Dokument i nxjerrë nga Treguesi i Arkivit të Stambollit për zërin “Elbasani” që flet mbi origjinën e vendardhjes së një pjese të komunitetit të krishterë që populluan Kalanë e Elbasanit në shekullin e 15 dhe faljen e tyre nga taksat në këmbim të shërbimeve brenda kalasë.
A.{DVNSMHM.d… 48 465 3 nëntor 1582 1
Ferman drejtuar qatip Aliut, regjistrues i sanxhakut të Elbasanit, i cili njoftohet se Kasem beu, sanxhakbeu i Elbasanit, ka dërguar letër me të cilën njofton divanin perandorak se të krishterët që jetojnë në kalanë e Elbasanit, janë sjellë në Elbasan në kohën e sundimit të sulltan Mehmetit të II nga Beogradi, Kastoria, Manastiri, që të merren me mirëmbajtjen e mureve, hendeqeve të kalasë dhe hambarëve të shtetit, me kusht që të përjashtohen nga taksat zakonore dhe perandorake, por regjistruesi i ri nuk ua përfill aktin e përjashtimit që kanë dhe i ka regjistruar me status rajaje, por pasi është lexuar akt-përjashtimi i vitit 1490 që ata kanë në dorë dhe është kuptuar se përjashtimi i tyre është më i dobishëm për punët e shtetit, thesari perandorak urdhëron që ata të përjashtohen sërish nga çdo lloj takse.![]()
Post scriptum: Për të njëjtën ngjarje flasin edhe kronikat kishtare sllave të kohës, lexo llarion Ruvarac, “Der Stadt Konjuch in den Serbischen Annalen”. Archiv für slavische Philologie, no. 17 ( 1895).
Konjuch është emri i Elbasanit në burime sllave.
Sqarim: Fakti që kanë ardhur nga ato treva nuk do të thotë se nuk ishin shqiptarë. Fakti që nuk gjenden gjurmë të gjuhëve joshqiptare në masë sinjifikative në periudhat e mëvonshme në trevën e Elbasanit tregon se ishin me shumë gjasa shqiptarë, pasi një grup aq i madh nuk mund të asimilohej aq lehtë për më tepër që shqiptaret edhe para se të vinin osmanët nuk kishin kishën e tyre kombtare që të kishin zhvilluar gjuhën e tyre deri në nivele asimilimi për etnitë e tjera.