Nga Ledina Aliolli./
Kjo eshte nje LagJe o te qytetit te Korces(tek rruga e Fajances), atje ku varferia, mjerimi dhe dhimbja bashkejetojne.
Bashkia dhe qeveria ka braktisur njerezit e varfer te pastrehet, te papunet endacaket, duke i diskriminuar komunitetet e pambrojtura.
Ne kete zone jetojne ne kushte mizerabel shume familie. Ata jetojne ne baraka derrase te sajuara prej tyre. Ne familjen ku shkova jetonin 9 vete, midis tyre 2 te mitur, te papune, pa buke, te pastrehe, pa asnje lloj ndihme sociale, Jetojne me nje kemp te kryefamiljarit te cilit nuk i dalin as per te blere ilacet.
Keta njerez mbijetojne ne kufijte e mbijeteses. Acari i dimrit e ka bere te pamundur jeten e ketyre banoreve, qe nuk i perfill kush per ndihme.
Bashkia flet sot per buxhet 1.48 miliard lek, por ne fakt ky eshte buxheti i luksit te pushtetaréve dhe jo i nevojave qytetareve, eshte buxheti i fasadave dhe i dekorit.
Nga kjo zone, i bera thirrje, Bashkise Korce dhe te gjithe atyre, té cilet mezi presin te bejné show-n e rradhés dhe te trumbetojne studiove televizive arritjet e qeverisjes se tyre ne nivel lokal, te marrin masa tä menjehershme per ti ardhur ne ndihme ketyre banoreve fatkeqe. Realiteti flet shume me ndryshe se sa retorikat boshe.
Per fat te keq Bashkia dhe Qeveria do te tentoje t’i bleje me nje thes me miell keta njerez apo me 20 mije lek Shpetimi i ketyre njerezve dhe alternativa e zhvillimit eshte programi i Partise Demokratike, shkruan deputetja e PD_se.