✍🏽Basir Çollaku /

We are less than seven months from the parliamentary elections.
The decisions of the Constitutional Court with the opening of the lists in 2/3 and the closing in 1/3 has caused fluctuations.
The Democrats believe in President Berisha.
500 thousand votes without offices, without a logo, without anything proved this.
But they don’t want to give up his offer, his promise, their presence in the new party power, PRIMARET. This would produce quite a bit of internal frustration.
A competition of competitors within the membership can determine the ranking in both the safe and preferential order.
The Presidency, the National Council, the debates on the eve of the campaign must have quality priorities.
It is an urgent need for a structural development.

1- To create a working group for determining the modalities of primaries, with the best experiences, mainly the American ones. Being closed primaries than leaving the party, in the memory of 2023 opened the way for leftists to be included as sympathizers.
2-To give up the orientation of the vote by the center, the presidency and the leading officials.
3-Not to influence the orientation of the heads of branches. In the statute of December 11, 2021, it is determined that their candidacy leads to resignation, but even with such a status, the presence of lists and influence compromises
4- The lists should not be only in the hands of heads of branches, who can disorient him in the last moments of the voting.
5-There should be no runoff, since in the previous experience it did not bring internal political health.
6- The Central Commission of the primaries must have party personalities with outstanding integrity and morals, not members of the leadership, to be out of the conflict of interest as candidates in the contests. To be a statutory and moral filter.
Heads of branches, in their sacrificial commitment, should have the primary objective of getting the winning party out of the elections. Here, their prominence today rightfully lands them at the table of power tomorrow.
PD has a working model.
The returning MPs cannot hope for the “Berisha bonus” in the lists and then remain hopeful that the membership will amnesty the beneficiaries’ dissatisfaction.
Self-proclamation as a deputy of special importance should not apply to anyone. Neither.
Candidates should not run from one area to another, to avoid accountability for expired mandates and forgetfulness between election dates.
Absence of vote, election by delegation, starts the parliamentary elections. It can lead to open demotivation.
Stay away from participation.
If the Democrats want to support someone or dislike someone else, this opportunity should be given to them, because they are the electoral machine of the party, at the same time, the igniters of the spirit.
Of course, in this crisis of non-consolidation without going beyond the membership, where even in the elections of municipal candidates in 2023, socialist hands were extended, as sympathizers of the last hours.
PD has great potential. It can deepen this lesson of democracy, despite the delicate maturity of the process.
Voting Power cannot be shown by turns.
If you avoid it in the selection of representatives, you lose the opportunity to look for it in the final round, where you expect to make them winners against the opponents.

Berisha i primareve mban PD larg pazareve
Sali Berisha është një prodhues politik i pakonkurueshëm. Rëniet dhe ngritjet janë raste studimi. Partia Demokratike e sulmuar brutalisht nga Edi Rama, qeveria dhe aleatët e saj të zinj dhe gri, i rezistoi planit të asgjësimi me një mbijetesë të pazakontë.
Berisha i dha fuqinë e munguar votës së anëtarit. Kryetari, krerët e degëve, përfaqësuesit e drejtuesit e forumeve marrin detyrën nga kutia e votimit. Vërtet nuk ishte formulë e zbatuar në udhë perfekte, por ishin më të mirat e deritanishme. Korrigjimet janë të nevojshme.
Jemi më pak se shtatë muaj nga zgjedhjet parlamentare. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese me hapjen e listave në 2/3 dhe mbylljen në 1/3 ka shkaktuar luhatje. Demokratët besojnë te kryetari Berisha. 500 mijë vota pa zyra, pa logo, pa asgjë e dëshmuan këtë. Por nuk duan të heqin dorë nga oferta e tij, premtimi i tij, praninë e tyre në fuqinë e re partiake, PRIMARET. Kjo do të prodhonte jo pak zhgënjim të brendshëm.
Një garë e konkurrentëve brenda anëtarësisë mund të përcaktojë shkallaren si në rendin e sigurtë dhe atë preferencial.
Kryesia, Këshilli Kombëtar, debatet në prag fushate duhet të kenë prioritete cilësore. Është nevojë urgjente e një zhvillimi strukturor.
1-Të krijohet një grup pune për përcaktimin e modaliteteve të primareve, me eksperiencat më të mira, kryesisht ato amerikane. Të jenë primare të mbyllura se dalja jashtë partisë, në kujtesën e 2023 u hapi rrugë majtistëve të përfshihen si simpatizantë.
2-Të hiqet dorë nga orientimi i votës nga qendra, kryesia dhe funksionarët drejtues.
3-Të mos ndikojnë në orientim kryetarët e degëve. Në statutin e 11 dhjetorit 2021, është përcaktuar se, kandidimi i tyre sjell dorëheqjen, por edhe me një status të tillë, pasja e listave dhe ndikimi e kompromenton
4-Listat të mos jenë vetëm në duar krerësh të degëve, të cilët mund të çorientojnë atë në momente të fundit të votimeve.
5-Të mos ketë balotazh, pasi në përvojën e mëparshme nuk solli shëndet të brendshëm politik.
6-Komisioni Qendror i primareve të ketë personalitete të partisë me integritet dhe moral të spikatur, jo anëtarë kryesie, të jenë jashtë konfliktit të interesit si kandidues në gara. Të jenë filtër statutor dhe moral.
Kryetarët e degëve në angazhimin e tyre sakrifikues, duhet të kenë objektiv parësor nxjerrjen e partisë fituese nga zgjedhjet. Këtu, spikatja e tyre sot i ul me të drejtë në tryzën e pushtetit nesër. PD ka model funksionues. Primaret duhet të shërbejnë edhe për zgjedhjen e drejtuesve politikë të qarqeve. Asnjë deputet apo kërkues nuk duhet të trembet nga vota.
Megjithë aksiomën e njohur se politika është ndër të tjera art marrëveshjeje, brenda subjektit marrëveshja prevaluese është Kushtetuta e Re e PD, PRIMARET. Deputetët e rikthyer nuk mund të shpresojnë “bonusin Berisha” në lista dhe pastaj të mbeten me shpresë se anëtarësia do të amnistojë pakënaqësinë përfituesve. Vetëshpallja si deputet i rëndësisë së veçantë nuk duhet të vlejë për askënd. Asnjërin.
Kandidatët nuk duhet të ikin nga një zonë në tjetrën, për t’iu shmangur llogaridhënies së mandatve të konsumuara e harresës mes datave elektorale. Këtu mjaft mandat-mbajtës sqarojnë veten dhe demokratët nëse janë rikthyer te Berisha apo “berishizmi” si rezervat votash. Mungesa e votës, zgjedhja me delegim, nis firot në votimet parlamentare. Mund të sjellë hapur demotivim. Qëndrim larg pjesëmarrjes.
Nëse demokratët duan të mbështesin dikë apo mospëlqejnë dikë tjetër, kjo mundësi duhet t’u jepet, sepse ata janë makina elektorale e partisë, njëherësh, ndezësit e frymës. Sigurisht në këtë krizë të moskonsolidimit pa dalë tej anëtarësisë, ku edhe në zgjedhjet e kandidatëve bashkiakë në 2023, u zgjatën duar socialiste, si simpatizantë të orëve të fundit. PD ka potenciale të mëdha. Mundet ta thellojë këtë leksion demokracie, pavarësisht pjekurisë delikate të procesit.
Fuqia e Votës nuk mund të tregohet me turne. Nëse e shmang në përzgjedhjen e përfaqësuesve, të bjerret mundësia ta kërkosh në raundin final, ku pret t’i bësh ata fitues përballë kundërshtarëve. Ky aksion politik i nisur tri vjet më parë me rithemelimin, ardhur me Berishën e Primareve, duhet të jetë garanci sot për ta mbajtur PD larg pazareve.