BËHET PO DO PUNË…
Nga viti 1910 deri në vitin1945 Koreja ishte koloni e Perandoris Japoneze.
Gjatë pushtimit Japonez, koreanët ishin ndër kombet më të varfëra dhe keqtrajtuara në botë.
Pas kapitullimit të Japonisë populli korean u fut në një luftë mes veti nga viti1950 deri në 1953, ku dhe ai territor u nda në dy pjesë. Në veriun Komunist me një territor afërsisht 120 000 km2 dhe jugun pluralist me një territor afro 100 000 km2. Popullsia e jugut ishte afërsisht 2 herë më e madhe.
Pas luftës Koreja e Jugut ishte një territor i mjerë, varfëri ekstreme ku të ardhurat për frymë ishin afërsisht 79 dollarë në vit.
Ishte një shtet ndër më të varfrit në botë, diku te 10 më të varfrit dhe lihej pas nga shumica e shteteve afrikane madje dhe nga mjaft shtete të Afrikës Subsahariane që mbahet si rajoni më i varfër i botës.
Por Koreano-jugorët nuk u dorëzuan. Në vitin 1961 lideri vendit Chang Myon ju drejtua kombi duke i kërkuar forcë dhe besim për t’ia dalë. “Kujtoni Gjermaninë Perëndimore, ata ja dolën” – i tha Myon popullit të vetë.
Në po atë vit një grusht shteti i udhëhequr nga Park Chung-hee mori pushtetin por dhe lidershipi i ri prapë ndoqi linjën e rindërtimit të vendit. Motua e liderit Park ishte: “trajtojini punonjësit si familjen tuaj”. Ai ndërmori një sër reformash dhe masash që siguronin mbështetje për forcat e punës. Aq entuziazëm ngjalli ndër punëtorët e vendit qasja e re e pushtetit me sakrificën e tyre sa nga efiçenca në punë një Koreano-jugor edhe pse paguhej 10 herë më pak se një punëtor amerikan kishte rendiment 2.5 herë më të madh.
Lidershipi Koreano-jugor e vendosi arsimin si prioritet absolut duke investuar miliarda dollarë. Kjo solli që në dy dekadat vijuese të ishin një ndër vendet me prodhimin më të madh të ekspertëve të teknologjisë dhe informacionit.
Shteti Koreano-jugor nuk ka pasuri minerale por investoi në industrinë e rëndë të përpunimit duke u kthyer në importuesin e 7 në botë të lëndës së parë dhe eksportuesin e 7-të të produkteve të përpunuara.
Në vitin 1960 të ardhurat për frymë i kishin 79 dollarë në vit.
Në vitin 2018 i kanë 41.000 dollarë për frymë.
Në 1945 ishin ndër 10 vendet më të varfëra të botës, sot janë fuqia e 11 më e madhe e botës dhe vendi i 4 me ekonominë më të madhe në Azi.
Nga viti 1960 deri në 1990 për plot 30 vite ka ruajtur një rritje ekonomike prej 10% në vit.
Në vitin 1960 buxheti Kores së Jugut ishte 3.958 miliard dollarë ndërsa sot është 2.029 trilion dollarë.
Janë dy KORE, ajo e veriut dhe ajo e jugut. Janë e njëjta rracë por udhëhiqen nga dy mendësi të ndryshme.
Koreja e Veriut i ka të ardhurat për frymë 1800 dollarë në vit ndërsa Koreja e Jugut 41 000 dollarë në vit.
Janë ngjitur, janë një popull me dy mendësi.
Veriorët shkulin leshtë për liderin e tyre ndërsa jugorët e Futën Presidenten në burg vetëm se kishte marrë një biznesmen në telefon që të sponsorizonte një mikeshën e saj që merrej me bamirësi.
Është rasti tipik që tregon se çfarë mund ti ndodh një populli në varësi të asaj që zgjedh në jetë.
Është një histori frymëzuese se si kombet që duan i’a dalin ose mund të shkatërrohen.
Mos më thoni nuk bëhet Shqipëria por thoni se kemi zgjedhur të mos e bëjmë.BËHET PO DO PUNË…

Mos më thoni nuk bëhet Shqipëria por thoni se kemi zgjedhur të mos e bëjmë.
Adriatik Lapaj.