushunja”.

Ke marrë vrapin me galop

Kërmë që qelbesh nëpër plumba…

Vend ku gjen baltë e batak

drogë, alkool, Euro, dollarë,…

vend që vritesh veç për Gjak!

Shurragjaksit tanë shqyptarë!

Dil e shit dëshmorët e Kombit!

Dil, moho Martirët e tu.

Sot të thonë “putana” e Globit

Dhe “lavire” gjithashtu…

Ku asht shpirti i Naimit?

Ku asht fryma e At Fishtës?

Ku janë trimat e çlirimit?

Ku janë mendt e F.Konicës?

Janë tek plagët e Kosovës!

Janë tek varret në Çamëri!

Janë tek Fushë e Domosdovës!

Hot e Grudë, Plavë e Guci!

Janë tek britmat e Gjo Lulit!

Huta e gjatë e Boletinit!

Salari dhe djemt e Sulit

Janë tek gjoksi i Azem Trimit.

Njeqind vite shkunë sa ora.

Kujt t’i them: – Të qofsha falë?

Ku janë djemt që kishte Vlora?

Shqipëri moj rrënjëdalë!?..

Zemra ime nis merr vrapin

Don me puth në gjunj Flamurin.

Hajnat rrugën nuk m’a hapin

Hajnat fort shtërngojn ushkurin…

Ia hyp Atit të Inatit

Kaloj male si i marrë

Veç të shkoj tek Guri i Cakut

T’a puth Flamurin Shqiptarë!

Bubazhelë dhe buburreca

Jargë e qurra atdhetare

Para Flamurit seç ngeca

S’pashë anji fytyrë shqyptare!

Hipokritë me dhambë ckërmitur

Njerz që flisnin çuditërisht

Në mes sheshit të uritur

Iso burrash labërisht:

“Po ku je Ismail Vlora?

Ngrihu, zgjohu ti nga gjumi!

Ngrihu burrë e bëja fora.

Shqipërinë e morri lumi!…”

…Dhe u zgjova i trumhasur

ishte andërr… mos e zgjat!

Mosha plakë m’a kishte rrasur…

Kisha pshurrun në krevat!…

Nga Agim Doçi

Kategori
Uncategorized

HYMNI I MASKARENJËVE.

Nga Agim Doçi

Nëse je legen

Ke respektin tem

Se denbabaden

Unë kam qenë legen!

Kur jam Deputet

A qeveritar

VotënTi ma jep?!

Vec se jam zagar!…

Kur kam interes

Ndrroj edhe Partinë

Kombin unë e dhjes

Dhjes dhe Shqipërinë!

Tre vetura kam

Vilën në bregdet

Kam vilë dhe në mal

Sepse kam pushtet!..

Kam edhe dashnore

Që e mbush me pare

Apo e harrove?

E kam sekretare!

Për baba ryshfetin

Nënë nuk kam kupton?!

E ushtroj Pushtetin

Vec me korrupsion!

Ti milet fatlum

Votën kur e hedh,

S’e kupton dudum

Se për TY nuk pjerdh….

Hic mos u anko

Se unë kam Mandatin

Ti mos më kërko

Që ta ndryshoj Fatin.

Se kur punët u ndanë

Ti pate një Fat!

Unë ha bakllavanë

Ti ha…mut të that

Kategori
Uncategorized

Ministrja e Enver Hoxhës bën strategjinë e Bujqësisë (FOTO)

Thimie Thomai, ish-ministrja e Bujqësisë në regjimin e Enver Hoxhës, është zgjedhur nga Bledar Çuçi për të qenë anëtare e Këshillit Strategjik për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.

Thimie Thomai në Këshillin Strategjik

3 Mars, 2019 18:31

TIRANË- Këshilli Strategjik për Bujqësinë u bë i famshëm kur dosja.al zbuloi që shefja e kabinetit kishte ftuar nënën e saj. (Lexo këtu) Por, ndërsa nëna ishte në fund të tryezës, në qendër, në krah të shefes së kabinetit, ishte e ftuar ministrja e Bujqësisë e Enver Hoxhës, Themie Thomai.

Ministri Bledar Çuçi, nuk e ka gjetur me vend që në këshillin strategjik të përfshijë paraardhësit e tij të pluralizmit, ose paraardhësit socialistë. Nuk është anëtar as Niko Peleshi që e drejtoi për 1 vit e 4 muaj, as ish ministri Panariti, titullar nën drejtimit e Ramës, asnjë nga ministrat që shikoni tek lista e ish-ministrave. Është zgjedhur pikërisht ajo, Themie Thomai, që Enver Hoxha e katapultoi nga kryetare kooperative, pra nga baza, për ta bërë ministre të Mehmet Shehut dhe më pas të Adil Çarçanit. Në këtë post ajo do të qëndronte prilli i vitit 1975 deri më 2 shkurt të vitit 1989, ndërsa ka qenë njëherësh anëtare e byrosë politike.

Thimie Thomai në Këshillin Strategjik

Pse është anëtare e Këshillit Strategjik të Bujqësisë ish-drejtuesja e diktaturës? Për arritjet e mëdha? Ajo ka qenë ministrja e kolektivizimit, që u mblodhi shqiptarëve edhe lopët, pasi u kishin marrë tokën. Çfarë këshillash do t’i japë ajo qeverisë? Këtë do ta kuptojmë në muajt e ardhshëm. E sigurtë është që ministrit Çuçi i kanë pëlqyer këshillat e saj, aq sa edhe në foton miqësore ka zgjedhur ta ketë sa më pranë.

Kategori
Uncategorized

Sju lejojnë vuçiçët,harresë, apo hakmarrje politike?

Kongresi i “rilindjes” nen emrin e diaspores i perçau emigrantet shqiptarë.

E si mund të ndodhte ndryshe kur emrat i shënonte Ambasadorja ne athine dhe konsullja shqiptare ne Selanik.

Aty u nderua gjithkush, u nderuan edhe shumë mace që mjaullijnë koridoreve të….,

Pak nga ata qe e meritonin…. dhe nje shumicë militantesh partiake te fshehur mbas emrash anonime ne emigracion.

Aktivistet e ndershem te emigracionit u lane ne harrese….

Faji i tyre????

Tesera e “rilindjes” qe ata e perbuzen duke i sherbyer ndershmerisht komunitetit shqiptar ne greqi, miqesise dhe paqes.

Një prej tyre Rudi Mezini.

Nje nga te paret themelues te shoqatave shqiptare ne greqi dhe me pas drejtues i lidhjes se shoqatave shqiptare po ne greqi.

Nje aktivist shembullor ne mbrojtje dhe ne ndihme te emigranteve.

Nje patriot i ndershem i kombit shqiptar.

Nje emigrant qe gjithmone ushqeu paqen dhe miqesine ndermjet emigranteve shqiptare dhe qytetareve greke.

Organizues i dhjetra seminareve me emigranet shqiptare ne bashkpunim edhe me sindikatat greke per te drejtat e emigranteve shqiptare atje.

I pa lodhur ne aktivitetin e tij human, ku me te ardhurat e tij i ra kryq e terthor greqise atje ku kishin halle dhe probleme emigrantet.

E ku kishte proteste te emigranteve per te mbrojtur te drejtat e tyre dhe te mos ishte drejtuesi i Lidhjes se Shoqatave Shqiptare ne Greqi Z.Rudi Mezini.

Drejtues i takimeve te emigranteve me shtetaret greke, kryetare bashkish, ministra deri ne parlamentin grek, gjithshka per te mbrojtur kauzen e drejte te emigranteve.

Pjesmarres ne emisionet televizive greke perballe rracizmit ne mbrojtje te ceshties madhore kombetare KOSOVES.

Pjesmarres ne pritjet dhe takimet e personaliteteve shqiptare ne greqi ku gjithmone ka kemgulur dhe mbrojtur ceshtjen e emigracionit shqiptar ne greqi, por dhe harresen qe atyre ju ka bere shteti shqiptar nder vite

Aspak politik, asnjehere nuk pranoj te shfrytezohej politikisht nga emisaret e tiranes zyretare, piksynimi i vetem i tij dhe i lidhjes se shoqatave shqiptare ne greqi ishin vetem emigrantet, problemet dhe e ardhmja e tyre.

Veç Pr Luan Zyka, aktivistes Mimoza Dako si kryetare e shoqates Shqiptaret e Selanikut dhe drejtuese e shkolles shqipe po ne Selanik, aktivistit kryetarit te shoqates selanik, dhe sekretar i LSHSH NE GREQI Aleeks Janaqi, Thodhori Miho drejtues shoqate, dhe te pa harruarit mesuesit te pare te shkolles shqipe ne Selanik Dashamir Zaçe, qe emerituan ate cmim.

Emigracioni kish edhe emra te tjere te respektuar qe i kane sherbyer me dinjitet atij komuniteti dhe as nuk u permenden jo me te nderoheshin.

Nje tjeter emer ne emigracion ishte edhe Eduart Tafaj

Themelues i shoqates dhe shkolles se pare shqipe ne Volos, mesues bashke me gruan e tij per vite e vite te tera.

Ardian Daulle.

Aktivist, drejtues shoqate, nje nga shembujt me te mire te nje emigranti sot bizesmem.

Aleko Zeqja aktivist dhe drejtues i shoqates shqiptare ne Kavallë.

Gazetarit Robert Goro, zeri i emigranteve shqiptare ne greqi.

Gazetari Shpetim Zinxhiria, mbrojtes i emigranteve shqiptare po ne greqi.

I pa harruari gazetari Ramadan Bizga.

Aktivisti publicist Danel Cana.

Aktivisti Lefter Marta.

Aktivisti Luan Zilfo.

Aktivisti Agim Basha.

Dega e blerte Selanik ku bejne pjese poete, shkrimtare, publiciste…

Jane shume personalitete ne emigracionin shqiptar qe vertete meritonin te nderoheshin, por ndoshta atyre ju mungonte përulësia, lëpirja, apo tesra e “rilindjes”

Fatkeqesi.

Kategori
Uncategorized

Mesazh…Ambasadoret e Britanise apo kryetarët e partisë.😱.

Ambasadoret e Britanise 😱

E në fakt samiti i diaspores, as me shume e as me pak ishte kongres i “rilindjes” aty shumica ishin militante, drejtues dhe votues te “rilindjes” ne emigracion.

Aty u bë takimi i radhës se militantëve partiakë.

Arjan Gjoncaj, ish themelus i PS Londer, bashkautor i reformes te arsimit qe shkaterroi universitet shteterore

Brikena Muharremi, avokate qe rjep shqiptart me premtime boshe, socialiste e thekun

Dritan Dema, kryetar i perjetshem i nje shoqate fantazem qe i lepihet cdo ambasadori per i foto dhe gjithashtu mban cdo post tjeter ne ate shoqate 1 personshe qe nuk ka asnji aktivitet tesh 15 vjet

Ermelinda Beqiraj, asnje aktivitet qe ka lidhje me komunitetin, thjesht enturazh i ambasadorit Qirje Qirje

Gezim Alpion, totalisht nder qe merr kyt titull, aktivist ne Birmingham qe 20 vite

Lavdrim Krashi, kryetar aktual i PS Londer

Lea Ypi, pjese enturazhit te ambasadorit, asnje aktivet tjeter per komunitetin

Lutfi Vata, personi me i urryer ne Londer, ma besepreri, fale fondeve te shoqates 3/4 shpi ne Shqiperi,3 ne Londer, b…lepirsi i cdo ambasadori e pushteti, her aktivist me PD e her me PS

Ne shpirt asht komunist i thekun

Olsi Qinami e Tomorr Kokona, e meritojne me te shtyme

Kategori
Uncategorized

Në burg me urdhër të kryeministrit

Faksimile e shkrimit të kryeministrit për arrestimin e Saimir Malokut dhe fotoja e tij gjatë kohës së burgut sipas fashikullit përkatës

Nga Kastriot Dervishi

Partia e Punës ishte mbi çdo organ gjyqësor. Ajo vendoste mbi personat që duheshin proceduar, pra për kalimin përfundimtar nga procesi agjenturor-operativ (i fshehtë) në atë hetimor-gjyqësor (ligjor).  Kodet ishin vetëm pjesa procedurale. Dega e Sigurimit të Ushtrisë (DSU) ishte strukturë e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, e cila vepronte në radhët e ushtrisë me bashkëpunëtorë dhe të ndjekur.

Një informacion i DSU-së i datë 26.4.1976 nxjerrë nga dosje formulare për oficerin Saimir Reshit Maloku, lindur në Tiranë më 12.7.1946 oficer ndërlidhjeje në korpusin e Burrelit (reparti nr.3711) nga viti 1968 iu dërgua ministrit të Mbrojtjes Popullore, njëkohësisht edhe kryeministër dhe anëtar i Byrosë Politike, Mehmet Shehu. Thuhej se Saimiri rridhte nga një familje me origjinë nëpunës i mesëm. Babai kish mbaruar shkollën teknike të Fultzit dhe kish qenë edhe në Italia. Shtëpia e tyre ishte frekuentuar nga turistë të huaj anglezë e suedezë në vitet 1972-1973. Më 1.4.1973 Saimir Maloku ishte këshilluar dhe propozuar për lirim, por ministri e kish kthyer këtë masë. Më 24.1.1975 Saimiri ishte marrë sërish në përpunim aktiv për agjitacion e propagandë. Nga të dhënat e 8 bashkëpunëtorëve dhe 4 kallëzimtarëve dilte se zhvillonte agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Bashkëpunëtorëve “Zalli”, “Pëllumbi” dhe “Devolli”, Maloku u ka folur jo vetëm keq kundër PPSH-së me krahinorizmin në parti e pushtet, por edhe për jetën e mirë që bëhej në Perëndim, për muzikën e huaj, etj. Për këtë arsye, Mehmet Shehu lë këtë shënim në dokument më 4.5.1976: “Të arrestohet menjëherë. Është armik i poshtër!”.

Në kohë rekord, Saimiri arrestohet më 13.5.1976. Me vendimin nr.11, datë 28.8.1976 Kolegji Ushtarak i Gjykatëssë Rrethit Mat, e deklaroi fajtor dhe kryesisht në bazë të nenit 73 të Kodit Penal e dënoi me 13 vjet burgim dhe konfiskimin e pasurisë. Në vitin 1993 Gjykata e Lartë mori dy vendime të reja duke prishur vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Saimir Maloku vuajti 8 vjet, 8 muaj, 18 ditë burgim. Dënimin e vuajti në Burgun nr.321 Burrel më 1976-1978, kampin nr.309 Ballsh më 1978-1979 dhe në kampin nr.303 Spaç në vitet 1979-1985. Me dekretin nr.6950, datë 30.1.1985 të Presidiumit të Kuvendit Popullor iu fal dënimi i mbetur. U lirua më 31.1.1985.

Kategori
Uncategorized

Rudina që ‘humbi’ Azemin.

Alfred Lela

Rudina Hajdari është e vetmja që e meriton, ndër të gjithë ata që ishin në Kuvend dhe që duan të futen aty, pas djegies së mandateve të forcave opozitare, një diskur publik. Ia vlen të flasësh për të dhe të argumentosh psetë dhe sepsetë e aktit të saj.

Jo se Rudina është Rudina, por se ajo është e bija e Azem Hajdarit. Jo vetëm se është e bija e Azemit, por edhe se është gege. Jo vetëm se është gege, por edhe se është e shkolluar jashtë; jo kudo, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jo vetëm se është shkolluar jashtë, por se ajo përfaqëson dy gjëra në një në mesin e së djathtës: një prurje të re dhe një ardhje nga tradita.

Jo vetëm se ajo mbërrin nga tradita, por edhe se e ka nëpër këmbë një ‘aktualitet’. Të ëmën, gjyqtaren Fatmira Hajdari, e cila pret t’i nështrohet procesit të vettingut.

Rudina, ndoshta, i ka shkur nëpër mend të gjitha këto arsye (ose jo), kur e ka marrë vendimin për ta mbajtur për vete mandatin e deputetit. Zyrtarisht ajo ka dhënë dy motive që e kanë shtyrë drejt këtij vendimi: ndërkombëtarët dhe ‘amanetin’ e të atit.

Ndërkohë që për të parën duhet të jemi të sigurt, po kaq të pasigurt duhet të jemi për të dytën.

Nëse Azem Hajdari do të ishte gjallë, a do ta kishte djegur apo mbajtur mandatin e deputetit? Do të ishim në kufijtë e abuzimit po të vinim bast me ‘po’ e ‘jo’ për secilin variant, por temperamenti personal dhe politik i Azem Hajdarit na bën me dije se, në kreshendo, në ngjarje, bujë dhe dinamika të forta plot me kundërshti, lëshonte shtat profili i tij.

Azemi ishte biri i padurimit dhe nëpërmjet zemëratës e kryengritjes e shprehte aq mirë solfezhin e vet të tribunit.

Thënë këtë, imagjinata ime e sheh Azem Hajdarin, jo në anën e të paktëve, ku futen edhe ndërkombëtarët, dhe ata pak kokrra burrash e grash që kanë pranuar të bëhen deputetë ‘pas shpine’, por me shumicën absolute demokrate dhe opozitare.

Këtë shumicë kërkoi gjithë jetën Azem Hajdari dhe kjo e përplaste, jo rrallë, me liderin absolut të PD së dikurshme, Sali Berishën. Ka një moskuptim kur flitet për ‘rivalët e Berishës’ në PD.

Pashko, i ndjerë, senatoriali Ceka, Meksi flegmatik, e me radhë të tjerët. Vetëm Azem Hajdari, i cili në fjalët e tij ‘mblidhte më shumë njerëz po t’i binte goma e makinës, se sa shumica e krerëve demokratë në miting’ ishte ‘këmba-këmbës’ në thembër të Berishës.

Por kjo është vetëm retrospektivë, e cila na ndihmon për të shpjeguar të ardhmen. Ngaqë e tashmja është e paparashikueshme. Për të shpjeguar Rudina Hajdarin, e cila është një vajzë e shkëlqyer, por amatore në politikë.

Ajo humbi një rast të shkëlqyer për t’i dhënë vetes atë kreshendo, që vetëm i ati mund ta prodhonte. 8 dhjetorin e vitit që sapo iku, Rudina kumtoi në ‘Qytetin Studenti’, në përvjetorin e Dhjetorit ’90, i cili aq shumë qëndron mbi shpatullat e të atit, se do digjte mandatin për t’iu bashkuar studentëve që po protestonin për të drejtat e tyre dhe padrejtësitë e të tjerëve.

E tha Rudina, por nuk e ndoqi pas jehonën e asaj që tha.

Pak ditë më pas, të enjten parlamentare, ajo e humbi rastin që të bëhej jehona e një akti, kur nuk u shfaq për të mbajtur një fjalim të shkurtër me ‘tumirmbetshi!’, për të deklaruar publikisht nga foltorja ku iu plagos i ati, se dorëzonte mandatin dhe iu bashkohej studentëve që po protestonin në prag të Kuvendit.

Duke mos e bërë këtë ajo mbeti Rudinë dhe nuk u bë dot Azem. E bija e liderit të Dhjetorit në gjak, por jo në temperament politik.

Dy muaj më vonë, kur Lulzim Basha u kërkoi forumeve të larta të PD dhe aleatëve që të digjnin mandatet, Rudina u kruspullos si një fetus në bark të nënës. Tha, pas disa ditësh në Bruksel, se kishte zgjedhur ndërkombëtarët.

Rudina Hajdari zgjodhi kështu audiencën më të vogël të mundshme, vetëm dy muaj pasi kishte humbur rastin e audiencës absolute.

Në këtë minimo politike ajo e humbi takimin me historinë.

Kategori
Uncategorized

Gazetares italiane i sjellin kanabis në mes të Tepelenës (VIDEO)

Televizioni më i madh italian Rai i ka kushtuar një reportazh kultivimit të drogës në Shqipëri, nisur nga situata politike e krijuar në vend, ku opozita proteston e ka lënë mandatet, duke akuzuar qeverinë se ka lidhje pikërisht me trafikantët e drogës. Për të vërtetuar që në Shqipëri mund të gjesh me të vërtetë drogë, ka udhëtuar drejt Jugut të vendit gazetarja e Rai News, Laura Tangherlini.

REPORTAZHI

“Opozita vazhdon të mbushë rrugët me protesta në Shqipëri. Vazhdojnë akuzat për qeverinë e Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me trafikantët e drogës. Kryeministri nga ana tjetër pretendon se ka luftuar kultivimin dhe trafikun e drogës. Simbol i prodhimit të hashashit deri para pak vitesh në Shqipëri ishte Lazarati. Nga atje, ka nisur rrugëtimin e saj korrespondentja jonë Laura Tangherlini për të kërkuar gjurmët e drogës nëpër Shqipëri”. Nis kështu reportazhi i Rai-t në Shqipëri.

Laura Tangherlini ndodhet në zemër të Lazaratit, fshatin që e përshkruan kështu: “Lazarati është bastion i së djathtës. Deri pak vite më parë ishte baza e kultivimit dhe trafikimit të hashashit. Në 2014 policia ndërmori një aksion të madh për të zhdukur këtë bimë dhe gjërat ndryshuan. Nga e kaluara kanë mbetur muret e larta pas të cilave mbretëronin gjethet e hashashit. Ky është Lazarati dikur mbret i drogës sot është gati-gati një vend fantazëm”.

Nuk mungojnë as dëshmitë e banorëve, disa prej të cilëve pranojnë se e kanë kultivuar hashashin, por pa marrë ndonjë fitim të madh.

“Jeta këtu është përkeqësuar shumë. Më parë ishte e zhvilluar bujqësia, tani tokat kanë mbetur djerrë. Tani s’ka punë për asnjë. Fajin e kanë politikanët që thonë mos bëni atë që bëjmë ne. Ata thonë bëni çfarë ju themi ne”,- thotë njëri nga banorët.

“Unë kam tre fëmijë dhe nipër kemi vetëm pensionin tim për të jetuar. Më përpara punoja në fusha me bime medicianale”. E pyetur nëse këtu mbillej hashash ajo thotë: “Nuk është e vërtetë, ka ardhur policia dhe nuk ka gjetur gjë. Arrestimet ishin të padrejta”.

“Ne vërtetë jetonim më mirë, por bënë mirë që e hoqën hashashin. Megjithatë mënyra se si policia ndërhyri ishte shumë brutale. Ishte e vërtetë që kishte fitim por shkonte tek politikanët dhe tek të tjerët. Ne na mbeteshin vetëm thërrime”,- thotë një tjetër banor.

I pyetur nëse ka kultivuar edhe ai, qytetari e pranon por shton se: Po të kisha kultivuar shumë tani do isha e pasur. Shihni gjë ju këtu? Ku i kam?”

Gazetarja e Rai-t Laura Tangherlini vazhdon xhiron e saj nëpër fshat edhe gjen disa tunele që përdoreshin si magazina për drogën, të cilat tani kanë mbetur bosh. “Aty shohim vetëm pula”,- thotë ajo.

Tangherlini vijon: “E ndërsa shohim me vëmendje magazinat e braktisura takojmë pronarin e tyre. Ai na thotë se ky biznes vazhdon, mund t’i gjejmë shenjat diku në Tepelenë”.

Tangherlini merr rrugën drejt fshatrave të Tepelenës. “Shkojmë në Tepelenë, ka burra që na presin, na ftojnë për kafe. Ata thonë që aty nuk kultivohet drogë por nga ana tjetër shtojnë se nuk janë spiunë”

“Ka mbaruar droga këtu, kishte para dy vitesh”,- i thotë një banor i zonës.

Ku ta gjej tani?

Nuk e di, përgjigjet ai

“Ai na jep fjalën që ka ende magazina droge, shkon të flasë me një mikun e tij që të na e tregojë, por kthehet duarbosh. Ka ndryshuar mendje. Miku i tij nuk do të flasë, madje e ka kërcënuar të mbyllë gojën”.

Rrugëtimi i gazetares vazhdon në tre fshatra të tjera të Tepelenës, përgjigjet janë pothuajse të njëjta.

“Iku droga, deri në 2016 kishte. Ndërhyri shteti”,- i thotë një tjetër banor.

Kurse një tjetër tregon me gisht malin për të na thënë se pikërisht atje ishin plantacionet e drogës.

Ndërsa një tjetër na thotë se droga nuk është më këtu. Ka përfunduar në Bruksel.

E pavarësisht këtyre dëshmive, gazetarja italiane arrin të gjejë një furnitor që i sjell një qese me hashash. Ai tregon se droga ka qëndruar rreth një vit në shtëpinë e tij, pasi nuk ka pasur treg shitjeje.

mapo analytic

No subscribers

Reportazh i RAINEWS në jug të vendit: Në Shqipërinë e hashashit

An error occurred.

Try watching this video on www.youtube.com, or enable JavaScript if it is disabled in your browser.

Like172

Tweet

Kategori
Uncategorized

Protestat, uragani që pastron Shqipërinë nga banorët e kënetës.

Edhe këta dezertorët e Kuvendit, që po aplikojnë për tu bërë deputetë në këto kohëra zymtake, në kërkim të një llokme në kurriz të partive të tyre opozitare, do të harroen shpejt, sepse urragani i protestave do ta spastrojë kënetën, nga banorët e vet të fundit dhe ndoshta do të vendosen më në fund ca rregulla të reja.

Protestat, uragani që pastron Shqipërinë nga banorët e kënetës

Nga Artur Zheji   

Jemi duke jetuar në një teprim të madh. Një qeveri, moralisht e rrëzuar disa herë, kërkon të mbahet më këmbë, tërhiq e mos e këput.

Dekërbishtizimi, është një tipar që ky kryeministër, po mundohet të ushtrojë, sëpari në palestrën e tij mendore, më pas në palestrën e ushtrimeve vetmitare, e sot, në qajen publike.

Dekërbishtizimi është heqja e kërbishtes, ose heqja e shtyllës kurrizore, që të lejon përkuljen e shumtë deri në këmbëputhje, kamaleontizmin e qënies përpara kamerave, si një gjynafqar që i ka rënë për pjesë, një Shqipëri që nuk e meriton, por që ay,

Kryeministri e lajkaton plot shpresë… Kështu ka bërë ky njeri i gjatë, por krejt i dekërbishtizuar, në lojën e vjetër dinake, ndërmjet Metës dhe Fatos Nanos, duke ua hedhur të dyve, pastaj përsëri me Metën dhe kundër Metës, ndërsa tani një grabitqar që pas grabitjes së rradhës, drejton gishtin diku tjetër, sepse e keqja është gjithmonë tjetërkund dhe askurrë tek ay vetë, Kryeministri. Sepse ku do të mund të shkojë ay, nëse e rrëzojnë si kryeministër, a di vallë, me të vërtetë, të rindërtojë një jetë tjetër?

Kjo është në të vërtetë pikëpyetja e tij dhe jo e shqiptarëve. Sëfundmi ay po kupton, edhe shqiptarët po kuptojnë, se ky kryeministër dhe populli, kanë axhenda të ndryshme dhe hap pas hapi, axhenda të kundërta.

Gazi lotsjellës dhe muskujt e policisë, janë streha e fundit e rregjimeve në rënie dhe janë në të vërtetë përpëlitje apo kafshime të krijesës së plagosur pa shpresë, që kafshon për instikt, por pa e ndrruar dot rrjedhën e gjërave që kanë marrë tatëpjetën.

Personalisht, më vjen shumë keq, që duke shkelur mbi kohën time, shkruaj edhe bëj analiza, për aktin e fundit të një dështimi, që filloj pak vite më parë si një alternativë shtetformuese e një zotërie që e kam ndihur me zell dhe sinqeritet të plotë, në rininë e vet, por vërej, pa ndonjë kënaqësi te veçantë që 20-30.000 njerëz të panjohur për mua i lexojnë dhe u zbardhen ca dritë hije. Dhe kjo është e dobishme.

Dhe atyre u them, se protestat, instrumenti i sotëm kundër këtij rregjimi dhe kultura e nesërme për të parandaluar rregjimet, është shansi ynë i fundit, që të këpusim zinxhirët e tiranisë së të fortëve, të monopoleve të oligarkëve që dhjetëra fishojnë paratë e tyre dhe nuk pjerdhin asfare për të përditëshmen dhe hallet tona jetike.

Edhe këta dezertorët e Kuvendit, që po aplikojnë për tu bërë deputetë në këto kohëra zymtake, në kërkim të një llokme në kurriz të partive të tyre opozitare, do të harroen shpejt, sepse urragani i protestave do ta spastrojë kënetën, nga banorët e vet të fundit dhe ndoshta do të vendosen më në fund ca rregulla të reja.

Porse para së gjithash, do të hidhen në det, ca rrangulla dhe do të futen sërish në ca vrima miu, ushtria e banditëve që kontrollon territorin e qyteteve dhe burimeve tona ekonomike, sot më shumë se asnjëherë tjetër…

Kategori
Uncategorized

Përgjigjia më e sinqerte e nje krimineli dhe trafikanti. do

Nga Drejtuesi i policisë Ylber Zyberi.

-A keni frikë se Prokuroria mund te kërkoj arrestimin tuaj?

…mua nuk më frikëson gjë përveç të vërtetës.

Përgjigjia më e sinqerte e nje krimineli dhe trafikanti qe ka dhënë deri sot.

-A keni frikë se Prokuroria mund te kërkoj arrestimin tuaj?

…mua nuk më frikëson gjë përveç të vërtetës.

…….

Ne fakt ka të dtejtë kur thotë; kam frik nga e vërteta, pasi të vërtetat, bëmat e tij dhe te shefit te tij nuk jane zbardhur as 30%.

Ky dihet qe s’ka moral dhe nuk njeh turp, por si nuk ju vjen turp gazetarve qe e intervistojne kete te pafytyr që e ka bëre çdo shqiptar të turpëruar ne syt e botës?!

Më pelqej gjetja e nje miku për keta gazetarët qe i japin rëndesi nje trafikanti droge:

….” i shkojnë pas me kamera dhe mikrofona në dorë si mizat pas eres bajgës….

Kategori
Uncategorized

Nje kryeopozitar qe i ka “mungon”popullit shqiptar!

Nga Guxim Alimani/

Nje kryeopozitar qe i ka “mungon”popullit shqiptar!

-Ky eshte Kujtim Gjuzi kryetari pretendent i opozites se re.Ai qe sot eshte pakezuar me emrin Aleks Xinxa.

Ky burre i lavdishem qe per 90 dite fshinte si hero mbeturinat e farave te lulediellit ne çadren e Lirise dhe mbyste urine me nje byrek te ftohte e nje tas dhalle me ne ne fund po e merr shperblimin.

Pas nje konsultimi me miste e shumte nderkombetar nga Momli dhe Kashari ai dha vendimin e tij per tu bere deputet.

Mirepo ne partine e tij me 3 vete kane plasur kinfliktet parimore.

N/kryetari Aqif Gazerri dhe sekretari Mahmut Zorra e kane kundershtuar vendimin e tij.Ne rrjet sociale ata i jane kundervene Gjuzit me shprehjen e vjeter tironce”Kujtimo e bere punen mut,me duket te mashtroi ai legeni Knut”.

Kategori
Uncategorized

Lenifisherat e Strasburgut

Natën e 26 majit 1996, rreth gjysëm ore, bashkë me disa kolegë të tjerë, kalova në zyrën elektorale të kandidatit të partisë në pushtet. Të gjithë e dinim se zgjedhjet i kishte marrë lumi dhe biseda ishte korr e mos lidh.

Në kohën kur po bëheshim gati të ngriheshim dera u hap me vërvimë. Një burrë tek të dyzetat shkarkoi nga qafa kutinë e votimit që e mbante si një dele dhe ia përplasi deputetit gjithë teatralitet në tavolinë : Merre dhe Mashkullorën, tha Strazua gjithë krenari.Të gjithë u lebetitëm. Dikush i tha se duhet ta çonte në komisionin zgjedhor. Strazua u ndie i fyer. Me ju nuk luftohen komunistët. Përplasi derën dhe iku, bashkë me kutinë. Dolëm dhe ne gazetarët. Ndoqëm Strazon dhe kutinë.

Në selinë e prefekturës, ku ishte vendosur dhe komisioni i zgjedhjeve, televizioni ishte ngritur në kupë të qiellit. Vjollca Vokshi proklamonte fitoren e PD-së edhe në Skrapar me të njëjtin patos të Levitanit, spikerit legjendar të radio Moskës, kur shpalli fitoren e Stalingradit. Komisioni i zgjedhjeve zhvillonte mbledhje me dyer të mbyllura. Askush s’mund të hynte. Për ne gazetarët as që bëhej fjalë. Tek dera priste dhe një familjar i kandidatit tjetër të partisë në pushtet. Ishte e revoltuar me ata që ishin brenda. Të gjithë po marrin mandatin, përse nuk ia jepni dhe burrit tim, i tundte gishtin kërcënues prefektit që kaloi andej pari. Prefekti u tregua i sinqertë . Rasti i burrit tënd është specifik. Kandidoi në Dropull dhe askush nuk do e besojë se minoriteti grek ka votuar një mysliman, iu përgjigj.

Një javë më pas isha në Tiranë. Në Pallatin e Kongreseve jepnin konferencë shtypi një grup eurodeputetësh. Në krye të tyre ishte dikush që quhej Ieni, leni. Leni Fisher më duket. Pa ju dridhur qerpiku, pa u skuqur fare, i shpallën zgjedhjet e 26 majit “të lira dhe të ndershme”. E kisha të pamundur t’i besoja. Pak ditë më parë kisha parë Strazon. Labcja e Strazos ishte shumë më e drejtëpërdrejtë se anglishjta e drunjtë e Lenit. Çfarë ndodhi më pas e dimë të gjithë. Leni harroi dhe u harrua pas ca muajsh deri sa Bashkësia Ndërkombëtare çoi mijëra trupa paqeruajtëse për të ndarë sherrin shqiptar që kishte prodhuar mbi 2 mijë të vrarë. Deklaratat e sotme të eurodeputetëve dhe syzet e varura prej ashiku të Fleckenstein më kujtuan Strazon dhe Lenin. 

Zgjedhjet e fundit u bënë 21 vjet nga koha e Strazos. Vjedhja nuk bëhet në mënyrë harbute. Gjithsesi vjedhja është vjedhje. Sado të pyesë i habitur Fleckenstein se ku janë faktet e kemi të pamundur ta besojmë. Sepse të gjithë e kemi parë se “fakti është brenda”. Mjaftojnë përgjimet e prokurorisë që janë bërë publike nga VOA. Madje produkti i vjedhjes është më i madh. Sepse nëse në ’96-ën nuk u prodhuan myslimanë në Dropull, 21 vjet më pas mësuam se ka çamë dhe në Dibër. 
Për hir të vërtetës eurodeputetët nuk u treguan aq leshko sa zëvendësambasadori i OSBE-së i cili tha “votat janë blerë , por kjo nuk ka ndikuar në rezultat sepse të gjitha partitë kanë blerë”. As batuta e Shvejkut “ku di unë se çfarë bëj unë” nuk është aq tragjikomike. Megjithatë mbetet pyetja: a duhet t’i besojmë eurodeputetët që erdhën së fundi në Tiranë? Vetëm në një rrethanë mund të themi se nuk ka ndodhur ajo që kemi parë. Rilindja të ringjallë “Komandantin” (të cilin asnjëherë në 45 vjet nuk e krahasuam me Skënderbeun). Por tashmë s’kemi pse të kemi frikë. Kush ka ikur nuk është kthyer nga Andej.

E kemi parë dhe mund ta themi me zë të lartë strukturën kriminale elektorale që ka ngritur Edi Rama. Kemi parë se si territorin e Republikës e ka ndarë në çifliqe në krye të secilit ka vendosur një grusht njerëzish që blejnë vota dhe intimidojnë këdo që është kundër tij. Fotot e emisarëve të tij në tryeza me killera dhe njerëz që janë në kërkim nga policia janë bërë tashmë një rutinë. Madje dhe vetë Rama është fotografuar me më të efektshmit e tyre. S’ka Leni Fisher apo Knut Fleckenstein të na mbushë mendjen se ajo që kemi parë nuk është ajo që kemi parë. 

Koha ka ardhur që shqiptarët mos kërkojnë më arbitër ndërkombëtar për sherret tona të brendshme. Madje koha ka kaluar që tre vjet më parë, në kohën kur vetëm oborri i Kryeministrisë kishte mbetur pa mbjellë me hashash, ishin ndërkombëtarë ata që thanë se “është çrrënjosur 99.8 për qind e sipërfaqes së mbjellë me kanabis”. Kjo duhet të ndodhë për shumë arsye. E para se shqiptarët tashmë nuk janë më ata të para 30 viteve më parë. Gjithkush në profesionin e tij nuk ka kompleks inferioriteti. Në krizat ciklike të politikës gjithnjë është dëshmuar se ndërkombëtarët në emër të stabilitetit, kanë zgjedhur rrugën më të lehtë, kanë ushtruar presion tek më i dobëti, janë bërë gjithnjë me qeverinë. E megjithatë kriza nuk është zgjidhur është vetëm agravuar. 

Nëse kthehemi tek Strazua dhe Leni ajo që po ndodh tani ka një tjetër ngjashmëri. Sali Berisha gjeti një mjek fshati për të thyer bojkotin e opozitës. Të njëjtën gjë po bën tani dhe Edi Rama. Përmes ca leftermurrizësh po përpiqet të caktojë një opozitë të re. Sali Rexhepit të shkretë dhe mund t’i falej. Ishte i varfër dhe u tundua. Por këta të sotmit e kanë kripur djathin, janë miliarderë. Çfarë u duhet një mandat për pak muaj?

Sa më shumë të shtyhet në kohë zgjidhja politike, aq më të rënda do jenë pasojat për vendin dhe aq më i madh dëmi elektoral i PS-së. Në këtë rrethana palët duhet të ulen në tryezë për të gjetur një zgjidhje: jo për një tranzicion pushteti, por për një pakt social, pse jo një pakt xhentelmenësh, të fiksuar në klauzola të qarta: jo më vjedhje votash.

Kategori
Uncategorized

Babaramo: Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

“Presim që sa më shumë të ngrihet presioni i opozitës te ndërkombëtarët aq më shumë do të dëgjohet mesazhi i tyre.

Këta 7 eurodeputetët që erdhën në Shqipëri, janë disa eurodeputet të thjeshtë.

Opozita nuk është si Haxhi Qamili që sulmoi vilën e Princ Vidit me armë, i cili donte ta vriste dhe ta hidhte në det.

Nëse koha e krizës zgjat aq më shumë do të thellohet.

Zgjedhjet e parakohshme janë ta pashmangshme, nuk mund të ndodhi që një vend i NATO-së të pranohet pa opozitën, nuk është demokraci.

Kategori
Uncategorized

Babaramo: Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

“Presim që sa më shumë të ngrihet presioni i opozitës te ndërkombëtarët aq më shumë do të dëgjohet mesazhi i tyre.

Këta 7 eurodeputetët që erdhën në Shqipëri, janë disa eurodeputet të thjeshtë.

Opozita nuk është si Haxhi Qamili që sulmoi vilën e Princ Vidit me armë, i cili donte ta vriste dhe ta hidhte në det.

Nëse koha e krizës zgjat aq më shumë do të thellohet.

Zgjedhjet e parakohshme janë ta pashmangshme, nuk mund të ndodhi që një vend i NATO-së të pranohet pa opozitën, nuk është demokraci.

Kategori
Uncategorized

Pse nuk arrestohet Dako?/ Deklarata e fortë e ish-kryeministrit: Ka përgjime të Ramës me Avdylajt.

Gjatë intervistës në Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të forte duke u shprehur se, ka të dhëna se edhe kryeministri Edi Rama ka zhvilluar biseda telefonike me grupin e Avdylajve në Shijak, të akuzuar për përfshirjen në trafikun e drogës.

“Gjushi e ka bërë gjithçka. E ka bërë në ujdi të plotë me Edi Ramën. E di ti që ka të dhëna që edhe Rama ka telefonata me Avdylajt, në ato përgjimet. Kjo është një masë e cila ishte për t’u hedhur hi syve dhe për t’u thënë të tjerëve se nuk e heqim dot

Gjushin se nuk na lë KQZ-ja”, u shpreh ish-Ditë më pare, kreu I PD-së Lulzim Basha u shpreh se, po përgatitet arrestimi i kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, si I përfshirë në dosjen e famshme “339”.

Kategori
Uncategorized

Kryemadhi e thotë copë/ Dosja 339 shqetësoi Flackenshtein. Dako, Avdylajt, Knut, droga… 

Në momentin që z. Basha përmendi ‘Dosjen 339’, ku asnjë nga eurodeputetët nuk ishte i informuar mbi këtë dosje, por na flisnin për marrëveshjen e Zhan Monesë.

Sapo u tha dosja 339, z. Knut u çua nga tavolina shumë i shqetësuar 25 minuta’, tha Kryemadhi.

Z.Knut ishte shumë i shqetësuar të dëgjonte dosjen 339. Njëri aq të shqetësuar për dosjen 339 kam parë vetëm Edi Ramën dhe Vangjush Dakon.

Në qoftë se z.Knut ka ndonjë problem me dosjen 339 të shikojmë, se çdo na shikojnë sytë dhe çdo na dëgjojnë veshët në të ardhmen se janë 600 disqe të tjera, siç thonë.

Kryemadhi e thotë copë/ Dosja 339 shqetësoi Flackenshtein. Dako, Avdylajt, Knut, droga...

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një lidhje direkte me emisionin ‘Të Paekspozuarit’ ka zbuluar bisedën që ka patur me eurodeputetin Knut Fleckenstein.

Kryemadhi citoi të gjithë komunikimin me eurodeputetin. Ajo zbuloi se kur foli për dosjen me nr 339,  Fleckenstein shfaqi shqetësim, ndërkohë që asnjë prej eurodeputetëve nuk ishte informuar në lidhje me këtë skandal për blerjen e votave nga ana e mazhorancës aktuale.

‘Meqenëse z. Knut na qenka shqetësuar dhe zhgënjyer shumë, po ju bëj me dije se çfarë i kam thënë unë z. Knut në takim: z. Basha i shpjegoi gjithë ecurinë dhe aktivitetin apo angazhimin parlamentar të opozitës, ku komisionet hetimore të sabotuara, komisionet që ka kërkuar opozita për verifikime, amendamente dhe projektligje të propozuara, të cilat as që nuk futeshin në rendin e ditës për t’u diskutuar e jo më për të pasur reagim apo ndryshim në to.

Në momentin që z. Basha përmendi ‘Dosjen 339’, ku asnjë nga eurodeputetët nuk ishte i informuar mbi këtë dosje, por na flisnin për marrëveshjen e Zhan Monesë. Sapo u tha dosja 339, z. Knut u çua nga tavolina shumë i shqetësuar 25 minuta’, tha Kryemadhi.

E pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, nëse z.Knut kishte ndërprerë bisedën për të komunikuar me dikë tjetër gjatë pauzës prej 25 minutash, Kryemadhi tha: ‘Jo. Z.Knut nuk është se ka biseduar me dikë, por z.Knut ishte shumë i shqetësuar të dëgjonte dosjen 339. Njëri aq të shqetësuar për dosjen 339 kam parë vetëm Edi Ramën dhe Vangjush Dakon.

Në qoftë se z.Knut ka ndonjë problem me dosjen 339 të shikojmë, se çdo na shikojnë sytë dhe çdo na dëgjojnë veshët në të ardhmen se janë 600 disqe të tjera, siç thonë.  Duke parë e duke bërë. Nëse ka këtë problem z.Knut ky është po prapë problem i z.Knut dhe atij që është prapa z.Knut. Tani çfarë i kam thënë unë z.Knut në takim, pasi kishte merak shumë të madh nëse z.Basha kishte program për shqiptarët nëse do të vinte në qeveri  apo jo.

‘Zotërinj parlamentar, nëse ka stabilitet krimi në Shqipëri kjo do të thotë destabilitet për Europën. Ju e dini shumë mirë ndikimin e grupeve kriminale shqiptare në Europë. Kanë përmbytur Londrën, Spanjë, Hamburgun e Gjermanisë dhe çdo vend tjetër.

Ju bëni si të doni, ne kemi vendosur ta destabilizojmë krimin në mënyrë të tillë për të mbrojtur fëmijët tanë. Dhe nuk kthehemi më pas.

Nëse në Gjermani zonja Merkel apo ndonjë deputet gjerman do të ishte kapur duke bashkëpunuar me krimin për të blerë vota, çdo të ndodhte? Minimalja do të niste investigimi, ndërkohë këtu ka dy vjet që dosja jo vetëm nuk hetonte, por është bllokuar hetimi dhe po tentohet të asgjësohet.

Ju kujtoj deputetin slloven para disa javësh, i cili dha dorëheqjen sepse kishte harruar të paguante një sandviç në super market. Zotërinj ne kërkojmë standarde dhe vlera për të cilat ju na flisni dhe i keni në vendin tuaj, nuk po ju kërkojmë asgjë më shumë.

Sot koka e krimit të organizuar është Edi Rama’. I thashë këtë Knutit, sikur i thashë mbaroi jeta jote. Aq shumë i dhembi kjo, saqë nuk di ça të them’, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Kategori
Uncategorized

Shënkolli i përgjakur në Shkodër.

“Për së gjalli kurrë nuk dorëzohem, mor qena….!”, nxori armën nga brezi… Por ndërkohë, grykët e automatikëve të xhelatëve komunistë lëshuan zjarr nga të katër anët dhe Marija u rrëzua përdhé… Marija mbeti aty, ndërsa Pjetri u arrestua nga komusnitët për t’u toruturuar, maskrauar e pastaj për t’u vrarë në zallin e Kirit, atje ku dergjen eshtrat e shumë martirëve.

5 dhjetor 1946 – Si u vranë nga komunistët Marie Zojzi dhe bashkëshorti i saj, Pjetër Deda. Si u bë festa vaj për nënë Pinën, që nuk e lanë as ta shihte të vdekur vajzën e saj Marie

5 dhjetor 1946. Nëpër rrugicat e qytetit të Shkodrës feksin dritat e festës. Është nata e Shën’ Kollit. Festa kremtohet në të gjithë qytetin. Por ky Shënkoll nuk është si më parë, sepse nëpër sofrat shkodrane mungojnë shumë djem e vajza, burra e gra. Janë arrestuar nga komunistët, në sulmet e frikshme të organizuara nga gjakatari Mehmet Shehu dhe skuadrat tij të pushkatimit. Shumë djem e burra shkodranë janë vrarë ndërkohë nga komunistët. Qindra të rinj shkodranë dergjen nëpër burgjet komunistë të ngritura ato kohë, posaçërisht në qytet për të zhdukur ajkën e Shkodrës, atë pjesë që nuk e donte sistemin gjakatar komunist.

Ndaj, qindra familje shkodrane nuk ishin në festë natën e 5 dhjetorit 1946. Një prej këtyre familjeve ishte edhe ajo e Shtefën Zojzit.

Pina Zoisi, e shoqja e Shtjefën Zojzit, qëndron e vetmuar në sofrën e saj të shtruar e ku s’ka kush të afrohet. I biri, Rrok Zojzi është arrestuar e po vuan nëpër birucat e torturave të sigurimit të shtetit.

Zemra i qan për birin e saj, por nëna Pinë s’ka fuqi të bëjë asgjë për të. E bija e Pinës, Marija mungon gjithashtu. Nënë Pina nuk di për kë të vajtojë më parë. Marija është nisur prej muajsh në një betejë të pamundur. Kishte vendosur bashkë me të shoqin, të luftojnë me armë komunistët që i kishin arrestuar të vëllanë, Rrokun dhe kishin pushkatuar kushëririn e saj, Ludovik Zojzit, arkitekti i shquar shkodran.

Marija ishte 30 vjeç kur u vesh si burrë, u armatos dhe doli në mal, bashkë me të shoqin, Dedën, për të luftuar komunistët. Bashkëshorti i saj ishte Pjetër Dedëjakupi. Marija zgjodhi këtë rrugë, e mbushur me urrejtje për krimet që komunizmi po bënte mbi njerëzit e saj më të dashur të familjes. Bashkëshorti e ndoqi pa asnjë dilemë nga pas në këtë betejë, fundi i së cilës do të ishte tragjik.

Ishtë ora 4 e mëngjesit të datës 6 dhjetor, dita e Shënkollit. Kriminelët komunistë Zoji Themeli, Toger Baba, Vaskë Koleci, Dulaç Lekiqi, Fadil  Kapisyzi e Zenel  Cani me “shokët e Ndjekjes”, kishin rënë më herët në gjurmët e Marijes dhe bashkëshortit të saj. Në të dalur të dritës, në luginën e përroit të Hijes së Madhe, në Meshkallë të Sheldisë,

Maria sapo dilte nga çadra ku ishte strehuar bashkë me Pjetrin, bashkëshortin e saj. Papritur, Marija dëgjoi një zë të tmerrshëm: “Dorëzou Marije, se nuk të vrasim!”… Por ajo u përgjigj menjeherë me zjarr, sepse e kishte të qartë se komunistët do ta vrisnin gjithsesi:

“Për së gjalli kurrë nuk dorëzohem, mor qena….!”, nxori armën nga brezi… Por ndërkohë, grykët e automatikëve të xhelatëve komunistë lëshuan zjarr nga të katër anët dhe Marija u rrëzua përdhé… Marija mbeti aty, ndërsa Pjetri u arrestua nga komusnitët për t’u toruturuar, maskrauar e pastaj për t’u vrarë në zallin e Kirit, atje ku dergjen eshtrat e shumë martirëve.

Marija u varrus aty ku u vra. Fshatarët e Meshkallës e mbajtën atje për 45 vjet, në një vend të fshehtë atje në mal, poshtë disa shkurreve, ku gjendej një rasë e vogël me mbishkrimin: “Këtu pushon Maria e Shtjefën Zojzit, besnike e burrit të saj”.

Pas rrëzimit të sistemit komunist, banorët e fshatit Meshkallë e të tjera fshatra të krahinave e Jubanit, të Gurit të Zi, të Sheldisë e përrreth, e përcollën Marijen për në varrezat e Rrëmajit.

Të dhënat për ngjarjen janë marrë nga Radio Shkodra, dhjetor 1992. Autori është Fritz Radovani.

Kategori
Uncategorized

’Djali pa nanë, si nata pa hanë‘’

Fundi tragjik i Et’hem Haxhiademit, shkrimtarit e dramaturgut të spikatur që është cilësuar si “babai i tragjedisë shqiptare”. Jeta dhe vdekja në burgjet komuniste rrëfyer nga Menksen Bungo, bashkëvuajtës i tij, gjithashtu shkrimtar i dënuar nga diktatura 

“Djali pa nanë, si nata pa hanë“, ishte tema e hartimit që profesori i normales së Elbasanit, Et’hem Haxhiademi i kishte dhënë nxënësve të tij në Normalen e Elbasanit. Ishte mesi i natës kur profesor Et’hemi po vazhdonte punën duke korigjuar fletoret e hartimit, kur në portën e shtëpisë së tij i shfaqen hijet e errëta të xhelatëve të diktaturës. Përmes britmave shtazarake, e arrestuan, i vunë hekurat para syve të fëmijëve të tij të mitur dhe bashkëshortes dhe e nisën për në hetuesi. Atë natë të shkurtit 1947, në Elbasan ishin arrestuar dhe shumë të tjerë intelektualë në zë të këtij qyteti.

Shkrimtari Makensen Bungo, bashkëvuajtës i shkrimtarit Et’hem Haxhiademi,  ka rrëfyer jetën e vështirë nëpër burgjet e diktaturës, deri ditën kur Haxhiademi dha shpirt në burgun e Burrelit.

Natën kur u arrestua Et’hem Haxhiademi, nga burgu i madh i Elbasanit, u morën katër  të  burgosur për t’i implikuar me akuzat e të arrestuarve. Ndër ta ishte edhe Makensen Bungo. Ishin edhe Shefqet Baholli, Salim Ceka e Nazmi Fagu, që të tre të dënuar me burgim të përjeshëm. Atë natë, u mbushën plot me të arrestuar birucat e hetuesisë së Grand Hotel,  ku ishte vendosur në atë kohë Dega e Punëve  të Brendëshme. Bungo rrëfente që Et’hem Haxhiademin e kishin mbajtur në Tiranë disa muaj në tortura të tmerrshme. “Kur e kthyen në Elbasan për ta gjykuar, unë nuk e njoha. Ishte plakur shumë, ishte dobësuar e tretur.  Ishte kërrusur dhe mezi ecte. Ishte transformuar, që të vinte keq ta shikoje” rrëfente Bungo.

Një rrëfim vuajtjesh në burgjet komuniste

Të arrestuarit u mbajtën 3 muaj nëpër birucat e Grand Hotel në Elbasan, në kushte të tmerrshme. Çdo ditë e çdo natë birucat e Grand Hotel-it oshëtinin nga ulurimat e tyre dhe  spërkateshin me gjakun që u rridhte nga torturat.

Gjykimi i tyre u bë në zyrat e Degës së Brendshme me dyer të mbyllura. Në grupin e parë që u gjykua, ishte edhe Et’hem Haxhiademi. Ai u akuzua se kishte riorganizuar Ballin  Kombëtar. Dramaturgun poet e dënuan me vdekje. Kur kryetari i gjyqit ushtarak   komunikoi dënimin e tij me vdekje, ai shqiptoi menjëherë shprehjen atdhetare që thonin rilindasit tonë, kur i pushkatonin turqit. Ai thirri: ‘Rroftë Shqipëria!’ Dhe nga ajo thirrje ushtoi e gjithë salla dhe trupi gjykues shtangu.

Në këtë kohë, birucat e nëndheshme të Grand Hotel-it ranë në një qetësi. Nuk bëheshin më tortura dhe nuk ndiheshin më ulërima çdo natë, si më parë. Atëherë në atë kat të nëndheshëm, zotëronte një heshtje që të lemeriste, që të kallte tmerrin. Ishte një heshtje  të vdekurish.

Por kjo heshtje nuk vazhdonte çdo natë, sepse herë mbas here krimi shprehte urrejtjen e  tij klasore, duke vazhduar të torturonte Et’hem Haxhiademin, edhe pse ai ishte dënuar.

PUSHKATIMI 

Mbas disa ditësh, disa prej të dënuarve me vdekje, Gjykata e Lartë ua fali jetën. Dënimi i  tyre u kthye në burgim të përjetshëm. Ata të shkretët u gëzuan.

U gëzuan se u falën jetën! Atë jetë që ua kishte falur vetë Zoti. Atë jetë deshi t’ua merrte   Diktatura, t’ua grabiste duke i torturuar, që të pranonin krimet, ato krime, që nuk i kishin bërë kurrë dhe as që kishin menduar ndonjëherë, t’i bënin.

Iu njoftua ky vendim dhe ua hoqën prangat.

Tani ata do të kishin jetën, por jo lirinë. Lirinë atyre, diktatura do të vazhdonte t’ua grabiste. Tani ata do të jetonin pa liri, pa familje, pa njerëz, pa gjallëri, pa gëzime, në një jetë të heshtur, në një jetë të mërzitshme, në një jetë të trishtueshme, në një jetë të vdekur. Tani ato do të vuanin gjithë jetën nëpër kanale, nëpër miniera, nëpër moçalishte, duke luftuar me vdekjen, për të jetuar lirinë e ëndërruar, atë liri, shpresa e së cilës rrinte e  fshehur në ndërgjegjen e tyre.

Po atë ditë ata i dërguan në Burgun e Madh të qytetit.

Tani në birucat e nëndheshme të Grand Hotel-it mbetën vetëm të dënuarit me vdekje që do të pushkatoheshin dhe ne të katërt, që ishim dënuar që më parë.

Të dënuarit me vdekje, të lidhur me pranga, rrinin të ndarë në ato biruca në heshtje, në  shoqëri me vdekjen. Rrinin e mendoheshin, mendoheshin dhe kujtoheshin. Kujtonin akuzat e rrema që u kishin bërë, torturat që u kishin bërë, procesverbalet, që kishin firmosur në  gjendje agonie, kujtonin procesin gjygjësor, fjalët e prokurorit, akuzat e trupit gjyqësor    dhe vendimin e gjyqit, atë vendim të tmerrshëm, të hatashëm, vendimin me vdekje që i  ushtonte ende: ‘Me vdekje! Me vdekje! Me vdekje!’ Mendoheshin dhe kujtonin njerëzit e  familjes së tyre, që nuk do t’i shikonin më kurrë, prindërit, gruan e re të porsamartuar,   fëmijët që pritnin t’u ktheheshin baballarët, por nuk do t’u ktheheshin më, kujtonin  kushërinjtë, shokët, miqtë…

Ata ishin shtatë gjithsej: Dhe midis tyre ishte edhe Et’hem Haxhiademi.

Po ky njeri, Et’hem Haxhiademi, vallë apo mendonte dhe apo kujtonte edhe ai si të  dënuarit e tjerë me vdekje?

Edhe ai po mendonte dhe po kujtonte si të dënuarit e tjerë me vdekje, por jo gjithënjë, sepse atë, si kemi thënë, vazhduan ta torturojnë edhe mbasi u dënua me vdekje. Ai  shkrimtar edhe pse jetonte nën ankthin e vdekjes, duhej torturuar, duhej të vante, që ata  njerës të ushqyer me krimin, të shuanin urrejtjen për këtë njeri të madh. Dhe nga këto   tortura të vazhdueshme ai u bë një skelet i gjallë, kur e nxirrnin për të shkuar në banjë,  mbahej te muri, se nuk kishte më fuqi të qëndronte në këmbë dhe së fundi edhe të eci këmba doras.

Kjo gjendje vazhdoi deri në mengjesin e datës 9 mars të vitit 1948, kur në bincat e Grand  hotelit zbritën disa oficerë dhe policë duke uluritur e duke qeshur.

Erdhi dita e pushkatimit. Erdhi çasti i vdekjes. I nxorrën nga birucat me radhë për t’i  pushkatuar: Zija Lunikun, avokatin e nderuar të Elbasanit, Fadil Gurmanin, mësuesin  idealist të shkollës ushtrimore, Kamer Kazazin, mësuesin e talentuar që kishte mbaruar  shkollë e Fullcit, Mahmut Macin, mësuesin e bujqësisë të shkollës Normale, Mehmet Elezin,  atdhetarin e papërkulur të Peqinit, dhe Xhaferr Mirakun, ish luftëtarin e Luftës së Spanjës ,  luftëtar dhe bashkëpunëtor i Enver Hoxhës, dhe ish komandant i një brigade partizane.

Et’hem Haxhiademin nuk e nxorrën nga biruca. Ai nuk do të pushkatohej. Atij njeriu i  ishte falur jeta.

Në lidhje me këtë fakt është shprehur mendimi se duhet të ishte bërë një ndërhyrje tek    diktatori Enver Hoxha, sepse akuzat kundër Et’hem Haxhiademit ishin shumë të rënda.    Por se cili ose cilët e kishin bërë këtë ndërhyrje janë shprehur tre variante. Një variant  është se ndërhyrjen do ta ketë bërë profesor Aleksandër Xhuvani me Omer Nishanin.  Varianti i dytë është se do ta ketë bërë po Aleksandër Xhuvani por tok me Ymer Dëshnicën, ndërsa varianti i tretë ishte prap po me prof Xhuvanin, por tok me prof. Kostaq Cipon. Në  të tre variantet del figura e profesor Aleksandër Xhuvanit dhe kjo duhet pranuar, se ai ishte figurë e vjetër atdhetare, se ishte personalitet i lidhur shumë me Qeverinë e atëhershme   dhe se ishte babai i dëshmorit Ptoleme Xhuvani.

AMANETI

Në ato biruca të Hotel Grand-it tani ishim vetëm pesë vetë, katër ne të burgosurit të mëparshëm dhe Et’hem Haxhiademi, tani i dënuar me burgim të përjetshëm. Sigurisht që  ekzekutimi i të gjashtë të dënuarve na dëshpëroi shumë, se ishin njerëz të mirë, të  ndershëm, atdhetarë dhe të pafajshëm. Por, edhe ulja e dënimit të Haxhiademit na gëzoi.

Ne u gëzuam, por edhe krimi, sepse iu fal jeta, u inatos edhe më shumë dhe e shprehte  urrejtjen dhe inatin ndaj këtij shkrimtari, duke i vazhduar torturat më shpesh dhe më të  egra. Ai arriti një ditë, që po ta shikonte ndonjë njeri në atë gjendje, me siguri nuk do ta  njihte se cili ishte.

Mua atëherë, meqë isha shumë i ri, afër njëzet vjeç dhe më dënim të pakët në krahasim  me të tjerët, policët që shërbenin në birucat e nëndheshme qëllonte që më nxirrnin në  koridorin e birucave për të bërë pastrimin e tij, nën mbikqyrjen e tyre dhe me porosi që  të mos komunikoja me ‘armikun e poullit’, Et’hem Haxhiademin.

Një ditë rastisi që, ndërsa unë po pastroja koridorin, polici hapi derën e birucës së  Haxhiademit, që ai të shkonte në banjë dhe vet u ngjit lart. Haxhiademi doli nga biruca   dhe ne të dy u ndodhëm ballë për ballë. Haxhiademi me mundim të madh dhe duke  rënkuar, m’u  afrua, më kapi duart dhe më porositi që kur të përmbyset diktatura, të  shkruaja një tragjedi për atë, duke u bazuar mbi vuajtjet e tij aty. Unë u shtanga. Ai shtoi  se po më linte një amanet dhe amanetin nuk e tret as dheu. Kaq më tha dhe u largua. Këtë amanet ma ka përmendur më vonë disa herë, kur ishim të dy në kaushin e tretë të Burgut të Madh të Elbasanit. Ma kujtoi edhe më vonë, kur unë u lirova nga burgu. Duke u përshëndetur, ai më tha: Mos e harro amanetin!

NËPËR  BURGJE

Et’hem Haxhiademin nuk e mbajtën shumë kohë në Burgun e Madh të Elbasanit. Jo më  shumë se katër vjet. Prej këtej, bashkë me disa të burgosur të tjerë të dënuar rëndë, e  dërguan në Kalanë e Gjirokastrës. Nuk dihet se sa kohë e mbajtën atje. Prej andej, e dërguan në burgun e Burrelit, ku diktatura grumbullonte të burgosurit më të rrezikshëm.

Në burgun e Elbasanit, e kanë mbajtur vazhdimisht në kaushin e tretë. Kështu quheshin  atëherë dhomat e burgut, kaush. Ky kaush ishte kaushi më i keq i atij burgu. Atje nuk  hynte kurrë dielli. Në burgun e Elbasanit, Haxhiademin mundoheshin ta ofendonin. Por dhe ai mundohej të mos u jepte ndonjë shkak. Kështu, për shembull, kur makina që sillte  bukën për të burgosurit prishej, komanda e burgut nxirrte të burgosur me dënime të ulët  të merrnin bukën, duke e sjellë në krah. Bashkë me këta  të burgosur, caktonte edhe Et’hem Haxhiademin. Ai nuk kundërshtonte. Shkonte me të tjerët në furrë, ngarkonte thesin me bukë në kurriz dhe ecte me kokën lart, në mes të qytetit, bashkë me të burgosurit e tjerë.

Unë, disa muaj, kam ndenjur në një kaush me atë. Madje, rastisi që edhe të rrija e të flija  ngjitur me atë.

Ishte njeri i heshtur. Nuk fliste pa e pyetur njeri. Më shumë mendohej, se sa fliste. Dhe  kur fliste, fliste me ngadalë dhe me zë të ulët. Nuk hapte vetë ndonjë bisedë, vetëm dëgjonte të tjerët dhe nuk ndërhynte në debate. Nuk pranonte të hynte në biseda politike. Kur fillonte ndonjë bisedë e tillë, largohej. Ndoshta se ishte ende nën ndikimin e tmerrit të torturave të hetuesisë.

Kur i vdiq i vëllai i vetëm, priti në heshtje ngushullimet nga të gjthë të burgosurit e kaushit. Kur bisedonim për letërsinë, fliste me respekt për at Gjergj Fishtën dhe lavdëronte  Lasgush Poradecin, Mitrush Kutelin dhe Ernest Koliqin. Shpesh thoshte, se i vinte shumë  keq që i kishin sekuestruar bibliotekën.

VDEKJA

Mbasi jetoi një kohë të gjatë nëpër burgjet e tmerrshëm të diktaturës, ky njeri ndërroi jetë në burgun e Burrelit, në 17 mars 1965, në moshën 63vjeçare.

Vdiq ai njeri që e deshi jetën. Vdiq ai njeri që shkroi për jetën. Vdiq ai njeri që ia rrëmbyen jetën. Një jetë e pastër. Një jetë e kulturuar. Një jetë shqiptari. Sa nevojë ka Shqipëria për jetë të këtilla. Vdiq. Por vdekja e tij është misterioze. Mund të ketë qenë e natyrshme, por mund të ketë qenë edhe kriminale. Kështu, prifti Konrran Gjolaj O.F.M . thotë se ka vdekur mbas dy muajsh që pësoi një atak natën në gjumë: ‘‘Një ditë i ra të  fikët në oborr. U ndodha afër dhe i dhashë ndihmën e shpejtë e thirra infermieren. Erdhi dhe e mori me vete n’infermieri. U kuptue se kishte qenë infrakt. Kur erdhi në dhomë, me dashamirësi e këshillova me kenë i kujdesshëm se po t’u përsërit edhe nji herë, do ta kesh pisk. Mbas dy muajsh, kur kishte ra me fjetë, kishte vdekur në gjumë’’. Diktatura i  mohoi  lirinë dhe më vonë i vodhi edhe jetën.

Por këtij njeriu, nuk i dihet edhe se ku janë varrosur eshtrat e tij. Mbasi u shkërmoq  komunizmi, një komision i Shoqatës të ish të përndjekurve politik të Elbasanit u mundua  të gjejë eshtrat e këtij njeriu. Takuan në Tiranë infermierin e Burgut të Burrelit, por ai nuk  tregoi gjë. Shkuan e pyetën në Burrel, njerëzit tundnin kokën të helmuar. Shkuan në  Burgun e Burrelit, ai ishte kthyer në një gërmadhë. Qershia ishte zhdukur. Njëri nga ata  më tha se në një gropë kishin parë eshtra njerëzish. U kthyen në Elbasan të mërzitur për  qëndrimin e qeverisë, të partive politike, të shoqatave të ndryshme, për mosinteresimin  për këtë problem atdhetar. Në fund, kur familja i humbi çdo shpresë se mund të gjendeshin eshtrat e njeriut të tyre, ndërtoi në mes të varrezave të Elbasanit, një varr fiktiv me  mermer të zi, ku u shkrua ky epitaf: ET’HEM HAXHIADEMI, 1902 – 1965.

Po të kaloni në Elbasan, shkoni dhe e vizitoni atë varr dhe përkuluni me respekt para   kujtimit të atij njeriu.

Kategori
Uncategorized

Çfarë tha Kryemadhi që e ka nervozuar eurodeputetin Fleckenstein?! Zbardhet biseda…

“Ju veproni si të mendoni. Ne kemi vendosur ta destabilizojmë krimin që të mbrojmë fëmijët tanë dhe nuk kthehemi më pas”.

Eroparlamentarët që erdhën një ditë më parë në Shqipëri zhvilluan edhe një takim me drejtuesit e opozitës ndërmjet të cilëve edhe me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

Duket që gjatë bisedës ka patur edhe pak tension pasi eurodeputeti Fleckenstein reagoi sot duke shprehur kundërshti ndaj deklaratës së Kryemadhit në takimin e zhvilluar.

Ja çfarë ka thenë Kryemadhi në takim, çka e ka nervozuar eurodeputetin Fleckenstein.

“Nëse ka stalibitet për krimin në Shqipëri, kjo do të thotë destabilitet për Evropën. Ju e dini shumë mirë ndikimin e grupeve kriminale shqiptare të drogës në Londër, në Spanjë, në Hamburg të Gjermanisë”.

“Ju veproni si të mendoni. Ne kemi vendosur ta destabilizojmë krimin që të mbrojmë fëmijët tanë dhe nuk kthehemi më pas”.

“Nëse Merkel apo deputetë gjermanë do ishin kapur duke bashkëpunuar me krimin për të blerë vota, çfarë do ndodhte? Minimalja do të kishte një investigim; ndërkohë këtu ka 2 vjet që dosja nuk hetohet, është bllokuar hetimi dhe po tentohet të asgjesohet”.

“Deputeti Sloven dha dorëheqjen sepse kishte harruar të paguante një sandëich”. “Këto standarte dhe vlera duam dhe ne në Shqipëri”.

Kategori
Uncategorized

Pandeli Majko braktisë Edi Ramën!

Nga Erl Kodra/

Të dashur socialistë e demokratë,

Të dashur qytetarë të vendit tim,

Unë kam një buzëqeshje të madhe dhe të sinqertë. Unë nuk mund të përballoj jetën pa buzëqeshjen time, sepse i tillë jam unë, i ndjeshëm dhe i drejtëpërdrejtë.

E verteta është se unë ka shumë vite që shtirem, vuaj, stërmundohem që e qeshura ime të jetë siç ka qenë, e madhe sa dielli i mëngjesit. Por fakti është se këtë vuajtje nuk mund ta duroj më tej.

Mua më dhemb zemra kur shoh se si Edi Rama i shembi përdhe ëndrrat tuaja dhe të miat bashkë. Shpirti më copëtohet kur shoh se si braktiset Shqipëria, se si vidhen njerëzit, se si burgosen të pamundurit për mospërmbushjen e pagesave të energjisë elektrike.

Zemra ime e ndjeshme pikon gjak kur shoh se si Shqipëria është mbushur me drogë nga Jugu në Veri.

Tmerri dhe makthi më ka zbarrdhë akoma më shumë flokët nga vrasësit, mashtruesit, hajdutët dhe përdhunuesit në Parlament.

As natës së varrit nuk mund t’ia tregoj ato që po heq shpirti im i pastër!

Edi Rama shkatërroi Partinë Socialiste, dashurinë e jetës time. Ai vrau njëri pas tjetrit të gjithë socialistët e vertetë, duke i zëvendësuar me kriminelë, hajdutë dhe trafikantë të maskuar si biznesmenë.

Nga Partia Socialiste nuk ka mbetur asgjë, por vetëm ca kllounë të neveritshëm që i shërbejnë “Skënderbeut” Edi Rama, burrit të gjatë që na nxiu faqen për jetë të jetëve.

Edi Rama i vodhi zgjedhjet, dhe unë kam fakte. Me sytë e mi i kam parë drekat dhe darkat e Edi Ramës me kriminelë dhe mafiozë, teksa bënte pazare se çfarë ofronte ai në këmbim të votave, para, liçensa,

konçensione dhe tendera shumëmilionëshe.

Shpesh kam dalë jashtë nga darka të tilla dhe kam vjellë gjithë atë çorbë të shpifur. Por jam kthyer përsëri aty ku isha, sepse nuk më bënte zemra ta braktisë Partinë Socialiste, dashurinë e jetës time!

E vetjma shpresë e imja ishte që t’i qëndroja afër dashurisë time të jetës, pavarësisht se ajo lëngonte nga epshi i shfrenuar i Edi Ramës, këtij përbindëshi që e vrau përfundimishtë të mjerën…

Edi Rama nuk di të ndalet, sepse ai është një pervers, që nuk e di çfarë është dashuria. Ai nuk ka gjak të pastër socialisti, as gjak të pastër shqiptari, por gjak të zi përbindëshi.

Edi Rama është me keq se një terrorist.

Ky birbo e ka ndarë mendjen të copëtoj gjysmën tjetër të kombit, Kosovën. Kosovën që e dua aq shumë, për të cilën kam luftuar me mish e me shpirtë. Sa të jem gjallë mbi dhe nuk e harroj vajin dhe gjakun e derdhur për Kosovën martire.

A ju kujtohet një shprehje e imja, ku deklarova diçka me Partinë Socialiste dhe Shqipërinë?

Më besoni, kurrë në jetën time nuk kam qenë më i sinqertë. Unë e dua Shqipërinë, por më shumë e dua Partinë Socialiste, sepse unë besoj tek socializmi dekokratik i vertetë, tek ato vlera që ka përqafuar gjysma e njerëzimit. Sepse unë besoj se Partia Socialiste ka njerëz të mirë, që janë shqiptarë të mirë, në vllazëri të sinqertë me popullin demokrat shqiptar.

Demokratët janë gjysma jonë pa të cilin ne nuk mund të jetojmë. Kjo është bindja ime, kjo është vlera ime, kjo është edhe buzëqeshja ime e madhe, pa të cilën nuk jetoj dotë një ditë të vetme.

Unë e kam vendosur; do të braktis Edi Ramën, vrasësin e dashurisë së jetës time!

Prandaj, kam vendosur që të largohem nga narko-qeveria e Edi Ramës, kam vendosur të largohem nga Parlamenti i Kurvave dhe kurvarëve pa vlera njerëzore, dhe do të kthehem tek ju, në zemrat tuaja.

Unë ju lutem socialistëve të vertetë të më falin që gjithë këto vite kam heshtur duke ngrënë turpin me bukë pranë Kumbarit Edi Rama.

Unë përulem para jush, dhe ju jap fjalën se që sot e tutje, unë do të jem një nga ju, dhe do të luftoj fort për dashurinë time dhe tuajën.

Së bashku do ta shpëtojmë Partinë Socialiste, që terroristi Edi Rama e ka marrë peng që prej vitit 2005!

Zoti i bekoftë socialistë e demokratë,

Zoti e bekoftë Shqipërinë,

Zoti e bekoftë Partinë Socialiste të Shqipërisë!

Përulësisht i juaji,

Pandeli Majko

Kategori
Uncategorized

Kobra…..

Kjo eshtë Ina Nuka….

Edhe pse ajo e ka mbuluar fytyrën me një maskë të zezë si vetë shpirti i tyre, një një si anarshistët….

Ajo është Ina.

Sekt Mavi në policine e shtetit…. police që paguet me taksat tona.

Shikojani sytë….

Një si kobra kur pret dhe sulmon për vdekje gjahun e saj.

Shihni energjinë e zezë, te trupit të saj….

Energji mavi….

Energji që ajo çliron jo kundër bandave, trafikantëve, grabitësve…..

Por kundër popullit të vet….

URREJTJE!

URREJTJE e një të droguare për Popullin protestues.

Shikoje me kujdes…

Ajo është Ina.

Ajo shtë fytyra e Sektit Mavi në uniformë policie.

Shikoeni….

Edhe policët mbrapa saj duken të shokuar nga kjo URREJTJE kafshërore e e mbrojtjes së ligjit…

Urrejtje e Inës për Popullin.

Kategori
Uncategorized

1960/Oficerët e Sigurimit të Shtetit, injorantë dhe gjumashë, u vunë në lojë nga një njeri për disa muaj.

Xhafer Kananaj me uniformën e “majorit” në vitin 1960 dhe faksimile e një njoftimi rreth aktit të tij

Nga Kastriot Dervishi

Organet e punëve të brendshme të Shqipërisë në gjithë vendet e Lindjes komuniste spikasnin për nivelin e ulët kulturor e intelektual. Ardhur nga profesione të ndryshme zejtarie apo të sferës së bujqësisë e ruajtjes së bagëtisë, kuadri i Sigurimit të shtetit plotësonte kushtin e garancisë biografike, por linte shumë për të dëshiruar në inteligjencien e tij. fill pas lufte, sidomos në vitet 1944-1951 ata vranë, masakruan ose burgosur gjithë elementin kryesor kundërshtar të tyre. Pavarësisht ndryshimeve, oficerët e Sigurimit nuk u ngritën kurrë as nga pikëpamja profesionale e as intelektuale.

Rekrutimet e dhunshme zinin vendin kryesor në rrjetin sekret informativ. Për ta provuar këtë, mjafton të shihet historia e Xhafer Kananajt (i vitlindjes 1930) nga Kalivaçi i Tepelenës.

Në vitin 1960 ishte 30 vjeç. Ka dashur të arratiset, por u përfshi në një histori që tregoi në fakt cilësinë e kuadrove të punëve të brendshme, duke rrëzuar gjithë namin e “përsosmërisë” të organeve të diktaturës komuniste. Na marsin e vitit 1960, Xhafer Kananaj, duke pasur një shok në një postë kufitare, vendosi të arratisej.

Mendoi që para largimit të vizitonte  kalanë e Shkodrës. Pikërisht këtu po festonte 8 Marsin kolektivi i grave të ndërmarrjes së artizanatit. Xhaferit i ngel në mendje një vajzë dhe po e shikonte. Në një këtë çast i afrohet një oficer i DPB Shkodër, kapiten Alush Bakalli, i cili kishte aty gruan dhe i thotë: “Mos jeni gjë kapiten i MPB-së”?

Xhaferi pa u menduar i thotë po. Gjatë kësaj kohe, kapteri Petro Gori, i gjendur aty, i informuar nga Bakalli, i paraqitet Xhaferit.

Ky e pyet nga e njihte dhe Petroja me mendjelehtësinë tipike i thotë: “Unë po nuk njoha oficerët e MPB-së, kot që ha bukën e shtetit”. Petroja duke kujtuar se me të vërtetë kishte përballë një oficer, iu lut të ndërhynte në ministri për ta transferuar.

Xhaferi sigurisht ia premtoi. Deshi nuk deshi, Xhaferi tani “hyri” në organet e punëve të brendshme, krejt i befasuar për mungesën e aftësive të tyre. Kapter Petroja, i gëzuar i tha se do ta ndihmonte të fejohej me vajzën e ndërkohë informon shefin e policisë, kolonel Skënder Vinçanin.

Ato ditë rastisi që vdiq kryetari dhe DPB Shkodër dhe ishte emëruar kryetari i ri. Xhaferin e çojnë në DPB ku e presin kolonel Feçor Shehu (kryetari i degës), kolonel Mit’hat Zaçe, nënkolonel Hysen Hoxhati (të Sigurimit) kolonel Skënder Vinçani, nënkolonel Mehmet Sinica (të policisë).

Shefi i Sigurimit Hoxhati e pyet menjëherë: “Mos je me Muço Saliun ti” (kryetari i Degës së 6-të të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në MPB që merrej me sigurimin e udhëheqjes). Xhaferi thotë po. Ata e pyesin për shëndetin e gruas së Muços. Shokët e Sigurimit premtojnë të bëhen krushq e të shkojnë te shtëpia e vajzës për fejesë. Xhaferi që flinte në hotel “Sporti” në Shkodër.

Kësisoj, me tre makina të DPB Shkodër, plot 14 ushtarakë të saj të prirë nga kryekrushku Hysen Hoxhati, duke pasur brenda edhe Feçor Shehun, shkuan për kafe e nishane në shtëpinë e vajzës. Në shtëpinë e një ushtaraku të degës, u pritën familja e vajzës.

Pas dhënies së “eksperiencës” në Shkodër ku merrte pjesë në mbledhje e jepte porosi, në qershor 1960, Xhaferi zhvendoset në DPB Durrës.

Ndikoi këtu kapiteni i Sigurimit Vasil Sema, i cili ishte transferuar nga Shkodra në Durrës. Ky informoi kryetarin e DPB, Kopi Niko, madje duke i thënë se ishte i dërguar nga ministri. Rastis që në Durrës kish ardhur me pushime Gogo Nushi.

Shokët e DPB-së e kujtuan se ishte me të, por mbahej sekret. Xhaferi filloi të këqyrë punën e Sigurimit në Durrës, sidomos në plazh. Jepte porosi, shihte dosje, lironte nga paraburgimi, etj.

Një ditë në bllokun e vilave vijnë Ramiz Alia, Rita Marko e Manush Myftiu. Xhaferi pi kafe me to. Ramizi jep porosi se duhej të kishte kujdes të huajt. “Mos kini merak shoku Ramiz”-ia kthen Xhaferi.

Duke përfituar nga dita e 10 korrikut, Xhaferi tha se ishte bërë major. I qepën edhe një kostum të ri. I lidhën edhe rrogë.

Drejtori i turizmit të Durrësit, Shaban Kokomani i gjeti edhe një dhomë, në të cilën Xhaferi ndenji me të fejuarën. Ushqehej falas. Edhe në Durrës merrte pjesë në mbledhje, jepte porosi, etj. Historia e Xhaferit kushedi sa do zgjaste nëse nuk do të njihej nga një operativ që ndodhej me pushime në Durrës.

Duke kuptuar njohjen, Xhaferi shkoi vetë në zyrën e Kopi Nikos dhe i tha se ishte fals. Ishte data 25.8.1960. I hutuar dhe frikësuar, Niko lajmëroi ministrinë. Foli me Mihallaq Ziçishtin, i cili e urdhëroi ta mbante aty.

Erdhën pas pak orësh Mihallaq Ziçishti, Xhule Çiraku, Gjon Banushi. Mihallaq Ziçishti i bërtet Kopi Nikos duke i thënë: “Po a nuk e kupton se nuk ka majorë kaq të rinj”?

Xhaferin e sjellin në Tiranë te Selvia. Në qeli vijnë për ta parë Hysni Kapo, Rrapo Dervishi, Foto Çami. Cili ishte njeriu që kishte poshtëruar armën më “vigjilente” të partisë, e cila rezultonte syleshe e klasit të parë.

Hysni Kapo i drejtohej Xhaferit: “Çfarë budallenjsh janë këta oficerët tanë. Ti Xhafer je origjinal. Shyqyr që nuk u arratise”. Xhaferi u dënua me 14 vjet burgim. Nuk ia kaluan çështjen politike sepse kjo do çonte në pushkatim të tij dhe burgosje të gjithë oficerëve. Vuan dënimin në repartin nrë.301 Bulqizë.

U lirua në vitin 1966.

Nesër: Masat që u morën nga ministri i Punëve të Brendshme për mungesën e vigjilencës në radhët e Sigurimit dhe Policisë

Kategori
Uncategorized

Anti Krishti.

Shume kombe e qeveri e kane shpallur non gratta por te ne vijon te jete ligjvenesi kryesor ne ç’do krah te politikes.

Nga Guxim Alimani/

-Ky person me fytyren dhe shpirtin me te shemtuar ne glob-eshte George Soros!

Me pak fjale do e perkufizoja nje Anti-Krisht!

Po nuk me shqeteson kjo.

Ajo qe me bren eshte fakti se ky monster eshte ne themel te minimit te demokracise,prosperitetit dhe degradues i normave morale politike e njerezore ne Shqiperi dhe jo vetem.

Shume kombe e qeveri e kane shpallur non gratta por te ne vijon te jete ligjvenesi kryesor ne ç’do krah te politikes.

Pyetja ime eshte:Perse opozota shqiptare mes shume kauzave qe ka me te drejte nuk e perfshin eleminimin e influences negative te ketij Anti-Krishti global?!

E di qe nuk eshte e lehte por jam i sigurt se sa kohe qe nuk shqiptohet e luftohet kunder tij pamundesia e materializimit te shume kauzave te tjera mbetet Utopi!

Ky eshte nje mendim i permbledhur ne menyre sempliste per tu plotesuar me mendimet tuaja te vyera!GA

Kategori
Uncategorized

Nga i buron kjo urrejtje?

“E si mos te të imponoj rrespekt ky lloj sekti mavi me uniformën e shtetit”.

Nga drejtues i parë i policisë së shtetit, Ylber Zyberi.

-Nuk eshte polic mashull, eshtë femër!

-Nuk eshte police Izraelite perball protestuesve Palestinez, as protestues Palestinez pavaresisht se maskën në fytyr e ka të ngjashme me anarkistet dhe terroristet!

-Nuk eshtë police Serbe pavarësisht se armën helmuese e ka made in Serbia!

Eshte police made in Rilindja përball popullit Shqiptar!

“Police qe ta duam”.

Shikojeni me vëmendje sa i ka zgurdulluar syte nga urrejtja për popullin!!! dhe ndaj cilit popull? Ndaj popullit i cili e paguan me taksat e veta për ti shërbyer!

Nga i buron kjo urrejtje?

Nga militantizmi politik, dashuria për partin dhe udhëheqësin e partise i cili ka nevoj sot për ” gjeneral” & ” ushtar”më shum se kurr më parë! Ka nevoj për ” heroina” që janë të gatshme të sakrifikojne gishtat dhe po të jete nevoja edhe jetën për partinë!.

Kjo eshte policia mavi që na kërkohet ta duam, edhe kur ajo na sulmon dhe helmon.

Kategori
Uncategorized

Shkelzen Berisha: Pse ka Balla frikë …

Sot është zhvilluar seanca gjyqësore Balla-Berisha, ku ky i fundit e akuzon kreun e grupit parlamentar të PS për shpifje.

I pranishëm në seanca ishte vetëm djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkelzen Berisha, i cili kërkoi dënimin e Taulant Ballës për shpifje.

Në përfundim të seancës, Berisha tha se Balla nuk ishte i pranishëm pasi nuk jep dot shpjegime për udhëtimet jashtë Shqipërisë me trafikantin e drogës, Edmond Bego.

Shkelzen Berisha: E rëndësishmja në këtë seancë është fakti që vetë dokumentacioni që ka sjellë para gjykatës i akuzuari, të cilin e ka marrë gjatë komisionit parlamentar vërteton që unë kam paguar 16 mln lekë taksa dhe i akuzuari ka qenë në dijeni të kësaj pagese në momentin kur ka kryer shpifjen. Kjo është e rëndësishme sepse kjo provon që shpifja ka konsumuar veprën penale me shpifje në fjalë sepse ka qenë në dijeni të faktit që po bën një deklaratë të rreme.

Pretendimet e palës tjetër ishin që ne nuk kemi qenë në dijeni të këtyre taksave. Kemi pasur qëndrime të tjera, por është e vështirë të kesh qëndrime të palës kur pala mungon.

I pandehuri nuk është sot në gjykatë. Kam dyshim se arsyeja që nuk është në gjykatë është se nuk ka dashur të japë përgjigje për mbi 20-30 udhëtime që ka kryer me trafikantin e drogës Edmond Bego në vendet e Evropës. Nuk ka dashur të shpjegojë se pasi është kthyer nga këto udhëtime zoti Bego ka fituar në kundërshtim me ligjin mbi 6 mln dollarë para nga taksat e shqiptarëve, ndërkohë që nuk duhet t lejohej të merrte pjesë në garë dhe jo më të fitonte.

Pas përfundimit të procesit penal, patjetër që do të shoqërohet me një tjetër padi civile. Vlera do të përcaktohet pasi të konsultohem me avokatin tim, ekonomistin tim dhe më pas do të dalë një vlerë e qartë.

Kategori
Uncategorized

Pse e urreni kaq shumë popullin armik?!

Nga Erl Kodra/

Për gazetarët mercenarë të tipit Mustafa Nano, Alfred Peza, Sokol Balla, Skënder Minxhozi, Eduard Zaloshnja, Carlo Bollino, vëllezërit Shpëtim e Mentor Nazarko, Lorenc Vangjeli, Mero Baze dhe të madhërishmit Blend Fevziu

A mund të thoni, të paktën njëherë në jetën tuaj, të vertetën tragjike ku ndodhemi? Nëse nuk mund ta bëni këtë, a ka shanse që të heshtni, të ulni kokën dhe të largoheni nga ekranet? Si mundeni të vazhdoni të bëni varre masive me të vërtetat tragjike të këtij vendi tragjik?

Si ka mundësi që urreni kaq shumë popullin tuaj, genin tuaj, gjakun tuaj, vetëm se populli armik nuk e ha më bërllogun e neveritshëm që ju e gatuani me porosi të Kumbarit Edi Rama?

A nuk keni dëgjuar se Shqipëria është në krizë të thellë, në prag të kaosit total? Se vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa Parlament dhe me një Prokurori të kapur direkt nga Kumbari Edi Rama? A nuk e dini se të gjitha Institucionet e Zbatimit të Ligjit komandohen vertikalisht nga Kumbari, ndërsa Institucionet e Pavarura tashmë nuk ekzistojnë?!

Si ka mundësi që nuk e keni marrë vesh se, asnjëherë më parë, në asnjë vend të botës, nuk ka patur një humnerë kaq të thellë kushtetuese dhe institucionale si kjo e jona?! A jeni të ndërgjegjshëm se çfarë do të thotë kjo për një popull prej vetëm 2.5 milion banorë, ku 500 mijë prej tyre ndjehen thellësisht të uritur?! Nuk e kuptoni?!

A ju bën sadopak përshtypje se kjo humnerë mund t’ju përpijë edhe ju megjithë leckat e shtrenjta dhe retorikën tuaj eunuke?! As këtë nuk e merrni vesh?!

A e dini se çfarë ndodh kur vendin e mban peng një Kumbarë, i cili nuk jep llogari në bazë të Ligjeve të Republikës, sepse Ligjet e Republikës kanë rënë, por llogaritë i jep tek Krimi i Organizuar?! Edhe kaq gjë nuk e dini, apo nuk doni ta dini, ju janë qorruar shqisat?!

Edhe njëherë, si është e mundur që e urreni kaq shumë popullin opozitar? Apo virusi komunist që ju ka kapluar qenien, vazhdon të ushqej urrejtjen tuaj patologjike?!

Medet për ju!

Degjoni ju Mjeshtra të Mashtrimit; fundi i Kumbarit Edi Rama është afër. Nuk ka fuqi mbi dhe që e shpëton nga mëkatet dhe përçuda që i ka bërë popullit të tij.

Tani nuk keni çfarë të mbroni, sepse ska se si të mbrohet HUMNERA. Ajo është gjendje bosh, që përpinë si një lubi. Tashmë mundeni vetëm të terhiqeni në heshtje, pa fjalë.

Kategori
Uncategorized

Protesta para parlamentit, shpërthim i zemërimit qytetar.

Studentët janë bashkuar në këtë protest pas djegies së mandateve të deputetëve duke e parë partinë Demokratike si e vetmja zgjidhje për përmirësimin e kushteve të tyre në shkolla e konvikte dhe uljen e tarifave që po i bëjnë studimet të papërballueshme.

Kategori
Uncategorized

Disa Arsye përse Protestojmë.

Nga Gani Murati.

—Mungesa e vëndeve të Punës .

— Mungesa e transparencës .

—Mungesa e përkrahjes sociale e munguar .

—Mungesa e projekteve zhvillimore .

—Mungesa e rritjes Pagës .

—Mungesa e rritjes Pensionit .

—Mungesa e Meritokracisë sipas Profesionit.

—Mungesa e konkurencës së lirë .

—Mungesa e Ndëshkueshmërisë .

—Mungesa e zbatimit të ligjit .

—Mungesa e rendit dhe sigurisë.

—Mungesa paprekshemeria e Pronës .

—Mungesa e kushteve të mira për student .

—Mungesa e përfshirjes në vendim-marrje.

—Mungesa e ilaqeve ne spitale .

—Mungesa e Politikave për kadegori me sëmundje kronike .

— Mungesa e autoritetit të kontrollit .

—Mungesa e Profesionistëve në Diplomaci .

—Mungesa autokontrollit mbi zbatimin e projekteve .

—Mungesa e një Parlamenti pa kriminel .

—Mungesa e Drejtueseve pa rekorde kriminale .

—Mungesa e një policie pa përfshirje ne organizata kriminale .

—Mungesa e llogaridhenjes .

—Mungesa e Dinjitetit te njerzor .

—Mungesa e një të ardhmje. të sigurtë për veten. Për Brezat ,për Shqipërinë.

—Mungesa e një vendi pa oligark

—Mungesa e një politike me qasje Perendimore .

—Mungesa e një shteti që organizon zgjedhje te lira e si vjedh ato .

—Mungesa e një shteti ku kthehet Avokat per qytetarët .

Ju mund të shtoni Motive të tjera ju mirepres Nga Gani Murati

Kategori
Uncategorized

“Zëri i Amerikës” financohet nga organizatorët e grushteve të shtetit në Afrikë dhe Amerikën Latine

Nga Kastriot Dervishi

Më 10 shkurt 1991, ATSH-ja pyeste ministrin e Mbrojtjes Popullore, Kiço Mustaqin në lidhje me një intervistë që ishte dhënë në Radion “Zëri i Amerikës”.

Ato kohë flitej se ushtria mund të organizonte një grusht shtetit, ngaqë drejtuesit e saj ishin në masë të madhe enveristë dhe as e kuptonin sistemin e ri pa idhullin e tyre të krimit.

Në përgjigje, Kiço Mustaqi, i cili ishte enveristi nr.1 i ushtrisë akuzoi “Zërin e Amerikës” se financohej nga shteti që organizonte grushte shteti në vende të Afrikës dhe Amerikës Latine.

Pra, megjithëse vendi ynë kish nisur ndryshimet, ende drejtuesit e PPSH-së qanin hallin e vendeve të botës së tretë dhe regjimeve diktatoriale të rrëzuara atje.

Koha tregoi se në shkurtin e vitit 1991 Shqipëria ishte përpara rrezikut të rënies në një juntë ushtarake.

Mustaqi qëndroi ministër deri në prill 1991. Qëndroi deputet i Partisë së Punës dhe pas qershorit, i Partisë Socialiste.

Nga Kastriot Dervishi.

Kategori
Uncategorized

Mëkati gati 3 vjeçar i PD-së!

Nga Poli Hoxha/

Pas hapit radikal që opozita ndërmori si një ‘detyrim përcaktim’ të vendosur nga vetë, Edi Rama, atë të kyçjes së parlamentit të ashtuquajtur pluralist, janë artikuluar edhe arsyet se përse u arrit deri këtu.

Të gjithë shqiptarët tashmë e dinë se një opozite-fasadë që mbante formalisht në këmbë një qeveri që kishte shtënë në dorë të gjitha pushtet kushtetuese nuk kishte rrugë tjetër, ndaj edhe përkrahja është gati plebishitare.

Por ndër argumentet që artikulohen për këtë lëvizje ekstreme të opozitës (blerja e votës nëpërmjet krimit të organizuar, korrupsioni galopant, kriminalizimi i ekonomisë, droga etj), mungon njëri, që mund të quhet thelbësor.

Bëhet fjalë për një mëkat, për të mos thënë faj të opozitës dhe veçanërisht Partisë Demokratike, e cila ka lindur si një forcë anti-komuniste, e anti-Enveriste.

Kur Edi Rama ja arriti që me zgjedhjet e vitit 2017, pa asnjë premtim dhe pa asnjë program (dosja 339 e shpjegon këtë ‘çudi’) të fitonte një shumicë absolute në parlament, veprimi i parë që bëri ishte caktimi i Gramoz Rruçit, në krye të parlamentit ‘pluralist’. Shumëkush e cilësoi këtë veprim të Ramës në atë kohë, thjesht si një arrogancë për të treguar se ai ishte aq i fuqishëm sa mund të vinte në posti e nr.2 të shtetit një individ, i cili ja dedikonte shpërthimin e karrierës së tij politike, Nexhmije Hoxhës dhe Ramiz Alisë.

Por koha tregoi se kjo nuk ishte thjesht një kapriço e Ramës dhe as një shpërblim, për punët e pista të Ruçit në eliminimin e faktorit të vërtetë socialist brenda partisë, në favor të fuqizimit të Rilindjes së Ramës.

Bëhej fjalë për një strategji nëpërmjet së cilës  do ti tregohej jo vetëm Partisë Demokratike, se ai Edi Rama mund të testonte me sukses nguljen e thikës deri në ashtin e një shoqërie, që beson te demokracia dhe ende nuk ka harruar se çfarë i bëri këtij vendi enverizmi i Gramoz Ruçit. Pikërisht në kohë kur pas 50 vitesh po çelnin sythet e lirisë dhe demokracisë.

Që ishte strategji e tregoi edhe tani 2 vite pasi morri i vetëm timonin me vota të blera në bashkëpunim me trafikantët dhe grosistët e fermës gjigante të kanabisit, të cilën e ngriti një vit përpara eksperimentit final të vitit 2017, duke emëruar ministra, pinjollë direkt, të ish-Byrosë Politike të Enver Hoxhës.

Të gjitha këto Edi Rama i bën në një kohë, kur edhe në Kinë ish-komunistët e brezit të Gramoz Ruçit jo vetëm deklasohen, por edhe arrestohen.

Kur në seancën e parë të një parlamenti të dalë nga fuqia e drogës së vitit  2016 dhe të miliardave të buxhetit të shtetit, të dhëna paradhënie për një grusht të ashtuquajturish ‘biznesmenë të mëdhenj’, Rama me fuqinë e këtyre kartonëve të blerë caktoi Ruçin si kryetar të Kuvendit, i dha njëkohësisht edhe një mesazh Partisë Demokratike dhe gjithë gjeneratave që nga viti 1990; Pluralizmi dhe demokracia jam unë!

Vendosja e një individi që kishte lulëzuar në politikën moniste të Shqipërisë së viteve më të egra të regjimit, si ‘shef i madh’ i një parlamenti pluralist, ishte testimi më ekstrem që i bëhej PD-së. As një lidership socialist, nuk kishte guxuar më herët që ti jepte Gramoz Rruçit një pozicion të tillë të lartë në hiearkinë e shtetit shqiptarë. PS dhe vetë Ruçi ishin mjaftuar me deputetllëkun dhe pozicione brenda partisë, duke mos guxuar kurrë për një karshillëk të tillë, që i behej jo vetëm demokracisë, por edhe ndërkombëtarëve.

 Gjithashtu nuk duhet harruar se demokratët kanë gati një histori personale me këtë individ, i cili u përzgjodh nga Ramiza Alia dhe Nexhmija Hoxha si i duhuri për të shtypur edhe me gjak, pllenimin dhe lindjen e pluralizmit dhe posaçërisht të forcës politike PD. Kjo parti ka dëshmorë të vrarë në sheshin e Shkodrës në 2 Prill 1991, nga urdhrat e Gramoz Ruçit dhe nuk mund ta kalonte pas 27 vitesh emërimin e tij në krye të një parlamenti, vetëm me protesta verbale.

Qenia, pranimi i Gramoz Ruçit në atë sallë që dje e braktisën përfundimisht, duke dhënë urdhra dhe trashur zërin njësoj si atëherë kur ishte ministër i Brendshëm i Nexhmijes e urdhëronte shtypjen e protestave për demokraci, në këto gati 3 vite ka qenë njëkohësisht edhe një mëkat i madh i opozitës PD.

Sot ka vërtet mjaft arsye që legjimitojnë aktin ekstrem për kyçjen e atij parlamenti, por Ruçi në krye të tij ka qenë gjithmonë një arsye madhore, që në vitin 2017!

Kategori
Uncategorized

Dokumenti i ‘48/ Vaskë Koleci: Si i pushkatonim të pafajshmit me gjyqe të sajuara.

Dëshmia e një prej krerëve të Sigurimit: Ja rastet e pushkatimeve pa gjyq, torturat dhe raprezaljet në Shkodër, Mirditë, Krujë, Mamurras, Shijak, etj. në vitet 1945, 1946, 1947…

 

Pas prishjes së marrëdhënieve me ish-Jugosllavinë dhe dënimin e Koçi Xoxes si pro-jugosllav, me këtë rast, Enver Hoxha nxiti në vitin 1948 një fushatë të tërë denoncimesh, sikur të gjithë krimet e përbindshme të viteve 1945, 1946, 1947 e deri në momentin e dënimit të Koçi Xoxes, kishin vetëm një fajtor, këtë të fundit.

Edhe pse në dhjetra dokumente, ku jepej leja e ekzekutimeve me vdekje, Hoxha vetë firmoste lirisht pa brerje ndërgjegjeje.

Sidoqoftë, dokumentet e kësaj periudhe, kryesisht të vitit 1948, edhe pse janë një valë e orkestruar denoncimesh, në thelb ato nxjerrin në dritë dhe faktojnë një varg ngjarjesh makabre të kryera nga komunistët, me qëllimin e vetëm: për të marrë me dhunë e më tej, për të mbrojtur po me dhunë pushtetin.

Dokumenti që sjellim sot, është një prej shkresave raportuese të vitit 1948, ku gati në formë autokritike, dëshmohen krimet e komunistëve në vitet, ‘45, ‘46, ‘47. Autori i saj është Vaskë Koleci, një prej vartësve të Koçi Xoxes, që drejtonin Ministrinë e Brendshme dhe Sigurimin e Shtetit me stukturën pararendëse Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit. Dokumenti përshkruan qartësisht se si bëheshin pushkatimet pa gjyq, apo edhe se si sajoheshin gjyqet ushtarake, që më pas dënonin me vdekje njerëz që nuk kishin bërë asnjë faj.

Pjesë nga deklaratat e Vaskë Kolecit, për krimet e viteve 1945 -1947…

…Gjatë tre muajve të parë 1945, në operacionin që u zhvillua në Veri, janë pushkatuar me dhjetëra veta, gjithashtu edhe djegur shtëpi. Për të gjitha rastet, sektori i bandave në seksionin e dytë, ka bërë raporte dhe relacjone të cilat janë paraqitur lart, por asnjë masë nuk është marrë dhe sigurisht kuptohet, se s’kishte se si të merrej.

Unë vetë, kur isha në tetor 1946 në Shkodër, në rastin kur në Dukagjin, nga të arratisur e fshatarë ishin goditur e shpartalluar dy njësite të M.P (Mbrojtjes së Popullit, forcat e Sigurimit) dhe kishin vrarë dhe plagosur nga tanët, unë u dërgova nën komandantin e  qarkut ku i thashë që të bënte hetime e në rast se kanë marrë pjesë dhe fshatarë të vriten  dy–tre veta në vend. Ay shkoi dhe pushkatoi 6 ose 8 veta. Këtë rast e kam bërë unë direkt…

Vrasje ilegale

Unë direkt dij për 6 vetat e pushkatuar më 1947 (tre gjermanët, 2 Jarri, Qendroja dhe Jaha(?) si dhe për Galib Hatibin. Për këto më ka thënë Koçi dhe unë i kam thënë D.M.P.(Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit). E vërteta është ashtu siç e kam thënë. Por në këtë kallëp unë fut edhe ato që janë qoftë me anën e gjyqeve. Në rast kur të arratisurit kanë bërë ndonji aksion ose atentat, atëherë si masë raprezaljeje janë bërë pushkatime jo të drejta dhe këto të maskuara me gjyqin ushtark ose gjyqe të ngritura nga DMP. Kjo ishte sa për hi syve dhe janë bërë me urdhër të Koçit. Këto janë bërë nën parullën “Ligji i madh është mbrojtja e Republikës” dhe këtë e kam dëgjuar në 1946 edhe nga shoku Nesti (Kerenxhi, zëvendësi i Koçi Xoxes). Një veprim i tillë ka dëmtuar rëndë dhe e ka diskretituar rëndë drejtësinë tonë, ka copëtuar besimin e popullit në ligjet dhe gjyqet tona.

Ja se si bëheshin: ndodhte nji aksion ose atentat, dërgoheshin forca, gjyqi ushtarak ose ka patur raste që këto ngriheshin nga D.M.P. sigurisht të autorizuar nga Koçi, arrestoheshin nga Sigurimi katër pesë veta me dyshime si strehuesa dhe shpesh pa asnji bazë, i rrihnin me dru, deri sa ai të pranonte se e kishte strehuar dhe furnizuar të arratisurin, gjyqin shpejt dhe plumbin kokës para masës…

Gjyqe të tilla janë bërë vazhdimisht në 1945 – 1946, si në rrethet e Shkodrës, Mamurras, Krujë, Mirditë e gjetkë. Mua më kujtohen këto raste: në 1946 për shkak se ishte prerë dy tre herë rruga në Mamurras, u dërguan forcat e Mbrojtjes, arrestuan një numër fshatarësh u torturuan dhe u pushkatuan 10 veta. Gjyqi ishte  nga D.M.P. Nga Sigurimi kishte shkatruar shoku Vilson Pecani dhe ky i thotë se kishte urdhër nga Nesti. Ka patur edhe raste të tjera.

Më 1947, kur zëvendësoja unë Nestin, në rrethin e Shijakut, të arratisurit kishin bërë një sërë atentatesh. U dërguan forca për ndjekje. Gjithashtu, seksioni i Sigurimit, me anën e një shkrese, propozonte marrje mase pushkatimi për strehuesit. Unë ja paraqita Koçit dhe ky ja aprovoi për 5 veta. U arrestuan, u torturuan, u proceduan dhe u dënuan me pushkatim nga gjyqi ushtarak.

Kategori
Uncategorized

La Liberation: Edi Rama ka dështuar të rikthejë besimin e njerëzve tek institucionet.

Gazeta franceze La Liberation ka trajtuar ngjarjet e fundit politike në Shqipëri në një artikull të saj të enjten të titulluar Në Shqipëri: rruga kundër “korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Artikulli përshkruan protestën e 16 shkurtit të organizuar nga opozita, në të cilën, sipas korrespondetit francez, morën pjesë mbi 10 mijë qytetarë që akuzojnë kryeministrin shqiptar Edi Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Artikulli i bën jehonë gjendjes së vështirë ekonomike në vend, që, së bashku me skandalet e përditshme të korrupsionit, kanë çuar në rritjen e pakënaqësisë popullore kundër qeverisë.

Exit.al sjell më poshtë të përkthyer një pjesë nga artikulli i La Liberation.

***

I zgjedhur për herë të parë në vitin 2013 me një program për uljen e pabarazive dhe luftën kundër korrupsionit, socialisti Edi Rama ka dështuar të rikthejë besimin në institucionet e tij. Megjithëse është duke u zbatuar një reformë në drejtësi, Shqipëria është tani një nga nxënësit më të këqinj evropianë, sipas renditjes më të fundit të Transparency International.

Akoma më keq, partia e tij akuzohet rregullisht për lidhje me “krimin e organizuar”. Dyshimet janë rizgjuar kohët e fundit nga një përgjim i Zërit të Amerikës, publikuar në fund të janarit, mbi zgjedhjet e përgjithshme 2017, ku Partia Socialiste mori shumicën absolute. Dyshimet për blerjen e votave e shqetësojnë opozitën, ndërkohë zgjedhjet e rëndësishme lokale janë caktuar për në fund të qershorit.

“Opozita e ka të vështirë të fitojë zgjedhjet, në një kohë që blerja e votave, klientelizmi dhe apatia e popullsisë është e theksuar” thotë Ermal Hasimja. Duket sikur një pjesë e Partisë Demokratike (PD), forca kryesore e opozitës, kërkon të jetë më agresive kundër qeverisë. Ky presion mund të rritet në muajt që vijnë.

Vetëm në dhjetor, dhe përgjatë disa javëve, vendi përjetoi protestat më të mëdha të studentëve në historinë e tij. Një mobilizim kundër shtrenjtimit të studimeve dhe një sistemi universitar që konsiderohet i pabarabartë nga studentët, që e bëri Rama të ndërronte gjysmën e qeverisë së tij.

Dhuna e së shtunës u dënua nga ambasadat e BE dhe SHBA në Tiranë. Nga ana e opozitës, një gjë e tillë e refuzua duke hedhur përgjegjësinë mbi Ramën për “provokim për nxitje dhune”. Në një fjalim të dielën në TV, lideri i PD sërish kërkoi një “qeveri tranzitore” dhe i bëri thirrje përfaqësuesve të zgjedhur të opozitës për të “djegur mandatet e tyre parlamentare”.

Ironik, Rama, ndërkohë, ka reaguar në Twitter:

“Çfarë trishtimi pasqyra e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë! Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE “

Zyrtarisht kandidat për në BE që nga 2014, Shqipëria mund të hapë negociatat e anëtarësimit në qershor, në varësi të përparimit të bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kategori
Uncategorized

Shqipëria, Serbia, Mali i Zi … Drejt një pranvere Ballkanike.

‘Shqipëria, Serbia, Mali i Zi… Një valë protestash të mëdha që po përhapur në të gjitha vendet e Ballkanit.

Kudo, qytetarët denoncojnë regjimet autoritare, klienteliste dhe të korruptuara’.

LEXO EDHE:

VIDEO/ Çudia me KE: Maja Kocijancic i tregon vendin opozitës shqiptare, hesht për opozitën bullgare

Kështu e nis artikullin e saj gazeta zvicerane ‘Le Temps’, që bën një panoramë të situatës  politike në Ballkan. Gazeta kritikon BE-në se në funksion të stabilitetit të Ballkanit është duke mbështetur qeveri jo demokratike.

Në Shqipëri ishin studentët të parët që nisën protestat kundër ligjit të Arsimit të Lartë të miratuar nga qeveria e Edi Ramës.

Ata kanë kërkuar heqjen e tarifave të arsimit të lartë. Studentët arritën një fitore të pjesshme, kur në 28 dhjetor Edi Rama shkarkoi gjysmën e kabinetit qeveritar.

Por tani Rama po përballet me protesta nga opozita, që organizoi dy tubime të mëdha, të nisura në datën 16 shkurt. Të enjten në 21 shkurt deputetët e PD-së të shoqëruar edhe nga mijëra e mijëra shqiptarë dorëzuan mandatet e tyre. Shqipëria tani është në krizë politike.

Edhe në Serbi, partitë opozitare janë në protestë prej më shumë se 2 muajsh. Ata kanë mbledhur mijëra qytetarë në rrugë dhe protestojnë kundër Aleksandër Vuçiç.

Ashtu si edhe në Shqipëri edhe opozita serbe kërkon ngritjen e një qeverie të përkoheshme dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Opozita proteston kundër korrupsionit që ka përfshirë qeveritë e Serbisë që pas vitit 2000.

‘Milo, hajdut, dorëhiqu!’ Natën e të shtunës mijëra njerëz dolën në protesta nëpër rrugët e Podgoricës, kryeqytetit të Malit të Zi. Kjo dita e tretë e protestave të organizatave të shoqërisë civile të cilat bëjnë thirrje për mobilizim kundër ‘diktaturës’ së Presidentit Milo Gjukanoviç. Në mes të janarit, biznesmeni Dushko Knezeviç tha se kishte financuar për vite Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS), e cila është në pushtet që nga viti 1991.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale tregohet se si ish-kryebashkiaku i Podgoricës merr një zarf me 97 mijë euro. Tani protestuesit mbajnë në dorë zarfe ku shkruhet shuma prej 97 mijë eurosh.  Edhe në Mal të Zi është e njëjta problematikë si në Shqipëri. ‘Askund nuk mund të punësohesh nëse nuk je anëtar i partisë së Milos’, tregon Milena, një mësuese nga qyteti i Budvës.

Të gjitha vendet e Rajonit të Ballkanit janë të përfshira nga një papunësi dhe valë të mëdha emigrimit, sidomos të të rinjve.

Shumë protestues në Tiranë, Beograd dhe Podgoricë kanë mbajtur në duar parulla: ‘Unë nuk dua të emigroj’.

Ndërsa nga Bashkimi Europian i cili është kapur në befasi nga kjo valë e madhe protestash, nuk vjen asnjë përgjigje apo zgjidhje, veç se politika e drejtuesve të këtij bashkimi prej vitesh ka ruajtur ‘stabilitetin’, duke mbajtur mbi vete edhe kostot e mbështetjes së regjimeve jo demokratike që tani po sfidohen haptasi në rrugë e sheshe nga vetë qytetarët e vendeve të Ballkanit.

Marrë nga LeTemps-Përgatiti: SYRI.net

Kategori
Uncategorized

Je larguar nga Greqia, si mund të marrësh sërish leje qëndrimi.

Zyra e avokatisë DEDES & ASSOCIATES ka zbardhur udhëzimet e ministrisë së Emigracionit, që sqaron me shembuj konkretë se çfarë procedure ndiqet për një sere kategorish që kishin pasur ose jo leje qëndrimi dhe duan ta marrin atë tani.

Në rast se keni qenë me leje qëndrimi në Greqi dhe jeni shkëputur, kush nga ju përfiton leje qëndrimi?

Të gjithë ata që kanë qenë pajisur sikur dhe me një leje qëndrimi 10 vitet e fundit dhe nuk kanë më shumë se 2 vjet që janë larguar nga shteti grek, mund t’i rinovojnë dokumentat dhe te përfitojne sërish leje qëndrimi. Gjatë viteve që kanë qëndruar në Greqi në mënyrë ilegale çdo dokument që vërteton banimin në shtetin grek do të luajë rol të rëndësishëm për të vërtetuar qëndrimin e tij.

Në rast se janë familjarë dhe nuk kanë për çdo vit dokument që vërteton banimin e emigrantit, janë të mjaftueshme vërtetimet nga shkolla, deklarata tatimore (forologiki dilosi), nëse kanë siguracion, etj.

Shembuj:

Një emigrant ka qenë i pajisur me leje qëndrimi nga viti 2010 deri 2015 në shtetin grek. Aplikimi për lejen e qëndrimit që bëri me datë 30.03.2015 iu refuzua sepse nuk kishte numër të mjaftueshëm ensimash. Ka të drejtë të riaplikojë nëse nuk është larguar nga shteti grek.

Një emigrant ka qenë i pajisur me leje qëndrimi në periudhën 2005-2010, më pas u largua nga shteti grek në periudhën 2012-2014 dhe më pas erdhi sërish, me pasaporte 3 mujore dhe vazhdon të jetojë në Greqi deri më sot. Në këtë rast, ka të drejte te aplikoje sërish për leje qëndrimi nëse nuk është larguar më nga Greqia që në momentin që erdhi me pasaportë.

Një emigrant ka qenë i pajisur me leje qëndrimi në periudhën 2006-2011. U largua për dy vjet nga Greqia në 2012-2014 dhe më pas erdhi sërish me pasaportë 3 mujore dhe vazhdon të jetojë në Greqi deri sot. Në këtë rast ka te drejtë të aplikojë për leje qëndrimi, sepse dy vitet e fundit (2015 dhe 2016) vazhdon të jetojë në Greqi.

Në rast se njeri nga fëmijet ka lindur në shtetin grek:

Në rast se njeri nga prindërit në momentin e lindjes së fëmijës është i pajisur me leje qëndrimi, atëherë ka të drejtë të bëjë bashkimin familjar dhe të pajisë edhe bashkëshortin/en me leje qëndrimi. Dy kushtet kryesore që duhet të plotësohen janë:

Dokumente që vërtetojnë se prindërit jetojnë në shtetin grek pas lindjes së fëmijës,

Duhet të ndodhet në shtetin grek gjatë kohës që fillojnë procedurat për bashkimin familjar.

Prindi që aplikon për leje qëndrimi nuk duhet të ketë munguar nga Greqia më shumë se 6 (gjashtë) muaj dy vitet e fundit. Kjo mund të vërtetohet me librezën e vaksinimit të fëmijës, me vërtetim nga shkolla, nga kurset (frontistirio) që ndoshta ka bërë fëmija, nga aktivitetet që fëmija ka marrë pjesë.

Në rast se do të filloni aplikimin sërish dhe do të pajiseni me leje qëndrimi, atëherë paravolo është 150 euro.

Në rast se do të filloni sërish aplikimin për leje dyvjeçare, paravolo është 300 euro.

A mund të blihen ensimat?

Që nga data 1 dhjetor 2015, të gjithë kanë të drejtë të fillojnë të blejnë ensimat që iu mungojnë për të plotësuar ditët e nevojshme dhe të fillojnë procedurat e aplikimit për lejen e qëndrimit.

Madje edhe për bashkimin familjar duhet që të dy partnerët të kenë numrin e ensimave që iu nevojitet për të aplikuar për pajisjen me leje qëndrimi.

Zyra jonë DEDES & ASSOCIATES merr përsipër çdo çështje rreth emigracionit. Çdo çështje që na ngarkohet nga klientët tanë, zgjidhet në mënyrën më praktike dhe efikase.

Për çdo informacion mund të shikoni faqen tonë në rrjetet sociale:

INTRO

https://www.facebook.com/dedeslawfirm

Dedes & Associates – Law Firm

Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00 -18:00.

Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë

Kategori
Uncategorized

Shteti amë ju vjedh votën, vëndi ku jetojnë i kandidon.

Emigrantë…Votoni kandidatët shqiptarë.

Votoni Anila Rezhda në Selanik.

Votoni të ardhmen tuaj atje.

Shansi i juaj erdhi.

Ju jeni jo vetëm votues por edhe do të votoeni në shtetin Elen.

E ndersa shteti ame kujtohet per ju vetem ne prag votimesh, vetem e vetem tju mashtrojë për tju rrembyer copen e bukes nga dora.

Tju rrembeje shpresen dhe te ardhmen duke ju mashtruar dhe marre voten tuaj.

Ne shtetet ku jetoni juve ju jepet e drejta jo vetem te votoni por edhe te votoheni.

Kjo eshte nje fitore per ju.

Ju do te dini te tregoni vlerat tuaja qytetare dhe intelektuale se bashku me qytetaret e tjere ne vendet ku jetoni dhe punoni.

E ndersa dielli i shtetit ame eshte i venitur per ju, kjo nuk do te thote se ju do ngeleni rober te mashtrimit vjedhjes se votes dhe harreses, sepse jeta e juaj zhvillohet dhe ndrit atje ku ju jetoni dhe punoni.

E nese emisaret e votes se vjedhur vine dhe ikin vetem per tju ç’vatur, ju vini ne dispozicion kulturen dhe dijet tuaja atje ku ju jetoni dhe ju vleresojne.

Shqiptaret e Selanikut kandidatë për në këshillin bashkiak në këtë qytet.

Nje prej tyre eshte edhe emigrantia shqiptare Anila Rezhda.

Anila tregon se…

Eshte shume ndjesi e vecante te ecesh udheve te ketij qyteti dikur e lodhur, e munduar, e perqare, e deshperuar, me pas studente, e diplomuar, profesioniste, e sepasmi te enderrosh te kontribosh per qytetin e bukur Thessaloniki.

Fare pak nga programi qe paraqita dhe ne baze te tij u aprovova:

1.Dallueshmeria e shtetasve te huaj qe u dipllomuan ne shtetin Grek dhe kujdesi i shoqerise ndaj tyre.

2. Krijimi i Regjistrit Themeltar per shtetasit e Huaj te dipllomuar ne Republiken Greke.

3.Prioriteti qe duhet te kene ne shoqeri shtetasit e Huaj te Dipllomuar ne Greqi ne ndryshim nga krundet dhe viktimat qe propozojne OJQ-re te cilat ofrojne mijera avantazhe per te huaj qe sapo shkelen ne kete shtet nderkohe qe emigrantet tane po mbyllin 3 dekada ketu pa kerkuar kurre avantazhe por pune dhe vetem pune.

4.Dy popujt tane Greqi/Shqiperi duhet te njihen realisht mes tyre me ativitete kulturore te nivelit te larte si ftesa zyrtare per Orkestren e Radio Televizionit Shqiptar, Ansambli Kombetar i Valleve dhe i Baletit, Ndeshje miqesore, Korri i Rinise, Trupa Rinore Artistike etj.

5.Femije qe rriten kaq afer me njeri-tjetrin. Krijimi i programeve per vogelushe Shqiptare qe te kalojne pushime ne kampet e pushimit ne Greqi me bashkemoshatare te tyre Greke te vegjel.

6. Dukshmeria e Perfaqesise se Grave Shqiptare te martura me shtetas te huaj, nje komunitet i paperfaqesuar kurre zyrtarisht dhe askund.Femijet e tyre kane dy nenshtetesi, jane poliglosike, si ndjehen kur vizitojne atdheun e nenes.

7. Vellazerimi i Thessalonikit te bukur me Kryeqytetin shqiptar Tiranën.

8. Hartimi i Menuve per Procedurat ndershtetrore Greqi-Shqiperi per shtetasit Shqiptare duke i vene STOP abuzimeve aventureske medokumentat e tyre. Jetojme 3 dekada ketu dhe monopoli i procedurave i perket shtetit dhe vetem shtetit.

Kategori
Uncategorized

Si policia kufitare shqiptare shkel lirinë dhe dinjitetin e njeriut

Nga Erin Doak

Dy javë më parë, bashkëshortit tim iu refuzua e drejta për të udhëtuar me mua në Itali përmes Aeroportit Nënë Tereza. Për fat të keq, kjo është diçka e zakonshme për qytetarët shqiptarë. Megjithatë, ngjarjet që pasuan ishin mizore, joprofesionale dhe ndër situatat më poshtëruese në jetën time. Kjo më detyroi të tregoj historinë tone, me qëllimin për të rritur vetëdijen për një çështje kaq të rëndësishme, si dhe me shpresën për t’i ndihmuar të tjerët që ta shmangin të tillë trajtim në të ardhmen. Unë mendoj se, si shoqëri, ne duhet të flasim për këto keqtrajtime më shumë dhe t’i kërkojmë llogari autoriteteve përgjegjëse.

Unë jam një nënshtetase amerikane dhe kam ardhur në Shqipëri 6 vjet më parë për të shërbyer në Korpusin e Paqes. Kam qenë me fat që, kur po mbaroja shërbimin, u njoha tre vjet më parë në Shkodër me bashkëshortin tim të ardhshëm shqiptar. Prej më tepër se një viti jemi të lumtur në martesën tonë dhe jetojmë në Tiranë.

Para se të takoheshim, im shoq kishte aplikuar për azil ekonomik në Gjermani, por azili iu mohua dhe ai u deportua në Shqipëri. Në fund të këtij procesi, atij ia ndalua hyrja në Bashkimin Evropian për dy vjet, afat që përfundoi në vitin 2016. Në dhjetor 2017, ai u përpoq të vizitonte vëllain e tij në Itali, por në Aeroportin e Rinasit nuk u lejua të merrte avionin. Policët në kufi i kërkuan t’u tregonte dokumentet që vërtetonin se ndalimi i hyrjes në BE i ishte hequr.

Të dy bashkë, morëm një avokat shqiptar në Gjermani, i cili i paraqiti autoriteteve gjermane kërkesën për ta hequr emrin e tim shoqi nga sistemi me emrat e personave që u ndalohet hyrja në BE. Në fillim të janarit të vitit 2019, ne morëm dokumentin zyrtar nga qeveria gjermane, i cili tregonte se ndalimi i hyrjes ishte hequr, e përkthyem në shqip dhe e noterizuam përmes avokatit shqiptar.

Me të gjitha dokumentet tashmë në dorë, të përgatitura të plota nga avokati ynë, premë biletat për një tjetër udhëtim në Itali, me ndjenjën e sigurisë se i kishim ndjekur një për një kërkesat e policisë. Kaluam në check-in dhe iu afruam të dy bashkë kontrollit të pasaportave. Policia kufitare ma skanoi mua të parës pasaportën time amerikane dhe ma ktheu në pak çaste. Pastaj skanoi pasaportën e tim shoqi dhe e mbajti shikimin mbi ekranin e kompjuterit për ca çaste. E morëm me mend se kjo kishte të bënte me ndalimin e mëparshëm të hyrjes për tim shoq, kështuqë i zgjatëm polices dokumentet e qeverisë gjermane. Ajo nisi të na thonte se “problem është se këto nuk janë të përkthyera…”, por ndërkohë e ktheu faqen dhe pa se aty ishte përkthimi në shqip. Pastaj tha se “problem është se këto nuk kanë vulën e qeverisë shqiptare”. I shpjeguam se dokumentet kishin noterizimin dhe vulën zyrtare të avokatit gjerman në anën e pasme.

Atehërë ajo më tha mua që të vazhdoja për tek salla e pritjes dhe ta lija aty tim shoq të priste. I shpjegoja me qetësi se në ishim të martuar dhe i thashe se mund t’I tregoja certifikatën e martesës; se po udhëtonim familjarisht dhe se nuk isha e gatshme ta lija pas tim shoq.

Për habinë time, kjo përgjigje e tërboi policen. Ajo u bë agresive dhe nisi të godiste mbi tryezën e saj dhe mbi muret e kioskës, duke e kërcënuar tim shoq (në shqip) se nëse ai nuk e kontrollonte gruan e tij, kjo punë nuk do të përfundonte mirë për të. Unë këmbëngula se nuk kishim shkelur asnjë ligj, dhe se, për më tepër, burri im nuk mund të kontrollojë se ç’bëj unë. Në këtë pikë ajo doli me furi nga kioska, duke folur nëpër dhëmbë dhe duke na thënë të prisnim pak atje. Ne ndoqëm udhëzimet e saj dhe pritëm pranë një dhome të vogël tek zona e sigurisë së aeroportit.

Pasi pritëm për 15 minuta, dokumentet e tim shoqi iu kaluan një tjetër polici, i cili i kërkoi tim shoqi të hynte në një dhomë të vogël pa mua. Unë u përpoqa të hyja në dhomë bashkë me burrin tim, me policen e parë dhe me të dytin, por u përballa me abuzim verbal në gjuhën shqipe dhe burrit tim iu tha përsëri “të më mbajë nën kontrolloj”. Më pas, polici u përpoq të më kapte me dorë, dhe më kërcënoi se do të më arrestonte nëse përpiqesha sërish të hyja te dhoma. Më thanë se kjo çështje nuk kishte lidhje me mua, dhe abuzimi verbal ndaj meje vazhdoi akoma. Unë dhe im shoq nuk shfaqëm sjellje të ashpër apo kundraligjore. Ne thjesht donim të ushtronim të drejtën tonë për të udhëtuar në Itali familjarisht.

Duke u përpjekur t’i qetësoja oficerët e policisë, dola nga dhoma kundër vullnetit tim dhe dera u mbyll. Dëgjova se si ata i bërtitën për disa minuta tim shoqi. Më pas, një tjetër oficere e policisë m’u afrua, pa m’u prezantuar, ma mori pasaportën nga dora dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të mia. Në këtë pikë, duke dëgjuar se britmat në dhomë u rritën, unë hapa derën.

Oficerja e policisë më tha se nuk do ta linin bashkëshortin tim të dilte nga Shqipëria. U kërkova të flisnim me një një person përgjegjës, ose të na thonin se cilin ligj kishte shkelur im shoq, por kërkesat e mia u shpërfillën vazhdimisht. Më sa dukej, pyetjet e mia e irritonin oficeren e policisë, ndaj u tha polivëve të tjerë aty që të më merrnin pasaportën dhe të më vinin një gjobë. E pyeta se për çfarë ishte kjo gjobë, por ajo më shpërfilli sërish. Oficeri tjetër u largua me pasaportën time, teksa unë vazhdoja me të njëjtat pyetje në gjuhën angleze. Të gjitha pyetjet e mia u shpërfillën.

Pastaj morën vendimin t’ia ndalonin zyrtarisht të udhëtuarit tim shoqi. Na thanë se, nëse merrnim vulë nga një noter shqiptar, im shoq edhe mund të udhëtonte. Mua ma kthyen pasaportën dhe më këshilluan të vazhdoja udhëtimin pa tim shoq. E pyeta për emrin ose numrin e saj të identifikimit si oficere policie, por ajo më shpërfilli. U përpoqa të fotografoja numrin e identifikimit mbi uniformë, por ajo u përpoq të ma merrte telefonin me forcë nga duart.

Mbetëm atje, të tronditur nga çfarë na kishte ndodhur. Sado me dhimbje, vendosa të hipja në avion dhe ta lija tim shoq vetëm në zonën e sigurisë së aeroportit. Menduam se më mirë të humbisnim një biletë dhe jo dy. Menduam se ai do ta merrte vulën nga një noter, do blinim një biletë tjetër për të për t’u nisur në mbrëmje ose mëngjesin e ditës tjetër. Ky ishte një vendim që ma dërrmoi shpirtin – një ndër çastet me më shumë stres në jetën time. E putha tim shoq, thamë mirupafshim dhe u nisa për tek porta e daljes drej avionit me shpresën se do I mbaja lott deri sa të ulësha në avion.

Të nesërmen, im shoq shkoi tek zyrat qendrore të policisë së kufirit, ku tregoi dokumentet dhe ku i thanë se oficerët e policisë në aeroport nuk kishin të drejtë ta ndalonin. I thanë se dokumentet dukeshin të gjitha të sakta. Im shoq bëri një ankesë formale kundër oficierëve të policisë të përfshirë në ndalimin e tij në aeroport. Atij i thanë edhe se do i duhej të priste 24 orë përpara se të përpiqej sërish për të dalë nga Shqipëria.

Pas 48 orësh, im shoq mori një avion nga Podgorica e Malit të Zi dhe erdhi në Milano. Në pikën kufitare të Hanit të Hotit me Malin e Zi, ai u ndalua përsëri nga policia kufitare shqiptare, e cila i tha se shihnin që i ishte refuzuar udhëtimi dy ditë më parë nga aeroporti i Rinasit. Ata e pyetën se pse nuk u kishte deklaruar se po përpiqej të shkonte në Evropë përmes Malit të Zi. Burri im u shpjegoi se kjo ishte një rrugë normale për të, pasi përfitonte nga çmimet e lira të biletave nga Mali i Zi për në Evropë, dhe se e kishte bërë disa herë më parë këtë, pa pasur ndonjë problem.

Pas kësaj bisede, ata e lanë sërish të priste, pa i dhënë shpjegime. Në një moment, ai mendoi se pritja ishte e qëllimshme dhe se policët prisnin diçka prej tij. Sidoqoftë, qëndroi i qetë, dhe pas një pritjeje të gjatë u lejua ta kalonte kufirin.

Kur ndaloi në kontrollin kufitar të Malit të Zi, policët malazezë i skanuan pasaportën, panë të dhënat në ekranin e kompjuterit dhe e lanë të kalonte pa kurrfarë problemi në pak çaste. Ata nuk i kërkuan as ftesën e personit ku do të shkonte, as sigurimin shëndetësor apo të udhëtimit, as se sa para kishte me vete, as biletën e kthimit, dhe as ndonjë dokument që vërtetonte se tim shoqi i ishte hequr ndalimi për të udhëtuar në Evropë. Dalja e tij nga Shqipëria ishte problem vetëm për policët shqiptarë. Kur mbërriti në Itali, im shoq u lejua të kalonte kufirin pa iu bërë asnjë llloj pyetjeje fare.

Pasi u kthyem në Shqipëri, ua tregova miqve përvojën tonë dhe mësova se situata të ngjashme u kishin ndodhur edhe të tjerëve. Pjesa më e madhe e tyre më thanë se duhet të kisha dhënë ca lekë si rryshfet dhe do kishim kaluar pa u ndierë. Nuk e di se sa lekë, por e di që kjo u ka ngjarë shqiptarëve të tjerë, të cilët kanë paguar qindra euro për të dalë nga vendi i tyre.

Ne të gjithë e dimë se sistemi shqiptar është i korruptuar, por çfarë të bësh kur qytetarit normal, që i bindet ligjit, detyrohet të ndihet si i burgosur? A mos vallë duhet të paguash rryshfet për të pasur të drejtat e tua? A mos vallë duhet të paguash rryshfet për të blerë lirinë tënde?

Unë e di që mijëra shqiptarë kanë histori të ngjashme me tonën, të cilat nuk i dëgjon apo lexon askush. E kuptoj edhe që ky artikull mund të mos ndryshojë gjë fare, por besoj në mënyrë të palëkundur se të folurit për një problem është hapi i parë drejt zgjidhjes së tij.

Kategori
Uncategorized

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë nuk do të marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë.

Pas Berlinit dhe Hamburgut një delegacion i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, përfaqësues të rrjeteve nga Londra, Franca, Gjermania,  SHBA dhe Kanada, janë ndalur në Bernë për t’u takuar me Rrjetin e Biznesit në Zvicër.

Delegacioni, të cilit i printe Presidenti i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Nazar Mehmeti, është pritur nga Kryetari i Nderit të Rrjetit të Zvicrës, afaristi Fehmi Fetahu dhe kryetari aktual, Qamil Isufi me bashkëpuntorë.

Fetahu është shprehur i kënaqur që po pret në Zvicër kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare në Botë, pikërisht në vendin ku për herë të parë filloi  gjithçka në rrjetëzimin e bizneseve shqiptare për të vazhduar edhe ne vendet tjera ku ka Diasporë Shqiptare.

-“Jam kënaqur që Rrjeti Global i Diasporës është duke funksionuar dhe po ecë përpara me gjithë disa mosmarrëveshjeve me disa rrjete nëpër botë. Ne duhet të tregojmë që jemi të hapur dhe jemi një adresë. Ejani në shtëpinë tuaj.”, tha Fetahu.

Edhe kryetari i Rrjetit të Zvicrës, Qamil Isufi, ka thënë se e mbështesin Rrjetin Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë, me kryetarin Nazar Mehmedi, duke shpresuar në iniciativat për bashkëpunim me rrjetet e tjera nëpër botë.

  1. Nazar Mehmdedi, Kryetar i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare në Botë, në funksion të bashkëpunimit dhe të bashkimit do të organizojnë një takim në fund të muajit prill 2019 në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  2. Mehmedi, i cili udhëheq Rrjetin Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare për katër vite ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në Samitin e Dytë të Diasporës, që do të mbahet në fund të muajit shkurt 2019 në Tiranë.

-“Zhvillimet e fundit politike na kanë detyruar të mos marrim pjesë këtë herë në Samitin e Diasporës. Nuk është tani koha për një samit të këtillë në Tiranë.”, tha afaristi shqiptar nga Amerika, Nazar Mehmedi. Gjithashtu, z. Mehmedi, bëri të ditur nga ana tjetër se bizneset nga Gjermania do t’i kenë të hapur dyert sa herë që dëshirojnë t’i kthehen Rrjetit Global, ndërsa tani e tutje do të përfaqësohen nga z. Mustafë Abazi.

Kategori
Uncategorized

“Në Shqipëri janë orët e fundit për kryeministrin Rama”, vjen lajmi bombë.

“Edi Rama është drejt fundit, njësoj si diktatori i Venezuelës, Nicolas Maduro”.

Portali online pranë të djathtës gjermane, “Freie Welt” në një shkrim publikuar sot i jep vemendje situates politike ne krize qe eshte krijuar ne Shqiperi.

LEXO PORTALIN

https://www.freiewelt.net/nachricht/sozialistische-regierung-von-edi-rama-in-albanien-unter-massiven-druck-10077139

“Edi Rama është drejt fundit, njësoj si diktatori i Venezuelës, Nicolas Maduro”.

Në nisjes të shkrimit thuhet se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe qeveria e tij socialiste janë nën presion të madh. Gjithnjë e më shumë demonstrues po tubohen në rrugët e kryeqytetit, Tiranë, dhe po bëjnë thirrje me zë të lartë për dorëheqjen e Ramës. Fundjavën e kaluar, edhe rezidenca u sulmua.

Në Amerikën e Jugut, vijon “Freie welt”, regjimi socialist i Nicolas Maduros është drejt fundit. Maduro po mbahet në pushtet vetëm me dhunë. Edhe në Evropë, një regjim socialist po shkon drejt fundit.

Në Shqipëri duket se janë orët e fundit në detyrë për kryeministrin Edi Rama. Gjithmonë e më shumë njerëz po dalin në rrugë në kryeqytetin e vendit duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Një aleancë e gjerë e forcave opozitare nga të gjitha kampet politike është mobilizuar kundër Ramës. Fundjavën e kaluar, demonstruesit sulmuan edhe selinë e Ramës.

Vetëm duke përdorur masivisht gaz lotsjellës dhe granata të përziera, forcat e sigurisë e morën sërish situatën nën kontroll.

Edhe në nivelin politik, opsionet e Ramës po mbarojnë. Shumë deputetë të opozitës kanë dhënë dorëheqjen nga parlamenti shqiptar. Kështu ka dalë jashtë funksionit edhe parlamenti.

Megjithatë ky hap kritikohet nga përfaqësuesit e BE, shkruan portali.

Shqipëria është një vend kandidat për pranimin në BE dhe negociatat duhet të fillojnë këtë vit, ndërsa nga ana e BE është bërë thirrje për dialog konstruktiv.

“Opozita në Shqipëri ka një tjetër pikëpamje: Rama duhet të japë dorëheqjen. Qeveria e tij është e korruptuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar një qeveri ekspertësh duhet të formohet menjëherë, për ta stabilizuar vendin dhe për të organizuar zgjedhje të reja. Protestat nuk do ndalen deri në dorëheqjen e Ramës” përfundon shkrimi në “Freie Welt”.

Kategori
Uncategorized

OSBE e paska ditur që janë vjedhur zgjedhjet, por ashtu ka qenë një muhabet!!!

Nga Enkel Demi

Zëvendës ambasadori i OSBE-së në Shqipëri është një zotëri, i cili quhet Robert Wilton. Gjatë një takimi me të rinj në Shkodër ai tha: “Ka patur probleme me shitblerjen e votës: Po! A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve: Jo! A është vetëm një subjekt me këto probleme: Jo! Votuesit kanë patur mundësi për të shprehur zgjedhjen e tyre, pasi e kanë vetë në dorë. Ndoshta për dikë 50 lekë janë mjaftueshëm, por nuk i blen vetëm një subjekt…”.

Zoti Wilton me kaq i lau duart si Pilati, por në të njëjtën kohë na ka treguar një të vërtetë këlthitëse: Në zgjedhjet e fundit janë blerë votat dhe këtë OSBE e di, madje nuk i rreh shumë, sepse rezultati sipas saj nuk ndryshon.

OSBE-ODHIR janë gjyqtarët e zgjedhjeve. Ata duhet të ngrejnë flamurin e kuq, kur vënë re paregullsi, jo më blerje votash që edhe sipas ligjit shqiptar dënohet me burg. Meqë këto kohë pushteti i ka për zemër krahasimet me futboll, i bie që megjithëse një ndeshje është duke u fituar 2 me 0, gjyqtari mos ta japë një 11 metërsh, sepse kjo në fund nuk e ndryshon fitoren. Ky është një tmerr politik, i cili vërteton më së miri dëshpërimin e opozitës, konsumimin e saj të të gjitha rrugëve politike (njëra prej të cilave është dhe ankimimi tek OSBE-ja).

Ambasadori i OSBE-së këto ditë ka dalë gjyqtar-tifoz i Rilindjes, por problemi qenka tek e gjithë përfaqësia në Tiranë. Të dish që janë vjedhur votat nuk ka si të flesh natën dhe natyrisht nuk është bar qetësues se kush do i fitonte zgjedhjet në fund.

Puna e OSBE-së është ta vëzhgojë problemin dhe ta shpallë atë, jo ta fshehë, meqë nuk ndërron fitorja, sepse nuk është palë në garën politike për pushtet.

Le ta marrim si të vërtetë atë që thotë zoti Wilton, sipas të cilit fitorja nuk do të kishte ndryshuar. Po mirë, fitorja do të ishte kaq e thellë me 70 e kusur mandate? Mund të ishte sërish fitore me 65 mandate ku i dihet dhe me këtë rast tepsinë do të kërkonin ta ndanin. Për pasojë, kjo qeveri nuk do të kishte mundësi të jepte kaq PPP, të bënte male me drogë, të ngrinte taksat, të linte fermerët pa asnjë skemë kompesimi, t’ua maste kokën me pe studentëve e kështu me radhë.

Shqipëria mund të ishte një vend më normal, pa opozitë që digjte mandatet, sepse nuk ia vinte në pullë askush, mes të cilave as zyra e zotit Wilton.

Nuk po thotë kush që në vitin 2017 Partia Socialiste nuk i fitonte zgjedhjet, bëhet fjalë për vjedhjen e mandateve që i dha asaj mundësi të bëjë qeveri mono si në kohët e dikurshme.

Nëse do të ishte diku gjetkë zoti Wilton, tani do e kishte përgënjeshtruar deklaratën e tij dhe do jepte dorëheqjen. Do ikte nga Shqipëria, së bashku me shefin e vet, i cili del të ketë qenë në dijeni dhe ka heshtur si peshku në ujë. Përndryshe, opozita së bashku me një qeveri tranzitore për përgatitjen e zgjedhjeve të reja, duhet të kërkojë gjyqtarë të rinj që t’i garantojnë këto zgjedhje.

Dhe në fund, lind natyrshëm pyetja: Pse gjithë zogjve të gomarit u bie të marrin rroga në Shqipëri? Por, kjo është një pyetje që në Shkodër dikur nuk i jepte dum as patër Gjergj Fishta.

Kategori
Uncategorized

KRYEMINISTRI I DROGES ESHTE EDHE RACIST !

Dashnor Aliko/

Nga mediat e pushtetit mora vesh se kryeministri qe ne 6 vite e mbushi Shqiperine me droge, me kish sulmuar e tallur mua personalisht ne takimin me servilet e tij ne Gjirokaster, thjesht pse jam Lazaratas!

Une i them kryministrit dhe pasuesve te verber te tij se e kam per nder e krenari origjinen time! Jam krenar per bashkefshataret e mi qe edhe pse të dhunuar qe diten e pare nga kjo qeveri deshmuan se jetojne me nder e pune, dhe jo sic predikonte kryeministri dhe ministrat e tij drogaxhinj!

Duke u sjellur ne kete menyre kryeministri kujton se na impresionon me “gogolin” e pushtetit! Por ne fakt ai vetem sa deshmon se eshte nje HOMOFOB i mjere, nje RACIST i ulet qe i ndan shqiptaret ne Jug e Veri! Qe i ndan Gjirokastritet ne te djathte e majte, ne fshatare e qytetare. Ai qellimisht i etiketon Gjirokastritet ne myslimane e te krishtere, me djallezine perverse te percarjes qe ka deshmuar gjithmone si ne Lazarat dhe kudo ne Shqiperi.

Kryeministri i deshtimit rikonfirmoi dje ne Gjirokaster se eshte vec nje dhunues i njerezve te ndershem, perfshi ketu studentet, vajzat dhe motrat tona, te cilat guxuan ti bejne pyetje normale per hallet e tyre te dites, ndersa ai me nje perversitet tipik u kthehet djallezisht me “pergjigje” te qellimshme seksiste!

Kryeministri tashme bertet si lugat! Ai shan e ofendon kedo sepse i ka hyre frika ne palce nga uragani popullor dhe sinjalet shqetesuese qe i vijne nga bota! Sa i takon Opozites, Tritanit, Dashos, Lazaratit, Dropullit, Libohoves, Lunxherise, Zagorise, Tepelenes, Permetit, Kelcyres dhe Gjirokastres ai po i sheh mire nga dita ne dite ne protesta, aq sa i eshte prishur keq gjumi e ska me narkotik qe ti beje derman! Fundi i tij i tmerrshem tashme eshte afer!

Kategori
Uncategorized

La Liberation: Edi Rama ka dështuar të rikthejë besimin e njerëzve tek institucionet.

Gazeta franceze La Liberation ka trajtuar ngjarjet e fundit politike në Shqipëri në një artikull të saj të enjten të titulluar Në Shqipëri: rruga kundër “korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Artikulli përshkruan protestën e 16 shkurtit të organizuar nga opozita, në të cilën, sipas korrespondetit francez, morën pjesë mbi 10 mijë qytetarë që akuzojnë kryeministrin shqiptar Edi Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Artikulli i bën jehonë gjendjes së vështirë ekonomike në vend, që, së bashku me skandalet e përditshme të korrupsionit, kanë çuar në rritjen e pakënaqësisë popullore kundër qeverisë.

Exit.al sjell më poshtë të përkthyer një pjesë nga artikulli i La Liberation.

***

I zgjedhur për herë të parë në vitin 2013 me një program për uljen e pabarazive dhe luftën kundër korrupsionit, socialisti Edi Rama ka dështuar të rikthejë besimin në institucionet e tij. Megjithëse është duke u zbatuar një reformë në drejtësi, Shqipëria është tani një nga nxënësit më të këqinj evropianë, sipas renditjes më të fundit të Transparency International.

Akoma më keq, partia e tij akuzohet rregullisht për lidhje me “krimin e organizuar”. Dyshimet janë rizgjuar kohët e fundit nga një përgjim i Zërit të Amerikës, publikuar në fund të janarit, mbi zgjedhjet e përgjithshme 2017, ku Partia Socialiste mori shumicën absolute. Dyshimet për blerjen e votave e shqetësojnë opozitën, ndërkohë zgjedhjet e rëndësishme lokale janë caktuar për në fund të qershorit.

“Opozita e ka të vështirë të fitojë zgjedhjet, në një kohë që blerja e votave, klientelizmi dhe apatia e popullsisë është e theksuar” thotë Ermal Hasimja. Duket sikur një pjesë e Partisë Demokratike (PD), forca kryesore e opozitës, kërkon të jetë më agresive kundër qeverisë. Ky presion mund të rritet në muajt që vijnë.

Vetëm në dhjetor, dhe përgjatë disa javëve, vendi përjetoi protestat më të mëdha të studentëve në historinë e tij. Një mobilizim kundër shtrenjtimit të studimeve dhe një sistemi universitar që konsiderohet i pabarabartë nga studentët, që e bëri Rama të ndërronte gjysmën e qeverisë së tij.

Dhuna e së shtunës u dënua nga ambasadat e BE dhe SHBA në Tiranë. Nga ana e opozitës, një gjë e tillë e refuzua duke hedhur përgjegjësinë mbi Ramën për “provokim për nxitje dhune”. Në një fjalim të dielën në TV, lideri i PD sërish kërkoi një “qeveri tranzitore” dhe i bëri thirrje përfaqësuesve të zgjedhur të opozitës për të “djegur mandatet e tyre parlamentare”.

Ironik, Rama, ndërkohë, ka reaguar në Twitter:

“Çfarë trishtimi pasqyra e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë! Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE “

Zyrtarisht kandidat për në BE që nga 2014, Shqipëria mund të hapë negociatat e anëtarësimit në qershor, në varësi të përparimit të bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kategori
Uncategorized

VETEVRASJE

Nga Fatos Fidani.

VETEVRASJE

C’qe ky kusur per ty, Z. Basha?

Te bene kulak e hajdut, te bene hasha

Thone se ke qene i lidhur me Saline

“I poshtri! Tradhetoi “Katovicen” dhe Partine…!”

C’qe kjo menxyrre qe te gjeti, o i mjere?

S’te flet njeri me goje…S’te shkel njeri ne dere

E nise politiken me pasion, o i uruar

Te nxorren jashte loje: “armik te deklasuar”

Shpresa e fundit: Protesta e perplasje

I vure kapakun me mandat, – me vetevrasje

Mandatet dhe kollaret, mbytur ne benzine

Nje shkrepse….dhe u dogje me gjith demokracine….

Te cmenden nudistet e zhveshur nga ndjenjat

Me vite tu shtuan simptomat dhe shenjat

Ne syte, gjak te kuq….nje popull qe ka qare

Nje popull qe varros.. . lirine e vetevrare

Luli yne i Vocerr… te morren me gure

Mbrapsh ne socializem…mbrapsh ne diktature

Bulistat te tallin: ” Rritu Luli, rritu!…”

S’ke rrugedalje: “Dorezohu … o… vetevritu”

Te morren perpara nostalgjiket e katilit

Ta gjeten, – Z. Basha, – thembren e Akilit

Te gjuajten ne thember… me shpifje dhe genjeshtra.

Ata qe votojne me lekure e me eshtra

Ata qe gjykojne me mish e me dhjame

“Poshte Demokracia… se nuk na dha te hame”

VDEKJA po ngjallet… LIRIA po vret veten

O Zot na ruaj… nga DERRAT qe mbeten…

DERRAT…BULLISTET…shumice e Fitimtare

“Luli i vocerr”… vetveten ka vrare………

Fatos Fidani, 23 Shkurt, 2019