Kategori
Uncategorized

SI E KRIJUAN VLLEHËT QYTET TIRANËN KRYEQYTETIN E SOTËM TË SHQIPËRIS

Tirana u themelua në vitin 1614 me një popullsi tepër të vogël nga fshatrat e malësisë rreth tij të islaminizuar plotësisht – ka thënë Prof. Kristo Frashëri – Por në shekullin 18 -të mori formën e një qyteti. Elementi i krishterë është ai i ritit ortodoks kryesisht vlleh të cilët kanë luajtur një rol të dukshëm në jetën e qytetit.

Në fillim Bashkësia Ortodokse e Tiranës si qendër banimi ishte formuar jashtë qytetit në anën jugperëndimore të tij midis Qytetit të Nxënësve të shkollave të mesme profesionale dhe zdrukthëtarisë “MISTO MAME” (Kod. Tir.).

Sipas jetës që bënin vllahët ata ndaheshin në tre grupe kryesore:

a) Nomadë, që njiheshin me emrin Fërshërotë pa qendra të caktuara.

b) Gjysmënomadë ishin ata të cilët njihnin vendlindjen, banesat i kishin të qëndrueshme si gjatë verës ashtu dhe gjatë dimrit. Nga muaji Maj gjer në tetor qëndronin në zonat malore ku kishin kullotat si: Valamarë, Sopot, Martanesh, Gramoz, Mali i Thatë etj. kurse kohën tjetër e kalonin në zonën fushore ku kishin shtëpitë.

c) Të nguliturit qenë ata me banim të përhershëm në qytet, komunë apo fshat.

Të tilla kanë qenë: Berati, Fieri, Vlora, Lushnja, Nanga, Durrësi, Tiranë, Elbasani, Korça, Pogradeci, Erseka, Gjirokastra. Në zonën e Myzeqesë sipas studiuesve janë këto fshatra (pra mbi 60): Selenica, Pesceva,Sufti, Rapani, Mifoli, Armeni, Lenani, Peshtani, Armeni, Carbunari, Lapardha, Breçani, Gramara, Cinca e shumë të tjerë. Në zonën e Korçës: Grabova, Llenga, Niça, Shipska, Voskopoja, Negovani, Ballkameni, Stepani, Boboshtica, Dishnica etj.

Në krahinën e Zagorisë me 46 fshatra në vitin 1780 nga këto 34 fshatra ishin vllehë. Më gjerë për popullsinë vllahe nëpër qytete apo fshatra do trajtohet në shkrimet të mëpasme. Trevat e pasura me kullota nuk kanë qenë të panjohura për blegtorët vllahë.

Fusha e Tiranës – thuhet në historinë e Shqipërisë – përdorej më tepër si kullotë se sa tokë buke. Vit për vit blegtorët vllah vendas dhe të rrethinave vinin këtu në meratë e zëna me qera me tufat e tyre për të dimëruar.

Sipas kodikut të Tiranës ishte e njohur edhe një kategori ajo e vllahëve karvanxhinj që me kuajt e mushkat formonin karvanë për transportimin e mallzënë dhe bereqetit nga njëra trevë në tjetrën qenë më të njohura jo vetëm në vendin tonë por në gjithë Ballkanin, madje edhe në Austro-Hungari, Poloni, Gjermani, Francë etj. Në vendin tonë karvanët për transport mallrash përshkonin rrugët që lidhnin Tiranën me Durrësin, Manastirin me Elbasanin, Dibrën, Selanikun, Janinën, Korçën, Beratin, Vlorën etj. Dhe ata që kryenin transport me karvanë qenë vllahët. Qysh në fillim të shek. 19 -të përmenden në Tiranë vllahët Mark Heba, Thanas Fendiku etj. që me karvanët e tyre i shërbenin tregut të Tiranës. Në vendin ku u formua Bërthama e Parë e Bashkësisë Ortodokse të Tiranës është një toponim: “Fëntëna a la Bana” më vonë “Kroi i Banës” (termi Fentënë vjen nga latinishtja e vjetër e Ballkanit që shqip do të thotë “Çezme apo krua, ndërsa termi tjetër “Banë”, do të thotë në shqip “Jetë”. Sipas hulumtimeve të bëra, ky ishte vendi më tërheqës për vllahët. Aty ata ngrinin kasollet (Këlivat) e tyre provizoret për banim, po aty rrotull ata ngrinin stanet. Pak më larg, “Krojet e Shëngjinit” u siguronin ujin e pijshëm, ndërsa “Lumi i Lanës” ujin për bagëtitë.

Dihen gjithashtu dhe shumë toponimet Bashkësia Ortodokse e Tiranës u themelua nga vllehët ime të tjera për vllahët e Tiranës. Në Tiranën e Re afër rrugës që të shpie tek Parku i Madh ishte një toponim me emrin “Stanet e Gogëve”. Aty vllahët nomadë përqendronin bagëtitë e tyre. Nga banorët të Tiranës (autoktonë), këta vllahë quheshin “Gogë” të ngjashëm me termin vllah “arvenites” që në shqip do të thotë “të ardhur”. Ndërsa banorët autoktonë të Pogradecit i quanin “kurbetcinjër” term i ngjashëm me “të ardhur” apo “jo vendas”. Në anën verilindore të Tiranës mbi fshatin Suzel është një toponim tjetër “Pero, Vllahinkave” dhe ku sipas traditës dhe vajzat vllahe që shkonin atje për të larë rrobat dhe enët e shtëpisë.

Dihet se nga gjysma e shek. 17-të pushteti turk qe mjaft i dobët. Nëpër krahina të ndryshme të mbretërisë otomane mbretëronte anarkia feudale dhe pasiguria (Historia e Shqipërisë) Shtypja, shfrytëzimi i egër dhe sidomos grabitja qenë të padurueshme, mjaft qendra dhe fshatra u plaçkitën e u prishën. Le t’i referohemi për këtë kodikut të Shën Prokopit të Tiranës: U prish Voskopoja (2 shtator 1769) e cila gjatë atij shekulli kish arritur një zhvillim të mirë e të dukshëm dhe ishte bërë një qendër ekonomike, kulturore e zhvilluar. U prish Shipska, Llenga, Niça, Grabova etj. me një zhvillim ekonomik e kulturor, gjithashtu të dukshëm. Një pjesë e mirë me popullsinë e tyre vllahe u detyruan të braktisin vendin e tyre dhe të shpërndarën këtej-andej. Mjaft nga ato qendra të shkatërruara erdhën dhe u vendosën në trevën e Tiranës.

Qenë familjet nga Voskopoja Voillat: familjet: Fendiket, Shundi, Zgalla, Rovina, Pano,Çaniti nga Llenga; familjet: Koja, Mara, Premti, Janku nga Niça; Familjet: Nishku, Grabovski nga Grabova; Nga Belica familjet: Heba, Hobdari, Jorgo, Topalli, Goshi, Penteqi, Ballku, Terca etj.

Dokumenti më i vjetër që mund të tregoj më së qarti është kodiku i Shën Prokopit të Tiranës që pasqyron përafërsisht gjendjen e saktë të familjeve që përbënin Bashkësinë Ortodokse vllahe më 1918. Në listën e kodikut figurojnë 71 familje të

krishterë ortodokse vllahe.

Në vitin 1764 Bashkësia Ortodokse e Tiranës kalon në varësi të Mitropolisë së Durrësit. Në këtë kohë ajo u shpall “Mitropolia e Durrësit dhe Mokër-Gorë” duke pasur nën varësi ortodoksët e rrethana Durrës-Tiranë- Kanafe-Elbasan-Pogradec. Dhe kjo ka arsyet e veta: Durrësi është qendra e parë e krishterimit në Shqipëri. Konkretisht në vitin ’58 pas lindjes së Krishtit – thuhet në kodik – Durrësi kishte 70 familje të krishterë. Durrësi në vitin ’70 pas Krishtit kishte një peshkopatë në krye të të cilës qe një nga 70 nxënës të Jesu Krishtit, Qesari, të cilin Shën Pavli para se të largohej nga Durrësi në Peloponez e kish vendosur peshkopatin e parë të Durrësit

Shën Qesarin. Më vonë Shën Qesari shuguroi Astin peshkop të Durrësit. Nga fundi i shekullit të parë (viti ’98) kur në Romë u bë perandor Trajani (Ulpino Trajano) ai ndërmerr fushatën e tretë të përndjekjeve të krishterëve. Guvernatori i Durrësit të asaj kohe burgos Astin dhe e torturon në mënyrë më çnjerëzore atë që ai të mohonte krishterimin dhe t’u falej idhujve paganë.

Ai nuk iu nënshtrua dhe e dënon me vdekje. Pasi e zhvesh lakuriq e rrahën me kamxhik me nyje plumbi, ia lyen trupin me mjaltë, e varën në një pemë dhe e lanë të vdesë në zhegun e verës. Sipas traditës, ai u martirizua me 6 korrik të vitit ‘110 që njihet si dita e Shën Astit (Shih librat e shenjtë). Kremtimi i këtij shenjtori bëhet në katedralen ortodokse të Durrësit që mban emrat e Apostull Pavli dhe Shën Astit. Shën Asti për shekuj të tërë është i njohur në gjithë Shqipërinë. Emrin e Shën Astit të Durrësit e mban dhe Kisha Ortodokse Shqiptare në Toronto (Kanada). Në Durrës është ngritur dhe Akademia e Teologjisë të Krishtërimit Ortodoks.

Sipas kodikut të Shën Prokopit të Tiranës në fillim të muajit Shkurt 1780 Ahmet Kurt Pasha i Beratit në krye të ekspeditës së fuqishme ushtarake arriti në Elbasan dhe që andej niset, por e mbërrin në Tiranë duke u vendosur në Laprakë. I bën thirrje Ibrahim Bej Ballgjinit të Tiranës për të dorëzuar qytetin Tirana u rrethua nga të gjithë anët dhe filloi një luftë shumë e ashpër. Rrethimi zgjati dy muaj e gjysmë por edhe qëndresa qe shumë e fortë. Një luftë dhëmb për dhëmb. Ibrahim Bej Ballgjini që në fillim nuk iu bind. Ai ngriti në kombe gjithë popullsinë për të mbrojtur qytetin dhe për ta shpëtuar atë nga rreziku. Atëherë u mblodh dhe Bashkësia e Tiranës duke marrë menjëherë vendimin që t’i vinte në ndihmë Sulejman Pashës të Tiranës për çlirimin e Tiranës nga pushtuesi Ahmet Kurt Pasha i Beratit.

U vendos që bashkia të mobilizonte vllahët dhe të krijonte një repart për t’i ardhur në ndihmë sundimtarit të Tiranës për shpartallimin dhe shkatërrimin e forcave pushtuese të Kurt Pashës së Beratit. Në krye të këtij reparti u caktua një pjesëtar i familjes Noilla që ishte më trimi e më i stërvituri si luftëtar në luftime saqë i vunë titullin – “strategu” në kuptimin e fjalës komandant që mori pjesë që në fillim në luftimet që ishin zhvilluar në afërsi të Tiranës dhe që luftoi me aq zgjuarsi, trimëri e guxim, shkathtësi e vetëmohim saqë kjo trupë me vllahë kishte tërhequr vëmendjen si të sundimtarit Ibrahim Pashë Ballgjinit por edhe gjithë banorët e Tiranës.

Pas mbarimit me sukses të luftës së Tiranës Ibrahim Pashë Ballgjini thërret parinë e Bashkësisë Ortodokse të Tiranës si: voskopojarët, shipskianët, niçarët, llengarët, grabovarët dhe belicarët etj. falënderon për ndihmën e dhënë me forca materiale të holla në luftën për çlirimin e Tiranës nga pushtuesi dhe për mbrojtjen e Tiranës. U komunikoi të parëve se shtëpia e tij merrte në mbrojtje Bashkësinë Ortodokse të Tiranës duke i lejuar banorët e saj që të vendoseshin me banim të përhershëm në tokat e tij brenda në qendër të Tiranës e të ushtronin lirisht zanatin e tyre të tregtisë, zejtarisë dhe të ushtrisë, kurse fisit më të shënuar Voilla i fali dhe dyqanet brenda në Tiranë u fali dhe një truall për ndërtimin e një kishe në vendin përballë të xhamisë së Ethem Beut. Qysh në atë kohë banorët e Bashkësisë së Tiranës që ishin jashtë qytetit u zhvendosën grupe-grupe dhe u ngulitën në qendrën e Tiranës.

Vendosja e vllahëve të Bashkësisë së Tiranës në disa pika të qytetit, por gjithmonë në afërsi të tregut bëri një jehonë të madhe jo vetëm në Tiranë por në gjithë Shqipërinë. Pjesa më e madhe e familjeve u vendos në zonën ku është sot Muzeu Kombëtar dhe hoteli 15 -të katëshin dhe u quajt në atë kohë “Lagja e Fendikut” termi Fendik vjen nga latinishtja e vjetër e Ballkanit që shqip do të thotë prift, pra Lagja e Priftit. Në të u vendosën familjet: Fendiku, Mura e të tjerë nga Llenga; familjet: Nishku, Grabovski nga Grabova etj. Një pjesë tjetër u vendosën në zonën e ish “MAPO E MADHE”, kësaj zone i thoshin në atë kohë “Lagja e Sulejman Pashë Ballgjini ku u ngulitën vllehët e Voskopojës, Shipskës, Vithkuqit etj. Që kryesoheshin nga Voilla, fisi më i dëgjuar në arenë kombëtare dhe ndërkombëtare. Mjaft familje të tjera ishin vendosur tek “Pisha” apo Pazari i Ri.

Atje ishin me shumicë familjet “Niçarë” të ardhur nga qyteza Niça e krahinës së Gorës të Kazusë së Stardas e të asaj kohe sot rrethi i Pogradecit. Atje u krijua një mëhallë me vete dhe u quajt “Lagja e Niçotëve”. Disa të tjerë të ardhur nga Durrësi e Kanaja u vendosën tek “Shallvaret” që shqip do të thotë pantallona. Atje çdo të enjte bëhej një pazar për rroba, pra veshjet. Në këtë lagje u ngulitën më tepër rrobaqepësit të ardhur dhe nga Elbasani e nga Belica e Sipërme apo e Poshtme. Sistemi brenda në qytet u krye rekord, pra menjëherë dhe me një solidaritet të theksuar. Forcat ndërtuese i dispononte vetë Bashkësia Ortodokse sepse mjaft veta nga pjesëtarët e saj e ushtronin zanatin e ustait. Pas vendosjes brenda në qytet nisi për Bashkinë jeta normale dhe e organizimit.

Lini një koment