Kategori
Uncategorized

Të lindësh apo të mos lindësh në Shqipëri? po

Nga Bled Marku/

Dëgjova Kryeministrin Rama që dha një lajm të mirë për të gjitha familjet e reja që zoti i bekon me një foshnje me dy apo edhe me tre fëmijë. Kryeministri e deklaroi me zë të lartë dhe me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë në Televizionin e tij privat se fëmija i parë i një çifti merr 400 mijë lekë të vjetra, i dyti merr 800 mijë lekë të vjetra dhe i treti merr 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra. Si iniciativë është e goditur, dhe lehtësuese për prindërit e rinj.

Si një djalë i ri në këtë shoqeri, si një prind dhe baba i ardhshëm. Personalisht ato para as nuk më vyejnë, as nuk me zgjidhin asnjë hall që kam. Ajo është një pagë mesatare mujore e çdo shtetasi shqiptar, aq më tepër që ky fond do të merret me këste përgjatë 12 muajve, pra dmth, sipas mendimit tim, është thjesht një dështim që në start. Fëmijës tim i dal vetë për zot. Nuk pres të më vijë qeveria në ndihmë. Ajo që unë pres nga kjo nga ju z.Kryeministër është krejt diçka tjetër.

Po e nisim nga “Ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqënies Sociale” siç e pagëzuat ju z.Kryeministër. Unë dua që të rritet shërbimi mjekësor në vendin tim. A e Bën Dot? Dua që mjekët të mos largohen nga vendi, por të shërbejnë këtu. A e Bën Dot? Dua që në momentin kur shkoi në spital mjekët të mos më shohin orën që kam në dorë, apo varsen në qafë, por të shohin, fëmijën, nënën, babain, vëllain apo kushdo qoftë pacient në ato momente. A e Bën Dot?

Të mbetemi te pjesa tjetër e kësaj ministrie, tek “Mirëqënia Sociale”. Çdo fëmije do i vinit më shumë në ndihmë që babai dhë nëna i atij fëmije, të marrë një pagë dinjitoze në Shqipëri. A e Bëni Dot? z.Kryeministër, pse nuk i riktheni AZILANTëT në vend, tua mbushni mëndjen që të vijnë e të hapin biznes, të punojnë e të kontribuojnë për vendin e tyre. A e Bëni Dot?

Jo z.Kryeministër, nuk e bëni dot. Ju nuk bëni dot asgjë. Ju thjesht mund të rrini në zyrë, ose në Vlorë, ndërkohë vendin e ka marrë m*ti. Ju nuk ngjallni shpresë z.Kryeministër. Pasi të hapësh biznes të ndershëm në Tiranë, është mallkimi më i madh që një i ri ose e re mund ti bëjë vetes, ku ende pa e ngrit qepenin ditën e parë të punës, të vijnë taksidarët njësoi si ata qent e uritur, të kërkojnë para edhe për dritën e diellit që bie mbi tokë. Ndërsa po të hapësh një “Lavanderi” ku pastrohen Euro, Dollarë, Franga, Paund etj etj etj, je zot mbi tokën e Tiranës.

z.Kreministër, a i ndihmoni dot të rinjtë, që të ndërtojnë jetën këtu, këtë A e Bëni Dot?

Ndaj z.Kryeministër, unë uroi që fëmija im i parë ose i dytë e i tretë, të mos e ketë fatin e keq që të lind në Tiranë. Por të lind në vende të tjera, më i keqi Maqedonia fqinje, dhe më e mira, Suedi, Danimarkë, Angi, Gjermani, Kanada e Amerikë.

Këtu kemi vetëm dy rrugëzgjidhje, ose të shpërngulemi të gjith shqiptarët në vende të ndryshme të botës, ose të largoheni ju ….. Si do ja bëjmë këtij problemi ?

Ps fotot ilustruese janë të blogspot Al In Sveden.

Lini një koment