Kategori
Uncategorized

Qelia e Vdekjes ; 972 ditë-netët në pranga, duke pritur ekzekutimin me vdekje-pushkatim /

Nafi Çegrani tregon :

Dhe, një ditë më nxorrën në oborrin e burgut të Zenicës, isha i habitur fare… dhe nuk dija CILI ISHTE FAJI IM !

Vërtet,-cili ishte faji i Nafi Çegranit ?

Oficer Çegrani; – një njeri që ka kaluar vite të pafajshme në kazamatet jugosllave vetëm pse refuzoj të përkulet para krimit të organizuar shtetëror në punën e tij në ish jugosllavi ku u ndesh me rrymat atnishqiptare dhe shoviniste të UDB-së, për çka edhe largohet fshehur duke u arratisur në SHBA.

Për këtë akt “tradhëtie” UDB-ja do të hakmerret me dorën e saj të rëndë ndaj Nafi Çegranit /

Pas këthimit nga Amerrika, me nisjen e demonstratave në Kosovë, në vjeshtën e vitit 1981 Nafiu arrestohet nga inspktorët operativë të UDB-së dhe KOS-it jugosllav.

I lidhur këmbë e duar në pranga, ai depërtohem në burgun famkeq të Zenicës në Bosnjë, ku edhe pa patur ndonjë njohuri për akuzat e manipuluara, i kurdisin një Proces të inskenuar gjyqsor, fund e krye me akuza të trilluara, duke e dënuar me vdekje-pushkatim! 

Pjesë nga biografia e Nafi Çegranit !

Jeta ime ndryshoi një natë të errët, kur porta e hekurt e shtetit më gëlltiti, jo për fajin tim, por për bindjet e mia, për atë që përfaqësoja: një shqiptar me ndërgjegje, që nuk u përkul.

Në Zenicë, brenda atyre mureve të trasha që shushuritnin urrejtje dhe torturë, ku drita nuk depërtonte as në shpirtin e njeriut, pata kohë të reflektoj: Çfarë është drejtësia kur një shtet e përdor si armë? Çfarë vlere ka ligji kur ai nuk lind nga ndërgjegjja, por nga frika dhe urrejtja? 

Më burgosën jo vetëm për atë që nuk kisha bërë, por për atë që ata nuk pranuan të jem: Një qytetar i lirë dhe një shqiptar me zë. Përplasjet e mia me strukturat kriminale të UDB-së në Shkup, ku krimi e shteti ishin bërë një, ishin sinjali që më shënjoi për eliminim. 

Por kjo nuk është vetëm historia ime. Është historia e dhimbshme e shumë shqiptarëve të ndershëm që u shkelën nga çizmja e padrejtësisë. Historia e një kombi që nuk pushoi së kërkuari të drejtën në një botë që e kishte braktisur. 

Vendimi i Gjykatës Supreme të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, i datës 29.06.2023, i cili refuzoi kërkesën time për shqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të Gjykatës Kantonale të Zenicës, është një tjetër dëshmi se padrejtësia vazhdon të mbijetojë edhe pas dekadash.

A mund të quhet drejtësi një sistem që i mban sytë mbyllur ndaj së vërtetës historike, politike e njerëzore? Si mundet një shtet që aspiron të jetë pjesë e rendit demokratik evropian, të qëndrojë në heshtje përballë një padrejtësie të dokumentuar, të trashëguar nga një regjim i vdekur si ai i Jugosllavisë?

Unë nuk jam vetëm një individ që kërkon të drejtën e tij. Unë jam simbol i një brezi të tërë shqiptarësh që u shënjestruan, u burgosën, u torturuan e u poshtëruan vetëm pse mbetën shqiptarë. Dhe këtë nuk e them për të përfituar simpati, por për të kujtuar se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa drejtësi.

Drejtësia, shkruante John Rawls, është virtyti i parë i institucioneve shoqërore, ashtu si e vërteta është për sistemet e mendimit. Nuk ka rëndësi sa i organizuar është një sistem, nëse ai nuk është i drejtë, ai është moralisht i papranueshëm.

Kur një vendim gjyqësor mbështetet në një akt të falsifikuar, në dëshmi të montuara dhe në heshtje të qëllimshme ndaj fakteve, ai nuk është vendim, por padrejtësi e dokumentuar.

Dhe kjo padrejtësi më është bërë mua, Nafi Çegranit – një njeri që ka kaluar vite të pafajshme në kazamatet jugosllave vetëm pse refuzova të përkulem para krimit të organizuar shtetëror.

Kur drejtësia zhvishet nga morali, ajo bëhet vegël e pushtetit dhe shndërrohet në dhunë të legalizuar. E drejta duhet të përfaqësojë drejtësinë, përndryshe mbetet vetëm një burokraci pa shpirt.

Kjo nuk është thjesht një çështje juridike, por një betejë për ndërgjegjen e institucioneve. Nëse një vendim i padrejtë mbetet në fuqi, ai nuk flet vetëm për rastin tim – ai flet për mosfunksionimin moral të vetë shtetit.

Në foto me Nafi Çekranin në studion e tij /

KËRKOJ DREJTËSI!

Kërkoj rishikim të plotë të vendimit të Gjykatës Supreme të F BiH të datës 29.06.2023 dhe të vendimeve të mëparshme të Gjykatës Kantonale të Zenicës, të cilat bazohen në një proces të inskenuar nga një regjim tashmë i njollosur në histori.

Unë, Nafi Çegrani, i kërrusur mbi tavolinë, për të satën herë  duke nxjerr  nga sirtari aktakuzat e  rrejshme dhe të manipuluara , fund e krye me dallavare të Gjykatës së dikurshme të Qarrkut të Zenicës,dokumentet nga Gjykata e Strasburgut dhe nga ANKIMET që kishte bërë ndër vite kundër padrejtësive  me gënjeshtërat që i mveshnin për “krime” që nuk i kishte bërë.

I analizonte, duke bërë  krahasime, ndiqte me vëmendje kronologjinë e hulumtimeve, por prapë i shpëtonte ndonjë detaj nga të gjitha ato aktvendime me akuza të trilluara, nga ato versione të gënjeshtra të sajuara me direktivën e hetuesve në saje të dhunës dhe dajakut.

Me  vite kalova në burgje, dhe më pas me daljen nga burgu, rrgullisht dhe në mënyrë të vazhdueshme duke shkruar ANKIME  dhe shkresa për gjykatat dhe organet e drejtësisë në BeH dhe Maqedoni.

Shumë vite  me radhë, duke menduar për shkaqet apo arsyjen  përse e kishin kurdis këtë dramë të çuditshme , kërkoja drejtësi dhe zbardhjen e të vërtetës  , duke iu drejtuar Gjykatave supreme në Sarajevës dhe atyre të North Macedonia, që çështjen ta bënin revision ligjor duke i respektuar normat dhe ligjet sipas Konventës  Europiane  për të Drejtat e Njeriut .

Madje nuk më lë ndërgjegja të hesht ndaj shpifjeve dhe akuzave të rreme. Unë nuk jam në asnjë mënyrë apo rrethanë i përfshirë, nuk jam aktor i ndonjë krimi, çfarëdoqoftë ai dhe për çfarë më kanë dënuar në mënyrë antiligjore !) …

Edhe sot më kujtohet se në kohën e paraburgimit, pasi u sollën 2-3 akakuza nga OJT e Zenicës, gjykatësi hetues edhe pas 6-7 muajve hetimi, dhe pas disa versionesh të kurdisura kot, erdhi në qelinë nr. 29  me 2-3 të tjerë dhe tha se version i saktë mund të jetë jo “Ura e Vardarit” as “Rudina”  apo vendi afër fshatit Forinë,

Tani  “ndodhia ka  ngjarë”  disa  km më larg, në vendin e ashtuquajtur “Kreçane” pronësi e Arif Zeqirit, ku është gjetur  kufoma e të humburës Meliha Deliq, ose bëhej fjalë  për një kafkë  njeriu. Por, ku dhe si , kush dhe kurë, si , hetuesit nuk e përcaktonin, as nuk e thoshin kafka e kujt mund të ishte.

Pra, të gjitha  zhvillimet e dyshimta dhe sjellja e dyshimtë e hetuesve dhe Gjykatës së Zenicës nuk u morën parasysh nga Gjykata Supreme  e kryesuar nga gjykatësi Ante Varunek, pos gjykatësit supreme  Mirko Vllajsavleviq më herët i cili e çfuqizoi Vendimin e gjykatës së Zenicës me vendimin Kzh. 139/ 83 të dates 13 prill 1983. 

Në vend të kësaj, në seanca të shpejta, gjykatësit Kapetanoviq dhe Tihomir Baboviq, sërish prezantuan vendimin e mëparshëm të caktuar, i cili ishte shpallur i pavlefshëm dhe sollën Vendimin K-94/83, duke  mos përfill ligjin, duke bërë shkelje direkte të Kodit të Procedurës Penale dhe të Nenit 3 të KEDNJ, duke bërë kërdi dhe mos respektimin e udhëzimeve të Vendimit Kz-139/82, gjykatësit vebdosin në dëm timin, ku fjalët e vendimit të çfuqizuar që figuronin :

Ata që tha Mirko Vllajsavleviq vazhduan të injoroheshin. Në ankesën time të dytë,pra, siç kam përmendur edhe më herët, duke u bazuar në realitet dhe të vërtetën, as fjala dhe as Vendimi i gjykatësit suprem Vllajsavleviq Mirko nuk u dëgjua fare dhe qëllimisht u lan në haresë.

Çështjen e ankesës sime, tani e mori në dorë një gjykatës  shovinist duke  bërë diskriminim dhe padrejtësi ndaj meje , Ante Varunek, i cili, duke ndjekur  konceptimin  prej diktati e me sugjerime të  gjykatësit Tihomir Baboviq, pa asnjë precedent dhe në mënyrë  sipas kokës së tij prej djalli, hodhi ankesën time  si  të  “pabazë”  duke  vërtetuar aktvendimin  K/94/83 si të  “ligjshëm”  i cili formësohej fund e krye nga akuzash paushale, të fabrikuara  dhe KONFUZE  prej shpifjesh zinxhir, ndërsa unë,  pa qënë aktor i ndonjë “krimi” mbeta  brenda grileve të hekurta i dënuar me 20 vite burg të rëndë… 

Letër Publike për Zbardhjen e një Akti të Rëndë të Padrejtësisë Gjyqësore në Bosnjë e Hercegovinë – Rasti i Nafi Çegranit

Drejtuar: Komisionerit për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Komitetit të të Drejtave të Njeriut në OKB, Amnesty International, dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Unë, Nafi Çegrani, një qytetar shqiptar i lindur në Maqedoninë e Veriut, i dënuar padrejtësisht në vitin 1983 nga Gjykata e Qarkut të Zenicës në Bosnjë e Hercegovinë, ju drejtohem me këtë letër publike për të kërkuar njëherë e mirë ZBARDHJEN e të VËRTETËS dhe VLERËSIMIN e RASTIT TIM në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Për dekada, kam kërkuar drejtësi duke paraqitur ankesa, kërkesa për rishikim dhe dokumentim të pafajësisë sime në institucionet e BeH-së dhe në ato ndërkombëtare.

Gjykimi im është mbështetur në akuza të fabrikuara, me ndryshime të vazhdueshme të “vendit të ngjarjes”, mungesë të dëshmive materiale, dhe vendime kontradiktore nga gjykatës të ndryshëm. Vendimi përfundimtar – 20 vite burg të rëndë – ishte një zëvendësim arbitrar i vendimit të mëparshëm me pushkatim, i cili ishte shfuqizuar nga një gjykatës më herët.

Unë kërkoj që rasti im të shqyrtohet si shkelje flagrante e nenit 6 të KEDNJ (e drejta për një proces të rregullt ligjor) dhe si diskriminim mbi bazë etnike, në përputhje me nenin 14 të së njëjtës Konventë.

LETËR PUBLIKE NDËRKOMBËTARE

Për: Institucionet Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
Nga: Nafi Çegrani
Tema: Apel për drejtësi – Rrëfim personal mbi dënimin e padrejtë dhe shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut në ish-Jugosllavi

Unë, Nafi Çegrani, qytetar shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i dënuar padrejtësisht në vitet më të errëta të sistemit represiv të ish-Jugosllavisë, ndjej detyrë morale dhe njerëzore që përmes kësaj letre publike t’i drejtohem institucioneve ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut. Është një rrëfim i dhimbshëm dhe një apel për drejtësi, për të vërtetuar se dënimi im nuk ishte asgjë më shumë se një farsë e montuar nga organet hetuese dhe gjyqësore të kohës, të udhëhequra nga urrejtja politike, etnike dhe ideologjike.

Prej vitesh, i kërrusur mbi tavolinë, nxjerr nga sirtari aktakuzat e rrejshme dhe të manipuluara, dokumentet e proceseve gjyqësore të Qarkut të Zenicës, të Gjykatës Supreme të Sarajevës, shkresat dhe ankimet e mia të panumërta për zbardhjen e së vërtetës. Me dhjetëra herë kam shkruar ankesa në përpjekje të vazhdueshme për të kërkuar revizion të çështjes sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por gjithçka u mbyt në heshtje, arrogancë dhe diskriminim institucional.

Akuza ndaj meje ishte një trillim i pastër, një fabrikim me përmbajtje konfuze dhe shpifëse, i ndërtuar mbi tortura fizike dhe psikike, me qëllim që të pranoja një “faj” që nuk më përkiste. Në aktakuzat fillestare përmendej “Ura e Vardarit”, “Rudina”, pastaj u zhvendos vendndodhja në “Kreçane”, tokë e Arif Zeqirit – por askush s’kishte prova, as datë, as orë, as dëshmitar të besueshëm. Gjithçka ishte një gërshetim versionesh pa logjikë, që ndryshonin sipas direktivave të hetuesve dhe urdhrave politikë të sistemit komunist të kohës.

Në mënyrë të papranueshme, Gjykata Supreme më vonë hodhi poshtë vendimin Kzh-139/83 të datës 13 prill 1983, të nxjerrë nga gjykatësi Mirko Vllajsavleviq, i cili e kishte çfuqizuar vendimin e Gjykatës së Zenicës për mungesë provash. Por vendimi i tij u injorua dhe u zëvendësua me një vendim tjetër, K-94/83, të miratuar në mënyrë arbitrare nga gjykatës si Tihomir Baboviq dhe më pas i vulosur përfundimisht nga gjykatësi suprem Ante Varunek, i cili në mënyrë cinike dhe diskriminuese shpalli dënimin me 20 vjet burg të rëndë, pavarësisht se më parë më ishte shqiptuar padrejtësisht dënimi me vdekje.

Për vite të tëra kam vuajtur në burgjet famkeqe të ish-Jugosllavisë, nën kushte çnjerëzore dhe nën keqtrajtime të rënda psikofizike. Në veçanti, përjetova tortura të rënda nga inspektorët e policisë komuniste të Bugojnos, ku u detyrova të qëndroja me ditë të tëra pa gjumë, i rrahur, i fyer dhe i poshtëruar. Më trajtonin si armik shteti, vetëm pse isha shqiptar dhe pse mbaja mendim të lirë. Në burgun e Zenicës, sjellja e personelit ishte edhe më poshtëruese – arrogante, raciste, me shpërfillje ndaj çdo kërkese humane për trajtim dinjitoz dhe qasje ligjore.

Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë apo aktor i ndonjë krimi. Akuzat ndaj meje ishin trilluara, të sajuara nga një sistem i kalbur, që kishte për qëllim të frikësonte, të ndëshkonte dhe të shuante çdo zë kritik, çdo shqiptar që guxonte të mendonte ndryshe. E gjithë çështja, që nga hetimi e deri te vendimi përfundimtar, ishte një montim klasik politik e etnik – një gjyq i turpit që edhe sot mbetet njollë në ndërgjegjen e atyre që e drejtuan.

Apeli im sot është i qartë:
Kërkoj që kjo çështje të mos mbetet në harresë. Kërkoj nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare që të rishikojnë rastin tim, të hapin hetim të pavarur mbi këtë dënim të padrejtë dhe të bëjnë gjithçka që e vërteta të dalë në dritë, për të shpëtuar jo vetëm nderin tim të nëpërkëmbur, por edhe për të rivendosur një grimë drejtësi në emër të të drejtave themelore të njeriut.

Me respekt dhe shpresë,

Nafi Çegrani

I dënuar padrejtësisht nga regjimi komunist jugosllav

Lini një koment