Kategori
Uncategorized

Aranit Çela në ’41 kërkonte të punësohej në administratën e fashizmit.

1enveri100vjet

Ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar një dokument që tregon se ish-gjyqtari i periudhës së komunizmit, Aranit Çelaj në vitin 1941, ka kërkuar të punësohej në administratën e pushtuesit fashist.

Me anë të një statusi në rrejtin social facebook, Dervishi thekson se Aranit Çela në vend që të merrte armët e të luftonte okupatorin që kish zaptuar vendin, bënte kërkesa për t’u përfshirë në administratën e pushtuesit.

“Kjo është kërkesa që Aranit Çela i bën Ministrisë së Drejtësisë për të marrë pjesë në konkursin e nënsekretarëve gjyqësorë. Kërkesën e ka shkruar me seriozitet maksimal, madje nuk ka harruar të shënojë as vitin e 19-të fashist”, shkruan Dervishi.

Ai ka nënvizuar se Çela nuk rezulton të jetë shpallur fitues në këtë konkurs. Sipas tij, nëse do kishte fituar, do regjistrohej menjëherë në Partinë Fashiste.

“Megjithatë, Aranit Çela ia doli të bëhej prokuror e gjykatës, pa pasur pikën e turpit të akuzojë kot më kot si “fashistë” e “tradhtarë” qindra e qindra kundërshtarë të regjimit komunist”, tregon Dervishi.

Aranit Çela ka qenë Kryetar i Gjykatës së Lartë për shumë vite në sistemin komunist, por mbi të gjitha ai ka qenë kryetar i trupës gjykuese në proceset më të rëndësishme politike.

Duke nisur nga grupet armiqësore brenda partisë dhe qeverisë e deri tek denimet politike për krime kundër shtetit, propoganda dhe agjitacioni apo edhe arratisjet jashtë vendit.

Firma e Aranit Çelës është hedhur në të gjitha dënimet me vdekje për disa dekada në shtetin shqiptar komunist.

Aranit Çela me origjinë nga Kuçi i Vlorës, ka qenë partizan në Brigadën e Pestë që operonte në zonën e Vlorës.

Shënimi i plotë: 

Në vitin 1941 Aranit Çela kërkonte të punësohej në administratën e fashizmit

Në vitin 1941, Aranit Çela në vend që të merrte armët e të luftonte okupatorin që kish zaptuar vendin, bënte kërkesa për t’u përfshirë në administratën e pushtuesit. Kjo është kërkesa që Aranit Çela i bën Ministrisë së Drejtësisë për të marrë pjesë në konkursin e nënsekretarëve gjyqësorë. Kërkesën e ka shkruar me seriozitet maksimal, madje nuk ka harruar të shënojë as vitin e 19-të fashist. Sipas të dhënave të tjera, nuk rezulton që Çela të jetë shpallur fitues në këtë konkurs. Nëse do kishte fituar, do regjistrohej menjëherë në Partinë Fashiste. Megjithatë, Aranit Çela ia doli të bëhej prokuror e gjykatës, pa pasur pikën e turpit të akuzojë kot më kot si “fashistë” e “tradhtarë” qindra e qindra kundërshtarë të regjimit komunist.

Opinion.al

dervishi foto

Kategori
Uncategorized

Mjerë Shqipëria.

Kryeministri, Dimri i tij politik dhe stili i ri koreano-verior ramist

Kryeministri, Dimri i tij politik dhe stili i ri koreano-verior ramist

Temperaturat e ftohta kanë mbrritur nëpër qafa malesh, në gryka dhe maja malesh. Po të ftohtit ka zbritur edhe më poshtë, fare poshtë e deri në Bulevardin politik tëTiranës.

Të ftohtët madje, gjarpëroi edhe në zyrat e kallkanosura të PS, ku edhe u vendos shkarkimi, izolimi, persekutimi politik i Kokëdhimës, e pra djallosja më e fundit e Ramë vetmitarit, të cilit, ja kanë të gjithë me hile dhe duan ta shfrytëzojnë e ta rrjepin.

Mirëpo Ramë vetmitari, si të gjithë despotët në dekadencë rakapjekthi, parapëlqejnë gjithmonë e më shumë të rrethohen nga mercenarët, se sa nga luftëtarët që përbashkohen rreth nje ideje. Sepse, sado utopike, e marrë apo e realizueshme qoftë kjo ide, përbashkimi rreth një ideje, rreth një projekti dhe rreth një sfide, dhe sado mëkate të bëhen në përpjekjen për realizim të asaj Ideje, njerëzit kanë gjithësesi mirëkuptim.

Dhe në këtë Mirëkuptim, të japin votë dhe pushtet, të japin shans pas shansi mundësi, madje edhe të falin në heshtje kur humbasin ca llokma financiare aty këtu.

Sepse mendojnë në mënyrën e tyre ata, që Ai ose Ata, po “luftojnë” për “Idenë e Madhe”, për një Shqipëri Ndryshe dhe sidoqoftë më të mirë se ajo e mëparshmja.

Dhe llokmat dhe mirëqënia e vjedhur, është pra, sipas gjykimit zemërgjerë kolektiv, një e “drejtë natyrale” e atyre që sakrifikojnë më shumë, rrezikojnë më shumë dhe shkurtojnë jetën e tyre në përplasjen e egër me realitetin që nuk ndryshohet lehtë.

Madje ka edhe nga ata ndjekës fanatikë, që lumturohen që “Barinjtë” e tyre qeverisës, të vishen e të ngjishen shtrenjtë, që ata dhe familjarët e tyre të jetojnë në mënyrë princërore, sepse, “Ai dhe Ata”, po bëjnë ca Punë të Mëdha, që kërkush tjetër nuk do të mundej ti bënte përveç tyre.

Goditja e Kokëdhimës, pak ditë pak rrëzimit spektakolar të Brisit ose Briseldës, rrëfen një çakërdisje autoritariste të liderit suprem, që po u afrohet gjithmonë e me shumë metodave koreano-veriore në punë të shtetit.

Sepse të godasësh në të njejtën mënyrë dhe stil, Kokëdhimën, një themelues të pushtetit tënd, të Ramës pra, po ashtu si ndodhi kokëkputja e Brisit të tatimeve, një kukull, ndër të shumtat kukulla të qeverisjes ramiste, do të thotë se Ramë vetmitari, është koreanizuar ditë pas dite.

E pra, Ramë vetmitar koeranoveriori, po qeveris e po kullandris pushtet, xhep e oborr të kukullave, dhe po rrethohet me specien e gjithëkohëshme të mercenarëve politikë, të blerë te “tregu MerrJep”, bosh nga idetë, por me nuhatje të mirë peshkaqeni, duke u kthyer shpinën e tij të gjatë, të gjithë atyre, që kanë përpos mishit dhe xhepit, edhe ca Ide e qëllime për një Shqipëri më të fisme.

Çfarë ka ndodhur?

Rama vetë, është mbrujtur, ndryshe nga çthonë kundërshtarët e tij politikë, prej genesh të fisme, të ardhura mirë, në magjen e trup dhe mendje formimit. Të gjithë ne që e kemi njohur nga afër, e kemi vlerësuar, këtë përkëdhelje dhe këtë bujari të natyrës tek personi i tij. Por të shbëhesh kaq shpejt nën trysninë e pushtetit të madh kryeministror, do të thotë të mos keshë pasur kockë të mirë. Përtej kockës poroze, Ay, kryeministri ynë, spaska më, as sy për të parë dhe as veshë për të dëgjuar dhe as laborator mendor për të analizuar, pasojat e mos-shikimit dhe të mos-dëgjimit!

Vetmia e tij, populluar nga peshkaqenë që sot shqyejnë prenë si “wardog”-ë për llogari të tij, por që shqyejnë çmbetet nga pasuria publike që të ushqejnë urinë e tyre patologjike për Para, po shndrrohet në një rrezik kombëtar, që sado krahë muskulozë politikë e pushtetmbajtës, të kenë Meta dhe Idrizi, rrokullisja nuk mund të ndalet.

Sepse Rama, ka hyrë në spiralen e pushtetit për Pushtet dhe po merr me shkelma idetë dhe ideatorët që e sollën atë në pushtet, njeri pas tjetrit dhe kjo lajmëron kohë të keqe për të gjithë, kur prisnim, që Ay, të ndreqte sidoqoftë disa gjëra të mbprapshta, trashëguar nga e kaluara.

Dhe mbi të gjitha e përpara të gjithave, të ndreqte Anti-meritokracinë dhe të pastronte shtetin nga turmat e teveqelëve dhe debilave me tesera partie ose jo, që po e fundosin krejt këtë anije të shpartalluar që quhet Shqipëri. Ta spastronte gjakatarët e lekut dhe hajdutët e kufomave! Të shporrte idiotët që thithin gishtat e këmbëve të shefave të tyre, në këmbim të bërxollës me patate, kukurecëve që rrjedhin lyrë dhe kostove marramendëse të grave të tyre, që lekët e spitaleve dhe shkollave të grabitura, i bëjnë proteza bythësh dhe gjoksesh.

Por Ramë vetmitari e premtimadhi, e shtoi këtë llum kombëtar hienash dhe brejtësish erëqelbur e punëshkatrrues dhe godet si koreano-verior Elitën e pakët që është formëzuar me kaq sakrifica! Dhe ky na qenkej vetëm fillimi…

Mjerë Shqipëria!

Kategori
Uncategorized

(Video)Dramë e dhimshme Shqiptare.

Valbona Rizai, edhe pse vetëm 13 vjeç, është shndërruar në kryefamiljare. Familja e saj jeton në fshatin e thellë Lumarë në Mallakastër, në një kasolle ku për dysheme kanë tokën, e çfarë bie jashtë, pikon brenda.

Valbona është detyruar që të jetë vetë burrë, grua, nënë dhe motër, pasi kujdeset për nënën e paralizuar dhe të vëllanë me sëmundje mendore, i cili prej dy javësh është larguar nga shtëpia.

“Vëllai ka ikur dhe nuk e di se ku është”, thotë Valbona duke qarë.

Kryefamiljari  u nda nga jeta pak muaj më parë dhe të afërmit mundohen t’i vijnë në ndihmë Valbonës që pas vdekjes së babait.

“Ja, i sistemuam në këtë shtëpi, ranë muret. Thamë t’i lemë te kjo tjetra që edhe po ra, nuk ka aq peshë. Kemi thirrur mjekët, e kanë parë gjendjen, por nuk kanë bërë gjë”, thonë të afërmit.

Por, Valbona është edhe nxënëse. Vazhdon klasën e tetë, madje me nota të mira. Për të shkuar në shkollën 9-vjeçare në një fshat tjetër, ajo duhet të bëjë 14 km rrugë në këmbë. Gjatë dimrit, i duhet të kapercejë edhe lumin Gjanica, me shpresën se shkolla që po e bën me aq mundime, një ditë do ta shpëtojë nga tmerri ku jeton”.

Kategori
Uncategorized

Prapaskenat Venciano-Romake në dëm të Skënderbeut.

skenderbeuneart

Etnor Canaj

(Në vitin 1466 territori dhe i kështu njohuri si “shteti i Skënderbeut” ishte tkurrur për efekt të luftërave të shumta që Osmanët ndërmorrën në gati 25-vite. Sipas dokumentave të kohës kishte ngelur vetëm Kruja (dhe rrethinat) dhe Skënderbeu ishte në kërkim të burimeve si financiare ashtu edhe ndihmave të tjera luftarake për të vazhduar qëndresën dhe luftën e tij. Por, Venecia si dhe Papa Pali II po kerkonin të bënin një traktat jo lufte me Osmanët. Fillimisht, sipas dokumentave, Papa dhe disa kardinal romakë kërkuan që Skënderbeut ti hiqej titulli i tij “athleta et propugnatore nominis Christiani”, me pretekstin pasi Skënderbeu po humbiste territoret që kishte patur nën varësinë e tij. Por nga çka na sillet ne këto dokumenta arsyet ishin të tjera, pikërisht  sepse si Vatikani ashtu edhe superfuqia tjetër  e kohës, Venediku, po kërkonin një traktat paqe me Osmanët, ku pikërisht  Venediku kishte interesat e veta në Ballkan pasi kërkonte të vendoste supremacinë  e vet dhe Skenderbeu, siç duket, Republikës nuk i nevojitej më dhe të njëjtën  politik   ndoqi edhe Vatikani.)

 

” Në verën e vitit 1466 Skënderbeu kishte humbur pothuajse çdo gjë. Tokat e tij ishin ose shkatërruar , ose thjesht pushtuar prej Mehmeti II, por që nuk kishte arritur të marrë Krujën, qendra e pushtetit të Skënderbeut, apo për të kapur atë. […]. Sulltani kishte shkatërruar pjesën më të madhe të fuqisë së shqiptarit, “Dei Athleta’’ (nga viti 1457) ose ‘’Athleta et propugnatore nominis Christiani “ Prestigji dhe fuqia e Skënderbeut si pasardhëse i Gjon Huniadit (si Athleta) dhe kampion i Romës ishte zbehur shpejt. Në korrik të vitit 1466, Papa Pali II kishte konsideruar tashmë mundësinë e heqjes së titullit Athleta, pasi ishte në kundërshtim me humbjet e tij kundër osmanëve. Shqetësimi kryesor i Papës ishte në atë kohë kriza e re italiane që pasoi mbas vdekjes në maj  Francesco Sforza, Duka i Milanos. Nga fillimi i papatit të tij (gusht 1464), Pali II ishte më i interesuar të shndërronte  mekanizmin politik dhe financiar të kryqëzatës kundër Mbretit Gjergj Podiebrad të Bohemisë (i cili kishte qenë shkishëruar/dëbuar dhe që sapo kishte bërë një apelim “evropian” kundër shkishërimit të tij), se sa për të forcuar kryqëzatën drejtpërdrejtë kundër sulltanit. Ky ndryshim i politikës me së shumti goditi Venecian (në luftë me osmanët që prej vitit 1463), por edhe Hungarinë, aleaten e saj (në atë kohë), e cila kishte humbur Vllahinë në favor të sulltanit dhe kishte frikë për sigurinë e pozicioneve të saj boshnjake. Megjithatë, në 1466 Pali II dukej në gjendje të kompensonte mbi te gjitha Venecien, dhe madje edhe Budva, për dizavantazhet e shkaktuara nga ndryshimi në politikën papnore. Duke u përpjekur për të “përmbysur” Skënderbeun, Pali II, ishte me sa duket, duke iu përgjigjur disa “sugjerimeve” që vinin nga vendlindja e tij, Venecia.(Hurmuzaki 1891, f. 62, n° 50, Radonic 1942, f. 97, n° 160, Theiner 1859, f.. 303, n° 472, Babinger 1 )

 

Marrëdhëniet veneciane me shtetasin e vet, Pali II,  kishin qenë kryesisht negative. Megjithatë, për të arritur një marrëveshje me Papën, Venecia, kishte gjetur një gjuhë te përbashkët në lidhje me Shqipërinë. Këta nuk do të vazhdonin të financonin aktivitetet e Skënderbeut (për pakënaqësi edhe të Mattia Corvinus, një pjesë e rëndësishme e fondeve romane të fushatave anti-osmane të Skënderbeut vinte nga të dhjetat e Kroacisë, në ate kohë një tjetër mbretëri e Mattia Corvinus). Venecia kërkonte të zinte (pushtonte) fortesat të cilat mbaheshin ende nga Skënderbeu, për të forcuar pozitat e tyre në Shqipëri.  Mbreti i Napolit, Ferdinandi i Aragonës, djali i paligjshëm i Alfonso V (sovrani i Skënderbeut dhe aleat i Gjon Huniadi prej një kohe të gjatë), donte të distancohej nga Skënderbeu. Nga ana tjetër, Bianca Maria dhe Gian Galeazzo Sforza kishin frikë se Napoli dhe Republika e San Marco mund të fitonin shumë, në zonën adriatike dhe italiane, nga rënia e Skënderbeut. Në kurine papale ekzistonte edhe një parti (fraksion) në favor të Skënderbeut, një parti e cila formohej nga kardinal të nderuar dhe me influence të kryqëzatës, të tille si Juan de Carvajal (+1469), Giovanni i tretë fitimtari i Beogradit (me Giovanni Capistrano dhe Giovanni Hunyadi) dhe Bessarione (+1472) mik i Venecias, patriarku (latin) i Konstandinopojës dhe bazantini ndoshta më me ndikim si asnjëherë qe nuk ka hyrë në gadishullin italian që nga koha e Belisariut…[…] (Marinescu 1923, f. 124-130, Schmitt 2004-2005, Mureşan 2006, f. 184-204, Simon 2009 B, f. 493-496.)

 

Një rol të rëndësishëm në mbrojtjen romake të Skënderbeut duket se ka qenë ajo e Jacopo Ammannati Piccolomini (+1479), mik i ngushtë i ish-Papa Piu II dhe një mik i kardinalëve të kryqëzatës. Kardinali dhe peshkopi i Pavia ishte edhe një admirues praktikisht i pakushtëzuar i Mattia Corvinus dhe një armik i deklaruar i Podiebrad …[…]…Tre kardinalet (Ammannati Piccolomini, Bessarione e Carvajal ) ishin ithtarët kryesor të mbijetesës së Skënderbeut si një atlet, por shumica e punës së tyre në këtë drejtim (një punë shumë e shtrenjt), duket se eshte bërë prej vet Skënderbeut dhe kontekstit. Skënderbeu arriti një marrëveshje me Venedikun. Republika, me nje deshire ta madhe për të arritur ne një mirëkuptim me Stambollin, e pranoi këtë zgjidhje, sepse nga njëra anë ajo nuk mund ti besonte vullnetit te mirë të Mehmetit II, dhe nga ana tjetër përpjekjet e saj për të bërë paqe me osmanët ishin zhdukur prej sulmit planifikuar nga Habsburgët – Huniadi (bekuar nga Papa Pali II) kundër Perandorisë Osmane, të planifikuara për vitin 1467 (fillimisht sulmi ishte planifikuar te niste në vitin 1466, por u shty). Efekti kryesor i menjëhershëm i sulmit do të kishte ndodhur në Shqipëri, duke çliruar presionin e madh që Skënderbeu kishte hasur. Në këmbim, Skënderbeu pranonte per të marrë përsipër detyren si komandant ushtarak për llogari të Mattia Corvinus në Adriatik… (Raynaldus 1643, f. 178, ad annum 1466, §2. Vedi Pall 1938, f. 219, n.1, Iorga, 1915, p. 205, 242,)

 

Me kardinalët dhe dy mbretërit e Hungarisë (Frederiku dhe Mattia ishin bashkë-regjent që nga viti 1463 deri në 1464) në anën e tij, dhe me Venecian e detyruar të pranojë ekzistencën e tij politike, Skënderbeu shmangu shkarkimin. Në fund të të njëjtit vit 1466, përmes një letre të Ammannati Piccolomini, Pali II kërkoi ndihmën e Dukës Filipi III te Borgogna.[…]. për birin e dashur, Skënderbeun, kampionin e guximshëm të Krishtit. Edhe Venecia gjithashtu iu përshtat situatës së re. Emri i Skënderbeut është përmendur në Traktatin për të projektuar nga Republika mes vetë,  Budvës dhe Stambollit (nëntor   1466), së bashku me vojvodët e dy Valakive, në mes të mbrojturve (rekomanduarve) të Matta Corvinus […]. Në vitin 1467 Mehmeti II sulmoi përsëri Skënderbeun. Mattia nuk ishte në gjendje për ti ardhur në ndihmë (Federiku III i kërkoi Reichstag për të dërguar trupa gjermane sa më shpejt të jetë e mundur në jug, por pa efekt). Ndërsa osmanët ishin duke sulmuar atë që kishte mbetur prej pozicioneve të Skënderbeut në gusht shpërtheu “rebelimi i Transilvanisë”, duke paralizuar gjysmën lindore të Hungarisë. Roli i madh ishte ai i Stefanit III të Moldavisë, ai ndryshoi aleancën në momentin e fundit, duke lënë Mattia. Skënderbeut iu desh të shkonte në Itali dhe në “pelegrinazhin Romak” të tij të fundit , e përuli vetveten duke kërkuar ndihmë, por ishte e kotë ( kjo ndihme ishte vetëm per 2,000 dukate). I plakur dhe i sëmurë, ai u kthye në Shqipëri, ku vdiq ne Alessio (Lezhe) në mes të janarit 1468. Dy muaj më vonë Matthia përfundoi një armëpushim me Muhametin dhe në qershor, për gëzimin e Ammannati dhe të Palit II u nis për në kryqëzatën e tij fatkeqe në Bohemi.(SM, Archivio Ducale Sfrozesco, Potenze Estere, Venezia 354, fasc. 2, nn (18 Febbraio1468, edito in…)

 

Autor: Alexandru Simon , Titulli origjinal:Pellegrini ed atleti del Signore ai confini della cristianità: Skanderbeg, Stefano III di Moldavia e le loro relazioni con Roma e Venezia.

Kategori
Uncategorized

Dorëshkrimi shqip me gërma cilirike në Rekën e Epërme.

doreshkrimi_eshte_shkruar_nga_

Dr.Avzi MUSTAFA

Aty kah fundi i vitit 1996 ekipi hulumtues shkencor i Bibliotekës Popullore e Universitare “Shën Kliment Ohridski” nga Shkupi dhe Instituti i Kulturës së Lashtë Sllave, nën udhëheqjen e dr. Mihajllo Georgievskit, bëri kërkime në rrethin e Prilepit, Gjevgjelisë, Gostivarit dhe në Strugë. Me këtë rast midis 13 dorëshkrimeve u zbulua edhe një shënim në dorëshkrim në gjuhën shqipe me shkronja cirilike.

Dorëshkrimet e zbuluara tash janë katër ungjij nga shekulli XV (zbuluar në rrethin e Prilepit me shkrim kaligrafik dhe gjuhë kishtare sllave). Midis dokumenteve në fjalë tre janë nga shekulli XVIII: një doracak nevojash të përditshme (për nevoja të shërbimeve kishtare), një minej (mujor) për muajin qershor dhe një kujtimor për të vdekurit – që të gjithë kishtare sllave me shenja gjuhësore maqedonase. Megjithatë pjesa më e madhe e dokumenteve janë nga shekulli 19. Këto janë: një mujor (minej) për shtatorin (fragmente), një libër lutjesh (jo i plotë), një libër-listë për festat mujore, një tabelë pashkësh, një përkujtimor (libër dhuratash ku përmenden emrat e dhënësve të kontributeve të ndryshme) nga Struga nga viti 1894, një krijim muzikor me nota nga Dimitar Gradoborski dhe një fletë me një shënim në gjuhën shqipe, gjë që është edhe objekt i interesimit tonë.

Dokumenti është një dorëshkrim i gjetur ne fshatin Niçipur të Rekës së Epërme qe është i vitit 1868. Dorëshkrimi është shkruar nga Joan (Gjon) Serafimi në të folmen shqipe të Rekës.Në Dibrën e Epërme bënin pjese një numër i madh katundesh, ku sipas një vjershe të shkruar nga rilindësi i shquar i kësaj ane, Josif Bageri, përveç vuajtjeve ekonomike e sociale, na e jep edhe numrin e katundeve të Rekës se Epërme. Vjersha e mban titullin “Reka e Dibrës dhe rronjësit e saj”. Ai shkruan kështu:

 

“Tetëmbëdhjet copë

Katunde ka në Rekë,

Po gjindja e kësaj-

Jan gjyku për me hjek”

 

Nga kjo strofe e këtij poeti e patrioti të shquar kuptojmë se njerëzit e Rekës së Epërme janë gjykuar që të jene njerëz të vuajtur e të persekutuar, sepse kjo krahine shqiptare ka marrë pjesë pa ndërprerë në luftërat kundër pushtueseve e grabitqarëve të ndryshëm për ta mbrojtur vatrën e nderin e shqiptarisë.

Ky popull i viseve malore të kësaj krahine gjatë gjithë historisë ka dëshmuar trimëri e krenari. Ata i ruajtën të gjitha ato virtyte, apo siç quanin ata vet “pengjet e stërgjyshërve” dhe kurrë nuk i harruan dhe kurrë nuk u përulën para pushtuesve.Dhe, kjo krenari atyre ne një periudhë u dha edhe një autonomi të veçantë. Pushtuesit e grabitqaret e ndryshëm ketë treve e kane pasur cak të grabitjeve, sulmeve e plaçkitjeve, madje ata pa mbrojtje të askujt disa herë e shkretuan. Prandaj këta banore edhe sot e kësaj dite thirren “të shkretë”. Kështu quhen edhe nga të tjerët “shkreti”.     Ne baze te një dokumenti te vitit 1468 mësojmë se 13 fshatra të kësaj treve janë boshatisur duke kaptuar male për tu vendosur ne rrethinën e Shkupit e Velesit. Por, banoret qe nuk u shpërngulën nga vatrat stërgjyshore të kësaj krahine me një fanatizëm të paparë i ruajtën shenjat dalluese të kombit. Ata te vetmen gjë si me te shtrenjtën dhe shenja qe i bashkonte ishte gjuha shqipe. Ata e quanin gjuhen shqipe “tapia e vendit”.

 

Çka përmban dokumenti?

Ketë e shohim edhe nga një fletë, përkatësisht nga një shënim i shkurtër, qe i takon gjysmës se dytë të shekullit XIX, i cili për nga përmbajtja paraqet një tekst biblik (me shkronja cirilike dhe me shlift të sllavishtes kishtare që shpjegohet me shkrimin e shpejtë).

Në leximin tonë që arritëm ta bëjmë, më mirë të themi atë që arritëm ta deshifrojmë, po e japim me alfabetin e shqipes, kurse fjalët e padeshifruara do t’i japim në kllapa dhe ashtu si i lexuam ne dhe me pika në kllapa do të jenë fjalët që nuk arritëm t’i lexojmë fare:

Makandej Isusi udiftoj vetëvehten masandej Apostollat (modet) (toverijade) edhe e diftoj kështu ishin bashkë Simon Pjetri edhe Thomai (kithohi vinokë) edhe Nathanaeli si ishte përkanos Galilesë

edhe (…..) (…..) edhe (…..) (…..), ishin përkanos Galilesë edhe (…..)

(…..)(…..) pulvet (…..)

Siç shihet, mjaft fjalë na mbetën pa u deshifruar nga ky tekst i shkurtër i cili na vjen nga shekulli i kaluar nga fshati Niçpur i Rekës së Epërme. Si do që të jetë, shpresoj se dokumenti i zbuluar do ta nxisë kërshërinë e lexuesit, në radhë të parë për rëndësinë gjuhësore, por edhe si një dëshmi e gjallë se në këto anë gjuha shqipe do të jetë shkruar dhe do të jetë përdorur edhe për nevoja religjioze dhe kishtare.

Kategori
Uncategorized

Largimi nga Arberia i Donika Kastriotit dhe i familjes së saj

220px-donika_kastrioti

Mrik Bua

 

Gruaja dhe familja e Skënderbeut u arratisën gjithashtu për në Itali ku njëra prej vajzave të tij u martua me një fisnik të Napolit dhe u bë Princesha Bisagnato. Duke pasur një pozitë me influencë, thuhet se ajo ka ndikuar që mbretëria e Napolit të pranonte dhe t’u jipte toka refugjatëve që vinin nga vendi i saj. Djali i Skënderbeut Gjon Kastrioti, që ishte martuar me Irene Palaeologus nga një familje mbretërore Bizantine, u arratis gjithashtu për në Itali ku edhe iu dha një dukat. Ai vazhdoi të udhëhiqte ekspedita ushtarake kundër turqve për pesëmbëdhjetë vjetë të tjera por me pak sukses.

 

Venediku nuk ia dilte dot të vazhdonte i vetëm luftën kundër turqve dhe nuk arriti të gjente aleatë të mëdhenj me të cilët të bashkohej kundër turqve. Së fundi ai u detyrua të nëshkruajë një traktat jo të favorshëm me Sulltanin duke i lënë Perandorisë Osmane pjesën më të madhe të porteve shqiptare. Si rrjedhim akoma më tepër refugjatë shqiptarë e lanë vendin dhe shkuan në Itali. Gjatë kësaj periudhe u krijuan pjesa e tjetër e fshatrave shqiptarë në Itali, në zonat e Puglia-s, Molise-s dhe Kalabrisë, si dhe një fshat në Siçili.

 

Vala e fundit e emigruesve arbëreshë në Itali rreth viteve 1500 dhe 1534 ishte e përbërë kryesisht nga ushtarë, por të cilët erdhën nga Jugu dhe Perëndimi i Greqisë. Këta arbëreshë kishin shërbyer në ushtritë e feudalëve të ndryshëm për disa shekuj, derisa u përzunë nga pushtimet turke të viteve 1480. Pjesa më e madhe e tyre u arratisën për në qendrat tregtare dhe kështjellat venedikase përgjatë bregdetit grek, si në Corone, Modone dhe Napulia të Peloponezisë (që në mesjetë njihej si “Morea”). Ata ishin nën urdhërat e Stradiotti-t, “kalorësia e lehtë koloniale” e Venedikut, dhe ishin vendosur në tokat jashtë kështjellave për të penguar kështu mësymjet dhe bastisjet e turqve. Në fund të shekullit të 15-të dhe fillim të atij 16-te, Venediku i humbi këto avanposte në Greqi dhe i lëvizi garnizonet e saj përfshirë këtu atë të Stradiottit për në poste të reja ishullore në detet Adriatik, Jon dhe Egje.

 

Hyrja e shekullit të 16-të solli një fuqi të re në Europë, i cili ishte perandori Karli V, për të përballuar Perandorinë Turke. Në mënyrë që t´i dilte përpara kanosjes që Turqia i bënte Europës Qendrore Karli pushtoi Peloponezinë dhe rimori kështjellën e Corone-s. Ai rekrutoi një numër të madh ushtarësh shqiptarë, përfshirë këtu edhe Stradiotti-t për shkak të përvojës së tyre dhe sukseseve të arritura në luftimet kundër turqve. Karli urdhëroi admiralin e tij, Andria Doria, të largojë 200 rrugë anijesh të mbushura me të tillë ushtarë nga jugu i Greqisë, përfshirë edhe ata të garnizonit të Corone-s, duke i çuar në shumë prej ngujitjeve egzistuese arbëreshe në Italinë e jugut. Ky veprim u krye për t´i dalur përpara një sulmi të mundshëm të Sulltanit në jugun e Italisë.

 

Së bashku me trupat shqiptare, erdhi dhe një numër i vogël oficerësh arvanit të Stradiotti-t. Këta ishin kryesisht anëtarë të mërguar të familjeve mbretërore bizantine të Lascaris dhe Palaeologus, të cilët ishin arratisur për në Peloponezi pas rënies së Konstandinopolit. Përveç ushtarëve, shumë tregtarë arvanit shfrytëzuan rastin të merrnin arratinë së bashku me flotat luftarake, pasi kështu ishin më të sigurtë sesa të udhëtonin vetëm.

Kjo valë e fundit imigrantësh solli një ndikim të madh greko-bizantin ndër shumë fshatra arbëreshe tek të cilat ata u ngunjuan. Shumë banorë të fshatrave shqiptare, sidomos ata përqark Kalabrisë, vazhduan zanatin e tyre si ushtarë të regjimenteve të ushtrisë Napolitane për shekuj të tërë në vazhdim, sidomos gjatë Luftrave Fetare, deri në kohët e Luftrave të Napolonit. Venediku gjithashtu vazhdoi të merrte njësi kalorësie shqiptare përbrenda ushtrive të saj italiane për vite të tëra pas rënies së zotërimeve të saj përtej detit.

Kategori
Uncategorized

Forca ushtarake e mbretit Agron.

ag

Mrik Bua

Ndërsa shtetet e enkelejve, taulantëve dhe ai i Epirit, aty nga mesi i shek. III ishin dobësuar dhe së shpeji ranë si pasojë e luftave shkatërrimtare dhe të përgjakshme të jashtme dhe të brendëshme, një shteti ri ilir, shteti i ardianëve. Doli në arenën politike me një energji të madhe. Vendbanimet e para të ardianëve ishin krahinat që shtriheshin në veri të lumit Narona (Narenta a sotme) deri në tokat e dalmatëve. Në mesin e shek. III mbret i ardianëve ishte Agroni (250-231 para e. sonë).

Gjatë sundimit të tij shteti i ardianëve u bë i fuqishëm. Ai përgatiti forca të mëdha detare e tokësore, “më të mëdhatë që kishin pasur deri atëhere mbretërit e Ilirisë”, siç thotë Polibi. Këto forca i dhanë mundësi Agronit të bënte një politikë të jashtme aktive. Në fillim ai sulmoi dhe bashkoi me shtetin e vet disa nga kolonitë greke të bregdetit dalmatin.

 

Prej tyre, Farin dhe Korkyrën e Zezë ai i pushtoi me lehtësi, kurse Isa i qëndroi për një kohë të gjatë sulmeve ilire. Pas kësaj Agroni ndërmori një varg veprimesh detare nëpër Adriatik e Jon. Anijet dhe njerëzit e tij arrinin deri thellë në brigjet e Greqisë. “Lakonia është bërë plaçkë e piratëve ilirë”, thoshte mbreti i Spartës, Kleomeni. Krahas me sulmet detare Agroni sulmoi nëpër tokë Ilirinë e jugut. Ai nënshtroi dokleatët (në Mal të Zi) dhe zuri qëndrën e labeatëve, Shkodrën. Më vonë, nën sundimin e ardianëve hynë qyteti Lis, parthinët dhe fise të tjera ilire, të cilat më parë bënin pjesë në mbretërinë e taulantëve.

 

Mbretëria a ardianëve tani shtrihej në një teritor të gjërë që përfshinte Dalmacinë e mesme dhe ishujt dalmatinë, Hercegovinën e jugut dhe tokat e Shqipërisë deri në Vjosë. Pushtimet e njëpasnjëshme e shtuan shumë fuqinë e shtetit ardian dhe e rritën autoritetin e tij politik në sy të fqinjëve. Ato i lejuan Agronit të korrte një fitore tjetër – diplomatike – të vendoste marrëdhënie aleance me një nga fuqitë më të mëdha të Ballkanit në atë kohë, me Maqedoninë.

 

Kjo aleancë i dha atij mundësi ta zbatonte më me lehtësi politikën e pushtimeve. Në marrëveshje me mbretin e Maqedonisë, Dhimitrin e II Agroni sulmoi nga deti, më 231, etolët, të cilët kishin rrethuar qytetin Medion të Akarnanisë dhe po kërcënonin pavarësinë e tij. Etolët e thyen keqas nga sulmi i fuqishëm i ushtrisë ilire dhe qyteti shpëtoi nga rrethimi. Kjo fitore i dha ilirëve plaçkë të madhe e skllevër të shumtë.Pas vdekjes së Agronit (231 para e. sonë) politikën e tij e vazhdoi e shoqja Teuta, e cila sundoi si tutore e mbretit të vogël Pines.

Nga Mrik Bua.

Kategori
Uncategorized

Torturat çnjerëzore në hetuesinë komuniste.

Nga Luljeta Progni

“Fol, ja këtu nxirre qumështin e mëmës ose përndryshe vdiqe. Fol!…Fol!”.

“Rrno për me tregue”. Torturat çnjerëzore në hetuesinë komuniste dhe mesazhi në murin e burgut që tmerroi At Zef Pllumin: “Un Dom Vlash Muçaj këtu më 22 korrik piva urinën time për mos me dekë etjet. U tmerrova. A thua njeriu arrin deri aty, ma keq se kafsha?”.

Sot më 5 nëntor, Shqipëria do të jetë sërish në vëmendjen e mediave të huaja, pasi në Shkodër mbahet mesha për martirizimin e 38 klerikëve të Kishës Katolike, të vrarë gjatë sistemit komunist. Autoritete të larta të Vatikanit do të jenë sot në Shkodër, për të marrë pjesë në këtë ngjarje shumë të rëndësishme për Shqipërinë, por edhe për kishën në tërësi.

Janë 38 histori tragjike të klerikëve shqiptarë që në të vërtetë përcjellin qindra të tjera të ngjashme të klerit katolik, por edhe të viktimave të sistemit komunist në Shqipëri. Kemi zgjedhur një pjesë nga libri i At Zef Pllumbit për të përcjellë kalvarin e vuajtjeve të tyre. Kush më mirë se At Zef Pllumi i përcjell mundimet e tij e të gjithë klerikëve e shqiptarëve të tjerë, që u persekutuan nga diktatura e egër komuniste. Është një rrëfim i ndjerë i At Zef Pllumit që përcjell disa ditë të jetës së tij, në torturat komuniste, por edhe bashkëvuajtësit e tij fatkeq. Ai rrëfen një mesazh që kishte gjetur në murin e burgut, i shkruar nga një prift që ishte torturuar çnjerëzisht. Një mesazh që e kishte tmerruar At Zefin.

“Rrno për me tregue” nga At Zef Pllumi:

“Dr. Paulin Pali, jurist. Ishte nji emën i ndigjuem për mirë, në të mbështeteshin shpresat e shumkuj prej atyne intelektualeve që thurrshin plane të bukura për të ardhmen e atdheut. E takova për të dytën herë aty ku nuk duhej.

Nën shkallë ishte WC-ja alaturka; ngjitun hamamxhiku i vogël; të dyjave u kishin hjekë dyert për t’i kontrollue polici edhe prej së largu. Aty në hamamxhikun e vogël ishte nji burrë i gjatë, i madh, me nji mjekër të zezë deri në gjoks. Kambët e zbathuna të shterngueme në zinxhirë kali me dry e të kapuna në murin mbrapa me nji hallkë, duerët të lidhuna para.

Kush je ti? – ndigjova zanin e tij, ndersa po i avitesha WC-së. Ai e persriti nen zâ emnin që i thashë.

– A të njofun ty?…

Vetëm kaq se pjesën tjetër e zuni zani i egër i gardjanit që bërtiti prej së largu: Paulin… Paulin, he derr as aty nuk rrin urtë, – dhe e mbylli frazen me nji të shame të turpshme. Gjithë natën e gjatë e kalova i varun aty n’atê pjeshkë, mes oborrit të vogël në cegmen e Dhetorit. Sytë i drejtoshem te ai burri në hamarnxhikun e vogël: A ishte ky Paulini?.. Për bishtin e shkurtë të trumës, aty pranë derës, nji tjetër i lidhun kambësh, në nji pozicion që as nuk rrinte drejt në kambë, as i ulur kacuk. Kushedi sa kohë ishte i lidhun ashtu, sepse lëshonte ulurima të tmerrshme, kishte kalue nga mendja dhe fliste fjalë të ndyta papushim. Mâ vonë e mora vesht se ai ishte Taipi. Perbrí meje disa tjerë largas njeni-tjetrit të shtrimë përtokë, të mbledhun palmuç të mbluem me nga nji batanije leckë; ndërsa, përballë me fëtyrë të sjellun nga muri kater tjerë, në kambë drejt qiri, të mbuluem me batanije leckë. Në atê heshtje nate të tronditej kryet nga hapat e randë të rojes që sillej aty me automatik ngrehë, dhe të gjamave, pshertimave e ulurimave t’atyne që vuejshin n’atê oborr dhe të disa tjerëve që nuk shiheshin se ku ishin.

O Zot i madh, – thashe me vedi, – a thue ndoshta kam dekë e gjindem n’atê ferrin real, “ku nuk ka tjeter, por vajë e kërcllim dhambësh”? N’atê moment mund ishte ora 1 mbas mesnate; po zbrisnin nga pvetjet apo torturat nji tjeter të mjerë. Kadale e ulnin shkallëve; rojet kqyren pjeshkën ku ishem i varun un, njani kthej vrap përpjetë, mandej zbriti. Atëherë të mjerin tjetër e lidhën afër WC-së ndër parmakët e shkallëve. E kishin sakatue.

Gjithë naten gjimonte, ndërsa roja i avitej e kërcnonte dhe e shante me fjalët mâ të ndytat. Atê natë nuk pat asnji krismë automatiku.

Në mëngjes herët filloi radha për WC. Rojet u shtuan ndër të gjitha anët. Para orës 7 ra qetsi, mandej u ndrruen rojet. Kah ora 10 erdhën e më zgjidhën nga pjeshka. Kur kalova nga WC-ja përsri ai Paulini aty në hamamxhik, ndërsa ai i varuni ndër parmakët e shkallëve nuk ishte mâ i zoti me lshue kurrfare zani. Në krye të shkallve ishte nji salon, i cili shërbente për hymjen ndër kater dyer. Ndeja aty në kambë. Përballë meje ishin dy persona të lidhun, Cin Lezha dhe nji tjeter që nuk e njofta….

Vazhdoi nji heshtje, ndërsa ai sillej rrotull nëpër dhomë.

– Nuk don të flasësh?…

– Po shka të flas?

– Fol këtu, na trego përse të kemi arrestuar?

– Pse më keni arrestue, këtë e dini ju; un nuk dij gjâ, duhet të ma thoni ju mue.

– Si nuk ditke gjë? Kujt i thua ti? Mblidhe mendjen e fol!

– Po shka të flas? Ti më pvet shka don e un të përgjigjem.

– Ti të më përgjigjesh mua? Mejtohu mirë se këtu para meje kanë vdekur burra më të fortë se ti. – Fol, ja këtu nxirre qumshtin e mëmës ose përndryshe vdiqe. Fol!…Fol!…

– Nuk dij shka me folë.

– Nuk din ti ë?

Kapi shufren e hekurit, me të cilen shprishte zjarmin e sobës së ndezun dhe me të m’u versul mbi shpatulla, shpinë, kofshë e kambë. E vetmja fjale që thonte: Fol! Këtu nxirre qumshtin e mëmës!

Un nuk kishem shka me folë. Mbasi u lodh ai, edhe un ishem i dermuem, thirri kapterin dhe i tha: Merre. Kur më zbriti në oborr ajo pjeshka ishte e zanun, sepse kishin varë nji tjeter, atê që e kishin lanë ndër parmakët e shkallëve, e kështu mue më varen aty përballë WC-së e hamamxhikut. Paulini aty. Kqyrshim vazhdimisht shoqishojnë. Por gardjani sillej aty afer e nuk mund folej. Në murin e WC-së ishin shumë shkrime, pothuej të gjithë emna e data të grryeme në mur me prangat e duerve. Ajo që më mbeti e ngulun në mendje kje:
“Un, Dom Vlash Muçaj këtu më 22 korrik piva urinen time për mos me dekë etjet”.

U tmerrova.

A thua njeriu arrin deri aty, ma keq se kafsha? O Zot, mos na provo!”.

Kategori
Uncategorized

Fotodëshmia/Edhe Haxhi Kroi,sekretari personal i Enver Hoxhës, pjesë e Rinisë Fashiste?

Kastriot Dervishi sjell një tjetër dëshmi fotografike nga koha kur në Shqipëri ishte moda e Rinisë Fashiste. Fotoja ka interes, pasi siç thotë Dervishi mbi të ka shënime të bëra nga njerëz të regjimit të Enver Hoxhës. Dervishi shton se personi me numrin 1 është sekretari i Hoxhës – supozohet për Haxhi Kroin? – të cilit nuk ja përmend emrin. Pra ai kontrolli biografik që merrte kaq shumë jetë në qafë, ato “dy gisht kartë”, mundet që edhe të shërbenin për karrierë të sigurtë. NJë garanci…Më poshtë shënimi i Dervishit:

Këto ditë u shfaq një interes i pazakonshëm edhe për rininë e dikurshme fashiste. Pati diskutime për rolin e vërtetë të saj në shoqërinë shqiptare të asaj kohe, për kontributin ose në parti, etj. Në mënyrë që të sjell një kujtim konkret të asaj kohe, po postoj këtë foto. Ajo i takon një aktiviteti të rinisë fashiste në vitin 1940. Uniforma sportive e kësaj trupe është e stilosur me një germë të madhe “M”, për nder të Benito Musolinit. Të rinjtë shqiptarë po betohen për besnikëri të përjetshme ndaj Duçes dhe fashizmit. Betimi i tyre është sinqertë se do të japin edhe jetën për çështjen e madhe fashiste. Ceremonia është pasqyruar edhe në shtypin e kohës. 

Në këtë foto janë evidentuar tre persona. Personi me numrin 1 mbi krye është sekretari historik i Enver Hoxhës gjatë gjithë sundimit të tij. Emrin ia njihni besoj. Shënimi mbi kokën e tij nuk është bërë nga unë, por nga njerëzit e regjimit komunist. 

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1150679321646568&set=a.397845743…

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1150679321646568&set=a.397845743…

Kategori
Uncategorized

Çfarë ishte Sigurimi i Shtetit!

Nga Dritan Hila

Sigurimi i shtetit zë fill ende pa u çliruar Shqipëria nga pushtimi i huaj. 

Një qarkore e Shtabit të Përgjithshëm udhëzonte që të krijoheshin pranë njësive ushtarake seksione të cilat do të mblidhnin informacion mbi armikun, por edhe të veprimtarisë së armiqve të brendshëm.

Mbarimi i Luftës së dytë Botërore shenoi fillimin e luftës së ftohtë. Lufta, e cila ishte shumë e nxehtë larg syve të publikut, Ishte pikërisht perplasja e agjensive e inteligjencës.

E ndodhur në kufirin ndarës mes dy blloqeve edhe Shqipëria nuk bëri përjashtim, duke fuqizuar shërbimin e saj të sigurisë. Në fillim me partizanë, më vonë me ata që kishin studiuar në shkollat sovjetike, u trupëzua ai që në histori ka mbetur si sigurimi i shtetit dhe për sytë e publikut përfaqësohej nga godina ku edhe sot e kësaj dite ndodhet Ministria e Brendshme. 

Përplasja me agjencitë e huaja të zbulimit të cilat përdorën kundër Shqipërisë luftën inteligjente dhe atë të misioneve të armatosura, shkaktoi 1.000 të vrarë nga rradhët e efektivave të Sigurimit të Shtetit dhe efektivave mbështetësve të tij.

Shtylla e sigurimit të shtetit ishte  Dega e parë e Drejtorisë së Parë. Dega e parë ishte kundërzbulimi. Ajo luftonte veprimtarinë e agjenturave të huaja në vendin tonë. Fusha e veprimit të saj ishtë territori i Republikës së Shqipërisë dhe 30 kilometra në thellësi të territorit të fqinjëve, ku operonte në bashkëpunim me zbulimin e ushtrisë. Sektor tjetër i rëndësishëm ishte Drejtoria e tretë. Objekt i punës së saj ishte zbulimi i veprimtarinë armiqësore jashtë kufijve, dhe njihej me termin e shkurtuar Zbulimi. Trupa e tyre ishte e inkorporuar në shërbimin diplomatik dhe zyrat ishin në godinën e Ministrisë së Jashtme. 

Ne veprimtarinë e tij ky shërbim nuk e kaloi kurrë numrin e 600 personave që njiheshin me emrin operativë. Këta ishin edhe personeli i deklaruar i sigurimit. 

Kur shkohet në përllogaritjen e agjenturës që këta oficerë mbanin në lidhje, gojëdhana popullore bëhet edhe më e madhe, duke thene se një ndër tre shqiptarë ka qenë spiun. Në të vërtetë sipas manualeve të këtij shërbimi, një operativ nuk mund të mbante në lidhje më shumë se 20 agjentë, ndaj në kohën më të mirë në Shqipëri nuk ka pasur më shumë sesa 12 mijë agjentë aktivë. Por jo të gjithë këta ishin rezultativë. Shpesh herë shumë prej tyre rekrutoheshin dhe pasi nuk rezultonin të efektshëm, skualifikoheshin. 

Po atëhere sa ka qenë numri i agjentëve të këtij shërbimi?

Kjo është e vështirë të thuhet, pasi në një hark kohor 45 vjeçar, agjentët që nuk rezultonin efektivë shkëputeshin nga lidhja, dhe dosjet e tyre asgjësoheshin. Po ashtu kishte edhe bashkëpunëtorë që nuk ishin vetëm të sigurimit.

Hetuesia përdorte bashkëpunëtorët e saj, që në gjuhen popullore njihen me termin e spiunëve të birucave. Këta nuk kanë dosje, pasi mbanin lidhje direkte vetëm me hetuesin. Listës së bashkëpunëtorëve i shtohen edhe bashkëpunëtorët e policisë të cilët përdoreshin kundër elementëve që nuk bënin vepra penale politike, por ishin keqbërës të rëndomtë. E gjithë kjo e bën të komplikuar historinë e bashkëpunëtorëve dhe ka nxitur krijimin e miteve.

Por ligji i miratuar do të merret vetëm me kategorinë e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. 

25 vjet pas shkrirjes së kësaj organizate të frikshme, ende ka legjenda rreth saj.

Hapja e dosjeve do të tregojë nëse vërtet ky shërbim kishte një kontroll aq kapilar të vendit , apo frika jonë e bënte të tillë? /dritare.net

Kategori
Uncategorized

Diktatoruci i Serbisë dhe qesharaku i Shqipërisë, përballë pasqyrës së mediave të lira.

Diktatoruci i Serbisë dhe qesharaku i Shqipërisë, përballë pasqyrës së mediave të lira

Nga SYRI.net 

Më në fund sulmet jo vetëm verbale që “diktatorucët” e Ballkanit Perëndimor, si “miku im Aleksandër” i Serbisë dhe “lideri botëror” Edi Rama i Shqipërisë bëjnë sistematikisht ndaj mediave që janë kritike ndaj tyre, po shndërrohen në një shqetësim përtej kufijve të këtyre vendeve

Deutsche Welle, nëpërmjet një shkrimi të ashpër, citon një raport të fundit të Human Rights Watch sipas të cilit në këto vende, mbretëron një klimë armiqësore ndaj gazetarëve kritikë që buron drejtpërdrejtë nga kryeqeveritarët.

Një nga shembujt tipik që merret në këtë shkrim është sjellja ndaj gazetarëve e mikut të “selfieve dhe batudave” të Edi Ramës, kryeministrit të Sebisë, Vuçiç.

“Në Serbi nuk ekziston më një liri e vërtetë shtypi dhe ata gazetarë që ngrenë zërin dhe kritikojnë qeverinë e kryeministrit Aleksandër Vuçiç, bëhen rregullisht objekt fushatash shpifjeje. Ata shahen si tradhtarë, armiq të shtetit dhe kundërshtarë të reformave të nevojshme”, thuhet në shkrimin në fjalë.

Vini re! Gazetarë që kritikojnë qeverinë shahen si “tradhtarë, armiq të shtetit dhe kundërshtarë të reformave”. Çfarë ju kujton kjo retorikë që përdor Aleksandri i Serbisë për mediat, që nuk i kontrollon dot? Natyrisht, Ramën e Shqipërisë.

Nëse i pari i quan llum, ky yni i quan kënetë e kazanë. Vuçiç thotë se mediat që e akuzojnë për korrupsion janë armiq të shtetit, Rama çohet çdo mëngjes me shpatën e mprehur kundër portaleve që po i prishin imazhin Shqipërisë së tij të ndritur dhe po pengojnë hapjen e negociatave me BE-në.

Nëse mediat i kërkojnë Vuçiçit që të ndryshojë qasje ndaj Kosovës dhe të ecë përpara në rrugën ndaj BE-së, ai tak fak, i quan tradhtarë të atdheut.

Kur ne i themi Ramës, që nuk i ke punët mirë me situatën e drogës dhe do penalizosh për këtë gjë vendin, ai turfullon duke na quajtur mashtrues, nxirës të realitetit dhe penguesit e vetëm të integrimit.

Aq shumë e ka trashur zullumin kryeministri i vendit më të varfër në Europë, sa që tani i ka ngelur vetëm që nga fjalët të kalojë në veprim dhe të nis reprezaljet ndaj gazetarëve dhe portaleve që po i dalin edhe në ëndërr, pasi nuk i ble dot si ka bërë me shumicën.

Në shkrimin e DW thuhet hapur, se këta lloj “diktatorucësh”  të Ballkanit (si Rama e Vuçiç)  që maksimumi në këtë betejë kundër media së lirë në mes të Europës së shekullit të 21-të, po  tregojnë jo vetëm se sa të rrezikshëm janë, por edhe sa qesharak, janë përkëdhelur dhe toleruar  deri tani nga BE-ja.

“Ka pak shpresë se gjendja mund të përmirësohet, për sa kohë që BE-ja nuk u bën të qartë vendeve të Ballkanit, se mediat e lira dhe të pavarura janë kusht për perspektivën e anëtarësimit në BE”, paralajmërohet në raport.

Kjo është situata, që si fillim ka marrë zë nga media qeveritare gjermane DË. Dhe ky është vetëm fillimi, sepse tipa “batutaxhinjsh” dhe inatçinjsh si Rama dhe Vuçiç ndoshta me vonesë, por një ditë jo vetëm kthehen në shqetësim për “mamanë” Merkel, por edhe në neveri deri në flakje pa pikë mëshire.

Apo “lideri ynë global” nuk shqetësohet për këtë ditë që po troket, se ka gati kushtin e madh për BE-në; O me mua, o me portalet e kazanit, se ndryshe ika te Putin!

Kategori
Uncategorized

CNN: 11 misteret më të mëdha të historisë.

Vdekje të mistershme, vrasje, njerëz të zhdukur, përbindësha

CNN-Historia mban disa sekrete të saj, duke na lënë ne vetëm me spekulim dhe teori konspirative dhe supozime të pafundme. Një mister zgjat për shumë kohë dhe nuk harrohet kurrë.
Këtu janë disa nga misteret më të mëdha të historisë dhe ngjarjet më të diskutueshme.

11. Kush u qëlloi vëllezërve Kenedi?
Vrasja e presidentit të Shteteve të Bashkuara Xhon Kenedi më 22 nëntor 1963, vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më shokuese të shekullit 20. Vrasja e vëllait të tij Robert Kenedi më 5 qershor 1968 i shtohet teorive konspirative. Në të dyja rastet, u akuzua një person i armatosur. Në të dyja vdekjet pyetjet që shtrohen janë: A ishte një tjetër qitës në kodrën me bar nga ku u vra Xhon Kenedi gjatë paradës? Si mundi të qëllonte qitësi Presidentin nga një distancë e tillë, për më tepër që makina ishte në lëvizje? Gjykata e Lartë e Drejtësisë arriti në përfundimin se Li Harvi Osvald ishte i vetmi vrasës, por një sondazh i bërë 6 dekada më vonë tregoi se 60% e amerikanëve nuk e besojnë këtë. Li Harvi Osvald u qëllua për vdekje në një rajon policie në Dallas. Ndërsa përsa i përket Robert Kenedit, një dëshmitar tha për CNN në 2012-n se ajo kishte dëgjuar dy të shtëna armësh gjatë vrasjes në Los Anxheles më 1968-n.

22. Misteri i Merlin Monrosë
Mjeku i Los Anxhelesit tha në gusht të vitit 1962 se aktorja Merlin Monro kishte vdekur si pasojë e një vetëvrasjeje të mundshme nga një mbidozë antidepresantësh. Pavarësisht nga përfundimi zyrtar, pyetje janë ngritur për dekada me rradhë edhe pas vdekjes së saj në moshën 36-vjeçare. Teori konspirative përfshinin dhe mospërputhjet me kohën kur u gjet trupi i saj, mungesa e organe të brendshme në morg, lidhjet me Presidentin Xhon Kenedi, vëllain e tij Robert Kenedi, si dhe me bosët e krimit të organizuar. Monroja që bota pa, nuk ishte Norma Jeane Baker e vërtetë. Ajo nuk ishte një bionde budallaçkë, por një brune inteligjente dhe shumë mirë e lexuar, sipas atyre që e njihnin.

33. Vdekja e Natalie Vud ishte një aksident apo vrasje?
Vdekja e aktores Natalie Vud, trupi i së cilës lundronte në ishullin Katalina të Kalifornisë në nëntor të 1981-shit, u cilësua si mbytje aksidentale, por mjeku i Los Anxhelesit ndërroi zyrtarisht certifikatën e vdekjes vitin e kaluar ku shkruhej “mbytje nën rrethana të papërcaktuara”. Investigatorët vendosën të hedhin një vështrim të ri mbi vdekjen e aktores së Hollivudit dhe misterit që shkaktoi kjo ngjarje. Vdekja e Vud ndodhi gjatë një udhëtimi me jahtin e saj së bashku me bashkëshortin Robert Vagner dhe aktorin Kristoher Uolken. “Përderisa shumë pyetje mbeten pa përgjigje dhe provat mbeten të pavërtetuara atëherë kjo do të cilësohet si ngjarje e shkaktuar në rrethana të papërcaktuara”, tha mjeku gjatë një deklarate në vitin 2012.

44. Çfarë ndodhi me Amelia Earhart?
Aviatorja e famshme Amelia Earhart u zhduk së bashku me navigatorin Fred Nonan gjatë një përpjekje për të fluturuar rreth e përqark botës në vitin 1937. “Edhe sot e kësaj dite nuk ka prova për atë çka ndodhi”, thotë Grai. Disa nga teoritë konspirative që ngrihen mbi fatin e avionit të Earhart, thonë se ajo ishte e detyruar nga japonezët të ulej në ishujt Marshall. Zëra të tjerë thonë se Earhart u kthye fshehurazi në Shtetet e Bashkuara dhe se qeveria i dha asaj një identitet të ri. Earhart fluturoi deri në mes të Oqeanit Paqësor në një distancë prej 2500 miljesh. Në vitet e fundit ekspedita të ndryshme mendojnë se aeroplani i Earhart mund të jetë përplasur në ishullin Nikumaroro në Paqësorin Jugor.

55. Ku ndodhet Xhimi Hofa?
Ish-bosi i Teamsters (Sindikatë Punëtorësh në SHBA dhe Kanada) Xhimi Hofa u pa për herë të fundit më 30 korrik 1975, jashtë një restoranti në Detroit. Zhdukja e tij është një mister që herë pas here “ngacmon” agjentët e FBI-së. Kërkimet e fundit për të janë bërë në qershor, 2013, duke u bazuar tek një informacion i dhënë nga Toni Zerilli sipas të cilit Hofa ishte goditur me një lopatë dhe ishte djegur i gjallë. Por asgjë nuk u zbulua pas tre ditësh punë. FBI thotë se zhdukja mund të lidhet me përpjekjet e Hofa-s për të rifituar pushtetin tek sindikata Teamsters. Atëherë mendohej se Hofa do të rikthehej në pozicionin e tij pas lirimit nga burgu. Ai u fut në vurg në vitin 1967 i akuzuar për mashtrim. Presidenti Riçard Nikson e fali atë në vitin 1971. Thashetheme përgjatë viteve thonë se Hofa është asgjësuar poshtë stadiumit të vjetër të Nju Xhersit, dhe u dogj në një fermë kuajsh në Miçigan, më pas i është dhënë krokodilave si ushqim në Florida.

66. Kush ishte Xhek ‘the Ripper’?
Emri Xhek dhë Riper erdhi nga një letër dërguar policisë së Londrës në vitin 1888, që pretendonte se ishte vrasësi i pesë prostitutave. Identiteti i tij i vërtetë nuk u provua kurrë. Tregime rreth vrasjeve të vazhdueshme në rrugët e Londrës tërhoqën lexuesit në të gjithë botën, duke ngritur spekulime intensive që zgjatën më shumë se një shekull. Shkrimtarja e krimit, Patrisia Kornuell kontribuoi në këto teori me librin e saj “Portreti i një vrasësi – Jack the Ripper, Çështje e Mbyllur” në vitin 2002.

77. Anija fantazmë “Mary Celeste”
Anija tregtare “Mary Celeste” nisi lundrimin e saj nga Nju Jorku më 7 nëntor, 1872 drejtuar për në Xhenoa të Italisë. 10 pasagjerët e saj nuk ishin në bord kur ajo u përmbyt në mes të Gjirit të Gjibraltarit 4 javë më vonë. Nuk kishte shenja lufte, dhe e gjithë ngarkesa e saj ndodhej akoma në bord. Varka e vetme e shpëtimit ishte zhdukur. Spekulimet të shumta janë ngritur përgjatë 140 viteve për arsyet e braktisjes së anijes. Ato lidhen me sulmin e piratëve ose të ndonjë përbindëshi në det. Një dokumentar i titulluar “Historia e vërtetë e Mary Celeste-s” i përjashtoi këto mundësi por megjithatë nuk dha përfundime të hollësishme.

88. Si është puna me Trekëndëshin e Bermudës?
Legjenda mbi Trekëndëshin e Bermudës filloi me një zhdukje të pashpjegueshme të një grupi avionësh ushtarakë me 14 burra në bord, në dhjetor të 1945 në Florida. “Diçka nuk po shkon mirë”, ishin fjalët e fundit të kreut të fluturimit në kontaktin e fundit në radio. 13 ushtarakë të tjerë u dërguan për kërkimin e të humburve por edhe ata u zhdukën. Zhdukje të tjera misterioze janë të lidhura me zonën e oqeanit që formon një trekëndësh në vendet Bermuda, Florida dhe Puerto Riko. Dy avionë të tjerë pasagjerësh britanikë u zhdukën në të njëjtën zonë përkatësisht në vitet 1948 dhe 1949. Asnjë rrënojë e gjendur. Shumë libra dhe dokumentarë u janë kushtuar këtyre viktimave të cilat japin shpjegime të shumëllojshme dhe të mbinatyrshme (alienë, gropa thithëse, kontinenti i humbur antik Atlantis).

99. A ekzistonin me të vërtetë “Këmbëmëdhenjtë”? (krijesa gjigande të ngjashme me njeriun)
Për gjigandët e atëhershëm, bishat e mëdha të ngjashme me njeriun, është folur në shumë kontinente për shekuj. Në malet Himalaje, ato njihen me emrin ‘Yeti’ ose ‘Njerëzit e dëborës’. Në Amerikën e Veriut janë raportuar si ‘Këmbëmëdhenjtë’. Në Rusi quhen ‘almasty’. Një tipar i përbashkët përsa i përket raportimeve moderne për to është se shumica e fotove janë të turbullta kurse videot me kualitet të dobët. Ekzaminimet serioze shpesh të çojnë në konkluzione identitetesh të gabuara. Por vitin e kaluar, një gjenetist anglez tha se mostrat e flokëve të tyre kishin ngjashmëri me arin antik polar.

1010. A është përbindëshi Loch Ness një krijesë e vërtetë?
Hera e parë që u përfol për përbindëshin Loch Ness të Skocisë, ishte në vitin 1871 kur një krijesë misterioze u pa të notonte në këtë liqen (Ness). Për këtë përbindësh është hapur një faqe zyrtare online e cila shërben për të tërhequr turistët në këtë zonë. Dhjetëra njerëz thonë se e kanë parë këtë përbindësh, më i fundit ishte në vitin 2011 kur Xhorxh Eduards raportoi se kishte parë kurrizin e këtij përbindëshi tek lëvizte ngadalë në liqen. Një ekip hulumtuesish amerikanë përdorën një nëndetëse për të eksploruar në fund të liqenit. E vetmja gjë që zbuluan ishin mijëra topash golfi brenda në ujë.
 

1111. A ishte Qefini i Torinos rrobë varrimi për Jezusin?
Qefini i Torinos mund të jetë relikja më e famshme fetare. Shumë të krishterë besojnë se qefini, e cila duket se ka gjurmë të trupit të një njeriu, është rroba e varrimit të Jezu Krishit. Trupi duket se ka plagë, që përkojnë me përshkrimin e Biblës për vuajtjet e Jezusit në kryq. Shumë dijetarë kundërshtojnë vërtetësinë e qefinit, dhe thonë se ajo i përket Mesjetës. Edhe Kisha Katolike e Romës e kundërshtonin faktin që me atë copë të jetë mbështjellë trupi i Jezusit. Megjithatë qefini shërben si një mjet i rëndësishëm besimi pavarësisht vërtetësisë së saj. Një vit më parë, Papa Benedikti i 16 e tregoi reliken misterioze të mbrojtur me xhama antiplumb dhe në një klimë të kontrolluar.

Kategori
Uncategorized

SI U ZHDUKEN/ 10 qytetërimet e lashta që kishin teknologji të avancuar.

SI U ZHDUKEN/ 10 qytetërimet e lashta që kishin teknologji të avancuar

Si një Indina Jones i vërtetë, arkeologu rebel David Hatcher Childress ka ndërmarrë shumë udhëtime të pabesueshme në disa prej qosheve më të vjetra dhe më të largëta të botës. Duke shkruajtur në mënyrë shumë të bukur për qytete të humbur dhe qytetërime të lashtë, ai ka prodhuar jo më pak se gjashtë libra të gjatë (seritë e qyteteve të humbur), duke realizuar një kronikë të lavdive të kujtuara turbull për vendndodhje të fshehta që nga shkretëtira e Gobit deri tek Puma Punku në Bolivi, nga Mohenjo Daro në Ba’albek.

1. MU-të e lashtë ose Lemuria

Sipas shumë burimeve ezoterikë, qytetërimi i parë u zhvillua 78 mijë vjet më parë në kontinentin gjigant të njohur si Mu ose Lemuria dhe ai zgjati plot 52 mijë vite.

Ndonjëherë thuhet se janë shkatërruar prej tërmeteve të shkaktuar nga një zhvendosje e ploeve që ka ndodhur 26 mijë vjet më parë, ose afërsisht në vitin 24 000 para Krishtit. Ndërkohë që MU nuk patën teknologji të lartë sa ajo që supozohet për qytetërimet e mëvonshëm, thuhet, megjithatë ata kanë arritur të kenë disa teknologji të përparuara, sidomos në ndërtimin e ndërtesave megalitike jetëgjata që ishin në gjendje t’u mbijetonin tërmeteve. Megjithatë, ishte shkenca e qeverisjes që thuhet se ka qenë arritja më e madhe e MU-ve.

Supozohet që të ketë patur një gjuhë dhe një qeveri. Arsimi ishte kyçi i suksesit të perandorisë dhe për arsye se çdo pjesëtar i saj ishte i mësuar me ligjet e universit dhe kish marrë trainim të plotë në një profesion apo zanat, rezultati ishte një prosperitet i mrekullueshëm. Arsimimi i një fëmije ishte i detyrueshëm në moshën 21 vjeç me qëllim që të ishte i kualifikueshëm për në shkollën e qytetarisë. Kjo periudhë trainimi zgjati shtatë vjet; kështu, mosha më e herët kur një person mund të bëhej qytetar i perandorisë ishte 28 vjeç.

2. Atlantida e Lashtë

Thuhet se kur u fundos kontinenti i Mu, oqeanet e të gjithë botës u ulën në mënyrë drastike teksa uji u derdh për në Basenin e ri të sapoformuar të Paqësorit. Ishujt relativisht të vegjël që kishin ekzistuar në Atlantik gjatë kohës së qytetërimit Lemurian ishin lënë të thatë prej oqeanit në tërheqje.

Toka që sapo kish dalë në sipërfaqe u bashkua me Arkipelagun Poseid në Oqeanin Atlantik për të formuar një kontinent të vogël. Ky kontinent quhet Atlantidë nga historianët sot, ndonëse emri i vërtetë i tij ishte Poseid.
Besohet se Atlantida e ka çuar teknologjinë në faza shmë të përparuara, shumë përtej asaj që ekziston në planetin tonë sot. Në librin “A Dweller On Two Planets”, i diktuar fillimisht në vitin 1884 nga Filos Tibetiani një djaloshi të ri nga Kalifornia me emrin Frederick Spenser Oliver, si dhe në një pasues të këtij libri në vitin 1940, ‘An Earth Dëeller Returns”, përmenden shpikje dhe pajisje të tilla si kondicionerët e ajrit për të përballuar vapën e padurueshme; llampat cilindrike pa ajër, tubat e kristalit të ndriçuar nga forcat anësore të natës; pushkë elektrike, armë që shfrytëzojnë energjinë elektrike si forcë shtytëse (armë të tilla përbëjnë sot një shpikje të kohëve të fundit); transportin me një binar; gjeneratorë uji, një instrument për kondensimin e ujit nga atmosfera; si dhe Vailx-ët, një anije kozmike që udhëhiqet nga forcat shtytëse dhe tërheqëse.
Edgar Cayce, në një lexim fliste për shfrytëzimin e aeroplanëve dhe të kristaleve apo të gurëve të zjarrit që përdoreshin për energji dhe zbatime të tjerë. Ai gjithashtu flet për shpërdorim të pushtetit dhe paralajmërimeve për shkatërrim në të ardhmen.

3. Perandoria Rama e Indisë

Për fat të mirë, librat e lashtë të Perandorisë Rama të Indisë janë ruajtur, ndryshe nga ato të Kinës, Egjiptit, Amerikës Qendrore, Perusë. Shumë prej këtyre vendeve të lashta janë tani ose shkretëtirë, gëlltitur nga xhungla të dendura, ose në fund të ndonjë oqeani.

Megjithatë, India, pavarësisht shkatërrimeve nga luftërat dhe pushtimet, arriti të ruajë një pjesë të madhe të historisë së saj të lashtë. Për një kohë të gjatë, nuk besohej se qytetërimi indian e kish origjinën përpara vitit 500 para Krishtit, ose vetëm rreth 200 vjet para pushtimit të nënkontinentit nga Aleksandri i Madh. Në shekullin e kaluar, megjithatë, qytetet jashtëzakonisht të sofistikuar të Mohenjo Daros (Kodra e të Vdekurve) dhe Harappa janë zbuluar në Luginën Indus të Pakistanit të sotëm.

Zbulimet e këtyre qyteteve i detyruan arkeologët të shtyjnë datat për origjinën e qytetërimit indian me mijëra vjet më herët. Për habinë e hulumtuesve të kohëve të sotme, qytetet që kishin qenë zhvilluar shumë i bënë arkeologët më të spikatur të besojnë se ata ishin konceptuar në tërësinë e tyre para se të ishin ndërtuar: një shembull i hershëm i planifikimit urban. Edhe më mbresëlënës është fakti që sistemi hidraulik i ujërave të zeza në të gjithë qytetin e madh është më superior se ata të Pakistanit, Indisë dhe shumicës së vendeve aziatike sot.

4. Qytetërimi Osiarian në Mesdhe

Thuhet se në kohën e Atlantidës dhe Ramas, Mesdheu ishte një luginë e madhe dhe pjellore. Ky qytetërim i lashtë, para Egjiptit dinastik, ishte i njohur si Qytetërimi Osirian. Lumi Nil dilte nga Afrika, ashtu si sot dhe quhej Lumi Stix.

Megjithatë, në vend derdhej në Detin Mesdhe, në deltën e Nilit në veri të Egjiptit, ai vazhdonte në luginë dhe pastaj kthehej në drejtim të perëndimit duke rrjedhur në pjesën më të thellë të Luginës së Mesdheut ku krijoi një liqen të madh dhe pastaj rridhte sërish ndërmjet Maltës dhe Sicili dhe më pas në jug të Sardenjës në Atlantik, në Gjibraltar (Kolonat e Herkulit).

Kur Atlantida u shkatërrua në një kaos apokaliptik, ky ndryshim kataklizmik në Atlantik ngadalë përmbyti pellgun e Mesdheut, duke shkatërruar qytete të mëdha Osiriane dhe duke i detyruar banorët të lëvizin në terrene më të lartë. Kjo teori shpjegon mbetjet e çuditshme megalitike që gjenden anembanë Mesdheut.
Është një fakt arkeologjik që ka më shumë se 200 qytete të njohur të fundosur në Mesdhe. Qytetërimi egjiptian, së bashku me atë Minoan dhe Mikenian në Kretë si dhe Greqia janë, në teori, mbetjet e kësaj kulture të madhe shumë të lashtë. Qytetërimi ndërtoi struktura të mëdha që i rezistonin tërmeteve dhe kishte energji elektrike si dhe komoditete të tjera të zakonshme gjatë kohës së Atlantidës. Ashtu si Atlantida dhe Rama, ata kishin mjete ajrore dhe lloje të tjera transporti, shpesh të një natyre elektrike. Gjurmët misterioze të qerreve të Maltës, të cilat shkojnë mbi shkëmbinj dhe nën ujë, mund të jetë pjesë e një linje të lashtë Osiriane tramvaji, ndoshta që shërbenin për të transportuar gurë drejt qyteteve që tani janë nën ujë. Ndoshta shembulli më i mirë i teknologjisë së lartë të Osirianëve është platforma e mrekullueshme që është gjetur në Ba’albek, Liban. Platforma kryesore është e përbërë nga shkëmbinjtë më të mëdhenj të latuar në botë, Muret e famshëm të gurit në Ba’albek. Disa gurë të veçantë janë 82 këmbë të gjatë dhe 15 këmbë të trashë dhe janë vlerësuar se peshojnë mes 1.200 dhe 1.500 tonë secili!

5. Qytetërimi Uiger në shkretëtirën e Gobit

Thuhet se shumë qytete të lashtë kanë ekzistuar në kohën e Atlantidës dhe Ramas në qytetërimin e Uiger në shkretëtirën e Gobit. Megjithëse Gobi është tani një shkretëtirë, këto qytete ishin porte oqeani.

Edgar Cayce ka thënë dikur se në një qytet të humbur në shkretëtirën Gobi do të ishin zbuluar ashensorë, dhe ndonëse kjo nuk ka ndodhur ende, gjithësesi nuk është e përjashtueshme. Vimanat dhe pajisje të tjera të avancuara thuhet se kanë qenë në përdorim në zonë Uiger dhe studiuesi i famshëm rus Nikolas Roerich thuhet të ketë parë një disk fluturues mbi Tibetin e veriut në vitin 1930. Ndoshta mjeti fluturues ishte një Vimana e lashtë që vjen nga një qytet ende aktiv, duke përdorur teknologji Uiger, që ekziston në pjesën veriore të Tibetit apo shkretëtirën Gobi.

Është thënë se Pleqësia e Lemurias, e njohur si Shkolla e Trembëdhjetë, zhvendosi selinë para se të ndodhte kataklizmi në pllajën e pabanuar të Azisë Qendrore që ne sot e quajmë Tibet. Këtu ata themeluan një bibliotekë dhe shkollë të njohur si Vëllazëria e Madhe e Bardhë. Për shembull, filozofi i madh kinez Lao Tzu, i lindur në 604 p.e.s., fliste shpesh për Zota të Lashtë dhe urtësinë e tyre të thellë. Ai shkroi librin e famshëm “Tao Te Ching”, ndoshta libri më popullor i shkruar ndonjëherë në gjuhën kineze. Kur ai u largua përfundimisht nga Kina, aty nga fundi i një jete shumë të gjatë, udhëtoi në perëndim të tokës legjendare të Hsi Ëang Mu. Sipas kinezëve të lashtë, kjo ishte selia e Të Lashtëve. A mund të ketë qenë kjo Vëllazëria e Madhe e Bardhë apo Shkolla e Trembëdhjetë e Mu-ve?

6. Tiahuanaco

Ashtu si në rastin e Mu dhe Atlantidës, ndërtimi në Amerikën e Jugut ishte në shkallë megalitike me teknikat poligonale të ndërtimit, projektuar për të ndërtuar mure të mëdhenj që i rezistonin tërmeteve.

Muret rezistentë ndaj tërmeteve ishin shumë të rëndësishëm në gjithë zonën e Unazës së zjarrit, në Mu-në e lashtë. Shtëpitë dhe ndërtesat e banimit janë ndërtuar nga blloqe megalitike prej guri. Për shkak të rëndësisë së madhe që kultura i vinte mirëqenies së brezave të ardhshëm si dhe vlerësimin që kishin për rritjen graduale dhe të qëndrueshme të komunitetit, strukturat janë ndërtuar me mendimin që të rronin me mijëra vjet. Një shtëpi e ndërtuar me beton, dru dhe suva do të zgjasë njëqind vjet apo më shumë, në qoftë se mirëmbahet.

Shikoni ndërtimet megalitike të Egjiptit, Maltës, Perusë. Këto ndërtesa janë ende në këmbë sot. Cuzco, kryeqyteti i lashtë i Perusë, që ishte ndërtuar ndoshta para Incas-ve, është ende i banuar sot, pas mijëra vitesh. Në të vërtetë, shumica e ndërtesave të Cuzco sot në qendër të qytetit përfshijnë mure qindravjeçarë (ndërsa ndërtesat më të fundit të ndërtuara nga spanjollët tashmë janë shkatërruar).
Vetëm disa qindra milje në jug të Cuzcos shtrihen rrënojat fantastike të Puma Punku, në lartësitë e Altiplanos në Bolivi. Rrënojat e Puma Punku, rreth një milje nga rrënojat e famshme të Tiahuanacos, janë ndërtime masive megalitike që janë rregulluar si blloqe ndërtimi lodrash. Çfarë lloj përmbysje kataklizmike mund të ketë bërë një gjë të tillë? Ky është lloj ndërtimi megalitik i bërë për të rezistuar për mijëra vjet, e megjithatë, blloqet 100 tonëshe janë shkatërruar veç e veç nga forca e madhe gjeologjike. Me sa duket, kontinenti amerikano-jugor u godit befas dhe dhunshëm gjatë disa lloj kataklizmave, me shumë gjasë një zhvendosje polare. Një ish-kanal në nivelin e detit tani mund të shihet 13.000 metra lart në malet e Andeve. Si dëshmi e mundur për këtë skenar, shumë fosile oqeani mund të gjenden pranë Liqenit Titicaca. Liqeni madje është i banuar nga të vetmit kuaj deti të ujërave të ëmbla që ekzistojnë.

7. Majat

Piramidat e Majave gjenden nga Amerika Qendrore deri larg në ishullin indonezian Java. Piramida e Sukuh, në shpatet e malit Laëu pranë Surakartas në Javan qendrore është një tempull i mahnitshëm me zbukurime guri dhe një piramidë që do të ishte e njëllojtë me çdo piramidë në xhunglat e Amerikës Qendrore. Piramida është praktikisht identike me piramidat e gjetura në vendin e lashtë Majan në Uaxactun, pranë Tikalit. Majanët e lashtë ishin astronomë dhe matematikanë të shkëlqyer, qytetet e hershëm të të cilëve kanë jetuar në harmoni të plotë agrare me tokën. Ata kanë ndërtuar kanale dhe qytete-kopshte në të gjithë gadishullin e lashtë Jukatan.

Edgar Cayce përmend Mayat dhe teknologjinë e tyre në një libër: Sa për një përshkrim të mënyrës së ndërtimit të gurit: kemi gjetur se ishte një xham i madh cilindrik (si do të quhej sot); prerë e lëmuar në mënyrë të tillë që guri në majë të shërbente për centralizimin e fuqisë së përqendruar midis fundit të cilindrit dhe vetë gurit në majë. Siç tregohet, të dhënat flasin për mënyra të njëjta ndërtimi në tre vende mbi tokë: në pjesën e mbuluar nga uji të Atlantidës, ose Poseidës, ku një pjesë e tempujve ende mund të gjenden nën rërën e fundit të detit, afër atij që njihet si Bimini, në brigjet e Floridës. Dhe (së dyti) në shënimet e tempujve që janë në Egjipt. Gjithashtu (së treti), në shënimet që u përcollën në atë që është tani Jukatan, në Amerikë, ku këta gurë (për të cilët dihet shumë pak) janë duke u zbuluar tani, gjatë muajve të fundit.

Besohet se një Bankë e lashtë e të Dhënave ndodhet diku në rajonin e Majave, ndoshta nën një kompleks ekzistues piramidash, në një tunel të nëndheshëm dhe një sistem dhomash. Disa burime thonë se, kjo depo dijesh të lashta mbahet në kristale kuarci që janë me një cilësi të jashtëzakonshme dhe në gjendje të mbajnë sasi të mëdha informacioni në një mënyrë të ngjashme me CD-të moderne.

8. Kina e Lashtë

Kina e lashtë, e njohur si Kina Han, thuhet se ka ardhur si të gjitha qytetërimet, nga kontinenti i madh Paqësor Mu. Kinezët e lashtë janë të njohur për karrot e tyre qiellore, si dhe prodhimin nefrit që ata ndanin me Mayat. Vërtet, historitë e lashta kineze dhe të Mayave duken të lidhura ngushtë. Antropologët kanë folur me prova për një ndikim Taoist në Amerikën Qendrore, duke treguar simbole dhe motive të dinastisë Shang (yin-yang është më i famshëm, por ka shumë më tepër) dhe më pas, duke i lidhur me artin dhe skulpturën Mayane.

Nefriti ishte i një rëndësie të veçantë për kinezët Shang. Deri tani, burimi i nefritit kinez nuk ka qenë gjetur. Pjesa më e madhe e tij mund të ketë ardhur nga Amerika Qendrore. Edhe burimi i nefritit të Amerikës Qendrore është një mister, shumë miniera të lashtë nefriti janë të pazbuluara ende. Antropologet supozojnë se udhëtimet e kinezëve në Meksikë, midis 500-300 para Krishtit, mund të kenë patur lidhje me tregtinë Taoiste të kërpudhave magjike ose ilaçeve për jetëgjatësi.
Thuhet se kinezët e lashtë janë burimi i çdo shpikje nga letra higjienike, detektorët e tërmetit, kartëmonedhat, topat, teknologjia e raketave, metodat e printimit dhe mijëra sendeve të tjera, të teknologjisë së lartë. Në 1959, arkeologët në Kinë zbuluan togëza rripash prej alumini të prodhuar mijëra vjet më parë. Alumini në përgjithësi është i përpunuar nga boksiti me energji elektrike!

9. Etiopia e Lashtë dhe Izraeli

Nga disa tekste të lashtë si Bibla dhe libri etiopian, Kebra Negast, ne kemi rrëfime për teknologjinë e lartë të Etiopisë së lashtë dhe Izraelit. Tempulli në Jeruzalem thuhet se është ngritur mbi tre blloqe gjigande prej guri ndërtimi të ngjashme me ato në Ba’albek, Liban.

Sot, në këtë vend ekzistojnë Tempulli i Salomonit dhe Kubeja e Xhamisë së gurit, themelet e të cilit me sa duket arrijnë deri tek qytetërimi Osirian. Ashtu si shumë ndërtime të mëvonshme fenikase, ndërtimi i tempullit që mban Arkën e Ujdisë dhe tempujt në Etiopi janë të fundmit tempuj, që janë ndërtuar prej guri megalitic. Tempulli i Madh, ndërtuar nga mbreti Salomon mbi rrënojat e tempullit të mëhershëm megalitic, ishte bërë për të mbajtur relike antike të njohur si Arka e Ujdisë.

Arka e Ujdisë thuhet se ka qenë një kuti gjeneratori elektrik që strehonte shumë objekte të shenjtë, duke përfshirë një statujë ari nga kultura të mëparshme që është quajtur E shenjta e të shenjtave. Kjo kuti dhe statujë ari thuhet se janë hequr nga Dhoma e Mbretit në Piramidën e Madhe në Egjipt nga Moisiu, gjatë periudhës së Eksodit. Shumë studiues besojnë se, Arka e Ujdisë, si edhe objekte të tjera të lashta, ishin në të vërtetë pajisje elektrike, disa prej të cilave adhuroheshin në tempuj si orakuj. Bibla tregon se si disa persona të paautorizuar do të preknin Arkën dhe do të elektrizoheshin në çast.

10. Mbretëria Aroi Sun e Paqësoit

E fundit e listës së qytetërimeve të lashta është ajo e kulturës së lashtë e të panjohur të Mbretërisë Aroi Sun të Paqësorit.

Ndërsa, i ashtuquajturi kontinent i humbur i Mu u mbyt rreth 24.000 vjet më parë në një ndryshim të poleve, Paqësori u ripopullua më vonë nga një përzierje racore të të gjitha qytetërimeve, që vinin nga Rama, Kina, Afrika dhe Amerikat. Një komb-ishull i përparuar, me sipërfaqe më të mëdha të tokës se sa janë aktualisht në Paqësor, u rrit rreth Polinezisë, Melanesias dhe Mikronezias. Legjenda e lashtë në Polinezi ia atribuon këtë qytetërim të shquar Mbretërisë Aroi, që ka ekzistuar mijëra vjet para rizbulimit evropian të Paqësorit. Aroit thuhet se ndërtuan shumë nga piramidat megalitike, platformat, harqet, rrugët dhe të gjithë statujat në të gjithë Paqësorin qendror.

Kur disa prej më shumë se 400 kodrat me zhavorr në Kaledonian e Re u gërmuan në vitet 1960, shtyllat e betonit u studiuan dhe u konkludua se ishin ndërtuar para 5 120 pes dhe 10 950 pes. Këto kolona të çuditshme betoni mund të gjenden në pjesën jugore të Kaledonias së Re dhe në Ishullin e Pishave.

Sipas banorëve të Ishullit të Pashkëve, statujat e ishujve ecnin ose ngriheshin në ajër në mënyrë që të lëvizin në spirale në drejtim të akrepave të orës përreth ishullit. Në ishullin e Pohnpeit, Micronesianët pretendojnë se gurët e qytetit njëmbëdhjetë milje katrorë ishin ngritur në vend. Polynesianët e Zelandës së Re, Ishullit të Pashkëve, Haëaiit, Tahiti dhe të gjithë paraardhësit e tyre kishin aftësinë e fluturimit dhe do të udhëtojë përmes ajrit nga ishulli në ishull. A ishte ky fluturimi Atlantida ajrore që ndaloi në Maltë, Ba’albek, dhe Rama i destinuar për grumbullimin e largët në Ishullin e Pashkëve?

Kategori
Uncategorized

DEMONËT/ 10 “gjykatësit” e të vdekurve në mitologjinë e lashtë.

DEMONËT/ 10 “gjykatësit” e të vdekurve në mitologjinë e lashtë

Para lindjes së filozofisë si një njohuri më racionale të të menduarit kolektiv, në Greqinë e lashtë Antike, dominonte një sistem gjithëpërfshirës mitologjik, i cili funksiononte në mënyrë të përsosur, dhe për nivelin e vetëdijesimit kolektiv të asaj kohe, ajo ka dhënë një kontribut të pakontestueshëm në të kuptuarit dhe interpretimin e të gjitha realiteteve me të cilat ballafaqohej shoqëria e asaj kohe. Pikërisht përmes këtij sistemi, që në shkencën tone të sotme analitike njihet si “perioda mitologjike e Greqisë Antike”, ata jepnin sqarime meritore ekzistimit dhe veprimit të shumë fuqive dhe fenomeneve të ndryshme natyrore, dhe kjo mënyrë e të menduarit, ishte rrënjosur thellësisht në bindjen e tyre kolektive. Nga mitologjia greke një psikopomp është një Zot, shpirt apo djall që është përgjegjës për udhëheqjen e shpirtrave të vdekur gjatë rrugës së tyre për në botën e përtejme. Fjala është derivim i fjalës greke “psuchopompos”, që do të thotë “udhëheqje e shpirtrave”. Në pjesën më të madhe të rasteve, ata nuk janë gjykatës të të vdekurve, por kryesisht janë ata që i dërgojnë këta të vdekur që të gjykohen.

 

10 – Ksolotl

10

Ksolotl renditet i dhjeti në këtë listë për një arsye kryesore: sepse nuk plotëson kriteret si pjesa tjetër e emrave të përfshirë në këtë listë. Zoti i dritës dhe i vdekjes, zakonisht nuk udhëhiqte të vdekurit në Mictlan, bota e përtejme e Aztekëve, por është njohur për këtë në disa raste. Thuhet se ai u solli zjarrin njerëzve nga bota e përtejme, ashtu si Prometeus në mitologjinë greke. Forma e tij më e zakonshme ishte ajo e një burri me kokën e një qeni – por ai mund të shihet dhe ngjason me një skelet. Transportimi më i rëndësishëm që ai ka bërë ishte Dielli, që thuhej se Zoti e mbronte, kur e çoi atë gjatë natës në botën e përtejme.

 

9 – Kharon

9

Kharon ishte transportuesi i të vdekurve, një demon i botës së përtejme (shpirt), në shërbim të mbretit Haides. Ai merrte hijet e të vdekurve nga Hermesi, që i merrte ata nga bota e sipërme dhe i çonte ata në brigjet e liqenit Akherousian. Që aty, Kharon i dërgonte ata në destinacionin final, Hade, tokën e të vdekurve. Ai i transportonte të vdekurit përmes lumenjve Styx (Urrejtja) dhe Acheron (Dhimbja). Pagesa për shërbimin e tij ishte një monedhë obolos që vendosej në gojën e tyre. Nëse pagesa nuk bëhej, shpirti në fjalë thuhet se endej në hapësirë për qindra vjet në formën e fantazmës. Kharon portretizohej si një njeri i shëmtuar, me mjekër dhe hundë të shtrembër, dhe që mbante një kapele në formë koni.

 

8 – Valkiri

8

Në numrin tetë të kësaj liste renditen figurat fluturuese femërore, të njohura në mitologjinë skandinave si Valkiri (përzgjedhësit e të rënëve). Ata mund të shiheshin duke fluturuar mbi fushat e betejave, duke zgjedhur dhe vendosur se kush nga ushtarët do të jetonte dhe kush do të vdiste. Njerëzit që përzgjidheshin nga Valkrit çoheshin në Valhalla, ku ata bëheshin Ajnherjar (termi që përdorej për fjalën “luftëtarë të vetëm”), dhe prisnin për Ragnarokun (Gjykimi i Zotit). Kur në Midgard (mbretëria e civilizimit njerëzor) nuk zhvilloheshin beteja, Valkirit i shërbenin Ajnherjarëve.

 

7 – Azrael

7

Azraeli është një nga krijesat e para të Zotit Grigori. Ndërkohë që Azrael, Engjëlli i Vdekjes, shfaqet në mitologjinë hebreje dhe kristiane, ai ka rolin e një psikopompi vetëm në mitologjinë islamike. Ai kishte një mision specifik: të studionte fenomenin e ndarjes së trupit nga shpirti. Thuhet se ai çonte çdo shpirt, direkt dhe menjëherë tek Allahu, menjëherë pas vdekjes së tyre. Duke qenë se Allahu ishte i vetmi që dinte momentin ekzakt kur dikush do të vdiste, Azraeli nuk kishte pushtet të vërtetë – ai bënte vetëm atë që i thuhej, të ndante shpirtin nga trupi në momentin që i thuhej.

 

6 – Merkuri

 6

Merkuri, Zoti i tregtisë, dinakërisë dhe komunikimit, ishte një nga psikopompët roman. Pjesa më e madhe e mitologjisë së tij bazohej në imazhin e Hermesit, Zot i Greqisë, dhe atë të Turmsit, Zot i Etruskanit. Detyra e Merkurit ishte të transportonte shpirtrat në Avernus, një krater në Itali që besohet të jetë hyrja për në botën e përtejme romane. Një nga transportimet më të famshme të Merkurit, e shprehur fillimisht në mitologjinë romane, ishte nimfa e bukur Larunda, me të cilën Merkuri ra në dashuri. Në fakt ai kreu marrëdhënie me të gjatë rrugës për në botën e përtejme dhe ngjizën dy fëmijë.

 

5 – Kharun

5

Në mitologjinë etruskane, Kharuni – nuk duhet të ngatërrohet me Kharonin – njihej si “Demoni i Vdekjes”. Ai shpesh përshkruhej dhe krahasohej me Vanthin, një perëndeshë e botës së përtejme. Roli i tij në vdekjen dhe ripërtëritjen e shpirtit, ishte i ndryshëm nga ai që kanë patur personazhet e tjera të kësaj liste. Kur dikush ishte pranë vdekjes, Kharuni shkonte tek ta dhe i godiste me çekiç deri sa të vdisnin. Më pas ai dhe Vanth çonin shpirtrat e tyre në botën e përtejme. Kharun gjithashtu merrej dhe administronte ndëshkimin e personave që dikur kishin qenë të ligj, duke goditur dhe sulmuar shpirtrat e tyre vazhdimisht, në përjetësi.

 

4 – Hermes

4

Hermesi ishte Zoti grek i tregtisë, vjedhjes dhe atletikës. Megjithatë ai ishte më i njohur si lajmëtari i zotave, gjë e cila kërkonte që Hermesi të ishte i aftë të kalonte përmes botëve me lehtësi dhe shkathtësi, që me shumë mundësi shpjegon faktin pse ai është Zot i kalimit të kufijve. Gjithashtu ishte detyrë e tij që të çonte shpirtrat e të vdekurve në hyrje të Hades–it, ku ata prisnin që të merreshin nga Kharoni. Hermesi ishte Zoti i vetëm i Olimpias që mundi të vizitonte Parajsën, Tokën dhe Ferrin, një fakt dhe situatë me të cilën ai pëlqente të lavdërohej para zotave të tjerë. Transporti i tij më i rëndësishëm ishte ai i shoqëruesve të Penelopës, gruas së Odiseut, të cilët u vranë kur heroi u kthye nga Troja.

 

3 – Anubis

3

Anubis (që më vonë u zëvendësua nga Osiris si psikopomp egjiptian), zoti me kokë çakalli, kishte detyrën e transportimit të shpirtrave në Duat, bota e përtejme egjiptiane, ku ata do të gjykoheshin dhe të jepnin llogari mbi jetën e tyre në Tokë. Nën mbikëqyrjen e Anibisit, zemrat e tyre (që besohej nga egjiptianët se mbanin shpirtrat e tyre) peshoheshin kundrejt një pende që përfaqësonte të vërtetën. Nëse zemra e tyre ishte më e lehtë se penda, ata lejoheshin që të vazhdonin. Nëse zemra e tyre ishte e rënduar prej mëkateve, Anubisi ja jepte atë Ammitit, një demon i njohur si “Gllabërues i Vdekjes”, që i konsumonte ata.

 

2 – Thanatos

2

Thanatos mund të mos shfaqet në një rol të dukshëm si Kharon apo Hermes, por megjithatë ai është personifikim i vdekjes. Ai urrehej nga të vdekurit dhe të gjallët, pasi ishte i pamëshirshëm dhe që nuk bënte dallime gjatë gjykimit të tij. Për të gjithë mizorinë që ai përfaqësonte, ai është bërë i njohur për një mashtrim që i është bërë nga Sisufus, dhe është rrahur fizikisht nga Herakliu. Thanatos përshkruhet zakonisht si një i ri, që mban një shpatë dhe pothuajse gjithmonë është shfaqur i shoqëruar nga vëllai i tij, Hipnos, Zot i gjumit.

 

1 –Korrësi

1

I shfaqur si skelet i gjatë dhe i zbehtë, që mbulohet nga një mantel i gjatë dhe i zi, dhe që ka në zotërim një kosë me të cilën thuhej se korrte shpirtrat, që në shek XV, ai është bërë psikopompi më i njohur dhe më i frikshmi. Gjithmonë ka patur argumente dhe debat për mënyrën se si ai vriste viktimat e tij: nëse ata vriteshin thjesht nga një prekje e tij, apo ai thjesht mblidhte shpirtrat pasi trupat e tyre vdisnin nga shkaqe të ndryshme, që nuk lidheshin me të. Thuhej se ai nuk ecte, por rrëshqiste. Ai lëviz me një karrocë që tërhiqet nga disa kuaj të bardhë, dhe brenda saj ka gurë. Sa herë që ai transporton një shpirt, hedh një gur jashtë karrocës./

Kategori
Uncategorized

Nga “Dhëmbët e Dragoit” te “Unaza e padukshmërisë”: 10 objektet mitologjike më manhitëse.

Kategori
Uncategorized

Kontrabanda e cigareve në komunizëm, si u vra në det skafisti italian.

Jemi në vitin 1982, kur një skaf i mbushur me cigare kontrabandë, që drejtohej nga dy shtetas italianë, pikaset nga një mjet i forcave shqiptare të rojës së kufirit. Italianët tentojnë të largohen me shpejtësi, por në rrethana të paqarta, rojet shqiptare qëllojnë me armë, duke vrarë drejtuesin e skafit dhe duke bllokuar tjetrin. Veç ngjarjes, pjesa që të tërheq vëmendjen, e komentuar, thotë se rojet shqiptare të kufirit kishin udhëzime për të mos i ndaluar kontrabandistët italianë të cigareve.

Skafi i sekuestruar nga roja bregdetare shqiptare

Pikërisht ky detaj zbardhet gjatë dëshmisë së kontrabandistit italian të kapur. Ai pohon se, kur kanë parë mjetin shqiptar të afrohet, kolegu, që ishte më i vjetër në këto punë, i ka thënë që shqiptarëve t’u tregojë ngarkesën me cigare. Pra, ngarkesa me cigare kishte vlerën e një lloj lejeje kalimi. Kjo vërteton se shteti komunist më i izoluar i botës, në këtë periudhë kishte hapur një korridor ujor për skafet italiane që tërhiqnin cigaret e magazinuara në afërsi të portit të Durrësit.

Incidenti i ndodhur më 25 korrik 1982 vjen në tre versione. Si version të parë kemi zgjedhur të jetë dëshmia e parë e italianit të kapur, e dhënë në Vlorë, më tej vjen vendimi i gjykatës dhe në fund kujtimet e Lorenc Nenshatit, ish-drejtorit të ndërmarrjes ALBTRANS, që kujdesej për pjesën shqiptare të linjës ndërkombëtare të kontrabandës së cigareve gjatë periudhës së shtetit komunist shqiptar.

NGA FERDINAND DERVISHI

RRËFIMI I KONTRABANDISTIT ITALIAN

Proces-Verbal

I pyetjes së shtetasit Italian Piciolo Cosimo di Antonio

Në Vlorë më, 25.07.1982

Unë Ylli Gjermani, hetues i degës së Punës së Brendshme në Vlorë, duke qenë të pranishëm edhe përkthyesit Rusvelt Ferra dhe Dhimitër Çullaj, banues në qytetin e Vlorës, marr në pyetje shtetasin italian Cosimo Piciolo, i biri i Antonios dhe i Ineses, lindur më 21.01.1956 në Brindizi dhe banues në lagjen “Paradiso”, i martuar dhe ka dy fëmijë, me arsim 4 klasë, me profesion bujk. Shtetasi italian pasi pyetet, shpjegon si më poshtë.

Unë banoj në lagjen “Paradiso” të Brindizit dhe merrem me bujqësi duke punuar me mëditje. Pothuaj unë kam qenë pa punë këtë muaj; kam punuar dy-tri ditë. Duke qenë pa punë, të martën apo të mërkurën që kaloi, në sheshin e Brindizit që quhet “Piazza Cairioli” rastësisht jam takuar me Vito Antonion, të cilin e kam pasë njohur para tre vitesh, sepse edhe ky banon po në këtë qytet dhe shpeshherë dilte me vëllanë e tij në këtë shesh dhe në këtë mënyrë njohëm edhe vëllanë e tij.

Të martën apo të mërkurën, siç ju thashë më lart, duke biseduar me Antonion, i thashë që jam pa punë dhe ai më tha: do të fitosh 100 000 lireta, të siguroj unë një punë në det. Unë rashë dakord dhe shkova me motoskafin Nr. 4895/ D rreth orës 19:00, ku gjeta kapitenin e motoskafit Xhilberto, mbiemrin nuk ia di dhe me të në këtë rast jam takuar për herë të parë. Motoskafin më parë unë e kam parë, 10-15 ditë para bisedës për punë me Antonion, në një rast kur të dy kishin shkuar për të bërë një xhiro anës detit, dhe ai më tha se ky është motoskafi, kështu që unë e dija vendin ku ishte motoskafi i Antonios dhe të martën apo të mërkurën shkova atje sipas bisedës që kisha bërë me Antonion.

Gilberto Morreti, skafisti italian i vrarë

Kur shkova unë atje, Xhilbertua po lidhte skafin se priste benzinën. Ai më tha: ti je marinari që do vish me motoskaf dhe unë iu përgjigja se unë jam ai që ka dërguar Antonio. Benzinën e solli vetë Antonio me dy persona të tjerë. Në bisedë me Xhilberton ai më tha se është martuar në Napoli; kurse vetë Xhilberton nuk e di se nga është sepse nuk e pyeta. Pasi u furnizuam me benzinë, rreth orës 13:00, u nisëm me motoskaf për në Fano, për të ngarkuar cigare nga një anije tjetër. Nga Brindizi kemi shkuar drejt në Fano, zbritëm në tokë dhe aty kemi qëndruar dy ditë, duke ngrenë e duke fjetur në një pikë turistike.

Aty kishte edhe kontrabandistë të tjerë, që prisnin si ne të ngarkonin cigare. Ngarkesa bëhet me radhë, duke na njoftuar në radio. Pas dy ditësh na njoftuan me radio duke na thënë: hajdeni të hani; dhe neve kuptuam se ne kishim radhën për të ngarkuar. Shprehja “hajde të hani” përdoret midis kontrabandistëve, siç e mësova atje. Me motoskafin tonë iu afruam anijes që na thirri për t’u ngarkuar dhe sipas koordinatave që na dha duhej të ishte 10 milje larg bregut të ishullit. Kjo anije qe në lëvizje, sepse zakonisht kështu veprohet në këto raste duke dhënë koordinatat.

Megjithëse u afruam me motoskaf tek anija që do ngarkonim, emrin e saj nuk e dallova, vetëm pashë që anija ishte e vjetër me ngjyrë gri, dëgjova se marinarët e saj flisnin greqisht, kurse kapiteni i saj, siç dëgjova, quhej Kosta. Kartonat me cigare deri në motoskafin tonë i hidhnin marinarët e anijes, kurse aty i merrja unë dhe së bashku me kapitenin i sistemoja. Cigaret ishin Marlboro, Murati-multifilter. MildeSorte, këto në sasira të ndryshme. Gjithsej kemi ngarkuar 140 copë pako kartoni.

Duke ngarkuar vazhduam rreth 1 orë dhe aty nga ora 19:00 jemi nisur për në Itali, por konkretisht për në cilin vend të Italisë nuk e di. Kapiteni i motoskafit e dinte destinacionin, sepse ka folur në radio me Italinë. Unë nuk e di se çfarë kursi ka ndjekur motoskafi ynë, por duke udhëtuar, ne iu afruam bregdetit shqiptar shumë afër, aq sa dallonim objektet në bregdetin shqiptar dhe kështu kemi vazhduar të udhëtojmë rreth 10 minuta.

Largësia nga bregdeti ka qenë rreth 1 milje dhe unë e di që një milje ka një kilometër. Duke vazhduar në këtë distancë larg bregut, vetë Xhilberti dalloi tymin e një anijeje të madhe që vinte në drejtimin tonë. Xhilberti në fillim më tha mua që duhet të jetë drago, domethënë anija e financës, më vonë duke parë me kujdes, më tha mua që është anije shqiptare, roje e bregdetit, prandaj të largohemi menjëherë se shqiptarët nuk duan t’u afrohesh në bregdet.

Cosimo Piciolo, italiani që shpëtoi nga plumbat

Kur ne dalluam anijen shqiptare, ishim afër ishullit shqiptar dhe menjëherë ndryshuam drejtimin për t’u larguar, por na u afrua anija shqiptare, duke na ndjekur sepse ne vazhdonim të ecnim për t’u larguar nga ujërat shqiptare. Në fillim anija shqiptare na dha sinjalin me raketa të kuqe, por ne vazhduam të largoheshim me shpejtësi. Me të parë raketën e kuqe, i thashë kapitenit që të ndalojmë, ku shkojmë kështu, por ai më tha mua që tregoju cigaret shqiptarëve, duke hapur hambarin dhe ne ecim. Këtë unë ia përsërita disa herë kapitenit që të ndalonim, por ai vazhdonte të më thoshte: tregoju cigaret.

Anija shqiptare na ishte afruar dhe na ndiqte, kurse ekuipazhi i saj me dorë dhe me të folur kërkonte që ne të ndalonim. Meqenëse ne nuk po ndalonim, atëherë anija shqiptare bëri dy-tre xhiro rreth nesh dhe na drejtonin armët në distancën rreth 100 metra. Meqenëse ne po iknim me shpejtësi, ata qëlluan në ajër me mitraloz për të na frikësuar, por ne vazhduam të largoheshim duke hapur hambarin për t’u treguar atyre cigaret. Pas këtyre veprimeve, ata na qëlluan disa herë me armë, unë vazhdova t’i thosha kapitenit të ndalonte, por ai nuk ndaloi dhe duke vazhduar të na godisnin me armë pashë që kapiteni u rrëzua duke qenë në timon dhe atëherë shkova te timoni dhe fillova ta ndaloj anijen duke qarë, kur pashë se ai qe rrëzuar.

Kur unë ndalova anijen, menjëherë u ndërprenë goditjet me armë në drejtimin tim, ata erdhën me motoskaf, konstatuan plagosjen e Xhilbertit dhe mua më morën në anijen e tyre dhe së bashku me motoskafin na sollën në portin e Vlorës. Unë nuk di rreth të dhënave teknike të motoskafit, bile nuk di sa e ka shpejtësinë, vetëm që kapiteni ma pati thënë që motori i saj nuk shkon mirë dhe do ta çojmë për riparim. Këto që thashë më lart janë thëniet e mia, unë pata dëshirë t’i shkruaja vetë në italisht, por nuk mundem pasi jam gati analfabet. Procesi m’u përkthye në italisht fjalë për fjalë, thëniet e mia janë thënë drejt dhe unë po e firmos.

Cosimo Piciolo (firma)

Hetuesi: Ylli Gjermeni (firma)

VENDIMI I GJYKATËS

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE GJYKATA E RRETHIT TIRANE

Nr. 427 i aktit

Nr. 336 i vendimit

VENDIM

“NE EMER TE POPULLIT”

Gjykata Popullore e Rrethit Tiranë e përbërë prej:

Viktor Ikonomi – gjyqtar

Jani Theodhori – Nd. gjyqtar

Valdete Aliaj – Nd. gjyqtare

Asistuar prej sekretares Aishe Shima dhe me pjesëmarrjen e prokurorit Piro Suli shqyrtoi sot më dt. 23 gusht 1982 në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen penale me nr. 427 që i përket të pandehurit PICIOLO COSIMO, i biri i Antonit dhe Ines, i datëlindjes 1956, lindur në Brindizi të Italisë, me shtetësi dhe kombësi italiane, me gjendje bujk me mëditje, i martuar me dy fëmijë të mitur, me arsim 4 klasë fillore, i padënuar, i ndaluar më datë 26 korrik 1982 dhe arrestuar më datë 28 korrik 1982, i mbrojtur nga këshilltari ligjor Veniamin Lazri.

Faksimile e vendimit të Gjykatës për italianin e ndaluar

AKUZUAR – për krimin e kalimit të paligjshëm të kufijve shtetërorë të RPS të Shqipërisë, vepër penale e parashikuar nga neni 127 i Kodit Penal. Gjykata pasi studioi materialet e hetuesisë, provat e administruara gjatë hetimit gjyqësor, mbasi dëgjoi pretencën e prokurorit, i cili ka kërkuar që i pandehuri të deklarohet fajtor sipas akuzës dhe të dënohet me një vit heqje lirie, mbrojtjen e të pandehurit nga këshilltari ligjor dhe vetë i pandehuri, i cili ka kërkuar dhënien e një dënimi me kohën e paraburgimit, ose me kusht:

VËREN Nga hetimi gjyqësor ka rezultuar se në datën 25 korrik 1982, në orën 19:25, në zonën kufitare “Gjiu i Gramës”, që ndodhet në bregdetin e detit Jon, në rrethin e Vlorës, në një largësi nga bregu rreth 200 metër, është afruar një motoskaf i huaj në bordin e të cilit ndodheshin dy persona. Anija e shërbimit të kufirit të RPS të Shqipërisë në atë zonë e drejtuar nga dëshmitari Aleko Kamberi, mbasi ka diktuar se motoskafi i huaj ishte futur në mënyrë të paligjshme në brendësi të ujërave territoriale të RPS të Shqipërisë, është vënë menjëherë në ndjekje të tij.

Njëri nga pjesëtarët e ekuipazhit, që sipas hetimeve ishte shtetasi italian Gilberto Morreti, që drejtonte motoskafin, kur konstaton se ata po ndiqeshin nga anija e shërbimit të kufirit, i thotë shokut të tij, të pandehurit Piciolo Cosimo, se duhej të largoheshin sa më parë, anija që na ndjek është shqiptare dhe këta nuk duan të lundrosh në afërsi të brigjeve të tyre.

Menjëherë pas kësaj Gilberto ka ndryshuar kursin e motoskafit nga verilindja në drejtim të perëndimit me qëllim për të dalë nga ujërat tona, në det të hapur. Duke parë këto veprime, ekuipazhi i anijes shqiptare të kufirit i jep sinjal me anë të raketave shenjëlënëse me ngjyrë të kuqe që motoskafi të ndalonte. Gilberto Morreti, që ndodhej në timonin e motoskafit duke lundruar për t’u larguar në çdo mënyrë dhe për të mos u dorëzuar, e udhëzon të pandehurin Piciolo Cosimo që t’i tregonte ekuipazhit të anijes shqiptare kutitë e cigareve me të cilat ishin ngarkuar, duke shpresuar se nuk do të ndiqeshin.

Ekuipazhi i anijes shqiptare jep përsëri shenja me raketa shenjëlënëse për të ndaluar, por ata përsëri nuk ndalojnë dhe bëjnë të gjitha përpjekjet për t’u larguar dhe shpëtuar ndjekjes. Në këto rrethana komandanti i anijes kufitare, dëshmitari Aleko Kamberi, duke qenë në krye të detyrës, urdhëron që të hapej zjarr me mitraloz në ajër me qëllim që t’i frikësojnë për të ndaluar.

Por me gjithë paralajmërimet e bëra disa herë, të dy pjesëtarët e ekuipazhit të motoskafit nuk ndalojnë, por përkundrazi vazhdojnë të shtojnë shpejtësinë e motoskafit për t’u larguar nga ujërat territoriale të vendit tonë, për të dalë në det të hapur.

Në këto rrethana, në orën 19:37, në kohën që motoskafi ndodhej 2.6 milje larg bregut, ekuipazhi i anijes së shërbimit të kufirit, pasi ka hapur fillimisht zjarr në automatik dhe dy herë të tjera në ajër, për herën e tretë ka qëlluar në drejtim të motoskafit. Si rezultat i këtij zjarri është goditur me një plumb Gilberto Morreti, i cili nga plaga që mori pas pak vdiq.

Kategori
Uncategorized

Tjetër krim ndaj Shqiptarëve, ja si po i helmojnë me bukë të infektuar

Tjetër krim ndaj shqiptarëve, ja si po i helmojnë me bukë të infektuar

Vazhdon krimi. Fabrikat prodhojnë miell me drithëra serbe e ruse që duhen groposur ose përdorur si tagji për kafshët

Saktësisht 1 vit më parë, pas ndalimit prej qeverisë Kosovare të kalimit tranzit të miellit e grurit serb që destinohej për fabrikat e bukës e të blojes në Shqipëri, menjëherë u dha alarmi dhe u përhap paniku i bukës“kancerogjene”, që prodhohej me miell të skaduar, me miell me stampa false që nuk i dihej vendi i origjinës, me miell që prodhohej nga grurë e misër importi i nxjerr jashtë përdorimit në vendet e origjinës, me miell tagji kafshësh që importohej nga Serbia nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë.

Madje disa herë edhe me anije tregtare italiane, të pajtuara nga tregtarët serbë, duke kaluar ngarkesat, tranzit nga Italia. Edhe pse autoritet zyrtare të Kosovës, kishin deklaruar me prova laboratorike, se drithërat dhe mielli serb që futej në Kosovë e Shqipëri, ishte për groposje ose i përdorshëm vetëm për tagji kafshësh e ushqim shpendësh, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit që atëherë drejtohej nga Genc Ruli, dha garanci publike, se gruri dhe mielli serb ishin shumë të sigurt për konsum njerëzor.

Kjo deklaratë e asaj kohe rezultoi false, mbasi analizat ishin nga pala kosovare në “Laboratorin suprem të ushqimit të BE” në Romë dhe gruri e mielli që vinte nga Serbia, rezultonte jo vetëm jashtë standardit bio-ushqimor për njeriun, por edhe i infektuar nga viruse të rrezikshëm intoksikues e vdekjeprurës për njeriun, si dhe me përbërës elementesh kancerogjenë.

Fakt/ 1 vit pas alarmit, vazhdon avazi i miellrave e drithërave kancergjenë

Sot 1 vit pas atij alarmi të drejtë, të mohuar e fshehur me deklarata e copa letrash analizash false nga autoritet zyrtare ushqimore shqiptare të asaj kohe, në Shqipëri vazhdon krimi ushqimor me bukën dhe prodhimet e brumit. Vazhdon të importet miell i infektuar me elementë “vrasës” për shëndetin e njeriut nga Serbia, Maqedonia, Rusia, Greqia, Italia e deri nga Moldavia dhe Bullgaria e Rumania. Në doganat shqiptare në veri e në lindje, vazhdojnë të futen lirshëm, natyrisht me “letra analizash e sigurie” false, drithëra serbe të prodhuar 50-60-70 vite më parë, të “dozuar” me infeksione, përbërje dhe rrezatime kancerogjene, si dhe drithëra që duhen groposur si të rrezikshme edhe për mjedisin, ose që duhen përdorur vetëm si tagji për kafshët. Këto, pas një krimi të organizuar ushqimor në të gjithë linjën zyrtare të kontrollit e ligj-zbatimit, futen në Shqipëri, bluhen në fabrikat shqiptare dhe përdoren për bukë e prodhime brumi për konsum masiv njerëzor. Specialistë e ushqimit në fabrika mielli, në furra buke, në institucionet e kontrollit, deklarojnë të frikësuar “nën zë” (u ikën puna pse jo edhe koka) se gjithçka në lidhje me sigurinë e drithërave dhe miellit, kalon heshturazi, me firma e vula kontrollesh fizike e analizash laboratorike, që “vërtetojnë siguri e rregullsi” të lëndës së parë. Unë edhe publikisht e kërkoj kontrollin e specializuar e të saktë mbi miellrat dhe ‘dozat” e dyshimta me të cilët përgatitet buka “e sigurt”, siç thonë institucionet e kontrollit shtetëror. Dhe në këtë kontekst është momenti të shtrojmë disa për “linjën” e përgatitjes së bukës që konsumojmë, që siguria e pranimit dhe përdorjes së lëndës së parë: drithërave!

Një “bos” fabrike mielli në Tiranë, la 7 orë pas porte një inspektor të AKU

Dy ditë më parë, gjatë një bisede me specialistë të kontrollit të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), më treguan se një inspektor kontrolli i AKU (me origjinë nga Tepelena), kishte shkurre për një kontroll në një nga fabrikat “VIP” të prodhimit të miellit në Tiranë. Do të verifikonte në terren njoftimin se në këtë fabrikë prodhohej miell me drithëra që duhen groposur ose që duhen përdorur si tagji për kafshët. Gjithashtu, dot verifikonte dhe një tregues informaliteti në lidhje me faktin që ai shërbente pa licencë edhe si fabrikë prodhimi buke e prodhimesh brumi, por edhe për faktin që ai importonte edhe miell me rrezatim nga Serbia, Maqedonia, Kosova e Italia dhe hidhte në treg si miell të markës së vet. Pasi ishte paraqitur zyrtarisht tek roja i portës, inspektori i AKU kishte pritur të hynte në fabrikë për kontroll. Por roja i bëri me dije se, “bosi” nuk pranonte që ai të bënte kontroll! Edhe pas refuzimit, inspektori në këmbëngulje për të kryer detyrën, kishte qëndruar 7 orë prapa derës së fabrikës së miellit, mbasi “bosi” i saj kishte urdhëruar të mos lejohej të futej për kontroll zyrtar në fabrikë, për shkak se në atë moment, brenda fabrikës po shkarkoheshin “me aksion” në mënyrë ilegale 4 maune me targa serbe, të futura natën në fabrikë, të mbushura me drithëra prodhim serb, të ndaluara për t’u përdorur për miell konsumi për bukë e prodhime të tjera brumi për popullatën në Serbi, në rajon e në vendet e BE-së. Edhe në Shqipëri, me vendim qeverie, fabrikave të miellit u ndalohet u ndalohet kategorikisht të furnizohen me këto drithëra kryesisht grurë e misër që janë tagji kafshësh, të importuara kryesisht nga Serbia dhe Rusia, mbasi për nga siguria ushqimore janë drithëra të rrezikshëm për jetën e njeriut dhe janë të skeduar, të përdoren vetëm për tagji për kafshët. Nuk e dimë, nëse pas 7 orësh inspektori i AKU u lejua të futej në fabrikën e miellit që nuk i hapte portën, por dimë faktin që përditë në atë fabrikë dhe në gjithë fabrikat që janë ngritur në Shqipëri, vazhdojnë “gjëmojnë” sillosët e blojes, të cilët bluajnë afro 2000 tonë drithëra të infektuar me “doza” kancoregjene që duhen groposur, ose që duhen përdorur vetëm tagji kafshësh dhe nxjerrin miell për bukë për njerëzit.

Qeveria jep “siguri”, fabrikat prodhojnë miell me drithëra kafshësh e kancerogjenë

Ne u interesuam për importet e miellit e grurit në AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), në Ministrinë e Bujqësisë e të Ushqimit dhe në doganën e Tiranës. Kudo refuzuan të japin shpjegime. E vetmja gjë që dëgjohet është propaganda zyrtare mediatike, se gjoja në Shqipëri ka siguri të plotë për produktet ushqimore të konsumit masiv të popullatës që vijnë nga importi, sidomos të miellit e bukës masive. Ky është mashtrim publik. Kur flitet për miellin, nënkuptojmë së pari bukën masive që konsumojmë dhe prodhimet e brumit për konsum familjar, prodhime ëmbëltoresh, “Fast food”, mensa konviktesh, mensa azilesh pleqsh, jetimoresh, çerdhesh e kopshtesh fëmijësh, mensa spitalesh, restorante konsumatorë të tjerë, që punojnë me produkte e gatime mielli. Po nga vjen mielli? Afro 80% e sasisë që shet tregu dhe që përdor konsumatori vendas, prodhohet nga fabrikat e shqiptare. Po me çfarë mielli prodhojnë ato? Shqiptarët hanë bukë dhe produkte brumi të gatuara me miell që “del” prej siloseve që bluajnë drithëra të “infektuar” me “doza” kancerogjene që duhen gropozuar dhe të destinuar për përdorim si tagji kafshësh, të cilat në 90% të sasisë futen ilegalisht, ose me “letra të rregullta doganore e analizash laboratorike sigurie”. Këto futen përgjithësisht nga Serbia e Rusia, vende ku këto drithëra nuk lejohen për t’u përdorur, mbasi për nga standardi i cilësisë, “moshës” së prodhimit, kalorive dhe sigurisë janë skeduar si të papërdorshëm për konsum njerëzor. Sa për kujtesë, lidhur me importet, po citojmë të plotë këtë vendim të Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit: “Ndalohet importi i produkteve të cilat janë te pashoqëruara me certifikata veterinare, fitosanitare si dhe fletë analize për aflatoksinat si dhe të lejohen për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksinë në zbatim të udhëzimit nr. 13 datë 29.09.2010 “Mbi vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produkte ushqimore si dhe Urdhrit të Ministrit nr.192 datë 06.06.2011 ‘Mbi Substancat e padëshiruara ne ushqimin për kafshë”.

15 pyetje për ata që kanë detyrë të kontrollojnë

1. Me çfarë mielli, përgatitet buka dhe produktet e përditshme që konsumojmë?
2. Me çfarë gruri, misri, thekre e elbi prodhohet mielli që përdoret për bukë e produkte ushqimi?

3. Në Shqipëri prodhohen drithëra buke sa për të ushqyer 100 pula në vit, ndërsa fabrikat prodhojnë deri 100 ton miell në ditë, nga importohet kjo sasi?

4. Çfarë cilësia kanë këto drithëra importi?
5. Përse drithërat e bukës, që hyjnë e përdoren në fabrikat në Shqipëri, në vendet e origjinës quhen “skarcitete”? 6. Përse lejohen të importohen përbërës kimik që nxitin tregues artificial në prodhimin e miellit e bukës?
7. A lavazhohen teknologjikisht drithërat bukës, përpara se të përfundojnë në mullinjtë e blojes?

8. A kontrollohen realisht drithërat e importit nga inspektoratet dhe laboratorët përkatës si gjendje fizike e analiza konkrete dhe të sakta, për sigurinë dhe cilësinë në pikat hyrëse doganore shqiptare?

9. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të drithërave, a kontrollohet direkt në fabrikë, përpara se ai të futet në prodhim mielli?

10. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të tjera të prodhimit, a bëhet kur mielli del nga prodhimi e nga fabrika dhe niset drejt tregut?

11. Si shpjegohet që nga kontrollet e AKU dhe pikat e kontrollit ushqimor doganor, prej 1 viti pas alarmit të dhënë, janë bërë 2785 kontrolle në dogana, në tregje, në furra e fabrika buke dhe fabrika e mielli e “nuk është zbuluar” asnjë rast “shkelje” në standardet e drithërave të bukës e të miellit të importuar e të prodhuar?

12. Si është e mundur, që në 1 vit “nuk është zbuluar”, nuk është ndaluar, nuk është kthyer mbrapa ose nuk është sekuestruar asnjë maune me drithëra të skaduar e tagji kafshësh?

13 Nga dhe si hyjnë në Shqipëri, maunet me grurë importi, kur në pikat doganore të Malit të Zi e Kosovës, kontrollohet realisht?

14. A ka Shqipëria laboratorë të specializuar në dogana e në qendrat laboratorike, për të bërë analizat e drithërave të bukës e të miellit të importuar, nëse jo, mbi ç’bazë të dhënash i plotëson certifikatat e cilësisë e të sigurisë, kur çdo ditë e natë ka importe, prodhim vendas mielli e buke?

15. Kur do të kontrollohen realisht drithërat, mielli dhe përbërësit që importohen për të fshehur falsitetin e cilësisë dhe standardet e tyre të munguara?(opozita.com)

Kategori
Uncategorized

Berisha : Hiq dorë nga kërcënimi i Evropës me Putinin.

Ish­kryeministri Sali Berisha është përplasur me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati në Kuvend për sa i përket rekomandimit të KE­së për Shqipërinë. Ky i fundit e ka quajtur Ramën “sufler” i Merkelit kur ish­kryeministri tha se Kancelarja tha se zgjedhjet janë kusht për integrimin. Berisha në fjalën e tij akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se ka varrosur integrimin e vendit, ndërsa i kërkoi të ndalte kërcënimet ndaj Evropës, duket iu referuar një interviste të Ramës për një media gjermane kur tha se Ballkani kërcënohet nga ISIS nëse lihen boshllëqe nga Unioni.

“Faleminderit zonjës Merkel që u ndal tek zgjedhet dhe kushtet e përcaktuara nga komisioni si të domosdoshme. Theksoj këtu se asnjëherë si kam thënë, si them e s’do i them njeriu që mos hapë negociatat me Shqipërinë. Me vendosmërinë më të madhe dhe asnjeri, as ka për të gjet kurrë njeri që të thotë më tha Sali Berisha. … duhet të jesh budalla, të ngrihesh dhe të thuash zgjedhjet s’janë kush, po zgjedhjet janë kusht more, janë kusht për cdo vend. Se ne s’kemi zgjedhje të përsosura, po njeriu zotohet, bëjmë zgjedhje të mira, hapim negociatat. Kurse ky vrapon i tmerruar, s’përmend zgjedhjet, kur ia përmendi zonja kryesore e Evropës. Lidhur me debatin e hapur Bundestag­Kancerlari, kjo është një fantazi e sëmurë e Ramës, një gjë të dinë shqiptarët, gjykata Kushtetuese gjermane me vendim të formës së prerë detyron qeverinë, gruan më të fuqishme të botës sot, ajo është e Gjermanisë po në botë s’ka ndonjë nivel tjetër fuqie, që para se të japë zotimin për probleme integrimi, negociatash, të marrë mendimin, votimi është më vonë por të marrë mendimin e Bundestagut.

Zotëria në vend të përpiqet t’i sheshojë këto gjëra, del dhe sulmon si paranojak një nga figurat kyce të Bundestagut për këtë cështje që shkoi në zyrë dhe ia tha të gjitha. Ke bërë një kërcënim të turpshëm. Hiq dorë nga kërcënimi i Evropës se Shqipëria mund të bjerë në kthetrat e ISIS apo Putinit, ti mund të përfundosh në llumin e plehrave të historisë por Shqipëria nuk lëkundet nga historia e integrimit. Mos e trash këtë bisedë sepse mund të marrësh sic mori tjetërkush kartonin e kuq, mos mendo se me kërcënime gjynjëzon Evropën,. vërtet sot është e bazuar në filozofinë e paqes por sot është më e fortë se kurrë. Prandaj lëri ato dëngla ti, na flet për faktorë të tretë. Për ta mbyllur u ktheve nga Gjermania sikur po vije nga Kuba, po pse, filloi fjalimi 20 min kundër opozitës, duhet të dini një gjë, Gjermania është vendi sot më i fuqishëm ekonomik, edhe politik dhe në standartet demokratike. Mendove ti se Angela Merkel, është e kënaqur ta përdorësh për sulme të shpëlara ndaj opozitës? Po je i biri i të atit ti , opozita s’mund të presë kurrë përgëzime nga asnjë shtetar përmes teje, fatmirësisht kancelarja përgëzimet ia ka përcjellë opozites jo përmes teje por direkt përmes kryetarit të saj.

Të mbetet të kënaqesh duke mashtruar shqiptarët se komisioni nuk vuri kushte, se negociatat u hapën, dhe mbrapa pastaj, jo po duhet edhe një raport tjetër, ky dërgoi Bushatin në të gjitha kancelaritë me kërkesën na jepni atë që i dhatë Serbisë, përgjigja ishte kartoni i kuq. Sepse Vucicit i besonin dhe këtij nuk i besonin. Kërcen nga halli dhe sevdaja por e vërteta kjo është atij ia dhanë dhe ty s’ta dhanë. Me Edi Ramën, doni mashtirm keni mashtrime, nuk ka integrim”, tha Berisha.

Kategori
Uncategorized

Përplasje e fortë në qeverinë Rama/ Vëllai i ministrit dhe Ditmir Bushati fyerje e kërcënime. Ja SMS-të…

Përplasje e fortë në qeverinë Rama/ Vëllai i ministrit dhe Ditmir Bushati fyerje e kërcënime. Ja SMS-të...

Një përplasje e fortë ka ndodhur në Qeverinë Rama, ku është përfshirë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe vëllai i ministrit të Mjedisit, Leonard Koka.

Sherri mes tyre nisi për skandalin që u publikua dje nga mediat italiane për konsullatën shqiptare në Milano.

Syri.net disponon bisedën e ashpër mes ministrit Bushati dhe vëllait të ministrit Lefter Koka. Pas kritikave të vëllait të ministrit të Mjedisit, ministri Ditmir Bushati i ka kthyer një përgjigje të paprecedentë duke e kërcëunar.

Shikoni më poshtë bisedën mes Leonard Kokës dhe Ditmir Bushatit:

Image

Kategori
Uncategorized

“Të lumtë ty, ne na le pa punë”, çfarë i sugjeron Rama komentuesit në Facebook.

“Të lumtë ty, ne na le pa punë”, çfarë i sugjeron Rama komentuesit në Facebook

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me disa qytetarë që komentojnë në statuset e tij në Facebook.

Shkak është bërë ndryshimi i fotos që Rama ka zgjedhur si cover të profilit të tij, një nga punimet e veta ekspozuar së fundi në ekspozitën në Nju Jork.

Komentuesi: Te lumte ty kryeminister ne te tjeret na le pa pune

Rama: Miremengjes Fitim, ku e pret punen, ketu ne Facebook? Ke shkuar tek zyra e punes apo je ne Milano? Nese je ne Vlore siç shkruan, te sugjeroj te shkosh tek zyra e punes. Vetem ne zyrat tona te punes aktualisht 27 mije vende te lira. Kurajo dhe sukses!

Komentuesi: Se kur je mire nga hallet dhe mbetjet urbane te duken art….. hahahaha hallall… une nuk jam personifikimi i bukurise po kur isha pa halle me dukej vetja king.

Komentuesi: Diten e paske zen me stres Zoti Rama!!!

rama8

Kategori
Uncategorized

PASI DENONCOI RREZIKUN NGA DONALD TRUMP, RAMA I PËRVISHET RUSISË DHE ISIS-it.

15292857_10209120828151887_1899359632_o

“Rusia dhe militantët islamikë mund të tentojnë të zgjerojnë ndikimin e tyre në Ballkan nëse Bashkimi Europian nuk i pranon si anëtare këto vende”, – kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë të publikuar të mërkurën.

Rama i tha gazetës “Frankfurter Allgemeiner Zeitung” se është në interesin e BE që të sjellë në radhët e saj vendet e Ballkanit.

Nëse duam të kemi një BE të sigurt dhe të qëndrueshme, nuk është mirë që të krijohen vrima”, tha Rama.

Përveç kësaj, nuk do të harrojmë se ka aktorë të tretë, që po luajnë lojën e tyre dhe që mund të përfitojnë nëse BE lë një vakuum këtu,” tha Rama.

Po flas për Rusinë, por po flas edhe për Islamin Radikal,” shtoi Rama. Sipas Reuters, diplomatët në Ballkan thonë se Rusia po tenton të zgjerojë ndikimin në vende si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe tashmë edhe Shqipëria.reuters

Rama tha se Shqipëria do të vazhdojë rrugën drejt BE, po ka dyshime mbi aftësitë e bllokut për të pranuar anëtarë të rinj.

Nuk është problemi te koha që na duhet, është fjala tek vullneti i BE për të vazhduar të zhvillohet. Në këtë kohë ne jemi politikisht në formë të mirë, por BE nuk është”.

Kjo deklaratë e kryeministrit shqiptar në arenën e trazuar ndërkombëtare, vjen pas denoncimit që ai i bëri disa muaj më parë rrezikut që vinte nga kandidati amerikan Donald Trump, pas betejës së palodhur të Ramës me grekët dhe 20 ditë pas ekspozitës me vizatime që ai hapi në New York.

Kategori
Uncategorized

Berisha: Si do të arrihet bashkimi kombëtar.

 

Çfarë duhet të bëje Kosova për demarkacionin

– Z. Berisha, si po i gjen shqiptarët ky 28 Nëntor?
Së pari, përfitoj nga rasti t’u uroj ju Mimoza, drejtuesve, gazetarëve, punonjësve, lexuesve të “Bota Sot” dhe mbarë shqiptarëve: Gëzuar 28 Nëntorin, Festën  e Flamurit dhe Ditën e Çlirimit të Shqipërisë! Kjo ditë, që është dhe festa e të gjitha festave tona, i gjen shqiptarët të lirë dhe në përpjekje të vyera për ndërtimin e sistemit demokratik, integrimin europian dhe euroatlantik, gjen Kosovën në një proces negociatash me Serbinë, proces i një rëndësie jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.
Por, krahas kësaj, përsëri duhet thënë se kjo festë i gjen shqiptarët me probleme serioze. Së pari, Shqipërinë e gjen të shndërruar në kanabistan, si rezultat i një politike pothuaj zyrtare, të papërgjegjshme të qeverisë, që ka nxitur në shumë mënyra mbjelljen masive të kanabisit në mbarë vendin dhe që beson se me para droge do të zhvillojnë Shqipërinë. Pas diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, shndërrimi i Shqipërisë në Kolumbinë e Europës, siç po e quajnë atë mediat e mëdha të botës, është goditja e dytë më e rëndë për imazhin ndërkombëtar të vendit tonë. Sot territori i vendit në të katër anët e tij është në kontroll direkt të qindra bandave të armatosura, roje të plantacioneve të kanabisit.
Përveç kësaj, kjo festë e gjen Shqipërinë në vendin, në të cilin krimi i organizuar, për shkak të lidhjeve të tij me nivelet më të larta të pushtetit, është vendimmarrësi më i fuqishëm i vendit. Ai bën ligjin në rrugë, institucione, Parlament, ministri, Kryeministri dhe kudo. E gjitha kjo sepse, në trashëgiminë politike të Edi Ramës, për etërit e tij shpirtërorë krimi që “duhej”, që “ndihmonte për mbajtjen e pushtetit” ishte i dobishëm, madje dhe i admirueshëm për aktet e tij!
Krimi i lidhur me pushtetin iu garanton pushtetarëve atë që ligji nuk ua lejon, pushtetin e pakufizuar, ata realizojnë nëpërmjet tij pushtetin pa kufij!
Por përveç këtyre, dramatike është se kjo festë i gjen shqiptarët duke u larguar masivisht nga Shqipëria. Këto dy vite, rreth 100 mijë, shumë prej tyre shtresë e mesme, u larguan nga vendi, kërkuan azil politik në Gjermani dhe vende të tjera të BE-së. Ndërkohë që, sipas Zyrës Federale të Azilit në Gjermani, në vitet 2011-2012, të marra së bashku, gjithsej vetëm 434 qytetarë nga Shqipëria kërkuan azil politik në Gjermani. Kurse vetëm në shtatorin e vitit të kaluar, në Gjermani kërkuan azil politik 8300 qytetarë nga Shqipëria.
Shqiptarët kremtojnë këtë festë pasi Edi Rama dhe qeveria e tij, ndonëse kishin të gjitha mundësitë, nuk plotësuan kushte t e caktuara nga BE-ja për hapjen e negociatave dhe hapja e tyre shtyhet, së paku, me dy vite të tjera. E tëra kjo sepse pushteti dhe pasurimi personal ishin përparësitë absolute të tij dhe qeveritarëve të tij!
Në Kosovë, probleme serioze lidhen me moszbatimin e marrëveshjeve nga Serbia, me një ngadalësi në procesin e integrimin të saj në BE, por dhe të njohjeve të saj të domosdoshme për anëtarësimin e OKB, si dhe me ngërçin institucional në Parlament etj.
Në Maqedoni, shqiptarët gjenden para një albanofobie, për mendimin tim, në rritje dhe të rrezikshme për stabilitetin e vendit dhe para mungesës së vullnetit nga komiteti ndërkombëtar për t’u angazhuar në çështjet e krizës ndëretnike në këtë vend, që është dhe kriza kryesore dhe më e rrezikshme në Ballkanin Perëndimor, e cila gjykoj se kërkon pa humbur kohë amendimin e Marrëveshjes së Ohrit, shtrirjen e mekanizmit Badinter në vendimet e qeverisë, si dhe decentralizimit apo federalizimit të këtij vendi. Ndërkohë, shqiptarët në Preshevë, Bujanovcë dhe Medvegjë përjetojnë diskriminim tejet të thellë. Përveç këtij diskriminimi serb, ato dëmtohen edhe nga kundërshtitë e forta të brendshme, që dobësojnë dhe nuk forcojnë zërin e tyre.
Shqiptarët në Mal të Zi, me gjithë progresin thelbësor që kanë njohur, përsëri atyre ju mohohet e drejta e Komunës së Tuzit. Së fundi ka një lajm pozitiv dhe urojmë që të bëhet realitet. Edhe këtu kundërshtitë e forta të brendshme midis shqiptarëve pjesëtojnë, si të thuash, forcën e pushtetit të tyre. Me gjithë këto vështirësi dhe të tjera që nuk i rendita shpresoj dhe uroj që kahja pozitive të mbizotërojë për ne.

– Si ka ecur bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë ndër vite?
Mendoj se bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë ecën dhe zhvillohet, por duhet të kishte ecur shumë më shpejt.
Ky bashkëpunim është natyral, pra proces i pandalshëm, i parikthyeshëm, por çështja është si të shpejtohet, si të kapërcehen sa më shpejt pengesat në rrugën e këtij bashkëpunimi. Duhet të pranojmë se pengesa kryesore për këtë bashkëpunim kanë qenë dhe janë:
o Së pari, trashëgimia 50-vjeçare komuniste, gjatë të cilës, jo bashkëpunim, por ndarje dhe mosbashkëpunim, ishin ligj.
o Së dyti, një përpjekje e padrejtë, pas çlirimit të Kosovës, e komitetit ndërkombëtar, për të ngadalësuar sa më shumë këtë bashkëpunim. Fakt është se, deri sot, edhe pas 16 vitesh të çlirimit të Kosovës, në bashkëpunimin midis dy vendeve në tërësi, nuk ekziston asnjë projekt i përbashkët, i financuar nga komuniteti ndërkombëtar, përveçse linjës së ndërlidhjes energjetike, të projektuar dhe financuar nga qeveria gjermane para vitit 2013 dhe që tani që ka përfunduar po e mban peng Serbia duke kërkuar në shkëmbim, cenimin e sovranitetit të Kosovës dhe penguar kështu bashkëpunimin rajonal.
o Së treti, një pengesë e madhe, tejet serioze në bashkëpunimin midis dy vendeve ishte dhe mungesa e infrastrukturës lidhëse ndërmjet dy vendeve. Vetëm pas vitit 2005 u ndërtua infrastruktura moderne rrugore, në të gjitha vendkalimet midis dy vendeve. Por kjo infrastrukturë rrugore, duhet me çdo kusht të ndiqet nga infrastruktura moderne hekurudhore.
Hekurudha Milot-Prizren apo Tiranë-Prishtinë, duhet të jetë projekti i të gjitha projekteve infrastrukturore midis dy vendeve. Kjo hekurudhë është jetike për dalje të lirë të Kosovës në det për transportin e mallrave.
Kjo linjë ka rëndësi të madhe për rajonin, kompletimin e korridorit shqiptar, që është dhe korridori rajonal më fizibël. Me ndërtimin e kësaj hekurudhe, Shqipëria përfiton gjithçka buron nga pozicioni gjeostrategjik i saj. Korridori shqiptar, hekurudha, autostrada etj., do të shndërrojnë portet e Shqipërisë në portet më të rëndësishme të rajonit tonë.
Por dua të theksoj se marrëdhëniet aktuale Shqipëri-Kosovë po i dëmtojnë disa qëndrime të bazuara në mentalitete, dekonsiderata të vjetra atërore të Edi Ramës ndaj Kosovës. Për udhëheqjen e vjetër komuniste, të instaluar  në Tiranë nga Beogradi, që nga themelimi i PKSH nga serbët Popoviçi dhe Mugosha dhe vendosja nga ana e tyre më vonë e Enver Hoxhës në krye të saj, Kosova gjithnjë ishte një çështje e tradhtuar. Shqiptarët, mjerisht nuk njohin historinë e tyre.
Nënshtrimi i udhëheqjes politike të Tiranës ndaj Beogradit, u ka kushtuar tmerrësisht shtrenjtë shqiptarëve në tërësi dhe Kosovës në veçanti. Kur shikon disa qëndrime të Edi Ramës që, njëlloj si etërit e tij, ka shndërruar Beogradin përsëri si dikur në Mekën e të majtës shqiptare, nuk mund të presësh asgjë tjetër prej tij, përveçse përçarje në çdo hap.
Duke thënë këto, sqaroj se mbështes plotësisht përpjekjet për bashkëpunim normal midis Shqipërisë dhe Serbisë, natyrisht jo në dëm të Kosovës. Shqipëria në asnjë rast nuk mund të marrë monopolin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe duke shmangur, anashkaluar Kosovën. Jam i bindur se një qëndrim i tillë u shërben ambicieve dhe qëllimeve serbe, por jo normalizimit të marrëdhënieve shqiptaro-serbe.

– Cili është komenti juaj rreth debatit shqiptar-kosovar?
Sot, ky është një debat qesharak, banal i njerëzve, të cilët kur nuk japin dot në fushën e vlerave, angazhohen me të gjithë ligësinë, injorancën, perversitetin e mendimit, në riciklimin e një pikëpamjeje të vjetër të përpunuar në ish-Jugosllavi nga pushtuesit e Kosovës. Argumentet e tyre mjerane, që shkojnë edhe tek fiset ilire, dëshmojnë qartë padijen, deficitin e madh që kanë në njohuritë për gjenezën, formimin dhe zhdukjen e kombeve në tërësi, si dhe për gjenezën e kombit shqiptar, ADN-në e identitetit të tij.
Këta dhe debati i tyre janë pa të ardhme dhe në këtë kontekst, nuk ia vlen të ndalesh në këtë debat.
Ideja e kombit kosovar është një produkt i vjetër i racizmit antishqiptar dhe albanofobisë. Serbët, provuan dhe dështuan në projektin e shfarrosjes së shqiptarëve nga trojet e tyre mijëravjeçarë në Kosovë dhe treva të tjera, me gjenocidet që kryen ndaj tyre gjatë luftërave ballkanike dhe në vitet 1945-1947.
Millosheviçi, në vitet ’90 të shekullit që shkoi, do t’i deklaronte gjeneralit Wesley Clark se, “vramë e vramë dhe do t’i vrisnim të gjithë shqiptarët, por ju nuk na latë”. Pas këtij dështimi ata përpunuan nocionin e ndarjes së kombit tonë në shqiptarë dhe kosovarë, dhe të gjuhës tonë në gjuhë shqipe dhe kosovare, pra gjuhë të kombit kosovar.
Qëllimet ishin shumë të qarta. Meqenëse identiteti i shqiptarëve është i bazuar në gjuhën, kulturën e tyre, atëherë operacionin duhet t’ja u bëjmë pikërisht në ADN-në e gjuhës dhe kulturës, në mënyrë që t’i klonojmë.
Kështu, e shkëpusim nga trungu kombin kosovar dhe pastaj e dimë ne se si do ta transfigurojmë atë, pra, fillimisht nga shqiptarë në kosovarë dhe më pas nga kosovarë në hiç. Me suksesin e këtij projekti racist albanofob, do të arrihej që pushtuesit e Kosovës nuk do të kishin të bënin më me 6 milionë shqiptarë vazhdimësi etnike dhe gjeografike kudo që ndodhen, por me më pak se dy milionë kosovarë dhe dora-dorës do u rezervonin atyre vdekjen e ëmbël, zhdukjen e tyre nga faqja e dheut.
Ndaj dhe mund të thuhet se çdo njeri që i lejon vetes të flasë për komb kosovar, është një individ me ADN dhe identitet shqiptar të denatyruar dhe ky është një fenomen, sado tejet i kufizuar, por real. Shqiptarë me gjak shqiptari të denatyruar, dhe që gjallojnë me gjakun e kombit që i kanë falë shpirtin, si këta ka patur, ka dhe do të ketë, dhe jo vetëm tek ne, por edhe tek kombet e tjera.
Kështu që, papagajtë e kombit kosovar janë thjesht një grup mjeranësh kudo që janë, në Prishtinë dhe Tiranë, me identitet të denatyruar dhe që kanë zgjedhur të mbijetojnë me gjak serb, sepse ashtu ndjehen më të lumtur. Bazuar në këtë koncept, këta janë zelltarët më të mëdhenj të falsifikimit vulgar të historisë së kombit dhe në këtë funksion, ato fabrikojnë nga mëngjesi deri në darkë, mashtrime, trillime dhe falsifikime. E kanë bërë këtë nën pushtimin serb apo diktaturën e Enver Hoxhës, e bëjnë tani në liri, duke faktuar se kanë mbetur skllevër të së shkuarës së tyre.

– A duhet të bëhet edhe më shumë sa i përket marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë?
Midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk ekziston një bashkëpunim ekonomik intensiv. Rezultatet e deritanishme janë modeste. Këtë e faktojnë statistikat e investimeve dhe shkëmbimeve të mallrave të ndërsjella. Krijimi i një hapësire ekonomike të përbashkët Shqipëri-Kosovë duhet të jetë përparësia madhore e qeverive të dy vendeve. Në këtë drejtim është e domosdoshme njësimi i të gjitha ligjeve, praktikave, të drejtave, detyrimeve të qytetarëve në të dy vendet, heqja e doganave apo zbatimi i modelit europian slloveno-austriak të doganave, të cilën ne po përgatiteshim ta vendosnim. Për krijimin e një hapësire ekonomike të përbashkët, duhet vendosja e niveleve tatimore të njëjta, praktikave identike në çështjet e pronësisë, investimeve, si dhe shfrytëzimi i përbashkët i potencialeve energjetike, turistike të dy vendeve. Të gjitha këto do të bëjnë të mundur krijimin e tregut shqiptar unik dhe dyfishimin e fuqisë së tij.

– Çka duhet bërë më tepër, në mënyrë që eksportet serbe të mos e përmbytin ekonominë e Kosovës, si mund të orientohemi kah eksportet e Shqipërisë?
Mendoj se rruga kryesore është rritja e kompetitivitetit dhe prodhimit në Shqipëri dhe Kosovë. Potencialet e Shqipërisë dhe Kosovës në këtë drejtim janë shumë të mëdha, të marra së bashku ndofta dhe më të mëdha se sa të Serbisë.

– A jeni të kënaqur me bashkëpunimin në arsim dhe shkencë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë?
Mendoj se hapa të rëndësishëm janë bërë në fushën e arsimit, kurse në fushën e shkencës ky bashkëpunim është i paktë. Sidoqoftë, në të dy fushat, në tërësi bashkëpunimi është modest dhe ka mundësi të mëdha zgjerimi. Duhet të vazhdohet me unifikimin e kurrikulave në të gjitha ciklet e arsimit, fondet për shkencën duhet të jenë njëlloj të hapura për studiuesit e dy vendeve, duhet të inkurajohen programe dhe projekte të përbashkëta kërkimore, madje tërësisht të hapura dhe për shqiptarët e trevave të tjera dhe të emigracionit dhe diasporës.
Në këtë drejtim, do të thoja se kënga dhe muzika prijnë, janë frymëzuese për të gjitha fushat e tjera të artit dhe kulturës.

– Sa janë duke bërë Shqipëria dhe Kosova për avancimin e çështjes shqiptare në Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi?
Mendoj se të dy vendet po bëjnë pak dhe kjo apati në qëndrimin ndaj shqiptarëve të trevave të tjera duhet të marrë fund. Qeveritë e dy vendeve duhet të bëjnë gjithçka dhe pa asnjë kompleks, që shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në vendet fqinje, të gëzojnë liritë dhe të drejtat që iu garantojnë atyre kushtetutat e këtyre vendeve, konventat ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe minoriteteve që kanë firmosur këto vende.
Gjykoj se është e domosdoshme që të dy qeveritë të ndajnë fonde të veçanta për të ndihmuar dhe investuar në infrastrukturën bazë në këto zona, siç bëjnë të gjitha qeveritë e rajonit. Kështu për shembull, është i papranueshëm qëndrimi i dy qeverive, mungesa e solidaritetit nga ana e tyre me banorët e lagjes së Trimave në Kumanovë, të cilëve, autoritetet maqedonase, në një përpjekje kriminale për t’i spastruar nga Kumanova, ju shkatërruan atyre me tanke, murtaja e granatahedhësa, shtëpitë. Rindërtimi i shtëpive të shkatërruara dëshmonte jo vetëm solidaritetin vëllazëror ndaj tyre, por do të ishte dhe një sinjal i fortë se nuk do të pranohet asnjë praktikë e spastrimit të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre.

– Si i komentoni zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, sa i përket marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, e cila ka një vit që nuk po ratifikohet?
Unë, duke qëndruar me dëshirë në anën e opozitës, sepse edhe vetë jam opozitë, kam qenë, jam dhe do të mbetem kategorik kundër bombave të gazit dhe dhunës në Kuvendin e Kosovës, me bindjen më të thellë se këto dëmtojnë shumë imazhin, njohjet ndërkombëtare dhe investimet në Kosovë.

– Nga këndvështrimi juaj, a pati ndonjë gabim në përcaktimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi?
Nuk mund të them se pati ndonjë gabim në përcaktimin e vijës së kufirit, pasi deri para pak kohësh, në dijeninë time, përveç deklaratave, ankesa konkrete me dokumente nuk ka patur. Së fundi, një përfaqësi e komunitetit të Rugovës, që është dhe kufitar me vijën e kufirit ka paraqitur një peticion në qeveri. Uroj që qeveria të shqyrtojë këtë peticion. Me këtë rast, theksoj dhe një herë se e vërteta e hidhur është se, vijat e kufirit të Kosovës, përveçse me Mitrovicën e Veriut, bie në toka e territore shqiptare të banuara nga shqiptarë. Kështu që, në çdo ndarje një problem del. Por këtu duhet parë se cila vijë ndarjeje përdoret si referencë për demarkacionin. Departamenti i Shtetit, ka deklaruar se vija e demarkacionit është përcaktuar me korrektesë. Opozita mund t’i kërkojë qeverisë amerikane vlerësimin e saj dhe dokumentacionin përkatës. Unë besoj se ai është objektiv dhe i paanshëm.

– Pse qeveria shqiptare nuk u deklarua sa i përket kësaj marrëveshjeje?
Unë nuk e di përse qeveria shqiptare nuk është prononcuar për këtë marrëveshje. Ndofta, ka preferuar që në heshtje të duket si neutrale, por në fakt mbështet njërën palë.

– Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mos kenë liri të lëvizjes, sipas jush kush po e pengon liberalizimin e vizave për Kosovën?
Ky është një diskriminim i pamerituar dhe lëndues që iu bëhet qytetarëve të Kosovës. Në bindjen time Kosova plotëson, madje ka plotësuar prej kohësh, edhe para Serbisë, kushtet për liberalizimin e vizave. Por këtu mesa duket ndërhynë, ndofta edhe për llogari të Serbisë, ndonjë nga vendet që nuk ka njohur Kosovën.

– A duhet t`u njihet qytetarëve të Kosovës e drejta për të pasur pasaportë të Republikës së Shqipërisë?
Mendoj se po, por dhe anasjelltas. Për këtë është e domosdoshme që të dy vendet e pavarura, mbi bazën e një marrëveshjeje midis dy qeverive, pas heqjes së vizave të Kosovës me BE-në, të zgjidhin përfundimisht problemin e shtetësisë. Theksoj këtu mbi bazën e një marrëveshje, sepse kjo tani nuk mund të bëhet me vendime të njëanshme, sikundër kjo marrëveshje, për arsye të njohura nuk mund të hyjë në fuqi para liberalizimit të vizave me Kosovën nga Bashkimi Europian.
Çdo shqiptar, pavarësisht ku banon, në Shqipëri apo në Kosovë ose në treva të tjera, duhet të ketë të drejtë të marrë shtetësinë që do apo të marrë dyshtetësinë, pra të Shqipërisë dhe Kosovës. Aktualisht për të gjithë shqiptarët e tjerë me banim jashtë territorit të Kosovës, një vendim i qeverisë së mëparshme iu njeh atyre të drejtën e shtetësisë dhe pasaportës shqiptare. Edi Rama, sapo erdhi në pushtet nuk anuloi, por bllokoi vendimin për shtetësinë. Ai për këtë çështje madhore ka një qëndrim albanofobik. Mesa kuptoj ai ka frikë shumë nga dominimi elektoral i  pakthyeshëm kundër të majtës në Shqipëri. Unë nuk kam asnjë kompleks nga kjo. Por, në rast se i japim përgjigje problemit të shtetësisë, atëherë përkohësisht për disa ekuilibra të brendshme, mund të përdoren praktikat e njohura të proporcionalitetit të zbatuara edhe nga vende të tjera. Shtoj këtu se fobia e tij me motive elektorale po iu mohon të drejtën e votës emigrantëve dhe shqiptarëve të diasporës nga Shqipëria.

– Si mund të arrihet deri tek bashkimi kombëtar?
Bashkimi kombëtar i shqiptarëve duhet pranuar si një proces evolutiv, në bindjen time i pashmangshëm. Këto ditë, një ish-zyrtar i lartë i diplomacisë amerikane, Christopher Hill deklaroi në një intervistë në Shqipëri se ishin shqiptarët vetë (fjala për dekadën e fundit të shekullit që shkoi) që nuk donin bashkimin. Ai tha të vërtetën.
Beteja e shqiptarëve dekadën e fundit të shekullit që shkoi, ishte për lirinë, pavarësinë e Kosovës dhe jo për bashkimin kombëtar. Mbi bazën e kësaj platforme, ndonëse nën pushtim, u shpall pavarësia e Kosovës nga presidenti Rugova, u zgjodhën institucionet drejtuese dhe u ndërtua pushteti paralel i shqiptarëve.
Në Shqipëri, Partia Demokratike u themelua si parti e interesit kombëtar, mund t’ju them si parti e idealit të bashkimit kombëtar. Unë isha rritur, formuar jo me ëndrrën e pavarësisë së Kosovës, por atë të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Për mua, në koshiencë dhe subkoshiencë Kosova ishte vetëm një krahinë e pushtuar e Shqipërisë, që duhej çliruar. Por do të ishte PD ajo që do t’i paraqiste në vitin 1991, Parlamentit të Shqipërisë rezolutën për njohjen e Republikës së Kosovës. Pse ky ndryshim?
Së pari, ky ishte vullneti i popullit të Kosovës nën pushtim.
Së dyti, kjo ishte rruga e vetme për të shmangur një ndarje tjetër të dhembshme të trojeve shqiptare, ndarje që do të shoqëronte bashkimin dhe që në të cilën padiskutim shqiptarët përsëri do të humbisnin përgjithmonë territore të tjera.
Unë i kam të freskëta ende takimet me shtetarë të tjerë, momentet në të cilat ata, në bisedime me mua skuqeshin nga inati kur unë mbroja idenë e dy shteteve shqiptare. Madje ndodhte që humbisnin durimin dhe etikën dhe zotoheshin para meje se kjo kurrë nuk do të ndodhte. Ndërkohë që nuk ishin kundërshtues për ndarje dhe bashkime të reja në këto treva. Prandaj dhe shqiptarët, në të dy anët e kufirit, ishin për pavarësinë e Kosovës dhe jo për bashkim kombëtar në kushtet e asaj kohe. Shqiptarët, tani të lirë, duhet të jenë të vetëdijshëm se procesi i bashkimit kombëtar mund të vijë vetëm si një proces paqësor i dy shteteve demokratike të pavarura, në të cilin ata nuk i marrin kujt, qoftë dhe një kilometër katror. Ky proces do të mund të ndodhë vetëm në ujdi të plotë me SHBA, BE, vendet anëtare dhe OKB, si dhe të gjithë ata që bënë të mundur pavarësinë e Kosovës.
Por në këtë proces, rëndësi kryesore ka që ne t’i bëjmë kufijtë tanë të parëndësishëm, thjesht konvencionalë. Është e domosdoshme që Shqipëria dhe Kosova, gradualisht pa asnjë lloj kompleksi të njësojnë të gjitha ligjet, aktet nënligjore, praktikat, në mënyrë që qytetarët shqiptarë, kudo që jetojnë, të ndjehen në vendin e tyre, pavarësisht nga kufiri. Në këtë aspekt, standardet europiane përbëjnë një bazë të shkëlqyer unifikimi dhe mundet që integrimi i plotë i dy vendeve në BE të lehtësojë dhe më shumë këtë proces.
Në bashkëpunimin ndërmjet tyre, shqiptarët nuk duhet të kenë asnjë kompleks nga akuzat për Shqipërinë e Madhe. Kjo e fundit është sajesë antishqiptare e pushtuesve të trojeve shqiptare dhe miqve të tyre. Një bashkim kombëtar i shqiptarëve nuk është krijimi i Shqipërisë së Madhe. Kjo e fundit nuk ka ekzistuar kurrë në asnjë kohë, por është fundi i padrejtësisë së madhe që ju bë kombit shqiptar në Konferencën e Londrës, duke ia copëtuar në 5 shtete territoret e tij.
Cilido që është i interesuar, le t’u referohet dokumenteve, hartave të kësaj konference. Ato dokumente pohojnë se thjesht po copëtoheshin territoret, jo të Shqipërisë së Madhe, por sipas të gjitha hartave të tyre, të Shqipërisë që paraqitej në këto harta si një entitet etnik, kufijtë e të cilës shtriheshin vetëm në territore ku shqiptarët ishin shumicë etnike dhe vazhdimësi gjeografike. Pikërisht mbi këto harta të Shqipërisë, u hoqën vijat dhe 2/3 e territoreve të banuara nga shqiptarët, dhe të konsideruara si territore të Shqipërisë iu dhanë si shpërblim fqinjëve tanë grabitqarë.
Serbomadhia, Bullgaromadhia, Grekomadhia, Rumunomadhia që të gjitha ishin projekte, harta të bazuara në luftëra të përgjakshme, pushtimesh të egra të tokave dhe territoreve të të tjerëve, spastrimesh etnike, gjë që nuk ka ndodhur kurrë me shqiptarët. Ndërkohë në të gjithë shekujt nuk ekziston qoftë dhe një hartë e vetme në arkivat apo bibliotekat e botës që të paraqitet si hartë e Shqipërisë së Madhe.
Askush, asnjë historian nuk mund të faktojë me ndonjë hartë apo dokument se shqiptarët pushtuan territore dhe spastruan popullata të fqinjëve tanë. Ndaj dhe duhet hedhur poshtë me përçmim çdo insinuatë, sipas të cilës bashkimi i kombit shqiptar është krijimi i Shqipërisë së Madhe. Dhe një herë, ky bashkim është vetëm fundi i njërës prej padrejtësive më të mëdha historike të fuqive të mëdha të Europës së fillimshekullit të kaluar. Për më tepër, kjo padrejtësi e tmerrshme, siç dihet u bazua në motive dhe parime të racizmit fetar, të cilin sot asnjëra nga demokracitë e mëdha perëndimore nuk i pranon më. Përveç këtyre, këto fuqi, me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës bënë një korrigjim të rëndësishëm të kësaj padrejtësie ndaj shqiptarëve dhe shpresoj e besoj se ajo gradualisht do të korrigjohet plotësisht në interesin më të mirë jo vetëm të kombit shqiptar, por dhe kombeve të tjera, paqes së qëndrueshme, bashkëpunimit dhe stabilitetit në rajon.

– A kanë pasur ndonjë rezultat sipas jush mbledhjet mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë?
Mbledhjet midis dy qeverive janë një zhvillim pozitiv dhe mendoj i domosdoshëm. Por, po hyri Edi Rama në mes ato përfundojnë në fasadë ndaj dhe përveç fotos, përgatitja dhe vendimet e tyre, kanë qenë thuaj të ngjashme, sikur takoheshin autoritetet e dy njësive të qeverisjes vendore, të themi Shkodrës dhe Pejës apo Gjakovës dhe Krujës. Edhe këto bashki dhe komuna mund të jepnin jo 100 mijë, por dhe dy herë më shumë euro sa dhanë dy qeveritë për maternitetin e Preshevës.
Në mbledhjen e fundit folën për një projekt të mëparshëm të investimit të përbashkët në fushën e termoenergjisë dhe do të ishte e dobishme që ky projekt të konkretizohej. Uroj që axhenda e tyre të përqendrohet në krijimin e hapësirës së përbashkët ekonomike, njësimin e të gjitha ligjeve, standardeve dhe praktikave, zgjidhjen e çështjes së shtetësisë, projekte të përbashkëta veçanërisht në përfundimin e hekurudhës dhe korridorit shqiptar të rajonit etj. Sidoqoftë takimet duhet të vazhdojnë!

– Z. Berisha çfarë dini për rastin e zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha, pasi në këtë rast është apostrofuar shpeshherë edhe emri juaj?
Unë emrin e biznesmenit Remzi Hoxha e kam dëgjuar për herë të parë nga z. Adem Demaçi, i cili më ka ardhur në zyrë dhe më ka shprehur shqetësimin e tij se ky person është zhdukur në Shqipëri. Menjëherë kam ngarkuar të gjitha autoritetet përkatëse të Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme, Shërbimit Inteligjent dhe prej tyre më është raportuar se ato nuk kishin asnjë dijeni për personin në fjalë.
Nuk kam patur absolutisht asnjë informacion, siç është folur më vonë se ky person ishte i implikuar në autobombën kundër Gligorovit dhe më pas u tha dhe në atentat ndaj meje.
Pas kalimit në opozitë, qeveria e atëhershme më akuzoi mua për krime kundër njerëzimit, 8 muaj para se Gjykata Ndërkombëtare të akuzonte Milosheviçin dhe nuk bëri asnjë prononcim për zhdukjen e biznesmenit në fjalë. Nuk i di arsyet pse heshtën! Sigurisht hetuan, por nuk gjetën asnjë lidhje.
Më vonë janë bërë arrestime të punonjësve të Shërbimit Informativ dhe personat janë liruar nga gjykatat si të pafajshëm, ndërkohë që siç dihet, Prokurorinë e kontrollonte tërësisht PS.
Duke mirëkuptuar dhembjen e familjarëve për njeriun e tyre të dashur, më duhet të them se përshtypje më ka bërë fakti që problemi i tij ngrihej në fushata elektorale. Këto janë gjithçka di unë për këtë çështje!

– Cili është vlerësimi juaj për ish-Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova?
Në mënyrë të përsëritur jam shprehur se Ibrahim Rugova është për kombin tonë politikani i vetëm gjenial. Ai si politikan, intelektual dhe misionar me vizionin, qëndresën paqësore, guximin, karakterin e papërkulshëm, njerëzinë dhe civilitetin e tij themeloi dhe udhëhoqi drejt pavarësisë Kosovën e sotme, shtet të lirë dhe sovran. Presideni Rugova, së bashku me komandantin legjendar Adem Jashari dhe të gjithë ata që luftuan dhe u flijuan për lirinë e Kosovës bënë të mundur që shqiptarët kudo që janë të festojnë të lirë dhe krenarë këtë ditë.

– A jeni ju për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën?
Pavarësia e Kosovës është dita më e shënuar e jetës time. Bashkimi i kombit shqiptar ka qenë dhe mbetet ideali im suprem, që nga çastet më të para të jetës time me vetëdije politike.

Intervistoi: Bota Sot

Kategori
Uncategorized

Bileta pa këthim:”Vrasësi i heshtur”, që po bën kërdinë ndër shqiptarë.

"Vrasësi i heshtur", që po bën kërdinë ndër shqiptarë

NGA DENIS DYRNJAJA

Brenda një viti ikën pa kthim ish deputeti, pedagogu e publicisti Gilman Bakalli si dhe ish aktorja dhe mjekja psikiatre Elida Cangonji. Ikën pa dëshirën e tyre, pa dijeninë e tyre. Ikën se i goditi pabesisht “vrasësi i heshtur”, që po bën kërdinë ndër shqiptarë. Gilmani dhe Elida e humbën betejën me vdekjen, sepse kjo e fundit kishte armën më të suksesshme sot për sot për të marrë jetën e një njeriu, të quajtur “KANCER”. Të dy i mori leuçemia akute. Por si ata, sa e sa të tjerë që nuk janë personazhe publikë, presin biletën e fundit vetëm vajtje nga kjo sëmundje, kjo epidemi më saktë, që po i korr njerëzit në Shqipëri si në një kohë e bilanc lufte. Po na vrasin ushqimet që prodhojmë, importojmë e tregtojmë, po na vret ajri që ndotin çdo ditë me karburantin pa cilësi, me makina jashtë standardeve, po na vrasin medikamentet e skaduara ose jashtë standardeve të kërkuara. Po na vret uji i pijshëm me përmbajtje metalesh të rënda, buka e ngjyrosur e me konservantë, po na vret mishi e fruta perimet me hormone. me.. me… me…me…ka kaq shumë me…sa nuk mbarojnë dhe për fat të keq të gjitha janë ushtarët dhe ndihmësit e kancerit që po na vret.

Njerëz kemi hyrë në llotarinë e vdekjes dhe kjo situatë na duket si lojë ende, përsa kohë nuk na ka rënë numri për në botën e përtejme, ne, ose një të afërmi tonë. Gilmani dhe Elida ikën me heshtjen e tyre të paqtë, që në fakt ulëret për gjëmën që pret çdo njërin prej nesh, prej fëmijëve tanë, prej të afërmeve tanë, nëse do të vazhdojmë të mos reagojmë për të ndalur shkaqet dhe kushtet që “KANCERi” të vrasë. Ne vazhdojmë të blemë çdo ditë me para në tregje, në pika karburanti e farmaci vdekjen tonë. Çfarë mos respekti që kemi për veten. E trishtueshme, por e vërtetë, reale në kuptimin më të plotë e të thellë të fjalës. Së shpejti do të takohemi Gilmani dhe Elida. Çdo njëri prej nesh po pret në rradhë të vijë tek ju me heshtjen dhe indiferencën ndaj kësaj vrasjeje masive që po na ndodh me koshiencën, por pa dëshirën tonë. Gilman dhe Elida na prisni, ne te gjithë do të vijmë shumë shpejt te ju, në këto kushte ndoshta edhe më shpejt nga ç’ikët ju. Një popull që hesht është i destinuar të vdesë!

Kategori
Uncategorized

Vettingu, opozita, Saliu, Rusia, Islami – fajtorët zyrtarë që bllokojnë e kërcënojnë Shqipërinë drejt BE-së.

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeiner Zeitung” se integrimi i Ballkanit në BE siguron stabilitet për  vetë unionin. Ai ka folur për rrezikun rus dhe atë të isalmit radikal, njësoj si një ditë më parë.

 Nëse duam të kemi një BE të sigurt dhe të qëndrueshme, nuk është mirë që të krijohen vrima. Përveç kësaj, nuk do të harrojmë se ka aktorë të tretë, që po luajnë lojën e tyre dhe që mund të përfitojnë nëse BE lë një vakuum këtu. Po flas për Rusinë, por po flas edhe për Islamin Radikal

shtoi Rama, raporton “Syri.net”.

Sa i përket Shqipërisë nuk ka asnjë raport që të cilësojë se Islami radikal kërcënon politikisht, apo ka ambicie për pushtet e të devijojë orientimin strategjik. Po kështu Rusia është një vend i përjashtuar në shumë drejtime; mjafton të kujtohet se prej dekadash nuk ka një shkëmbim vizitash të nivelit të lartë, as edhe formacione politike që janë të afiluara me Moskën nuk ka.

Nëse Edi Rama e ka fjalën për vende të tjera fqinje, kjo është punë e tyre dhe Shqipëria nuk ka as këllqe e as fuqi të ndikojë. Ndaj Tiranës zyrtare kemi parë të ketë ankesa për nacionalizmin e saj, e deri diku për një marrëdhënie preferenciale me përfaqësuesin më eminent të Islamit Politik, presidentin turk Erdogan. Ndaj këto insinuata janë lypje publike për një sinjal pozitiv për hapjen e negociatave duke u hakërryer majtas e djathtas pa asnjë ide.

Vetëm dy ditë më parë Kryeministri bënte fajtor opozitën për bllokimin e negociatave, fliste për vettingun e njollosje të imazhit. Sot flet për Rusinë dhe Islamin, ndonëse në një kontekst më të gjerë.

Parimisht kritika ndaj BE-së nuk qëndron: vetëm sot, në Varashavë, në takimin e Vishegradit, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, njohu progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor duke shtuar se progresi i tyre drejt anëtaësimit është i pakthyeshëm dhe madje ka dhënë edhe një datë për anëtaërsim: 3 vjet që tani. Po kështu në këtë takim është krijuar edhe grupi i mbrojtjes dhe lobimit për integrimin e Ballkanit Perëndimor, që e sintetizon më mirë energjinë në këtë drejtim.

https://europeanwesternbalkans.com/2016/11/30/mogherini-wants-to-see-irr…

Nuk është e qartë pra se ku shfaqen e zhduken këta armiq, të cilët përpara se të marrin vërtet rol strategjik në këtë drejtim duhet të kenë siguruar si premisë paaftësinë e shteteve si Shqipëria për të kapur disa standarde. Dhe këtu kryeministri ka detyrimin e një përgjigjeje:

a është gati Shqipëria për të fituar atë që pretendohet nga kjo qeveri? Apo ka punë për të bërë?

Një analizë e drejtë e kësaj situate – që do të jepet në dhjetor – e zhbën këtë diversion të vockël që prodhohet nga mistrecë ballkanikë.

Në fund dhe jo pa rëndësi është edhe vendimi i BE-së për të ngrirë negociatat me Turqinë, për shkak të standardeve. Dhe Turqia vlen shumë më tepër sesa disa vende të pashërueshme si këto të rajonit tonë. Atëherë kur Shqipëria u paragjykua për shkak të ndikimit të disa nacionalistëve, pra dy vjet më parë, argumentimini Ramës bënte sens – sot është thjesht alibia e atij që do të kapet pas fijes së barit

Kategori
Uncategorized

Arti i luftës / Nga vikingët te spartanët: Luftëtarët më madhështorë të historisë.

Arti i luftës / Nga vikingët te spartanët: Luftëtarët më madhështorë të historisë

Nga, aztekët vikingët te spartanët: Luftëtarët më madhështorë të historisë

Aztekët

10

Aztekët ishin ushtarë të famshëm dhe të pamëshirshëm në betejë. Ata visheshin zakonisht si kafshë, si shqiponja apo xhaguarë. Përdornin armë mjaft primitive, si shkopinj dhe harqe, por me efektivitet të madh. “Të qethurit” (Cuachicqueh) ishin luftëtarët më të mëdhenj, dhe sapo mbërrinte armiku, ata betoheshin se nuk do të bënin asnjë hap prapa. Ata u mundën përfundimisht nga spanjollët me armë shumë më moderne, por aztekët ishin një perandori e madhe, kryesisht për shkak të luftëtarëve të tyre të mëdhenj.

 

Mongolët

9

Mongolët janë konsideruar si barbarë dhe të egër. Ata dominuan Evropën me Azinë dhe ishin më të famshëm për kalërimin, të udhëhequr nga një prej komandantëve më të mëdhenj ushtarakë në histori, Genghis Kahni. Ata ishin shumë të disiplinuar dhe mjeshtra të përdorimit të harkut dhe shigjetë, ndërsa kalëronin. Ata përdornin një hark me shigjeta që mund të shponte tejpërtej mburojat, dhe ishin gjithashtu mjaft të mirë me heshta. Mongolët ishin mjeshtra të luftës psikologjike dhe kërcënimeve, dhe ndërtuan një nga perandoritë më të mëdha që ka parë ndonjëherë bota.

 

Mamlukët

7

Një mamluk ishte një ushtar-skllav, i cili konvertohej në Islam dhe u shërbente kalifëve myslimanë, si dhe sulltanë Ajubidë gjatë Mesjetës. Me kalimin e kohës, u bënë një kastë e fuqishme ushtarake, që shpesh mposhtnin edhe kryqtarët. Në më shumë se një rast, ata morën pushtetin për veten e tyre; për shembull, sunduan në Egjipt me Sulltanatin e Mamlukëve, në periudhën 1250-1517. Pasi Mamlukët ishin konvertuar në Islam, shumë prej tyre u stërvitën si ushtarë të kalorësisë. Mamlukët ndiqnin diktatet e furusijas, një kod që përfshinte vlera të tilla si guximi dhe bujaria, por edhe taktika kalorësie, gjuajtjes me hark dhe trajtimi të plagëve, etj.

 

Legjionet romake

roman-standards-tm

Shtylla kurrizore e ushtrisë romake, që çoi në ndërtimin e një perandorie, e cila ishte e pakrahasueshme në aspektin e madhësisë dhe fuqisë. Ata ishin këmbësori zakonisht të rënda me armaturë dhe një mburojë modeluar sipas grekëve të lashtë. Ata ishin mjeshtra të shpatës dhe shtizës, që i kombinonin me një mburojë. Legjionet romake përbëheshin nga ushtarët më të shëndetshëm e të pasur, që mund të përballonin prodhimin dhe mbajtjen e armëve dhe mburojave më cilësore. Ishin të disiplinuar, të mirë-armatosur, dhe kishin strategji të madhe, e cila vazhdoi përtej perandorisë së tyre.

 

Apashët

apache-warrior-tm

Apashët ishin si ninxhat e Amerikës. Ata i përvidheshin nga pas kundërshtarit dhe i prisnin fytin, pa e kuptuar fare. Ato përdornin armë primitive të bëra kryesisht nga druri dhe kockat. Ishin edhe luftëtarët më të mëdhenj me thikë që ka parë bota, dhe ishin shumë të mirë me topuz dhe hedhje sëpate. Apashët terrorizuan jugperëndimin e Shteteve të Bashkuara, madje edhe ushtria kishte probleme që t’i mundte. Ishin luftëtarë që godisnin dhe largoheshin me shpejtësi, dhe pasardhësit e tyre u mësojnë forcave speciale të kohëve të sotme, luftimin trup më trup.

 

Samurajët

4-samurai

Samurajët ishin kalorësit e Japonisë dhe zotërit e katanas. Ata ishin ushtarë të armatosur rëndë, të mbuluar me armaturë dhe të gatshëm të vdisnin për zotërinjtë e tyre. Ata vërvisnin shpatat më të mprehta që ka parë ndonjëherë bota, dhe ajo mund të të ndante fare kollaj më dysh. Ata ishin gjithashtu mjeshtra të Yumit (harkut), dhe ishin ndër luftëtarët më të mirë të botës së lashtë. Samurajët ishin si ushtarë profesionistë dhe stërviteshin fort, e luftonin duke ditur se në lojë ishte nderi i tyre. Për shkak të zakoneve të tyre të dhunshme, fshatarët shpejt u hodhën kundër tyre, dhe kështu lindën ninxhat.

 

Ninxhat

1-ninja

Ninxhat ishin zotërit e shpejtësisë dhe sabotimit. Ata ishin fillimisht fshatarë të stërvitur për të mposhtur samurajët plaçkitës, por në fund u bënë vrasësit legjendarë, që shumica e njerëzve njohin sot. Ata janë të njohur për përdorimin e një shpate si Kanata, yjet e ninxhave, dhe kusarigamat. Ninxhat janë të njohur si luftëtarë të shpejtë, hije të natës. Ishin shumë të fortë edhe në artet marciale, dhe i nënshtroheshin një stërvitjeje shumë të rreptë.

 

Vikingët

51c85_e54867982220aa345c33bcce29a6a02b-tm

Vikingët – tmerri i Evropës. Luftëtarët më të frikshëm të botës së lashtë. Ata terrorizuan Evropën me bastisjet dhe grabitjen e tyre. Ishin të egër në luftë dhe përdornin armë që u shkonin për shtat. Ata ishin trupmëdhenj dhe i përdornin mrekullisht sëpatat, shpata, shtizat në pushtimin e qyteteve. Edhe feja e tyre ishte e përqëndruar përreth luftës dhe ata besonin se kur vdisnin në betejë duke luftuar, shkonin dhe luftonin sërish në një betejë të pafundme. Ata ishin gjithcka që do të donit të kishte një ushtar dhe e vërtetonin këtë duke rrafshuar të gjithë që u dilnin përpara. Në anën tjetër, ata ishin gjithashtu tregtarë shumë të mirë, kështu që i sollën shumë gjëra të mira Evropës.

 

Spartanët

screen-shot-2010-04-20-at-5-17-05-am-tm

Mendonit që ata do të ishin numri 1? Kultura spartane ishte vetëm për luftën dhe burrat stërviteshin për luftë gjithë jetën. Ata kishin një thënie: “Kthehu me mburojë, ose mbi të”, që do të thotë mos u kthe gjallë nëse nuk ke fituar. Ishin ndër luftëtarët më të fortë që ka parë bota, dhe u bënë të famshëm për qëndrimin e tyre përfundimtar në Betejën e Termopileve. Ishin mjeshtëra të mburojës dhe shtizës, gjë që u kopjua më vonë nga shumë ushtri të tjera.

 

Kalorësit

bayeux-tapestry-tm

Kalorësit ishin luftëtarët e mëdhenj të veshur me armaturë nga koka tek këmbët. Luftëtari i Europës feudale, mbrojtësi i mbretërve. Ishin luftëtarët më të pasur e më të stërvitur, dhe kishin armaturën, armët dhe kuajt për të kryer punë. Ishin ndër luftëtarët më të fortë në histori. Ishin shumë efikase dhe ishin ushtarë që stërviteshin gjithë jetën. Arsyeja përse renditen të parët në vend të spartanëve, është se ata silleshin edhe në një mënyrë morale. Kalorësit ishin shembulli i përsosur i luftëtarit dhe xhentëllmenit. /Bota.al

Kategori
Uncategorized

Edhe BBC i bashkohet “mediave të kazanit”. Pse dreqin s’po ndalet “fronti i së keqes”!

Prej kohësh është ngritur në Shqipëri shqetësimi sa i përket fenomenit të kanabisit. Kritikat e opozitës lidhur me këtë ccështja janë cilësuar si të paarsyetuara, ndërsa shqetësimet e ngritura nga mediat kanë marrë përgjigje ironizuese e fyese nga kryeministri e përfaqësuesit e tjerë të qeverisë.

Sipas qeverisë në vend eksiton një “front i së keqes’ ku përfshihet opozita, media të ndryshme të quajtuara ndryshe nga kreu i qeverisë si “media kazani” dhe një sërë institucionesh që nuk i duan të mirën vendit. Por nëse Brenda vendit, valala e akuzave ndaj kritikëve edhe mund të përtypet, ajo që ka rënë në sy gjithë këto kohë ka qenë sulmi dhe kritika edhe për mediat e huaja që kanë folur lidhur me fenomenin e kanabisit.

Media prestigjoze në Itali, Greqi, Angli e madje deri në SHBA kanë folur lidhur me rritjen e frikshme të fenomenti të drogës në vend, si në kultivim ashtu edhe në trafikim. Por ndaj të gjitha këtyre mediave, nuk ka munguar nofka si “media kazani” apo media që shkruajne me artikuj të paguar.

Së fundmi në këtë “trastë” duket se do të përfshihet edhe gjigandi britanik BBC. Ky i fundit ka bërë një investigim për kultivimin e kanabisit në Shqipëri, ku e cilëson Shqipërinë si prodhuesin më të madh të kanabisit në Evropë “Kjo industri e paligjshme mbikëqyret nga grupet e krimit të organizuar. Shumica e drogës trafikohet jashtë dhe shumica e fshatrave varen nga paratë që përfitohen nga shitja e saj.Qeveria shqiptare po përpiqet të luftojë këtë industri duke asgjësuar miliona bimë narkotike”, raportoi BBC në programacionin e publikuar në faqe.

Me shumë mundësi kur ky investigim i BBC të përdoret nga aktorë të ndryshëm në vend, përgjigja e qeverisë do të jetë e njejtë me atë që i është dhënë mediave të tjera që kanë folur lidhur me këtë cështje, brenda apo jashtë vendit.Ose BBC është një “media kazani” ose investigimi i saj është i paguar nga qarqe që bëjnë pjesë në “frontin e së keqes”.

Dhe pyetja që qeveria bën vazhdimisht është : deri kur dreqin do ndalet ky front i së keqes ( i cili shtohet dita ditës) që po sulmon tinëzarisht sukseset e “Rilindjes”?

Kategori
Uncategorized

Firmos, “pro” gazetares Seferina Serani, qe mbrojti Kosoven ne Greqi, asaj po i kercenohet jeta dhe ndodhet nen persekutim, deri me sot….!

Kalorsi Dardan
Kalorsi Dardan
Thirrje OKB, per mbrojtjen e jetes se gazetares Seferina Serani, qe po masakrohet, per 8 vjet rresht, per ceshtjen tone Kombetare, ne dy vendet “simotra” te Serbise, Greqi dhe France

Te dashur Miq!

Kerkohet vetem hetim politik i ceshtjes, pa asnje hezitim, (qe ky hetim), te filloje mbi, moralin, emrin, aktivitetin dhe profesionalizmin e gazetares Seferina Serani, deri edhe ne nivel publik, po qe i mundeshem, nga ana e OKB.

Gazetarja shqiptare, Seferina Serani, (nuk ka asnje refuzim), per pozicionim te publikut, (me emer dhe mbiermer te plote) dhe te pergjegjeshem para ligjit, ndaj cdo akuze ne emer te saj!

Ajo, nuk ben pjese ne asnje afere korruptive, ose ne aktivitete te “dyshimta” qe i sjellin dem, rendit publik, por, ndodh krejt e kunderta.

Gazetarja Seferina Serani, ka vene jeten e saj ne rrezik imediat, per te shpetuar 23 jete njerzish ne Greqi, te cilet ishin pasagjere ne nje autobuz, te marre “peng”, nen kercenimin e armeve “Kallshnikov” nga dy “keqberes” shqiptare, qe kishin i marre “peng” krejt autobuzin, duke kerkuar nga policia greke, “shperblim” (miliona euro), per ti liruar.

Kjo ngjarje sa e dhimbshme aq edhe “e turpshme”, ndodhi me 15 Dhjetor, 2004, ne zonen periferike te Athines, “Gerakas Attikis”! Nese kjo ngjarje kthehej ne “gjenocid” me mijera shqiptare i priste, “operacioni fshesa” ku dhjetra autobuze policore greke, do arrestonin te gjithe shqiptaret ne rruge, duke i ktyer mbrapsht ne Shqiperi, si shenje hakmarrjeje dhe propaganda anti-shqiptare mediatike greke, do e bente jeten e atyre qe mbeteshin ne greqi, edhe me te veshtire, duke i stigmatizuar!

Ajo, i beri propozim, pronarit te kanalit ku punonte ne televizionin, “10 Channel” te ndermjetesohej dhe hynte “garant” tek Ministri grek i Brendeshem, i asaj kohe z. George Boulgarakis, per te lejuar, hyrjen e saj, ne autobuz, (pra, duke u nderruar me nje nga pasagjeret), per te mbajtur nen negocim dhe gjakftohtesi, dy te rinjte shqiptare, qe kercenonin jeten e 23 pasagjereve fatkeq, qe u gjenden, ne ate autobuz. Kerkesa e saj, u aprovua nga ana e Ministrit Boulgarakis, qe gazetarja Seferina Serani (te ishte personi i vetem shqiptar), qe do te kalonte ne zonen e ndaluar nga policia, e do te hynte ne ate autobuz, per te negociuar, me keqberesit, per te shpetuar jeten e 23 pasagjereve te kercenuar nen arme!

Ndihmesa e saj, absolute e vleftshme, qe mbajti plot, 15 ore rresht dha rezultatet e duhura dhe ne oren 03 pasmesnate, dy keqberesit shqiptare, u dorezuan vullnetarisht dhe (e keqja e nje “gjakderdhjes” jo vetem ishte ishte evituar, per te miren e pasagjereve-“pengje” si edhe, per vete, dy te rinjte shqiptare, qe zgjodhen rrugen e gabuar, per tu “pasuruar!”

Kerkojme qe OKB, te mos hezitoje te hetoje ceshtjen ne detaje, ne Shtetin Grek, pasi aty “fle lepuri” i “shpifjeve te rrezikshme”, kunder gazetares, nga elemente rrugace , pjese e “llumit” monstruoz, shqiptar, qe ju sherbenin interesave te personave te vecante, qe kerkonin “eleminimin” profesional dhe jo vetem, ne bashkepunim, te ngushte, me njerez “medioker greke” per qellime te percaktuara, edhe nga strukturat kriminale, te “Agimit te Arte”, kunder jetes se gazetares, me nje attentat, ne 04-12-2009.

Gazetarja disponin te gjitha provat kunder, (per te deshmuar), se, te gjitha shpifjet e bera kunder saj, nga keto elemente rrugace, jane intriga e shpifje, pa asnje baze reale!

Pas ketij attentati, ne Greqi, ajo erdhi ne Francen “e famshme” te hartimit, te te “Drejtave te Njeriut”. Me keq, se ne Greqi, asaj, fati i ruajti te tjere persona, me shtetesi frenge, “bartes” te nje mungese pergjegjesie, te thelle profesionale, te cilet, posedonin poste te pamerituara, “per moshen dhe permbajtjen e tyre, te papjekur” nga ana e shoqates me te madhe gazetareske, ne France. Keta te rinj rreth 24 vjecare, qe vinin ne loje, njerzit e huaj emigrante, duke i paragjykuar, nga veshja, qendrimi, mendimet, (krejt te ceket, mashtrues dhe genjeshtare),

Kjo shoqate, nuk punoi, por u “tall” per 19 dite te tera, me dosjen e gazetares, Seferina Serani, duke paragjykuar mbi veshjen e saj, “gjoja” elitare, (sipas tyre “te kamur”) duke i vene edhe nje epitet, …”turistja”?!

Ata, braktisen dosjen e saj, duke e lene, jasht cdo mbrojtjeje duke i rekomanduar te vazhdonte proceduren e Azilit e vetme me avokat te paguar nga ana e saj, (kjo gje ne Statutin e tyre eshte ne kundravajtje te plote) dhe pasi ajo, kishte shpenzuar shume para qe kishte me vehte, per hotel dhe ushqim dhe ishte detyra e tyre, te avanconin proceduren e azilit, por, jo vetem, nuk bene absolutisht asgje vecse, “u tallen me te ?!”

Premtuan se do i kthenin parate qe shpenzoi dhe perseri u “tallen” duke refuzuar t’ja kthenin, (rreth 1500 euro).

Kur gazetarja kerkoi te flase me eproret e tyre, per te gjetur zgjidhje dhe mbeshtetjen e nevojeshme, ata, (qe si ekip ishin tallur me veshjen e saj), gjoja “shik” duke e quajtur mes tyre me ironi, “erdhi turistja”, (te trembur), se eproret do te mesonin te verteten dhe jo c’ka ata ju kishin servirur dhe per te asgjesuar kredibilitetin e saj, edhe ata, shpifen, pikerisht (shpifjet qe kishin bere shqiptaret rrugace ne Greqi, per te cilat shpifje, ishin sqaruar qe ne fillim prej saj, (se ishin dashakeqe per eleminim profesional) dhe se ata, e dinin kete gje, (edhe nga raste te tjera), duke akuzuar shqiptaret, se, “Gazetaret shqiptare, ishin varrmihesit me te medhenj ne bote”, kunder kolegeve shqiptare”.

Pra, ne kete rast, per te shpetuar “koken” e vet, nga gafat e tyre si dhe “mos serjozitetin” ne pune, keta “franceze” fallco, jo vetem qe shpifen “shpifjet greke”, duke vertetuar se ua kalonin “rrugaceve dhe gazetareve shqiptare varrmihes” ndaj njeri tjetrit, por, edhe kerkuan bllokimin e Dosjes se gazetares Seferina Serani nga Prefektura e Parisit, Prefekture e cila, (nga ana e saj), edhe ajo, ndoqi rrugen e persekucionit te ashper, deri ne dhimbje, deri ne rrahje.

Pas Prefektures, te gjitha gjyqet, ne Tribunalet, franceze, u zhvilluan pa asnje avokat (si dikur) ne kohen e Diktatures komuniste, ku Franca vete, perben vendin e fundit komunist ne Europe.

Gjate te gjitha ketyre viteve ne France, gazetarja Seferina Serani, nuk ka qene kurre “perfituese” e asnje asistence sociale, as financiare strehimi, por, ka qene gjithmone ne rreziqe te hapura, kunder jetes dhe shendetit se saj, “thjesht, nje njeri dinjitoz, i ndershem dhe human, persekutohet eger ne dy shtete te Europes, …”per shpifje…!!!”

Ky eshte turp i shekullit te pare, ne mijevjecarin e trete, nje turp qe shemton Francen, si djep i qyteterimit Perendimor. Por, (nese struktura te dyshimta, qe duan te vrasin gazetaren (ku brenda 4 muajsh, jane bere 3 here tentativa per ta vrare si dhe kercenime me vdekje) dhe kjo erdhi si pasoje, e faktit, kur, gazetarja Seferina Serani, “theu heshtjen” e saj “6 vjecare” ne France, ku per 6 vjet rresht, Franca kishte te gjithe kohen e duhur te verifikonte dhe ballafaqohej me gazetaren per cdo “paqartesi” qe mund te kishte hasur! Koha u duk se mbaroi, kur Seferina Serani, zbuloi ne Internet, edhe faqen e gazetes zyrtare te Gjyqit te Appelit te Frances, ku, ne ate gazete pasqyrohej dosja me historine dhe Vendimin e ketij Gjyqi, ndaj sejcilit person qe pati gjyqin ne te njenjten dite me te. Ne ate gazete mungonte vetem nje “dosje” qe nuk ishte publikuar, “dosja e saj”. Pra, Shteti juridik francez mbante te “fshehur” nga populli francez, Dosjen e Seferina Serani

Keshtu, per te gjitha keto gjera aspak normale ne vendin e te “Drejtave te Njeriut”, te drejta, qe per gazetaren tone, u evituan ne format me te pabesueshme dhe te pamoralshme, per nje Shtet te se Drejtes Europiane, Frances i mbetet nje “pikpyetje” e dyshimte, nje pikpyetje, ndaj ketij vendi, (dikur te lavdishem e plot sharm, deri me sot) ishte “stigmatizim” i provokuar nga Franca, vete!

Kjo “pikepyetje”, do te jete “me e padeshirueshme” nga francezet, se sa vete jeta e e nje njeriu, (ne kete rast), jeta e gazetares shqiptare, Seferina Serani, te cilen disa “franceze fallco” po perpiqen ta vrasin. Kjo do te perbeje “turp” Internacional, nga ku Franca, duhet te mare parasysh nje thenie shqiptare, “Jep 100 te hysh ne valle, jep nje mije, e nuk del dot”.

Njerez, nese deshironi nje shoqeri te tille (ku shpifja te dominoje), mbi ndershmerine dhe moralin, “mos e firmosni” kete peticion!

Nese deshiron (te mos jesh) edhe ti, nje viktime e kesaj “jashtqitjeje Kombetare”, ku sic i themi ne Shqiperi, “ulen malet, te ngrihen halet” Firmose peticionin, i sherben forcimit te se drejtes mbi intrigen dhe Drejtesise se vertete…!!!

Miqesisht, Ju falemnderit!

http://www.shqiptari.eu/skandal-po-persekutohet-ne

http://lajm.co/seferina-serani-kjo-humaniste-e-hes…

Kategori
Uncategorized

Lëri vetingjet e lobingjet, plotëso këto standarde për shqiptarët.

Artan Fuga ‘i vendos’ kushte Edi Ramës: Lëri vetingjet e lobingjet, plotëso këto standarde për shqiptarët

Akademiku Artan Fuga i ka listuar Qeverisë Shqiptare se cilat janë kushtet që duhet të përmbushin që të hapen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Në një status në Facebook, Fuga shkruan se pretendimet e Kryeministrit Edi Rama që negociatat janë bllokuar për shkak të vetingut janë thjesht histori për të mbushur retorikën politike mes palëve.

Reagimi i Akademikut Artan Fuga:

Kushte suplementare për t’u integruar në BE
——————-
– Kur për çdo pulë të therrur dhe të vendosur në një frigorifer shtëpie ose dyqani, kur ndërpritet energjia elektrike dhe pula shkrin, gjobën disa herë sa çmimi i pulës ta paguajë operatori me të cilën është lidhur kontrata e furnizimit me atë energji.

– Kur për cdo dëmtim të një qytetari që rrëzohet në rrugë si pasojë e një hendeku ose trotuari të parregulluar, gjobën si edhe dëmshpërblimin, përpos shpenzimeve të mjekimit të tij, t’i paguajë bashkia.

– Kur për çdo autoveturë që thyhet nga gropat në rrugë, shpenzimet dhe gjobën për këtë dëmtim ta paguajë ministria e transporteve ose bashkia që mbulon atë zonë.

– Kur për cdo vonesë më shumë se 30 minuta të një treni, autobuzi ose avioni, udhëtari të dëmshpërblehet me çmimin e biletës së prerë.

– Kur për cdo sëmundje mushkërish, dëmin personal si shpenzimet e mjekimit t’i paguajë ministria e shëndetësisë, e mjedisit ose bashkia që kontrollon territorin e tejndotur.

– Kur uji në të gjithë territorin e Republikës të vijë 24 orë dhe pa nevojën e depozitave dhe pompave të pallateve që rëndojnë buxhetin e banorëve.

– Kur bashkitë të selektojnë mbetjet urbane sipas klasifikimit të tyre dhe t’i riciklojnë pa ndotur mjedisin.

– Kur për cdo qytetar, edhe administratori më i lartë publik të detyrohet t’i plotësojë kërkesën për informacion brenda tre ditësh.

– Kur për çdo kastravec të shitur, kungull me ose pa fara, për çdo shalqi, kilogram mishi, për cdo copë sallami, suxhuku, ose salçiçeje, të dihet origjina nga ana e konsumatorit, lëre pastaj për çdo kokër limoni, kumbulle, qershie, a rrushi.

– Kur në administratë të mos ketë asnjë nëpunës të pranuar sepse është antar i ndonjë partie, por me konkurs të rregullt.

– Kur për çdo të sëmurë për të cilin jepen mjekime të gabuara dhe medikamente jashtë standardit, gjobën, dëmshpërblimin dhe zhdëmtimin i paguan shteti, spitali apo ministria.


Le t’i lemë historitë me vetingje, mitingje, lobingje, etj., por t’u japim të drejtat që u takojnë qytetarëve të trajtuar si derra dhe bagëti, si qenie pa tru dhe si skllevër.

Atëhere të bërtasim : “Europë, Europë!”

Kush nuk u jep qytetarëve këto të drejta, ai e pengon integrimin shqiptar në BE.

Kategori
Uncategorized

Loja është bërë më e madhe dhe e rrezikshme, se sa duket. Kush e ka urdhëruar Edi Ramën, të thërrasë në ndihmë Rusinë?

Kush e ka urdhëruar Edi Ramën, të thërrasë në ndihmë Rusinë?

Nga Poli Hoxha 

Rreth një vit më parë kur drejtoja gazetën “Standard”, më vjen me postë një letër e gjatë nga ambasada ruse në Tiranë në formë sqarimi, për një shkrim të botuar në këtë përditshme. Bëhej fjalë për një speciale të përkthyer nga një bashkëpunëtor, prej një media të madhe amerikane ku flitej për një shkencëtar të njohur ukrainas në fushën nukleare. Thelbi i letrës ishte; shkencëtari në fjalë nuk ishte ukrainas por rus dhe se shkrimi përbënte dezinformacion.

Përgjigjia ishte e shkurtër; redaksia thjesht kishte përkthyer një shkrim nga një media serioze  amerikane, e cila u referohej burimeve serioze enciklopedike  dhe përgjegjësinë për të vërtetën e origjinës së shkencëtarit, ambasada mund t`ja kërkonte asaj. Me kaq u mbyll kjo histori por më bëri shumë përshtypje vëmendja e përfaqësisë ruse në Tiranë, edhe për artikuj të tillë historik.

Që atë ditë nisa të lexojë me vëmendje çdo lajm në mediat shqiptare që kishte të bënte me Rusinë. Realiteti është që veçanërisht që pas mbërritjes në Tiranë të ambasadorit të ri Romanovich, në shumë media glorifikimi i Rusisë në përgjithësi dhe fuqisë së saj ushtarake në veçanti  është intensifikuar jashtëzakonisht shumë. Në krye të listës qëndrojnë “çuditërisht” disa media, që janë të pozicionuara hapur në krah të qeverisë Rama.

Më 13 tetor të këtij viti ambasadori rus në Tiranë Alexandër Romanovich, gjatë një interviste në një gazetë që nuk e fsheh debulesën për Edi Ramën, “Shqiptarja.com”, u pyet për një vizitë të mundshme të kryeministrit të Shqipërisë në Moskë. Përgjigjja ishte surprizuese; Ai e ka ftesën mbi tavolinë. Nga ana e Ramës edhe tani pas një muaji e gjysmë nuk ka ndonjë prononcim publik për këtë ftesë; e ka pranuar atë, apo e ka refuzuar?!.

Gjithsesi pyetja e gazetarit  ja arriti qëllimit. Të gjithë e morë vesh, veçanërisht diplomatët perëndimorë në Tiranë që i mbajnë veshët e ngritur për çdo lëvizje të Moskës në Ballkan, se Rama i ka dyert e presidentit Putin të hapura.

Vazhdojmë më tej. Më datë 23 nëntor Parlamenti Europian miratoi një rezolutë të rëndësishme për rrezikun rus veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, që qeveria shqiptare dhe gati të gjitha media e kaluan në heshtje edhe pse kishte të bënte drejtpërdrejt, edhe me Shqipërinë.

Bëhet fjalë për rezolutën; “Komunikimi strategjik i BE për të kundër balancuar propagandën anti BE nga palë të treta”.

Vini re! Që në titull të rezolutës shqetësuese të PE-së, vihen pikat mbi i; Një palë e tretë përveç Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndërhyn fuqishëm në Europë dhe veçanërisht në vendet e Europës Juglindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Ky alarm nuk është artikuluar asnjëherë nga qeveria dhe diplomacia shqiptare, deri mesditën e takimit të Berlinit mes Ramës dhe kancelares Merkel.

“Dua të nënvizoj se në këtë situatë shumë pozitive për rajonin tonë, as ne dhe as miqtë dhe partnerët tanë europianë nuk duhet ta marrin të mirëqenë atë që kemi arritur, sepse në hapësirën tonë rajonale veprojnë dhe aktorë të tretë,  të cilët synojnë të shfrytëzojnë çdo lëkundje, çdo paqartësi apo vakum që mund të krijohet në marrëdhënien tonë me Bashkimin Europian”, i tha publikisht pa ju dridhur qerpiku, kryeministri shqiptar kancelares së vendit lider të BE-së.

Rama natyrisht që e ka lexuar rezolutën e fundit të PE-së për rrezikun rus, veçanërisht në rajonin ku ai është aktor kryesor.

Po çfarë lidhje kishte kjo kujtesë për një “aktor të tretë” pikërisht në atë moment, në një takim që po zhvillohej në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë? E dëgjoi njeri kancelaren Merkel të artikulohej për gjeopolitikë dhe për marrëdhëniet mes perëndimit dhe Rusisë? Pikërisht kur ajo foli shkurt dhe qartë, se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të ketë kujdes me zgjedhjet e vitit që vjen, pra për punë të brendshme që i ka në dorë eksluzivisht qeveria që drejton Rama, ky i fundit i lëshon bombën e rrezikut rus, nëse BE nuk i hap Ramës dritën jeshile pikërisht atëherë kur e do ai, përpara zgjedhjeve.

Edhe për një gjuhë diplomatike më shumë të sofistikuar, kjo deklaratë do të kishte vetëm një përkthim; shantazh i hapur i bërë nëpërmjet një vetë-ofrimi publik ndaj “aktorit të tretë”.

A ekziston edhe në Shqipëri propaganda ruse anti BE, siç thotë rezoluta e fundit? Natyrisht që po, madje është shumë e fuqishme dhe siç shkruante së fundmi diplomati i njohur Shaban Murati shumë media dhe portale janë vënë në shërbim të saj, të paktën këto 2 vitet e fundit.

Dihet që nuk ka për të ngjitur asnjëherë në opinionin publik shqiptarë kjo frymë antieuropiane që po përpiqet të injektohet, por qoftë edhe nga naiviteti apo përpëlitja për të larë duart si Pilati për atë po bën krimi i organizuar në Shqipëri, Rama po vihet në shërbim të kësaj fushate ruse.

Çfarë bën ai? Nëse mediat dhe opozita këtu brenda i thonë se Shqipëria ka rënë në dorë të kultivuesve dhe trafikantëve të kanabisit, se ka futur në parlament e ka bërë kryetar bashkish përfaqësues të krimit të organizuar, ai të thotë se ju nxini realitetin me synimin që Europa të mos i hapë dyert Shqipërisë. Dhe vazhdon me vetëmohim në këtë rrugë. edhe pas mbërritjes në Tiranë duke akuzuar si shpifës dhe shtrembërues të realitetit, opozitën dhe zërat e tjerë denoncues.

Kur ja thonë të njëjtën gjë edhe mediat prestigjioze dhe deputetë europianë, ai u vërsulet edhe atyre turpshëm, duke i akuzuar se duan ta përdorin Shqipërinë për zgjedhjet e tyre elektorale. Kështu u thotë grekëve, hollandezëve, austriakëve, gjermanëve dhe mirë që e përmbajti veten dhe nuk ju hakërrye edhe Merkelit, meqë “e drodhi” pasi nuk i dha lajmin e madh që kishte paradeklaruar. Edhe ajo është futur në fushatë zgjedhore aty në Gjermani dhe nëse do ti ketë punët keq, ka gjasa që ta gjejë shpëtimin duke kritikuar qeverisjen perfekte të Rilindjes!

Është i aftë, njësoj si ata fëmijët mistrecë  që kapen çdo 5 minuta në faj që të artikulojë 1001 mashtrime e justifikime, të kërcënojë se do të iki përgjithmonë nga shtëpia  apo të hidhet nga ballkoni, por që të pranojë qoftë edhe njëherë të vetme fajin, as që i shkon ndërmend.

Tani e ka ngritur stekën deri te Merkel dhe vetë BE-ja. Në vend që të premtojë qoftë edhe formalisht apo diplomatikisht siç bën miku i tij Vuçiç për shembull, se do të distancohet dhe do të marrë masa për drogën, korrupsionin, dekriminalizimin dhe zgjedhjet e ndershme e të lira, ai kërcënon me “aktorin e tretë”, rrezikun rus. Edhe Vuçiç që përfaqëson një komb sllav, këtë kartë shantazhi e ka përdorur ndaj Europës vetëm për çështjen e Kosovës dhe jo si Rama për të mbrojtur kryebashkiakun e Kavajës, që ka më shumë emra sesa i mban edhe vetë mend.

Është i vërtetë rreziku që paralajmëron rezoluta e PE-së, që Rusia ka një strategji anti-europiane dhe e ka intesifikuar planin e saj veçanërisht në rajonin tonë, por për këtë nuk e fajin BE-ja që refuzon të fusë në gjirin e saj, një vend si Shqipëria me një qeveri që nuk pranon realitetin e rrezikshëm jo vetëm për shqiptarët, por edhe për aleatët.

Nëse ka një mundësi destabilizimi në rajonin tonë, kjo nuk ka për të ardhur nga data se kur BE-ja do ti anëtarësojë vendet e tij, por nga kapja e qeverive dhe klasës politike nga krimi i organizuar.

Kjo është rruga ku po ecën Edi Rama me shpejtësi dhe ky është shqetësimi real i BE-së dhe kancelares Merkel.

Të përdorësh kërcënimin rus për të mbrojtur Roshin me kompani, nuk bën gjë tjetër veçse ua bën më në fund të qartë miqve europianë dhe amerikanë të Shqipërisë, se problem i vërtetë je vetë ti dhe kasta ekonomike-kriminale që ke instaluar në një vend aspirant për në BE. Duket sikur Rama tashmë është i pafuqishëm të tërhiqet. Nuk është më ai që vendos, prandaj edhe është urdhëruar që të kërcënojë Europën nëpërmjet një vetë-ofrimi ndaj Rusisë. Ramës i duhen negociatat si politikan dhe që të fitojë zgjedhjet e vitit që vjen, por pa prekur statukuonë e botës së errët që ka kapur shtetin dhe ekonominë. Loja është bërë më e madhe dhe e rrezikshme, se sa duket.

Shuplaka e Berlinit ishte vetëm paralajmëruese dhe e para që i dhembi vërtet, por Edi Rama nuk ka parë asgjë akoma nëse vazhdon kështu, siç edhe duken bathët fatkeqësisht!

Kategori
Uncategorized

Ministri Tahiri merr në telefon policen: Pse i ngrite dy gishtat lart në video?

Ministri Tahiri merr në telefon policen: Pse i ngrite dy gishtat lart në video?

Kristina Çakeri është punonjësja e policisë që shfaqet në videon e Policisë së Tiranës që uron qytetarët për festat e Nëntorit.

Ajo shfaqet në një moment në video me dy gishtat lart, por ky gjest i saj është marrë negativisht nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri si një simbol i Partisë Demokratike.

Duke folur për ‘Newsbomb’, policja tregon se vet ministri e telefonoi për t’i kërkuar llogari përse bëri një veprim të tillë.

Pjesë nga intervista:

Kristina, ju jeni vajza e cila shfaqet në videon e policisë me dy gishtat lart. Çfarë keni dashur të thoni dhe pse zgjodhët pikërisht dy gishtat?

Dy gishtat më kanë dalë thjesht në mënyrë instiktive duke ditur që është simbol i paqes. Ka patur reagime të ndryshme lidhur me këtë, një pjesë e kanë interpretuar sikur jam me Partinë Demokratike por siç e thashë, ishte e gjitha instiktive dhe simbolizon paqen.

Reagimi që ju ka bërë më shumë përshtypje në gjithë valën e reagimeve?

Më bëri përshtypje fakti që ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri më mori në telefon dhe më pyeti: Pse e bëre?

Dhe ju ç’i thatë?

Të njëjtën gjë që ju thashë edhe juve, që është simbol i paqes dhe më doli instiktivisht…

Po ministri, si reagoi pas kësaj?

Pasi ia shpjegova më tha që ishte thjesht një shaka, më tha që kisha dalë shumë bukur dhe më uroi suksese.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpolicia.al%2Fvideos%2F723321451154684%2F&show_text=0&width=560

Kategori
Uncategorized

Ministri Tahiri merr në telefon policen: Pse i ngrite dy gishtat lart në video?

Ministri Tahiri merr në telefon policen: Pse i ngrite dy gishtat lart në video?

Kristina Çakeri është punonjësja e policisë që shfaqet në videon e Policisë së Tiranës që uron qytetarët për festat e Nëntorit.

Ajo shfaqet në një moment në video me dy gishtat lart, por ky gjest i saj është marrë negativisht nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri si një simbol i Partisë Demokratike.

Duke folur për ‘Newsbomb’, policja tregon se vet ministri e telefonoi për t’i kërkuar llogari përse bëri një veprim të tillë.

Pjesë nga intervista:

Kristina, ju jeni vajza e cila shfaqet në videon e policisë me dy gishtat lart. Çfarë keni dashur të thoni dhe pse zgjodhët pikërisht dy gishtat?

Dy gishtat më kanë dalë thjesht në mënyrë instiktive duke ditur që është simbol i paqes. Ka patur reagime të ndryshme lidhur me këtë, një pjesë e kanë interpretuar sikur jam me Partinë Demokratike por siç e thashë, ishte e gjitha instiktive dhe simbolizon paqen.

Reagimi që ju ka bërë më shumë përshtypje në gjithë valën e reagimeve?

Më bëri përshtypje fakti që ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri më mori në telefon dhe më pyeti: Pse e bëre?

Dhe ju ç’i thatë?

Të njëjtën gjë që ju thashë edhe juve, që është simbol i paqes dhe më doli instiktivisht…

Po ministri, si reagoi pas kësaj?

Pasi ia shpjegova më tha që ishte thjesht një shaka, më tha që kisha dalë shumë bukur dhe më uroi suksese.

Kategori
Uncategorized

Dy dokumente të tjera për “anëtarësinë e Nexhmije Hoxhës në Partinë Fashiste”.

Ish-shefi i Arkivës në MInistrinë e Brendshme, Kastriot  Dervishi, publikon edhe dy dokumente të tjera për Nexhmije Hoxhën që sipas tij lidhen me praktikën e pranimit në Partinë Fashiste. Shkruan Dervishi:

Dy dokumente të tjera nga praktika e pranimit në Partinë Fashiste.

Bashkëlidhur nga e njëjta praktikë dokumentare që lidhej me pranimin në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglini në nëntor 1941, dy dokumente: njëri që lidhet me vërtetimin e fotografisë dhe nënshkrimit përpara noterit dhe tjetri i Prefekturës së Tiranës që vërteton se zonjusha kishte “sjellje të mira politike dhe morale”. Në ditet e tjera një dokument tjetër vërtetues pse ishin fashistë të gjithë personat që punonin në administratë në atë kohë“.

Kategori
Uncategorized

Nuk ka dritë jeshile…

 

Nuk ka dritë jeshile…

I allnuar nga Gjermania – komploti i Vettingut nuk ngjiti

Qeveria ka nxituar të nxjerrë tellallët për takimin mes Edi Ramës dhe Angela Merkel. Kush ka lexuar sot tituj, apo ka parë kronika që kishin fjalët: Vettingu, kush i vetëm, e kupton shumë qartë se për çfarë bëhet fjalë. Se për çfarë teknike trashamane të kozmetikës politike po kemi përballë.

Një teknikë e mjerë që synon ta konvertojë një takim të rëndësishëm si ai mes një kryeministri të Shqipërisë dhe një kancelari të Gjermanisë, në një ballafaqim ku diskutohet me ankth opozita shqiptare. Partia Demokratike dhe Sali Berisha me Lulzim Bashën që paskan bllokur integrimin me Vettingun e të cilëve as Angela Merkel nuk po ka çfarë t’u bëjë. Goxha rëndësi paska hëm Saliu, hëm Lulzimi.

Kjo është tepër edhe për një njeri si Edi Rama, që nisur nga halli i vet i zakonshëm që nuk i ngjit asnjëherë asgjë e mirë, kalon në ofezë publike ndaj inteligjencës së kujtdo. Sepse konferenca për shtyp me Merkel u pa live, për aq sa u dha dhe aty u fol qartë për 5 prioritete.

Nuk pamë një kancelare që të thoshte qartë se qëndrimi i Gjermanisë në dhjetor do të jetë ky apo ai, por pamë një drejtuese qeverie që shprehur mbështetje për Shqipërinë. Po kur vallë nuk është shprehur kjo mbështetje, që është parimore për një vend që ka nisur rrugën e integrimit.

Derexheja e këtij kryeministri është katandisur te mbrojtja alogjike prej predikuesi të një famulltari province si Spartak Ngjela, apo nga një borizan automat si Taulant Balla, të cilët pa i fyer për atë që përfaqësojnë, duhen patjetër goditur për atë rrugë qorre që duan të mbajnë hapur. Shikoni se çfarë thotë sot Taulant Balla:

1. Shqipëria në vitet e fundit ka ndryshuar rrënjësisht.

2. Komisioni Evropian e ka njohur kete progres edhe në raportin e tij të fundit për Shqipërinë.

3. Jane bere reforma shume te rendesishme. Gjermania ka kontribuar në mënyrë vendimtare që te kaloje reforma në drejtësi.

4. Komisioni Evropian e ka njohur kete progres edhe në raportin e tij të fundit për Shqipërinë.

5. Reformat duhet te vazhdojne ne cdo fushe dhe Komisioni Evropian për këtë ka përcaktuar pesë prioritete.

6. Kush i di konfliktet e politikës së brendshme, e ka te qarte se nevojitet shume forcë dhe shumë guxim, për të ecur në këtë rrugë.

7. Përgëzoj me gjithë zemër Kryeministrin Edi Rama për këtë progres”, raporton “Tema”.

Pra Merkel i paska vënë një 10 me yll qeverisë shqiptare e megjithatë nuk jep dot asnjë garanci eksplicite për atë që do thotë Gjermania në dhjetor.

Njësoj si në rastin e deklaratave të deputetit Krichbaum, i cili sot publikoi në faqen e vet konferencën për shtyp në Tiranë, sugjerojmë që për të kuptuar rezultatin e kësaj vizite, hidhini më mirë një sy asaj që shkruan vetë kryeministri.

Një fitore e tij sot, ashtu siç i lexon ai fitoret do të shoqërohej me tamtame e me ngjyra, dalje e mesazhe, emotikone e emocione partie, kuptohet pa harruar akuzat për kazanin.

Mirëpo kazani sot u zhduk nga fjalori, u zhduk edhe akuza për deputetët e huaj që i nxjerr Lulzim Basha nga skutat për të penguar integrimin. Në vend të tyre u nxorën nga skutat taulantët që shkrujanë tekste si ai më sipër.

Faleminderit Kancelares Merkel per mirekuptimin e plote dhe mbeshtetjen qe Gjermania i ka dhene e do t’i jape Shqiperise edhe ne dhjetor”, një status i kryeministrit.

Pastaj videoja që u pa nga të gjithë, e pastaj një status tjetër i thatë: “Edhe në takimin me Presidentin e Bundestagut Lammert mirëkuptim i plotë dhe shprehje e qartë e mbështetjes së Gjermanisë për Shqipërinë”, më tej një foto dite me “miken e shtrenjtë të Shqipërisë” dhe pastaj…Pastaj, “lale lone më mir kët muhabetin gjermon”. Në intervistën e dhënë për DW, kryeministri pasi rrotullon muhabetin për mirë, e pranon se:

Dritën e gjelbër e jep Këshilli Europian, kështu duhet të presim këshillin dhe të presim, se si këshilli do ta lexojë dhe pastaj si do të reagojë pas leximit të rekomandimit të Komisionit”. Çka do të thotë se këto qeveri që do të mblidhen aty, nëse do të thonë jo do të duhet të nxjerrin arsye. Cilat janë këto arsye që nuk lejojnë dhënien e dritës jeshile?!

Asnjë sqarim me pika siç e do zanati për atë çfarë pritet të ndodhë, cilat janë hapat e çfarë konkretisht tha Merkel. Jo.

“Miq të nderuar të faqes sonë në Facebook: Ju lutem, lexoni Taulant Ballën pasi unë nuk mund të them më shumë”.

Kategori
Uncategorized

Dëshmi rrënqethëse: Ç’ndodh në QSUT. Rrëfen familjari.

E sheh këtë foto? Korridor tek spitali 5. Buka të të bjerë, merre e haje pa merak se është xixë pastërtia!

Por jashtë një kut e brenda një mut – thotë populli. Për çdo pacient shërbejnë të paktën 4 vetë: një që gatuan dhe 3 që bëjnë shërbim me tre turne. Këta janë familjarë. Po të mos jenë ata pacienti noton në shurrë e mut, nëmos vdes pa i plasur njeriu fare për të.

Falas është çdo gjë! …por ato që janë falas mungojnë. Nga përvoja personale: Dy skanera i bë ë familjarit tim të dielën dhe më çuan mua të blej CD se “për dreq qenkeshin mbaruar”! Donte të urinonte pacienti me ishemi cerebrale, me gjysmën e truput të paralizuar…po s’kishte enë! Premë një bidon, i mbajtëm rrushin që mos e bënte jashtë dhe ashtu e kryem.

Meqë jemi te urina. Duhen pelena. Ato blihen – natyrisht!  – në farmacitë përrreth. 70 lekë copa, shto edhe letrat e lagura e të thata, si dorasha llastiku e sapun. Ekziston një paisje e thjeshtë, PeniFlo quhet. Si tip prezervativi, me një tub e një qese në fund që…blihet në farmaci!

Pacienti pëson atak të dytë. I marrin gjak për analiza. Infermieri i turnit, me shumë dashamirësi, i mbështjell me fletën përkatëse të shoqërimit dhe ta jep në dorë. “Çoje në laborator!” – të thotë. “Ku…është?” Pyes unë i mpirë. A t’i rrij tek koka atij që lufton me vdekjen a të coj dy tubeta gjaku në firifistun? “Shko tek urgjenca e pyet”. 500 metra vrap. E gjej me të pyetur……

“Babai paska edhe (e më thotë emrin e ilaçit që ka vënë në kartelë mjeku për t’ia bërë patjetër tim eti) por …spitali nuk e ka”- e më sheh në dritë të syrit infermjerja.

“Uaaaa! -ia kthej me aq humor sa më ka mbetur – po ti do më befasosh kur të ketë ilaçe zonjushe” dhe i tregoj një barcoletë nga komunizmi që përfundon: ” Ne jemi dyqani “s’ka fruta”. “S’ka mish” është përballë”. Meqë ra fjala, edhe ujin për të pirë pacienti duhet ta blejë jashtë !

Për ironi, në çdo derë shkruhet se ndalohet prania e familjarëve!

Po kush do t’i ndërrojë, lajë, ushqejë, japë ilaçe? Një infermier për 40 pacientë e një sanitare për kat?

Në kat të parë automati i kafesë është i prishur, ndërsa distributori i pijeve është bosh! Dal të blej një kafe jashtë dhe pyes infermierin e natës “kafe apo makiato”?

– Jo jo!  -thotë – se më le pa gjumë!

Shihe edhe një herë foton e korridorit dhe shijoje! Fasadë e mrekullueshme! Shtretërit? Ulen e ngrihen me elektromotor. Natyrish, jo në çdo dhomë. Ama në çdo dhomë një gjë e kanë të përbashkët:karriget e rrjepura, thyera e shtrembëruara. E di pse? Sepse, kërruspull si maçokë, flenë familjarët…..

Kategori
Uncategorized

Mediat botërore “tallen” me fuqinë ushtarake të Shqipërisë.

mediete-730x440

Shqipëria ka festuar Ditën e Pavarësisë me prezantimin e armatimit ushtarak të saj, ndër të cilat përfshiheshin armë dhe avionë kinezë të kohës së komunizmit.

mediet-1-730x411

Për këtë prani ushtarake të paraqitur për nderë të Ditës së Pavarësisë më 28 nëntor, kanë raportuar edhe mediat kryesore botërore si: New York Times, The Washington Post dhe Associated Press, të cilat fokus të veçantë i kanë dhënë cilësisë së vogël të armatimit ushtarak të Shqipërisë.

Dy avionë, një helikopter, një raketa-hedhës, një raketë, disa automjete të transportit, armë të tjera të lehta dhe një bunker të kohës së regjimit të mëparshëm komunist janë shfaqur të hënën në oborrin e Ministrisë së Mbrojtës së Shqipërisë në periferi të Tiranës, shkruan sot Associated Press.

“Shqipëria shpalli pavarësinë në vitin 1912, pas pesë shekujve nën Perandorinë Osmane. Pas Luftës së Dytë Botërore ajo ishte lidhur për herë të parë me Bashkimin Sovjetik dhe më pas me Kinën, deri në rënien e komunizmit në vitin 1990”, shkruan New York Times.

Shumica e mjeteve të transportit nga epoka e saj e Bllokut Lindor, avionët ushtarak, tanket, si dhe pushkët AK-47, janë shitur për skrap.

mediet-1-730x411mediete-730x440hej-1-730x411

Kategori
Uncategorized

Deputeti gjerman, Ramës: Hapi sytë. Po tani … Ja çfarë ka postuar Krichbaum.

Deputeti gjerman, Ramës: Hapi sytë. Po tani ... Ja çfarë ka postuar Krichbaum

Gjatë ditës së sotme, kur Kryeministri Edi Rama ndodhej në një takim në Berlin me Kancelaren Angela Merkel, deputeti i Bundestagut gjerman, Gunther Krichbaum ka publikuar në faqen e tij zyrtare në internet një shënim për “shuplakën” që i dha qeverisë shqiptare për negociatat.

Ai ka publikuar konferencën e plotë të shtypit që dha në Tiranë javën e kaluar, pas pretendimeve për spekulime që pati nga eksponentë të mazhorancës.

“Para se të fillojnë negociatat e Shqipërisë me BE-në për anëtarësim, duhet të zbatohen kushtet e vendosura nga Komisioni Europian. Grupi parlamentar CDU-CSU në Bundestagun gjerman e ka rikonfirmuar këtë përmes një letre me 7 pika. Më poshtë janë videot e konferencës për shtyp, e cila është në gjuhën shqipe. Për shkak të shumë pyetjeve dhe raportimit të rremë, do të doja ta publikoja”, thotë deputeti Krichbaum.

VIDEO 1

VIDEO 2

VIDEO 3

Image

Lexo ed

Kategori
Uncategorized

Deklarata bombë e diplomatit shqiptar: Lobi rus ka kapur disa media dhe portale në Shqipëri.

Deklarata bombë e diplomatit shqiptar: Lobi rus ka kapur disa media dhe portale në Shqipëri

Shaban Murati, ish-ambasador i Shqipërisë në Suedi dhe një bashkëpunëtor i rregullt i “Gazeta Shqiptare” për çështjet e rajonit të Ballkanit, shkruan sot për atë që e cilëson si ndikim i lobit rus në jetën mediatike dhe politike në vendin tonë.

Ai i referohet heshtjes që pasoi në median shqip të rezolutës së Parlamentit Europian për rrezikun e luftës hibride, term që adreson praktikat komplekse ushtarako-politike dhe mediatike që i atribuohen Rusisë së Vladimir Putinit që nga konflikti i Ukrainës. Murati shkon edhe më tej duke denoncuar se këto media, kanë të paktën 2 vjet që glorifikojnë Rusinë

“Nëse do të pyetesha përse gjithë kjo heshtje në politikën dhe në mediat e Tiranës për rezolutën alarmante të Parlamentit Europian mbi rrezikun e luftës hibride dhe informative të Rusisë kundër BE dhe Europës, të miratuar në 23 nëntor, përgjigja ime do të ishte “ndikimi i lobit rus në Shqipëri”.

Sepse mediat dhe portalet shqiptare, që kanë dy vjet që glorifikojnë Rusinë dhe Putinin çdo ditë, nuk gjetën asnjë hapësirë për të dhënë të paktën lajmin se Parlamenti Europian datën 23 nëntor miratoi rezolutën “Komunikimi Strategjik i BE për të kundër balancuar propagandën anti-BE nga palë të treta”.

Shqipëria është shtet kandidat i BE, i cili ka marrë edhe rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të pranimit me BE, dhe padyshim është i lidhur dhe duhet të jetë i interesuar për çdo akt politik dhe legjislativ, që ndërmerr Parlamenti Europian, dhe që ka të bëjë me interesat dhe vlerat themelore demokratike të BE, ku Shqipëria do të bëhet anëtare”, shkruan diplomati Shaban Murati.

Kategori
Uncategorized

Sali Niazi Dede, ish-kreu i Bektashinjve, luftëtar i çështjes kombëtare shqiptare, u ekzekutua natën në Selinë e Shenjtë në Tiranë.

Nuk firmosi pushtimin e Shqipërisë, fashistët dhe kolabarcionistët vranë më 28 nëntor 1941 kryegjyshin Botëror Bektashian

Nga Kujtim BORIÇI

 

Para patriotit Sali Niazi Dedej, 74 vite më parë, vendosën dokumentin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe në cilësitë e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, i kërkojnë të firmosë këtë akt, ku pushtimi, duhej të quhej ‘ftesë nga vetë shqiptarët’.                                                   Sali Dedej refuzoi duke thënë:

“Ky është pushtim dhe asgjë tjetër!       Nuk mund të firmos për robërinë e shqiptarëve, për pushtimin e vendit tim!”. Këto fjalë, të fiksuara dhe në dokumentet e kohës, u pasuan menjëherë me vendimin për ekzekutimin e tij nga pushtuesit e qeveria kuislinge. Kjo ndodhi më 28 nëntor të vitit 1941, në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë, në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore në Tiranë. “Sali Niazi Dede, është krenaria e bektashizmit dhe patriot i çështjes kombëtare shqiptare…”

KUSH ËSHTË ATDHETARI SALI NJAZI DEDE

Sali Njazi Dede lindi më 1876 në fshatin Starje (Starja) të Kolonjës. Në moshë të re, me familjen e tij, emigroi në Turqi ku përfundoi studimet në gjimnaz. Në moshën 20 vjeçare, filloi studimet fetare në teqenë e Haxhi Bektash Veliut…Në postin e lartë të Kryegjyshit u zgjodh në vitin 1913 në Haxhi Bektash. Me përkushtim, arriti cilësi të larta morali. Shumë shpejt u bë i njohur në rrethin klerikal të Turqisë, Egjiptit, Sirisë, Iranit, Irakut, Greqisë, Rumanisë Bullgarisë, Hungarisë, Jugosllavisë, Shqipërisë etj. Misioni i ngarkuar i dha një përvojë të pasur si klerik, organizator dhe drejtues i aftë i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve. Në vitin 1925, Ataturku me ligj, ndaloi dhe mbylli teqet bektashiane në Turqi. Në vitin 1929, Kongresi i tretë bektashian në Korçë vendosi që qendra e Kryegjyshatës Bektashiane të vendosej në Shqipëri (mbasi ishin bërë bisedimet disa vjeçare me Sali Njazi Dede e qeverinë shqiptare të Zogut dhe Turqisë). Kryegjysh u vendos të ish sërish Sali Njazi Dede, i cili ka vlera të veçanta në privilegjin dhe në respektin e madh që i bëri Shqipërisë dhe shqiptarëve për vendosjen e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë. Ai bashkëpunoi me qeverinë e asaj kohe për ligjin mbi fenë. I dha dimension të ri bektashizmit në Shqipëri dhe marrëdhëniet e bashkëpunimin me teqetë në rajon dhe në botë. Ishte krijues i talentuar me mjaftë shkrime. Më 28 nëntor të vitit 1941, Sali Njazi Dede për shkak të mos nënshkrimit prej tij të aktit të kapitullimit të Shqipërisë nga Italia fashiste e vranë mizorisht bashkë me dervishin e tij, Azizin. Ai mbetet një figurë e lartë e bektashizmit në Shqipëri dhe në botë. Albapost, në ciklin e figurave të shquara për vitin 2001, ka emërtuar në emisionin e pullave Sali Njazi Dedein. Sali Dede para se të vinte në Shqipëri si Kryegjysh Botëror, ka një aktivitet të madh si klerik e atdhetar në Turqi, Greqi, Egjipt e vende të tjera…

NATA E KRIMIT TË RËNDË

Mbështetur në dokumente arkivore, nata e 28 nëntorit e vitit 1941 kur u vra Sali Niazi Dede, është parapri me një ditë debatesh të ashpra mes tij dhe përfaqësuesit të mbretit italian në Shqipëri, për të pranuar pushtimin e italianëve si liri, nëpërmjet një shkrimi që ai ta botonte të nesërmen (ditën e 28 nëntorit) në gazetë. Ja si vjen kjo ngjarje në dokumentet e dëshmitë e kohës: “…Sali Niazi Dede ftohet nga përfaqësuesi i mbretit italain i cili i tha: ‘…Edhe drejtuesit e tjerë shpirtërorë kanë thurur lavde për italianët dhe mbretërinë, po ju nuk do të shkruani!’. Sali Niazi Dede iu përgjigj: ‘Unë jam udhëheqës shpirtëror i bektashinjve, nuk jam drejtues i një partie politike, nuk merrem me punë politike’. Pas debatesh të shpra, refuzimit të Sali Dede, funksionari i lartë italian i tha:’…Lëreni, mos flisni, do e shohësh këtë…!’”. Po çfarë ndodhi pak orë më vonë? Pa u afruar mesnata, Sali Dede qe banonte në Selinë e Kryegjyshatës, pasi ka qëndruar deri vonë me dervishët e punonjësit, ka shkuar si zakonisht të flejë gjumë në dhomën e tij. Ndërkohë, sipas një skenari të parapërgatitur, disa persona futen në dhomën e tij dhe e ekzekutojnë, bashkë dhe me një dervish që dëgjoi zhurmë e vajti në ndihmë. Pastaj largohen. Vrasja e Kryegjyshit Botëror Bektashian, bëri bujë të madhe. Menjëherë u arrestuan 17 persona, e zyrtarisht u tha se ‘vrasja ndodhi nga një grup vjedhësish që donin të merrnin një orë shumë të shtrenjtë të Njazi Dede”. Por në fakt, kjo ishte alibi, pasi ora, më voën u gjet. Atë e vranë pushtuesit dhe kuislingët vendas, pasi nuk pranoi të firmosë pushtimin italian si ‘liri për vendin…

SOM

VLERËSIMI

Pas proceseve demoktarike në Shqipëri, ndër figurat e para të rivlerësuara si klerikë e atdhetarë, është dhe ish-Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit, Sali Niazi Dede. Krahas vlerësimeve të tjera shtetërore dhe nga organizma jo qeveritarë, ai është shpallur dhe ‘Dëshmor i Atdheut’”

Kategori
Uncategorized

Triptik – Baba Tomorri, Dede Reshat Bardhi & Sari Saltik.

Dy vëllezër të fuqishem dhe te hijshëm; Tomorri dhe Shpiragu, u zunë për një vajzë të bukur e cila quhej Lenie* apo Helenë, (sot Mal në trekendeshin Skrapar-Korçe-Gramsh) pas së cilës të dy kishin lënë mënd. Midis tyre filloi lufta për të shtënë në dorë Lenien. Tomorri luftonte me shpatë dhe Shpiragu me topuz. Tomorri e goditi Shpiragun me shpatë dhe kjo duket tek shpatet e Shpiragut të cilat edhe sot janë vija-vija. Ndërsa Shpiragu

Nga Agim Bacelli

e goditi Tomorrin me topuz duke e bërë gjithë hone dhe gropa. Zoti që e shihte këtë duel, i zëmëruar, i shndërroi vëllezërit dhe vajzën në tre male. Nga lotët e vajzës u krijua hapsira që i ndan për jetë vëllezërit dhe që sot atje kalojnë ujrat e lumenjëve të Osumit dhe Devollit – thote një legjendë e vjetër shqiptare. (Një triptik nga një frymëzim çasti)

I-Baba Tomorri

null

Tomorri është mali më madhështor në Shqipërinë e Jugut që shikohet çdo ditë nga një numur i madh shqiptarësh pasi ai ngrihet vetmimtmar në një rrafshinë pa male të lartë që ta rivalizojnë, kështu, ai për disa dhjetra km, zotëron pamjen nga të gjitha pikat e horizontit. Nga larg, disa male i bëjnë atij shoqëri, por që nuk janë të lartë si vetë ai dhe nuk ja ulin dot krenarinë. Këta male janë, Mali i Shpiragut, Mali i Ostrovicës dhe Mali i Lenies i “lënë” si me larg.

Vetë emri Baba që mban, e bën Tomorrin më madhështor nga ç’është, siç e bëjnë tërheqës livadhet endëshlodhese malore, siç e bëjnë të frikshëm majat e thepisura shkëmbore dhe humnerat e thella apo stuhitë e befasishme. Siç e bëjnë legjendat e shumta që tregohen.
Kushdo që shkon në Tomorr, thith atë krenari që buron nga brëndia e tij dhe të bën të ndihesh po aq madhështor siç ‘ndihet’ vetë Baba Tomorri.
Ujë që pi dhe buka që ha atje të shijojnë si askund tjetër dhe ti thua me krenari, “këtu ujë është tamam ujë dhe buka është tamam bukë”.

Sipas mitologjisë Baba Tomorri ka qënë tempull i perëndive pellazge, fron i Orakujve të Dodonës së lashtë. Këtë konfirmim mitik dhe historik e kanë bërë shumë kohë më parë autorët antikë Plini, Sekundi, Theopompi. Më vonë, kronistët bizantinë Efremi,Kautakuzeni, kronisti perandorak osman, Evliha Çelebiu dhe, më vonë akoma,udhëtarë e dijetarë të shquar evropianë si Martin Lik, Antonio Baldaçi, Margaret Halcuk e të tjerë. Shqiptarët tërë jetën e kanë lavdëruar por edhe i janë frikësur, tamam siç ndodh me një baba të mirë por hijerëndë.

Betimi për Baba Tomorrin është më i fortë se çdo betim tjetër tek shqiptarët pasi ai adhurohet si Perëndi dhe jo vetëm si një mal i shenjtë për një varr apo për një besim fetar. Kuptohet se ky adhurim është trashgim i kultit pagan të natyrës, brënda të cilit kanë mbetur për tërë jetën besimet e shqiptarit.

Në disa vende të botës gjenden Male me emëra si “Mali i Babait” por asnjë mal tjetër me emrin “Baba Tomorr”. Emëri Tomorr është tepër i veçantë dhe vetëm shqiptar. Ata që mendojnë se ky emër vjen që nga koha e Turqisë janë gabim pasi Turqia do ta kishte për vete një nder për një emër të tillë para se t’jua jepte të tjerëve. Në Turqi dhe në Rumani gjenden dy male që quhen nga turqishtja “Babadag” që në shqip do të thotë “Mali i Babait”.
Jam i mendimit se emëri Baba për Tomorrin nuk është një emër i vendosur nga koha e Bektashizmit në Shqiperi siç mundohen ta interpertojnë disa historianë e disa shkrues të tjerë duke i dhënë gjyra fetare.  Kjo nga që në majë të Tomorrit është varri i të shënjtit Baba Abaz Ali, relativisht i ri, ku bëhet peligrinazh çdo 20 deri 25 gusht dhe kjo organizohet nga bektashinjtë. Po të qe kështu, një Baba Tomorr do të gjendej edhe mes bektashinjve të tjerë të botës! Emëri Baba Tomorri është mijravjeçar saç janë dhe vetë shqiptarët. Domethënia e tij në shqip është i paqartë sot, megjithëse ky emër është shumë i përhapur në tërë viset shqiptare. Nga kjo del konkluzioni se është emër po aq i vjetër saç është dhe vetë kombi shqiptar i cili ka evoluar se bashku me gjuhën e tij.

Nëse shkon tek Baba Tomorri, në lartësinë 2416 metra mbi nivelin e detit që është kulmi i tj, mund të themi se të duket vetja sikur  fluturon dhe sigurisht që të kap madhështia e fluturimit vetëm. E tërë Shqipëria është përpara syve tuaj. Kur erret, shquhen edhe brigjet e Pulias së Italisë. Ja, tamam këtu prehet Abaz Aliu, një klerik bektashi, që me emrin e tij mundohet ta njësoi këtë vend të shenjtë të lashtë duke i dhënë ngjyra fetare. Për nder të tij, pelegrinë nga të gjithë viset shqiptare e vizitojnë atë çdo vit. Kështu vazhdon tradita e vjetër pellazgo-ilire duke u gërshetuar me traditën e re bektashiane pa prishur ritin pellazg të kurbanit me gjak të pastër i cili lan mëkatet.

Baba Tomorri ka kaluar nëpër tre kulte shqiptare; atë pagan, kristian dhe musliman na thotë Prof. Jorgo Bulo, nga kulti pagan i majave të larta, i përhapur në gjithë Shqipërinë, kulti i malit të Tomorrit ka mbijetuar në rrjedhë të shekujve e të ndërrimeve fetare. Duke gëzuar një prestigj të veçantë në botën shqiptare, ai ka fituar atributin e malit të shenjtë. Fakti që ky mal në gojëdhënën popullore, në periudhën antike e mesjetare dhe në letërsinë romantike përfytyrohet si Olimpi Shqiptar, besoj se është dëshmi e njëhsimit kulturor të Gadishullit Ilirik.

Poetët dhe shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohëve kanë kënduar e shkruar për Baba Tomorrin, si Naim Frashëri, Kristoforidhi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, Hil Mosi, etj. deri tek  shumë poetë dhe shkrimtarë të sotëm. Nuk ka asnjë poet apo shkrimtar që ta shohë Baba Tomorrin dhe të mos frymezohet e të shkruajë për të. Historianët e kanë për detyrë të mbledhin gojdhënat dhe shkrimet më të vjetra për Baba Tomorrin.

* Në këtë mal, sipas një gojdhëne, të cilën e kam dëgjuar nga fshatrët e Moglices dhe Gopeshit, është varrosur Helena e Trojës.

II Kryegjyshi “me katër sy”!

null
Hirësia e Tij,
Dede Reshat Bardhi

Në fëmijëri kam qënë fqinj i “Hoxhës” së Bulgarecit, një nga burrat më të ditur dhe më të famshëm që kam njohur gjatë jetës sime. Hoxha quhej Mehmetali Daci. Nuk e di sesi ai ndikoi kaq shumë tek unë sa mu ngulit në mëndje që të mendoja ditë e natë të bëhesha Baba Teqeje! Kur u prish feja, si fëmijë që isha, e harrova shpejt këtë premtim. Më von pata mundësinë të njoh Baba Kadrinë e Melçanit i cili vitet e fundit të jetës se tij i kaloji në Lumalas të Korëes si bujk. Lumalasi është fshat pranë fashtait tim Bulgarecit.

Feja e familjes sime, si e çdo shqiptari tjetër, ka kaluar nëpër tallazet e jetës shpirtërore shqiptare e përcaktuar kjo nga pushtimet e ndryshme të gjata të cilat sillnin fe të ndryshme. Dikur bacellinjtë ishin ortodokso-katolikë që vareshin nga Papa i Romës dhe jo nga Ortodoksia Bizantine Greke, më pas ortodoksë që vareshin nga Kisha Greke, më von të konvertuar në bektashinj por që kurrë nuk shkonin as në teqe e as në kishën e tyre të Shën Gjon Pagezorit (Shipërdhonit) në Voskopojë. Më pas, në kohën e sundimit komunist, bacellinjtë u bënë « atheiste » e « kundërshtarë » të çdo feje në Shqipëri  por, megjithatë, ata ruajtën me fanatizëm ikonat e kishës së tyre deri në vitin 1991 kur u rilejua hapja kishave dhe xhamive dhe ikonat ja rikthyenë kishës. Sot, po të vizitosh këtë kishë, do të gjesh të shkruar prapa disa ikonova këto fjalë, « Ruajtur nga Familja Bacelli ».

Në shtëpinë tonë, të gjithë betoheshim « Për Baba Tomorr! » dhe ky qe betimi më I madh që bënim, ndoshta kështu betoheshin jo vetëm të gjithë bektashinjtë e Shqiperisë por edhe të tjerët?!

Për një kohë të gjatë e kisha harruar Bektashizmin* dhe baballarët e tij. Ringjallja e respektit dhe dashurisë për ta më erdhi në vitin 1993, kur Dede Reshat Bardhi, me rastin e Ditës së Ashures** do të recitonte bukur disa vargje shumë prekse në TVSH, vargje që u këndoheshin Heronjëve të Ashures dhe Musait. Ajo këngë është një falënderim për Zotin e Madhëruar që e shpëtoi Musain (Moisiun) dhe popullin e tij nga faraoni dhe ithtarët e tij, e kjo ka ndodhur në ditën e dhjetë të muajit Muharrem, por është dhe një kujtim i mëvonshëm, kur në këtë ditë, të cilën e nderoi Muhamedi me agjërim dhe urdhëroi muslimanët për këtë gjë, pasi me vete kjo ditë mbart edhe një kujtim shumë prekës. Në këtë ditë, tërë meshkujt e familjes së Pejgamberit u vranë në Qerbela, përveç Ali Zejd Abedinit, i cili ishte ende shumë i vogël. U vra Hyseni, nipi i Pejgamberit, të cilit i këndohej kënga që Kryegjysh Dede Reshat Bardhi recitoi në TVSH dhe kush e dëgjoi s’mund ti mbante dotë lotët. Recitimi i bukur, vargjet prekse, kujtesa fenomenale e një burri të vjetër, të gjitha këto mu ngulitën në mëndje dhe fillova të ushqej një simpati për Kryegjyshin Dede Reshat Bardhi. Mezi prisnja rastin ta shija dhe ta takoja për ti shperhur tërë simpatine time.

Rasti, ky mbret i fatit, e solli të takohem dhe bisedoj gjatë me Shënjtërinë e tij. Ka qënë shtator i vitit 1994 kur u takova me Kryegjyshin në Lumalas të Korçës. Kryegjyshi ishte mik i Tahir Shahollarit*** ashtu si edhe unë. Tahiri, njihet si ‘enciklopedisti’ i Lumalasit ose « Gazeta e Lumalasit » i cili di dhe njeh gjithëçka që ndodh në fshat dhe për rreth. Më falni se po kaloj jashte teme por do t’ju tregoj vetëm një rast për Tahirin që do t’ju shokojë.

Kryeplaku i fshatit Lumalas ka qënë dhe vazhdon të jetë miku im më i mirë në Korçë, Feridum Shahollari (Dume), një nga njerzit më të mirë që ka tërë Fusha e Korçës dhe që e duanë dhe e respektojnë të gjithë ata që e njohin, qofshin të majtë apo të djathtë! Në Lumalas shërbeja si Komandant i Bat. Avio-Teknik dhe përgjigjesha gjithashtu edhe për 950 m pistë ku ulej dhe ngihej dy herë në javë avioni taksi i shoqerisë ajrore amerikane MAF me pilotë Gene Kongdon dhe Lonnie Hall. Në kodrën midis Melaçanit dhe Lumalasit, në krah të Furrës së Gërqeles, ishte ngritur kompleksi i ndërtesave të Bat. Avio-Teknik, në një vënd mjaft piktoresk, rrethuar me një baçe të madhe me dru frutorë dhe një tendë plotë me pjergulla. Atje pata mundesinë të rrisja dhe një tufe të vogël me shqerra (qingja) dhe të hanim mish të pjekur dhe të pinim raki pothuajse çdo ditë me miqtë e shokët. Jetoja vetëm dhe flija po aty në zyrën time që prej dy vjetësh. Një natë me humbi një shqerrë, menjëherë telefonova Dumen i cili më tha, « Në këtë fshat kurrë s’ka humbur asgjë dhe kurrë nuk mbahet mënd të jetë vjedhur gjë. Shqerra jote do të jetë ngatërruar me ndonjë kope dhe besoj se nesër i zoti mund ta sjellë në aviacion. » Fjalët e Dumes më hoqën merakun por sidoqoftë e ftova të vinte të më takonte dhe mbase të pyeste dikë që kishte kaluar me bagetitë afër baçes sime. Ai nuk përtoi dhe erdhi e më takoi. Pas pak më tha, « nëse ke merak deri nesër, ne mund ta gjejmë që sonte me një të pyetur se ku është qingji jot? » I çuditur e pyeta sesi mund ta gjenim aq lehtë ? ! Dumja thirri një ushtarin tim dhe i tha të shkonte të lajmëronte Tahir Shahollarin i cili nuk vonoi dhe erdhi menjëherë. Tahiri filloi të bëjë nje llogari të vogël ; « Sot delet e Xhikut kanë kaluar afër baçës tënde në orën 6 :30 dhe në orën 7 :00 kaluanë edhe delet e Dashit të cilit i shpëtuanë dy dele dhe hynë në baçën tënde, kur ato dolën nga baça me siguri që janë ndjekur nga qingji jot. Shkoni dhe pyesni Dashin. Unë u ngrita menjëherë por Dumja më mbajti dhe më tha, « Pse bëhesh merak, nesër ta sjell vetë Dashi qingjin këtu. » Vërtetë të nesërmen Dashi ma solli qingjin!

Por le të vazhdoj tregimin për Shënjterinë e tij, Kryegjyshin. Ndërsa unë po shkoja tek Tahiri, Dede Reshat Bardhi po dilte nga kopshti i tij. Ai shoqerohej nga Babai I Turhanit dhe një person tjetër që do të emrohej Baba i teqesë së Melçanit, ndërsa unë shoqërohesha nga një shok imi që ishte konvertuar në një kristian tre vite më parë. Prinderit e tij kishin qënë bektashi, ashtu si edhe të mijtë.
Pasi shkëmbyemë fjalët e para në rrugë, e ftova Dede Reshat Bardhin të pinim një kafe tek baca ime të cilën ftesë ai e pranoi me kënaqësi, kështu që ne u ndodhëm në kodrën e Lumalasit në verandën e bukur që ishte pjesë e Aerodromit të Lumalasit, nën pjergullat të mbushura plot nga ku dukej më shumë se gjysma e Fushës së Korçës si në pllëmbë të dorës. Rrugës deri atje, Dede Reshat Bardhi ju ngjit më këmbë si të gjithë neve, ju luta të vinte me makninë por më tha, « Do përdorja makinën nëse edhe ju të gjithë do të vinit me makinë.»

Bëmë nga një kafe për të gjithë por më parë morëm nga një gote me dhallë të freskët. Shërbyeme edhe rrush Afuzali dhe Sulltanina (rrush pa fara).

Gjatë bisedës shoku im I tha Kryegjyshit se, “Agimi lexon shumë…”
Babai më pa një copë herë me vëmëndje dhe befas më pyeti. ” Ja, të pyes ty Agim, a e ke lexuar Naim Frashërin?” Ju përgjigja se neve e kishim të detyruar në shkollë që të lexonim veprat e tij dhe të mësonim përmëndësh disa nga vjershat e tij. “Po mirë, vazhdoi pyetjen Shënjteria e Tij,  Naimi ka shkruar shumë për fenë, ato nuk jua jepnin juve ti lexonit, çfar ke bërë ti për ti mësuar edhe ato pjesë të hequra?” Nuk ju përgjigja pasi nuk kisha bërë asgjë. E ç’mund të bëja unë?! Pastaj ai filloi të recitojë Qerbelanë e Naimit:

“Frat, o more lum’ i shkretë
Mos këndo po qaj;
Derth lot e rënko për jetë
Mos qesh paskëtaj!
Se Hysen’ e Fatimesë
Me farët të tij,
E vrau komb’ i pabesë,
Kombi faqezi…
Hyseni desh njerëzinë,
Dhe për të u vra,
Per të shpetuar njerinë,
Ra në Qerbela…
Imamët’ dymbëdhjetë,
Nga der’e Aliut,
Hoqn’ e vuanë ndë jetë,
Për nder të njeriut …

Ja Hysen, Ja Ali…
Ja Ali, Ja Imam!”

Pasi mbaroi Qerbelanë na tha se edhe ‘Bagëti e Bujqesi’ qe sakatosur nga regjimi komunist dhe ne nuk i dinim ato strofa dhe vargje qe flisnin për Perëndine dhe ne çast filloi të na i recitonte, vargjet e çensuaruara, aq bukur sa të gjithë ngrimë duke e dëgjuar, sa ndoshta, edhe zogjtë mund të kenë ndalur për momentin këngën e tyre! Kur mbaroi recitimin, i entusjazmuar e duartrokita fortë, po ashtu bënë të gjithë të pranishmit.

Ai takim me Dede Reshat Bardhin ka lënë kaq shumë bresa të pashlyeshme në mëndjen dhe shpirtin tim sa nuk mund ta harroj kurrë. Ai do të na befasonte me gjithëçka që na tregonte. Kur më pyeti për besimin tim, ju përgjigja se prinderit e mij ishin bektashinj pa i treguar për besimin tim. Pastaj pyeti shokun tim i cili kishte fshehur kryqin që mbante në qafë. Shoku ju përgjegj se besonte në një Zot! Kryegjyshi na i mbërtheu sytë të dyve gjatë dhe më në fund na u drejtua,

“Djemtë e mij! Feja nuk ka aq shumë rëndësi në jetën e njeriut sa zemra e mirë e tij. Njeriu duhet të jetë i hapur, i ndershëm dhe i vërtetë në çdo gjë që bën e thotë edhe sikur të ketë për këtë pasoja të papëlqyeshme.
Dua t’ju tregoj një histori për këtë, por më parë dua të bëj një pohim, unë kam katër sy!

Një herë e një kohë një shqiptar orthodoks me zemër jo të mirë vari në gjoks një kryq për ti dhënë fat dhe shkoi në Greqi si kurbetçi por kur grekët mësuanë se ai ishte shqiptar e përzunë. Kryqi i tij nuk bëri asnjë punë tek kryqtarët grekë. Më pas ai shkoi në Turqi por edhe atje nuk i shkoi fare pasi turqit e morën për grek dhe e përzunë. Më në fund fati e hodhi në Arabinë Saudite ku njëlloi si në Greqi dhe Turqi nuk i shkoi mbarë dhe përfundoi lypsar rrugëve. Një ditë tepër i uritur i afrohet një teqeje dhe pasi e fshehu kryqin nën këmishë ju lutet disa dervishëve që ti japin për të grënë. Dervishët i thanë se që të futet në teqe duhet të merrnin lejën e babait të teqesë. Pasi i thanë babait ai ju dha urdhër që ta sjellin para tij. Shqiptari shtërngonte kryqin nën këmishë dhe nëpër dhëmbë lutej ti jepnin ushqim. Babai e veshtroi gjatë dhe e pyeti pse nuk punonte. Shqiptari i tha se nuk gjente dot punë dhe nëse teqeja ka nevojë për puntor ai ishte gati të bënte çdo gjë…Dëgjo! Ju drejtua babai. Unë kam nevojë për puntorë por jo për njerëz që fshehin fytyrën e tyre. Ne do të japim bukë por jo punë. Shqiptari i zënë ngushtë e pyeti babain se pse ja thoshte ato fjalë pasi ai nuk e fshihte fytyrën…Atëhere babai i tha se ai kishte katër sy, me një palë shikonte si të gjithë çdo gjë që duket dhe me një palë shikonte çdo gjë që fshihet. Shqiptarit i dogjën këto fjalë dhe e shtërngoi akoma më shumë kryqin sa kryqi i çpoi dorën dhe i doli gjak. Dora i dhëmbi dhe e hoqi nga kryqi dhe këmisha e hapur ja nxorri në pah atë kryq. Shqiptari i zënë ngusht rrinte kokë varur. Babai ju dha urdhër dervishëve që ta ushqejnë dhe ti japin rroba për të veshur. Shqiptari pasi hëngri mirë dhe u vesh mirë, hoqi kryqin nga qafa dhe e futi në xhep. Babai erdhi ta shikojë. Pasi i fërkoi me dhëmbshuri kokën e pyeti se ku e kishte kryqin. Shqiptari i tha se e kishte futur në xhep dhe se do ta flakte pasi ai kryq nuk e kishte ndihmuar…Babai i revoltuar ju kthye, Nuk ta ka fajin kryqi por zemëra jote. Atë kryq do ta mbash në gjoks pasi është shënje e besimit tënd, atë besim që ti duhet të mos kesh turp e frikë që ta tregosh. Pastro zemrën.”
Këtu Kryegjyshi e mbaroi tregimin dhe ne ngelëm pa fjalë. Tregimi i Hirësisë së Tij ishte një mësim i mirë për ne..

Kur ai u ngrit për te ikur na tha, “Djemtë e mij! Dua t’ju lë juve një këshillë qe na i ka lënë i Pari i Bektashinjve dhe që është amaneti i tij për tërë neve që vazhdojmë rrugën e Tij. Po ju them ato fjalë që Haxhi Bektashi i tha Sulltan Ohranit:

“Po të jesh shpirtërisht me mua,je pranë meje edhe sikur të ndodhesh në Jemen.Po të mos jesh shpirtërisht me mua,je në Jemen edhe sikur te ndodhesh pranë meje!”

Shënim:

* Bektashismi duhet të kete lindur në viti 1249 në Nishabur në Anadoll dhe themeluesi i këtij sekti ishte Haxhi Bektash Veliu. Kur Haxhi Bektashi ishte rreth 18 vjeç vendosi që ti dedikonte jetën e tij Zotit dhe bëri disa udhëtime në Kinë, Indi dhe Tibet ku ra në kontakt me besime të ndryshme si Induism dhe Budismi. Aty ra në kontakt me idetë e tyre panteike dhe filloi të kundërshtonte idetë strikte të Suni Muslimanëve. Pas këtyre udhëtimeve Haxhi Bektashi shkoi në Mekë (ku mori emrin, titullin Haxhi) dhe gjithashtu vizitoi dhe Jeruzalemin dhe varrin e Krishtit. Këto udhëtime influencuan shumë në besimin e Haxhi Bektashit. Kur u khtye mbrapsht në Anadoll me idetë për një trup dhe shpirt paqësor filloi të formonte një interpretim të Islamit më shpirtëror dhe më liberal. Në Anadoll ndërtoi dhe teqenë e parë. Idetë e tija liberale patën shumë sukses në zonat e Ballkanit; Shqipëri, Bullgari, Greqi dhe Bosnjë. Misionari i parë Bektashi që erdhi në Shqipëri erdhi rreth viteve 1370 dhe quhej Sari Satltik. Ky erdhi në Shqipëri nga Korfuzi dhe për të kaluar më kollaj vishej me rrobat e priftit Orthodox. Bektashismi në Shqipëri u përhap më shumë ne kohën e jeniçerëve, të Krishterët Shqiptarë e kishin më kollaj të ktheheshin në Bektashinj sepse të paktën kjo fe ishte më shumë e përngjashme me Krishtërimin.

** Ashure në gjuhen arabe do të thotë dhjetë, pra, është e dhjeta ditë e muajit Muharem që është muaj i parë muslmiman dhe që fillon rreth 16 Qershorit (nuk është fikse).

*** Tahir në shqip do të thotë zemërpastër.

III  Bektashizmi & Sari Saltik

Në vitin 1925, Ataturku me ligj, ndaloi dhe mbylli teqetë bektashiane në Turqi. Në vitin 1929, Kongresi i Tretë Bektashian në Korçë vendosi që qendra e Kryegjyshatës Bektashiane të vendosej në Shqipëri ( mbasi ishin bërë bisedimet disa vjeçare me Sali Njazi Dede e qeverinë shqiptare të Zogut dhe të Turqisë). Kryegjysh u vendos të ish sërish Sali Njazi Dede, i cili ka vlera të veçanta në privilegjin dhe në respektin e madh që i bëri Shqipërisë dhe shqiptarëve për vendosjen e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë. Ai bashkëpunoi me qevrinë e asaj kohe për ligjin mbi fenë. I dha dimesion të ri bektashizmit në Shqipëri dhe mardhëniet e bashkëpunimin me teqetë në rajon dhe në botë. Ishte krijues i talentuar me mjaftë shkrime. Më 28 nëntor të vitit 1941, Sali Njazi Dede për shkak të mos nënshkrimit prej tij të aktit të kapitullimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, (jo ashtu sic bënë klerikët e feve të tjera shqiptare), e vranë mizorisht bashkë me dervishin e tij Azizin. Ai mbetet një figurë e lartë e bektashizmit në Shqipëri dhe në botë.

Po kush ka qënë i pari që solli Bektashizmin në Shqipëri?

Sari Saltik (Salltëk)

Në takimin që pata me Dede Reshat Bardhin në Lumalas të Korces do mësoja dhe një sekret që i përket vëndvarrimit të Sari Sallëkut në afërsi të Fush Krujës. Hirësia e Tij Haxhi Dede Reshati më tha, “Ti që shkon në Lezhë, këtheu një ditë atje dhe shiko një mrekulli, shtatë degë të qeparisit mbi kokën e varrit të Tij kanë formën e shtatë arkivoleve. Atje janë shtatë qiparisa por varri i Tij ndodhet nën qiparisin e shtatë!”

Varri i Sari Salltekut në afërsi të Fush-Kruje nuk njihet si varr. Atë e dinë vetëm pak vetë që është varri i të dërguarit të Haxhi Bektashit, themelusit të Bektashizmës.

Evlia Çelebi, emeri i tij i vërtetë qe  Mehmed, i cili jetoi në shekullin e XVII dhe që udhëtoi në shumë vënde të botes,  Sari Salltëkun e konsideron një “Christian monk” (një murg Kristian), i cili ndërtoi skeletin e Bektashizmit mbi bazën e asketizmit. Ndërsa historiani i shk. XX Frederick Hasluck e konsideron Sari Salltëkun një Shenjt dhe mbartës të nje kulti të veçantë te Fiseve Tartare nga Krimea i cili shpërndau këtë kult nëpër Ballkan, Europe, Azi dhe Afrikë. Legjenda thotë se Sari Saltik kishte dhe një vëlla tjetër që ishte kristian, shenjtin Anton, që kishte vdekur para tij.

Në shumë legjenda Sari Salltëku identifikohet me disa shënjetorë kristianë si, (Shën Gjergji, Shën Ilia, Shën Nikolla, Shën Simoni, Shën Naumi  (në afërsi të Pogradecit) dhe Shën Spiridhoni). Po sipas legjendës, trupi i tij u varros në shtatë qefine (arkivole) që u varrosën në shatë vënde të dryshme të Ballkanit ku për nder të tij u ngritën shtatë tyrbe të cilat edhe sot ekzistojnë. Ato gjenden një në fshatin Blagaj, një në Mostar, një në Krujë, një në Kaliakra, një në Anadollin Perëndimor,  një në Anatolia  dhe një në Ýznik të Tyrqise.

Por siç është i ditur fenomeni “Teqe e Sari Salltëkut” mes Shqiptarve është një fenomen mjaft i njohur, gjë që na le të besojmë se përhapja e hershme e Bektashizmit mes trevave Shqiptare nuk ka patur të bëjë me një Sari Salltëk por me disa misionerë bektashinj të cilët janë identifikuar me një person të vetëm. Ky është mendim i shumë studjusëve shqiptarë te Bektashizmit.
Por, të predikoje Bektashizmin në Shqiperinë Kristiane dhe të pushtuar nga kolonializmi fetar fanatik Sllavo- Greko – Latin e që perjetonte dhunën e tyre inkuizitore kishtare, ka qënë e pamundëshme në Shqipëri saqë, legjenda e Sari Salltëkut tregon se:

Sipas historianit H. Inalxhik, “Sari Salltuku … i veshur me rasë murgjish të krishterë, predikonte Bektashizmin nëpër kishat e Ballkanit ne shekullin e 13-të. Sariu ishte një student i poetit Ahmed Jusufi të cilin e kishte një udhëzues të lartë shpirtëror në rrugën e tij të Haxhi Bektashit.”

Burime të ndryshme na thonë se Sari Sallteku vdiq diku në Ballkan dhe vdekja e tij është kthyer në një legjendë dhe mister. Shumica e vëndeve të Ballkanit kanë caktuar nga një vënd i cili quhet Varri i Sari Salltekut! Edhe Shqipëria nuk bën një përjashtim, por përkundrazi, sipas shumë historianëve, është pretendeti kryesor.

I së njëtit mendim se Salltëku është varrosur në Shqipëri është edhe “Türkiye’de Vakif Abideler ve Eski Eserler” i Vakiflar Genel Müdürlügü Yayinlari: Ankara, 1972″ në volumin e IV.

Shenjëtori Sari Salltek, sipas një legjende që qarkullon në forma pak të ndryshuara në shtatë vënde të botës, është vrasësi i dragoit me shtatë kokë i cili kishte rrëmbyer dy vajzat e mbretit për ti ngrënë!

null

Nga Agim Bacelli

Kategori
Uncategorized

Fjalimi origjinal i Ismail Qemalit më 28 Nëntor 1912!

Fjalimi origjinal i Ismail Qemalit më 28 Nëntor 1912!

Me rastin e Pavarësisë, Tirana Observer boton sot fjalimin e Ismail Qemalit të mbajtur më 28 Nëntor 1912 në Mitingun e Madh në Vlorë me rastin e ngritjes së flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë.

Nga Ismail Qemali

Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur. Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë.

Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë, që hoqi e voi të zezat e të lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t’egër që ka pas Turqija.

Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni!

Për t’ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e patriotëve t’anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shënjtë të shënjës t’onë Kombëtare, të flamurit t’onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe passi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Shqiptarët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë: Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë).

Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest.

Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë.

Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë.

Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë.

Rroftë Flamuri!

Rroftë Shqipërija!

Kategori
Uncategorized

‘Armiqtë europianë’ të Edi Ramës dhe miku Elvis Roshi.

‘Armiqtë europianë’ të Edi Ramës dhe miku Elvis Roshi

Nga Lulzim Basha 

Ndërsa po kthehem në Tiranë nga takimet me qytetarët plot halle dhe shqetësime të Memaliajt, Tepelenës, Përmetit, Gjirokastrës, Sarandës dhe Delvinës, dëgjova mesazhin që Edi Rama kishte lënë mbrapa për popullin e tij, ndërsa vetë është duke shijuar, prej dy ditësh, argëtime luksoze dhe ndeshje futbolli nëpër Itali e Gjermani.
Me gjuhen e plakur te genjeshtrave ditore Edi Rama shpalli armiq të tij dhe të shqiptarëve gjysmën e Shqipërisë dhe gjysmën e Europës, të gjithë ata që kanë guxuar ta kritikojnë.

Vulgariteti i zakonshëm dhe mentaliteti autokratik, përzjerë me arrogancën që jep pushteti dhe paraja, duket se e kanë shpërfytyruar Edi Ramën deri aty sa ka humbur çdo lidhje me realitetin dhe ka filluar të shohë të njejtat ëndrra e përjetojë të njëjtat makthe si udhëheqësit e dikurshëm komunistë, mes të cilëve u lind dhe u edukua.
E vërteta është se as unë dhe as demokratët nuk jemi të gëzuar për vonesën e fillimit të negociatave me Bashkimin Europian. Përkundrazi, ne jemi shumë të shqetësuar.

Ne jemi të shqetësuar dhe të turpëruar që të gjitha mediat dhe politikanët e Europës po flasin për drogën e krimin në Shqipëri dhe rrezikun që ata ndjejnë nga kjo situatë. Por më e rëndësishmja është se, si të gjithë njerëzit e ndershëm në Shqipëri, ne jemi të alarmuar që krimi dhe droga po shtine në dorë politikën dhe ekonominë e vendit, duke shkatërruar edhe shpresën e fundit të shqiptarëve për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Ne nuk mund të heshtim dhe nuk do të heshtim para kësaj situate. Askush nuk duhet të heshtë. Historia jonë ka treguar që sa herë ne kemi heshtur dhe kemi bërë kompromis me të keqen vetëm kemi vuajtur dhe kemi mbetur mbrapa.
E keqja Shqipërisë nuk i ka ardhur asnjëherë nga kritikët dhe nga zërat e lirë që kërkojnë liri, rend, të drejta dhe të vërtetën. E keqja Shqipërisë i ka ardhur përherë nga autokratët që pushtetin e kanë përdorur për t‘u pasuruar për vete, duke shtypur çdo zë të lirë dhe çdokënd që guxon të mendojë ndryshe nga ata që ju kanë mbajtur ison.

E keqja Shqipërisë i ka ardhur përherë nga ata udhëheqës që për dështimet dhe të zezat që bëjnë vetë kanë fajësuar armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, konspiracionet nga Amerika në Europë; nga ata që betoheshin se bota le të flasë dhe armiku të pëlcasë, por ata do të vazhdonin të palëkundur në rrugën e tyre.
Edi Rama i shpalli sot deputetët austriakë, gjermanë, hollandezë dhe europianë armiq. Por të gjithë ne shqiptarët e dimë fare mirë se kanë qenë këta “armiq” që kanë miratuar qindra milionë euro ndihmë për popullin shqiptar nga paratë e popujve të tyre, ndërkohë që Edi Rama i rrëmben çdo vit popullit të tij qindra miliona euro për vete dhe klientët e tij. Ne e dimë shumë mirë se ishin deputetët austriakë, gjermanë, hollandezë dhe të gjithë BE-së që hapën krahët për Shqipërinë dhe miratuan fillimisht marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, heqjen e vizave dhe më pas statusin e kandidatit të Shqipërisë. Nëse këta deputetë që Edi Rama i shpalli sot armiq do të ishin të tillë ne sot do të ishim shumë larg Evropës.

Në fakt deputetët austriakë, gjermanë, hollandezë dhe mediat evropiane po flasin kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe jo kundër shqiptarëve. Është Edi Rama që do të na bindë se ata janë armiqtë tanë. Por ata janë Europa, ku ne duam të shkojmë.
Së fundi, edhe një herë per ligjin e vetingut që Edi Rama përdor si pretekst të dështimit të tij. Partia Demokratike është pro vetingut dhe reformës në drejtësi. Ajo kërkon që të gjithë të korruptuarit dhe të inkriminuarit, kushdo qofshin ata, demokratë, socialistë, pushtetarë, ish-pushtetarë, gjykatës, prokurorë apo zyrtarë të thjeshtë, të përgjigjen para drejtësisë. Ne do të bëjmë cdo gjë që kemi në dorë që kjo të ndodhë.
Por Partia Demokratike nuk mund të pranojë dhe nuk do të lejojë që procesi i vetingut të bjerë në dorë të Edi Ramës dhe vartësave të tij. Vetingu i Edi Ramës është gjë e mirë vetëm për kriminelët me të cilët Edi Rama erdhi dhe qëndron në pushtet.

Unë nuk kam asnjë frikë nga vetingu. Nga vetingu kanë frikë Elvis Rroshi dhe kriminelët që kontrollojnë Edi Ramën.
Por unë nuk kam asnjë iluzion se një njeri që nuk guxon të shkarkojë nga detyra një përdhunues dhe trafikant droge të dënuar nga drejtësia evropiane mund të bëjë drejtësi për shqiptarët.
Që të bëhemi pjesë e Europës, ne duhet të kemi një drejtësi të pavarur nga çdo politikan, sikurse e ka Europa. Që të bëhemi pjesë e Europës, Shqipëria duhet të jetë pa drogë, qeveritarët të jenë të ndershëm dhe zgjedhjet e lira.
Por mbi të gjitha, këto janë kushtet themelore për të krijuar një shoqëri të denjë ku të gjithë shqiptarët të gjejnë mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre të cilën sot e gjejnë vetëm duke braktisur atdheun.

Kategori
Uncategorized

Spastrimi i Partisë / Si u flakën figurat qëndrore në PS nga rilindësit.

Spastrimi i Partisë / Si u flakën figurat qëndrore në PS nga rilindësit

Zgjedhjet parlamentare të vitit 1992 jo vetëm që shkaktuan një humbje të thellë të Partisë Socialiste, por e vunë atë edhe përpara një krizë përfaqësimi dhe sfidave të menjëhershme për reformimim dhe modernizim.

Kriza e përfaqësimit lidhej ngushtësisht me domosdoshmërinë e rifreskimit të figurave drejtuese, pasi në 1992 nomeklatura drejtuese socialiste përbëhej nga figura të vjetëra të sistemit komunist.

Paralelisht me betejën për tu rikthyer në pushtet në zgjedhjet e 1997-ës, socialistët fituan dhe betejën e krizës së drejtimit të tyre; për 5 vite me rradhë pranë tyre u konsoliduan dhe u konfirmuan si figura emblematika të së majtës, politikanë të ardhur nga bota akademike dhe intelektuale, të cilët rimodeluan PS-në dhe e kthyen atë në forcën dominuese në jetën politike në Shqipëri.

Por që nga viti 2005, kur Edi Rama u shpall kryetar I Partisë dhe deri më sot, këto figura qendrore të Partisë Socialiste e panë veten në trysninë e sulmeve përjashtuese të Edi Ramës. Ky i fundit, u akuzua nga kundërshtarët e tij se kishte një plan për spastrimin e socialistëve nga PS-ja.

Edhe produkti i dalë nga mledhja e fundit e Asamlesë socialiste e konfirmon këtë linjë.

Ben Blushi, Arta Dade dhe Namik Dokle ishin tre figura qendrore të PS-së që u shkëputën nga strukturat e larta drejtuese të kësaj partie.

Por cilët janë disa nga figurat kryesore të përjashtuara ndër vite nga Partia Socialiste:

 

Fatos Nano, ish-lideri historik I PS-së, ish-kryeministër, një nga figurat më të sulmuara nga Edi Rama, I përjashtuar nga çdo funksion drejtues I PS, sot është thjesht dhe vetëm një anëtar I thjeshtë I saj

Rexhep Mejdani, ish-deputet. Ish-President I Republikës. Kritik ndaj qeverisjes së rilindsave, I përjashtuar nga organet drejtuese të Partisë Socialiste.

Ilir Meta, ish-kryeministër socialist, shkëputet nga PS në vitin 2004, për të krijuar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Pavarësisht koalicionit ka qenë një nga politikanët e sulmuar në mënyrë të vazhdueshme nga Edi Rama.

Ylli Bufi deputet për disa legjislatura. Ish-kryeministër socialist. I përjashtuar nga Rama nga kandidimi për deputetët dhe organet drejtuese të Partisë Socialiste.

Arben Malaj, deputet për disa legjislatura, ish-ministër socialist I financave. Kritikon Ramën për bojkotin e Parlamentit në zgjedhjet e 2009-ës. I përjashtuar nga kandidimi në zgjedhjet e 2013-ës, duke garuar si i pavarur në Qarkun e Vlorës.

Namik Dokle, deputet për disa legjislatura. Kryetar Kuvendi. Vazhdimisht kritik për qeverisjen e rilindasve. Nga sot nuk është më anëtar I kryesisë së Partisë Socialiste. Ka deklaruar mos kandidimin si deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Kastriot Islami- deputet për disa legjislatura. Ish-ministër socialist, Përjashtohet nga Partia Socialiste pas zgjedhjeve të 2009-ës, duke akuzuar Ramën si shkaktarin kryesor për humbjen e tyre. Si kundërshtar i ashpër i Ramës, Islami zgjedh ti bashkohet grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ben Blushi  deputet për disa legjislatura. Ish-ministër socialist. E nis kundërshtinë ndaj Ramës për bojkotin e parlamentit në 2009ën. Identifikohet si një nga kritikuesit më të ashpër të qeverisjes Rama. Ky I fundit e anatemon, duke e përjashtuar dhe nga kryesia e PS-së. është gati për kriijimin e një partie të re.

Arta Dade deputete për disa legjislatura. Ish-ministre socialiste. Kundërshtare me politika qeverisëse të rilindjes. Përjashtohet nga kryesia e PS-së gjatë asamblesë së sotme.

Ermelinda Meksi-deputete për disa legjislatura, ish-ministre socialiste. Nuk përfshihet në qeverisjen socialiste të 2013-ës, ndërsa PS e propozon si anëtare e Bordit të Bankës së Shqipërisë.

Luan Rama, deputet për disa legjislatutra. Ish-ministër socialist. Kundërshtar I Edi Ramës, pas ardhjes së tij në krye të PS-së, Luan Rama zgjedh largimin dhe bashkimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Maqo Lakrori, deputet për disa legjislatura, Ish-ministër socialist. Kritikon në mënyrë të vazhdueshme drejtimin e PS-së nga Rama pas zgjedhjeve të 2009-ës. Përjashtohet nga zgjedhja në organet drejtuese. Sot është vetëm një anëtar I thjesht I PS-së, firmëtar I kërkesës për zgjedhjet për kryetarin e ri të PS-së.

Sabit Brokaj, deputet për disa legjislatura. Ish-ministër socialist. Rikthehet në 2009-ën te PS-ja. Vazhdimisht kritik ndaj politikave qeverisëse të Rilindjes.

Agron Duka, deputet, ish-ministër socialist. Largohet nga PS-ja, pas ardhjes së Ramës në krye të saj. Sot është kryetar I Partisë Agrare Ambientaliste.

Albert Çaçi, deputet për disa legjislatura. Nuk përfshihet në projektin e Ramës për rilindjen, largohet nga PS-ja, për të kandiduar për PSD-në për zgjedhjet për kryetar bashkie në Fier në 2013-ën.

Elmaz Sherifi, deputet për disa legjislatura. Ish-ministër në qeverisjen socialiste. Ndër kritikët e parë të Ramës për mënyrën si drejton PS-në. Përjashtohet nga Rama dhe krijon parti të re politike.

Flamur Rogu, deputet për disa legjislatura. Figurë emblematike e së majtës në qarkun e Beratit. Përjashtohet nga kandidimi për deputet dhe nga organet drejtuese të PS-së.

Makbule Çeço, ish-nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Përjashtohet nga kandidimi për deputete dhe organet drejtuese të PS-së.

Luan Memushi, deputet për disa legjislatura. Ish-ministër në qeverisjen socialiste. Përjashtohet nga kandidimi për PS-në. Garon për deputet nën siglën e LSI-së në zgjedhjet e 2009-ës

Marko Bello, deputet për disa legjislatura. Ish-ministër në qeverisjen socialiste. Kundërshton bojkotin e parlamentit nga ana e Ramës. Ky I fundit nuk e kandidon në zgjedhjet e 2013-ës dhe e përjashton dhe nga organet drejtuese të PS-së.

Ndre Legisi, deputet për disa legjislatura. Ish-ministër socialist. Largohet nga PS-ja në  2004 për t’iu bashkuar LSI-së. Në 2009-ën rikthehet në PS, por në 2013-ën nuk bën pjesë në planet e Ramës. Nuk kandidon dhe nuk bën pjesë në organet drejtuese të PS-së. Firmëtar I peticionit për zgjedhjet për kryetar të PS-së.

Gjergj Koja, deputet për disa legjislatura. Ish-ministër socialist. Ish-kryetar I FRESSH-it. Kritik ndaj drejtimit të Partisë nga ana e Ramës, Koja largohet nga PS-ja për të krijuar Partinë Socialiste të Moderuar.

Spartak Poçi, deputet për disa legjislatura. Ish-ministër në qeverisjen socialiste. Largohet nga organet drejtuese të PS-së që pas ardhjes së Ramës në krye të Partisë.

Mustafa Xhani, ish-ministër në qeverisjen socialiste. Nuk bën pjesë në planet e Ramës pas marrjes së partisë, duke u përjashtuar nga organet drejtuese të saj.

Petro Koçi, deputet për disa legjislatura.Ish-ministër në qeverisjen socialiste. Kritik për mënyrën e drejtimit të PS-së nga Rama, shkëputet për të krijuar PSV 91. Sot në koalicion është zëvendësministër I Mbrojtjes.

Spartak Braho, deputet për disa legjislatura. Shkëputet në 2004-ën për tu bashkuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Vangjel Tavo, deputet për disa legjislatura. Kritikon Ramën për humbjen e zgjedhjeve të 2009-ës, largohet më pas për tju bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nazmir Bilani, deputet për disa legjislatura. Një ndër kritikët e parë për drejtimin që Rama po I bënte PS-së. Shkëputet për tju bashkuar PSV 91.

Taulant Dedja, deputet për disa legjisltura. Përplaset fort me Ramën, duke hequr dorë nga mandati si deputet i PS-së.

Andis Harasani, ish-deputet i PS-së. Kritikon Ramën për bojkotin e Parlamentit, përjashtohet nga kandidimi dhe organet drejtuese të PS-së.

Ilir Zela, deputet, ish-themelues I FRESSH. Nuk përfshihet në listat e kandidimit dhe në organet drejtuese të Partisë nga ana e Edi Ramës.

Kush kanë mbetur në PS

Gramoz Ruçi, Servet Pëllumbi, Bashkim Fino, Fatmir Xhafaj; Pandeli Majko dhe Erjon Braçe janë të fundmit e Mohikanëve të mbetur nga elita e politikanëve që prodhoi Partia Socialiste. Sot ata janë shumë pak, përballë grupit të rilindësve të Ramës.

Kategori
Uncategorized

Marrëdhënia sekrete, Rama e paguan Ngjelën 3 mijë euro në muaj për shërbimet.

Marrëdhënia sekrete, Rama e paguan Ngjelën 3 mijë euro në muaj për shërbimet

Për të gjitha shërbimet që Ngjela bën ndaj Ramës, ai paguhet nga Kryeministri me 3 mijë euro në muaj. Pagesa në fakt nuk del nga paratë e Kryeministrisë, por nga klientela e afërt e Ramës. “Ekspres.al” ka mësuar se çdo fillim muaji, Ngjela paraqitet tek biznesmeni Pandi i Ramës, i cili i jep pagesën. Një nga dëshmitarët tregon edhe si e zbuloi marrëdhënien sekrete të Ramës me Ngjelën. “Isha ulur bashkë me biznesmenin Pandi, kur këtë e merr në telefon një numër. Në fillim Pandi rrudhi buzët, pastaj na kërkoi leje që të largohet. Duhet të iki se më pret Ngjela duhet t’i jap pagën e muajit”, “E ke marrë avokat?” ishte pyetja e dëshmitarit, ndërsa përgjigjja e Pandit ishte: “Nuk kam ndër mend të humbas gjyqe që ta marr avokat, por e kam porosi nga Rama që t’i jap çdo muaj 3 mijë euro”.

Kategori
Uncategorized

Gazetari: Llogaritë bankare të Ramës në Panama e Karaibe. Si e zbulova Bushatin në bordello burrash.

Gazetari: Llogaritë bankare të Ramës në Panama e Karaibe. Si e zbulova Bushatin në bordello burrash

Peter Tase është një nga gazetarët investigativë, i cili ka bërë publik disa skanale në të cilat janë përfshirë disa nga ministrat e kabinetit Rama. Ai ishte i pari që publikoi marrëdhëniet seksuale me tranversitët të ministrit të Jashtëm Bushati në bordellot e burrave në Brazil. Ngjarja nuk u përgënjeshtrua në asnjë rast nga ministri i Jashtëm. Peter Tase thotë se si ai ka arritur në gjurmët e këtyre ministrave. Tase thotë se, pozicioni i tij i punës e ka bërë që të ketë lidhje me disa qeveri në vendet e Amerikës Latine.

Tase thotë për “RD” se, Bushati jo vetëm që është i privuar se ka shkuar në bordello burrash, por po ashtu është e provuar se ai ka shkuar edhe me prostituta minorene. “Për të zbuluar këtë skandal në Brazilia më është dashur që të paguaj edhe 1200 Real, (monedha që përdoret në Brazil)”, thotë Tase. Ministri i Jashtëm, Bushati ka vizituar Brazilin në nëntorin e vitit të kaluar. Më 5 nëntor 2015 ai është takuar me ministrin e Jashtëm të Brazilit, ku dhe ka nënshkruar një marrëveshje për transportin ajror.  Kjo ka qenë edhe koha kur Bushati është kapur në aferën seksuale për të cilën është folur se ekziston edhe një video, e cila nuk është bërë publike.

Tase thotë se, përmes lidhjeve të tij, ai tani po investigon pasuritë e fshehura të Ramës dhe ministrave. “Rama ka më shumë se 200 milionë euro pasuri”, thotë Tase, duke kujtur deklaratën e bërë nga zyra e OSBE në Tiranë.

-Zoti Tase, jeni një nga analistët dhe gazetarët që keni bërë disa shkrime investigative që kanë lenë gjurmë në shtypin shqiptar, sa të besueshme janë burimet tuaja?

Shtypi i huaj gjithmonë paraqet një imazh shumë objektiv mbi Shqipërinë dhe situatën e saj socio-ekonomike. Unë kam patur fatin të bashkëpunoj me Diplomatë të shquar si Amb. Thomas P. Melady dhe Amb. Alberto M. Piedra, të dy këta ish-funksionarë të lartë të Departamentit të Shtetit e kanë njohur fare mirë situatën në Shqipëri dhe analizat e shkruara nga unë dhe shumë investigues të tjerë në SHBA janë bazuar mbi faktet dhe eksperiencën e gjithë atyre ekspertëve që janë një autoritet në: luftën kundër korrupsionit, politikën e jashtme të SHBA, progresi ekonomik i Europës Juglindore dhe në ekonominë botërore.  Gazetat më të famshme në botë kanë botuar gjerë e gjatë informacione investigative mbi situatën e rënduar në Shqipëri aktualisht.  Ndjehem vërtet i privilegjuar që bëj pjesë në atë grup shkrimtarësh që denoncojnë padrejtësitë dhe varfërinë e tejskajshme që ka pllakosur nëpër rrugët e Tiranës dhe në çdo cep të Shqipërisë. Vlen të theksoj sërishtm se shtypi i huaj dhe veçanërisht ai në SHBA është burimi më objektiv i informacionit që ka ekzistuar ndonjëherë; nuk janë gazetat amerikane njësoj si agjensitë e informacionit në Tiranë që janë të blera para dhe mbrapa.

-Shpesh denonconi ministra të përfshirë në skandale, cila është tema që po investigoni tani?

Aktualisht jam duke investiguar mbi llogaritë bankare që zoti Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, ka në posedim të fshehura jashtë Shqipërisë ku ai dyshohet të ketë disa llogari bankare me emra të huazuar, vetkuptohet në Panama dhe Ishujt Karaibe.

-Për cilin nga ministrat keni grumbulluar më tej fakte kompromentuese?

Në fakt ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, zoti Ditmir Bushati, jo vetëm që është kapur në bordello burrash në Brazilia, por ka fjetur edhe me një prostitutë minorene në Panama-city; këto informacione janë të vërtetuara katërciperisht nga rojet private që punonin në hotelin ku zoti Bushati është dëfryer me ditë të tëra në 2015. Në vazhdim dua të ndaj me ju faktin se edhe ministri Damian Gjiknuri është një investitor dhe pronar i apartamenteve në kullat më të larta në Qytetin e Panamasë. Bëhet fjalë për apartamente në Luxor Toëers gjithashtu ka hyrje edhe në Sunrise Toëer. Gjiknuri është i lidhur me grupin Grupo Olloqui në qytetin e Panamasë.

-Në një deklaratë konfidenciale OSBE deklaronte para pak muajsh se pasuria e Kryeministrit Rama arrinte në 200 milionë euro, ku dhe si i pastrojnë paratë qeveritarët shqiptarë?

Politikanët shqiptarë me Edi Ramën në krye, i pastrojnë paratë në mënyra nga më të ndryshmet, disa prej tyre janë: shfrytëzimi i bankave ku George Soros është aksioner i fuqishëm, investime të ndryshme në qendra të mëdha tregtare nga Ekuadori deri në Suriname; hapja e llogarive bankare me emra të huazuar (emrat e njerëzve të tyre të afërm) nëpër banka të ndryshme si HSBC, por edhe banka të tjera ose institucione financiare jo-transparente. Mendoj se zoti Edi Rama ka më shumë se 200 milionë euro të depozituara nëpër banka të ndryshme në Karaibe dhe Amerikën Qendrore.

-A besoni se këta pushtetarë mund të kenë lidhje me organizata kriminale të huaja?

Padyshim që po, lidhjet kriminale me zotin Sajmir Tahiri, Edi Rama, Ditmir Bushati dhe ish-ministra të tjerë si Arta Dade dhe Fatmir Xhafaj të Partisë Socialiste janë dalluar për lidhjet e tyre me krimin ndërkombëtar, lidhjet e tyre me ushtrinë e Çlirimit Kombëtar (El Ejército de Liberación Nacional – ELN) në Ekuador dhe Colombia, madje këta politikanë kanë lidhjet e tyre me mafian kineze në Londër dhe me narkotrafikantë të fuqishëm në Meksikë.

Kategori
Uncategorized

Bosët janë të paprekshëm, ja 10 konstatime alarmante që Rama i mohon.

Bosët janë të paprekshëm, ja 10 konstatime alarmante që Rama i mohon

Raporti i fundit i Këshillit të Europës për drogën dhe krimin e organizuar në Shqipëri, është vërtet tronditës. Jo se thotë “e zeza mbi të bardhë”, ato që shqiptarët tashmë i dinë dhe që “media e kazanit” dhe opozita i ka denoncuar me forcë dhe fakte çdo ditë, por sepse më në fund kemi një qëndrim zyrtar të kundërt nga propaganda e qeverisë Rama. Vendosja e agravimit të situatës së kanabisit në Shqipëri, veçanërisht gjatë këtij viti paraelektoral si një kusht plus për hapjen e negociatave me BE-në, tregon se shqetësimi i lidhjeve të qeverisë aktuale me narkotrafikun, ka trokitur fort edhe në Bruksel.

Gjendja është e tillë, sa që në raport fitimet që vijnë nga kjo veprimtari kriminale janë më të larta edhe se buxheti që qeveria Rama ka planifikuar për arsimin gjatë vitit që vjen. Nga ana tjetër është ulur “çuditërisht” buxheti për organet që duhet të luftojnë këtë mafia të fuqishme. Ajo që duket se shqetëson më së shumti KE-në është fakti, se hetimet për narkotrafikun nuk shkojnë asnjëherë në nivelet e larta, te bosët e drogës duke lënë për të nënkuptuar hapur, se ata kanë mbrojtjen e policisë dhe qeverisë.

Syri.net po ju sjell  10 nga konstatimet më alarmuese, që përmban ky raport i fundit I KE-së prej 117 faqesh:

Të ardhurat ilegale nga bimët narkotike, Kanabis Sativa në Shqipëri zënë 2,6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. krahasuar me 0.07-0.19% për vendet si Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Industria e drogës në Shqipëri xhiron të njëjtën vlerë sa gjithë sektori i arsimit publik dhe privat, ose ai I hotelerisë dhe restoranteve .

Në total për 2017, edhe pse ndër sektorët me peshën kryesore të buxhetit të shtetit me 7.47% ose rreth 20 miliardë lekë, ministria e Brendshme rendit dikasteri i katërt sa i përket ndarjes së fondeve për vitin e ardhshëm.

Hetimet dhe procedimet nuk arrijnë deri në nivelet më të larta të zinxhirit të drogës dhe nuk shoqërohen sistematikisht me hetime paralele financiare.

Sipas organeve të specializuara të OKBsë, përfitimet nga tregtia e paligjshme e opatit vazhdojnë të mbeten nxitës të rëndësishëm financiar për grupet e organizuara kriminale në Shqipëri. Të ardhurat ilegale të narkotikeve përbëjnë një përqindje të rëndësishme të GDP së Shqipërisë.

Prirjet e fundit kanë treguar se kultivimi i kanabisit kryhet edhe në serra. Nevojiten më shumë përpjekje për të përmirësuar asgjësimin e plantacioneve me kanabis.

Në fushën e trafikimit të drogës, në vitin 2015 janë sekuestruar 36.9 kg drogë të llojit heroinë, mbi 11 ton marijuanë dhe 27.1 kg kokainë, kundrejt 73.5 kg heroinë, 97 ton marijuanë dhe 10.3 kg kokainë të sekuestruara në vitin 2014, pra ka një rënie të theksuar të sekuestrimit.

Hetimet dhe procedimet nuk arrijnë deri në nivelet më të larta të zinxhirit të drogës dhe nuk shoqërohen sistematikisht me hetime paralele financiare.

Policia dhe prokuroria nuk kanë mundur që të identifikojnë grupet kriminale që fshihen pas kultivimit dhe trafikimit të drogës dhe rrallë herë sigurohet ndjekja efikase gjyqësore në ndjekjen penale.

Ky raport mbulon periudhën nga tetor 2015 deri në shtator 2016. Ai bazohet në të dhëna të marra nga në një larmi burimesh, përfshirë kontributet e Qeverisë shqiptare, Shtetet Anëtare të BE-së, raportet e Parlamentit Evropian dhe informacione nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe joqeveritare.

Kategori
Uncategorized

Fidel Castro kundërshtoi pavarësinë e Kosovës dhe u tall me vizitën e Bushit në Shqipëri.

Fidel Castro, lideri legjendar kuban, i cili u nda nga jeta gjatë së premtes, ka treguar vazhdimisht interes për situatën politike në gadishullin ballkanik.

Ai madje ka refuzuar pavarësinë e Kosovës nga Serbia dhe ka dënuar ndërhyrjen e forcave amerikane gjatë luftës. Në një artikull të vitit 1999 në gazetën e partisë komuniste “Granma”, Castro shprehet se ndërhyrja ushtarake ishte thjesht një tjetër shembull i “imperializmit amerikan”, transmeton lajmi.net.

Ai e quajti sulmin “luftën më burracake të historisë” dhe “një betejë kolosale kundër sovranitetit” të Serbisë.

Në vitin 2007, ai madje u tall me vizitën e ish-presidentit amerikan George W. Bush në Shqipëri, duke publikuar një editorial me titull “Tirani viziton Tiranën”.

Ai bëri një deklaratë në favor të pavarësisë së Kosovës, pa respektuar interesat e Serbisë, Rusisë dhe disa vendeve të tjera evropiane. Ai i bëri leksion Serbisë se do t’i ofronte ndihmë ekonomike, nëse do të mbështeste pavarësinë e Kosovës, kultura e së cilës ka dalë nga ai vend”, shprehej Castro, i cili në vitin 2015, mori një dekoratë nga presidenti serb Nikoliq.

Kategori
Uncategorized

Rama u ngre “kurth” grekëve, ngec në “çarkun” gjerman.

KASTRIOT ISLAMI

Rama, i ndërgjegjshëm për dështimet e tij lidhur me axhendën e integrimit europian, iu drejtua një loje tipike, të vjetër ballkanike, me mashtrime, hile e tinëzare. Por, njëkohë- sisht, një lojë të trashë e mediokre, lehtësisht të kuptueshme, e të turpshme deri në neveri. Shqiptarët që e njohin mirë, e kuptuan të parët, por s’ishte aspak e vështirë të kuptohej edhe nga partnerët, sepse ishte realisht shumë e trashë, deri e pabesueshme për të gjithë.

Vendet dhe drejtuesit e tyre, me mentalitet europian, s’arrinin ta besonin që Kryeministri i një vendi kandidat për në BE, sado i varfër, ndonëse me qeveritarë të korruptuar e të lidhur me krimin e drogën, do të programonte një provokim të tillë të shëmtuar. Megjithatë, qetësisht e shmangën dhe reaguan me largpamësi.

1. RAMA DRITËSHKURTËR SULMON OPOZITËN SI TRADHTARE PËR ÇËSHTJEN E INTEGRIMIT…

Rama dhe ministri i tij i Jashtëm, i paaftë e bufon, por hileqar e tinëzar, kishin dijeni të plotë nga homologët e tyre europianë se Shqipërisë do t’i ofrohej një raport i Komisionit Europian, me një gjuhë premtuese për të nxitur optimizëm te shqiptarët që vazhdojnë të mbështesin fuqimisht anëtarësimin në BE, por me përmbajtje realiste, ku të gjithë dukuritë negative dhe mosarritjet e qeverisjes Rama do të mund të lexoheshin në trajtë eksplicite, implicite, apo edhe mes rreshtave. Ndërsa trajta më eksplicite ishte lënë të thuhej në ditët në vijim dhe përfundimisht në mbledhjen e Këshillit Europian të kryetarëve të shtetit, në mesin e dhjetorit 2016.

Kështu ndodhi e do të ndodhë edhe në ditët në vijim. Mediokriteti e marrëzia zunë vend në sjelljet e Ramës e të ministrit të Jashtëm, ndërkohë që sapo doli raporti i progresit të Komisionit Europian, duke humbur deri arsyen e sulmuar “tradhtare” opozitën që ngriti modestisht shqetësimet madhore me idenë e bashkëpunimit për të zvogëluar të gjithë pengesat e ngritura nga qeverisja e korruptuar, kriminale dhe kanabiste e Ramës…

Deri këtu marrëzia do të mbetej në terrenin shqiptar, me sjelljet tipike të vjetra, ku përfshiheshin mashtrime, kërcënime, sharje, ofendime, për të bërë të besueshëm te publiku shqiptar gënjeshtrën e radhës se “…Rilindja ka punuar shumë mirë, prandaj negociatat do të hapen pa asnjë kusht…”, kurse opozita “tradhtare” që po vrapon nëpër Europë për të minuar hapjen e negociatave është kundër. Një sjellje e pështirë për drejtuesin e një qeverisjeje të dështuar në sytë e shqiptarëve e të ndërkombëtarëve…

2. RAMA PROVOKON GREQINË, DUKE I NGRITUR MARRËZISHT NJË KURTH TË TRASHË…

Sherret e marrëzitë e Ramës ka kohë që kanë dalë jashtë vendit, jashtë shtëpisë. Natyrisht. kulmin e një sjelljeje mediokre e infantile në politikën e jashtme Rama e arriti duke futur hundët në fushatën elektorale të vendit më demokratik të botës dhe duke vendosur pa fund baste se kandidati fitues si President i SHBA-ve, të cilin e cilësoi “turpi i civilizimit”, do të humbte. Po le të kthehemi te çështja e integrimit. Duke ditur shumë mirë se vendet anëtare të BE-së, nisur nga Gjermania, të cilat kanë të gjithë informacionin për situatën në Shqipëri, do të stigmatizonin të gjitha aspektet negative të qeverisjes së tij dhe do të shpreheshin një ditë, njëlloj siç u shpreh deputeti gjerman apo ai austriak, Rama u përpoq që të fuste në kurth Greqinë, përmes një provokimi naiv.

Provokimin e tij Rama e ngriti duke i mëshuar fuqimisht e marrëzisht kartës nacionaliste… dhe sulmuar ashpërsisht Greqinë, duke menduar se ajo do të reagonte duke u shprehur kundër hapjes së negociatave, me argumentin e keqtrajtimit të minoritetit, ngritjen e çështjes çame dhe Himarën… Më tej kjo kartë nacionaliste do të përdorej në zgjedhjet e ardhshme, duke pohuar se “opozita tradhtare” nga brenda dhe “Greqia që s’mund të bëjë siç ka bërë deri tani” nga jashtë u bashkuan për të penguar anëtarë- simin e Shqipërisë në BE…

3. GREQIA ME QETËSI IU SHMANG PROVOKIMIT…

Këtu qëndron edhe injoranca, marrëzia e poshtërsia e Ramës. Injoranca, sepse ai nuk e di mesa duket se Greqia është një anëtare tashmë e vjetër e BE-së, që zotëron të gjithë informacionin për qëndrimet e vendeve të tjera, edhe ato ndaj hapjes së negociatave me Shqipërinë. Marrëzia sepse kështu po provokonte një shtet me të cilin ka shumë arsye që qeveritë përkatëse, edhe kur shfaqen probleme/shqetësime, duhet të bëjnë maksimumin që të krijojnë klimën për t’i zbutur/ sheshuar/zgjidhur ato. Dhe poshtërsia ishte se kjo sjellje provokative do të ishte e përkohshme dhe fill pas kësaj ai me shumë gjasa do të shkonte në Athinë për t’u servilosur dhe lëpirë.

Sepse Rama s’ka asnjë ndjesi patriotizmi apo nacionalizmi, dhe si i pafe tipik, gjithçka e bën vetëm në funksion të pushtetit personal. Natyrisht këtë provokim të trashë, mesa duket, pala greke e kishte klasifikuar të tillë pas një analize të thellë. Dhe prandaj Greqia mbajti një qëndrim shumë të matur e veproi me qetësi, në vijimë- si të qëndrimeve të saj të mëparshme lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE, duke kërkuar bashkëveprim të arsyeshëm me qeverinë shqiptare, për zgjidhjen e të gjitha çështjeve, sipas paketës së propozimeve tashmë të vendosura prej saj në tavolinën e palës shqiptare prej kohësh. Kështu do të dështonte edhe ky provokim i trashë për të futur në kurth Greqinë. Por, shumë shpejt, madje pa ardhur mbledhja e Këshillit Europian, Rama dështak do të ankohej se po ngecte në “çarkun” gjerman, ndonëse përpëlitet në mënyrë mjerane për të dalë prej andej…

3. RAMA KA NGRITUR ALIBINË E MARRËDHËNIEVE SPECIALE ME KANCELAREN GJERMANE…

Çdo sjellje e turpshme mashtrimi e ka fundin të shpejtë. Rama u përpoq të keqpërdorte marrëdhëniet me Gjermaninë dhe më konkretisht ato me Kancelaren gjermane, duke përhapur përmes medias së tij klienteliste e deri të sëmurë dizinformuese e plot mashtrime, lloj-lloj copëzash bisedash konfidenciale e deri rrëfenja për barcaletat që tregonte në darkat me kryeministrat e vendeve të Ballkanit, rreth tryezës me Kancelaren Merkel.

Disa nga këto marrëzi, “udhëheqësi i madh” do t’i tregonte duke i vendosur në gojën e Vuçiçit, i cili do ta cilësonte “kaporalin tonë” si “lider global”. Kulmi do të arrinte deri aty, sa një gazetë zvicerane do të tregonte “përleshjet kavalareske” mes tij dhe Vuçiç për të fituar “zemrën” e Kancelares. Të gjitha këto bëheshin për të maskuar dështimet dhe krijuar perceptimin se gjithçka shkon për mrekulli me qeverisjen e tij dhe korrupsioni, lidhja e krimit me qeverinë e tij dhe kultivimi i kanabisit janë thjesht e vetëm paranoja të opozitës. Por edhe në këtë rast dominoi mediokriteti e injoranca në kalkulimet e tij politike, natyrisht edhe verbëria për shkak të delirit për pushtet.

4. RAMA NGEC NË “ÇARKUN” GJERMAN…

Rama s’arriti ta kuptonte asnjëherë se Gjermania është shteti më serioz dhe i përgjegjshëm i Europës dhe s’mundet kurrë të vihet në dispozicion të interesave meskine për pushtet personal të Ramës. Se Gjermania, ndonëse ka një qëndrim të qartë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në BE, s’do të mund të mbyllte sytë asnjëherë ndaj një qeverisjeje korruptive, kriminale dhe kanabiste të Ramës apo kujtdo tjetër. Për njerëzit seriozë dhe me eksperiencë në Shqipëri, qëndrimin gjerman ishte i pritshëm, i qartë, realist, domethënës, ndërkohë që Rama do të surprizohej, ose të paktën do të përpiqej të jepte këtë përshtypje.

Dhe kjo për shkak të verbërisë nga pasurimi i paligjshëm dhe mediokriteti ekstrem. Ai deri në fund ka besuar dhe beson se me manierat e tij apo stilin korruptiv do të mund të fuste në thes Gjermaninë apo të blinte heshtjen e saj. Ai do ta paraqiste sjelljen e Gjermanisë si një skemë spekulimi të Bashës (gjë që do të shprehej edhe në Tuiter) me shpresën se do t’i shpëtonte “rënies në çarkun” gjerman pas bisedës së ardhshme me Kancelaren Merkel, duke besuar gënjeshtrat e veta me argumentin se “zonjën e hekurt” ose e kanë keqinformuar, ose ka arsye për kushtet e hapjes së negociatave që s’lidhen me “qeverisjen e tij të mrekullueshme”. Të presim marrëzinë e tij të radhës pas takimit me Merkel…

4. NË VEND TË PËRFUNDIMIT: BE MBAN HAPUR DERËN PËR SHQIPTARËT, DUKE STIGMATIZUAR SI PENGESË QEVERISJEN E KORRUPTUAR, KRIMINALE DHE KANABISTE…

Mesazhi nga Brukseli përmes raportit të Komisionit Europian dhe mesazhet e para nga Gjermania, Austria, e vende të tjera kanë qenë dhe janë realiste e të qarta. Mesazhi themelor është se Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së. Koha është në duart e vet shqiptarëve. Dhe më konkretisht kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur qeveria e Shqipërisë të ketë hedhur hapa të besueshëm e të pakthyeshëm në luftën kundër korrupsionit, në betejën për ndarjen e krimit nga politika, kur të jepen shenja të qarta se qeveria është shkëputur plotësisht nga kultivimi i kanabisit, kur Reforma e Drejtësisë të japë rezultatet e para e Drejtësia të mos kapet nga qeveria, dhe vetëm nëse zgjedhjet e ardhshme do të bëhen të lira e të ndershme, mbi bazën e një Kodi Zgjedhor të reformuar konsensualisht.

Kategori
Uncategorized

Mjeranat e politikës shqiptare u rreshtuan gabimisht.

Shkruan: Ajet Delaj, New York

Kush ka pasur rastin te shikoje reportazhin apo te lexoje librin “Clinton Cash” te autorit Peter Schweizer do te kuptoje me mire rendesine e rotacionit te pushtetit ne Washington, Pra, domosdoshmerine e ketij rotacioni duke permbushur plotesisht sentencen e Presidentit Lincoln: “ Menyra me e mire e shendoshjes se pushtetit eshte vota e lire e popullit”.

Amerika me presidentin Trump futet ne stad te ri te demokracise sepse premtimet e presidentit Trump dhe mbeshtetja qe mori nga populli amerikan ishte per nje demokraci transparente reale duke thyer status- quo-ne qe siç tregoi fushata elektorale se standartet demokratike e pluralizmi politik vertete kishin qene ne prag te falimentimit.

Filozofia e lidershipit te ri me Presidentin Trump eshte diçka krejt tjeter nga vazhdimsia e se paku 50 viteve te fundit ku nuk lihen pa cekur asnje nga fushat jetike te shoqerise amerikane dhe me siguri triumfi i kesaj filozofie do te ndikoje ne gjithe boten ku pa dyshim Evropa eshte me e ekspozuar per vete faktin e lidhjeve dhe vlerave te ndersjellta qe evropianet ndajne me Ameriken.

Politika aktuale shqiptare, partnere e denje e status-quos-e tashme te rrezuar ne Washington ku te dy palet nuk mund t’i quaj krahe politik sepse ata qe menaxhoheshin nga fondacioni – shoqeria e hapur liberale e Sorosit dhe mik per koke kishin Podesten ndodhen vertete tani ne det te hapur pa busull idologjike e as praktike.

Kjo klase politike shqiptare ne nje bote qe po leviz me shpejtesi nga demokracia liberale drejt asaje reale jo vetem nuk eshte ne funksionin qe duhet te kete ne raport me shoqerine dhe kombin por realisht po behet e rrezikshme duke kercenuar seriozisht marredhenjet strategjike me kombin amerikan e natyrshem edhe sigurine kombetare ne nje bote te paqendrueshme e ne ndryshim marramendes.

Mediat dhe portalet shqiptare te sponsorizuara drejteperdrejte nga kjo politike pa busull e madje e korruptuar dhe nen friken e ballafaqimit me popullin shqiptar dhe frymen e re qe me siguri do te vije shpejt nga pertej oqeanit gjurmojne dhe botojne gjithçfare budalliqesh qe vjen ndesh me vizionin dhe vullnetit e popullit amerikan duke u rreshtuar me te njejten bindje me mitigashet 20 dollaresh qe shihen edhe pak dite ne disa rruge te Amerikes.

Presidenti Amerikan i zgjedhur tashme me mbi 300 vota elektorale pret sipas kushtetutes Amerikane 20 Janarin per te marre detyren dhe per kete po punon seriozisht dhe fort çdo dite ne funksion te ndertimit te nje ekipi sa ma perfaqesues e dinjitoz. Shqiptaret dhe kryesisht politikanet shqiptare duhet te sqarohen se nuk do i bien bo…..dashit sepse kolegji elektoral vendos vetem atehere kur kandidati fitues ka 269 vota perfaqesuese. Prandaj, eshte parashikuar kolegji elektoral nga baballaret e kombit amerikan ne menyre qe Amerika kurre te mos mbese pa president.

Madje mentaliteti dhe karakteri i kombit amerikan shkon deri atje sa asnje antar i kolegjit nuk i bie ndesh vullnetit te popullit te shtetit te tij qe e ka derguar aty duke mos i dhene mundesine fituesit te beje 270 vota dhe pas kesaje presidentin e vendos vota e dhomave te bashkuara te kongresit. Kjo eshte Amerika dhe jo me kot jane lideret e botes sepse e meritojne te jene ne krye te botes.

Çfare kujtoni se amerikanet jane si shqiptaret qe per turp te atyre qe e kerkojne dhe atyre qe e shesin voten me nje thes miell? A nuk ishin mediat e majta ne Amerike dhe Shqiperi qe shpresuan se konventa e repuplikaneve nuk do emronte Donald J. Trump per president , sepse kishte marre votat e repuplikaneve ne tere Ameriken dhe a nuk ishin mediet shqiptare qe naten e daljes se Anglise nga Evropa deri ne 12 te nates me Ameriken? Pra, deri ne 6 te mengjesit mashtronin shqiptaret se Anglia kishte votuar te qendronte ne Union.. Boll me se u bete gazi i botes dhe po turperoni nje komb te tere sepse ju per vete keni kohe qe nuk turperoheni me!

Te majtet si perfaqesues dinjitoz te buxhaqeve po e tregojne edhe nje here se jane mjerana duke e rreshtuar veten se bashku me protestuesit e komunistit Sorros qe marrin nga $20 dollare ne ore per te protestuar ne rruge.

Kategori
Uncategorized

Për kryeministrin Edi Rama, “Greqia partner strategjik”, kurse për Çamerinë, varr tragjik!

Shkruan: Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Barometri diplomatik

*** Amerika dhe NATO-ja janë partnerë strategjikë të Shqipërisë, jo Greqia, as Serbia, as Mali i Zi e as Maqedonia !

*** Sikur Shqipëria ta kishte “partner strategjik” Greqinë, çështja e Çamërisë, do të ishte zgjidhur, të paktën që nga hapja e Shqipërisë ndaj Greqisë dhe ndaj vendeve të tjera fqinje ballkanike (1990-2016).

Sipas kryeministrit Rama: “: Greqia është partner strategjik, me të cilën kemi shumë gjëra për të ndarë së bashku. Interesat e shqiptarëve dhe grekëve janë më të mëdha se atë që mund të na bëjnë këto çështje, të na ndalojnë të ndërtojmë së bashku një të ardhme me të mirë.” (http://klankosova.tv/edi-rama-per-camerine-himaren-shqiperine-natyrore-erdoganin-video/).

Ky konstatim, kushtimisht, mund të pranohet vetëm në kuptimin e bashkëpunimit të biznesit ekonomik, tregtar, mund të thuhet se Greqia “është partner strategjik” i Shqipërisë, por jo, edhe në atë kombëtar, politik, diplomatik dhe ushtarak, në asnjë mënyrë.

-Logjikisht, sikur Greqia të kishte qenë ndonjëherë (gjatë historisë së saj të derisotme) “partner strategjik i Shqipërisë”, ajo nuk do ta kishte pushtuar, aneksuar dhe kolonizuar Eprin ilirik-shqiptar, si dhe nuk do kishte bërë gjenocid (sikurse Serbia) ndaj qindra e mijëra shqiptarëve, të cilat me zjarr dhe me bajoneta i dëboi nga shtëpitë dhe nga tokat e tyre ilirike styrgjyshore shqiptare. Këtë tragjedi të hidhur historike të shqiptarëve e provon edhe problemi i pazgjidhur i Çamërisë.

Sikur Athina të ishte “partner strategjik” i Shqipërisë:

1) Greqia nuk do të kishte paktuar me Bullgarinë, me Serbinë dhe me Rusinë për ta copëtuar Shqipërinë dhe për t’i shfarosur shqiptarët në trojet e tyre etnike të Epirit ilirik;
2) Greqia nuk do të kishte ende në fuqi “Ligjin e Luftës” dhe Platformën e “Megali- idesë”;
3) Greqia, do të kishte lejuar mbi një million shqiptarë, që të riatdhesoheshin në shtëpitë dhe në tokat e tyre në Çamëri, si dhe do t’u njihte të drejtën e tyre ligjore për dëmshpërbilimin e pronave të tyre;
4) Greqia do të kishte njohur të drejtat dhe liritë e pakicës kombëtare shqiptare;
5) Greqia nuk do t’ia kishte imponuar Shqipërisë mitropolitin grek Anastas Janullatos në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare (1991-2016);
6) Greqia, do të lejonte hyrjen e çamëve për t’i vizituar të afërmit, shtëpitë dhe pronat e tyre në vendlidnjen-Çamërinë shqiptare.

Tirana ende nuk ka strategji gjithëkombëtare shqiptare, sepse nuk ka zgjidhur asnjë problem të shqiptarëve të kolonizuar në Ballkan (1990-2016).

Ia vlen të theksojmë se, gjatë kësaj periudhe 26-vjeçare, strategjia e Shqipërisë karakterizohej në dy segmente kryesore të saj : 1) Fokusimi i saj për të aderuar në Bashkimin Evropian (BE), integrimi në NATO (2009) dhe 2) Afrimi dhe bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, politik dhe kulturorr me vendet fqinje (Greqi, Serbi, Maqedoni dhe Mali i Zi). Kjo është e tëra e strategjisë së Tiranës zyrtare. Ky është suksesi dhe pozitivja e strategjisë shtetërore të Shqipërisë(1990-2016).

Ndërkaq, për sa i përket strategjisë gjithëkombëtare shqiptare, që nënkupton riaktualizimin dhe ndërkombëtarizimin e zgjidhjes së çështje koloniale shqiptare në Ballkan, as kjo qeveri me Edi Ramën në krye nuk ka kurrfarë strategjie të ndërtuar, veç disa deklaratave dhe intervistave retorike të kryeministrit Edi Rama (për motive dhe për qëllime të marketingut të brendshëm politik, të vjeljes së votave dhe të inetresave të tjera partiake dhe shtetërore karrieriste), pa asnjë efekt pozitiv qoftë diplomatik a politik te qeveritë e Greqisë, të Serbisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, të cilat, deri tani nuk kanë dhënë asnjë “shenjë të gjelbër” për zgjidhjen e çështjeve dhe të problemeve ekzistuese ndërshtetërore (me bagazh të së kaluarës historike dhe gjeopolitike më se njëshekullore).

Derisa mungon një strategji e këtillë gjithëkombëtare nga ana e Tiranës zyrtare, nuk mund të konfirmohet se qeveria e Edi Ramës ka ndonjë strategji konkrete për zgjdhjen e çështjes çame, pavarësisht se çfarë ai deklaroi në intervistën dhënë analistit të njohurt grek Alexis Papahelas për TV “Sky”, më 23 nëntor 2016.

Intervista e Ramës, të riformulohet në akt zyrtar të qeverisë së Shqipërisë dhe t’i dërgohet qeverisë së Greqisë

Ndryshe, nuk do të ketë kurrfarë efekti dhe rëndësie për zgjidhjen e problemeve të theksuara në përmbajtjen e saj, edhe pse ishte e ekulibruar në kuptimin diplomatik në frymën e mirëkuptimit dhe të fqinjësisë së mirë dhe paqësore mes dy vendeve. Kjo është e pranueshme, edhe sipas së drejtës ndërkombëtare, që shtetet anëtare të OKB-së,mosmarëveshjet dhe problemet e tyre t’i zgjidhin me mjete dhe në mënyrë paqësore.

Mirëpo, për ta konkretizuar këtë intervistë, kryeministri Edi Rama, nevojitet, që përmbajtjen e saj ta hedhë në një akt immediat zyrtar të qeverisë së Shqipërisë dhe, të njëjtën t’ia dërgojë për shqyrtim qeverisë së Greqisë. Ky potez, do të dëshmonte se qeveria e Ramës vërtet është einteresuar dhe ka strategjinë e saj për zgjidhjen në pako të problemve mes dy vendeve. Ndryshe, me intervista, me deklarata, me komente dhe me analiza deklarative sensacionale dhe atraktive për opinionin medial , nuk zgjidhen problemet historike, poltike, kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë (1878-2016), sado qofshin kuptimplote dhe të justifikushme.

Pra, qeveria e Shqipërisë është ajo që zgjidh problemet ndërshtetërore me vendet fqinje, jo shtetarët dhe liderët politikë me deklaratat dhe me intervistat e tyre për interesa, për motive dhe për efekte politike retorike.

Kategori
Uncategorized

Nexhmije Hoxha ishte anëtare e Partisë Fashiste.

Publikohet dokumenti, Nexhmije Hoxha ishte anëtare e Partisë Fashiste

Nexhmije Hoxha para se të bëhej një komuniste e devotshme ka aderuar në Partinë Fashiste. Ky dokument është publikuar nga studiuesi Kastriot Dervishi.

“Meqë tani jemi në prag të 29 nëntorit “të lavdishëm”, për të gjithë antifashistët e vërtetë apo false, po postoj për njohje e ndërgjegjësim dokumentin e regjistrimit në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglinit. Ky dokument është i datës 10.11.1941. Dokumentin e kam publikuar në librin tim “Historia e lëvizjes komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së”, shkruan Dervishi.

Dokumenti në fjalë si dhe disa të tjera rreth saj, ruheshin nga Enver Hoxha.

Image