Mandatin te PD-ja e Polin te PS-ja!
( Reagim)
Albina Deda/
Nuk jam e çuditur as une dhe asnje demokrat shqiptar nga prodhimi i poleve e skizmave nga gjiri i opozites ne momentet e saj delikate.
Prej vitit 1992 e deri sot nga gjiri yne,nga mundi e gjaku i demokrateve kane firuar,kane ikur jane kthyer,pastaj kane qare,
lane lyer e jane lare,
dhjetra individe.
Aq shume kane levizur sa jane shnderruar ne profesioniste subkoshienca e te cileve prodhon me tepri vetem pabesi.
Mbi 19 parti politike nga keta tipa jane krijuar.
Ata jane nxitur e sponsorizuar vetem e vetem per te dobesuar shtepine e demokrateve.
Pastaj kane perfunduar ne individe,partiza e pole te cilat presin diten e pazarit qe te dalin ne tregun e zi te shitje-blerjeve politike.
Eshte normal diversiteti ne politike edhe brenda llojit por ne limitet qe njeh morali demokratik.
Por me e keqja qendron ne faktin se eshte skandaloze marrja e mandatit politik nga vota fisnike e demokrateve stoik dhe te krekosesh e aq me keq te rreshqsesh sa majtas e sa djathtas ne kahun e busulles se pushtetit.
Zoterinjte qe nen avujt e rakise e gjizes proklamojne pole diversive jane po ata lojtare hilacake me damke te 25 viteve qe padrejtesisht mbijetuan me bujarine e votave te PD-se duke uzurpuar vende te lakmueshme ne listat demokrate.
Kjo nuk eshte e drejte as politikisht dhe jo më moralisht.
Ne duhet te zeme mend dhe lidershipi yne duhet ta nderprese bujarine alogjike ne kurriz te vullnetit demokrat.
Partia Demokratike ka ne gjirin e saj nje superpotencial tradicional dhe nje armate rinore dhe nuk ka nevoje per importe te cilat te neverisin po aq sa dhe importi i mbetjeve.AD