
Një burrë shumë i “sjellshëm” shkoi në një fshat për të blerë një gomar.
Ranë dakord për 1000 € dhe fshatari pranoi t’ia dorëzonte kafshën të nesërmen.
Të nesërmen, fshatari i tha:
-Më fal o njeri, por kam një lajm të keq, gomari ngordhi …
-Mirë- i tha tjetri,-atëherë më kthe paratë e mia.
Fshatari u përgjigj:
-Nuk mundem. Tashmë i kam shpenzuar paratë.
-Atëhere, më jep gomarin e ngordhur …-Pse? Ç’e do?-e pyeti plaku-Çfarë ke ndërmend të bësh me të?
-Do ta hedh në llotari,-u përgjigj tjetri .
Ti je i çmendur, si mund të hedhësh në llotari një gomar të ngordhur?
-Unë nuk do t’i them askujt që ai ka ngordhur.
Një muaj më vonë, fshatari e takoi përsëri dhe e pyeti:-Ç’ndodhi me gomarin?”
Tjetri u përgjigj:
-Hapa një llotari me emrin “fillim i ri”, shita 500 bileta me 20€ secila, dhe bëra 10,000€.-Dhe askush nuk u ankua?-pyeti plaku.
-Vetëm fituesi-tha tjetri,-por unë ia ktheva 20€ atij.
Të gjithë e dimë se si.
Një njeri që nuk ka punuar kurrë me ndershmëri dhe nuk ka bërë asgjë produktive, tani është shumë i pasur … sepse gjeti shumë gomarë të ngordhur gjatë rrugës dhe i vuri në llotari për njerëzit naivë .
Pjesa më e bukur e kësaj historie është se ai gjeti dhe vazhdon të gjejë gjithnjë e më shumë gomerë të ngordhur jo vetëm në tufën e tij por edhe brënda opozitës
Nëse nuk e ndaloni ai do vazhdojë llotarinë “fillim i ri” me “gomarin” e fituar dhuratë nga ish shefi i tij që i la partinë duke i shitur vetë asaj partie me lloto gomerë të ngordhur, dhe duke dëshiruar përsëri të bëhet K/M