Kategori
Uncategorized

BASHKIM GAZIDEDE, kryetar i SHIK 1992-1997. Fjalim në Parlament për të raportuar mbi ngjarjet e vitit 1997 (26 mars 1997)

BASHKIM GAZIDEDE, kryetar i SHIK 1992-1997. Fjalim në Parlament për të raportuar mbi ngjarjet e vitit 1997 (26 mars 1997)

“Nikolas Gages është njohës i mirë i Shqipërisë së Jugut, pasi përveç të tjerave, ka qenë edhe 7 herë të tjera atje.

🔺Ka punuar dhe punon për bashkimin e gjithë vorio-epirotëve. Ka qenë shumë aktiv në organizimin dhe ndërkombëtarizmin e luftës për Vorio-Epirin”.


🔺”Për të njohur sa më mirë gjendjen në Shqipëri, u infiltruan ish-oficerë të liruar të Ushtrisë e Policisë dhe të Sigurimit të Shtetit, duke përfshirë edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Kiço Mustaqi, i cili ka informuar sipas të dhënave të sakta që kemi për gjendjen e teknikës luftarake dhe vendndodhjen e armatimit, bazat ushtarake detare dhe çdo hollësi për Ushtrinë”.

🔺”Se çfarë roli ka ish-ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali në këtë revoltë, nuk e them dot me siguri, por gjatë kohës që kam qenë komandant operacioni, mund të them se Ushtria shqiptare nuk vuri në dispozicion të këtij operacioni asgjë dhe nuk mund të shmanget përgjegjësia direkte e Safet Zhulalit, i cili kishte lënë në mëshirë të fatit depot e Ushtrisë”.


🔺”Një nga problemet që ndihmoi realizimin e kësaj kryengritjeje ishin firmat rentiere. Duke shfrytëzuar psikologjinë e popullit shqiptar të varfëruar për 50 vjet, si dhe etjen për t’u pasuruar shpejt, fenomeni u përhap në të gjithë Shqipërinë”.

Deklaratë për median pas emërimit si zv/drejtor i Hipotekave, maj 2005


▪️”Është kënaqësi të filloj përsëri punë në administratën shtetërore. Nuk e di se ç’kanë menduar ata që e kanë bërë këtë emërim, por unë mendoj se është një punë që kërkon djersë dhe përkushtim dhe këto nuk mungojnë tek unë”.

▪️”Unë kam njoftuar një vit përpara ngjarjeve të vitit 1997 Bankën Kombëtare, Drejtorinë e Doganave, Drejtorinë e Policisë Financiare, Prokurorinë e Përgjithshme jo vetëm për fajdet, por edhe për trazirat që priteshin”.
Intervistë për gazetën “Tirana Observer”, 18 qershor 2006


▪️”Çdo punonjës që punon në Hipotekë, duhet ta ketë të qartë se është në punë për të regjistruar një pronë dhe jo për ta tjetërsuar atë”.
Intervistë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, 26 tetor 2006.

🔺” Ne u ndeshëm përballë një fakti që një pjesë e konsiderueshme dosjesh, mund të them një shifër të përafërt, rreth 10 mijë dosje, qenë asgjësuar në atë periudhë nga Ministria e Brendshme, dhe për sa kohë ishte dhe Sigurimi brenda Ministrisë së Brendshme, me firmën e z.Gramoz Ruçi. Në këtë shifër përfshihet dhe një pjesë e konsiderueshme dosjesh që ishin djegur nga Irakli Koçollari, në atë kohë shef i SHIK”.

🔺”Sigurimi i Shtetit kishte mbi 120 mijë informatorë dhe, duke gjykuar se çdo informator kishte një dosje do të mendonim se kishte rreth 120 mijë dosje. Por duhet pasur parasysh se mjaft raste asgjësoheshin edhe pas një periudhe. Ishin dosje që, pasi mbaronte aktiviteti i informatorit, kishin afat ruajtjeje 10 vjet e 20 vjet, deri në 25 vjet. Pas kësaj periudhe asgjësoheshin. Quhej proces normal asgjësimi.
🔺Duke pasur parasysh këtë proces, unë mendoj se në kohen kur kam qenë drejtues në SHIK, duke hequr dosjet që ishin asgjësuar, ka pasur mbi 40 mijë dosje të Sigurimit të Shtetit”.

🔺”Ne dinim fare mirë,— e dinim periudhën kur Bin Laden ka qenë në Sudan dhe ku ishte Bin Laden.

Domethënë kemi qenë të interesuar, sepse interesoheshim për lidhjet që ai mund të kishte në Shqipëri.

Nuk na ka rezultuar ndonjë lidhje e drejtpërdrejtë e Bin Ladenit në Shqipëri. Mendohej nga disa kolegë që nëpërmjet disa formave të ftohej në Shqipëri dhe të arrestohej, por sigurisht ishte një fantazi kjo”.

🔺”Gramoz Ruçi ka qenë në proces hetimor në atë periudhë. Mund të kishte pësuar fatin e zotit Koçollari, për asgjësimin e dokumentacionit në Ministrinë e Brendshme, po ai përfitoi nga rasti që ishte me imunitet, dhe sapo i përfundoi, iku në Greqi. Nuk kishim arsye ta ndiqnim, dhe s’mund ta ndiqnim”.

Lini një koment