Kategori
Uncategorized

Cekja i shkruan Bojaxhiut: ‘Biznesi o të zbardh faqen, o të zbardh këmishën’.

BeFunky Collage

O Gjergj Bojallesha.

Hë se bëj shaka re vlla, e kam ngaqë më ke mahnitur. Cekja i Beratit jam.

Më le pa fjalë o qerrata,  a malukat malukat.

Unë dikur kam bërë rolin e borxhliut në telekomedinë me të njëjtën emër.

Kur lexova sot se dhe ti kishe dhënë lekë me fajde, m’u bë zemra mal. Shyqyr që doli një burrë zamani që e shndërroi artin tonë në realitet mendova.

Sa s’më ra vilani nga gëzimi kur pashë që ja kishe lënë interesin 12 për qind atij zotërisë që ja kishe dhënë dollarët. A qerrata qerrata, punojnë kot bankat këtu, ti ja paske rrjepur kokën mirë atij.

Dhe unë kokërrjepur jam, po me 12 për qind interes ti do i kesh rrjepur dhe zbokthin atij.

Po sa më pëlqeu që borxhliun e kishe gjetur anonim për kokën tënde. Se ne kur bëmë atë telekomedinë dinim vetëm skemat e Sudes dhe Xhaferrit, por ti or mik e ke perfeksionuar shumë fajdenë.

Ti shkon dhe u jep borxh atyre firmave ofshore që nuk u dihen pronarët fare. Kjo tregon se mirëbesimi dhe çiltërsia jote, është diku tek 13 për qind.

Në kohën e telenovelës time nuk kishte koncensione, borxhin e mora për të blerë vezë. Po më duhet të pranoj që ne nuk e bënim dot vezën tënde.

Ti e ke vezën allasoj o qerrata, bën dhe vezë nafte, dhe vezë politike dhe vezë fajdeje.

Sikur të kisha blerë dhe unë vezë si të tuat me lekët e borxhit, do më kishte marrë tjetër rrjedhë telekomedia.

Çfarë të të thotë Cekja ty o vlla? Ajo shprehja e telekomedisë time thotë që:“Biznesi o të zbardh faqen o të zbardh prapanicën” , por kjo shprehje nuk vlen për ty o vlla, se ty biznesi të ka zbardhur  vetëm atë këmishën e bukur që vesh gjithmonë dhe që të bën të dukesh aq i pafajshëm… si një princeshë… si një pullumb.

Të përqafoj, Cekja.

Kategori
Uncategorized

Përgjimi, Saje qorri heq edhe suvanë e zyrës së zv.ministrit armik.

2016-06-04 01.59.57

Saimir Tahiri e ka gjetur aparatin e përgjimit të vendosur në zyrën e tij më datë 18 maj.

Menjëherë ai shigjetoi zëvendësministrin e Brendshëm, Ilir Marko të emëruar nga LSI si autorin përgjegjës të kësaj çimke.

Ish-Kryeministri Berisha publikoi dje denoncimin e një oficeri, i cili tregon mbi dyshimet e Saimir Tahirit se pajisjen e përgjimit ia ka vendosur zëvendësministri i LSI. Oficeri bën të ditur se në lidhje me këtë çështje, Tahiri i ka kërkuar Metës shkarkimin e zëvendësministrit, por Meta nga ana e tij i ka kërkuar Tahirit të provojë me fakte pretendimet e tij. Nga ana e tij, Tahiri nuk i ka çuar asnjë provë Metës, por ai ka marrë vendimin të shkarkojë zvendësministrin e LSI duke i ndërprerë aktivitetin politik e në të njëjtën kohë duke e mbajtur atë nën survejim.
“Më dt. 18 maj, ditën që Saje gjeti çimkën në zyrë, menjëherë akuzoi Ilir Markon si autorin e përgjimit të tij dhe dërgoi skuadër policësh me dy makina dhe e morën thuajse menjëherë në një lokal duke i thënë se zyra jote po tymon.
Pasi Iliri hapi zyrën, çunat e krimit menjëherë rrethuan zyrën e tij me shirit ‘zonë krimi’ dhe filluan bastisjen që zgjati 24 orë duke hedhur çdo gjë në tokë, madje edhe suvanë për të gjetur aparatin marrës të videos së transmetuar nga zyra, por nuk gjetën asgjë në zyrën e Markos.
Ndërkohë Saje qorri takon Ilir Metën dhe i thotë se Ilir Marko i ka bërë atij përgjimin ndaj dhe i kërkon largimin e tij të menjëhershëm nga detyra.
Meta i thotë më sill prova që unë të vendos përndryshe ai do të qëndrojë në detyrë për sa kohë të vazhdojë koalicioni.
Saje qorri de facto shkarkon Ilir Markon, informon shtypin se është dënuar si një hajdut ordiner makinash dhe i ndërpret pjesëmarrjen në çdo aktivitet publik, si dhe e vendos në survejim të plotë.

Kështu që të gjithë ata që mund të ftojnë Markon për kafe duhet ta dinë se ai është në survejim dhe përgjim të gjithanshëm”, thuhet në denoncimin e oficerit.
Oficeri thekson se Tahiri nuk e ka përmendur Markon në kallëzimin penal ndaj Prokurorisë sepse ka frikë nga publikimi i videove që sipas tij Marko mund të ketë marrë nga çimka.
“Dje, pra pas dy javësh manipulimi dhe fshirjesh të çimkës, Saje qorri nisi në Prokurori për ndjekje penale jo Ilir Markon sepse ka frikë se i nxjerr videon, por autorin anonim të përgjimit. Ai e bëri këtë sa për të larë duart se gjoja nuk ka frikë se është filmuar cullak etj.
Por nga ana tjetër ai, si të thuash tallet me Prokurorinë, vetë e fsheh autorin e përgjimit, prokurorëve ju thotë gjejeni ju se kush më përgjoi?!
I bëj thirrje Prokurorisë të marrë menjëherë të pandehur Saje qorrin për fshehjen e krimit shtetëror, si për fshirjen e videos ashtu dhe për fshehjen e autorit të regjistrimit si kompromis për të mos i nxjerrë videon me të palarat e tmerrshme të zyrës së tij”, thekson oficeri në postimin e ish-Kryeministrit Berisha.
Kallëzimi penal është bërë një javë më parë, por ndërkohë, lajmi mbi ekzistencën e pajisjes së përgjimit në zyrën e ministrit të Brendshëm është bërë i ditur nga ish-Kryeministri Sali Berisha më datën 20 maj

Kategori
Uncategorized

Këshilltari i Ramës zbulon detaje nga videoja erotike në zyrën e ministrit.

FateEyes Shut

 

I dashur ditar i Fred Pezës.

Fate Velaj jam. Vendosa ta hap zemrën tek ty, meqenëse jam betuar të mos mbaj ditar deri në andropauzë.

Nejse, më shkruajtën dje në inbox nja dy shokët e mi: “O Fate ke ndonjë ide se kush mund të jetë ky ministri që është filmuar në zyrë duke bërë sekës?”

Unë normale që për ide nuk vuaj dhe e kam një ide se kush mund të jetë, por nuk dua të përmend emra.

Unë parapërfytyroj skenën se si mund të ketë qenë dhe sipas detajeve ju mund ta merrni me mend vet se kush është.

Unë kam imagjinuar 1 ditë të plotë me xhirime. Paradite drita e kamerës digjet pak sepse hyn shumë dritë dielli, ndërsa pasdite ndryshon në sepie.

Ndriçimi i fortë i paradites e ka bërë skenën e seksit shumë erotike. Kjo është arsyeja pse është vonuar publikimi, pasi ata të Youporn e duan ekskluzive dhe kanë bërë oferte për ta blerë.

Në video janë bërë disa prerje, pasi në fillim në zyrë hyn pastruesja dhe fillon lan zyrën, pas 5 minutash ajo krruan prapanicën e pastaj largohet. Kjo skenë nuk ka qënë interesante për ata endrifugat e faqes Youporn.

Në skenën e dytë futet ministri, ulet në tavolinë, nxjerr një kivi dhe nis ta kafshojw lehtw. Ndwrkohw se më kë çaton e qesh në kompjuterin e tij.

Vë kufjet, tund kokën për 10 minuta, pastaj duket të përplasë buzët. I troket dera, i hyn sekretarja. Sqarim , sekretarja nuk është protagonistja e videos.

I jep një shkresë dhe ndërsa sekretarja largohet dhe i kthen fundshpinën, ministri i ngul sytë, rrotullohet një herë me karige dhe fërkon sytë.

Bën një selfie duke u munduar të gjejë pozicion të përshtatshëm, nuk i del mirë, ngrihet  dhe zhvendoset tek dritarja .

Në skenën e tretë i troket dera përsëri, vete e hap vetë, është njëra. Po flas për protagonisten. Uffff ka veshur një minifund të gjatë deri tek kërthiza. I zgjat dorën si gocë e mirë, ulen ballë për ballë dhe njësoj si në filmat porno ajo nga pamjet duket se po i  bën një bisedë shumë serioze.

Duket se po e pyet se si i ka patur ata të shtëpisë. Më vonë goca fillon të zbërthehet por ministri nuk tundohet e nuk ja bën syri tërc.

Goca e kap nga cica ministrin dhe aty ai nuk ka ça bën, goca i ka gjetur pikën e dobët dhe ai i dorëzohet.

Ministri has një vështirësi në heqjen e minifundit, por goca i vjen në ndihmë duke ja lehtësuar punën.

Goca tregohet e keqe dhe i kafshon gishtin , ndërsa ministi bërtet duke i thënë: Mojjjj ti e ndyrë..

Gocës i ikën zari që e shau ministri dhe nga inati i heq pantallonat.

Ministri nuk e di se çfarë pëson, për një moment e lë gocën dhe i afrohet dritares… goca tashmë gjendet pothuajse e zhveshur.

I aftohet dhe i thotë: Po ti ç’pate?

Ministri ja kthen: Hiqi çorapet.

Goca heq çorapet dhe pas kësaj seksi vazhdon normalisht, sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave.

Kjo pjesë do të blihet nga Youporn, sa për regjistrimet e tjera nuk dihet asgjë ku kanë përfunduar.

Kategori
Uncategorized

Kinezet Enverit. Ju jeni mosmirnjohes.

Kur Kina na akuzonte për mosmirënjohje

“Kinezët, pavarësisht nga divergjencat politike, që Enver Hoxha i krijoi artificialisht me ta, të gjitha marrëveshjet në fushën ushtarake i kanë zbatuar me një korrektesë të veçantë. Rreth 10 për qind e buxhetit të shtetit tonë në atë periudhë, ishte caktuar për nevojat e ushtrisë dhe e gjithë kjo shumë, mezi përballonte shpenzimet për rrogat e kuadrove e shpenzimet e tjera të ushtrisë dhe deri në masën 50 për qind, ato për shpenzimet për ushqimin e veshmbathjen dhe jo më të përballonte vlerat kolosale të armatimeve, sidomos atyre të rënda. Për t’i blerë ato, nuk mjaftonte jo vetëm buxheti i shtetit tonë i një viti, por as i disa viteve të marra bashkë- thotë Ramohito

 Pra, ishin kinezët që mbajtën në këmbë ushtrinë shqiptare me armë e logjistikë luftarake bashkëkohore?

-Po. Të gjitha këto shpenzime kolosale edhe për ushtrinë, i përballoi populli i Kinës, deri edhe çimenton dhe hekurin me të cilat u bë fortifikimi i vendit. Ndihmat kolosale që na dhanë qeveria dhe populli kinez në fushat ekonomike dhe ushtarake, Enver Hoxha i nënvleftësonte, duke u shprehur, siç thashë edhe më sipër, se ata (kinezët) e kishin për detyrë ta bënin këtë. Përballë kësaj, reaguan dhe kinezët…

 Cili ishte reagimi i kinezëve?

-Qeveria kineze, në një letër prej vetëm një faqeje të vitit 1978, për të gjitha këto ndihma, e akuzon Enver Hoxhën dhe qeverinë shqiptare, por jo popullin shqiptar, duke përdorur fjalën shumë të rëndë, por shumë të merituar “Mosmirënjohës!”.

Fortifikimi i vendit, për kohën ishte i nevojshëm… Këtë punë, jam i bindur se do ta bënte dhe e bën çdo shtet serioz në botë, që mendon sadopak për mbrojtjen e kufijve të vendit të vet, po të ishte në situatën tonë në atë periudhë.

Fortifikimi i vendit, për të cilin ndihmuan dhe kinezët, vazhdon të quhet sot një çmenduri?

Edhe tani, unë mund të deklaroj me bindje se, sidomos ndonjë ushtarak, kushdo qoftë ai, në rast se nuk vlerëson siç duhet punën e fortifikimeve të kufijve të vendit, të lidhur këtë me të dy komponentët e tjerë të luftës, siç janë njerëzit dhe armët, për mua ai nuk meriton të mbajë as gradat e oficerit.

Këtë vlerësim, unë e bëj nga pozitat e një ushtaraku dhe jo të një financieri. Për fat, jeta vërtetoi dikur se sa të nevojshme ishin këto fortifikata të kufirit tonë verior e verilindor, kur u pa e nevojshme që të riviheshin në gatishmëri, për t’u përdorur eventualisht në rastin e ngjarjeve në Kosovë, në verën e vitit 1999.

Bazat tona të fortifikuara ajrore e portuale, të ndërtuara qysh në periudhën kur ne ishim në drejtimin e ushtrisë, siç dihet, iu shërbyen më 1999 edhe forcave të NATO-s, në rastin e ngjarjeve të Kosovës dhe ato iu shërbejnë akoma atyre edhe tani, siç kam dëgjuar, si për shembull rajoni i Bizës, që përdoret si bazë stërvitjeje dhe për të kryer detyra e shërbime të tjera të rëndësishme luftarake, po kështu edhe bazat e tjera në zonat e detit Jon e Adriatik.

Këto objekte të fortifikuara, janë të shtrira në të gjitha drejtimet strategjike të vendit, në grykat e maleve dhe deri në bregdetin e Adriatikut dhe të Jonit.

 

Ramohito, Moskë 1959

Si një nga drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes si në kohën e miqësisë me rusët, ashtu dhe me kinezët, si i vlerësoni ndihmat e tyre ushtarake për Shqipërinë?

-Në bazë të dokumenteve zyrtare, mendoj se ndihma ushtarake që qeveria e RP së Kinës i dha vetëm për periudhën 1963-1975 Shqipërisë, është deri dhjetëfish më e madhe se ndihma që i dha në fushën ushtarake vendit tonë gjatë gjithë periudhës 1947-1961 ish-Bashkimi Sovjetik, duke përfshirë këtu edhe shpenzimet e sovjetikëve për ndërtimin e bazës ushtarake – detare të Pashalimanit.

Megjithëse shpenzimet e sovjetikëve në këtë bazë ishin të konsiderueshme, ato nuk jua kalonin përfitimeve politike, strategjike e ushtarake që ata patën në atëherë në këtë rajon.  

Mund të shtrohet pyetja edhe tani (dhe në fakt ajo bëhet deri edhe nga politikanë e drejtues të lartë të shtetit): Pse u sollën të gjitha ato armë nga Kina e largët në atë periudhë?

-U prunë në sasi dhe cilësi qindra avionë nga më modernet për kohën nga Kina e largët, për të mbrojtur kufijtë e Atdheut. U prunë njëmijë tanke dhe dhjetëra mijë topa të rëndë për t’u matur me tanket e Millosheviçit, që ishin nxjerrë qysh në vitet ‘80-të, por edhe më vonë, nga kazermat dhe ishin lëshuar në sheshet e Prishtinës dhe ishin dislokuar në masë edhe në kufijtë tanë veriorë dhe verilindorë.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për fqinjin tonë jugor, që mbante forca të mëdha e moderne ushtarake në kufi me Shqipërinë, megjithëse nuk kishte dhe s’ka asnjë rrezik prej vendit tonë.

Këto tanke, ne i prumë që nga Kina e largët për t’u përdorur eventualisht në një agresion ushtarak kundër vendit, pasi me “alltiet” e vjetra dhe me “jataganët” e këngëve epike e historike, nuk mund të përballohej teknika luftarake moderne e agresorit eventual.

Ne nuk menduam asnjëherë për t’i përdorur ato kundër popullit tonë, pasi me këtë do të bënim një krim të barasvlershëm me një tradhti të lartë, siç ndodhi në ndonjë rast me veprimet jologjike të ndërmarra gjatë çmendurisë së vitit 1997.

Ndaj marrëdhëniet tona ushtarake me Kinën në vitet 1960-1975, siç thashë, njohën një zhvillim të madh, sidomos në fushën e armatosjes së forcave tona ushtarake.

Ju, drejtuesit e ushtrisë shqiptare në monizëm, akuzoheni se keni futur metodat kineze në përgatitjen e gatishmërinë e Forcave të Armatosura?

-Sidomos në vitet shtatëdhjetë, u tentua të futeshin edhe koncepte të mendimit filozofik ushtarak të Maos, si: vija e masave, kontrolli punëtor, demokracia në ushtri, shkuarja e kuadrove për t’u kalitur drejtpërdrejt në prodhim etj. Për vetë mentalitetin tonë, për vetë zhvillimin historik të saj, këto koncepte nuk zunë vend në ushtri, për arsye se, ashtu siç kishte thënë edhe vetë Maoja, “Ato ishin të përshtatshme kryesisht për syrin dhe veshët e mentalitetit kinez”.

Por, megjithatë, vendimet e vitit 1966 për drejtimin e ushtrisë me anën e komiteteve të partisë, vendosja e komisarëve politikë në ushtri, që i kemi pasur edhe ne për një kohë në ushtrinë tonë, vendimi për heqjen e gradave në Forcat tona të Armatosura, ne i kopjuam nga Kina. Këto masa, që u etiketuan si reforma në ushtri, nuk mund të mos sillnin në atë periudhë dobësimin e disiplinës, hierarkisë dhe autoritetit të komandës në ushtrinë tonë.

Vetë kinezët, e kuptuan këtë rrezik dhe në vitet tetëdhjetë, i vendosën përsëri gradat në ushtrinë e tyre, kurse ne pritëm vitin 1992, pas ndryshimeve demokratike në vend, për të rivendosur gradat dhe komandën unike në ushtrinë tonë.

 Po roli i këshilltarëve kinezë në ushtrinë shqiptare?

-Në ushtrinë tonë, nuk kemi pasur, as nuk kemi kërkuar ndonjëherë, të kemi këshilltarë ushtarakë kinezë, përjashtuar ndonjë specialist të veçantë në uzinën e remontit të nëndetëseve. Kjo na diktohej edhe nga fakti se niveli ushtarak profesional i përgatitjes së kuadrove tona të armëve dhe shërbimeve speciale në ushtri në atë periudhë, nuk kishte ndonjë ndryshim nga ai i kinezëve.

Në vendin tonë, kinezët zëvendësuan përkohësisht me njerëzit e tyre vetëm një qendër zbulimi (përgjimi) në Dhërmi të Himarës, të cilën më parë e kishin sovjetikët. Ata ngritën gjithashtu në Cërrik një stacion për ritransmetim të programeve të Radio Pekinit dhe në Universitetin e Tiranës përgatiteshin për gjuhën shqipe rreth 20 oficerë kinezë.

Gjeneral, në vitin 1978, u prenë të gjitha marrëdhëniet e vendit tonë me RP të Kinës, duke përfshirë edhe ato ushtarake. Ushtria shqiptare kaloi një situatë të vështirë?

-Në atë vit, Enver Hoxha, me megalomaninë e tij të njohur, prishjen e marrëdhënieve me Kinën e cilëson si një fitore dhe, për këtë, e gjeti arsyen, kur tha në mënyrë figurative : “Tani, malet tona do të jenë më të larta, pas pushkatimit që iu bëmë agjentëve të tyre në vendin tonë, Beqir Ballukut e Abdyl Këllezit me shokë dhe kjo, ishte arsyeja që i detyroi kinezët të çonin punët deri në shkëputjen e marrëdhënieve të tyre me ne”.

Kështu deklaronte Enveri, por Abdyl Këllezi, Koço Theollosi, Kiço Ngjela, Vasil Kati e të tjerë, siç thashë edhe më sipër, kishin shfaqur në rrugë shtetërore dhe në forma të ndryshme, por përherë hapur, mendime qysh në fillim të viteve shtatëdhjetë se prishja e marrëdhënieve tona me Kinën do të na çonte, siç na çoi më vonë, deri në vendosjen e triskave dhe në një kolaps të plotë ekonomik. Për këto mendime, ata dhe familjet e tyre u persekutuan rëndë, deri me eliminime fizike, burgosje dhe internime politike.

Në këtë kuadër, si e vlerësoni rolin e Beqir Ballukut?

-Po kështu mendonte dhe punonte në atë periudhë edhe Beqir Balluku, i cili, pa mëdyshje, mund të vlerësohet si arkitekti dhe realizuesi i ndihmave masive të Kinës në armatime, që forcuan shumë aftësinë dhe gatishmërinë luftarake të ushtrisë sonë.

Beqiri, i mbështetur edhe nga ne, kuadrot kryesore të ushtrisë, e kuptonte që në atë kohë se prishja e këtyre marrëdhënieve edhe në fushën ushtarake me Kinën, në perspektivë do të dëmtonte shumë edhe mbrojtjen e vendit, siç edhe ndodhi pas vitit 1974.

Por, për vetë kushtet e rënda që ishin krijuar, të gjithë ne, për fat të keq, nuk kishim mundësi të shfaqnim hapur mendimet tona dhe, në disa raste, si rezultat i presionit të ushtruar dhe torturave fizike e morale që na u imponuan, sulmuam e iu kundërvumë edhe njëri – tjetrit.

############

Halim Ramohito ka lindur më 15 shkurt 1925 në Tragjas të Vlorës. Ka mbaruar Shkollën Tregtare të Vlorës dhe Akademinë Ushtarake “Frunxe” në Bashkimin Sovjetik.

Ka marrë pjesë në luftën nacionalçlirimtare brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë, deri në Bosnjë si zëvendës komisar Batalioni dhe përgjegjës i rinisë.

Në shtator të vitit 1957 emërohet si përfaqësues ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Komandën e bashkuar të Forcave Ushtarake të traktatit të Varshavës, njëkohësisht dhe atashe ushtarak në Moskë.

Më 1970 u emerua në krye të MKA (Mbrojtja Kundër Ajrore) e shtetit dhe më 1972 ishte zëvendësshef i Drejtorisë Politike të Ushtrisë.

Në Kongresin e 4 të PPSH më 1961, është zgjedhur Kandidat i Komitetit Qendror të PPSH.

Nga viti 1974 deri në vitin 1990 vuajti familjarisht kalvarin e punës së detyruar, të internimeve dhe të burgut, përfshi atë të sigurisë së lartë të Burrelit.

Është dekoruar 14 herë me Medalje e Urdhra të ndryshme.

Është ushtarak në pension me gradën e Gjeneralit, të marrë në vitin 1959 me rastin e 15 vjetorit të çlirimit të vendit.

 

Kategori
Uncategorized

E RRALLË: Ç’panë ekspertët e FIAT-it në Shqipërinë e vitit 1939.

E RRALLË: Ç’panë ekspertët e FIAT-it në Shqipërinë e vitit 1939Nga Armando Boçe

Me vendosjen e autoriteteve italiane në Shqipëri pas pushtimit fashist, në datat 2,3,4,5 qershor 1939 vendi u vizitua nga një grup specialistësh të firmës së prodhimit të automjeteve FIAT, të cilët do të bënin një gjurmim të gjendjes së përgjithshme të infrastrukturës rrugore të vendit, çmimi i karburanteve, ofiçinat e riparimit, markat e makinave në përdorim, çmimi i tyre, pra çdo gjë që kishte të bënte me industrinë e makinave. Ky grup vizitoi qytetet e Tiranës, Durrësit, Beratit, Vlorës dhe rrethin e Devollit.

Ky grup specialistësh bëri dhe një përshkrim të shkurtër mbi aparaturat dhe nivelin e teknologjisë në vend. Në Shqipëri llogaritej që të kishte rreth 1000 përdorues privatë të telefonave. Numri i biçikletave të përdorura ishte gjithashtu 1000 në të gjithë vendin. Radiot e përdorura ishin të markave amerikane dhe llogaritej që të kishte nga 500 deri në 600 aparate. Ndërsa në të gjithë vendin kishte vetëm dy kasa fiskale.

Shqipëria kishte një sistem rrugor të krijuar me minimumin e ndërhyrjeve nga njeriu, kryesisht rrugë gjarpëruese të hapura me funksion ushtarak. Rrugët jashtë qyteteve ishin në gjendje jo të mirë dhe shumë herë me gropa; mund të thuhet se nuk ishin të përshtatshme për automjetet. Rrugët kryesore brenda në qendrat e banuara kishin një gjerësi nga 5 deri 7 metra. Gjendja e rënduar i bënte me pluhur në kohë të thatë dhe me baltë kur binte shi. Në këtë kohë ashtu siç dhe ky grup vuri re, sapo kishte nisur  një program për ndërtimin e pothuajse të gjithë rrjetit rrugor në vend. Masa e parë ishte hedhja në çdo rrugë e çakullit. Por edhe me këtë masë automjetet (sugjeronte ky grup) duhet të përforcoheshin për të përballuar vështirësitë.

Shqipëria në këtë kohë kishte një trafik automobilistik modest. Për të futur një makinë në Shqipëri taksa ishte e pandryshuar qoftë për përdorim personal, qoftë për biznes, po ashtu edhe për fuqinë motorike. Një makinë zhdoganohej me 50 franga shqiptare. Ndërsa taksa e qarkullimit ishte 5 franga në muaj dhe dyfish për makinat me 7 vende. Kamionët me benzinë ishin të përjashtuar nga taksa e qarkullimit, ndërsa ata me naftë taksoheshin 1 frangë për çdo kuaj fuqi. Kjo favorizonte shumë kamionët e prodhimit amerikan, duke lënë mënjanë kamionët që punonin me naftë dhe ishin shumë herë më efektivë në raport me fuqinë motorike.

Benzina kushtonte 2 lekë litri dhe nafta 0.25 franga, ndërsa vaji lubrifikant kushtonte një bidon 5 kg për 6.50 franga. Konsumi vjetor i karburantit ishte për benzinën 3.5 milionë franga dhe për naftën 2.2 milionë. Pikat e shitjes së karburanteve nuk ishin shumë të përhapur, në gjithë vendin ekzistonin 22 të qëndrueshëm dhe 120 të lëvizshëm. Në raport me vende si Italia çmimi i karburantit ishte më i lirë.

Në Shqipëri deri në vitin 1938 kishte 404 makina për përdorim personal, 124 autobuzë dhe 442 kamionë. Vetëm në vitin 1938 kishin hyrë në vend 205 automjete, nga të cilat 64 vetura dhe 141 makina pune. Asnjë prodhues automjetesh nuk kishte konçensionar të vetin në vend. Tregtia e automjeteve u ishte besuar sipërmarrësve privatë të cilët nuk garantonin asnjë riparim të sigurt dhe të besueshëm nga firma prodhuese. Ofiçinat mungonin totalisht dhe në të gjithë vendin ishte vetëm një vend me një “urë” ku mund të ngrije makinën. Pjesët e këmbimit ishin shumë të pakta për të mos thënë që nuk ekzistonin fare.

Llojet e makinave në vend ishin Shevrolet veturë De Luxe Master që kushtonte 4.800 franga, Kraisler veturë Royal Six që kushtonte 5007 fr.; Ford veturë De Lux V.8 që kushtonte 4700 fr., NASH veturë që kushtonte 5200 fr., dhe Fiat 1100 me çmimin më të lirë 3200 fr. Ndërsa markat e kamionëve ishin katër, me Fordin V.8 që kushtonte 4750 franga, Shevrolet 1.5 ton që kushtonte 4700 franga, REO “14” që kushtonte 5900 fr. dhe Doxh Seria TH më e shtrenjta me 6200 franga. Këto çmime i kishte përcaktuar vetë tregu, makinat plotësonin krejtësisht kërkesat e tregut shqiptar. Shitja bëhej gjithmonë me këste nga 1 deri në 2 vjet.

(Për të dhënë një shembull të vlerës së parasë, çmimi i Shevroletit De Luxe Master, që kushtonte 4800 franga shqiptare ose 30 mijë lireta italiane të kohës, me vlerën e sotme do të ishte rreth 26 mijë euro; në vitin 1939, një mijë lireta kishin vlerën e sotme të 870 eurove).

002001Shërbimi publik ishte i padisiplinuar, nuk kishte orare të sakta, tarifa dhe vendqëndrime. Nuk kishte asnjë shoqëri transporti, çdo linjë drejtohej nga persona privatë. Autobuzët ishit në pjesën më të madhe të prodhimit amerikan dhe mund të arrinin nga 12 deri 30 vende. Udhëtimi ishte shumë i parehatshëm por të paktën nga kryeqyteti kishte udhëtime çdo ditë për çdo qendër të madhe të banuar. Shërbimi taksi nuk ekzistonte fare.

Masat që propozohen nga FIAT

Pasi u krye një kqyrje e detajuar e gjendjes, ky grup vëzhgimi italian zhvilloi një takim me Françesko Jakomonin, mëkëmbësin e Mbretit Viktor Emanuel në Shqipëri, dhe hierarkë të tjerë fashistë. Nga takimi u arrit në përfundimin se duheshin marrë masa në disiplinimin e tregtisë së automjeteve, çmimet etj. Duhej ngritur një ofiçinë qëndrore për rregullime dhe asistencë dhe masa tjetër të disiplinohej transporti urban dhe interurban.

Për disiplinimin dhe ndërhyrjen në tregtinë e automjeteve, kuptohet se u gjykua që të kundërshtohej opinioni se vetëm makinat të prodhimit amerikan janë të suksesshme. Për këtë kërkohej që firmat europiane dhe më saktë FIAT-i të rishikonin çmimet e shitjes për të paktën modelin 1100 (Millecento) për të konkurruar çmimet e markave amerikane, edhe pse firma italiane e kishte të vështirë pasi makinat e destinuara për përdorim në Shqipëri kërkonin përforcime ekstra për të përballuar qarkullimin në rrugët e dëmtuara.

U vendos krijimi i një Ofiçine Qëndrore në Tiranë e cila do të kryente punën për riparimin e automjeteve. Kjo ofiçinë do të shërbente edhe si pikënisje për të hapur degë në disa qytete të cilat do të kryenin riparimet më urgjente. Nëse hapet kjo ofiçinë (mendonin specialistët) do të kthehet padyshim në bërthamën e pranisë së FIAT në Shqipëri. Për këtë arsye ajo mund të dërgonte në vend një drejtues të lartë të sajin i cili mund të bënte një raport të hollësishëm për nevojat në vend. Ky raport do t’u paraqitej autoriteteve më të larta me qëllim realizimin e nevojave.

Çështja e parë për disiplinimin e transportit urban ishte krijimi i një shoqërie transporti. Kjo gjë nuk vonoi shumë dhe në Shqipëri u krijua e mirënjohura “Societa Automobilistica Transporti Albanesi”, shkurt S.A.T.A.

Veturë FIAT Modeli 1100Firma italiane e prodhimit të automjeteve FIAT mund të hynte në tregun e Shqipërisë me dy modele të veturave të saj, Berlina dhe Torpedo me fuqi motorike 1100 dhe 2800. Por të dyja këto modele të përforcuara në llamarina dhe balestra. Ndërsa mund të sillte tri modele kamionësh dhe një autobuzi. Çmimet për këto automjete do të ishin ndryshe nga lista e çmimeve në Itali, gjithashtu FIAT garantonte praninë e saj edhe me pjesët e këmbimit. Transporti i automjeteve do të merrej përsipër nga vetë firma deri në portin e Durrësit. Por kjo barrë kapitali për firmën italiane ishte e madhe prandaj kërkonte që në pjesën më të madhe të rimbursohej nga Shteti.

FIAT, shpresonte që makina që do të kishte sukses në vend do të ishte modeli 1100. Ky model kishte të gjitha karakteristikat për një vend si Shqipëria, ishte i fortë, me kosto të lirë dhe lehtësisht i manovrueshëm. Ky model nuk kishte nevojë për shumë ndërhyrje për t’u përshtatur me mjedisin shqiptar, gjithashtu ky model para 1939 ishte shitur në vend me të njëjtin çmim si në Itali, dhe me ndërhyrjen në çmim vetëm për tregun shqiptar ky model do të bëhej më tërheqës. Sigurisht që kërkesat për këtë model kishin ardhur më parë nga shtetasit italianë të vendosur në Shqipëri.

Veturat në fuqi motorike dhe shasi më të mëdha si modeli 2800 po gjente përdorim tek funksionarët e lartë të huaj dhe shqiptarë. Ky model i përforcuar po konkurronte makinat e prodhimit amerikan. Ishte shumë i përshtatshëm për qarkullimin në distanca të largëta. Çmimi i këtij modeli ishte i shtrenjtë, por firma gjykonte që nëse do të kishte rimbursim nga Shteti Shqiptar nuk do ishte problem.

Sigurisht që nëse FIAT do të investonte dhe do të sillte modelet e saj në Shqipëri, duhej parandaluar që automjetet që shiteshin me një çmim të ulët këtu të mos qarkullonin në hapësirën e  Perandorisë, kjo sepse do të ishte një humbje për firmën. Siç del nga dokumenti, ishte llogaritur që vetura Fiat Millecento të shitej 20 mijë lireta (me vlerën e sotme, diku tek 17 mijë euro)

Vetë firma FIAT njoftoi pas takimit se ka ngarkuar specialistë nga një prej konçesionarëve të saj, që do drejtohet nga një inxhinier. Ky grup do kontaktojë me autoritetet shqiptare për të diskutuar mbi nevojat urgjente që mund të ketë në vend. Firma kërkonte gjithashtu që të krijoheshin edhe kushtet normale të punës, marrëdhënie të mira me autoritetet lokale dhe siguri për njerëzit dhe kapitalet.

Ashtu siç është e njohur për të gjithë, kompanitë gjigante si FIAT do shfrytëzonin pushtimet e Italisë fashiste për të zgjeruar tregun e tyre. Për këtë dokument interesant që po botojmë, vlera e tij qëndron në skanimin që i bëhet situatës së rrugëve, infrastrukturës dhe çmimet e makinave e karburanteve në Shqipërinë e 1939-s. Aq primitiv ishte ky sektor, saqë vetëm me ardhjen e fashistëve dhe, kuptohet, për interesat e tyre, në Shqipëri u formuan mekanikët e parë, shoferët e parë të specializuar. Nuk është aspak e çuditshme, përse për shumë kohë në vend, edhe pas luftës, linjës së autobuzëve shqiptarët i thoshin “SATA”. Nga ana tjetër, pikërisht këtu e ka shpjegimin edhe fakti që sot e kësaj dite, terminologjia në manualet e drejtimit të automjeteve si dhe në të folmen e përditshme, fjalët italisht janë shumë të pranishme, si kamio (kambio), volanti, indietro, sotokarti, kofano, pulexho, kushineta etj etj.

Kategori
Uncategorized

Fati i tatarëve të Krimesë dhe fati i çamëve tanë.

Shaqir Vukaj June 2, 2016 11:30

Fati i tatarëve të Krimesë dhe fati i çamëve tanë

Vitet e fundit festivali evropian po politizohet gjithnjë e më shumë, çka u pa më qartë se çdo herë këtë vit. Duket se edhe rregullorja e re, që u përdor për herë të parë në Eurovizion 2016, sipas së cilës, fituesi u përcaktua nga kombinimi i votave të publikut me ato të jurive të vendeve të ndryshme, e thelloi edhe më shumë përzierjen e politikës në këtë ngjarje kaq të madhe muzikore për Europën e më gjerë (këtë vit festivali u transmetua direkt dhe u pa nga miliona shikues deri në Kinë, ShBA, Australi etj). Siç dihet, çmimi i parë ju dha këngëtares ukrainase (tatare nga babai dhe armene nga nëna) Xhamalla (Susana Xhamalladinova) që interpretoi këngën “1944”, që i kushtohej deportimit të tatarëve të Krimesë drejt vendeve të largëta aziatike të ish Bashkimit Sovjetik.

Që atë natë, festivali u politizua në mënyrë të skajshme, veçanërisht në Rusi dhe Ukrainë. Prej më se dy javësh vazhdojnë komentet, tashmë jo në planin muzikor, por gjithçka është postuar në atë politik.

Me t’u dhënë çmimet, që atë natë, në Rusi gjithçka u komentua si provokacion që i bëhej asaj. Në Ukrainë Xhamalla u prit si heroinë, madje menjëherë ju dha titulli Artiste e Popullit. Presidenti i Ukrainës propozoi që asaj t’i jepej titulli me i lartë, Hero Kombëtar. Marrëzia politike ditët e para nuk njihte kufi as në Rusi, as në Ukrainë…..

Nga ana tjetër, popujt, njerëzit e thjeshtë, teleshikuesit kishin mendime krejtësisht të tjera. Politika është politikë, ekonomia është ekonomi, por muzika duhet të jetë muzikë – thonë dashamirësit e muzikës. Mjafton vetëm shembulli i mëposhtëm. Teleshikuesit rusë i dhanë këngëtares ukrainase 10 pikë (juria ruse nuk i dha asaj asnjë pikë), ndërsa teleshikuesit ukrainas i dhanë këngëtarit rus 12 pikë (juria ukrainase nuk i dha atij asnjë pikë). Komentet do të ishin të tepërta….

Në analizat e bëra jepeshin me hollësi votat e dhëna nga telespektatorët dhe juritë përkatëse. Pothuajse të gjitha komentet ishin politike, me tendencë ndaj njërit vend apo tjetrit. Madje në Moskë arrihej deri aty sa edhe vlerësimi i jurisë serbe për këngëtarin rus, komentohej vetëm politikisht: “Juria serbe e orientuar drejt BE”, larguar nga “bujaria” e Rusisë i dha një pikë Rusisë dhe vendin e dhjetë”. Në Moskë madje grumbulluan 300 mijë firma dhe kërkuan rishikimin e rezultateve të votimit, me pretendimin se votimi nuk ka qenë i rregullt, gjë që sigurisht nuk u pranua.

Dhënia e çmimit të parë këngëtares ukrainase dhe, kryesorja tema që trajtohej në këngën e saj, u bë objekt diskutimesh, analizash, komentesh e artikujsh, duke u përqendruar tek krimet e bëra në të kaluarën, sidomos gjatë Luftës Dytë Botërore. Kështu gazeta gjermane “Abendzitung” i kujtoi Ukrainës “krimin e kryer në vitin 1943, ku ukrainasit kanë vrarë rreth 100 mijë polakë dhe, për të cilën ukrainasit heshtin”. Më poshtë kjo gazetë vazhdonte se “Anglia mund të kërkojë të kthejë në himn bombardimin e Koventrit nga gjermanët, të përfshihen në muzikë bombardimi i Drezdenit, krimi i Srebrenicës në Bosnjë etj”.

Ndërsa gazeta franceze “Le Dauphine Libere” shkruante se fitorja e Ukrainës ngatërroi“marshet ushtarake” të Putinit, me të cilat ai mbyt zhurmën e tankeve të grumbulluara në kufi me Ukrainën apo tanket që morën Krimenë”.

“Po – shkruante “Der Spiegel – vendimi për fitoren e Xhamallas ishte politik”.  “Por në këto kohë të trazuara, konkursi ndërkombëtar nuk mund të ishte apolitik”, shkruajnë me bindje gazetarët e revistës. Revista na kujton se “Xhamalla insistoi që kënga bën fjalë për fatin e familjes, për atë se stërgjyshja e këngëtares, duke qenë pjesë e tatarëve të Krimesë ishte deportuar me urdhër të Stalinit. Kuptohet se, kushdo që dëgjon këngën e Xhamallas menjëherë e çon mendjen tek pushtimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014”, përfundon revista.

Shkrime të kësaj natyre ka pas këto ditë në “The Guardian”, “The Telegraf” etj. ku vihej në dukje ngadhënjimi i politikës mbi muzikën…

Megjithëse kanë kaluar mbi dy vjet nga aneksimi i Krimesë nga Rusia, dukej se ky problem ishte “harruar”, sepse gjithnjë e më pak flitej e shkruhej rreth këtij problemi, aq sa u hodhën dhe ide se Perëndimi ka qenë dakord me aneksimin e Krimesë, madje sikur ka pasur dhe marrëveshje të heshtur midis Rusisë se Perëndimit. Por festivali i fundit duket se ringjalli edhe një herë diskutimet mbi Krimenë e në këtë kuadër, risolli edhe një herë në kujtesë historinë e popullit tatar të Krimesë, një histori sa tragjike aq e dhimbshme.

Sipas të dhënave të ndryshme, në botë jetojnë rreth 8 milionë tatarë. Nga të cilët rreth 5.5 milionë jetojnë në Federatën Ruse, duke qenë kombi i dytë, mbas rusëve për nga numri i popullsisë. Në republikën e Tatarstanit (Republikë me status të veçantë brenda Federatës Ruse) ata përbëjnë rreth 53 përqind të popullsisë. Rreth 2.5 milionë jetojnë në shumicë në ish republikat sovjetike, Uzbekistan (rreth 350 mijë), në Kazakistan (rreth 200 mijë) në Ukrainë (rreth 80 mijë), në Turqi (shifrat për numrin e tyre janë tepër kontradiktore) etj. Ata kanë qenë një popull nomad, dhe me emrin “tatar” njiheshin që nga shekulli i 8-të. Më vonë, në përbërje të Perandorisë Mongole janë shtrirë në rajone të ndryshme, kryesisht të Rusisë së sotme.

Në Rusi, përveç tatarëve të Tatarstanit, njihen tatarët e Astrahanit, të Kasimovskit, të Siberisë, të Krimesë, tatarët polako-lituanezë etj. Por, megjithëse të afërt, ata nuk janë një popull. Edhe sot vazhdojnë diskutimet e polemikat mbi formimin e këtyre popujve, me emër të përbashkët, por jo vetëm me emër. Ata kanë mjaft gjëra të përbashkëta…

Ndërmjet tyre, dallojmë tatarët e Kazanit (Tatarstanit) dhe tatarët e Krimesë, që për shumë studiues janë dy popuj të ndryshëm. Tatarët e Krimesë janë popull i veçantë, madje ata thonë se për ne më lehtë të merremi vesh me turqit, turkmenët e azerbajxhanasit se sa me tatarët e Kazanit. Tatarët e Krimesë janë një popull autokton i gadishullit të Krimesë, që kanë  gjuhën, e tyre, që i përket grupit të gjuhëve turke (Emërtimi i një grupimi të gjerë popujsh të afërt nga gjuha, ku përfshihen tatarët, azerbajxhanasit, uzbekët, kazakët, kirkizët etj). Janë të besimit mysliman. Emërtimi tatarë të Krimesë ka mbetur nga e kaluara, kur në Rusi të gjithë popujt e grupimit të gjuhëve turke, quheshin me një emër të përbashkët, tatarë.

Në vitet 1441-1783 ata kanë pasur shtetin e tyre, por që gjatë historisë kanë qenë vasalë të Perandorisë Osmane. Në vitin 1783 Krimeja u pushtua nga Rusia. Sipas të dhënave të ndryshme, në këtë periudhë Krimeja kishte rreth 500 mijë banorë, nga të cilët rreth 92 përqind e tyre ishin tatarë.

Si rezultat i politikës së ndjekur nga Rusia, gjendja politike, ekonomike e sociale e tatarëve u përkeqësua tepër, aq sa shumë prej tyre emigruan drejt Turqisë. Politika e ndjekur nga Rusia për ndryshimin e përbërjes etnike bëri që në mesin e shekullit XIX qytetet e mëdha të Krimesë (Sevastopoli, Simferopuli, Feodosia etj) u kthyen pothuajse krejtësisht në qytete me popullsi dominuese ruse.

Megjithatë popullsia tatare e mbetur, nuk e ndërpreu për asnjë moment përpjekjet e luftën për të drejtat e tyre. Brenda gadishullit, që tashmë ishte kthyer në një vend me shumë popuj e kombësi, ata vazhdonin të mbeteshin  populli i dytë, mbas rusëve, që në saj të politikës kolonizuese kishin arritur të dominonin jetën në të gjitha fushat.

Mbas krijimit të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, në vitin 1922, Moska i njohu tatarët e Krimesë si popullsi autoktone të Republikës Autonome të Krimesë. Në atë periudhë, në Krime ata kishin institucionet e tyre arsimore, gazetat, revistat, teatrin  etj. Gjuha tatare, krahas asaj ruse ishin gjuhë zyrtare Sipas regjistrimeve të asaj kohe, ata përbenin rreth 30 përqind të popullsisë, me rreth 220 mijë vetë.

Në vitet 30-të politika zyrtare filloi të ndryshojë ndaj tyre, ashtu si dhe ndaj popujve tjerë jo rusë, madje filloi të ndiqej një politikë diskriminuese deri represive. Nën pretekstin e luftës kundër kulakëve filloi deportimi i familjeve ta pasura tatare drejt Siberisë. Më vonë, kjo politikë u thellua nën pretekstin e kolektivizimit dhe në vitet 1937-1937 nën pretekstin e spastrimit të elementëve armiq u kalua në politikë represive ndaj tyre.

Që me fillimin e luftës, duke e konsideruar një pikë tepër të rëndësishme, gjermanët i kushtuan rendësi të posaçme Krimesë, të cilën e pushtuan që në muajin nëntor 1941 dhe e mbajtën deri në maj të vitit 1944.

Gjatë Luftës Dytë Botërore tatarët e Krimesë, ashtu si popujt e tjerë sovjetikë u angazhuan në luftë kundër pushtuesve gjermanë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kohës së Luftës, në radhët e Ushtrisë Kuqe kanë luftuar rreth 60  mijë tatarë, shifër e madhe për një popull prej 220 mijë banorësh. Nga tatarët e Krimesë 1500  vetë kanë qenë oficerë të Ushtrisë së Kuqe. Disa prej tyre janë shpallur heronj të Bashkimit të Sovjetik, pa folur për mijëra të tjerë të dekoruar me dekorata të ndryshme.

Me kohë, që para shpalljes së luftës, gjermanët kishin përpunuar me hollësi politikën që do të ndiqnin ndaj  pakicave, etnive, kombeve e kombësive në vendet e pushtuara. Në këtë kuadër edhe ndaj tatarëve të Krimesë, ata, duke shfrytëzuar padrejtësitë e krimet e bëra nga pushteti sovjetik ndaj tyre, si kudo edhe në radhët e popullit tatar gjetën bashkëpunëtorë, madje jo pak (duhet theksuar se të tillë ata gjetën jo vetëm në radhët e tatarëve, por në radhë të parë në radhët e rusëve, ukrainasve, pa folur për popujt e tjerë jo rusë. Shifrat e botuara vitet e fundit, flasin për miliona sovjetikë të mobilizuar nga gjermanët për të luftuar kundër Ushtrisë së Kuqe dhe partizanëve sovjetikë).

Menjëherë mbas pushtimit, gjermanët organizuan njësi të armatosura për t’i angazhuar në luftë kundër partizanëve dhe Ushtrisë së Kuqe. Sipas të dhënave zyrtare, nënë komandën gjermane kanë luftuar rreth 20 mijë tatarë.

Pa u çliruar Krimeja, në Moskë, përgatiteshin vendimet për deportimin e të gjithë tatarëve. Më 11 maj 1944, Komiteti Shtetëror i Mbrojtjes, nën pretekstin e bashkëpunimit më pushtuesin dhe dezertimin në masë të tatarëve, vendosi deportimin e tyre nga Krimeja. Sipas të dhënave zyrtare (të botuara tani vonë) nga Krimeja janë deportuar 229 mijë vetë, nga të cilët 191 mijë prej tyre tatarë. Gjithçka u organizua dhe u drejtua nga KGB-ja dhe, brenda dy ditëve, më 18-20 maj 1944, ata, të ngarkuar në trena,  nën kontrollin e rreptë të njësive të KGB-së i kanë degdisur disa mijëra kilometra larg, kryesisht në Uzbekistan. Shumë prej tatarëve të Krimesë, që shërbenin në këtë kohë në Ushtrinë e Kuqe (rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 500 oficerë dhe 1300 nënoficerë) i larguan nga fronti dhe i nisën drejt Uzbekistanit, për t’i trajtuar njëlloj si tatarët e tjerë të Krimesë. Duhet vënë në dukje se Moska nuk ka mbajtur këtë  qëndrim ndaj popujve tatarë që jetonin në Bashkimin Sovjetik.

Si shkruajnë tani studiues rusë, nga kushtet tepër të këqija, nga torturat, uria dhe puna e rëndë, në periudhën 1944-1945 kanë vdekur afro 25 përqind e tatarëve të Krimesë.

xhamalaPolitika dhe historiografia sovjetike, janë përpjekur me të gjitha mënyrat që të krijonin bindjen e përgjithshme se Krimeja ka qenë historikisht qendër e kulturës sllave, se tatarët e Krimesë nuk kanë mundur asnjëherë të arrinin në këtë vend një civilizim të plotë, se dëbimi i tyre ka qenë “historikisht i përcaktuar”, i “justifikuar” dhe i “domosdoshëm” sepse ata janë njerëz parazitë, shërbëtorë të Turqisë dhe të gjermanëve gjatë kohës së pushtimit.

Në materialet e ndryshme të botuara në atë periudhë për Krimenë, nuk flitej fare për tatarët dhe kulturën e tyre, ose edhe në se thuhej ndonjë gjë, thuhej vetëm në sensin negativ.

Politika e ndjekur ndaj tyre deri në mesin e viteve 90-të ka pas vetëm një qëllim, që ata të zhdukeshin si popull. Duket e pabesueshme, por ata nuk kishin të drejtë ta quanin veten tatarë të Krimesë. Për Moskën zyrtare ata nuk ekzistonin si popull. Është tepër kuptimplotë fakti se ata nuk figurojnë në asnjë prej regjistrimeve të zhvilluara në Bashkimin Sovjetik në  vitet 1959, 1970, 1979.

Në analizat dhe  studimet e viteve të fundit për politikën e ndjekur nga Moska ndaj tatarëve të Krimesë, dominon mendimi se udhëhiqja sovjetike e asaj kohe, duke ndjekur një politikë afatgjatë (sipas saj) e konsideronte Krimenë si një plasdarm strategjik në rast konflikti me Turqinë dhe nuk donte në asnjë mënyrë kthimin e tatarëve në Krime, sepse llogariste se, në rast të një përplasjeje me Turqinë (historikisht këto dy vende kanë qenë në kontradikta e armiqësi me njëri-tjetrin) tatarët do të mbanin anën e Turqisë, pra do të ishin një kontingjent shumë i përshtatshëm për të. Më vonë, veçanërisht mbas vitit 1946, kur praktikisht filloi Lufta e Ftohtë, Krimeja konsiderohej si baza kryesore detare sovjetike në Detin e Zi dhe, në rast të një konflikti me NATO-n ajo do të merrte peshë të veçantë, kështu që “tatarët nuk duhej të kishin më punë në Krime”.

Kësaj teorie i qëndrojnë edhe shumë prej studiuesve e analistëve të kohës së sotme, të cilët edhe deportimin e myslimanëve të Kaukazit (çeçenë, ingushetë, karaçajevcë, ballkarë) në Kazakistan dhe në ish republikat e tjera të Bashkimit Sovjetik e shpjegojnë me këto argumente. Sipas tyre, besimi i tyre mysliman, në rast konflikti me Turqinë e më vonë me NATO-n, ku Turqia ishte avanpost, i jepte avantazhe atyre të gjenin shumë përkrahës në radhët e myslimanëve…

Është interesante edhe një teori tjetër që ka qarkulluar e që vazhdon të përmendet edhe sot. Sipas saj, Stalini ka pasur ndërmend që në Krime, të krijohej një republikë apo shtet i posaçëm për hebrenjtë e Bashkimit Sovjetik, ku llogariste të grumbullonte të gjithë hebrenjtë e shpërndarë në të katër anët e këtij vendi tepër të madh. Sipas të dhënave të  regjistrimit të vitit 1939, në Bashkimin Sovjetik kanë jetuar rreth 5 milionë hebrenj, nga të cilët mbi një milion janë vrarë dhe zhdukur nga pushtuesit gjermanë.

Ekzistojnë shumë dokumente rreth këtij plani apo ideje që ka qarkulluar në atë kohë,  (kohët e fundit shumë prej tyre janë nxjerrë nga arkivat) por siç duket u la shpejt në harresë si diçka e vështirë për tu vënë në jetë. Për më tepër që menjëherë mbas lufte, në Bashkimin Sovjetik filloi të mbahej qëndrim jo miqësor, madje në shumë raste armiqësor ndaj hebrenjve…

Pavarësisht nga politika zyrtare ndjekur ndaj tyre, tatarët e Krimesë nuk kanë pushuar asnjë herë përpjekjet e luftën për njohjen e tyre si popull dhe për tu kthyer në atdheun e tyre.

Politika e re e ndjekur nga Gorbaçovi në mesin e viteve 80-të, krijoi mundësi që, për herë të parë mbas lufte, të flitet për popullin tatar të Krimesë. Madje edhe në vitin 1987, një komision i posaçëm i krijuar për shqyrtimin e problemit të deportimit të tyre, doli me konkluzion që justifikonte deportimin e tyre. Vetëm në qershor të vitit 1989, Presidiumi i Sovjetit Suprem të Bashkimit Sovjetik doli me Deklaratë ku pranohej zyrtarisht se politika e ndjekur ndaj tyre ka qenë e paligjshme dhe një vit më vonë u vendos zyrtarisht që ata lejoheshin të ktheheshin në tokat e tyre.

Sipas regjistrimit të vitit 1989, ku për herë të parë mbas lufte u njoh kombësia e tatarëve të Krimesë, në Bashkimin Sovjetik jetonin 271 mijë tatarë Krimeje ( ndërsa sipas të dhënave të disa studiuesve rusë dhe tatarë në atë periudhë kishte rreth 600 mijë tatarë Krimeje të shpërndarë neper Bashkimin Sovjetik).

Dua të vë në dukje një fakt interesant. Para deportimit të tatarëve të Krimesë, udhëheqja sovjetike, kishte vendosur (nën të njëjtin pretekst, për kolaboracionizëm dhe bashkëpunim me pushtuesin gjerman) deportimin e disa popujve të tjerë të Kaukazit (vetëm brenda pak ditëve, në shkurt të vitit 1944) janë deportuar rreth 400 mijë çeçenë dhe rreth 100 mijë ingushetë, drejt Kazakistanit.

Në ndryshim me popujt e tjerë të deportuar, ndaj të cilëve, që në vitin 1956, udhëheqja sovjetike filloi të tregohej më liberale dhe filloi t’i lejojë të ktheheshin në vendet e tyre, për tatarët e Krimesë as që bëhej fjalë. Ata filluan të kthehen vetëm në vitin 1990.

Kthimi i tyre në vendlindje, ishte një problem sa i vështirë aq edhe i mprehtë nga çdo pikëpamje, veçanërisht nga ana ekonomike, mbasi në tokat e tyre kishte mbi 70 vjet që ishin vendosur kolonë, kryesisht rusë e ukrainas. Pavarësisht problemeve e pengesave të shumta, ata arritën ti kapërcenin pa pasoja të renda e dëme të mëdha dhe gradualisht u instaluan në tokat e tyre. Duhet theksuar se kthimi i tyre u bë në periudhën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, që krahas tjerave u shoqërua me mosmarrëveshje e kontradikta në mes Rusisë dhe Ukrainës, çka kuptohet ishte në dëm të tatarëve. Sipas të dhënave zyrtare, në këtë periudhë janë kthyer në Krime rreth 250 mije tatarë, duke mbetur kështu disa qindra mijë tatarë të tjerë të shpërndarë neper qytete e rajone të ndryshme të ish Bashkimit Sovjetik, kryesisht në Federatën Ruse.

Po t’u referohemi shifrave, ato flasin më mirë se kushdo për fatin e këtij populli. Kështu sipas  regjistrimit të vitit 1897, në Krime kanë jetuar 195 mijë tatarë, (35.5 përqind e popullsisë) ndërsa në vitin 2014 numri i tyre ishte 233 mijë tatarë (10.1 përqind e popullsisë). Duhet vënë në dukje se mbas aneksimit të Krimesë nga Rusia, rreth 20 mijë tatarë kanë ikur nga Krimeja.

Tatarë Krimeje ka me shumicë sot në qytetet kryesore të Rusisë, të cilët dallohen për nivelin e lartë që kanë arritur në shumë fusha si në art, shkencë, sport e kryesisht në biznes. Ata si të gjithë njerëzit e larguar me dhunë nga tokat e tyre janë shumë të lidhur me njëri tjetrin dhe kryesorja të organizuar  në shoqata, Mexhlise apo Bashkësi, ku kanë si qëllim kryesor të jenë të bashkuar dhe të ndihmojnë njëri tjetrin.

Një tjetër fakt interesant. Gjatë punës sime si ambasador në Moskë kam njohur disa tatarë të Krimesë, të cilët tregoheshin shumë miqësorë me ne shqiptarët. Gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, në vitin 1999, kur Rusia përkrahte me të gjitha mënyrat regjimin e Millosheviçit dhe, kur në Rusi regjistroheshin me mijëra vullnetarë për të shkuar në Kosovë, për të luftuar përkrah serbëve, në disa republika dhe popuj jo rusë, filloi regjistrimi i vullnetarëve për të shkuar në Kosovë, por për të luftuar përkrah shqiptarëve, ndërmjet të cilëve binin në sy dhe përfaqësues të tatarëve të Krimesë.

Në mes të prillit na erdhi në ambasadë një material interesant, nëpërmjet të cilit na vinin në dijeni se ata i ishin drejtuar Këshillit të Europës, Lidhjes Federative të popujve të Europës dhe gjithë popujve të botës ku ndërmjet tjerave thuhej:

“Ne përfaqësuesit dhe liderët e bashkësive të pakicave nacionale dhe të popujve me origjinë turke myslimane të Rusisë dhe Europës Qendrore, tatarë të Krimesë (më poshtë vazhdonin vazhdonin emrat e përfaqësuesve të popujve tjerë si karaçanë, ballkarë etj.) dënojmë histerinë masive të të ashtuquajturit solidaritet ruso-serb, që po nxisin forcat politike të Rusisë, shprehim shqetësimin e thellë për fatin e pakicave myslimane shqiptare, viktima të spastrimit etnik dhe të gjenocidit të politikës reaksionare të Serbisë dhe, mbështesim me gjithë shpirt e me ndërgjegje të plotë masat vendimtare të komunitetit botëror, që kanë si qëllim shmangien e katastrofës humanitare në ato rajone të Jugosllavisë, ku jeton populli i pa mbrojtur shqiptar”.

Ndërmjet firmëtarëve binte në sy emri i Kryetarit të Mexhlisit të popullit tatar të Krimesë, E.Kudusov.

Në atë kohë, ambasadori jugosllav në Moskë, vëllai i Millosheviçit ftohej çdo ditë nga të gjitha kanalet e televizioneve dhe radiove ruse, ndërsa për mua, si përfaqësues i Shqipërisë dhe i shqiptarëve të Kosovës ishte tepër e vështirë, për të mos thënë e pamundur të jepja intervista apo të ftohesha në tavolina të rrumbullakëta që organizoheshin shumë shpesh. Televizioni Qendror rus, çdo të diel organizonte një emision tepër të bukur e demokratik, titulluar “ Të dëgjojmë palën tjetër”, që drejtohej nga një prej gazetarëve më të njohur të Rusisë dhe që ndiqej nga miliona rusë. Kisha kohë që përpiqesha të jepja një intervistë në këtë kanal dhe vetëm me ndihmën e disa miqve të mijë, tatarë të Krimesë arrita të organizoja një emision vetëm për Kosovën, ku për  rreth 35 minuta, shpreha qartë qëndrimin, kërkesat dhe luftën e drejtë të shqiptarëve të  Kosovës, qëndrimin e Shqipërisë  etj.

Fati i tatarëve të Krimesë mund të krahasohet shumë mirë me fatin e çamëve tanë, që u dëbuan nga tokat e tyre me pretekstin e bashkëpunimit me pushtuesit. Qëllimi i të dy palëve, i Moskës dhe i Athinës ka qenë i njëjtë, të zhbijnë nga tokat e tyre këto popullsi autoktone, t’i popullojnë me popullsi të tyre dhe, ti mbyllin një herë e mirë problemet me ta. Por në qoftë se tatarët e Krimësë, më në fund fituan disa nga të drejtat që ua kishin mohuar dhe u lejuan të kthehen në tokat e tyre, çamët tanë edhe sot, mbas 70 e sa vitesh, vazhdojnë të persekutohen, madje sipas Athinës, problemi i tyre  të bëhet i paqenë….

Kjo është shkurtimisht historia e tatarëve të Krimesë për të cilën u shkrua kënga “1944” e cila u vlerësua politikisht. Dua ta mbyll këtë shkrim me fjalët e këngëtares Xhamalla, e cila në një intervistë tepër të sinqertë u shpreh: “Unë dëshiroj që këngë 1944 të mos ketë më, që të mos ketë deportime të tilla të tmerrshme, të mos ketë më tragjedi të tilla dhe që kjo këngë të mos kompozohej, dhe që njerëzit të mos vuanin”.

 

Kategori
Uncategorized

Sera kanabisi në (Sinicë) fshat i ish Drejtorit të Shikut Korçë…

June 3, 2016

IMG_5451

Sera kanabisi  mbi fshatin Sinicë,Devoll,(  fshati i ish drejtorit të SHIK_ut, në Qarkun e Korçës) sot përsëri drejtor në një tjetër sektor po në këtë qark.

Serat ndodheshin tek vendi i quajtur “Shkëmbi i Vjeshtës”.

9000 bimë narkotike nga të cilat 1200 bimë të mbjella në tokë dhe 7800 bimë të mbjella në gota plastike në 4 sera.

Gjatë kontrollit të kësaj zone, në një vend të përshtatur, gjithashtu u gjetën dy armë zjarri automatik model 56, 4 krëhëra, si edhe 16 fishekë luftarakë kalibri 7.62 mm.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend,(apo ju nderrua vendi?) me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale. Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve,(kelyshet nuk e kapin dot bushtren plake).

Mos harrojme se aty eshte vendi me i mire dhe me i sigurte jo vetem per tu mbjelle por edhe per tu transportuar drejt Greqise, kjo fale mbrojtjes se shtetit, afersise se kufirit dhe pyejeve te dendura.

U kapen 9000 rrenje.

Por jo Ujku, ai nuk mund të kapet nga këlyshët e tij….

Kategori
Uncategorized

DETAJE TË REJA/ Skandali-seksual i ministrit, cila është vajza e rekrutuar nga shërbimet e huaja sekrete?

pergjim (1)

Teksa prej disa kohësh po qarkullojnë zërat për një video-seksi ku është i përfshirë një ministër shiptar, ……..mëson detaje ekskluzive të kësaj historie por duke rezervuar publikimin e emrit të ministrit.

Në fakt bëhen fjalë për një seri xhirimesh të fshehta të nisura rreth 1 vit më parë dhe që një prej tyre përmban skena të forta erotike.

Ministri i qeverisë aktuale ka kërkuar rreth verës së 2015 një shërbim masazhi në zyrë. Ai ka kontaktuar me një qëndër masazhi dhe është abonuar për këtë shërbim 2 herë në javë.

Qëndra e masazhit ka “ofruar” një vajzë e cila është tranportuar për në zyrë e Ministrit. Burime për Boldnews.al bëjnë me dije se vajza është transportuar gjithmon me makinën e ministrit.

Takimet e shpeshta të vajzës tepër simpatike me ministrin për shërbimin e masazhit, u kthyen në një lidhje pasionante mes zyrtarit të lartë dhe masazhatores.

Skandali thellohet edhe më tej ku dyshimet të çojnë se vajza që ofronte masazhin ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete të një vendi partner.

Pas rekrutimit nga institucionet e huaja të shërbimit sekret, vajza masazhatore mendohet të ketë nisur përgjimet dhe filmimet ndaj Ministrit. Në pjesën më të madhe të filmimive, bisedat mes ministrit dhe vajzës janë intime por ka disa raste ku biseda është fokusuar tek çështjet e ministrisë.

Ky është skandali i dytë më i madh seksual i një zyrtari të kësaj mazhorance. Më herët ishte Kryetari i Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili i cili u filmua duke kërkuar favore seksuale ndaj një 20-vjeçareje në këmbim të një vendi pune./BoldNews/

Kategori
Uncategorized

MESAZHI I DULES PËR RILINDJEN: BERISHA S’MUND TË JETË KOMERDARJA E TË MJERËVE

2016-06-02 16.29.04

Pas fjalës së Ministrit të Financave, Ahmetaj, në foltoren e Kuvendit është ngjitur deputeti i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili ka kritikuar deputetët socialistë në lidhje me sulmin që po i bëjnë Ben Blushit.

Këtu nuk jemi në Kongresin e Partisë Socialiste. Keni të drejtë ta shani Blushin sepse bëri gabimin më të madh mbeti socialist kur të gjithë u shndërruat në rilindas alla-Rama. Blushi e ka ngritur stekën në lartësinë e kryeministrit si për nga gjatësia ashtu edhe argumenti dhe nuk mund të përballeni me të.

Më pas ai ka lëshuar edhe një paralajmërim për socialistët për mënyrën sesi po qeverisin duke theksuar faktin se nuk mund të shpëtojnë nga humbja e zgjedhjeve duke u fshehur pas Sali Berishës.

Sali Berisha është lakuar në këtë foltore që prej ardhjes tuaj në pushtet më shumë se kurdoherë. As në periudhën e 21 janarit emri i tij nuk është përmendur kaq shumë. Ju mendoni se Sali Berisha do të jetë komerdarja e shpëtimit tuaj. Kjo nuk mund të ndodhë. Ai e mori përgjigjen në zgjedhjet që humbi, tani është radha juaj. Nuk ka alibi të tipit alla-Sali Berisha që mund t’iu shpëtojë më.

Kategori
Uncategorized

Skandal seksual. Cili ministër do të japë dorëheqjen sot?

2016-06-01 15.01.16

Pas pak do të ketë një lajm bombë, raportojnë disa zëra brenda mediave të Tiranës.

 

Sot që në mëngjes po flitet për një skandal seksual në Amerikën Latine të një ministri shqiptar.

Flitet për një video ku një ministër i Qeverisë Rama është filmuar duke kryer marrëdhenie me njeë tranvestit.

A është ky lajmi bombë që po paralajmërojnë mediat?

Të shohim

Kategori
Uncategorized

Skandal seksual. Cili ministër do të japë dorëheqjen sot?

Pas pak do të ketë një lajm bombë, raportojnë disa zëra brenda mediave të Tiranës.

 

Sot që në mëngjes po flitet për një skandal seksual në Amerikën Latine të një ministri shqiptar.

Flitet për një video ku një ministër i Qeverisë Rama është filmuar duke kryer marrëdhenie me njeë tranvestit.

A është ky lajmi bombë që po paralajmërojnë mediat?

Të shohim

Kategori
Uncategorized

Rama, ky klloun që na bëri gazin e botës

  Rama, ky klloun që na bëri gazin e botës

Nga Andi Bushati

Dje dhe sot, teksa shihja një video të shpërndarë anekënd në rrjet, ku Edi Rama bën rolin e kllounit, duke u prezantuar kavajasve “kriminelin” Elvis Roshi, mu kujtua një zotim që ish aspiranti për kryeministër u bënte të afërmve të tij para zgjedhjeve të vitit 2013.

Në tryeza pas darke, në biseda konfidenciale, ai merrte pozën e një artisti ëndërrimtar dhe shpaloste përpara dëgjuesve “Shqipërinë fantastike” që kishte në mendje: Një vend që do të bëhej pikë referimi për artistët avangardë, një vend ku mund të eksperimentoheshin rrymat më tendencë të kohës, ku do të ekspozoheshin veprat më të çuditshme të botës.

Ai u fliste bashkëbiseduesve gjatë dhe me një zë ëndërrimtar, që i ndërthurrur me sëmundjen e tij të pashërueshme për të tërhequr vëmendjen, me çdo çmim, mund  t’i bënte ata të imagjinonin një atdhe tjetër, epiqendër kulturore të një bote që kish hyrë në shekullin e ri.

Nënteksti qe i qartë. Vendit i duhej një kryeministër artist, një njeri që do i shëronte plagët çerekshekullore jo vetëm me rritje ekonomike, por edhe me penel, jo vetëm me shtim investimesh por edhe me ripërtëritje shpirtërore, jo vetëm me polici por edhe me art.

Ky atdhe i ri nuk do të qe më vendi që bota e njihte për vrasjet politike, sherrnajën e pafundme, drogën, prostitucionin dhe krimin, por një atelie gjigande drejt së cilës mediat perëndimore do të kthenin sytë, ashtu sikurse kishin bërë dikur me bojatisjen shumëngjyrëshe të fasadave të rrënuara të Tiranës.

Nuk e di pse mu kujtua ky zhgënjim i fundëm nga ëndrra e “Rilindjes” kur pashë e ripashë me dhjetra herë, atë videon e Edi Ramës që i fton socialistët e rinj të Kavajës të anëtarësohen në partinë e tij, duke thirrur në skenë Elvis Roshin.

Nuk e di pse mu kujtuan ato fjalë tek e kqyrja të bënte një humor kaps, nëse njeriu që kishte në krah quhej Elvis apo Ervin.

Nuk e di pse bëra një asocacion neveritës kur e shihja që të përbetohej me sarkazëm se kavajsi i tij nuk prekej nga ligji i sapomiratuar i dekriminalizimit.

Po, kishte diçka të përbashkët në këto dy histori.

Kishte një aftësi të dallueshme aktrimi. Por ajo nuk ngjante aspak me ëndrrën ndjellëse të kandidatit të dikurshëm për kryeministër. Ajo vizatonte më tepër profilin e një kllouni të dalë boje.

Sepse me aftësinë e një kllouni, Edi Rama po mundohet t’i përballojë të gjitha njollat e zeza të qeverisjes së tij.

Kështu ka vepruar edhe kur Mark Frroku dhe Armando Prenga përfunduan në burg, edhe kur Arben Noka iku nga parlamenti, me siguri kështu do të sillet edhe kur të dalin emrat e kriminelëve të tij të rinj.

Sepse kështu është sjellë gjithmonë.

Edhe teksa parodizon ata katundarë me mjerimin e të cilëve tallet live në TV, ndërsa u dorëzon çertifikatat e legalizimeve.

Edhe teksa flet me ironi për votat e munguara të atyre aktivistëve që duan të ruajnë ato pak lulishte që po gllabërohen nga klientët e tij.

Edhe teksa i quan si gjuetarë mushkonjash ata që denoncojnë avionët e drogës që ulen në bregdetin shqiptar.

Edhe teksa ironizon mëmësinë e zonjave gazetare që i bëjnë pyetjet e duhura, të cilave ai nuk u përgjigjet dot.

Dhe kjo histori përsëritet.

Sepse me sa duket Edi Rama ka vendosur ta qeverisë Shqipërinë si një klloun që jep shfaqe live në TV.

Po ndërkohë skandalet vazhdojnë të ndodhin.

Trafikantët e drogës largohen në drejtim të paditur.

Policia fsheh gjurmët e aleatëve politikë të shumëkërkuar në perëndim.

Gazetarët e huaj kanë filluar të shtojnë reportazhet dhe investigimet për trafikun e armëve dhe të drogës.

E kur ndonjëri prej tyre tenton ta pyesë për atë që po ndodh, kryeministri nervozohet dhe skërmit dhëmbët.

Sepse hendeku mes asaj që propogandoi dhe asaj që prodhoi është katastrofik.

Shqipëria fantastike që kërkonte të shiste si vitrinë, sot është vendi i krimit, hashashit dhe bandave që po mbysin faqet e shtypit perëndimor.

Rilindja e ëndrrave u shndërrua shumë shpejt në ripërsëritjen e batakut. Aq sa dhe vetë Rama nuk mund ta përballojë këtë zhgënjim.

Ndoshta prandaj, nga mosballafaqimi me të, ai ka vendosur të sillet si klloun. Ashtu si tek ajo videoja me të dashurin e tij kavajas, që gjithkush duhet ta rishikojë dhe njëherë./lapsi.al

Kategori
Uncategorized

Dallgët e jetës dhe dallgët e Rilindjes.

  Dallgët e jetës dhe dallgët e Rilindjes

Nga Armand Shkullaku

Rilindja e Edi Ramës ka hyrë rrufeshëm në fazën e saj të fundit, atë të shndërrimit në qesharake. Zakonisht qeverisjet në Shqipëri kanë kaluar nëpër disa etapa, relativisht të gjata, përpara se të prekin kufirin e fundit, atë të ridikulizimit.

Fatos Nano, për shembull, dhe PS gjatë periudhës së tij, ndërmorën disa reforma, nisën shumë punë dhe kaluan disa prova (stabilizimi i vendit pas ‘97, reforma fiskale, kushtetuese, privatizimet, investime në infrastrukturë etj.) derisa arritën në fund të mandatit të dytë, ku bashkë me degradimin e qeverisjes mbërriti pashmangshmërisht edhe qesharakëzimi. Mbahen mend ende pamjet e Nanos tek përpiqej me shtatin e tij të luante basketboll me “tigrat” e rinj të PS, drejtorë tatimesh e doganash. Ose lulet e dasmës apo festa kitsch e ditëlindjes. Për të mos harruar fjalimin e “zogut vetmitar që prapa i vinte historia”.

Qeverisjes së Sali Berishës, për shkak edhe të karakterit të tij, iu desh më shumë kohë për të mbërritur tek ridikulizimi. Qeverisja e demokratëve gjithashtu, shënoi arritje të mëdha gjatë mandatit të parë, për të shënuar rënie në gjysmën e të dytit dhe për të regjistruar në fund fazën qesharake. Krahasimi me ekonominë gjermane, rekordet e kryeministrit herë në det e herë në male, kandidimi i të majtëve për të djathtë dhe dipendenca nga ngjalat e Metës, janë vetëm disa fragmente nga parodia e fundpushtetit.

Ndërkohë, Rilindja e Edi Ramës ia doli të bëhet qesharake që në krye të herës, madje pa shënuar asgjë tjetër. Absolutisht pa bërë asgjë thelbësore, nga dita e parë e mandatit të bujshëm të 23 qershorit dhe deri më sot, kur ky mandat është katandisur thjesht në një show të lodhur humoristik. Nisi me fotot e lyerjes së kryeministrisë dhe po përfundon me fotot e të brendshmeve të kryetarëve të bashkisë.

Prej marrjes së pushtetit e deri tani, kryeministrit i është dashur të gjejë lloj-lloj argumentesh e të shpikë justifikime për njerëzit e tij, që po i bien dita-ditës si simbole të korrupsionit apo lidhjeve me krimin. I është dashur ta bëjë për Frrokun, Ndokën, Prengën, Roshin, Xhelilin… pa përmendur dhjetëra zyrtarë të tjerë të lartë, që janë varur si medalje degradimi në gjoksin e Rilindjes. Një rekord absolut për një forcë politike në vitet e para të mandatit të saj qeverisës.

Dhe më qesharake e bën Rilindjen nevoja për ta mbuluar këtë degradim të pashembullt. Tashmë janë shndërruar në simbole të gallatës urbane, deklaratat e Edi Ramës për deputetët e “fortë” që i do komuniteti apo për kryebashkiakët me disa emra, që dallgët e jetës i paskan hedhur në mëkatin e krimit.

E nëse qeveritë paraardhëse nisën të latohen nga fundi, kjo e Rilindjes e kapi fundin që në fillim. Sukseset imagjinare në ekonomi, shkëlqimi i kryeministrit si artist ndërkombëtar e si lider global, e deri te deliri provincial për t’u treguar amerikanëve se çfarë presidenti meritojnë, e kanë shoqëruar qeverisjen që në ditën e parë të mandatit të saj. Për të mos harruar gallatën live, gati të përditshme, ku kryeministri përsërit, si një aktor bajat humori, batutat për flokët me xhel, skedinat e lotove apo gratë që ua mbledhin burrave.

Ndoshta kryeministri nuk e kupton që ka ardhur momenti të pranojë abortin e diçkaje që nuk lindi kurrë, e jo më të rilindte. Shqipërinë e premtuar para 23 qershorit. Është më mirë të pranosh dështimin, se sa ta shesësh atë për sukses apo të përpiqesh ta mbulosh me gjethe fiku. Sa më shumë të zgjasë kjo përpjekje butaforike, aq më qesharake do të duken mufkat e kryeministrit përpara kamerave, parqet e lodrave të Erionit apo spajdermenët e Tahirit. Dikush duhet t’u tregojë se janë aty jo për të na gajasur por për të na qeverisur.

Dhe sigurisht që është momenti për të kuptuar se kryeministri nuk është aty për të shkruar çdo ditë hartime e për të justifikuar zgjedhjet skandaloze që ka bërë në Kuvend, administratë e bashki, por për të marrë përgjegjësitë që i takojnë. Për shkak të këtyre zgjedhjeve dhe qasjes së kryeministrit ndaj tyre, shqiptarët janë përfshirë sot në një debat ku në vend të diskutohet për nivelin intelektual të përfaqësuesve të tyre, llogariten vitet e burgut, ndalimet apo dënimet, mosha kur është bërë krimi apo cili është emri i vërtetë. Kjo është më shumë se qesharake.

Por nëse kryeministri gjykon se duhet të merremi me këto diskutime dhe të zbulojmë se cila dallgë e jetës i ka nxjerrë të zgjedhurit në rrugë të keqe, nuk duhet harruar se dallga e jetës e ka çuar edhe Edi Ramën në karrigen e kryeministrit. Dhe këtu, qesharakja duhet trajtuar seriozisht. Ai nuk ka në dorë thjesht fatin e tij personal, por timonin e anijes ku gjendemi të gjithë, të cilin e ka lëshuar krejtësisht pa duar. Jo dallgët e jetës, po dallgët e Rilindjes, kushedi se ku do të na përplasin./

Kategori
Uncategorized

Britma e Blushit: Nëse të jesh socialist do të thotë të jesh si Roshi, si Kokëdhima, si Shukriu, si Ndoka – unë nuk jam socialist

20160519_180026_19051699_02-5_O4fAyO7

Socialistët kanë replikuar të vetëm shumë ashpër me njeri-tjetrin sot në Kuvend, në një seancë ku nuk ishte e pranishme opozita,  pas debatit që shpërtheu me furi pas fjalimit të deputetit “rebel” Ben Blushi për kandidimin  e “modeleve si Elvis Rroshi”.   

Ben Blushi e ka kundërshtuar me sarkazëm, Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, që reagoi pas fjalës që ai mbajti në fillim, duke i drejtuar ministrit edhe gishtin se me ç’tagër guxonte t’i tregonte se kush ishte socalist!

Blushi e ndau qartë konceptin e tij të Partisë Socialiste nga Rilindja, sepse Rilindja, theksoi ai disa herë, është Vëllazëria e Vesit!

Deputeti i nënvizoi Tahirit se unë nuk kam pse paguaj çmimin e të qenit socialist për njerëz të kandiduar nga Rilindja si Elvis Rroshi, si Koço Kokëdhima, si Shukri Xhelili apo si Arben Ndoka.

“Nëse të jesh socialist do të thotë të jesh si Roshi, si Kokëdhima, si Shukriu, si Ndoka – unë nuk jam socialist!” – thirri Blushi nga foltorja.

“Ky parlament është 20  vite jashtë rendit të ditës, sepse shumë rrallë diskuton, – tha deputeti, duke hedhur poshtë kërkesën e deputetit Erion Braçe për t’iu kthyer rendit të ditës dhe anashkaluar debatin në heshtje.

Më pas, ai iu kthye ministrit Tahiri, duke i nënkuptuar se ishte riosh në PS:

“Për debatet se kush është e s’është socialist, s’ke tagër ti të më tregosh se kush është një socialist. S’ke tagër ti që të më tregon kush është socialist i ndershëm.

Unë nuk kam pse të paguaj çmimin e të qënit socialist, nëse të jesh socialist  mbron përdhunuesit!

Unë nuk kam pse të paguaj çmimin e të qënit socialist, nëse të jesj socialist do të thotë të shkosh të në gjykatë dhe gjykata të thotë se ke abuzuar me fondet publike dhe s’je më deputet!

Unë kam pse të paguaj çmimin e të qënit socialist nëse 10% e kryetarëve të bashkive që kjo parti ka kandiduar, janë në konflikt me ligjin jashtë apo brenda vendit.

Unë nuk kam pse të paguaj çmimin e të qënit socialist, nëse kjo parti cenon çdo ditë interesin publik.

Unë do të sjell një alibi, jo alibi – por mbrojtje pozitive.

Nuk është PS-ja detyrimisht që e ka futur këtë, por Vëllazëria e Vesit ose Rilindja.

Ti nuk mbrojte PS-në, por një skemë të falimentuar të ligjit dhe dhunimit të ligjit prej këtyre njerëzve që u thuhet shkoni e bëni protestë për një njeri që thuhet se ka përdhunuar.

Gjylameti,  çfarë ke?! Unë mbroj interesin tim se ti je rilindase e devotshme.

Ky është Ministri i Brendshëm i Shqipërisë. Foli më shumë për mua se për atë që ka përdhunuar. Kush ka përdhunuar këtu?

Doli kryetari i grupit këtu e tha ky është “një konflikt personal!” Keni dalë shumë prej jush e thatë se s’ka njerëz me precedent penalë!

Po kë mbroni ju? Interesin publik jo, as ata të rinj që duan të bëjnë karrierë pa përdhunuar njeri, me meritokraci.

Dhe unë s’e përballoj dot më këtë. Ky është një çmim që nuk e përballoj dot, ndaj s’ka ardhur koha të më tregosh në jam socialist.

Nëse të jesh socialist do të thotë të jesh si Roshi, unë nuk jam socialist!

Nëse të jesh socialist, do të thotë të jesh si Kokëdhima, unë nuk jam socialist.

Nëse të jesh socialist do të thotë të jesh të Shukriu, unë nuk jam socialist.

Nëse të jesh socialist do të thotë të jesh si Arben Ndoka, unë nuk jam socialist!

Atëherë kush është socialist?! Unë jo e jo e jam i bindur që shumica prej jush skuqeni dhe keni arsye, se mbroni akoma partinë para Shqipërisë!

Kush e ka ndërtuar më shumë Shqipërinë ?! Ata që janë me partinë apo ata që s’janë me parti e ikin për të punuar në Europë.

Ka vetëm një mundësi për ta lënë këtë parti, të mos ia nënshtroni Rilindjes.

Unë po bëj çmos për të thënë që kjo është rruga e nënshtrimit.

Blushi u është drejtuar kolegëve të tij të mazhorancës, duke i pyetur nëse mbrojnë përdhunuesin si model. Sipas Blushit, atë që shoqëria dhe drejtësia italiane e dënoi si përdhunues, në Shqipëri zgjidhet kryetar bashkie, si Roshi në Kavajë.

Theksojmë se opozita ka bojkotuar Parlamentin pas pezullimit të ish-Kryeministrit Sali Berisha për 10 ditë nga jeta parlamentare.

Blushi e nisi fjalënm duke sjellë shembullin e Atlantik City në SHBA, të zhvilluar e pasuruar por prej liderëve të lidhur me krimin.

“Për ca kohë, qyteti lulëzoi, – tha Blushi, – se i hapi rrugë të madhe krimit, parasë së pistë dhe quhet Atlantik City. Ai që e drejtonte ishte dhe politikan dhe kriminel. A keni dëgjuar njeri t’i nderojë ata që e futën në rrugën e krimit? Jo, ata shkuan në burg.

Çështja është se megjithëse ndërtuan një qytet magjik si Atlantik City, a doli Amerika t’i nderonte apo ndonjë njeri që t’i nderonte?!

Nuk ndodhi, askush nuk i mori në mbrojtje. Pse ndodhi kjo në SHBA, që vërtet se ndërtuan një gjë realisht të bukur, ata morën ndëshkim. Sepse shoqëria ka nevojë primare të ndëshkojë të paligjshmen. Nuk iu nënshtrua industrisë krimit, por virtytit, moralit dhe nderit. E përmenda rastin për të treguar sesi shoqëritë kanë një vijë të qartë ndarjeje mes së dëmshmes.

Ky debat ka sot shumë kuptim në Shqipëri dhe besoj se për çfarë e kam fjalën. Ajo që ka ndodhur me kryetarin e bashkisë së Kavajës është shenjë e pastër e degradimit politik.

Ai bëri atë që mendonte se ishte e vlefshme në jetë dhe çau “dallgët”, por ne e morëm e bëmë atë ajkën e shoqërisë, se në këtë shoqëri nuk ka njerëz të ndershëm, profesorë, inxhinjerë, avokatë, juristë, por ka përdhunues. Ja pra kjo është diferenca. Në Itali, 40 milje nga Kavaja, ata e ndëshkuan, ne e bëmë kryetar bashkie!

Problemi nuk është ai, nuk mbaron me aq. Dikush këtu mendon se një djalë kapërceu dallgët e përdhunimit për të çarë jetën e vet. Dhe erdhi këtu gjeti një shok që ë bëri kryetar bashkie dy herë rresht. Çështja është jo ç’ka bëri ai duke kapërcyer rrugët e jetës, po se çfarë debati i ngrihet shoqërisë sonë, çfarë dallgësh i jep kësaj shoqërie?

Ju që e keni mbrojtur këtë model, jo këtë njeri, çna sugjeroni? Që duhet përdhunuar për karrierë? Që të jesh dënuar për të karrierë politike? E po nuk ka më plagë se kaq…

Çështja është që këta njerëz që ligji i kap, Rilindja po i strehon. Ata po kthehen në perandorë të qyteteve të tyre. Ky është dëmi më i madh që Rilindja i ka bërë Shqipërisë dhe Partisë Socialiste.

Nëse sot je socialist, do të thotë të mbrosh përdhunimin, të mbrosh dhunën. Unë sot nuk do të doja të isha socialist. Unë nuk jam më një socialist se këtë gjë nuk e bëj dot. Për fat të keq, kjo nuk është PS që unë njoh, po Rilindja e kthyer në Vëllazëria e Vesit.

Unë do të vazhdoj ta refuzoj këtë normë politike, sepse jam i bindur pse Shqipëria po zvogëlohet, pse nuk ka investime dhe ka kaq shumë krim.”

Kategori
Uncategorized

Fshati i psherëtimave.

Fshati i psherëtimave

Rrëzë kodrave, ca kaçube në hyrje si kondak, në fillim e në fund dy gunga si thep e shqekëz, rruga si tytë, disa parcela tërthor drejt fushës si karikator, fshati i psherëtimave nga larg duket si një kalashnikov i hedhur në ikje e sipër nga një vrasës që ngutet të fshihet.
Fshati i psherëtimave të internimeve nuk ka kala të vjetër, nuk ka krua me ujë të rrjedhshëm, nuk ka pleq të verbër që këndojnë epe me lahutë, nuk ka histori të lashtë. Fshati i psherëtimave është i ri. Fshati i psherëtimave ka vetëm të kaluar të afërt plot e përplot me dhimbje që një çetë banditësh vrasës të quajtur komunistë i shkaktuan të tjerëve shqiptarë.
Rruga për në fshatin e rënkimeve në perëndim të Lushnjes është e drejtë, e fortë, me kalldrëm, si gjithë rrugët që të çonin në fshatrat e internimeve ku Gazi i Degës të hynte e të dilte si i tërbuar.
Fshatrat e Shqipërisë historike me frymëmarrje normale, i kanë shtëpitë të vendosura në mënyrë të çrregullt. Fshati me psherëtima i ka barrakat në rresht si të internuarit në apel.
Rrugica të ngushta, të pista. Avllira edhe më të ngushta. Barrakat e mjera ju kanë rënkuar e psherëtitur me dhjetra vite familjet e shquara Shqiptare të merr të qarët t’i shohësh. Gardhe të shkatërruar. Shtëpi prej kallamash në radhë paralele me nga një rrugicë për ibret në mes. Tavane kashte. Lagështirë dhe minj gjithandej.
Tre-katër “pallate” trekatëshe që lartësohen frikshëm mbi barrakat e vogla i kanë dritaret mbuluar me hekura dhe plastika. Në këto “pallate” kanë “jetuar” kryetarët, sekretarët, komandantët, komisarët, nëpunësit, brigadierët, pra “superstruktura” e fshatit, “të liret” që hynin e dilnin në fshat kryelartë pa u kontrolluar nga policia.
Shumica e familjeve fisnike që këtu kanë kaluar dhjetra vite, tashmë janë larguar në Amerikë, Kanada, Australi, Tiranë.
Megjithatë kanë mbetur disa ish të internuar të mjerë që me kalimin e viteve kanë humbur lidhjet me botën dhe s’kanë ku të venë.
Ja një nga të rrallët e internuar të mbetur. Ja një Robinson i psherëtimave që po tymos duhan mbështetur pas murit të një bilardoje bosh. Është 60 vjeç. Babai pushkatuar më 1958. E kanë plasur këtu dy vite pas pushkatimit të babait. Sy të fikur, gjymtyrë të lëshuara, krejt i painteresuar për ç’ndodh pranë apo larg, edhe po ta shihte botën të bëhej pluhur e hi dhe të gjithë banorët e planetit të therur para syve të tij, nuk do ti bënte asnjë përshtypje.
Në fshatin e psherëtimave një organizatë humanitare ndërkombëtare ka ndërtuar një ujësjellës. Pompa, tuba, rubineta. Ujë s’ka. Rrethuar me pellgje të ndyrë dhe plehra, çezmat të gjitha të thata sikur i ka bllokuar ajo kuçedra të cilën ngaqë nuk e pranon as ferri vazhdon të japi intervista.
Një banor i ardhur rishtaz, duke sfiduar organizatën dhe bamirësinë e saj, ka shpuar një pus në oborr, ka nxjerrë jashtë oborrit një tub llastiku ku graria vinë e marrin ujë që s’pihet për të larë rrobat me bidona plastike mbi karroca dore.
Ana, 72 vjeçe, këtu prej më tepër se dyzet vjet, tregon një histori rënkimtare për burrin e zhdukur që nuk e ka të qartë nëse ja pushkatuan apo ja varën në litar. Dy djemtë, njëri i martuar me një leskoviqare të “deklasuar” me djalë e vajzë, edhe ata jetojnë ende këtu. Tjetri djalë, pa grua e fëmijë, u martua një herë, gruaja e tij erdhi këtu, por u largua pas pak muajsh se nuk duroi dot, nuk mund të nxirrte aq psherëtima sa kërkonte vendi.
Kokekëmbë me të zeza, tek rrëfen me duar të kryqëzuara në prehër dhe kokë të lëshuar si Monaliza, Ana thotë se Zotin e beson, por në kishë nuk vete. Gjëmimtarja e psherëtimave që s’ka në cilën kishë të shkojë të falet, mërmërit për dikend në Tiranë i cili e ka gënjyer disa herë duke i premtuar ta largojë nga ky varr i boshatisur, ky ferr psherëtimash që ende dëgjohen. Një mbesë Anas reciton Lasgushin; “Në këtë ças’ të perënduar, kur po më dehen sytë e qarë…”.
Dehje e syve mes kallamave dhe pellgjeve, rraqeve, kovave me ujë që s’pihet, zheleve të ndera për t’u tharë në një ditë dimri. Bah. Që “dehja e syve” të mos kthehet në “lot të syve” duhet me u largu prej këtu.
Sillem edhe pak nëpër fshat.
Kafene e errët, pa korent, pis, bosh.
“Kanë këmbyer veriun shkëmbor me këto baltovina, vinë pinë ndonjë kafe në mbrëmje dhe bien flenë” thotë pronarja e Qajtores myzeqare.
Mbi dritaren e mbyllur me plastmas të një “Pallati” lexohet; “Partia mbi të gjitha”.
Posta e policisë që gjatë dhjetëra viteve ka bërë çdo mbrëmje “apelin” është shndërruar në banesë provizore derisa dikush ta privatizojë për ta bërë depo zhabash që kanaleve të atyre anëve ka me shumicë.
Disa vocërrakë pranë një çezme të thatë ngrenë dy gishtat duke bërtitur Sali Berisha-Sali Berisha.
Pak më tutje, pranë një kioske, nja katër a pesë vendalinj me kasketa që luajnë domino betohen për kokë të Edi Ramës.
E vetmja ndërtesë e re, e rregullt, e pastër, është në të njëjtën kohë “Qendra Shëndetësore” dhe “Kopshti”. E ka ndërtuar ajo organizata humanitare ndërkombëtare e çezmave të thata.
Pak më tutje, mbi një pllakë mermeri mbi murin e një godine është shkruar; “Në mirënjohje për ndihmesën e dhënë fshatit nga (organizata e thatësirës) për ndërtimin e Qendrës Shëndetësore (bosh), Kopshtit (pa fëmijë) dhe Ujësjellësit (pa ujë)”.
Duke u kthyer, fshati i psherëtimave nuk duket më si kalashnikov por si kobure vetvrasëse.

Kategori
Uncategorized

Letër e hapur Ambasadorit Donald Lu/ Na ndihmoni të “çajmë rrethimin”

lu

Nga Dr. Albano Zhapaj

I nderuar zoti Ambasador,

Ju më shumë se të tjerë, i keni pëlqyer këtij populli qysh në fillim, kur keni ardhur këtu, së pari sepse flisnit shqip. Ne shqiptarët e çmojmë shumë kur i huaji na flet në gjuhën tonë, jo vetëm sepse mendojmë se na kupton më mirë, por, në pozicionin që keni Ju si përfaqësues i një vendi të madh demokrastik, i besojmë faktit se miku që të flet në gjuhën tënde, ka shkaqe më shumë të të ndihmojë, se sa një tjetër që të flet në gjuhën e vet.

Ju flisni shumë mirë shqip, zoti Ambasador, por ajo që na përlen më tepër ne shqiptarëve tek ju, është se flisni “vënçe”, siç i themi ne këtej, ose hapur, pa dorashka. Praktika e ka treguar se ato herë që keni folur “vënçe”, ca gjëra kanë ecur për mirë në këtë vend. Aq shumë i besojmë ne shqiptarët ato që thoni Ju, saqë në disa media online, për t`i dhënë rëndësi diçkaje, e vënë fjalën në gojën Tuaj, pra sikur është e thënë nga Ju.

Kanë plasur shkrime, këto kohët e fundit, në mediat e shkruara, për paburrërinë e shqiptarëve dhe indiferencën e tyre, ndaj padrejtësive, dhe ndaj së keqes dhe krimit në ndonjë rast. Ndoshta këtë indiferencë, veç Jush, mund ta kenë vënë re edhe miq të tjerë ndërkombëtarë, dhe në heshtje mund edhe të çuditen me ne, por mendoj se edhe kjo heshtje dhe mosreagim i shqiptarëve e kanë një shpjegim.

Duket se këtë radhë, me shumë shkrime e prononcime nëpër rrjetet sociale, ne shqiptarët po kërkojmë të vetëvihemi në sedër, për t`u vetënxitur dhe reaguar  ndaj padrejtësive. E thënë ndryshe, po vetëquhemi popull indiferent, frikacak dhe jo reagues, gjë që bie ndesh me disa vyrtyte historike të shqiptarit, siç mund të jetë vyrtyti i trimërisë së këtij populli.

Unë mendoj se historia na mëson se ky popull e ka treguar veten me fakte e vepra, aq shumë herë, që është trim, punëtor dhe i besës, sa do të duheshin netë dimri, e libra pafund për t`i rrëfyer. Por faktet flasin qartë, që shumë shqiptarë po braktisin vendin dhe arsyet janë të dukshme aq sa është i dukshëm një qiell pa re. Ajo që mbetet të kuptohet është nëse ikim se s`jemi trima, apo ikim se nuk e vlerësojmë vendin tonë.

Fjala “Trim”, në fjalorin tonë do të thotë një njeri i fortë, guximtar, i besës dhe fisnik. Unë personalisht dhe shumë shqiptarë të tjerë, dhe shumë të rinj e të reja, jemi kthyer të jetojmë e të kontribuojmë në këtë vend, mbas shumë vjet emigrimi (afro 17 vjet i nënshkruari), sepse besojmë tek ky vend, besojmë tek e drejta për të jetuar dhe ndërtuar lumturinë tonë, në tokën tonë dhe me punë të ndershme, ashtu siç Zoti na e ka shkruar.

E bëra këtë parantezë zoti Ambasador, pasi Ju keni folur shqip e “vënçe”, se ne shqiptarët duhet të dimë të largojmë të keqen me votë, dhe duhet të dimë të zgjedhim në krye persona me integritet dhe të refuzojmë të votojmë persona me të shkuar kriminale.

Ne shqiptarëve zoti Ambasador, në shqipen Tuaj na është zgjuar shpresa, dhe kemi filluar të reagojmë, Ju sigurojmë se nuk jemi frikacakë, dhe nuk i trembemi së ardhmes tonë këtu, por reagojmë me ngadalë e me kujdes, dhe për këtë Ju duhet të na mirëkuptoni, sepse ne jemi një “popull i rrethuar”. Po, po, jemi një popull i rrethuar!

Jo të rrethuar për të qenë të mbrojtur, fizikisht, ashtu siç mund të jenë muret e Ambasadës Amerikanë në Tiranë, por të rrethuar nga keq qeverisja, nga varfëria, nga trysnia e përditshme, nga terrori se mos kur kalojmë tek korridori i pallatit, nuk gjejmë dot faturën e energjisë, dhe mospagesa në kohë, na gjen të përfunduar në ndonjë qeli burgu.

Kemi frikë se po të flasim, ndonjë i afërmi ynë që është në punë, hiqet nga puna, dhe na vret ndërgjegja për këtë. Kemi frikë se po të flasim, mund të shkelim ndonjë “të fortë” në kallo, dhe ju e dini se ata të “fortët”, ta bëjnë gjëmën tek fëmijët apo familjarët, me mënyra nga më të ndryshmet, si ato që dëgjojmë përditë në televizion.

Po ku do të ishte trimëria e shqiptarit, nëse heshtim, do të thonit ju? Në fakt, sikur të na pyesnit, do kishit shumë të drejtë, sepse nuk jemi aq trima, kur stepemi nga ky “rrethim”.

Më vjen në mendje një nga baballarët e filozofisë së lashtë, i madhi Aristotel, i cili kur përkufizonte virtytet e njeriut, ndër të cilat edhe trimërinë, bënte disa ndarje edhe brenda konceptit të trimërisë, ku edhe thoshte: “Trimi që nuk tregohet i tillë, kur armiku i ka rrethuar dhe mban peng, familjen dhe fëmijët, nuk do të thotë se nuk është trim. Ai thjesht është njeri fisnik, që nuk rrezikon familjen për të treguar trimërinë e tij.” Kësaj në një farë mënyre i thonë njerzillëk, humanizëm dhe fisnikëri, pra të rrezikosh/sakrifikosh veten, por jo të tjerët.

I zgjuar Aristoteli, zoti Ambasador, aq sa këto kohët e fundit, disa historianë të shquar evropianë, mendojnë se ishte me origjinë shqiptare. Ç`krenari do të ishte sikur të ishte e vërtetë, pasi listës së gjatë të figurave të shquara të kombit tonë, duke filluar nga Aleksandri i Madh dhe deri tek Nënë Tereza, do ti shtohej edhe një kolos i filozofisë. Por a do të na nxirrte kjo nga rrethimi? Unë them se jo.

Kur ky popull është gjendur në udhëkryqe historike, i ka dalë zot vetes dhe ka luftuar për të përmbysur të keqen dhe të këqinjtë, por tanimë kohët kanë ndryshuar. Qeveritë nuk përmbysen më me revolucione, e as me armë, por vetëm me votën e lirë. Dhe kur kjo e fundit nuk është as e lirë, përsëri nuk i drejtohemi armëve, jo sepse s`jemi trima, por sepse jemi fisnikë.

Ju flisni hapur, shqip dhe “vënçe”, dhe ju përgëzojmë si popull për këtë, kur shikoni se punët e qeverisjes apo të politikës nuk shkojnë siç duhet, por ju keni një avantazh të madh, jeni i “rrethuar” nga miqëqeverisja dhe demokracia e vendit tuaj, dhe jo siç jemi të “rrethuar” ne.

Ne flasim, por nuk dëgjohemi. Amplifikatorët e pushtetit shkojnë vetëm në ato zëra që bëjnë komod pushtetit. Ne shkruajmë, kritikojmë, denoncojmë, japim edhe alternativa, sugjerime dhe këshilla, por amplifikatorët nuk na amplifikojnë zërin, shumica e gazetave nuk na botojnë, televizionet nuk na përfillin. Kurse me ju nuk ndodh kjo.

Kemi parë se si Ambasada Amerikane çdo javë fton dhe pret grupe të tëra të rinjsh, shkolla fillore apo të mesme, private apo publike. Vërejmë se shumë nga këto shkolla pritjen tuaj, e përdorin më shumë si reklamë për të shtuar nxënësit e vitit pasardhës. Fotot tuaja zbukurojnë stendat e shkollave. Mendoni pak se si e përdorin politikanët një takim me Ju. Ndoshta edhe unë po të mund të bëja një foto me ju, me siguri që do më kishin ofruar ndonjë punë të mirë.

Mbështetja që mund t`i jepni Ju intelektualëve shqiptarë, do ta forconte rolin e këtyre të fundit në mirëqeverisjen e vendit, pasi intelektualët janë oponentët më të mirë të sipërmarjeve apo reformave që mund të ndërmarrë një qeveri.

Po të ftonit herë pas here në ambasadë, ndonjë grup intelektualësh shqiptarë, historinë, sociologë, apo pedagogë, do të zgjuanit kurajon intelektuale për reagim. Po të ftonit ndonjëherë në ambasadë, ndonjë grup specialistësh të larguar nga Administrata Publike, që janë me tituj shkencorë e me grada të fituara jashtë vendit, dhe megjithatë janë flakur nga administrata, për t`u zëvendësuar me të diplomuar në universitetet kioska, që vet kjo qeveri i ka mbyllur, me siguri që do të konfirmonit faktin që gjendemi “të rrethuar”.

Mendoni pak zoti Ambasador, se sa do të amplifikohej zëri i intelektualëve, të braktisurve nga pushteti, apo edhe zërave ndryshe, në qoftë se do ftoheshin dhe dëgjoheshin nga Ju.

Mbështetja Juaj do ti jepte më shumë zë dhe më shumë forcë këtyre njerëzve dhe këtij populli, dhe do të shërbente si një shtysë e mëtejshme për të “çarë rrethimin” ku jemi mbyllur, dhe jo të mjaftohemi vetëm duke e vënë në sedër këtë popull, duke i thënë vetëm ngrihu, reago dhe voto.

Ne shqiptarët e dimë shumë mirë se ku qëndron e keqja e këtij vendi, se kush janë politikanët që e mbajnë peng këtë vend, e dimë mirë që në kushtet aktuale s`kemi se çtë bëjmë, prandaj ju shikojmë ju ambasadorëve të perëndimit si “idhuj”.

Mendoni zoti Ambasador, se sa politikanë e keqpërdorin një përqafim apo shtëngim duarsh me Ju, e transmetojmë dhe amplifikojnë këtë në mediat e tyre, si sukses dhe si arritje të punëve të tyre, duke aluduar se Amerika apo Evropa i mbështet. Populli i thjeshtë këto lloj mesazhesh i merr të mirëqena, dhe kësisoj, edhe kur ka diçka që nuk shkon, populli nuk reagon, pasi mendon se ndërkombëtarët i mbështesin këta individë.

I nderuar zoti Abasador, për aq sa unë mund të përfaqësoj dëshirën e shqiptarëv për një shtet më të drejtë, për një ekonomi e jetë më të mirë, Ju lutem të na ndihmoni të dalim nga “ky rrethim”, duke vazhduar të flisni shqip e “vënçe”, dhe duke mbështetur intelektualët shqiptarë, zërat ndryshe, zërat kundër së keqes, ato zëra që janë pjesë e asaj shoqërie që mund t`i japë një shtysë të shëndoshë trenit që do të na shpjerë drejt evropës dhe botës së demokratizuar./

Kategori
Uncategorized

Kryeqyteti ku pret 20 vite për një shtëpi me qira.

Stokholmi – Stokholmi është kryeqyteti europian me rritjen më të madhe, falë emigracionit rekord, një ambienti shumë të mirë për start up-e, shto këtu edhe vendin me përqindjen e lindshmërisë më të lartë në kontinent. Të gjitha këto kanë bërë që banesat për të jetuar të jenë të pakta në numër

Ka një arsye të fshehtë se përse shumë qiramarrës në Stokholm pëlqejnë banesa që kanë një numër të pakët mobiliesh dhe zotërojnë pak të tilla.

Në një kryeqytet  në krizë, pasi numri i apartamenteve është i ulët, nuk është diçka e bukur që të lëvizësh nga njëra shtëpi në tjetrën me plaçka nëpër duar.

Kryeqyteti i Suedisë mund të jetë një nga vendet më të dëshirueshme për të punuar, por kur një i huaj gjen punën, të marrë në duar çelësat e një apartamenti për të banuar, është një sfidë më vete.

Radha e qytetarëve të cilët aplikojnë në institucionet lokale për banesa me qira të kontrolluara nga të parat është aq e gjatë, dhe po merret në konsideratë nga libri i rekordeve “Guiness”.

Mesatarisht duhen rreth 9 vite që të fitosh të drejtën për të marrë me qira të kontrolluar një apartament në Stokholm dhe në disa nga lagjet më të famshme, do të të duhen gati dy dekada që t’ia arrish qëllimit.

Dhoma në apartamentet ekzistuese janë gjithashtu shumë të vështira për t’u gjetur, duke qenë se Suedia ka proporcionin më të lartë të personave të vetëm që zotërojnë prona, krahasuar me vendet e tjera të BE-së.

“Është një treg aq problematik, sa po e prish eksperiencën time për të jetuar në një qytet që unë e dua”, tha inxhinierja 27-vjeçare Maeva Schaller, që u transferua në Stokholm nga Grenoble, Francë, në 2010-n.

Stokholmi është kryeqyteti europian me rritjen më të madhe, falë emigracionit rekord, një ambienti shumë të mirë për start up-e, shto këtu edhe vendin me përqindjen e lindshmërisë më të lartë në kontinent.

Të gjithë këta faktorë kanë bërë që brenda shtatë viteve, popullsia të rritet të paktën me 250 mijë veta.

Në mes të këtyre rregullave strikte dhe mungesës së investimit në dekadat e fundit, qeveritë e mëparshme kanë dështuar që të ndërtojnë banesa mjaftueshëm për banorët që kanë vendosur të qëndrojnë për një kohë të gjatë, e lërë më të ata të rinj.

Kompania e transmetimit të muzikës “Spotify” që u themelua dhe ende ka zyrat qendrore në Stokholm, i dërgoi një letër publike qeverisë që nëse nuk marrin masa, mund ta zgjerojë biznesin në një vend tjetër.

Edhe punonjësit e start up-eve organizuan një protestë ku kërkuan që kjo gjendje të rregullohet.

Sipas tyre, nëse situata nuk ndryshon, kjo do të ketë pasoja na mbajtjen e talenteve.

Në 7 vitet e fundit, Schaller ka jetuar në 9 banesa të ndryshme, në 7 lagje të ndryshme, e në shumicën e rasteve duke ua marrë me qira apartamentin, suedezëve të cilët kanë lidhur kontrata afatgjata.

Si shumë të huaj të tjerë, ajo nuk ka dëshirë të blejë shtëpi, duke qenë se çmimet janë rritur me 14 për qind, për më tepër që ka dëshirë të mos jetë e detyruar të rrijë diku, duke kufizuar karrierën e saj.

Gjithashtu, bizneset pengohen nga rregulla strikte të shoqatave të banesave për të rrëmbyer një numër të madh apartamentesh në një zonë. Shumë pak kompani zgjedhin të blejnë tokë vetë dhe të ndërtojnë.

“Ka shumë njerëz që vijnë këtu e punojnë për kompanitë e mëdha. Përse duhet që të jetë kaq e vështirë që të ndihesh i sigurt për një apo dy vite?”, pyet francezja.

Tregu i dhënies me qira në Stokholm është ndërtuar në mënyrë të tillë që çdo person që nuk ka pronë të vetën, të ketë mundësi të marrë me qira banesë të përballueshme, të mbuluar ose nga këshilli lokal, ose nga kompani private. Kur një person merr të ashtuquajturat kontrata të dorës së parë, ato përgjithësisht zgjasin përjetë.

Por në kryeqytetin suedez, kur të huajt aplikojnë për banesë, do të shikojnë se para tyre në listë janë gjysmë milioni vendas.

Qiramarrësit e rinj kanë si opsione, ose të marrin të nënkontraktuar një banesë nga një person, ose nga një pronar privat.

Përgjithësisht në të tilla raste, kontratat zgjasin vetëm një vit, duke qenë se pronarët apo zotëruesit e kontratës afatgjatë largohen për një periudhë 1-vjeçare.

Sipas statistikave, kostoja e një muaji qira në Stokholm shkon në 6,518 kronora suedezë, ose $78) për një pronë 66 metra katrorë, e cila konsiderohet me kushtet e duhura.

Në ndryshim, kontratat e dorës së dytë mund të ndryshojnë pronar për dyfishin e këtij çmimi në tregun e zi, pavarësisht rregullave mbrojtëse për qiramarrësin.

Konfederata e sipërmarrjes suedeze raporton se 61% e kompanive vendase kanë pasur problem për të gjetur punonjës të rinj. Rreth 31% e firmave vendosën si problemin kryesor mungesën e banesave.

Ndërsa firma të njohura ndërkombëtare si H&M, Ericsson, Spotify dhe firma e kryerjes së pagesave online “Klarna” përdorin agjenci të strehimit për të ndihmuar stafin e ri, shumë kompani më të vogla nuk kanë as kohë dhe as burime.

Disa të tjerë thonë se duhet ndryshuar rregullorja nga institucionet lokale, pasi nuk është normale që kostoja e qirasë së një banese në qendër të qytetit të jetë gati e njëjtë me atë në periferi.

Qeveria nuk ia ka dalë që t’i japë zgjidhje mungesës së banesave të strehimit, por pushteti lokal i frikësuar nga një krizë biznesi, ka nisur që të marrë masa.

Parashikohet që deri në 2020 të ndërtohen 40 mijë banesa të reja, ndërsa në 2030, numri i tyre do të shkojë në 140 mijë. Gjithashtu ka projekte kreative publike dhe private, nga shtëpi modulare të lëvizshme, e deri te hapësira bashkëjetuese e shtrirë në një sipërfaqe të madhe për sipërmarrësit e huaj.

Por banorët pavarësisht krizës, i kërkojnë autoriteteve lokale që të vazhdojnë të ruajnë identitetin e Stokholmit.

“Çdo gjë rreth Stokholmit është e lidhur me balancën punë-shtëpi, parqet, ujin, të qëndruarit jashtë. Kjo nuk duhet prishur”, tha dizajneri 40-vjeçar, Jane Ruffino, që la Dublinin për Stokholmin tri vite më parë. “Unë personalisht mezi po pres të shikoj se si qyteti mund të zhvillohet në një mënyrë që ndihmon të gjithë. Dua të jetoj në një vend ku ka diversitet, jo diku ku start up-et marrin një trajtim special, thjesht, sepse punonjësit e drejtuesit mendojnë se janë mbi të tjerët”.

Kategori
Uncategorized

Thjesht pedero…..

Pishtari i Demokracisë shpërthen kundër Ramës: Mos guxo të prekësh Kavajën dhe demokratët e saj

Nga Dritan Kanapari – EDVIN RAMA, MOS GUXO TE PREKESH KAVAJEN DHE DEMOKRATET E SAJ, FUNDI YT DO NISE NGA KETU!

Urdherove Gysin tend per prishjen monumentit te dy gishtave dhe shembe shtepiat e pishtareve, dhunove bizneset e kavajsve, betonizove 1 hektare qendren nr-2 (lulishten) me tregun, nderpreve me dhune kabllorin ne vixhilje te kampionatit europian, grabite gjysmen e 12 milion dollareve per sheshin dhe shtrivanin, shatrivan qe pengon faljet e bajrameve, percave, dhunove, burgose.. poshterove socialiste e demokrate, muslimane e te krishtere etj. te siguroj Edvin qe durimit i erdhi fundi. Mbaji larg duart nga Kavaja per te vjedhur serish votat me halabaket tuaj se jam gati te vesh rrobat e luftes ngase ti per mua, per Kavajen dhe te gjithe Shqiperine dhe shqiptaret je nje pushtues.

I bej thirrje Lulzim Bashes, Sali Berishes, Kreshnik Spahiut dhe te gjithe kupoles drejtuese te opozites. te shpallin sa me pare ne Kavaje nje kandidat dinjitoz qe eshte kryesorja per ti kthyer qytetit tim qetesine dhe paqen qe i mungon prej 5 vitesh. Ktheni frymen e bashkimit dhe mos u beni bashke-fajtore me Ramen ne kete moment kritik per Kavajen dhe Shqiperine. Kavaja eshte gati te ndryshoje.. Une dhe shoket e mi pishtare dhe demokrate do te vihemi ne balle edhe nje here si ne 1990 kur rrezuam baballaret e tyre dhe kete obelisk te shemtuar llamarine qe simbolizon PS, do ta sjellim ne Surrel..

Poshte banda dhe kelyshet sorosiane! Poshte pinjollet e kuq!.. Poshte bijte e eterve qe kane marr peng vendin dhe nuk u ngopen me gjak shqiptari. Rroft Kavaja, rrofte Shqiperia.!!

Kategori
Uncategorized

Letra prekëse e Ramës:

As me gruan nuk shkoj kaq mirë sa me Elvisin.

13334766_1361986300495298_478660926_o

Elvis, Visi, Vini,  Uini,  Edi Rama jam .

Dëgjomë mua, nëse nuk je dënuar ndonjëherë edhe qielli me tokën të bashkohen nuk quhesh i dënuar. Është pak e çuditëshme që asnjë nuk të beson që ti nuk e di që të kanë arrestuar në Itali.

Nuk e kuptoj domethënë çfarë ka për të mosbesuar nëse të fusin në burg dhe mos ta mbash mend. Është absurde të mos besosh kaq gjë.

Unë të kuptoj shumë mirë sepse më ka rastisur shpesh herë të vë kafen për të zier dhe ta harroj, ndërsa jam ftilluar vetëm kur e kam parë që është djegur. Pra që ti ke dosje anë e mbanë Evropës dhe që nuk të kujtohet gjë, është mëse normale i dashur.

Ja të sjell unë një shembull të ngjashëm.

Gjatë këtyre ditëve më kap një çupë në rrugë e më thotë: Uaaaaa xhaxhi Edivini..

I qesha, uaaaaaaa xhaxhi Edi më tha prapë, u afrua e më foli. Çkemi, andej këtej, filloi të më flistë sikur të kishte vite që më njihte por që unë nuk e mbaja mend.

Që të mos turpërohesha bëra sikur e dija kush ishte, e pyeta për ata të shtëpisë por dola çik huq më të motrën se e kishte transgjinor dhe si përfundim nuk e  mora vesh kush ishte.

Kur punon sidomos aq shumë sa ty, normale që do harrosh disa gjëra të parëndësishme, aq shumë sa punon ti normale që hutohesh.

Pse doja unë ta harroja atë çupën që më tha xhaxhi Edivini? Normale që jo, të të thërrasë tjetra xhaxhi e ti ta harrosh? Nuk bëhet llaf.

Tani po shikoj foton që kemi dalë të dy dhe me thënë të drejtën po më vjen shumë keq që u largove. Nga fotoja po konstatoj që më shumë shkoj me ty se sa me Lindën.

Tani duhet të mendohemi mirë.

Dua të zëvendësohesh nga dikush që di ta organizojë festën e birrës në Kavajë njësoj si ty, se për këtë detaj më iluminoi Lali Eri kur kishte parë shqetësimin e komentuesve tek statusi yt në fejsbuk.

E meqë ra fjala ne t’i kemi dhënë fondet për të punësuar një njeri që të fshijë komentet negative në fejsbuk, bëj kujdes se ca komente e kishin lagur Lali Erin.

Ne kemi dy punonjës komentesh në çdo dikaster dhe kështu që duhet ta kishe punësuar një të tillë.

Visi, Vini, Elvis…. të ka Edi shpirt…. të ka Edi xhan… ohhhhhh sa shumë të du pz pz pz :(

Kategori
Uncategorized

Masakra e Libofshës,dhe….gjyqtarit që tha: Varje në litar

denimi-me-vdekje

Mureve që u spërkatën me gjak, në korridorin ku gjeti nënën në grahmat e fundit, me imazhin e mbesës që u masakrua foshnje dhe dyshimin që mban prej 24 vjetësh: Në ngjarje ishin më shumë se dy persona.

Disa shkallë, një godinë me  çati mbuluar nga muret prej  blloqesh betoni; planimetri  me tri dhoma dhe një aneks-  kuzhinë, foto të njerëzve  të dashur jetëprerë nga marrëzia, të  varur në mure, ku gëlqerja e bardhë  përpiqet të shuajë ngjyrën e viteve, por  jo kujtimin e gjakut që spërkati këto  mure… Dysheme e ftohtë mbushur me  ajër të mbytur nga ngashërimet. Kjo  është shtëpia ku, më 29 maj të vitit  1992, ndodhi ngjarja më e rëndë e  asaj kohe, e etiketuar si “Masakra e Libofshës”. Shtëpia ndodhet në brendësi  të fshatit Libofshë, në një kënd, ku  është luajtur tragjedia më e dhimbshme  dhe e skalitur në memorien e gjithë  shqiptarëve.

Pesë anëtarët e familjes  Pupa u masakruan dhe u vranë brenda  shtëpisë, ndërsa drejtësia shpalli  fajtor dhe ekzekutoi me dënimin me  vdekje, varje me litar, vëllezërit Josif dhe  Dritëbardh Çuko, nga fshati Libofshë.  Në këtë shtëpi prej vitesh jeton pjesa  e mbetur gjallë e familjes; Mustafa Pupa,  62 vjeç, me bashkëshorten Vezire,  56 vjeçe. Familja përjeton 24-vjetorin  e vdekjes së tyre. Por, për ata, gjithçka  duket sikur ka ndodhur dje. Pengu më i  madh, që i shoqëron në jetë, është pse  nuk u ngritën kur dëgjuan zhurmat dhe  lehjen e qenve, për të ardhur nga shtëpia  e tyre, në shtëpinë ku jetonin babai  me nënën dhe vëllai me bashkëshorten,  po ashtu edhe foshnja 8 muajshe,  Petriti, Zenepja, Agimi, Rajmonda dhe  Magdalena Pupa. Ku i dihet, mbase edhe  mund t`i kishin shpëtuar.

Kujtesë e frikshme 

Të dy bashkëshortët ritregojnë prej  vitesh atë që kanë përjetuar atë  mëngjes të datës 29 Maj, ndërsa  Mustafaj kërkon nga shteti vënien përballë  drejtësisë të autorëve të tjerë që  kanë marrë pjesë në këtë ngjarje. Sipas  tij, nuk mund ta kryenin atë masakër dy  persona. Të tjerët janë të lirë pohon ai.  “Më ka ngelur si peng. Ndjej shtrëngim  në frymëmarrje dhe një ngërç, që më  ka sëmurur e detyruar të marr ilaçe.  Mund të kisha shpëtuar vëllanë, babanë,  nënën dhe, sidomos, mbesën… Isha në gjumë! E kam parasysh si tani  atë natë. Vëllai ishte përgatitur të shiste  disa dele nga tufa e tij në pazar.

Po gdhihej. Qentë lehën aq fortë dhe gjatë  sa dhe ime shoqe më tha që diçka po ndodhte në shtëpinë ngjitur,që ishte e  vëllait. Shtëpi e re, e ndërtuar me kontribut vullnetar nga bashkëfshatarët  që nuk merrnin lekë nga krahu i punës, por vetëm falënderime dhe ushqim për  të gjithë. Unë e qetësova dhe i thashë  se ishin bashkëfshatarë që shkonin për  pazar. Nuk e merrja kurrë më mend se  kur unë flija gjumë, familja ime masakrohej me sëpatë dhe me thika nga  hajdutët. Në mëngjes dëgjova bariun  e dhënëve që thërriste sa emrin e babait  dhe më pas emrin e vëllait. Çudi,-  mendova,- të jenë duke fjetur ende?!  Kapërceva murin ndarës të shtëpive  dhe pashë se vazot e luleve ishin lëvizur  nga vendi.

Pastaj pashë copa qelqeje  nga xhami i dritareve. Dera kryesore  ishte paksa e hapur. Në korridor gjeta  nënën duke dhënë shpirt mes gjakut.  Në njërën dhomë babanë, rënë në  krevat. Në dhomën tjetër ishin vëllai  Agimi me nusen. Ajo kishte dorën vënë  përmbi kokë sikur po mbrohej nga  goditjet. Mbesa e vogël, po në mes të  gjakut, merrte frymë lehtë. Vetëm gjak  në mure dhe në dysheme. Kjo më është  ngulitur thellë në mëndje dhe sa herë  kaloj nëpër korridor apo hyj në dhoma,  shikoj trupat e tyre mes gjakut”.

Rrëfim

“I kam thënë për 24 vjet këto fjalë. Kam  treguar qindra herë këtë ngjarje. Por  pengu, pengu që në këtë ditë që ne  flasim ka ende në liri njerëz që vranë  vëllanë tim dhe familjen time, të  padënuar, më mban frymën”,-ofshan ai.

-Pse thoni se ka patur persona të  tjerë në këtë ngjarje? 

“Ata hajdutët, vrasësit, nuk ishin vetëm.  Nuk mund të shuanin një familje me  pesë anëtarë dy kriminelë ordinerë.  U arrestuan edhe të tjerë, por u liruan.  Dy vetë arritën të futeshin brenda  nëpërmjet dhomës ku flinte vajza e  vogël, mbesa ime Magdalena. Përthyen  hekurat e dritares dhe krijuan një pjesë  të lirë për tu futur brenda shtëpisë. Të tjerët ruanin jashtë. Njëri rrinte te hyrja  e shtëpisë time për të më ruajtur  mua që nëse dilja, të më vriste. Ata e dinin që unë dilja nga shtëpia, sepse prisja ato ditë lopën që ishte barsë.  Por atë natë nuk dola. Komshinjtë i kanë  parë hijet që rrinin jashtë. Ishin më  shumë se dy. Këta më ato punë merreshin.  Pas orës një e gjysmë të natës  vidhnin duke hapur dyert. Gjyqtari këtë  tha në gjyq. Këta meritojnë varje! Në  shtëpitë e vrasësve gjetën mjaft gjëra  të vjedhura nëpër fshat”!

-Tashmë pas 24 vjetësh si shkoni me  familjen e autorëve? 

– Në fillim ishte gjaknxehtësi. Ata janë  tre barqe fëmijësh. Barku i tyre, i sjellë  më vete në fshat nga nëna, u eliminuan  nga shteti. Të tjerët janë bark tjetër,  siç i themi ne. Ata kanë punuar dhe  ndërtuar këtë shtëpi ku jetoj unë tani  e që ka qenë e vëllait. Ndihem keq kur  shikoj fotot e vëllait, kunatës, mbesës.  Ishin më të rinj se unë. Tani kam tre  djem. Jetoj për ata. Nuk dua të përzihem  me askënd e, aq më keq, me fisin  e vrasësve. Ata në punë të tyre, unë  në punë time.

-Keni ngritur akuzë për pjesëmarrës  të tjerë? 

-Po! Kam shkuar në prokurori, tek ajo  më e larta. Kam takuar edhe Azem Hajdarin  ato ditë. Fillimisht ai më tha duke  i rënë drejt. Nuk na lë Europa të varim  njerëz, sidomos dy vëllezër. Por drejtësia  do t`i ndëshkojë vrasësit, më siguroi.  Gjyqi u bë shpejt dhe vrasësit u  varën. Prokuroria nuk e pranoi atëherë  kërkesën time.

Gruaja 

Vezire Pupa sot është 56 vjeçe. Tregon  se ka qenë një ditë më parë në varreza.  “Mundohemi të mbajmë gjallë, jo vetëm  kujtimin e tyre, por edhe këtë shtëpi  që ata e ndërtuan dhe e lanë me gjak.  Ka qenë e enjte… E mbaj mend shumë  mirë sepse të premten ishte ditë pazari.  Kanë ardhur shumë gazetarë këtu në  këtë prag shtëpie. Por nuk kanë shkruar  e thënë të gjithë të vërtetën që kemi  pohuar ne. Kanë shkruar edhe sikur jemi takuar me hasmin. Jo. Kurrë! Nuk  jemi takuar dhe as folur me ta! S`kemi  punë dhe shikojmë hallin tonë. Kunati  kishte ndarë tri dele mënjanë për t`i  shitur. E kishte vendosur që të shkonte  në pazar. Pasi i dhashë të pinte djalit,  ramë të flinim me burrin. Dëgjova zhurma  dhe lehje qensh. “Është ditë pazari”,  –më tha burri. Dhe fjetëm.

Të nesërmen  pasi çobani thirri dhe s’po përgjigjej njëri,  burri u ngrit dhe më tha: Është bërë një  gjë andej nga babai. Po dyshoj… Dhe pasi  hoqi një vazo lulesh për të kaluar, pa  se vazot e tjera ishin larguar nga vendi  dhe xhamat e dritares ishin hequr e disa  kishin përfunduar të thyer. Dera ishte e  hapur. Mamaja ishte në korridor, babai  në një dhomë, çifti në dhomën tjetër. Të  gjithë në mes të gjakut. Pastaj s’mbaj  mend ç’ndodhi. Vetëm ulërima, thirrje,  njerëz, polici, tmerr. Vranë sepse e dinin  që ai ishte njeri punëtor dhe donin të  vidhnin pasurinë e tij, lekët. Por, të lutem,  shkruaje! Kam peng që të paktën  të ishte mbesa e vogël gjallë. Të gëzonte  ajo këtë shtëpi. Shitëm tonën  dhe erdhëm këtu. Por sa do të doja që  kjo shtëpi të ishte të paktën e mbesës”.

Versioni zyrtar i masakrës

I përmendur qindra herë në raportimet  e gazetarëve të medieve të ndryshme  raporti zyrtar sjell para publikut dinamikën  e ngjarjes së ndodhur 24 vjet  më parë. Ngjarja ka ndodhur rreth  orës 00. 45, të datës 29 Maj 1992, në  shtëpinë pronë e familjes Pupa. Ata  kanë shfrytëzuar dritaren e njërës prej  dhomave ku flinte foshnja tetë muajsh,  Magdalena. Kanë përkulur majat  e hekurave të dritares, kanë hequr  njërin prej katrorëve të xhamave të saj  dhe janë futur në brendësi të banesës.  Me qetësi kanë goditur me një sëpatë  mbi 30-vjeçarin, Agim Pupa, që kishte  vetëm pak ditë që ishte kthyer nga  Greqia, ku kishte emigruar për afro 1  vit.

Po me sëpatë ata kanë qëlluar mbi  bashkëshorten e Agimit. Ajo ka ndier  nëpër gjumë hapat e hajdutëve dhe është përpjekur të dalë nga dhoma.  Aty mes dhomës është qëlluar me sëpatë,  duke vdekur me dorën mbi ballë,  për tu mbrojtur nga goditja. Autorët, më pas kanë lidhur nënën e  Agimit, Zenepen, dhe, pasi janë përleshur  me burrin e saj, Petritin, e kanë  qëlluar atë për vdekje. Vrasësit kanë  torturuar gruan e moshuar, duke dashur  që ajo të tregonte lekët, kursime të të  birit, dhe e kanë lënë duke dhënë shpirt  në korridor. Foshnja e vogël ka qarë  vazhdimisht dhe autorët e kanë goditur  atë me levë pas qafe, madje i kanë  përdredhur edhe kokën.

Mustafa Pupa  është përballur me skenën e llahtarshme  në mëngjesin e ditës pasardhëse. Fillimisht ai ka parë nënën e përgjakur  të shtrirë në korridor, muret dhe deri  dhe tavanet e gjakosur. Nëna, Zenepja  ka vdekur dy orë më pas, rrugës për  në spital. Ekspertiza mjeko-ligjore ka  nxjerrë se çifti i bashkëshortëve, Agim  dhe Rajmonda Pupa, vdiqën në vend  pas goditjes. Të katër viktimat kanë  patur shenja të goditjeve të thella me  sëpatë. E mitura, goditje me levë dhe  spërdredhje të kokës!

ANDON BETA, GJYKATESI I FUNDIT QE DHA VENDIMIN PER VARJE

Andon Beta, gjyqtari i  fundit që dha vendim  për dënim me varje  Kryetari i trupës gjykuese të  kësaj çështjeje ka qenë Andon Beta. Sot ai ushtron profesionin  e avokatit pranë Dhomës së  Avokatëve, Fier. Atë ngjarje s`mund ta  harrojë lehtë. E pranon.

Di çdo detaj të  atij vendimi, madje mban mend edhe sallën ku u mbajt seanca. Sigurisht  nuk ka qenë si gjithë seancat e tjera  të jetës së tij: “Atë ngjarje mundohem  ta harroj, por s’mundem. Ishte  tmerr! Me prova shkencore u provua  autorësia e tyre, Plus dhe dy të pandehurit  e pranuan vetë autorësinë,  pa harruar këtu edhe dëshmitarë të  ngjarjes, që identifikuan autorët. Kujtoj  se dënimi u krye shpejt. Ngjarja  ishte tronditëse. Jo vetëm se dënimin  e kërkonte opinioni qytetar, por të  bazuar në ligj shpejtuam gjykimin.  Shorti më ra mua. U futa të studioja  çështjen, përcaktova masat për  gjykim, lajmërimin e të pandehurve,  palës mbrojtëse, dëshmitarëve. Gjyqi  është zhvilluar në një nga sallat kryesore  të gjykatës. U zhvillua me ftesa.  Salla mbante brenda saj 250 vetë. Kaq mund të them se morën pjesë  atë ditë në seancë.

-Çfarë mbani mend nga dhënia e  vendimit? 

Përgjegjësia ishte e madhe për të dhënë  një dënim kapital. Nuk është e lehtë  të japësh një vendim të tillë. Duke patur  parasysh rrezikshmërinë e veprës,  egërsinë me të cilin ishte kryer vepra  penale, sidomos ekzekutimi, jo vetëm  i katër viktimave, por i fëmijës, mbaj  mend në këtë proces skenën e demonstrimit  të të pandehurit për pesë viktimat. Sidomos të fëmijës së goditur  me levë, e thyer qafën. Dhashë vendim;  dënim kapital me varje në litar!  Lexova vendimin .Salla ishte e tëra sy e veshë. Pastaj lexova pjesën e fundit ku  u shpreha se kishin të drejtë të apelonin  vendimin në shkallën e dytë! Jam larguar dhe në dalje të sallës më prisnin  kolegë të mitë. Më dhanë dorën dhe  nuk flisnin. Në shtëpi atë natë s`kam  futur gjumë në sy. Ndihesha mirë si  zbatues ligji. Keq si njeri. Nuk u ankimua  si vendim. Presidenca nuk ushtroi  të drejtën e faljes!

-Sot a jeni takuar ndonjëherë me  pjesëtarë të familjes së të dënuarve  me varje? 

Po, më kanë takuar e ëma dhe motra  e tyre. Fillimisht kishin paqartësi. I kam  pritur dhe takuar e kam biseduar me  to. Është nënë. Është motër. Fillimisht  kishin kritika. Thoshin se në këtë ngjarje  kishin gisht edhe të tjerë. Mirëpo nuk u  provua që kishte të tjerë autorë. Plus  që dy të varurit pranuan gjithçka, deri dhe autorësinë. Ato kanë ardhur vazhdimisht. Ndërsa sa herë me vjen nëpër  mend ajo ngjarje ndihem keq. Sidomos  për viktimat.

Vendimi:Varje në litar 

Varja në litar e dy vëllezërve nga  Libofsha ka shënuar ekzekutimin e  fundit të dënimeve me vdekje në Shqipëri.  Ky dënim u kundërshtua fort  nga organizmat ndërkombëtarë, ndërsa  opinion vendas nisur nga natyra e  krimit, por edhe numri i viktimave, i ka  dhënë dënimit mbështetje maksimale. Pamjet e transmetuara nga televizioni  i vetëm në Shqipëri, ai shtetëror,  tronditën ato kohë publikun, ende  të pamësuar me kronika të llojit të  tillë, skajshmërisht makabre. Procesi gjyqësor zgjati 24 ditë. Në fund të  atij procesi, në sheshin qendror të qytetit u vendosën trekëndëshat me  litar. Vendimi u ekzekutua në orët e  para të ditës së 25 Qershorit 1992.

Josif dhe Dritëbardh Çuko, nga fshati  Libofshë u varën në mes të qytetit të Fierit dhe trupat u lanë të varur deri  mbrëmjen tjetër, për t’u parë nga  turma njerëzisht që erdhën dhe nga  qytetet e tjera. Dëshmitarë të ndryshëm,  por edhe foto të kohës, tregojnë  ato çaste kur të dy vëllezërit kanë  qëndruar të varur për tu parë nga  të gjithë grupmoshat, fëmijë, të rinj,  të moshuar. Krimi ishte goditur edhe  pse me metoda komuniste. Pasditen  e datës 25 qershor, moti përkeqësohet  papritur. Një shi me erë të fortë  e suferinë i bashkëshoqëruar dhe me  shkreptima rrufesh ka pushtuar zonën.  Moti i egër dhe trupat e pajetë  që tundeshin në erë, janë dëshmia e  fundit e ngjarjes monstruoze të njohur  me emrin “Masakra e Libofshës”! /

Kategori
Uncategorized

Si e rrëmbeu në Selanik Sigurimi dhe KGB, kryeministrin shqiptar Koço Kota.


Si e rrëmbeu në Selanik Sigurimi dhe KGB, kryeministrin shqiptar Koço Kota

Mes 10 kryeministrave të vrarë të shtetit shqiptar dhe 6 prej tyre që nuk kanë varr është edhe Kostaq Kota. Dy herë kryeministër, kryetar i parlamentit, kryetar i Dhomës së Deputetëve, ministër i Brendshëm, kryetar i kryesisë së Kongresit të Lushnjes dhe pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë, Ai mbahet mend se ishte kryeministër më 7 prill 1939 ditën që Shqipëria u pushtua nga Italia dhe që në 1945 u rrëmbye në Athinë duke i vënë pistoletën në kokë nga një agjent i Sigurimit të Shtetit, një agjent i KGB-së ruse dhe një agjent i shërbimit sekret grek për t’u sjellë në Shqipëri. Ironia vazhdon se ai vdiq në Burgun e Burrelit nga torturat çnjerëzore, në burgun që hodhi firmën për ta ndërtuar. Të gjithë këtë histori të trishtë, e solli dje në emisionin Debati në Channel One të gazetarit Roland Qafoku, Harallamb Kota, një nga pasardhësit e kryeministrit të 15-të të shtetit shqiptar. Më poshtë është një pjesë e intervistës:

***

Zoti Kota, sipas të dhënave që ju keni, nga ato që keni lexuar, por edhe nga të dhënat familjare, si u rrëmbye kryeministri Koço Kota?

Sapo kishte mbaruar lufta dhe kryeministri Koço Kota jetonte në Selanik në shtëpinë e vjehrrit. Ai kishte kohë që bënte jetën e ilegalit sepse tashmë ishte armik me komunistët shqiptarë, me komunistët grekë dhe natyrisht armik kryesor nga sllavokomunistët jugosllavë. Ai nuk e ndoqi mbretin Zog në mërgim por qëndroi në Greqi duke treguar se nuk ka qenë dakord me të. Ka qenë viti 1945 kur tre persona u paraqitën befas në derën e shtëpisë ku ai jetonte në Selanik. Një prej tyre ishte shqiptar dhe ishte agjent i Sigurimit të Shtetit Shqiptar me emrin Anton Çeti, i dyti ishte një rus, agjent i KGB-së dhe I treti një grek agjent I shërbimit sekret grek. Çudia ishte se të tre flisnin shqip. Në fillim ata u paraqitën me mirësjellje duke i kërkuar Koços të vinin me ta në Shqipëri. Sipas tyre kishin porosi direkt nga Enver Hoxha që Koçoja të kthehej në Tiranë për të marrë një post shtetëror. Madje ata zunë në gojë që ai të rimerrte sërish detyrën e kryeministrit që kishte lënë më 7 prill 1939. Koçoja e kuptoi që kjo ishte një grackë që ata ta likuidonin dhe nuk pranoi. Por menjëherë pas këtij refuzimi të tre agjentët sekretë nxorën pistoletat dhe ia vunë në kokë. Në shtëpi u krijua një gjendje ankthi, frike e terrori sepse gjithçka u krye në sy të gruas së tij dhe prindërve të gruas. Edhe ata e kundërshtuan marrjen e Koços por përpjekja e tyre ishte e kotë. Menjëherë pranë shtëpisë mbërriti një furgon dhe pas e tërhoqën zvarrë Koçon e futën në të. Prej Selanikut e sollën në Tiranë dhe nga Tirana në Burgun e Burrelit. I gjithë operacioni ishte i drejtuar dhe komanduar nga ministri I Brendshëm Koçi Xoxe. Ai ishte armiku numër 1 i Koço Kotës. Xoxi ishte një antishqiptar dhe një armik i betuar i të gjithë atyre që ishin shprehur kundër komunistëve dhe sidomos kundër bashkëpunimit me sllavo komunistët.

Ç’ndodhi më pas me kryeministrin Kota?

Ndodhi ajo që tashmë dihet. Gjyqi special I drejtuar nga Koçi Xoxe kishte vënë në bankën e të akuzuarve personalitetet më të rëndësishme të Shqipërisë. Mes tyre edhe Koço Kottën. Por këtu pati një problem. Prokuroria kërkoi dënim me vdekje por gjykata speciale e dënoi me 30 vjet.

Përse nuk pranoi gjykata kërkesën e prokurorisë?

Sepse jo për 30 vjet por për asnjë ditë nuk kishte prova, Koço ka thënë në sallën e gjyqit pak a shumë këtu: “Më 7 prill të vitit 1939, qeveria jonë jo vetëm që nuk u frikësua, por organizoi edhe rezistencë të armatosur, duke bërë atë që nuk e bëri dot as qeveria çekosllovake, e cila ishte shumë herë më e armatosur se qeveria e jonë. Pikërisht, atë që s’e bëri qeveria çekosllovake e bëri qeveria e vogël e popullit shqiptar”.

Pas dënimit me 30 vjet çfarë ndodhi?

Ndodhi ajo që Koçon e dërguan në burgun e Burrelit, një burg që ai e firmosi për ta ndërtuar vetë kur ishte kryeministër. Po a e dini ju që kryeministri Kotta ka ndërtuar bulevardin e madh të Tiranës, ndërtesat e ministrive dhe shumë e shumë vepra të tjera, rrugë, shkolla e ura. Dhe natyrisht do ndërtonte edhe burg. Por pikërisht aty gjeti vdekjen.

Si ndodhi vdekja e tij?

Nga të gjitha dëshmitë e bashkëvuajtësve, nga dokumente arkivore dhe nga rrëfimet e të afërmve ishte e parapërgatitur që Koçoja duhet të vdiste. Torturat ishin çnjerëzore. Në fillim ai u fut në qelinë numër 7 të burgut. Të burgosurit bënin humor me Koçon. Një prej tyre ka treguar se i ka thënë: “Koço, mirë ta bënë që të futën këtu, sepse nuk e ke bërë të mirë këtë burg”. Më pas u fut në qelinë pa numër. Aty gjithçka ishte në kufijtë e të paimagjinueshmes. E lanë pa bukë e ujë, i jepnin kripë, e godisnin me ç’të mundnin deri me bajonetë dhe thirrjet e tij ishin dëshpëruese. Të burgosurit kanë treguar se dëgjonin për orë të tërë fjalën bukë, bukë bukë, deri sa kjo erdhi duke u zbehur dhe më pas nuk dëgjohej asnjë zë. Mishi në trup nisi të plasaritej nga kjo situatë dhe më pas zëri i tij nuk po dëgjohej fare. Gardianët e pamëshirshëm në vend ta ndihmonin dhe mjekonin e çanin me bajonetë në mish në ato vende ku ishte plasaritur. Deri sa erdhi edhe vdekja e tij përfundimtare. U varros në oborrin e burgut në atë që quhet e famshmja qershi.

Ka disa variante sikur e kanë hedhur nga një lartësi e madhe dhe e kanë shënuar në procesverbal aksident.

Jo. Thjesht fare. Kryeminstri Koço Kota u torturua deri në vdekje. U varros dhe më pas ia zhdukën edhe eshtrat. Sot ai është një nga kryeministrat e vrarë të shtetit shqiptar, pro edhe një nga kryeministrat që nuk ka varr. Ai u eliminua sepse ishte kundërshtar I nacionalistëve fqinj antishqiptarë që synonin marrjen e trojeve dhe viseve shqiptare.

A keni bërë përpjekje si familjarë për t’ia gjetur eshtrat?

Koçoja la dy fëmijë, Nuçin dhe Teftën. Të dy ikën në SHBA. Nuçi ka vdekur, ndërsa Tefta jeton ende. Ata kanë fëmijë dhe ata jetojnë në SHBA. Por imagjinoni se çfarë terrori ka ndodhur me pasardhësit e Koços. Ata dhe të tjerë në Shqipëri ende rrojnë me një frikë në natyrshme me atë që ka ndodhur. Një pjesë janë dënuar dhe internuar. Një pjesë ndërruan deri mbiemrin për të mos pasur asnjë lidhje. Kjo ka sjellë që jo vetëm eshtrat të mos ia kërkojnë por të mos kenë asnjë interes për t’u marrë me historinë e Koço Kotës edhe tani që ka 26 vjet që komunizmi ka rënë. Ju nuk e imagjinoni dot këtë dhe mund të bëni shumë pyetje. Por unë që jam pasardhësi i Koço Kotës e kuptoj shumë mirë. A e mendoni se çfarë krimi kanë bërë. Kanë masakruar një personalitet që tërë jetën e shkriu për këtë shtet: Ishte pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë, ishte dy herë kryeministër, kryetar i parlamentit, ministër i Brendshëm deputet, sekretar i Kongresit të Lushnjes. Çdokush do mburrej për breza të tërë shqiptarësh ai që do ishte pasardhës i një njeriu të tillë. Por kur ky njeri u masakrua nga ky shtet për të cilin ai punoi, ç’duhet të bëjnë dhe mendojnë pasardhësit? Është një krim që do lërë gjurmë terrori edhe në të ardhmen.

Ka një ide për nderimin e kryeministrave që nuk jetojnë. Madje për të ngritur një memorial edhe atyre që nuk kanë varr. Kjo është mbështetur edhe nga ish-kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli por edhe nga ish-kryeministrat Ylli Bufi, Vilson Ahmeti e Aleksandër Meksi. Por a do të donit ju që të ishin bashkë në një memorial edhe Enver Hoxha dhe Koço Kota?

Kurrën e kurrës. Si mendoni ju, a do ishte normale që memoriali i tij të ishte bashkë me Enver Hoxhën njeriun që e masakroi atë. Jo. Duhet të kalojnë breza e brez që të shkëputemi nga një ndjenjë e drejtë që për atë që kemi kaluar duhet ta harrojmë.

Kategori
Uncategorized

Kryeministri shqiptar që u rrëmbye nga Sigurimi dhe KGB dhe vdiq në burgun që ndërtoi vetë.

kotaaa
 Mes 10 kryeministrave të vrarë të shtetit shqiptar dhe 6 prej tyre që nuk kanë varr është edhe Kostaq Kota (i treti djathtas në foto)
Kategori
Uncategorized

Nuk ka fund, zv/ministri Brendshëm i dënuar 4 vjet për trafik makinash të vjedhura.

May 31, 2016

Ilir Marko

Tmerr dhe turp, një qeveri e kapur për gryke nga thonjtë e mafies.

Ligji i Dekriminalizimit pritet që të nxjerrë të tjerë zyrtarë me të kaluar kriminale.

Sot Elvis Rroshi u largua nga posti i kreut të Bashkisë së Kavajës pasi ka qenë i dënuar në Itali për përdhunim në grup.

Por, viktimë e Dekriminalizimit duket se do të bien edhe zyrtarë të Qeverisë.

Nuk janë vetëm deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë në administratën publike, por edhe drejtues të lartë të ministrive, dhe pikërisht asaj ministrie ku sytë e qytetarëve duhej ta shikonin si një mbrojtëse dhe garanci të familjes, fëmijëve, jetës.

Krimi ka kapur edhe ministrinë e brendëshme, ku ish trafikantë makinash të vjedhura, të dënuar nga drejtësia Shqiptare sot janë në pozocionin e zv/ministrit të brendëshem.

Zv/ministri i Brendshëm Ilir Marko nga radhët e LSI ka qenë i dënuar më parë me 4 vite burg për trafik të makinave.

Marko është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Tiranës në vitin 2006 për trafikim të mjeteve motorike.

Shikoni më poshtë vendimin e Gjykatës.

BA

Kategori
Uncategorized

DOKUMENTI/ Rroshi gënjeu dhe sot. Në Itali i dënuar për përdhunim në grup.

May 31, 2016

roshi (1)

Të tjera detaje mësohen rreth të shkuarës së Elvis Rroshit, i cili dha dorëheqjen sot nga posti i kreut të Bashkisë së Kavajës.

Sipas versionit të tij, sot mësoi papritur se është dënuar në Itali në vitin 1992, por nuk e dinte që ekzistonte ky vendim gjykate.

Edhe këtë herë Rroshi gënjeu. Sipas dëshmisë italiane të penalitetit, Rroshi është dënuar kur ai ka qenë 16 vjeç, me 1.4 vite burg për dhunë dhe përdhunim në grup.

Elvis Rroshi sot tha që ishte shoqëruar në polici në një kamp refugjatës pas një sherri të madh në grup. Kurse vendimi i gjykatës italiane e ka dënuar për përdhunim në grup.

Më poshtë, dëshmia italiane e penalitetit e Elvis Roshit:

56612e5d-81f2-4234-9161-90f1ece7d302

Kategori
Uncategorized

Ministri seks me transtitin.

2016-05-31 17.28.36

Politikani seks me transvestitin.

Exclusive nga Armir SHKURTI

31/05/2016 16:52

Ka ca ditë që po e presim me minuta të na dalë një video edhe më e rëndë se ajo e Dibrës, kur kryetari i Bashkisë kërkonte seks në këmbim të një vendi pune. Pas saj nëpër media e rrjete sociale, po aq sa edhe në kafene, u diskutua përditë e më tepër për një video shumë më të rëndë seksi.

Po! Bëhet fjalë për një personalitet të lartë shtetëror (ministër?) i cili kryen marrëdhënie seksuale… me një transvesitit?

Të gjitha hamendjet dhe më tej fantazitë, janë të pranuara!

Opinioni ngjan me atë udhëtarin e shkretëtirës që sa më shumë ka etje aq më me vrap ndjek mirazhin. Kemi harruar urinë, kemi harruar padrejtësitë, kemi pranuar arbitraritetin, deformimin e demokracisë, rrënimin ekonomik dhe vrapojmë si të magjepsur pas telenovelave!

Po kujt i plasi se me kë dhe si shkon ky apo ai? Ministër a deputet, kryeministër a gjykatës, kur ne kemi jetët e shkatërruara prej keqqeverisjes dhe skandaleve të tyre me paratë tona e në kurrizin tonë. Teknologjia sot na jep mundësinë në kohë reale të ndjekim audiencën e atyre që botohen në portal. Qindra, mijëra lexime për shalët, cicat, buzët e bëra me operacion të personazheve butaforike të artit dhe ekranit shqiptar. Me gishtat e dorës numërohen leximet e lajmeve që kanë të bëjnë me ekonominë, jetën e përditshme, realpolitikën.

Jam i sigurtë që sa të hidhet ky koment në internet kurba e audiencës do të çajë majat. Jo se ka për ta lexuar njeri deri në fund. Këtë e kam të sigurtë si buka që ha. Tek rreshti i parë i paragrafit të katërt 80% e atyre që do hanë karremin e titullit do pështyjnë e do shajnë, të brengosur se nuk e ngopën babëzinë voyeuriste të atij që shkepi atë, se si ia bëri, sa herë, e të tjera intimitete për të cilat vdes audienca e vdekur e një elektorati po aq të vdekur, që stomakun bosh dhe ditët boshe mundohet me siklet të madh t’i mbushë me historira seksi të të tjerëve dhe sensacione nga bota boshe e artit dhe ekranit bosh shqiptar.

Kategori
Uncategorized

Pengmarrja.

Identifikohen këshilltarët me rekorde kriminale në këshillat bashkiake të 61 njësive vendore.

Ja veyem disa nga emrat e këshilltarëve të dënuar, veprat penale të kryera si dhe masën dënimit, sipas vendimeve të gjykatave, brenda dhe jashtë vendit. Gjithsesi, formularët e vetëdeklarimit të anëtarëve të parlamenteve vendore, nxjerrin në pah një tjetër dimension të dështimit të ligjit të dekriminalizimit, në raport me retorikën dhe alarmin e opozitës shqiptare, por edhe më pritshmërinë e opinionit publik.

Çuditërisht, ligji i dekriminalizimit, i konsideruar si më i ashpri në Evropë, do të veprojë vetëm mbi një numër të papërfillshëm të elementëve të inkriminuar, në këshillat vendore. Mbi 90 për qind të këshilltarëve të dënuar një ose disa herë, nuk e humbasin mandatin për shkak të parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit. Edhe për veprat e rënda penale, si vrasje apo vrasje në bashkëpunim, gjykatat kanë dhënë dënimet qesharake.

Këshillat e dënuar 
Nga këqyrja e formularëve të vetëdeklarimit, rezulton se këshillat bashkiakë të bashkive të qarqeve Lezhë dhe Shkodër, kanë numrin më të madh të anëtarëve të dënuar për vepra të ndryshme penale. Këshilltarët janë dënuar për vrasje, mbajtje të armëve luftarake, trafik droge, vjedhje të energjisë elektrike, rrahje, kundërshtim i forcave të policisë, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre etj. Bibë Kolaj, anëtar i Këshillit Bashkiak Pukë, deklaron se është dënuar me 3 vjet për vrasje me dashje në bashkëpunim. Po ashtu, Muharrem Shkjau, anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër deklaron se është dënuar me dy vjet për vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike. Mustafa Lici, anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër, rezulton i dënuar në 2007 dhe në 1985 për plagosje e lehtë me dashje, ndërsa është ndaluar nga policia 4-5 herë nga viti 1990-2016.

Sadrit Danaj
Sadrit Danaj, anëtar i Këshillit Bashkiak Vlorë deklaron se është hetuar dhe ndaluar disa herë në Itali. Ai thotë se për të ka pasur edhe një urdhër ndalimi. Danaj është proceduar edhe për grumbullim të paligjshëm.

Harta 
Nga këqyrja e formularëve të vetëdeklarimit, rezulton se këshillat bashkiakë të bashkive të qarqeve Lezhë dhe Shkodër, kanë numrin më të madh të anëtarëve të dënuar për vepra të ndryshme penale.

kryebashkiaket me emrat e nderruar tabelat

kryebashkiaket me emrat e nderruar tabelat

kryebashkiaket me emrat e nderruar tabelat

kryebashkiaket me emrat e nderruar tabelat

kryebashkiaket me emrat e nderruar tabelat

kryebashkiaket me emrat e nderruar tabelat

kryebashkiaket me emrat e nderruar tabelat

kryebashkiaket me emrat e nderruar tabelat

kryebashkiaket me emrat e nderruar tabelat

kryebashkiaket me emrat e nderruar tabelat

Kategori
Uncategorized

Nuk e dija!???? Jam i dënuar në Itali….Jep dorheqjen Roshi i Kavajës, dhe radha-rilindase vazhdon……

May 31, 2016
elvis-roshi

 

Edhe kur jep dorëheqjen gënjen!

Kryetrafikanti i Kavajës ikën i pari nga dekriminalizimi, jep dorëheqjen

 

Edhe kur jep dorëheqjen gënjen!

Deklarata e plotë e Roshit

U bënë vite që mbi mua hidhen papushim akuza sikur jam kriminel, trafikant dhe gjithë të zezat. Unë u mësova me këto që për mua u kthyen në energji plus për të fituar zgjedhje dhe ndryshuar Kavajën. Po familja ime nuk e ka të lehtë asnjëherë me këtë sulm papushim. Me vjen tmerrësisht keq për shqetësimet që iu ka shkaktuar kjo histori.

E kam ditur se këtë punë do kisha me Partinë Demokratike, qysh ditën e parë që shporra Sali Berishën dhe ordinerët e vet nga Kavaja që e zhytën në zhul dhe mjerim njëzet vjet rresht. Arsyeja e vërtetë e sulmeve të tyre ndaj meje ka qenë kjo dhe s’ka për të ndryshuar asnjëherë. Po sot unë kam një arsye shumë më të fortë se kjo për të lajmëruar dorëheqjen time!

Që në momentin kur ligji i dekriminalizimit hyri në fuqi, u lidha me avokatët e mi që të siguroja përgjigje me dokumente ndaj çdo sulmi te Shqup-it për jetën time në emigracion. Të gjitha dokumentet që mora nga të gjitha shtetet ku ka kaluar rruga ime e emigrimit, provojnë qartësisht atë që unë kam thënë: Asnjëherë i dënuar askund, përveçse i përzënë si dhjetëra mijëra shqiptar në vitet e para të emigracionit për probleme dokumentesh.

Kam ikur fëmijë nga Kavaja dhe kam kaluar vështirësi të mëdha dhe situata të jashtëzakonshme. Lufta për mbijetesë në fillim pa ditur asnjë llaf italisht dhe duke lëvizur për të bërë çdo lloj pune ka qenë libër më vete. Po nuk më ka bërë as kriminel, as trafikant, as hajdut dhe as shkelës të ligjit. Prandaj kam dalë ballëlart përpara qytetarëve të Kavajës dhe opinionit publik kur i jam përgjigjur shpifjeve monstruoze të Sali Berishës. Në fillim më vinte të vija ulërimën nga shpifjet dhe akuzat pastaj u mësova dhe e përqeshja me përbuzje luftën e tyre me mua.

Po sot duhet te ndaj publikisht me keqardhjen më të madhe, një informacion që më ka kapur në befasi të plotë dhe ndryshon gjithçka. Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren! I bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim dhe as unë vetë nuk di çfarë të shpjegoj më shumë. E vetmja gjë që mund të kujtoj është se na patën shoqëruar njëherë në polici në tufë nga kampi pas një sherri të madh. Mua me ndanë veç se isha minoren dhe kur më morën në pyetje nuk dija akoma as pesë fjalë italisht. Por as kam qenë ndonjëherë në gjyq as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenesh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç.

Kjo është e vërteta tronditëse që sapo kam marrë dijeni. Por s’ka pike rëndësie e vërteta që tregoj unë sot. Faktikisht pa e ditur këtë dënim s’kam pasur si ta deklaroj. Ndërsa pasi jam venë në dijeni, kjo për mua është bërë një çështje që i përket drejtësisë jo politikës. Prandaj unë nuk mund të vazhdoj i qetë detyrën time si deri dje, për sa kohë pafajësia ime nuk është më një e vërtetë e provuar ligjërisht përballë çdo shpifësi.

E kam të pamundur të vazhdoj të kryej detyrën time si Kryetar i Bashkisë së Kavajës edhe sikur kundërshtarët e mi të mos e merrnin vesh kurrë këtë informacion.

Dua t’i kërkoj sinqerisht falje qytetarëve të Kavajës po edhe Kryeministrit Edi Rama, të cilët më kanë besuar dhe mbështetur dhe sot duhet të marrin këtë informacion të padëshirueshëm. Po të gjithë duhet ta dinë se nuk kam fshehur asgjë që dija.

Ndoshta do vijë dita që këto fjalë që duken si llafe që i merr era, do t’i provojë drejtësia. Në radhë të parë për hatër të familjes time dhe dy gocave të mia, po dhe për hatër të gjithë atyre që nuk i besuan kurrë shpifjet ndaj meje dhe më mbështetën pa rezerva. I falënderoj të gjithë dhe kërkoj falje që duhet të largohem kokulur nga detyra.

E kam bërë këtë detyrë me gjithë forcat e mia. Kam punuar ditën dhe natën. Kam qëndruar afër çdo kavajasi në nevojë për shërbimin dhe ndihmën e bashkisë. S’kam kursyer asgjë dhe tani që largohem i shokuar nga kjo që më ndodhi papritur, kam vetëm një ngushëllim: Kavajën që rindërtuam nga gërmadhat në 4 vjet e gjysmë! Një qytet që ka hyrë në rrugën e një ndryshimi të madh dhe që gdhihet i pastër dhe në darkë është plot jetë.

Nuk e kisha menduar kurrë këtë ndarje me qytetin dhe njerëzit si kryetar bashkie. Po as nuk e mendoj që ta mbyll këtë histori pa fituar në rrugën e drejtësisë pafajësinë që meritoj. Kjo është tani beteja ime për dy gocat e mia dhe për gjithë qytetarët e Kavajës.

Faleminderit te gjitheve.

 

Kategori
Uncategorized

Vajza me AIDS denoncoi deputetin Taulan Ballën për përdhunim.

Vendi i kësaj qeverie në Lanë.

Vajza me AIDS denoncoi Ballën për përdhunim

– Si e pritet përjashtimin nga Parlamenti?
Një nderim i veçantë. Pse? Asgjë për njeriun nuk mund të jetë më themelore se sa fjala e lirë. Ky është një ndëshkim që marr për fjalën e lirë. Kjo vetëm sa nxjerr në dritën e diellit të atyre që marrin fjalën e lirë. Por do të thoni ju që duhet argumentuar. Nëse ju merrni arkivën e televizionit ju do të gjeni me qindra herë Edi Ramën, Gramoz Ruçin, Erion Braçen etj., duke i thënë Berishës kriminel. Kurse unë i thashë Ramës nisur nga një koncept që e besoj prej kohësh. Se midis atij që bën dhe atij që hesht më i lig është ky që hesht, se ai ka treguar një kurajo për të denoncuar atë krim që bëri. Unë i thashë zotëri më ke detyruar të ulem me kriminelë, vrasës dhe kjo ka qenë e rëndë për mua. Nëse gjen një të vetëm, jo në këtë Parlament, se këta deputetë janë me firmën time, por jo në këtë Parlament, por nëse gjen nga 1991, një të vetëm të lidhur me krime të parashikuara në konventën, unë largohem nga politika. Nëse ky përdor krime që krahason vrasjen me dënimin për një aksident rrugor, krahason vrasjen me dënimin e tjetrit me ligjin e Ramiz Alisë për arratisjen.Zotëria i ka shpjeguar një diplomati të huaj, një ambasadori dhe për fat të mirë ambasadori i tha një personaliteti që ma tha mua se, Edi Rama ma ka pohuar që unë në zonat e veriut kam emëruar kriminelë sepse ata ashtu janë. Dhe ja kam marrë Sali Berishës. Por unë në mënyrë kategorike, kurrë dhe asnjë prej tyre. E para bën një fyerje kombëtare sepse ky e quan veriun një pellg kriminelësh, çka nuk është kurrë e vërtetë.

– Kush është personaliteti që ia ka deklaruar diplomati?
I ka deklaruar kreut të PD, Lulzim Basha. Tani si të mos reagoj unë? I ka thënë dhe të tjerëve. Pse e vure Arben Ndokën i tha një lezhjan? Epo unë vetëm me atë fitoja. Prapa këtij qëndrimi fshihet një koncept fatal dhe ky koncept është krimi i dobishëm. Etërit e tij kishin grupin e vrasësve, të torturuesve, por ata ishin kriminelë të dobishëm dhe mbroheshin më shumë se kush tjetër. Krimi i dobishëm të jep mundësi të realizosh ato që nuk t’i lejon ligji. Shullazi është arrestuar 6 herë kur Berisha ishte në pushtet. Ka bërë burg është liruar, por mos harro kush ka qenë prokuror. Ekzekutivi ishte policia që e arrestonte. Ai ka shkuar në gjykatë dhe gjykatat e kanë dënuar disa herë. Shullazi kishte lidhje me Dritan Dajtin dhe banda e Dritan Dajtit ishte e lidhur me kryetarin e Bashkisë, Edi Rama.

– Ishte e pamundur t’i vërtetonit këto kur kishit ndikime edhe tek drejtësia?
Ndikim tek Ina Rama. Ina Rama besoj se në bashkëpunim me të tjerë bënte gjithçka për të sabotuar pushtetin e Berishës. Ina Rama, ndër të tjera një përpjekje titanike që bëra unë me amerikanët për të vendosur task forcën kundër korrupsionit, e cila në vitin e parë tha që shkruajti historinë, ata detyruan dumanin që të tërhiqej me një kërcënim absolut që ajo i tha partnerëve, por e bllokoi Ina Rama. Pasi iku dumani bllokoi totalisht luftën kundër korrupsionit.

– Mendoni se e tejkaloni me gjuhën në Kuvend?
Realiteti i Kuvendit është shumë herë më keq, është i paimagjinueshëm. Po e marrim këtë se mbase duhet të jetë kështu. Po nëse mediat ulin kokat për të përdorur emrat e kriminelëve, nëse opozita nuk përdor emrat e tyre, kjo e bën peshën më të rëndë. Kur shoh qëndrimin, unë dua të them se ju mund të keni Kryeministrin tuaj, po ju nuk keni zërin e lirë të shoqërisë.
Unë mendoj se në Parlament bëhet një transparencë dërrmuese për qeverinë. Në Parlament kanë dalë problemet më madhore dhe skandalet më të mëdha të kësaj qeverie. Ka një gjë, ka një mazhorancë që ditën e enjte e ka ditën e ferrit.

– Ka dhe një rregullore që duhet t’i përmbaheni…
Kur unë të paktën një vit më parë u ngrita dhe kërkova të zbatojmë marrëveshjen, rregulloren ata qeshën. Njeriu që thyen çdo gjë në Parlament është Kryeministri, atëherë prite, ti bën një gabim fatal. Kryetari i Kuvendit thotë do t’i japë të drejtën e replikës, nuk i durohet dhe vjen rri si badigardi im. Ata që shkelin, asgjësojnë rregulloren është ky dhe ministrat e tij. Ata fillojnë dhe mbarojnë një retorikë banale, të mbushur me injorancë. Por nuk e kuptojnë që gjuajnë mbi veten e tyre.

– Në Kuvend janë denoncuar aferat e qeverisë. Ka mjete të tjera për të bërë denoncime. Parlamenti është për ligjet. Ju keni humbur logjikën e ligjeve…
Nuk është faji im që ata vazhdojnë jetojnë në kohën time. Ky nuk ka çfarë t’i thotë shqiptarëve për tre vjet dhe mendon se do të nxijë kohën time. Unë bëj avokatin.
– Si ka mundësi që lajmi kalon nga Berisha?
Sepse njerëzit kanë besim tek unë. Unë e nxjerr lajmin e tyre.

– Kanë nevojë për filtrim ato që publikoni?
Ke të drejtë. Nëse nuk vendos 2 burime, lajmi është i vdekur. Unë nuk them se çdo mesazh i qytetarit dixhital është i saktë, por mbi 90% e denoncimit të qytetarit dixhital i kanë rezistuar kohës dhe janë të vërteta.

– Sot denoncimi me fushat me hashash u përgënjeshtrua…
Ai që m’i ka dërguar nuk mund të më thotë për plantacionet e Kuçit, që janë të vërtetuara dhe tregojnë zonën e Pilurit. Janë aktuale dhe të gjitha janë në pronësi të Koço Kokëdhimës.

– Mos rrezikoni që ta dekurajoni edhe Policinë e Shtetit me këto deklarata. Mos duhet të ishit më mbështetës në punën e policisë?
E them këtu, unë ai që respektoj më shumë respektoj profesionin e policit, sepse është më i vështiri, por këta e shkatërruan policinë. Ajo polici e imja është futur në Lazarat sa herë kanë dashur. Ata kanë shkuar rregullisht në Lazarat. Edi Rama, e kam këtu duke bërë fushatë elektorale në Lazarat dhe po të dojë ia dërgoj fotografinë.
Ne nuk hynim ta korrnim me forcë. Por cilat ishin qëndrimet? E para, prisnim ujin dhe e dyta, ne bllokonim daljet dhe kemi kapur me dhjetëra herë ngarkesa.
Cilat ishin sasitë që shkonin në Itali?! Janë raportet, janë qindra herë më të pakta, aq sa raporti i DASH më 2011 thotë se ka rënie të ndjeshme të kanabisit në Shqipëri. Kjo është e vërteta, ne nuk hymë. Ajo ishte një politikë. Lazarati ishte një geto, getoja absolute e sistemit komunist, domethënë ka patur zona të persekutuara. Por si Lazarati nuk ka pasur asnjë zonë. Në 45 vite ka pasur vetëm dy të arsimuar në Lazarat dhe të tjerët ishin armiq të rrezikshëm. Ne nuk donim të përdornim forcën.

– Mos ka ardhur momenti të mendohet për legalizimin e kanabisit?
Jam kategorikisht kundër. Ajo që mashtrojnë se Greqia e legalizoi është mashtrim. Greqia legalizoi Kerpin, Kerpi është kanabis, por jo sativa.

– Nga hetimet nuk rezulton se ka një pajisje të tillë…
Ky është një nga informimet e qytetarit dixhital që përbën një nga skandalet më të mëdha të 25 viteve. Kjo pajisje është futur në kundërshtim, ajo pajisje është futur disa herë edhe gjatë periudhës së qeverisjes së Fatos Nanos dhe kur kam qeverisur unë. Ajo pajisje është përdorur për të bërë identifikimin e vendndodhjes së kriminelëve të larguar. Ajo pajisje është futur edhe në vitin 2015 me firmën e prokurorit të Përgjithshëm. Ajo pajisje ka rregullat e veta. Këtë radhë është futur jashtë rregullave. Kjo pajisje, edhe celularin e shndërron në mikrofon për të regjistruar mbajtësin e tij. Është prodhim izraelit, e pamëshirë për përgjim. Kjo pajisje është futur në një kanal privat. Është bashkëshortja e Grilos që ka futur pajisjen. Kjo pajisje ka shkelur një ligj tjetër.

– Kjo pajisjes sipas ministrit të Brendshëm është futur me një marrëveshje që ka firmosur edhe Presidenti i vendit me Interforcën.
Kurrë! Nuk mund të futej kurrë një pajisje e tillë pa u përcaktuar se kush do të ndiqej me këtë. Pajisja për muaj të tërë nga Drejtoria e Policisë ka përgjuar jo vetëm 370 personalitete, por ka përgjuar edhe qindra qytetarë me akte rrugaçërie të paimagjinueshme. Pajisja ka lëvizur dhe lë të dyshohet se janë përgjuar edhe ambasada të huaja. Në qoftë se ti e dërgon atë pajisje këtu afër “TV Ora”, ajo vjen për të regjistruar çdo impuls që hyn dhe del nga thirrjet brenda këtij institucioni. Kjo deklaratë vetëm sa të bind më shumë në megaskandalin e krijuar. Në bindjen time nuk është e implikuar ambasada italiane se kjo do të ishte pastaj një situatë krejtësisht tjetër. Unë kam besim tek ambasadori aktual se nuk do të përfshihej kurrë në një aferë të tillë. Është përgjuar Presidenti i Republikës dhe ambasadorët.

– Pse nuk po heton Prokuroria për këto akuza? Pse nuk po e merr dot pajisjen?
Po heton! Letra që shkruan ish-drejtori i policisë italiane e komplikon edhe më shumë sepse ai përmend një nen të marrëveshjes që kanë imunitet.

– Janë kryer përgjime në kohën e Partisë Demokratike?
Jo! Kurrë!

– Nuk është e njëjta pajisje e përdorur nga Forcat e Armatosur më 2011-n?
Kurrë! Ajo pajisje ka ardhur për trupat tona në Afganistan sepse trupave tona ajo ju duhej.

– Janë bërë përgjime të paligjshme siç ka deklaruar Rama?
Nëse përgjime të paligjshme ka bërë SHISH-i, unë nuk e di. Kam konstatuar se janë bërë përgjime të paligjshme që të gjitha të nxitura nga Edi Rama. Përgjimi që i është bërë Ilir Metës më 2008, duke qenë kundërshtar i yni, duke qenë deputet, pa autorizimin e kryetares së Parlamentit është aktualisht shkelje flagrante.

– Si mund të bënte përgjime kryetari i Bashkisë?
Kryetari i Bashkisë e kishte të vetën Ina Ramën. E përdorte si i donte qejfi. Ina Rama dhe çfarë kanë bërë prokurorët e saj. Pasi kanë regjistruar Ilir Metën, sipas ligjit, zëri prishet. Edhe kur gjykatësi e ka urdhëruar prishjen e dosjes, ata nuk e kanë prishur. Dhe ata ia kanë dhuruar Saimir Tahirit. Kjo është një praktikë për të marrë peng. E di ti historinë e nipit të vjehrrës së Presidentit? I dërgon kryemafiozin Agaçe me një zarf dhe i thotë se çështja e pronës është zgjidhur. Mendoi se me këtë mënyrë mund ta thyente Bujar Nishanin, siç bëri me këtë përgjim. Është punonjës i Policisë Gjyqësore. Prokuroria duhet të hetojë sepse ka një shkelje të rëndë.

– Po heton në fakt Prokuroria dhe nuk ka informacion siç thoni ju dhe çfarë do të mbetet nëse si Drejtoria e Policisë italiane, si dhe ambasada italiane përgënjeshtron ashtu sikurse edhe hetimet që pajisja nuk ka përgjuar. Çfarë i mbetet opozitës kur e ka kthyer në kauzë këtë çështje?
Ambasada italiane nuk duhet kurrë ta pranonte atë mjet, duhet t’ia linte Interforcës. Kam bindjen se as shërbimet partnere dhe ambasada nuk janë implikuar në një skandal të këtyre përmasave. Kjo është një vepër e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës. Pajisja ka ardhur nëpërmjet zonjës Grilos, e cila sjell një gjë nga dyqani i vet dhe instalohet në Drejtorinë e Policisë. I vuri orën në dorë, lakun në qafë.

– Kujt?
Spartak Ngjelës që të regjistronte.

– Zoti Ngjela nuk ka deklaruar kurrë se ka pasur një pajisje.
Rama ia dha atij të shkretit. Ai harroi se do të mund të intimidonte me këtë çimkë.

– Ju keni deklaruar se skandalet e videopërgjimeve nuk do të jenë në periferi, por në qendër të pushtetit. Keni ndonjë video që do ta bëni publike?
Unë kam një ligj, bëj publike vetëm videot politike, por theksoj këtu që për personat publikë, jeta e tyre private është publike. Unë e kam vlerësuar shumë rastin e “TV Ora” që bëri transparent një fenomen të shëmtuar të personave që bëjnë kërkesa amorale për vende pune. Unë e vlerësoj këtë. Meqë më pyet te përgjimet: qytetari dixhital më thotë se TV kanë video të tjera.

– Ju vetë nuk keni ndonjë video?
Unë i besoj qytetarit dixhital dhe më thotë që x TV ka një ose dy video të kësaj natyre. Unë pres dhe kam besim të madh te TV që do t’i nxjerrë ato. Edhe kur më tha për Riformaton, ata thanë se ishin mushkonja.

– Nuk besoj se doni të thoni TV apo do ta lini me keq?
Më mirë të mos ta marr atë unë…

– Cili është qëllimi i këtyre videove?
Denoncimi i atyre njerëzve që nuk respektojnë standardet më minimale në qeverisje. Në qoftë se shkelen standardet ke marrë fund dhe gjëja e vetme është të largohesh dhe të hysh në jetën tënde private. Do të ketë sepse është ky brumë…

– E lëmë me kaq! Për sa i takon qeverisjes, ju thoni se nuk ka rekorde pozitive dhe ai përgjigjet që gjendja që latë ju ishte skandaloze, duke thënë se po rimëkëmb ekonominë, shleu borxhet për kompaninë për punët publike, një sërë arritjesh që rendit Kryeministri Rama.
Që të gjitha janë suksese tërësisht imagjinare të një njeriu që nuk ka konceptet as minimale të ekonomisë dhe reformave. Një njeri që thotë se po të rritet prodhimi rritet çmimi, që borxhin do ta llogarisim e përqindjen e GDP-së dhe unë harrova të them se nuk ka dënim më të madh se sa t’i qëndrosh retorikës tërkuzë pa materie, me injorancë dhe pa koncepte të një njeriu që është një piktor dështak.

– Po e analizojmë si Kryeministër jo si piktor…
Borxhin e ka marrë me 62.8% sipas të gjitha konfirmimeve të FMN-së dhe BB-së dhe sot e ka 73%.

– Zyrtarisht është 69.3…
Gënjen, ai gënjen! Që ta ketë 69, sa duhet ta ketë rritjen ekonomike aq sa e kishte parashikuar në fillim. Banka Evropiane, Banka Botërore dhe Banka e Shqipërisë e parashikon çdo tre muaj me ulje ekonominë dhe çdo ulje ekonomik rrit borxhin. Kjo është në proporcion.

– Ka një iniciativë në Parlament për uljen e borxhit nën 60%. Do të fillojë që nga ky vit?
Kujton se do t’i fusë këmbët në një këpucë pasardhësit. Këta tani kanë bllokuar investimet. FMN ua ka futur këmbët në një këpucë dhe këta mburren se kanë një deficit buxhetor me 2% dhe mund ta çosh edhe 1% në qoftë se nuk investon fare. Nëse ti nuk investon, ti shkon mbrapa.

– Nuk kanë ikur investitorë thotë zoti Rama…
Këto ditë, një agjenci investimesh më informon se solli 10 kompani italiane para një viti, filluan punën. Asnjëri nuk është më në Shqipëri. Janë larguar që të gjithë, flamurmbajtësit e investimeve. Bankers dhe HOCHTIEF. Është e vërtetë që kontrata e HOCHTIEF kishte probleme. Por ama, kontrata bëri që Shqipëria, me kontratën për aeroportin të ishte më e sigurta. Unë kam mbajtur një kontratë të trashëguar. Iku HOCHTIEF bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan. Kur duan të ikin ajo ndodh. Këta filluan me megafona kundër HOCHTIEF. Një kompani gjermane nuk mund të duronte qëndrime staliniste. Nuk ndodh kjo. Në qoftë se ke probleme me kompaninë ke mjetet ligjore. Bankers riktheu Shqipërinë si vend nafte në arenën evropiane dhe botërore. Patoz-Marinza sipas Bankers, ka rreth 6 miliardë fuçi naftë, jo e tëra nxirret, por Bankers dha prova se me metoda primare mund të nxirren sasi kolosale. Këto dy fakte bën që Shqipëria të kuotohej. Kjo solli Shell-in. Në Shpirag ata më thanë se kishin ardhur pasi Shqipëria ka fushat më të mëdha naftëmbajtëse. Këtu filluan betejën mafioze ndaj saj. Iku. Është metalurgjiku, po rikonstruktohet. Ata nuk do t’i falin pasuritë.

– Këto kompani kanë qenë të paformalizuara, kanë qenë me dy bilance. HOCHTIEF më informojnë tani ka shitur aksionet në kohën kur ishte qeverisja juaj që është larguar për arsyet e veta. Pra, ka pasur probleme edhe në kohën e qeverisjes suaj…
Kompani që punojnë me dy bilance ka pasur, ka dhe do të ketë. Ky është problem i përjetshëm. Në qoftë se ju kujtohet kur plasi në SHBA kriza e ndërtimeve, një nga gjigantët ENRON nxori tonelata të tëra letra të grisura që ishin bilance të dyfishta. Asnjëra nga këto kompani nuk iku se u kap me bilanc të dyfishtë nga Edi Rama. Ikën pasi Edi Rama u përdor nga Koço Kokëdhima pasi donte me çdo kusht të merrte puset për t’ia dhënë kompanisë së vet. U bë një luftë primitive.

– I ka shitur aksionet Fondi kanadez i Pensioneve në kohën e qeverisjes suaj…
Problemi është se ikën… Kush do të ikë tjetër sipas tij? Ikën flamurmbajtësit. Bankers paguante 200 milionë euro në vit ishte dhe kishte perspektiva të reja.
– Çfarë afere ka stadiumi?
Stadiumi është koncesion, avi i dhënë për gjithë jetën, që do të thotë ta falësh. Stadiumi po ndërtohet duke dhënë 100 mijë metra katror avi. Nga gjithë metrat katrorë që ndërtohen aty 12 mijë ka federata, 68 mijë ka Edi Rama, Olsi Rama. 50 mln euro që thotë ky, 10 mln jep federata, 10 mln qeveria shqiptare, 20 e ca mln do të japë FIFA. Të gjitha paratë janë, por ky gënjen. Si mund të jepet një koncesion avi, vetëm ky i çmendur e jep. A e di që është bërë tenderi? Është shpallur pa asnjë konkurrent tjetër, 2 muaj para se të miratohej në KRRT.

– Është shpallur projekti apo ideja?
Janë shpallur fitues edhe kompanitë që do të çojnë aluminin, qelqin, xhamin.
Ka një ligj që pa u miratuar projekti nuk mund të bëhet tenderi. Ka një ligj që detyron koncesionin me një afat të caktuar. Ka një ligj që lejen zhvillimore e rregullon.

– Keni bërë një status që denonconi emrin e stadiumit, ku e dini?
Qytetari dixhital thotë se kulla do të quhet… do t’i verë emrin e të atit.

– Pra, vetëm kulla do të ketë emrin e babait të Ramës?
Thuhet…

– Ky qytetari dixhital ju beson ju se i bëni publik apo ngaqë keni burime të ndryshme duke përfituar edhe nga statusi që keni pasur. E kam fjalën merrni informacion edhe nga SHISH?
Me sinqeritetin më të madh nuk marr dhe s’kam përdorur kurrë një informacion të SHISH kundër një njeriu, sepse ajo do të ishte një akt tradhtie ndaj shtetit. Por do të them një gjë. Për vite të tëra kam marrë informacione nga SHISH, por më i fuqishëm ka qenë qytetari dixhital sesa vetëm shërbimi. Është informacioni më i fuqishëm dhe më i saktë në botë.

– Çfarë biseduat me Lu-në?
Ata po përpiqen të afrojnë palët dhe unë në këtë përpjekje e vlerësova dhe shpreha mendimin tim që opozita nuk ka arsye që opozita mos pranojë një përpjekje për të afruar palët.
Nëse PD do të thoshte se o ky o s’ka, del ashtu siç thoni ju, por nëse PD sjell një dokument serioz dhe ju garantoj se është serioz.
Takimi është shtyrë për një datë të caktuar. Desh Edi Rama ta largojë. Nëse Rama përjashton fjalën e lirë, kryetari i opozitës nuk mund të ketë qëndrim tjetër. Unë mendoj që të diskutojnë dhe nëse Rama do reformën, ka një paketë, të pranojë votimin elektronik të votës. Ai nuk po lë numërimin e votave të tij.

– Kur është afati?
Ky afat është qershori deri në fillim të korrikut që duhet të miratohet.

– Mendoni se do të miratohet Reforma në Drejtësi?
Po të gjykoj nga qëndrimet e Ramës ajo reformë mbetet në klasë për shkak të tmerrit që i ka krijuar Viktor Ponta. Duke thënë këtë mund të them se jo çdo gjë e ka në dorë Rama. Shanset janë reale që reforma të votohet. Uroj për vlerësimin tim, mundësitë e marrëveshjes mbi bazën e rekomandimeve të Venecias janë reale. Mbështes qëndrimin e kreut të PD për numërimin dhe votimin dixhital. Ky votim ka një gjë morale. Ne jemi i vetmi vend që nuk votojnë emigrantët.

– Takimi Rama-Basha, çfarë do t’i këshilloje?
Unë do t’i këshilloja ta përgatisnin, bëjnë një veprim shumë të dobishëm për vendin dhe për problematikën. Rëndësi ka që ata edhe që u shtynë të marrin pak kohë për ta përgatitur. Ftesa ishte sa për të larë gojën. Basha iu përgjigj është gati, pastaj ndodhi përjashtimi.

– Për sa i takon dekriminalizimit, Parlamenti ka një ligj pavarësisht imazhit që i kushtoi Shqipërisë. Nga të gjitha deklarimet tuaja, PS-ja duhet të kishte 19 deputetë të inkriminuar dhe tashmë duhet të kishin dorëzuar mandatin. Ku janë këta zoti Berisha?
Deri tani të vërtetuar tre vrasës që kanë ikur nga procesi i dekriminalizimit me një lloj marrëveshjeje vetëm për këtë. Nëse merr listën ka rrezik që të dalin 23 nga Partia Socialiste dhe aleatët e saj. LSI-ja ka pasur të vetët dhe PS-ja me aleatët e saj. Së dyti, ky Parlament ka kaq vite dhe nuk ke gjetur në asnjë rast të vetëm kriminelë me Kushtetutë.

– Në ç’kuptim?
Deputetë që kanë thyer Kushtetutën siç është Koço Kokëdhima, madam lokomotiva, e cila thotë se ç’punë ke ti se e merr djali im. Po marr njërin prej tyre, Taulant Ballën. Është i denoncuar me dokumente zyrtare për përdhunim nga një vajzë me AIDS. Nuk është pak kjo. Po ky person kur Fatos Nano e ka marrë këshilltar, një diplomat i lartë i qeverisë shqiptare i thotë se ky është arrestuar për kalim kufiri me prostituta. Kjo është e vërtetë, sa ç’është edhe për deputetët e veriut. Po ky person është regjistruar në TIMS duke kaluar kapon e grupit Qosja të trafikut të heroinës në Qafë Thanë. Po ky person. Në makinën e tij i arrestohet Presidenti i Sopotit, sapo kalon kufirin. Dhe kërkoj ndjesë se në një lapsus kam thënë Presidenti i klubit të Elbasanit, nuk është e vërtetë. Presidenti i Klubit Sopoti pasi autoritetet greke e kishin dënuar me 10 vite për drogë dhe ky e transportonte me makinën e deputetit.

– Ju keni kohë që i bëni akuza të tilla që janë të rënda për deputetët. Ose këto akuza duhet të hetohen dhe të zbardhen ose ju nuk mund t’i thoni gjithë kohës pafundësisht.
Janë të vërteta. Unë kam dokumentin e policisë për akuzën që i ka bërë vajza e sëmurë. Unë kam orën, datën dhe ditën për kalimin e kapos Qosja në Qafë Thanë.

– Vërjani në dispozicion drejtësisë dhe të zbardhet.
Nuk ka asnjë shpikje këtu dhe kurrë nuk mund të hesht. Është ky person që kapet me qindra raste punësimi. Ka punë vetëm kur merr 5 mijë eurosh, 3 mijë euroshin.

– Vetëm nga PS-ja kishte djaj dhe gjithë engjëjt janë nga PD-ja se kishte më të dënuar edhe nga opozita…
Unë nuk i ndaj në engjëj dhe djaj. Siç e shikoni, nuk ka asnjë nga Partia Demokratike për vepra të përshkruara në Konventën e Palermos. Asnjë! Ka një të dënuar për aksident rrugor, një tjetër që e ka mbajt Gramoz Ruçi si ministër i Sigurimit të Shtetit në vitet ’90.

– Flisnin për deputetin Flamur Noka që madje nuk e kishte deklaruar. Këto janë akuza që bëjnë socialistët.
Nëse thua dëshmo krimet në kohën e komunizmit, kjo është gjë tjetër. Ato janë krime politike. Me ardhjen e pluralizmit nuk mund të dënohej njeri pse kalonte kufirin. Edhe Ramiz Alia një nga aktakuzat që i bëri vetes ishte qëndrimi që mbajti ndaj kufijve. Ai vriste në kufi. Mund të sjell artikuj të shtypit botëror, “New York Times”.

– Ideja ishte tek teknikaliteti se pse nuk e ka shënuar.
Nuk ka asnjë lidhje me Konventën e Palermos. Nuk ka fshehur askush asgjë dhe nuk ka vepër penale. Le të marrin listën e të gjithë deputetëve dhe po gjete unë marr përgjegjësitë.

– Ka nga ata kritikë që mendojnë se në vitin 1992, cilësia e Parlamentit shqiptar ishte më e mirë se sa e tanishmja, në kuptimin e elitës dhe përfaqësimit. Po këta kritikë thonë se në vitin 2013, kjo elitë thonë se lë për të dëshiruar. Keni një moment refleksioni…?
Po të përpiqem me gjet thelbin e Sali Berishës, një nga gjërat kryesore që e ka shtyrë të marrë një rrugë tjetër përveç mjekësisë, është: Unë nuk besoja të pagabueshmen. Kisha një neveri të paimagjinueshme kur Enver Hoxha e shpallte veten të pagabueshëm. Sali Berisha ka një vetëdije të plotë dhe bën çdo darkë bilancin e gabimeve të tij. Është e vërtetë që më 1992 ka qenë përfaqësues, edhe –‘96-ta ka qenë elitar. Mund të kishte përzgjedhje më të madhe. Nuk besoj se nëse merr deputetë të sotëm, kanë koeficient intelektual të respektueshëm. Opozitar nuk lind, por bëhesh. Dhe unë kam vu re mediat, analistët, një super pretendim për opozitarizëm ndaj njerëzve që kanë qenë 8 vite në pushtet. Ju duhet një kohë të farkëtohen.

– Tre vite janë të mjaftueshme?
Janë të mjaftueshme.

– Janë ish-ministrat tuaj që marrin titujt e gazetave.
Besoj se opozita gjithnjë e më shumë konsolidohet dhe jo mbi bazën e skandaleve të pushtetit, por mbi bazën e alternativës që do t’u paraqesë qytetarëve do u fitojë atyre zemrën.

– I ka përmbushur pritshmëritë tuaja kryetari i PD-së?
I ka përmbushur në pjesën më të madhe. Për mua, më e rëndësishme është që të kishte stilin e vet. Në Partinë Demokratike ka pasur një ndryshim gjeneratash. Ai duhet që të përfaqësojë jo gjeneratën e Sali Berishës, por gjeneratën e tij.

– Në 12 qarqe janë ish-ministrat tuaj, nuk është parë si një mënyrë për hapje për figura të reja.
Prurje të reja ka aty, por nuk kanë arritur që të tregojnë fibrën e tyre politike.

– Cila është ambicia juaj për PD-në? Do të ketë një rikthim?
Kurrë! Gjithë jetën time unë e kam ndërtuar mbi disa vendime dhe parime jo të shumta me të cilat unë kam qëndruar pa u lëkundur. Do të ishte akti më qesharak në qoftë se unë do ta mendoja një gjë të tillë. Unë qëndroj në mbrojtje të interesit publik.

– Do të jeni prezentë, do të jeni në fushatë…
Nuk do të jem qendror dhe nuk mendoj se do ta udhëheq.

– Kaq pasion i madh është politika që triumfon mbi interesat familjare, cili është një objektiv që doni të arrini?
Pasioni që ka qenë i pashtershëm. Jam i udhëhequr nga pasioni dhe unë kam parë të mira. Pasioni të shumëfishon energjinë.

-Do të jeni në Parlament pas 2017-s?
E vendosin forumet…
Tare: E thoni me humor besoj. Nuk ka forum në PD që pengon Sali Berishën…

Marrë nga Ora News

Kategori
Uncategorized

DerStandard: Njeriu i qeverisë rrëzon reformën në drejtësi.

Rama-MetaNga Adelheid Wölfl/ Der Standard

Pak kohë më parë në Shqipëri një gjykatës përfundoi në spital me plagë të shkaktuara nga një therje. Ai pretendoi se ishte “një budallalëk i vogël”. Në veturën e tij u gjetën mijëra euro. Gjyqtari tha se paratë ishin të “nipit”, i cili ia kishte dhënë që t’i çonte në bankë. Çuditërisht, shenjat e gishtave të gjetura në kartmonedha nga policia kishin mospërputhje dhe çuditërisht u zhdukën edhe disa prova të tjera. Në Shqipëri ka një rrjet aktorësh që luajnë së bashku, kur vjen puna për të mbuluar korrupsionin.

BE-ja dhe SHBA-të kanë muaj që përpiqen të ushtrojnë trysni për të mundësuar reformën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ajo parashikon një autoritet hetimi, detektivët e së cilës do të trajnohen 8 muaj në SHBA dhe do të ketë prokurorë të posaçëm me paga tepër të larta si dhe një gjykatë të posaçme anti-korrupsion. Gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’u kërkohet që të nënshkruajnë përpara se të mund të përgjohen dhe do të përdorin vetëm një kartë krediti, e cila do të kontrollohet në mënyrë konstante. Qëllimi, është krijimi i një elite të pakorruptuar në polici dhe gjykata në një vend ku 80 përqind e gjyqtarëve dhe prokurorëve perceptohen si të korruptuar.

Në demokracinë e re shqiptare pas rënies së diktaturës komuniste më 1990 njerëzit u morrën nga rruga pas tudime universitare dhe u bënë gjykatës e prokurorë. Shumë prej tyre janë jo vetëm të korruptuar, por gjithashtu joprofesionalë. Sistemi i dobët gjyqësor është një vegël direkte në duart e krimit të organizuar dhe të atyre që punojnë në politikë për këto struktyra. Por gjithashtu edhe në politikë ka një rezistencë kundër reformës. Shumëkush druhet se institucione si agjencia e investigimit mund të jenë vërtet të pavarura.

Krerët e Drejtësisë nuk duhet të emërohen nga Parlamenti. Sepse mandati i tyre përfundon pas nëntë vjetësh dhe duke qenë se synonin të rizgjidheshin, këta gjyqtarë nuk iu kundërvunë asnjëherë parlamentarëve të korruptuar. Këto ndërvartësi dhe favore e bënë virtualisht të pamundur që në Shqipëri të vendosej sundimi i ligjit.

Negociatat e anëtarësimit nuk kanë më rëndësi

Për shkak të mungesë së mbështetjes për integrimin në BE, “karrota” e hapjes së negociatave të anëtarësimit nuk ka më rëndësi. Shumë politikanë në Ballkan nuk duan të hynë në BE, sepse një gjë e tillë mund të binte ndesh me bizneset e tyre.

Rezistenca ndaj reformës ka ardhur edhe nga njerëz të Partisë Socialiste që qeveris vendin. “Ne druajmë se reforma në drejtësi mund të funksionojë dhe ndaj duan ta tresin në ujë”, tha një njeri i brendshëm. Inspektoriati i pavarur, i cili pritet të ndërmarrë veprime ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, përfshi edhe dnaj Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, ëhstë si një grusht në sy. Në fakt, Ministri i Drejtësisë shfuqizohet nga reforma, sepse ai nuk mund të ndërmarrë më veprime disiplinore kundër gjyqtarëve dhe ai nuk do të jetë më anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Akuizat për korrupsion ndaj kreut të LSI Meta

Manjani vetë hiqet si i angazhuar dhe po punon bashkë me SHBA-të dhe BE-në. Megjithatë, nuk duhet harruar se kush “predikon” mbi të. Kreu i partisë së tij, Ilir Meta i LSI-së, luan rolin e “kingmaker”it në Shqipëri. Për Metën ka shumë akuza për korrupsion. Pavarësisht provave dërrmuese nuk ëhstë bërë dot asgjë ndaj tij. Shpeshherë duart e vetë politikanëve janë të lidhura sepse oligarkët në prapaskenat e partisë ndonjëherë kanë më shumë influencë në vendimmarrjet politike të partisë.

Për periudhën e tranzicionit deri në aktin e reformës, do të vendiosen kamera, gjyqtarët dhe prokurorët me performancën më të “keqe” do të largohen nga sistemi. Së pari ata duhet të deklarojnë apsuritë e tyre. Edhe familjarët e tyre do të hetohen, si dhe transferimi i parave në emër të personave të tjerë. Barra e provës do të bjerë mbi gjyqtarët dhe prokurorët e dyshuar. Në rast se nuk e justifikojnë dot pasurinë, ata lirohen nga detyra. Në Shqipëri ka rreth 20 gjyqtarë që kanë miliona euro.

Kategori
Uncategorized

Rama në zyrën e Metës,ambasadori i SH.B.A_së, Donald Lu,në zyrën e Berishës.

May 30, 2016

Dy takime diamentalisht te kunderta!sali berisha - donald lu

Në fakt çdo të mërkurrë Rama do apo jo,shkon në zyrën e Metës, ndërsa Ambasadori i SH.B.A_së z Donald Lu, preferon zyrën e Berishës, për tu konsultuar apo për ta “informuar” me të rejat e fundit, pë situatën dhe përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar pë të arritur një kompromis midis palëve, për reformën në drejtësi.

Shtetet e bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar janë të shqetësuar për situatën e brendëshme të shqipërisë, krimin, trafikun ndërkombëtar të drogës dhe kapjen e shtetit shqiptar nga mafia.Shtetet e Bashkuara kërkojnë nje politikë të qëndrueshme dhe jo konfliktuale në Shqipëri, ku insitucionet shtetërore dhe Parlamenti të pastrohen nga kriminelët, apo përfaqësuesit e tyre në qeveri, ku ligji jo vetëm të sundojë, por të jetë i barabartë për të gjithë si drejtues, politikanë, apo dhe qytetarë të thjeshtë.

Kjo bëhet vetëm duke votuar reformën në drejtësi, gjë që do i sjellë ajër të pastër, jo vetëm Parlamentit, qeverisë, opozitës, dhe politikës Shqiptare, por gjithë funksionimit të shtetit Shqiptar.

Largimi i kriminelëve, hajdutëve, tutorëve, dhe të inkriminuarve nga institucionet dhe politika Shqiptare, do të shkuli çibanin e qelbëzuar njëherë e përgjithmonë nga trupi i cfilitur i shtetit Shqiptar. Ky është dhe qëllimi i politikës ndërkombëtare dhe kryesisht asaj Amerikane.

Në këtë linjë kur mazhoranca qeverisëse e tmerruar nga faktet dhe e verteta që po e goxhdojnë çdo ditë në parlament dhe në sytë e shqiptarëve, përjashton për herë të dytë nga Parlamenti Berishën. Ambasadori i SH.B.A_së, ka zgjedhur të “konsultohet” me ish kryeministrin e vëndit, z Berisha, për situatën e rëndë politike në vend, dhe rrugëzgjidhjet e saj.

Këto takime diamentalisht të kundërta tregojnë se një palë (mazhoranca e sotma) e ka marrë dhe po e mban peng këtë vënd, dhe pala tjetër (opozita, intelektualët, shoqëria civile) së bashku me faktorin ndërkombëtar kërkojnë ta shkulin nga thonjtë e mafies po këtë vënd tanimë të rraskapitur dhe drobitur.

Simbas “Syri.net” sot Ish-kryeministri Sali Berisha pati nje takim me ambasadorin e SHBA, Donald Lu.

Në këtë takim ambasadori Lu e njohu zotin Berisha me përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të arritur në një kompromis midis pozitës dhe opozitës për të votuar amendamentet kushtetuese brenda afatit të përcaktuar.

Ne takim zoti Berisha shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për përpjekjet e ambasadorit Lu për arritjen e një kompromisi, në vlerësimin tij plotësisht të mundshëm, midis palëve për votimin e reformës.

Ne takim zoti Berisha u ndal në rëndësinë jetike që ka zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, për institucionet dhe vendin në tërësi.

Ai theksoi  se Edi Rama nuk ka vullnet për zbatimin e këtij ligji. Berisha u shpreh se Rama, pasi ka futur ne Parlament vrasës, pengmarrës, trafikante jo që nuk kërkon ndjesë po përpiqet të maskoje aktin e tij kriminal duke i  krahasuar ata me deputetë të dënuar për shkelje të rregullave të trafikut rrugor apo të burgosur me ligjin e arratisjes se kohës së diktaturës, ndërkohë mashtron diplomatë të huaj duke iu thënë se ai vërtet  ka futur kriminelë nga Veriu në Parlament, por ato zona ashtu qeverisen dhe se ata i ka marrë nga Berisha.

Në këtë kontekst zoti Berisha theksoi se nga lista e PD nga viti 1991 deri sot nuk ka absolutisht asnjë deputet apo kandidat për deputet të dënuar për krimet e konventës. Biseda ishte e hapur!

Kategori
Uncategorized

“Në arrat e Saje qorrit”.

May 30, 2016

tahiri-berisha

 

Berisha i përgjigjet Tahirit, publikon foto të tjera: “Në arrat e Saje qorrit”

Pas reagimit të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për parcelat me kanabis, ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook të tjera foto të parcelave të kultivuara me lëndë narkotike kanabis sativa.

Dje, Berisha publikoi një foto nga gryka e Sopotit, ku një person ruante parcelat me kanabis. Sot, ministri Tahiri replikoi duke thënë se fotografia i përket periudhës para vitit 2013.

Menjëherë më pas, ish-Kryeministri postoi dy fotografi të tjera të drogës së kultivuar, duke shkruar: “Në arrat e Saje qorrit”.

Screenshot_213323665_604015313092713_6321600698748221085_o13323233_604015349759376_1928236265297298618_o

Kategori
Uncategorized

Autochthonous Biri Im.

https://plus.google.com/106518131937434503325/posts/ev4gi9wgA72

Kategori
Uncategorized

Do bëjmë shtet, apo pushtet pushtash?!

rama-dhe-meta

Nard Ndoka, kreu demokristianëve shqiptarë ka reaguar ashpër kundër të gjithë faktorit politik shqiptar.

Ja çfarë shkruan Ndoka në profilin e tij në facebook:

“Do bejme shtet, apo pushtet pushtash?!

Drame e madhe per qeverisjen aktuale, kryeministri e nisi qeverisjen e tij me sloganin: ‘Do bejme shtet’! Te krijonte pershtypjen sikur qeverisja e tij kishte dale nga nje lufte dhe shteti ishte i shkrumbosur, institucionet kishin rene dhe se shpresa e vetme ishte, qe te rilindnim shtetin.

Ne fakt ne e kishim shtetin, institucionet e tij, pushteti ra me vote dhe erdhi nje pushtet tjeter. Pra nje rotacion normal, madje me normali ne keto 25 vite, sepse zgjedhjet ishin te pranuara nga palet dhe sepse nje parti qe kishte qeverisur me PD, LSI ishte ne pushtet akoma, pra kemi ne fakt nje gjysem rrotacioni.

Te bejme shtet nuk do thote te vendosim taksa te larta, te bejme shtet, nuk do thote te terrorizojme bizneset e huaja dhe vendese! Te bejme shtet nuk do te thote, qe ne fund te mandatit te kujtohemi per te miratuar nje ligj per drejtesine, qe është shteti i se drejtes.
Pra kjo maxhorance nuk beri shtet, por forcoi pushtetin e vet duke terrorizuar dhe frikesuar kedo, qe vinte duart te ‘shteti’ per te kerkuar ndihmë!

Largime masive nga vendi, biznese te falimentuara me shumice, biznese te huaja qe largohen çdo dite, gjobe, burg dhe perseri gjoba ishte refreni i perseritur nga pushteti, qe po tenton te beje shtet!

Pushteti po fryhet nga propotenca dhe korrupsioni, shteti drobitej dhe vuante nga inkopetenca, terrori, monopolet, koncesionet, nga liria e cunguar duke u kthyer ne nje shtet legen dhe gogol per qytetaret e vet!
Ne tashme kemi nje pushtet qe ka kapur shtetin, duhet te ‘qetesojme’ ose largojme pushtetin, qe te shpetojme dhe te kemi shtetin.

Nese pushteti i sotem arrin ta beje shtetin pushtet, atëhere do kemi shumë punë për të shembur diktaturen e shtetit qe po krijohet pa u ndjere.

Edhe opozita është pjese e shtetit, qe per fatin e keq është bere pjese e pushtetit here pas here, apo nuk ka arritur te garantoje paprekshmerine e shtetit. Shtet do bejme kur te çlirohemi nga kthetrat e pushtetit te pushtave!”

Kategori
Uncategorized

“Trëndafilja e kokoshkave”.

Requiem: “Trëndafilja e kokoshkave”

“Gratë e bossave të këtyre kompanive, të kenë para, që të blejnë plackën e tyre të zemrës pa teklif edhe për të mbajtur me para dhe dhurata, edhe ndonjë dashnor hamshor, kur burri bos, lëpin ndonjë studente, nga ato të jetës së natës”….

Nga Artur Zheji

Është kjo e Zonjës Trëndafile, një histori e dhimbshme. Një histori mjerimi që ka tronditur Shqipërinë. Në këtë dramë të zezë, të një njeriu të këputur, që merr kokra misri dhe bën kokoshka, për tu ushqyer, ashtu si mund të ushqehesh nga të ardhurat e kokoshkave, bien në sy sëpaku pesë gjëra:

E para, varfëria therrëse bërtet dhe loton me të madhe, në këtë vend mjeran. Dhe nuk pamë përshembull asnjë deputet, të asnjë force politike, të cajë kokën për të, qoftë edhe me ndonjë shënim dhimsurie në Fb, duke krruar qoftë edhe bythën nga ana tjetër.

E dyta. Në këtë vend,në Shqipëri pra, policia dhe ndërhyrja e shpejtë e saj, është bërë shumë më eficiente se sa mjekësia dhe shëndetësia dhe urgjencat e saja shkatarraqe dhe pise, sa më ska.

Për të të sekuestruar kokoshkat, shitur paturpsisht, pa faturë tatimore, e keqja të ndodh për 5 minuta. Kur e keqja të vjen, nga shëndeti, kequshqyerja, jeta e poshtër qenshe, apo stresi dhe ankthi që vjen nga pyetja se cfarë do të hamë nesër, duhet ti lutesh Zotit, që të jetë i mëshirshëm. Sepse shteti është duke dremitur me 5 yje!

E treta. Zonja Trëndafile Aliko, nënë e 4 fëmijëve, (shumë fëmijë do të thonë ca, dhe pse, a është koha për 4 fëmijë në ditë të sotme, do të thonë ca të tjerë (?!), zonja Trëndafile pra, është një taksapaguese e “keqe” dhe për këtë i rrëmbyen karrocën e kokoshkave. Zonja Trëndafile nuk e di, sepse, si qytetare e pandërgjegjshme që është, se edhe qindarkat e saja, që duhet të derdhen në arkën e shtetit, i duhen kryeministrit.

I duhen për Reformat e tij të Mëdha, që thirren ndryshe edhe “Koncesione”! Nuk ka rëndësi , që këto koncesione, kanë për qëllim kryesor, trashjen e dhjamit të disa kompanive të mëdha, të cilat në kohë zgjedhjesh, fryjnë zarfa dhe ja cojnë partisë në fushatë.

Dhe që, gratë e bossave të këtyre kompanive, të kenë para, euro apo paund, që të blejnë plackën e tyre të zemrës pa teklif. Canta 7000 eurshe, këpucë 500 eurshe, vetura 80.000 eurshe, botokse, trajtime në beauty center, udhëtime të shtrenjta në biznes class, e pse jo, edhe për të mbajtur me para dhe dhurata, edhe ndonjë dashnor hamshor, kur burri bos, lëpin ndonjë studente, nga ato të jetës së natës.

Zonja Trëndafile Aliko, duhet të presë kupon tatimor për kokoshkat e saja, se shteti ka nevojë për para! Ata që mjelin shtetin, kanë nevojë për më shumë. Gjithmonë e më shumë.

E katërta, Zonja Trëndafile Aliko, që jeton në Periudhën e Rilindjes, duhet të kontribuojë, që ministrat, drejtorët, rrethi i tyre, të luftojë mërzinë që buron nga jeta e tyre e ngjeshur dhe halleshumë e shtetndërtimit. Sepse vërtet Zonja Trëndafile Aliko, bën kokoshka dhe evadon fiskun pa pikë turpi, por ajo, në thelb është fatlume! Mbasi shet të përbrendshmet e karrocës së saj magjike, Trëndafilja, ja fut gjumit dhe nuk pyet për hallet e kombit!

Nga mundet ta dijë Zonja Trëndafile, se, ata, ministrat, drejtorët, stafet e tyre të parfumuara, jetojnë me stres 24 orë në ditë?

A e di Zonja Trëndafile, se sa e vështirë është sot, të gjesh kompani të besueshme dhe banka të besueshme off shore, ku të mund të fshehësh paratë e fituara (vjedhura)?

Jo Zonja Trëndafile nuk ka si ta dijë këtë! Ajo nuk mund ta dijë se sa e vështirë është bërë sot, të kesh besim te tjetri!

Ajo nuk e di se sa e vështirë është sot, të fshehësh me sukses paranë e shkretë, nga gruaja, nga komshinjtë, nga shefat, nga gjobaxhinjtë, nga prokurorët, nga tatimorët, nga spiunat e huaj, nga ambasadat, nga kjo botë e poshtër, që merret me carjen e trapit të pasanikëve të mjerë!

Trëndafilja ja fut gjumit dhe mund ta harrojë edhe derën hapur dhe të mos e rrezikojë asgjë! Dhe ka edhe guximin të mos paguajë taksat! Për të cilat të gjithë këta, kanë nevojë, se shpenzimet po rriten!

Gucci, Armani, Valentino, Mercedes Benz, Range Rover, Porsche, janë cmendur fare dhe vetëm rrisin cmimet!
Prandaj, paguaj Trëndafile!

Edhe ju Hasanë, Hysenë, Karafilë, Vjollca, Mimoza, Rruzhdie, Safete!… Qoftë me kokoshka, qoftë me qofte e panine, apo me patate, domate, hudhra, spinaq, mollë, speca, me punime druri apo hekuri, bojaxhinj, muratorë, kazmaxhinj, elektricistë, shërbëtorë e shërbëtore, fshesaxhinj apo varrmihës, ju që gërmoni për të mbjellë apo kacavirreni për të vjelë, ju që ngisni autobuzin apo që shërbeni kafen, ju që ngjizni dhe ngjizeni, pa u menduar dy herë dhe pillni skllevër, ju që hani supë dhe që nuk dini se cfarë është salmoni, sushi, havjari i kuq dhe havjari i zi, ju që pini ujë dhe dhallë dhe nuk dini se cfarë është vera Brunello apo se cfarë është lëngu i Perëndive, Gaya….

Paguani! Se po bëjmë Shtet!

E pesta. Zonja Trëndafile ka tërhequr vëmendje dhe dhimbje të popullit më të ri on line. Popull i ndjeshëm ky, që e bekoftë Zoti! Kjo kuptohet nga interesi i jashtëzakonshëm që ka ngjallur rrëfimi plot lotë i Zonjës Trëndafile.

Është kjo një gjë e bukur, si një trëndafil që cel në Kënetë!

Por a mjafton vallë?

360grade.al

Kategori
Uncategorized

Radha për të bërë gargarë me jargët e shefit i erdhi Oltës.

PD-selia1

Pas Fred Kobures së Partisë, dhe Elisës së Traut të Ngritur, radha për të bërë gargarë me jargët e shefit i erdhi Oltës, nuses së Partisë.   Nusja e partisë u keqpërdor sot nga Rama për të vënë shenja barazimi mes veprave të rënda kriminale dhe krimeve çnjerëzore të banditëve të rilindjes, me një arratisje nga Shqipëria e Ramizit dhe një aksident rrugor të 24 viteve më parë.   Eshtë qesharake se si Edi Rama mendon të fshehë banditët e tij, duke u kapur pas fijes së kashtës.   Vetëm pak ditë më parë ai katapultoi në krye të PS në Kavajë të dënuarin për drogë e trafiqe Gentjan Daja, i cili iku nga posti i Drejtorit Rajonal të Transportit në Tiranë sepse e kapte ligji i dekriminalizimit.   Por kjo tashmë është normë në partinë e Shullazit dhe Habilajve. Eshtë kthyer normë në partinë e Ndokës, Bardhit, Bushit, Roshit, Cubit, Frrokut, Prengës.   Edi Rama është lidhur prej kërthize me të gjithë të inkriminuarit e tij. Ai nuk ka as vullnetin dhe as dëshirën të ndahet nga ta. Ndaj jargavit pengje pa personalitet kundër opozitës, sepse mendon të legjitimojë kësisoj vendimin e tij për të mos dorëzuar tutorët, banditët, trafikantët, vrasësit.   Por e ka kot. Dekriminalizimi do të bëhet. Republika do të pastrohet nga krimi dhe politikanët që e promovuan atë. Shteti do u kthehet qytetarëve.

Kategori
Uncategorized

Meta-Lesi të “shqetësuar” për Berishën? Filloi si diversion ndaj PD-së, po përfundon si luftë Rama-Meta

meta-nikoll lesi

Edi Rama ka urdhëruar nga Suedia përjashtimin e Sali Berishës për 10 ditë nga Kuvendi, me shpresën se Lulzim Basha do të ishtë në pozita të vështira me ish kryetarin e PD-së, për takimin e mundshëm me kryeministrin Rama. Ilir Meta i është bashkuar këtij skenari me shpresën se Basha nën hijen e Berishësë do të tërhiqej nga takimi.

Pasi mashtroi me disa media pranë tij se Lulzim Basha është tërhequr nga takimi me Ramën, prej përjashtimit që Meta dhe Rama i bën deputetit Berisha, kreu i LSI-së po tenton edhe me lajme të sponsorizuara (siç shihet nga foto) të pamundësojë takimin Basha-Rama.

Me shpresën e një përplasje Basha-Berisha, media afër qëndrimit politik të LSI-së po “shqetësohen” për një Pazar Rama-Basha në kurriz të Sali Berishës.

Pse ky shqetësim i Metës për Sali Berishën?

Në fakt shqetësimi ka të bëjë me vetë rolin e LSI-së në lojën e madhe politike. Një takim Rama-Basha për reformat e mëdha, është “de facto” zhbërje e rolit të LSI-së në politikën aktuale. Një marrëveshje ndërmjet dy të parave e bën të parendësishme të treten.

Ky është shqetësimi real. Ditën që Ilir Meta bindet se Edi Rama nuk bën llogaritë politike me LSI-në por me opozitën, tentative për diversion me PD-në kthehet në përplasje Rama-Meta.

Gjatë muajve Qershor-Shtator 2013 Ilir Meta e justifikonte refuzimin e telefonatave të tij në drejtim të Bashës, me argumentin se Luli ka frikë se Berisha i përgjonte telefonin. Më pas nëpërmjet gazetarve dhe biznesmenëve të njohur, Ilir Meta dështoi të organizonte një drekë më shefin e ri të opozitës, drekë që kishte për qëllim shantazhin ndaj Edi Ramës.

Duket qartë se atë që nuk realizoi dot Meta po tenton ta bëjë sot Edi Rama. Të shantazhojnë njeri-tjetrin nëpërmjet takimeve me kryetarin e opozitës.

A do të flasë sërish Ilir Meta për marrëveshje kënetash? A do ti kujtojë sërish doktorit se PO-ja e tij është PO dhe JO-ja JO? Dhe si përfundim, si mund të jetë Ilir Meta tashmë një politikan i besueshëm, kur Edi Rama i ka veshur kostumin e Taulant Ballës në drejtimin e Kuvendit?

Më shumë e ka zhburrëruar Rama Metën duke i veshur kostumin e Taulantit, se sa Meta Ramën duke i veshur breket e grisura të Shukriut…

Screenshot_14

Kategori
Uncategorized

Prokurori përgjithshëm, urdhër arresti për drejtorin e përgjithshëm të policisë.

Prokurorë janë thirrur në zyrën e Ramës edhe pas një incidenti që ka ndodhur ditë më parë mes kryeprokurorit dhe një prej njerëzve të afërt të Ramës. Mediat kanë raportuar se, Kryeprokurori kishte firmosur urdhër-arrestin për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Çako disa ditë më parë, kur ai nuk lejoi prokurorët që të sekuestronin pajisjen e përgjimit. Urdhëri i Llallës sipas mediave është anuluar pas presionit që i është bërë atij nga politikani i lartë.

Rama ka thërritur me urgjencë një natë më parë në zyrën e tij 20 prokurororë. Prokurorët janë thërritur një e nga një, ndërsa dëshmitarët i kanë parë ata të ngjisnin shkallët e Kryeministrisë në orë jo të zakonshme, pasi kanë qenë orët e vona të natës.

Thirrja e prokurorëve në një seancë pyetjesh dhe marrje urdhërash është një skandal i rëndë që kompromenton pozicionin e këtyre prokurorëve dhe të vetë institucionit në punën e tyre. Gazeta ka të plotë listën e prokurorëve që janë thërritur në zyrën e Ramës, dhe ajo mund të botohet gjatë ditëve të ardhshme në varësi edhe të zhvillimeve të tjera që po ndodhin gjatë ditëve të fundit.
Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e këtyre 25 viteve që 20 prokurorë të thirren si të jenë ushtarë të Kryeministrit në zyrën e këtij të fundit. Kjo është një praktikë e viteve të diktaturës, kur kreu i partisë-shtet ishte në të njëjtën kohë edhe kryeprokuror edhe kryegjykatës.
Kjo po ndodh edhe sot dhe qëllimi është i njëjtë. Kontrolli i plotë i institucionit të akuzës nga kreu i qeverisë, i cili më pas synon të nisë edhe gjuetinë e shtrigave ndaj kundërshtarëve politikë me qëllim krijimin e pushtetit absolut të tij.
Burime nga takimet në Kryeministri kanë konfirmuar se Rama i ka dhënë kësaj skuadre besimin e plotë të tij, ndërsa i ka bërë të qartë atyre se të gjitha urdhërat për hetimet nuk do të merren nga askush tjetër, por vetëm nga ai. Të njëjtat burime kanë saktësuar se Rama i ka dhënë garanci edhe për Prokurorinë e Posaçme, e cila parashikohet që të ngrihet bashkë me miratimin e Reformës në Drejtësi për të hetuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë.
Thirrja e Prokurorëve në zyrën e Ramës bëhet në një kohë që organi i akuzës ka nën hetim disa nga skandalet më të rënda që kanë ndodhur ditët e fundit. Prokuroria po heton aferën e përgjimeve, një skandal ku ministri i Brendshëm është kapur në flagrancë krimi dhe do të duhet të vihet në bankën e akuzës.
Në të njëjtën kohë këta prokurorë janë thirrur në zyrën e Ramës edhe pas një incidenti që ka ndodhur ditë më parë mes kryeprokurorit dhe një prej njerëzve të afërt të Ramës. Mediat kanë raportuar se, Kryeprokurori kishte firmosur urdhër-arrestin për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Çako disa ditë më parë, kur ai nuk lejoi prokurorët që të sekuestronin pajisjen e përgjimit. Urdhëri i Llallës sipas mediave është anuluar pas presionit që i është bërë atij nga politikani i lartë.
Prokuroria po ashtu ka nën hetim një tjetër çështje mjaft sensitive për Ramën. Ajo ka vënë në pranga krahun e djathtë të Ramës, Shullazin dhe dy krerë të tjerë të kësaj bande, ndërsa hetimet pritet të sjellin surpriza jo të këndshme për ministrin e Brendshëm. Duhet kujtuar se edhe ky arrestim u bë pas një përplasje të hapur mes prokurorëve dhe drejtuesve të policisë, të cilët me urdhër të Tahirit refuzuan për disa orë që të arrestonin kryekriminelin.
Prokuroria po ashtu po heton aferën e skandaleve të koncesioneve në shëndetësi, që prej kohësh vijon të mos sjellë rezultate për shkak të presionit në të cilin është angazhuar direkt Rama ndaj këtij institucioni. Dosjet e bandës së Ramës në duart e prokurorëve janë të shumta, dhe kreu i qeverisë ka zgjedhur si rrugën më të mirë për t’i mbyllur gojën prokurorëve, thirrjen direkt në zyrën e tij për t’i vendosur ata nën komandën e vet.
Hetimet ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit e kanë trembur Ramën. Takimi me 20 prokurorët është dëshmi e kësaj frike. Ai po kërkon që të bllokojë luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ky është një mesazh i pastër për atë që ai kërkon të arrijë.

Ajo çfarë Rama synon është zëvendësimin e Llallës me një kamikaz të bindur të tij. Kjo pikë e Reformës në Drejtësi të Ramës ka hasur në rezistencën e opozitës, ndërsa edhe Venecia është shprehur qartë se nuk e mbështet variantin e propozuar nga Rama.
Duke parë vështirësitë që po has në shkarkimin e Llallës, Rama duket se po suprimon pushtetin direkt të kryeprokurorit ndaj vartësve të vet. Thirrja e 20 prokurorëve në orët e vona të natës në zyrën e kreut të qeverisë mund të konsiderohet një puç i pastër në Prokurori për shkarkimin de fakto të Llallës dhe marrjen e kompetencave nga vetë Rama. Një takim i tillë e kompromenton akoma më thellë debatin për reformën, ndërsa i bën të qartë jo vetëm opinionin e brendshëm, por edhe partnerëve ndërkombëtarë se veprime të tilla si ky i Ramës janë shenja të pastra që kanë vetëm një synim dhe ky është nënshtrim i Prokurorisë dhe keqpërdorja e saj për interesa politike të kryebanditit që qeveris sot vendin dhe pas të cilit fshihen të gjithë kryekriminelët dhe kryehajdutët në këtë vend.

Kategori
Uncategorized

“La Repubblica”: Drogë dhe armë me avionë nga Shqipëria.

Drogë dhe armë me avionë. Në këtë mënyrë trafiku ka ndërruar rrugë. Për të sjellë substanca të ndaluara dhe armë në Pulia nuk ka më korrierë në bordin e anijeve, por pilotë që drejtojnë avionë të lehtë. Hetimet dhe numrat tregojnë këtë kanal të ri të përdorur nga grupet kriminale. Shifrat flasin qartë, në portin e Barit janë minimizuar sekuestrimet. Dhe kjo pavarësisht rritjes së teknologjisë gjithmonë e më të lartë dhe aktiviteteve të mbajtura në mbikëqyrje nga Guardia di Finanza nuk ka mundësi. Me alarmin e terrorizmit ndërkombëtar dhe rrobat gjithmonë e më të ngushta të kontrolleve në dogana grupet kriminale kanë vendosur të ndryshojnë rrugë. Hetimet e konfirmojnë këtë: deltaplanë, helikopterë të vegjël sportivë të aftë të kapin distanca të mëdha dhe një shpejtësi deri në 100 km në orë duke bërë transport nga përtej Adriatikut.

Verën e kaluar karabinierët pikasën në Ostuni një avion të lehtë me 3 kuintalë e gjysme marijuanë që vinte nga Shqipëria. Në shtator policia bllokoi në Vercelli një sipërmarrës me licencë fluturimi që duke iu shpëtuara radarëve dhe në linja turistike mënjanonte kontrollet në dogana kishte arritur të sillte në Veri një sasi të madhe droge. Vetëm me një teknik nga Leçe. Në mars u konfirmua përgjimi se në qiejt puliezë nga ana e Erofighter të aeroportit ushtarak të “Gioia del Colle” një avion i vogël që kishte shkelur hapësirën italiane pa leje.

Që Pulia është pika kyçe e trafiqeve internacionale të drogës dhe armëve është një gjë e njohur, por që të bëhej edhe pika e uljes dhe nisjes së avionëve të vegjël civilë të investitorëve është një risi. Gjysma e privilegjuar e dyvendësheve e aftë të transportojë dy persona dhe 30 kg më shumë do të bënte që mes Barit dhe Brindisi8t ku ka rrugë asfalti të fshehura dhe të përdorura në të kaluarën, tashmë janë aktivizuar për linjën e Veriut të Italisë apo dhe Shqipërisë. Në këtë pikë janë përqendruar edhej hetimet e Guardia di Finanza. Në Bari forcat e komandës vendore të drejtuara nga gjeneral Vincenzo Papuli, kanë vënë në shënjestër një numër të madh sekuestrimesh të armëve prodhim sovjetik. Janë pra armë që vijnë nga lindja: Shqipëria dhe Kosova janë vende që pas konflikteve të fundit kanë armë në qarkullim.

Janë armë lufte dy kallashnikovët AK-47 të modifikuar të kompletuar me 92 fishekë të kalibrit 7.62 dhe 3 karrikatorë të gjetur në kopshtet jeshile në një operacion të komandantit Marco Tannoia, të zbuluara në një kompresor në brendësi të portobagazhit të një Audi A6. Makina që udhëtonte me 200 kilometra në orë në autostradën 16 në drejtim të Brindisit pak pas orës 20 u përball me një patrrullë policie që nuk ndaloi dhe madje kërkoi arratrinë edhe për më shumë se 30 kilometra të tjerë drejt Torre Canne. Në makinë ishin 2 persona me precedentë penalë. Bëhet fjalë për Carmelo Semeraro, 55 vjeç, dhëndëri i superbosit Francesco Prudentino me nofkën “Ciccio la Busta”, ish-shefi i kontrabandës së cigareve dhe Giovanni Ciccarone, 48 vjec të dy nga Ostuni.

Të dy me precedentë, i pari për lidhje me grupime mafioze, grabitje, rrëmbime, dhunime dhe i dyti për grabitje, kërcënime, lidhje me grupe kriminale, kanosje dhe kontrabandë. Të dyu u arrestuan. Me siguri që e kishin me nxitim që të çonin armët në destinacion, ndoshta për t’i përdorur për një grabitje dhe ishin bërë ata transportuesit e armëve. Po hetohet ndërkohë nga kishin ardhur armët që me siguri mbaheshin në një depo aty pranë.

Kategori
Uncategorized

Basha i shkruan Ramës: S’mund të vija i padepiluar në takim.

basha rama

Më erdhi si bombë ajo ftesa jote. Kështu që formalisht m’u desh të dërgoja fjalë se kam axhendë të ngjeshur.

Në fakt e vërteta qëndron si më poshtë. Mua përveç se duhet të përgatitem shpirtërisht dhe mendërisht që duhet të të takoj ty, gjithashtu duhet të përgatitem edhe fizikisht.
Dhe me thënë të drejtën më zure pa përgatitur se jam i padepiluar.

E kam shumë të nevojshme që të bëj joga sepse ende nuk më besohet që do të takoj ty dhe kam filluar që të heq të gjitha qimet me piskatore.

Por deri nesër në orën 11 paradite nuk më del koha t’i heq të gjitha qimet dhe të organizoj shumë gjëra që kam në mendje që takimi ynë të bëhet i paharrueshëm.

Jo se nuk e prisja ftesën tënde, por në fakt nuk e prisja të tregoheshe aq romantik sa ta organizoje takimin tonë në sallën e hartave pa Endri Fugën nëpër brekë.

Unë po mendoja të merrja me vete Grida Dumën, më kupto drejtë, dua që një herë që takohemi të mbahet mend për gjithë jetën dhe ajo ka për të vënë buzëkuqin kaf.

Po mendoja t’i thosha shoferit që të marrë ca birra me vete, ndërsa ti na bëje ndonjë brusketë . Nga kjo anë mendova edhe për ty sepse e di që nuk ke për t’i bërë brusketat aq shpejt.

Tani jam në zyrë dhe po shkarkoj nja dy filma që t’i shohim, po ke ndonjë preferencë më thuaj që ta shohim dhe ta anlizojmë me terezi kur t’i shohim.

E kam me dy mendje çfarë të vesh dhe kjo kam përshtypjen se do ma shtyjë më tepër takimin sepse e kam ëndërr të të takoj ty dhe t’i kem kombinuar çorapet me fjongot e kordeles. Po dal të blej çorape të dielën me patjetër.

Qejfi do ma kishte që takoheshim ‘tek e tek’, se unë bezdisem kur më futen në mes të bisedës e më bëjnë si të zgjuar këta që marrim me vete. Sa për të prishur nivelin e inteligjencës së bisedës janë shumica.

Sa për orarin nuk është se më ngjiti shumë, ai orar paraditeje nuk është i përshtatshëm. Unë po mendoja diçka rreth pasdites se është si kohë me e përshtashme për të parë filma për të rritur.

Kështu zemra ime, ika të bëhem gati dhe do të të shkruaj  kur të përgatitem…

Kategori
Uncategorized

Ungjilli” sipas Rilindjes.

albano-c1200x600

Nga Dr. Albano ZHAPAJ

 

Çudirat, o miq, nuk kanë të sosur në këtë vend. Punë ka, por s`jemi zanatçinj. Reforma bëhen, por njerëzit si shikojnë. Qeveria punon, por njerëzit se kuptojnë, pasi dëgjojnë gënjeshtrat e opozitës. Policia në krye të detyrës, njerëzit thonë është mbushur Shqipëria me hashash.

Historianët e një të ardhme shumë të afërt, e më tej, do të kenë me siguri goxha punë për të kuptuar e shkruar atë që po ndodh sot. Por çpo ndodh sot që nuk paska qenë e parashikuar, në libra historie, apo edhe Libra të Shenjtë. Le të shikojmë ca më thellë:

«Do të shfaqen shumë profetë të rremë dhe do të mashtrojnë një mori njerëzish.» (Ungjilli sipas Mateut, kapitulli 24, paragrafi 11)

 

Kështu thoshte Mateu kur fliste për profetë dhe mësues të rremë. Me siguri që katoliku Rama nuk e ka lexuar siç këtë varg, e ka lexuar dhe po e keqpërdor, ose ndoshta e ka lexuar por e ka harruar. Nga sa po shohim, nga sa po dëgjojmë dhe nga sa po jetojmë në këtë vend, me sa duket ky është “ungjilli” që Grupi i Rilindjes ka krijuar, me aq kujdes e mjeshtëri, dhe që e preferon më shumë:

 

“Ungjilli” sipas Rilindjes

 

Vargu 1: Parlamenti komandohet me ushtarë të bindur, dhe që të mund të binden të gjithë anëtarër e tij, atëherë duhen futur në palament ca horra dhe vrasës, që anëtarët e tjerë të frikësohen, të dëgjojnë dhe të binden.

Vargu 2: Shteti ka të gjithë të drejtat mbi popullin, dhe që populli të bindet duhet frikë dhe terror, dhe një polici e fortë. Por terrori dihet se është virtyt i rrugaçëve dhe kriminelëve; atëherë le të shtojmë radhët e policisë, le të punësojmë në polici sa më shumë kriminelë dhe hajdutë, se meqë këta e njohin mirë këtë zanat,  edhe  duke i lënë edhe të bëjnë ca punë të tyre këta hajdutë, me siguri që do na binden e do bëjnë ç`tu themi, e kështu  do ta kemi më të lehtë të kontrollojmë popullin, apo kë nuk na do.

Vargu 3: Qeveria nuk ka nevojë që popullin ta vjedhë direkt, se bie në sy për keq. Atëherë jep me koncesion prona dhe shërbime shtetërore tek privati, në mënyrë që privati të vjedhë popullin, dhe në qoftë se populli ngelet borxh tek koncesioni, atëherë përdor policinë (sipas vargut 2) që ta terrorizojë pak, por edhe ta fus popullin në burg. Në fund në qoftë se hashiqare duket që po vidhet, atëherë prapë s`ka faj qeveria, por koncesioni.

Vargu 4: Një vit terror dhe burgime, mjaftojnë të qeverisës katër vjet pa probleme. Popullit i duhet thënë se s`ka faj qeveria që qytetarët e papërgjegjshëm  s`paguajnë dritat tek koncesioni privat, pasi ti popull vetë më votove dhe më the që të bëj shtet, dhe shteti nuk bëhet duke vjedhur. Populli duhet të krijojë bindjen se hajduti i madh (koncesioni sipas kreut 3) nuk ekziston, por që ekzistojnë shumë hajdutë të vegjël nga gjiri i popullit, që dëmtojnë popullin duke mos paguar detyrimet tek koncesionet.

Vargu 5: Qeveria duhet të punojë për popullin dhe të kënaqë nevojat e tij, nëpërmjet punësimit të popullit. Qeveritë e mëparshme kanë qenë hajdute dhe të korruptuara, prandaj edhe shumica e popullit ma besoi mua qeverisjen, që ti zhduk këto fenomene. Atëherë heqim nga puna të gjithë ata njerëz që tashmë janë pjesë e minorancës, lirojmë vendet e punës, dhe punësojmë aty njerëz nga “populli im” që më ka dhënë votën.

Vargu 6:  Që të qeverisësh gjatë, nevojiten para, dhe që të bësh para duhet të lidhesh me njerëzit që dinë të bëjnë, dhe që i kanë ato para. Atëherë jepu mundësinë këtyre njerëzve të ndërtojnë pallate, lokale e parkingje, në vende publike, dhe që frekuentohen më shumë nga populli. Parqet dhe lulishtet janë vende ideale, sepse janë të të gjithëve dhe të askujt. Në ndodhtë se dikush ankohet, me siguri do të jetë pjesë e atij populli në minorancë, që është i korruptuar, ose injorant që nuk e kupton zhvillimin dhe mirëqenien që i vjen popullit nga kjo qeverisje.

Vargu 7:  Qeverinë e mban në këmbë opozitarizmi i heshtur, dhe që të jetë i tillë, duhet që qeveria të godasë fuqimisht pjesëtarët, simpatizantët dhe mbështetësit e opozitës. Këtyre njerëzve u duhet vështirësuar jeta në maksimum, u duhen prishur ndërtimet, me leje apo pa leje s`ka rëndësi, sepse populli na ka votuar që të bëjmë shtet (shiko vargun 3 dhe 4). Të tjerëve që kanë aktivitete private apo biznese, duhet ti gjobisim, ti falimentojmë, ti ndalojmë që të pasurohen, pasi po patën mirëqenie kanë edhe kohë të mendojnë e të flasin kundër qeverisë, po nuk patën punë dhe biznese, do mendojnë vetëm se si të gjejnë bukë, do të fillojnë të punojnë tek ne dhe për ne, ose do të largohen ta kërkojnë punën gjetkë.

Vargu 8:  (Ar)miqtë e jashtëm nuk duhet të kuptojnë se çka po ndodh këtu, prandaj duhen rregulluar qendrat e qyteteve dhe rrugët hyrëse në vend, që gjithçka të duket se po shkon në drejtimin e duhur. Kur na vjen ndonjë  “mik i madh”, të lirojmë rrugët nga populli, ti pastrojmë e ti lajmë mirë ato, ti zbukurojmë me lule e pankarta, që kur  “miku i madh”  të shkojë në vendin e tij, të tregojë për mirëqeverisjen tonë.

Vargu 9: Populli s`duhet të ketë kurrë kohë të mendojë e të gjykojë mbi qeverinë dhe qeverisjen. Për këtë arsye qeveria në mënyrë konstante duhet të prodhojë informacione për tja mbajtur mendjen dhe jetën të zënë, të prodhojë batuta, sharje, fyerje dhe tallje, në mënyrë që media që ja transmeton popullit këto informacione, të ushqehet me lajme, dhe të mos merret me probleme që si takojnë. Në fund të fundit, ç`i duhet popullit apo të huajve se ne prishim parqe dhe ndërtojmë pallate e lokale. Spostimi i vëmendjes nga hallet e vërteta e ndihmojnë popullin t`i kalojë vuajtjet e tij me sa më pak dhimbje. E ku ka doktor më të mirë se ai që të vë në gjumë kur ke dhimbje.

Vargu 10: Një qeveri e mirë, kurrë, nuk ja ngre taksat popullit, por ja ul. Qeveria jonë ja ka heq fare taksat popullit. Bizneset e  “ndershme”  s`kanë pse paguajnë taksa shtetit. Por shteti pa taksa nuk rron dot. Atëherë le të lemë pushtetin vendor t`i marrë popullit atë që si merr qeveria, dhe herë pas herë të gjobitet populli, ku në dyqane, ku në biznese e ku në rrugë me automjete, në mënyrë që shteti të jetë e të ketë. Aty ku pushteti vendor na mbështet, edhe ne e mbështesim me investime në infrastrukturë apo në shërbime.

Vargu 11: Populli duhet të kuptojë që qeveria qendrore është e aftë, e përgjegjshme dhe e pa korruptuar. Në qoftë se qeveritë vendore nuk punojnë siç duhet, atëherë fajin e kanë ato dhe duhen ndëshkuar. Herë pas here ndonjë zyrtar vendor e fusim në burg, që populli ta shikojë që ne jemi në krahun e tij. Pastaj i themi gjykatësit që ata që fusim në burg ne, ti mbajnë ca kohë brenda, e më vonë le t`u japin edhe pafajësinë po deshi. Kështu edhe populli kënaqet që zyrtari i vogël bëri burg, por edhe zyrtari (që është i yni, shiko vargun 2 dhe 3) del i pafajshëm dhe shpërblehet monetarisht për ditët e burgut që bëri.

Vargu 12:  Popullit i duhet thënë se gjykatësit që nxjerrin nga burgu ata që arreston qeveria, janë të korruptuar dhe duhen ndërruar. Nga radhët e popullit tonë të “ndershëm” që na ka votuar, duhen gjetur njerëz të rinj dhe të zëvendësojmë të vjetrit. Qeveria arreston e burgos të pafajshëm, që këta gjyqtarë të korruptuar më tej i shpallin përsëri të pafajshëm. Kështu që s`bëjmë dot shtet me këta gjyqtarë, dhe meqë populli na ka besuar qeverisjen e vendit, duhet që gjyqtarët ti zgjedhë qeveria. Kështu edhe populli fillon dhe kupton që qeveria është në rregull, dhe të këqijat i vijnë nga gjyqtarët.

Vargu 13:  Populli është mësuar që në pushtetin vendor të zgjedhë njerëz që më shumë i beson dhe respekton. Këto janë gjëra të vjetra dhe të  tejkaluara, pasi kur ecën përpara nuk ka më kuptim të kthehesh mbrapa. Atëherë këta kandidatë që do populli, duhen baltosur, denoncuar dhe burgosur. Por si? Mjafton që një qytetar ta denoncojë për një shkelje të vogël, dhe quaje të kryer. Sa ta nxjerrë gjykata të pafajshëm edhe këtë kandidat për pushtetin lokal, qeveria e ka zgjedhur e votuar të riun. Populli duhet të kuptojë që s’mund të ketë reforma në qoftë se nuk përputhen dëshirat e qeverisë qendrore me qeverinë vendore.

Vargu 14:  Populli duhet bindur se puna  dhe frytet e qeverisë nuk mund të duken kaq shpejt, pasi duhen vite për të ndrequr gabimet e qeverive të mëparshme, si dhe për të jetësuar projektet dhe idetë që kemi nisur. Populli duhet të besojë ç`i themi ne dhe jo atë çfarë duket. Kështu fitojmë kohë sa të mbyllim një mandat dhe i themi që na duhet edhe një tjetër për të mos lënë përgjysmë “punën e madhe” që kemi nisur. Për këto arsye në prag zgjedhjesh, asnjë gjobë, asnjë arrestim, ca amnistira, ca investime dhe ca fasada, dhe e shtyjmë edhe një mandat tjetër.

Pra o miq, historianë, gazetarë, politikanë e zanatçinj, siç e shikoni Ungjilli i vërtetë i paska parashikuar edhe profetët e rremë si rilindësit me shokë. Populli do mashtrohet, do bindet, do durojë, por në fund do ta kuptojë të vërtetën, do ta kuptojë se kush është qeveria “profete” dhe kush është populli, pasi populli gjykon me gjuhën e zemrës dhe Zoti s’do ta lerë për shumë kohë në errësirën e “ungjillit” të profetit të Rilindjes, Rama. Populli do ngrihet dhe ora e mashtrimeve do përfundojë

«Ai (populli) do të ngulmojë deri në fund, dhe do të shpëtohet.» (Ungjilli sipas Mateut, kapitulli 24, paragrafi 13).

Të rrojmë e të shikojmë.

Kategori
Uncategorized

New York Times: Arabia Saudite po shkatërron Kosovën.

New York Times: Arabia Saudite po shkatërron Kosovën

Arabia Saudite ka irrituar krijuesit e politikave amerikane për vite me radhë. Gjoja si një aleat kritik, strehuar nga armiqtë e saj përmes ndihmës dhe armëve amerikane, mbretëria ka shpenzuar miliona  të panumërt duke promovuar Vahhabizmin, formën radikale të Islamit Sunni i cili ka inspiruar rrëmbyesit e 11 shtatorit (9/11) dhe që tani po ndez Shtetin Islamik.

Kapitulli I fundit në këtë histori të gjatë e të pikëlluar përfshinë edhe Kosovën e vogël. Me një popullsi prej 1.8 milion banorë, Kosova ka dërguar më shumë të rinj për kokë banori se secili shtet tjetër i Evropës për të luftuar në Irak dhe Siri.

Që nga viti 2012, rreth 314 kosovarë I janë bashkuar Shtetit Islamik, duke përfshirë këtu dy sulmues vetvrasës, 44 gra dhe 28 fëmijë. Edhe Blegjika, e cila shihet gjerësishtë si një vatër e ekstremizmit pas sulmeve në Paris dhe Bruksel, mbetet prapa saj në renditjet e rekrutimit, shkruan NYT transmeton zeri.info.

 

Siç është detajuar nga Carlotta Gall në një artikull të kohëve të fundit në The Times, Kosova është në këtë pozicion kryesisht për shkak se Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit Persik kanë shpenzuar vite në zhvillim dhe financimin e një rrjeti të imamëve, xhamive dhe shoqatave të fshehta atje.

Dhe ndërsa nuk ka asnjë dëshmi se ndonjë grup dha para drejtpërdrejt dhe në mënyrë të qartë për të bindur kosovarët për të shkuar në Siri, zyrtarët e lartë në Kosovë tha znj Gall se klerikët ekstremistë dhe grupe kanë shpenzuar shumë për të nxitur të menduarit radikal islamik në mesin e të rinjve dhe njerëzit në nevojë. “Çështja është se ata mbështesin mendimtarë që nxisin dhunën dhe xhihadin në emër të mbrojtjes së Islamit”,ka thënë Fatos Makolli, shef i policisë së Kosovës kundër terrorizmit.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë investuar shumë për të ndihmuar Kosovën të fitojë pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe për të vendosur demokracinë.

Se Arabia Saudite duhet të jetë duke përdorur Kosovën si një terren të mbarështimit për ekstremistët, ose duke e lejuar atë për t’u përdorur si një terren të mbarështimit nga ndonjë entitet arab apo qytetar, është një kujtesë mizore e sjelljes kontradiktore dhe madje edhe mashtruese të partnerëve të Amerikës në Gjirin Persik dhe ndihmon për të shpjeguar se pse marrëdhëniet e saj me këto vende janë bërë gjithnjë e më të trazuara, shkruan NYT transmeton zeri.info.

 

Kosova, e cila është shpëtuar nga shtypja serbe, pas muajve të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, ka qenë e njohur si një shoqëri tolerante. Për shekuj me radhë, shumica muslimane ka ndjekur versionin liberale hanefite të islamit, e cila është pranuar nga të tjerët.

Që nga lufta, ajo traditë vazhdimisht është kërcënuar nga imamët e trajnuar në Arabinë Saudite, shpenzimet e tyre kanë qenë të paguara nga organizatat bamirëse Arabe, duke predikuar Supremacinë e ligjit të Sheriatit dhe duke nxitur xhihadin e dhunshëm dhe takfirismin e cila autorizon vrasjen e muslimanëve të cilët shihen si heretikë.

Shumica e kosovarëve kanë rezistuar një bindje të tillë, dhe zyrtarët në Kosovës thonë se mbështetja për Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin mbetet e fortë atje. Megjithatë, ekspertët tregojnë për një numër arsyesh që vendi ka qenë terren pjellor për rekrutim të ideologjisë radikale: një popullsi e madhe e të rinjve që jetojnë në varfëri rurale me pak shpresë për vende të punës; korrupsioni dhe mungesa e besimit në qeveri; dhe, sipas një raporti të 2015 nga ana e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, një sistem arsimor që nuk inkurajonë të menduarit kritik, shkruan NYT transmeton zeri.info.

Mbetet e paqartë se pse Qeveria e Kosovës, si dhe Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarët e Kombeve të Bashkuara që kanë administruar pasluftës në Kosovë, nuk ka vepruar më shpejt. Amerikanët mund të kenë gabuar duke supozuar se bashkësia moderuar fetare në Kosovë do të parandalonte ekstremizmin nga lulëzimi i tij.

Sulmet 9/11 sqaruan shumë shpejt rreziqet. Disa organizata saudite në Kosovë u mbyllën, dhe qeveria saudite, e cila duket se ka zvogëluar ndihmën për Kosovën, tani insiston se ajo ka vendosur kontrolle të rrepta mbi organizatat bamirëse, xhamitë dhe mësimet fetare. Megjithatë përkundër kësaj, Kuvajti, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rritur financimin e linjës së ashpër islame në Kosovë.

Shtetet sunite arabe ende nuk duket se kanë kuptuar shkallën në të cilën versionet ekstreme të Islamit rrezikojnë edhe ato poashtu. Edhe pse familja mbretërore saudite mbështetet në klerikët vahabiste për legjitimitetin e tyre politik, shteti islam akuzon monarkinë për korruptimin e besimit në mënyrë që të ruajnë pushtetin e tyre. Që nga viti 2014, ka pasur 20 sulme terroriste në mbretërinë Saudite, shumë prej tyre të organizuara nga ISIS, shkruan NYT transmeton zeri.info.

Qeveria e Kosovës, duke punuar me Shtetet e Bashkuara, ka vepruar për të luftuar ekstremizmin duke miratuar ligje të reja Antiterror, duke goditur pastrimin e parave që mbështet grupet radikale dhe njëkohësisht ka rritur hetimet policore. Fluksi i qytetarëve të Kosovës të cilët janë të gatshëm për të luftuar me shtetin islamik me sa duket ka rënë në zero në shtatë muajt e fundit, ndërsa numri i kosovarëve në fushën e betejës është ulur në 140.

Megjithatë, të paktën dy imamë radikalë vazhdojnë të predikojnë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, dhe të grumbullojnë turmat e të rinjve. Shumë punë mbetet ende për tu bërë për të mbrojtur pavarësinë dhe frymën e tolerancës që Kosova ka punuar aq shumë për të arritur.

Kategori
Uncategorized

Varfëria, mijra shqiptarë drejt psiqiatrisë.

Shqiptarët po preken çdo ditë e më shumë nga sëmundjet  mendore. Ky fenomen shqetësues tashmë është i dokumentuar. Statistikat e 10 viteve të fundit për pacientët e prekur nga diagnoza të shëndetit mendor, që janë kuruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, tregojnë numurin e madh të këtyre pacientëve.

Por, për të gjykuar mbi përmasat e vërteta të shtrirjes së sëmundjeve mendore, shifrave të QSUT-së duhet t’i shtojmë edhe numrin e pacientëve të vendosur në katër spitalet psikiatrike në të gjithë vendin. Një numër të konsiderueshëm zenë edhe qendrat ditore, ku shkojnë persona në fazën e parë të sëmundjes.
Alarmi për rritjen e të prekurve nga sëmudjet mendore është dhënë edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Shkaqet
Specialistët  që kanë kontakt të drejtëpërdrejt  me pacientët, evidentojnë disa nga shkaqet që vijnë si pasojë e këtyre sëmundjeve.  Doktoresha Psikiatre, Arjana Rreli shprehet se faktorët që ndikojnë në shtimin e të sëmurëve janë të shumtë. “Shkaqet janë biologjike, përshembull pacientë që e kanë të trashëguar gjenetikisht. Por, mund të ketë lidhje edhe me sëmundje të tjera, si p.sh një kancer, i cili sigurisht që shoqërohet me një problem mendor.

Nuk mbeten pas shkaqet sociale, të cilat mund të jenë probleme të ndryshme si papunësia, migrimi i popullsisë, konfliktet, divorcet e prindërve, pamundësia për një jetesë normale, siç mund të jetë strehimi”, shprehet doktoresha Rreli. Sipas saj, i dhimbshëm është fakti kur një personi të predispozuar nga ana biologjike i mbivendoset edhe ana sociale. Ky rast nuk ka shpëtim nga një sëmundje mendore.
Adela Lamçja, psikologia e spitalit psikiatrik në Elbasan “Sadik Dinçi”, i grupon në një mënyrë  tjetër arsyet që nxisin sëmundjet mendore. “Janë shkaqe predispozuese. Faktorë mund të jenë terreni ku rriten si dhe hapësira në të cilën ata kalojnë kohën e lirë. Ndërsa shkaqet percipituese kanë të bëjnë me keqjetesën, abuzimin dhe traumat që mund t’i kenë kaluar në një moshë të vogël, por që shfaqen më vonë. Së fundmi është edhe faktori gjenetik, pacientët që e kanë të trashëguar sëmundjen”, shprehet psikologia.

Kategori
Uncategorized

‘DREJTËSIA S’MUND TË JETË DHURATË NGA GANGOT DHE AMBASADORËT’.

lubonjaAnalisti Fatos Lubonja e konsideron jo vetëm të padobishme, por edhe të dëmshme reformën në drejtësi e cila, sipas tij, do të prodhojë padrejtësi edhe më të mëdha.

Në një opinion tëb publikuar në të përditshmen “Panorama” ai shpjegon edhe pse kjo gjë e dëmshme mund të na sjellë një dobi:

Reforma në Drejtësi duhet aprovuar sa më parë, në mënyrë që, me padrejtësitë edhe më të mëdha që do të sjellë, të na ndihmojë të ndërgjegjësohemi më shpejt se nuk mund të kërkosh drejtësi nga kjo skotë që pushtetin e ka ngritur pikërisht mbi themelet e padrejtësisë.

Lubonja ka folur edhe për detashmentet e partive politike, gazetarët në shërbim të tyre që ndërtojnë një strategji mashtrimi.

Këta, ca me vetëdije dhe ca pa vetëdije, synojnë të na bindin që shpresën tonë për shpëtim, domethënë, edhe për drejtësi apo shtet të së drejtës, ta mbajmë brenda qerthullit të këtyre partive.

Analisti Lubonja akuzon edhe ambasadorët e vendeve perendimore se po i shërbejnë pikërisht kësaj strategjie

Më e keqja është se për këtë debat shterpë, bjerrakohës, po punojnë përditë edhe të huajt që i kemi aq qejf, ambasadori amerikan apo ambasadorja e BE, për shembull.

Po për çfarë duhet të flasin ambasadorët sipas Lubonjës?

A i keni parë të thonë një një fjalë për padrejtësinë e madhe (në fakt krimin) që shtetarët tanë më të lartë kanë bërë duke bashkëpunuar me trafikantët e drogës e vrasësit duke i futur deri në Parlament? Unë jo. A i keni parë të thonë një fjalë se si policia përdoret për të rrahur protestuesit edhe pse këta janë në rregull me ligjin, kurse pushtetarët janë kundra ligjit? Unë jo. A i keni parë të thonë një fjalë se si në Shqipëri Ministria e Brendshme sjell aparate përgjimi duke i kaluar ato pa doganë dhe pa marrë lejen e Prokurorisë? Unë jo.

Lubonja thotë se miratimi i reformës dhe padrejtësia që do ta pasojë është një mësim i nevojshëm, që shqiptarët e meritojnë.

Vetëm pas këtij mësimi, ndoshta, do të lindë ndërgjegjësimi ndër shqiptarët se drejtësia nuk është diçka që falet në një ditë të bukur nga gangsterët, të shtrënguar nga miqtë e tyre të huaj, por, shtu sikurse liria, diçka që fitohet ose humbët përditë në luftë me ta.

Sipas analistit, vetëm pas kësaj vetëdije, ka shpresë për një klasë të re drejtuese të ndershme.

Kategori
Uncategorized

Biseda sekrete e ambasadorit dhe “halli” i videos së fshehtë në zyrat qendrore të Tiranës.

Ish Kryeministri, Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje me Projektligjin “Per shpalljen e moratoriumit te gjuetise ne Republiken e
Shqiperise”./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks during a parliamentary session.

 

Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe deputeti i PS, Taulant Balla, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje me Projektligjin “Per shpalljen e moratoriumit te gjuetise ne Republiken e Shqiperise”./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and lawmaker, Taulant Balla, during a parliamentary session.

 

Ish-Kryeministri: Rama ndërroi emrin nga Edvin në Edi për shkak të dosjes së Spanjës dhe akuzave të Kardiovskit

 

Gëzim Saliu

 

 

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi dje nga Parlamenti se një ambasador me peshë në vend i ka rrëfyer një personaliteti shqiptar se kryeministri Rama i ka pohuar se ka rekrutuar kriminelë nga zona e Veriut për të fituar zgjedhjet. Në fjalën e tij, ish-kryeministri tha se kjo praktikë e përdorur nga Rama solli vërshimin e krimit në jetën politike të vendit.  “Çfarë do ti thoshte ne një bisedë një diplomat i huaj një personaliteti shqiptar, do i thoshte: “po, Edi Rama më ka pohuar sinqerisht se ai ka rekrutuar nga zonat e Veriut vrasës, kriminelë e trafikantë sepse në ato zona vetëm me të tillë ia dilet”. Në këtë mënyrë Rama, me një racizëm të ulët, të ndyrë antishqiptar e antikombëtar, paraqet Veriun si pullë kriminelësh dhe dijeni të dashur qytetarë dhe qytetare nga rrethet e Veriut e Verilindjes, se ky është koncepti antishqiptar i tij për ju”, tha Berisha. I pyetur nga mediat jashtë sallës së seancës plenare  lidhur me deklaratën e ambasadorit, emrin e të cilit Berisha e mbajti anonim për çështje etike, ish-kreu i qeverisë theksoi se,: “Ky ambasador është i një vendi kryesor dhe unë për etikë diplomatike nuk po përdor emrin e tij por në mënyrë absolute ai këtë e ka thënë, jo më larg se para tre – katër ditësh nga dita e sotme. Ka thënë se zoti Rama i ka pohuar se ka vendosur, ka marrë kriminelë nga Veriu pasi ato zona të atilla janë dhe se ja mori Berishës për të fituar në ato zona”.

 

Akuzat

 

Duke u marrë me çështjen e ligjit të dekriminalizimit, ish-kryeministri deklaroi në Parlament se pasardhësi i tij Rama e ndërroi emrin nga Edvin në Edi për shkak të një dosje që sipas tij ai kishte në Spanjë. “Le të vijë këtu Edvin Kristaq Rama, për të cilin jam akuzuar mijëra herë se po i ndërroj emrin, ja që del se nuk i kam ndërruar unë emrin por e ka ndërruar ai emrin e tij. Unë pra i kam thirrur atij në emrin e vërtetë. Ai të vijë këtu të tregojë se nga Edvin u bë Edi për shkak të dosjes spanjolle, për shkak të Kardiovskit, për shkak të akuzave të Kadriovskit e shkaqeve të tjera që duhet t’i sqarojë, sepse ai ndërrim emri në një kohë kur pikërisht janë përfolur këto që them unë, në një kohë kur mediat e kanë akuzuar për një krim të tmerrshme në hotelet e Spanjës, në një kohë kur Kadrovski e akuzonte në një letër për të shoqen, Dilën, implikim direkt, janë në media të gjitha këto. Të vijë këtu të thotë ç’është ky ndërrim i emrit”, u shpreh Berisha. Më tej duke shprehur vlerësimin më të madhe për ligjin e dekriminalizimit, i cili sipas ish-kryeministrit u faktoi shqiptarëve se vrasësit i futi në parlament Edi Rama,: “se trafikantët i futi në parlament Edi Rama, u faktoi turpin e madh se si përpiqen për të fshehur kokën si struci në diell, të krahasojnë vrasjen me kundravajtjen ligjore në rrugë, të krahasojnë vrasjen me arrestimin politik, me nenet 55 dhe nene të tjera. Me këtë gjë vetëm sa i hiqni maskën vetes dhe dukeni më kriminelë se kurrë”.

 

Racizmi

 

Po ashtu në fjalën e tij Berisha e akuzoi kryeministrin Rama si një armik të egër të qenies kombëtare. Duke përfshirë në këtë pjesë deklaratat e  ambasadorit lidhur me qëndrimet e Ramës kriminelët në Veri, Berisha tha se kreu i qeverisë është treguar anti-shqiptar. “Rama, me një racizëm të ulët, të ndyrë antishqiptar e antikombëtar, paraqet Veriun si pullë kriminelësh dhe dijeni të dashur qytetarë dhe qytetare nga rrethet e Veriut e Verilindjes, se ky është koncepti antishqiptar i tij për ju. Dëgjoja një ditë në televizion njëriun më të afërt të tij tek u thoshte se nga Laçi në Vermosh dhe në Tropojë ka vetëm kriminelë. Në fakt ky është një fatkeq që beson mashtrimet, trillimet e shpifjet e ulta të një antishqiptari siç është Edi Rama, të njeriut që ka dekoruar Bregoviçin me çelësin e artë të qytetit të Tiranës për hymnet antishqiptare e antikosovare, hymnet ndaj atyre që ngrenë burrat dhe gratë e Kosovës. Ky s’është zotëri, është një kriminel i vërtetë”, pohoi ai. Sipas Berishës është Rama që u thotë të huajve, se veriorët me kriminelë qeverisen. Në këtë kontekst, ish-kryeminstri sfidoi mazhorancën duke pohuar se nga viti 1991 e deri më tani nuk ka asnjë deputet të përfshirë në akte të rënda kriminale sic ishin ata të PS-së.. Merrni listat e deputetëve të PD, në të gjitha legjislaturat nga 91 deri tani, dhe gjeni një të vetëm, silleni këtu po e gjetët, nga Jugu apo Veriu e çdo vend tjetër. Ju doni të krahasoni kundravajtjet rrugore me kriminelët, nxirrni ligjin e arratisjes së Ramiz Alisë”.

 

Reagimi i Ramës ndaj akuzave të Berishës

 

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj dje përmes një statusi në Facebook akuzave të ish kreut të PD, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit. “Gjithë lajmeve për shejtan budallallëqet e Saliut u shkon veç një titull: “Hedh një budalla një gur në lumë 100 të mençur s’e nxjerrin dot”…”, shkruante Rama në rrjetet sociale.

 

PS kërkon përjashtimin e Berishës me 10 ditë

 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi kërkoi dje në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, për të vendosur përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratave të tij në Kuvend për kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka quajtur “kriminel”. “Kërkoj mbledhje urgjente të byrosë së kuvendit për të marrë masat përkatëse ndaj atij që lancoi të gjitha këto në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit që se ka për herë të parë po kështu s’mund të vazhdojë gjatë, kërkoj të thërrisni…sipas nenit 65 për ta përjashtuar deputetin Sali Berisha 10 ditë nga seancat e Parlamentit”- tha Ruçi. Kjo është kërkesa e dytë e demokratëve për përjashtimin e Berishës në kaq pak kohë, ku vetëm një muaj më parë ato kërkuan dhe arritën përmes vendimit të Byrosë qëndrimin e tij 10 ditë jashtë Parlamentit. Por ky vendim i asaj kohe pati edhe kundërpërgjigjen e demokratëve të cilët vendosën të mos merrnin pjesë për 10 ditë, aq edhe sa ishte dënimi i Berishës, në punimet e Kuvendit. Nuk e dimë nëse reagimi i PD-së do të jetë e njëjtë edhe këtë radhë nëse Byroja vendos ta dënojë sërish Berishën me 10 ditë përjashtim nga Kuvendi. Por lidhur me këtë çështjes ish-kryeministri deklaroi në Parlament se,: “Më nderoni me një vendim të tillë që të më dënoni. Ju keni fobi nga shqiptarët”.

 

xastrit-patozi.jpg.pagespeed.ic.EZktOfkesc

Patozi: Në 2017 zgjedhje parlamentare dhe të parakohshme lokale

 

Deputeti i PD, Astrit Patozi propozon që në vitin 2017, krahas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të zhvillohen edhe zgjedhjet e parakohshme lokale. Duke folur në foltoren e Parlamentit, Patozi tha se rithemelimi i Republikës është një emergjencë kombëtare, duke realizuar një reformë të plotë kushtetuese, përfshi edhe reformën në drejtësi. “Mendoj se vetëm një reflektim i thellë i klasës politike do të ishte zgjidhja. Pas këtij rrënimi moral, kam bindjen e plotë se nevoja për rithemelimin e republikës është kthyer në një emergjencë kombëtare. Na duhet reformë e plotë kushtetuese, që të nisë me ligjin e ri elektoral, e cila përfshin natyrisht dhe reformën e famshme të drejtësisë, si kapitull të rëndësishëm të saj.  Le të ulemi që sot për një kontratë të re sociale, sepse nuk mund ta zvarritet kaq pafundësisht tranzicioni i këtij vendi. Le ta fillojmë me zgjedhjet, sepse ato janë themeli i çdo shoqërie demokratike. Le të shkojmë vitin e ardhshëm në zgjedhje, jo vetëm për parlamentin e ardhshëm, por edhe për pushtetin vendor. Le të kemi zgjedhje të parakohshme lokale, sepse duhet ta pranojmë që jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Kjo do të shmangte edhe koston e dyfishtë, pasi e di që do të kërcenin përpjetë edhe qeveria edhe avokatët e saj për të na ruajtur nga gjoja shpenzimet e tepërta, meqë jemi vend i varfër. Le t’i quajmë zgjedhjet e vitit të shkuar si një shans të humbur, sepse të tilla ishin. Për shkak të problemeve të rënda që u vërejtën, të blerjes dhe deformimit të votës, por mbi të gjitha nga oferta e turpshme që iu bë shqiptarëve, me kandidatë me pesë emra, apo me të dënuar apo të arrestuar për trafik droge dhe prostitucioni”, tha Patozi. Më tej duke i mbetur këtij argumenti, deputeti demokrat pohoi se tejk zgjedhjet e deformuara e ka rrënjët vërshimi i krimit në politikë dhe në administratë. “Sepse të fortët, që kanë ardhur në parlament dhe sundojnë cifligje të tëra territoresh në bashkitë e reja të Shqipërisë, janë thirrur nën armë pikërisht për të rrëmbyer votat, me dhunë dhe me para të pista. Të ndahemi me vullnet të qartë nga kjo shëmti e frikshme, që na ka shndërruar në një shtet qesharak, i cili shërben si anekdotë për botën, si shembulli që nuk duhet ndjekur”, tha ai. Sipas Patozit mund të ketë plot formula, të cilat nuk janë vështirë të gjenden, nëse kërkohet realisht të dilet sa nuk është vonë prej gjendjeje së pashpresë. “Duhet ta pranojmë publikisht se ne, sot në opozitë, nuk arritëm ta ndryshojmë aq shumë për mirë Shqipërinë, sa kemi thënë. Ndërkohë, është po kaq e vërtetë se këtu nuk ka pasur asnjë ditë të vetme “Rilindje”, që nga 2013-a e këtej. Por kjo nuk kalohet me një ndjesë, e cila, edhe po të shqiptohet, nuk i shërben askujt. Prej nesh priten akte të forta dhe unë po propozoj një të tillë, pa ndonjë shpresë të madhe se do të merret në konsideratë”, deklaroi deputeti i PD-së.

 

Debatet në Kuvend

Replikat pa mikrofon, Ahmetaj me “hallin” e videos së fshehtë, Berisha: Aty e ke…

 

Mbyll fjalën në emër të grupit Gjergji Papa i PD për ligjin e titujve të pronësisë. Ministri Panariti kërkon fjalën. Meta: Pas atyre që flasin në emër të grupit nuk lejohet, por jua a jap direkt tek projektligji tjetër që është thuajse për të njëjtën çështje dhe në të nuk ka asnjë të regjistruar për të folur.

Ndërhyn Topalli nga vendi: po jepjani fjalën z.ministër, i jepet fjala kur e kërkon. Meta: Ju znj.Topalli këtë e keni vetëm për rastin e z.Panariti besoj. Topalli nga vendi: Po sigurisht vetëm për atë…

Berisha në foltore: Ky s’është zotëri, është një kriminel i vërtetë, që i thotë të huajve e diplomatëve kryesorë se Veriu…Revoltohet Ruci nga vendi, flet pa mikrofon: si mor zotëri mund ti thuash ti kryeministrit të vendit kriminel.

Berisha mes ngritjes së zërit të deputetëve socialistë: Më lër të flasë. Ky kriminel të vijë këtu… ka ndërruar emrin. Revoltohen deputetë e PS. Balla me të bërtitura ngrihet nga vendi: mbylle gojën, pusho ore pusho aty…

Berisha: pusho ti pusht i krimit… Balla: Çfarë the ore çfarë the… Kërkoj ndërprerjen e seancës, kërkesë nga grupi i PS. Berisha:s’mund të më ndërpritet fjala… Idrizi:ndërpritet seanca….

Mediat dalin, Berisha qëndron në foltore, ndërsa nga mbrapa i flasin Tahiri dhe AhmetajBerisha: këtu i keni ju të gjitha ato që keni bërë…Ahmetaj nga vendi pa mikrofon: Kur do e nxirrnit atë, kur do e shikojmë… ( i referohet videos që ish-kryeministri tha se ekziston në oborret më të larta të Tiranës). Berisha pa mikrofon: aty e keni….

Flamur Noka shkon tek Idrizi dhe ankohet: po pse e mbylle për pushim, e ka ai fjalën nuk mund të vazhdojë…. I drejtohet Ahemtajt: Mos u mërzit edhe ti se… Ahmetaj: jam në formë, jam shumë mirë Flamur…

Pas 10 minutash rinis seanca, Berisha sërish në foltore, bëhet gati të nisë fjalën, por Ruçi nuk e lejon.

Kreu i grupit të PS nga vendi i drejtohet Idrizit: Duhet të ma japësh fjalën mua…Berisha: në asnjë mënyrë, ju më ndërpretë fjalën në mënyrë të padrejtë, do flas unë…

Idrizi: Z. Ruçi unë hapa seancën e prita që të vishit ju që kërkuat ndërprerjen po ju nuk ishit, kështu që vazhdoi fjalën z.Berisha që e kishte…

Ruçi: Jo mor jo se ndërprerjen e seancës e kërkova unë dhe duhet të flas unë tani përpara atij.. Topalli çohet nga karrigia dhe i drejtohet Idrizit: jo, jo, jo,  në asnjë mënyrë s’do e marrë ai fjalën, s’ka të drejtë… Idrizi:Ju lutem z.Ruçi.

Ruçi: Ok kërkoj ndërprerjen e seancës sërish për dy minuta pra….Topalli revoltohet: jo ore ç’është kjo kështu, s’mund t’ia ndërprisni ju fjalën ashtu, ishte duke fol. Idrizi ndërpret seancën: mbyllet seanca për dy minuta…

Rinis pas 5 minutash seanca, në foltore Ruçi: sot është 20 vjetori i 20 majit, u masakrua opozita. Topalli nga vendi: ore po boll tani, po kush i pushkatoi mor ato, se po na habit tani

Ruçi: Kërkoj mbledhjen e Byrosë që të marrë masat përkatëse për ta përjashtuar Berishën 10 ditë nga Parlamenti…. Berisha: Fola këtu i revoltuar, sepse dy vite me radhë jam ulur me vrasës, dy vite me radhë jam ulur në parlament me trafikantë vajzash shqiptare, grash shqiptare…

Berisha: Dhe del ti këtu për çështje kombëtare dhe flet për linjën e interkonjeksionit. Ajo linjë është iniciativë e Sali Berishës e ta dish mirë zotëri. Ruçi nga vendi: ti e sabotove atë…. Berisha: Kur doli 8 mln më shumë, e anulova dhe u bë sërish tenderi dhe zbriti 8 mln më pak ndërsa tani doni të mbushni xhepat….

Braçe në foltore: Në këtë zotërinë e kemi mundur në Veri. Topalli nga vendi: me mafie e ke mund me mafie… Braçe vazhdon fjalimin: Në Shkodër e kemi mund me…Topalli ndërhyn sërish nga vendi: me mafie ore me mafie me asgjë tjetër. Braçe revoltohet dhe i drejtohet Idrizit: Thuaji kësaj të pushojë, ç’ka kjo që bërtet. Thojini të pushojë se është edhe në moshë.

Flet në foltore ministri Gjiknuri: Del e flet këtu Sali komiku… Topalli nga vendi: ore, ej ej, ej, çfarë bëhet këtu, do i flasësh këtij për fjalorin ti drejtues i seancës

 

Mungesa e opozitës, mazhoranca nuk arrin kuorumin për të kaluar ligjet

 

Mazhoranca nuk ka arriti dot të votojë  ligjet e parashikuara në rendin e ditës së djeshme për  shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm të deputetëve të pranishëm në sallë. Ndërkohë që deputetët e opozitës u larguan nga salla pasi mbyllën diskutimet duke mos preferuar të votonin, të majtët nuk kanë mundur të sigurojnë numrin e duhur të deputetëve të pranishëm në sallë për të nisur procesin e votimit. Në këto kushte projektligjet e rendit të ditës u shtynë në seancën e ardhshme.

 

blushi-2

 

“ Ja ku Berisha thotë të vërtetën”

 

Blushi: S’na mungon as toka, as dielli, por qeverisja. S’e kemi, të paktën edhe për një vit jo!

 

Deputeti socialist Ben Blushi foli dje në Parlament për atë që e cilësoi si garë dëmesh mes dy palëve se  kush e ka dëmtuar më shumë Shqipërinë. “E kush ishte gara e ripërsëritur? Kush i ka kriminelët më të padukshëm?! Kush ka shitur më pak drogë?! Kush ka vrarë më pak?! Kush ka kriminelët më të ‘butë’?! Kjo do të thotë që gara e dëmeve ka për të vazhduar. Çfarë u tha prapë sot? Ishte një pikë që u fol për çështjen e energjisë elektrike. Kush ua ka shitur shqiptarëve më shtrenjtë energjinë elektrike, Partia Demokratike apo Rilindja?! Kush e ka dëmtuar më shumë konsumatorin.  Këtu s’ka arsye pse të grinden, sepse një palë e ka nisur dhe një palë tjetër me shumë gjasa po e bitis”, u shpreh Blushi. Më tej ai foli edhe lidhur me ligjin e rendit të ditës për tokat bujqësore duke thënë se propozimi i qeverisë është i padrejtë.  “E kam thënë dhe e përsëris: iku Saliu në 2013. Ka 20 vjet që asnjë fjali të tij nuk e besoj, por një fjalë unë ia besoj dhe që ka filluar ta thotë më shpesh. Ai thotë: Unë ika, por unë vazhdoj të qeveris. Dhe kjo është e vërtetë fatkeqësisht. Saliu ka ikur, por metoda e qeverisjes së Saliut vazhdon.  Ka 20 vjet gjyqtarë, kryetarë komunash, kryetar bashkish tani ushqehen duke dhënë tapi të tokave që nuk i kanë. Ligji i famshëm 7501 vazhdon të funksionojë. Toka në Shqipëri është copëtuar”, pohoi ai. Duke ju drejtuar gjatë fjalimit kolegut të tij Sadri Aabazi i cili po replikonte nga vendi ndaj akuzave ndaj qeverisë, Blushi ironizoi kryeministrin me deklaratat e tij ndaj biznesit të huaj pak ditë më parë. “Edhe mua më vjen keq kur i tha: Po Patrik mos u bëj shqiptar të kishte parasysh ty, i tha mos u bëj si Sadriu. Dhe pastaj thonë pse shqiptarët ikin nga Shqipëria. Si mund të jetosh në një bashki që qeveriset nga një mediokër? Sadri nuk po ta përmend emrin as ty as atij. Si mund të pranosh që ky rrënim kthehet në normë Sadri. Si mund të pranosh që kjo shoqëri po bëhet çdo ditë e më e vogël. Kemi qenë 4 mln banorë para 25 vjetësh. 2.8 para tre vjetësh dhe sot jemi më pak se kaq. Pse po bëhemi kaq pak Sadri? Dielli, ajri, mineralet, toka, zejet. Na mungon vetëm një gjë: qeverisja. Na mungon mënyra e qeverisjes”. Në mbyllje të fjalimit të tij Blushi theksoi se,: “I tha: Patrik mos u bëj si ne! Sigurisht që ky kryeministri ynë ka tentuar në jetën e vet të bëhet francez por nuk ia ka arritur të bëhet dot. Nuk do të jetë shqiptar. I përçmon shqiptarët. I konsideron dembel. Ka një mundësi, francez nuk bëhet dot, shqiptar s’do të jetë, të paktën të paktën të bëhet maqedonas. Në ç’kuptim? Të hapë zona të lira ekonomike, të thithë investime të huaja dhe të hapë nja 6 mijë vende pune. Nuk na mungon as toka, as dielli, por qeverisja. Nuk e kemi. Të paktën edhe për një vit j

Kategori
Uncategorized

Kadriovski: CD-ja me akuza dhe vizita ime sekrete në Tiranë.

 

Daut Kadriovski rikthehet pas 8 vitesh në Shqipëri, me një batare akuzash për deputetët socialistë, por edhe për liderin e tyre. 62-vjeçari i kërkuar nga 13 shtete për trafik ndërkombëtar droge u ka mbijetuar qelive italiane, pas një dëshmie të fortë që i “dhuroi” statusin e të penduarit e pak pas rikthimit në Shkup, duket se ka vendosur t’i rihapë hesapet me të shkuarën në Shqipëri. “CD-në nuk e kam dërguar unë në Partinë Socialiste. Kam mbetur i habitur, kur e kam parë atë në duart e deputetit, pohon Daut Kadriovski në një bisedë telefonike, teksa tërheq vëmendjen se preferon të thirret me mbiemrin Kadria. Megjithatë, ai nuk heziton të shtojë se ka prova për ato që thotë e nuk flet kot. Në këtë intervistë, personazhi i shumëpërfolur për lidhjet e tij me rrjete të fuqishme të drogës tregon se CD-ja me denoncimin e regjistruar të tij nuk është një “rrufe” në qiell të hapur. Kadriovski tregon se jo më larg se një javë më parë ka qenë në Tiranë, ku ka takuar një prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Dollapin, me të cilin thotë se ka diskutuar mbi këto çështje.

– Zoti Daut Kadriovski, ju jeni përfolur për dërgimin e një CD-je, brenda së cilës gjendet dëshmia juaj me anën e së cilës akuzoni deputetë të Partisë Socialiste për një sërë veprash penale. Si është e vërteta?

Mbiemri im nuk është Kadriovski, por Kadria. Përsa i përket CD-së, dua që të dini që atë nuk e kam dërguar unë në zyrat e Partisë Socialiste dhe nuk i kam bërë asnjë kërcënim askujt. Se si ka vajtur aty, nuk di çfarë të them.

– E megjithatë, CD-ja përmbante pamje tuajat, ku ju akuzoni deputetët e PS-së, e madje edhe Edi Ramën për vrasje e trafik droge…

Unë kam prova të gjalla për ato gjëra që thuhen dhe për të gjitha akuzat e ngritura. E them dhe një herë, që atë CD nuk e kam çuar unë në zyrat e PS-së. Por dua të them prapë që unë kam shumë prova për ato që them dhe nuk flas kot. Kam mbetur i habitur, kur kam parë atë CD në duart e drputetit socialist. Unë kam qenë një javë më parë në Tiranë, ku jam takuar me një prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Dollapin, dhe kemi folur gjatë bashkë.

– Për çfarë keni folur me Prokurorinë?

Këtë gjë nuk mund t’ua them në telefon. Kur të vini të më takoni, flasim më gjatë bashkë.

– Zoti Kadria, ju thoni që keni prova për dy vrasje, njëra prej të cilave është ajo e bashkëshortes suaj Dile Mirashi. A mund të na thoni konkretisht cilat janë ato?

Nuk mund t’u them asgjë në lidhje me provat, por ju them që kam shumë prova për shumë persona, që janë përfshirë në këto ngjarje.

Kategori
Uncategorized

Dy fjalë për mikun tim, Eqerem Shehu.

Reshat Kripa

Dy ditë më parë u nda nga jeta miku dhe vëllai ynë i paharruar, Eqerem Shehu, anëtar i Kryesisë Kombëtare të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë. Ishe fare i ri kur u detyrua të përballesh me dallgët e tufanit të tmerrshëm që kishte mbuluar vendin. Megjithatë ai nuk u thye. Ato dallgë i përballoi me krenari dhe dinjitet. Bijtë e një familje fisnike e tregojnë veten edhe në rrethana shumë të vështira. Eqeremi i mbijetoi asaj kohe barbare, i mbijetoi sepse në venat e tij rridhte gjak fisniku. Fisnikërinë e familjeve të mëdha nuk mund ta errësojnë klithmat e korbave të zinj.
Biri i Zenel Shehut, komisarit të batalionit partizan “Baba Abaz”, që në Kongrasin e Përmetit pati kurajon t’i kundërvihej diktatorit Enver Hoxha duke i thënë:
– Ne morëm armët dhe dolëm në mal dhe vumë në dispozicion të luftës pasurinë dhe jetën tonë e të familjes, për të hequr spatat e fashizmit nga flamuri ynë dhe jo për të vendosur në vend të tij simbolin sllav të yllit të kuq.
Pas fjalës së tij Tahir Kadareja e tërhoqi mënjanë dhe i tha:
-Çfarë bëre kështu more Zenel? Nuk luftohet kështu si ti, se të mer plumbi ose në ballë ose prapa koke.
Tahir Kadareja e njihte strategjinë e hienave.
Këto fjalë diktatori nuk ia harroi kurrë. Më 14 janar 1948 Zenel Shehu së bashku me komandantin e batalionit ballist “Tafil Buzi“, Syrja Vasjari dhe shenjtorët At Gjergj Suli, Baba Ali Tomori dhe Baba Shefqeti Koshtani, me urdherin direkt te tij, ekzekutohen në bazë të vendimit të marrë më 17 nëntor 1947.
Kështu Eqëeremit iu desh të priste gati një gjysmë shekulli deri sa të vinte dita e përmbysjes së diktaturës komuniste. Qysh në ditët e para u hodh familjarisht përkrah së djathtës shqiptare duke luftuar për çrrënjosjen e sistemit totalitar. Por, përsëri e pagoi shtrenjtë. Në shtator 1998, një dorë e zezë komuniste qëlloi për vdekje vëllanë e tij, Adem Shehun që së bashku me Skënder Kalenjën dhe Isuf Ukën u bënë martirët e asaj dite të zezë terrori Megjithatë, përsëri ai ishte në ballë të luftës për një Shqipëri demokratike dhe europiane.\
Së fundi më lejoni të tregoj një histori intime, lidhur me këtë ngjarje:
Po shkonim për në Libohovë për të kremtuar 80 vjetorin e lindjes së mikut tonë Tomor Alikos. Isha me mikun tim Eqerem Shehun, djalin e Zenelit. Në të dalë të Gjirokastrës, Eqeremi i foli Fejzit, që drejtonte makinën:
– Ndale pak të lutem!
Makina ndaloi dhe ne zbritëm.
– Këtu është pushkatuar babai me shokët e tij, – tha Eqeremi
Ne qëndruam në heshtje në formë respekti. Në atë vend tani ishte ngritur një hotel. Një gjë e tillë sepse më kujtoi legjendën e Rozafës. Edhe në themelet e atij hoteli ishin bërë kurban njerëz. Tregojnë se në kohën kur filluan punimet për ndërtimin e tij, punëtorët gjetën eshtra njerëzish. Lajmëruan organet kompetente se dyshuan mos ishin varreza të gjirokastritëve. Por përgjigja erdhi të vazhdonin punën se ato ishin eshtra të “armiqve të popullit“.
– Fejzi, bjeri bories! – foli përsëri Eqeremi.
Dhe boria ushtoi në ato brigje si kushtrim
Pas dy muajsh ai vendosi të bënte varrin e së ëmës, që kishte vdekur një vit më parë. Shkoi përsëri në vendin ku ishte pushkatuar i ati, mori dy grushta dhe, i futi në një qeskë dhe i vendosi në varrin së ëmës të pambuluar me pllaka mermeri. Mbi pllakën e atij vari tashmë është mbishkrimi:

Zenel dhe Ervehe Shehu

Dhe më poshtë epitafi:

Të kërkuam në tokë dhe s’të gjetëm. Engjëjt na thanë se je lart në qiell tek i madhi Zot. Aty u preftë shpirti juaj!

Eqerem Shehu i përkiste asaj plejade që kishte një pasion, një dëshirë të madhe për lirinë. Donte të jetonte i lirë, pa gjemba dhe ferra në rrugën e tij. Donte të jetonte në një botë të vërtetë. Por, për fatin e keq të atdheut, jetonte në një epokë të gabuar. Jetote në atë epokë kur nuk mund të shprehte dot ato që ëndërronte, ato që i buronin nga zemra e madhe. Jetonte në atë epokë kur nuk mund të shprehte mendimet e lira, ndjenjat e shpirtit të pastër. Jetonte në atë epokë kur sistemi totalitar mbyste mendimin e lirë që në lindjen e tij. Ne i falëm tokës mëmë vetëm trupin e tij të drobitur, ndërsa shpirtin e kanë marrë engjëjt dhe kanë fluturuar lart në qiell për ta shpënë te Zoti i madh i madhërishëm, në parajsën e përjetëshme. Ndërsa deri dje kishim në mes mikun tonë të dashur, tani e tutje do të kemi kujtimin e tij të paharruar.
Qoftë i lehtë dheu që i ra përsipër!

Kategori
Uncategorized

KËPUCËT E ZONJËS SË KOKOSHËVE.

582384_4775887207220_521130627_nlog Autor: Flutura Açka

Kur zonja e karrocës së kokoshëve, humbi ndjenjat dje nga rrëmbimi brutal i karrocës së saj nga policët (katër copë për një qyqare, në zbatim të urdhrit të tyre), këpucët e saj mbetën në trotuar.

Unë i mora dhe i ruajtja.

Po ia dhuroj Bashkisë t’i ketë për Muzeun e Historikut të saj.

Mbase kujtohen se këta qytetarë nuk kanë ndonjë dëshirë të madhe të piqen në diell, as në shi dhe në të ftohtë për të këqyrur qytetarët që kalojnë atypari, por për bukën e gojës. Dhe kërkesa për bukën e gojës është instinktive dhe gjëja më humane e dykëpucëshit njeri, veçmas atij të paqtë.

13233151_10208200854131180_5143064203933310959_nKur t’i kesh sekuestruar vilat e vjedhura, llogaritë bankare të pajustifikuara, kur të kesh pastruar trotuarët e zënë nga bosat e mafias (miqtë e miqve), kur t’ia kesh siguruar kësaj gruaje bukën e gojës si shtetar që ke përgjegjësi për të dhe votën e saj, atëherë, po: atë karrocë ke të drejtë ta heqësh, jo ta tërheqësh zvarrë.

Ta paralajmërosh që ta heqë si qenie njerëzore që ka arsye dhe e kupton se qyteti duhet të bëhet më i bukur, por jo si ‘armike’.
Kam parë disa kohë më parë një bukinist te hekurat e vilës së diktarorit, që një police (me flokë extention, vetullat tatuazh dhe pa kapele, si kund në botë police) po ia mblidhte librat. U trishtova.

Dhe, edhe ngaqë isha përballë shtëpise famëkeqe, m’u kujtua diktatori. Po, ai e përdori policinë kundër qytetarëve të vet, sepse vetëm ashtu e mbante lavdinë e tij dhe pushtetin.

Po tani kjo është e papranueshme, ndaj e edukoni policinë shqiptare dhe ia mësoni nenin numër 1: ajo është në shërbim të qytetarëve të vet, dhe jo armike e tyre.

Kategori
Uncategorized

Fieraku rrezikon 1 vit pa burg se ndërtoi pa leje kotecin e pulave.

Një çift në Libofshë të Fierit përballet prej tetë muajsh me drejtësinë për rindërtimin pa leje të murit të kotecit të pulave, ndërsa bashkëshorti rrezikon 1 vit burg në kuadër të luftës së ashpër kundër informalitetit.

Caci Dhamo dhe e shoqja Zoica besojnë se rindërtimi i kotecit të shpendëve u ka sjell ters; vezët e shtruar për zogj kanë dalë më shumë klluka (lluka) këtë vit. Karakatina pjesërisht e shembur, e ndërtuar ngjitur me shtëpinë që më 1977 me tulla, blloqe, kallama dhe e mbuluar pjesërisht me tjegulla e eternit i ka hapur çiftit punë me shtetin dhe drejtësinë.

Kakarisjet e gjelave dhe zogjtë e hallakatur në oborr i kujtojnë tani 61 vjeçarit nga Libofsha e Fierit se i duhet të shkojë në gjykatë në një proces që zgjat prej 8 muajsh, pasi është kallëzuar për ndërtim pa leje të kotecit të shpendëve.

Në dosjen që Prokuroria i ka dorëzuar Gjykatës, Caci Dhamo akuzohet se ka konsumuar  elementët e veprës penale të ndërtimit të paligjshëm, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal. Hetimi kundër tij ka nisur shtatorin e vitit të shkoi, pas denoncimit të një fqinji.

Dhamo rrezikon të dënohet deri në 1 vit burg, pas ndryshimeve të bëra në Kodin Penal në dhjetor të 2014 në mbështetje të një fushate që qeveria ndërmori për prishjen e disa godinave pa leje dhe asaj që e cilësoi si luftën kundër informalitetit.

Policia e Shtetit njoftoi në fillim të 2016 se kishte proceduar më shumë se 1600 raste ndërtimesh pa leje në të gjithë vendin për vitin 2015. Por fushata e qeverisë nuk ka mundur të veçojë shkelësit e mëdhenj nga banorët që kryejnë ndërhyrje të vogla në shtëpitë e tyre.

Në Fier, zyra e ALUIZN-it i tha BIRN se ka marrë 10 kërkesa për informacion nga Prokuroria e Rrethit, kryesisht për raste meremetimi çatish, ndërtimi avllish e suvatimi, për të cilat kishte filluar hetimin edhe pse këta persona kishin aplikuar për legalizim të ndërhyrjeve.

Drejtori i zyrës,  Ervin Bushi i tha BIRN se edhe Caci Dhamo ka  dorëzuar aplikimin për  legalizim, ndërkohë që shton se “nuk ka asnjë vendim gjykate që pezullon këtë proces dhe se ai shumë shpejt mund ta përfitojë këtë leje”.

Caci Dhamo thotë se nuk do e kishte filluar rindërtimin e kotecit gati të rrënuar, por një topograf i ish-komunës i tha se nuk kishte ndonjë problem nëse fillonte punë për një mur që mund të mbante çatinë me eternite dhe teneqe të kasolles, që mund të shembej e njëkohësisht të aplikonte për leje.  “Kasollja po binte. S’kisha ku të vendosja shpendët, pulat, patat dhe rosat që rris për mish”- thotë ai.

Pas bisedës me topografin, Dhamo kërkoi leje në ish-komunën e Libofshës dhe ngriti një mur me blloqe në njërin krah të kotecit, por pa kaluar tre ditë nga kjo, në derë i erdhën dy oficerë policie e i bënë me dije se kishte shkelur ligjin.

“Policët bënë verifikime, pastaj më thirrën të shkoja në komisariat ku më morën në pyetje”, thotë Dhamo, i cili prej asaj dite ndiqet në gjendje të lirë.

Vladimir Kumaraku, fqinji 61-vjeçar që e ka denoncuar pretendon se Dhamo po ndërtonte në truallin që dikur i takonte atij edhe pse shtëpia dhe kasolla ishin ndërtuar së pari në vitin 1977 dhe Dhamo ka me tapi edhe shtëpinë, edhe oborrin në të cilin ndodhet koteci.

“Mua  këtë truall ma ka dhënë  pushtetit i atëhershëm për banesë, siç jepeshin në kohën e para ndërrimit të sistemit”, thotë 61 vjeçari elektriçist. Edhe prokuroria ka gjetur se kasolla është në tokë të Dhamos, e ndarë një herë më 1977 dhe një herë me ligjin 7501 në emër të së njëjtës familje.

Por prokurorët këmbëngulin se ai ka shkelur ligjin kur ka vendosur të ngrejë mure të reja për kotecin e pulave dhe rosave. “Nga kqyrja e vendit të ngjarjes…në anën veriore muri ishtë në ndërtim e sipër dhe sipër tij gjendet një kovë me llaç dhe mistri,” thuhet në kërkesën për gjykim që prokuroria i ka dërguar gjykatës së rrethit, duke veçuar ndër të tjera kovën e llaçit dhe mistrinë, si prova të krimit.

“Na vjen turp kur na pyesin se përse shkojmë në gjykatë”, thotë Zoica Dhamo. “Kam punuar një jetë të tërë ndershmërsht, dhe nuk kam qenë asnjëherë në derën e gjykatës… Por turp duhet të ketë ky shtet. Sarajet shumë katëshe nuk i quan ndërtime pa leje, kasollen e cilëson  pa leje dhe ne presim vendimin e gjykatës për kasollen,” shton ajo gati e përlotur.

Në Shqipëri deri në janar të 2015 ishin vetëdeklaruar sipas kreut të ALUIZN Artan Lame, 427.000 ndërtime pa leje, të ndërtuara këto 22 vjetët e fundit. Mes tyre ka pallate apo godina disa katëshe, që kanë aplikuar dhe janë në proces legalizimi, por pas ligjit të dhjetorit 2014 policia e shtetit dhe inspektoriatet e ndërtimit u treguan skrupulozë në ndjekjen e çdo rasti ndërtimi, riparimi apo edhe suvatimi.

Kjo duket se e detyroi qeverinë që pas hyrjes në fuqi të ligjit të nxjerrë dy VKM (në 13 maj dhe 25 nëntor të 2015) që synonin të sqaronin rastet kur një leje ndërtimi nuk ishte e nevojshme apo kur ndërhyrjet mund të bëheshin vetëm me vetëdeklarim.

Caci Dhamo thotë se pasi kishte filluar punimet ka bërë edhe një vetëdeklarim në njësinë vendore Libofshë të Bashkisë Fier dhe se ka marrë një leje më 26 tetor për të vijuar me “riparimin e zakonshëm”. Edhe prokuroria e pranon se ka një dokument vetëdeklarimi, por ajo po e përdor këtë si një prej provave kundër Dhamos.

“Sipas këtij vetëdeklarimi rezulton se shtetasi Caci Dhamo ka deklaruar një muaj pasi ka kryer punimet e ndërtimit,” thotë prokuroria, duke bërë njëkohësisht me dije se kjo vërtetonte se punimet më të hershme ishin bërë në mungesë të lejes. Prokuroria u angazhua edhe në një ekspertizë mbi objektin dhe ndërhyrjen në të që zbuloi se koteci ishte 3 me 3 metra  dhe është i shtruar me beton të varfër. “Objekti është ndërtuar qysh në vitin 1977 me leje të organeve të pushtetit administrativ të asaj periudhe,” thuhet në kërkesën për gjykim, ndërsa në parashtrimin e çështjes i bën me dije gjykatës se kërkon dënimin e tij.

Prej shtatorit kur ka filluar kjo çështje, Gjykata e Fierit ka zhvilluar katër seanca, një prej të cilave është shtyrë, ndërsa pritet ende të japë një vendim. Të dëshpëruar, burrë e grua e kanë lënë kotecin të rrënohet, ndërsa shpendët i mbajnë në oborr.

Avokati i tyre, Ilir Dushi ironizon procesin 8 mujor kundër çiftit nga Libofsha, ndërsa përmend si argument edhe kostot e gjyqit që duhet të paguajë shteti.

“Shteti është duke e paguar shtrejtë kasollen që është lënë të rrënohet,” përfundon Dushi. /BIRN.

dkumenti

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi i Kreshnik Spahiut: Telefonata e Ramës kundër “malokëve” të Kosovës.

edi rama-kreshnik spahiu

Nga Kreshnik Spahiu

Kosova nuk do ta votonte kurrë Partinë Socialiste dhe e majta do mbetej përjetësisht në opozitë. Kjo ishte replika dhe debati  me Edi Ramën 4 vjet më parë kur bëmë prezantimin e projekt-ligjit kuqezi “Një Komb, Një Pasaportë”.

Ajo telefonatë e shndërroi mëngjesin në një komunikim sharjesh dhe fyerjesh me njëri-tjetrin. Ish-kreu i opozitës së asaj kohe shfrynte mllef pafund duke u çjerrë se: “Malokët nëse bëhen 5 milion do e linin PS-në pafundësisht në opozitë”.

Frika se 10 milion shqiptar mund të votonin për një parlament e bëri Edi Ramën që të deklarohej publikisht për “marrëzinë” tonë nacionaliste.

Nën fobinë e presionit ndërkombëtar qeveritë hezitonin të pajisnin me pasaporta shqiptarët jashtë kufirit deri në 4 dhjetor 2012 kur ish-qeveria demokratëve në shtëpinë e Pavarësisë në Vlorë, pikërisht në tavolinën ku u nënshkrua themelimi i shtetit Shqiptar do miratonin Vendimin për dhënien e pasaportave për shqiptarët e Kosovës por jo për ata të Maqedonisë.

Gjithësesi vendimi nuk u ekzekutua as nga demokratët dhe as nga socialistët por radhët e gjata nëpër konsullata mbetën sërish.

Disa ambasadorë shprehnin skepticizëm por kurrë nuk i jepnin përgjigje pyetjes pse për vendet e tjera në Ballkan e kishin lejuar.

Madje edhe sot shumë shqiptarë kokë-trashë ende nuk e kuptojnë rëndësinë e këtij procesi.

Asnjë shtet në botë nuk i lë bashkëkombësit e vet pa pasaportë pasi e drejta e nacionalitetit lind nga origjina, gjaku, trashëgimia. Mjafton një nga prindërit ta kesh në atë origjinë dhe të lind e drejta e pasaportës. Kështu veprojnë Gjermanët, Amerikanët, Suedezët, Francezët pavarësisht se ku jetojnë. Italianët që kanë dhjetëra breza që jetojnë në Argjentinë kanë pasaporta italiane dhe madje votojnë për senatin dhe qeverinë italiane.

Në 25 vitet e fundit ky projekt-ligj u miratua në Zagreb “Pasaportë për çdo kroat”, në Beograd “Pasaportë për çdo serb”, në Shkup “Pasaportë për çdo maqedonas”. Athina dhe Sofia japin më shumë pasaporta greke dhe bullgare për shqiptarët e Shishtavecit sesa jep Tirana për shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni, Kosovë, Preshevë, Ulqin, Çamëri dhe diasporë.

Shqiptarët mbeten ende i vetmi komb që vetëm 20% disponojnë pasaportë shqiptare. Pra shteti shqiptar e ka lënë shumicën e kombit pa pasaportë.

Ahhh sikur ta dinte Naim Frashëri i shkretë që: “Shqipëria s’na jep as nder dhe as emrin shqiptar”

Kategori
Uncategorized

Daut Kadriovski… Baroni shqiptar i drogës flet për lidhjet e tij me funksionarë të lartë socialistë.

daut kadriovski - ps

 

Nga Basir Çollaku

Daut Kadriovski ndryshe njihej edhe me emrin Mehmet Hajdini, vlerësohet si një nga trafikantet më të fuqishëm europianë të drogës. Ai është arrestuar në disa shtete, por përsëri ka arritur të dalë nga burgu, përmes ryshfeteve dhe ndërhyrjeve të ndryshme. Në gazetën “Dita” në vitin 2001 ne redaksinë e kronikës unë punoja me kolegët Anila Hoxha, Keti Banushi, Alma Lama, kur jemi marrë dhe publikuar ekskluzivisht këtë material. Pas publikimit të pjesës së parë vdes-vritet në Tiranë, Dile Mirasha e dashura, bashkëjetuesja e Daut Kadrovskit….

Ne 3 tetor 2001, shqiptaro-maqedonasi u arrestua nga autoritetet shqiptare ne Golem, aty ku kishte ngritur edhe kupolën e tij te veprimtarive te paligjshme, ku edhe jetonte prej gjashtë vjetësh. Ai u ekstradua ne Nëntor të po atij viti në Itali, pasi ishte dënuar në mungesë nga një gjykatë e Romës, me 12 vjet burg.

Në prangat e policisë, i kërkuari ne 12 shtete të ndryshme europiane, me urdhër-arresti nga Interpoli, ka përfunduar disa herë, edhe në Turqi e Gjermani, por përsëri ka mundur t’i shpëtojë burgut. Aktualisht, besohet se Kadriovski dhe banda e tij e trafikut të drogës vepron në SHBA, me disa biznese në Nju Jork e Filadelphia.

Bosi me i madh i 15 familjeve mafioze shqiptare konsiderohet i mirënjohuri Daut Kadriovski (i arrestuar disa vjet me pare ne Shqipëri, ne qytetin e Durrësit dhe u akuzua nga media e Tiranes per lidhje te aferta me disa familje politikanesh shqiptare shume te njohur, apo me femijet e tyre. shen. i red.). Ai konsiderohet si një nder trafikantet me te mëdhenj ne Europe. Kadriovski ishte arrestuar ne vitin 1985 ne Gjermani. Autoritet konfiskuan ne atë kohe disa vila, jahte dhe makina luksoze qe ishin ne pronësi te bosit te trafikut.

Ai u arrestua dhe te gjithë besonin se kishin dëgjuar për fundin e Daut Kadriovskit, por ai arriti te arratiset nga burgu dhe te strehohet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Besohet se vazhdoi aktivitetin e tij kriminal ne Nju Jork dhe Filadelfia. Ai është i njohur i familjeve te “Cosa Nostra”. Ai konsiderohet si një nder trafikantet me te njohur dhe organizata e tij besohet se është një nga burimet kryesore te heroinës afgane ne Amerikën e Veriut.

Trafikantet kosovare kane konsoliduar fuqinë e tyre dhe janë kthyer ne shpërndarësit me te mire te drogës ne rrjetin kolumbian, dhe janë me te rinjtë ne ketë biznes. Shqiptaret kane lidhje me rrjetin e kolumbianeve duke u kthyer ne burimin kryesor te kokainës ne Europe qe i lejon ata te kenë ne dore para ne kesh, me te cilat me pas ato bëjnë pastrim ne sistemet e tyre bankare. Kështu trafikantet shqiptare u kthyen ne trafikantet me te qëndrueshëm ne Europe, si dhe trafikante te kokainës.

Ato kane ne shtëpitë e tyre sisteme te pastrimit te parave dhe lidhje politike qe shumica e trafikanteve e ëndërrojnë ta kenë. Ato janë gjithashtu një nder kryesoret e botes se krimit dhe pjesa me e madhe e bashkëpunëtoreve vazhdon te mbetet e panjohur për forcat e rendit. Te 15 familjet shqiptare mafioze, dalëngadalë po kthehen ne organizata kriminale te fuqishme aq sa nuk i keni dëgjuar ndonjëherë.

Letra e Daut Kadriovskit: Ju rrëfej linjën e trafikut të drogës me targa “RSH”

“Ujku gri”, anëtar i bandës që ushtronte aktivitet në Romë në mesin e viteve ’90, i akuzuar nga më se 13 shtete për trafik të lëndëve narkotike. Është arrestuar më 3 tetor të vitit 2001 në Golem të Durrësit, ndërsa në janar të vitit 2002 është ekstraduar për në Itali ku po vuan dënimin me 12 vjet heqje lirie, që i është dhënë nga gjykata italiane.

I akuzuar dhe për vepra të tjera, shqiptaro-maqedonasi në fillim të shkurtit 2002, Kadriovski nga brenda qelisë i ka dërguar një letër shtypit shqiptar. Ai flet se kush janë veprimtaritë e tij. Miqtë, armiqtë, trafiku, njerëzit e pushtetshëm që u njohën dhe u lidhën me të. Kokaina dhe heroina. Kush ia kërkonte Kadriovskit, mallin e ndaluar. Si e nxirrnin në Greqi kokainën dhe heroinën me makina me targa RSH, si dhe njerëz të pajisur me pasaporta diplomatike. Lidhje të çuditshme me median, njerëz të njohur dhe të panjohur. Për këto dhe gjëra të tjera Daut Kadriovski ka shkruar në letrën që po ribotojmë.

“Ujku gri”, i cili tani po vuan dënimin në burgjet italiane përmes një letre dërguar medias pranon se ai ka qenë një nga krerët e trafikut të drogës, por ai shton se një trafik të tillë në Shqipëri e ka bërë me zyrtarë të lartë të pushtetit socialist. Si mbërrinte droga nga SHBA në Shqipëri, ku paketohej dhe si merrej ajo në aeroportin e Rinaist me targat qeveritare “RSH”, kush ishte zyrtari i lartë socialist me inicialet L.H. që fshihej pas këtij trafiku dhe me vilë në Amerikë.

Inicialet e emrave që Kadriovski përmend në letrën e tij janë bërë sot zëdhënës të së ashtuquajturës “politikë e re”, e cila nuk rezulton gjë tjetër veçse një politikë e interesave të grupeve kriminale të shkatërruara gjatë këtyre tre viteve, por që mbajnë ende shpresë se mund të rilindin duke pasur si garanci pikërisht këta zëdhënësa të politikës së re që gjenden në PS. Letra e Kadriovskit, pjesën e parë të së cilës gazeta po e boton sot nuk është gjë tjetër veçse pjesë e një historie të Mafies Shqiptare. Por ajo që të shqetëson, nuk është realiteti i së kaluarës, i cili tashmë dihet nga të gjithë se ka qenë një pushtet i kapur nga mafia, por mbajtja kapur nga të njëjtat segmente kriminale e të njëjtës parti që ishte në pushtet në atë kohë edhe pas rrëzimit nga pushteti në 2003. Njerëzit të cilët “Ujku gri” i denoncon me iniciale janë përfaqësues të PS dhe natyrisht që ato do të zbardhen sikurse do të zbardhet gjatë ditëve të ardhshme edhe letra e dytë e Kadriovskit në të cilën ai jep detaje të reja të emrave të “polikës së re” të lidhur me mafien.

LETRA

Unë Daut Kadriu, shfrytëzoj rastin t’ju dërgoj këtë letër nëpërmjet një miku, i cili lirohet nga burgu dhe t’ju siguroj se ku qëndron e vërteta. Kryesorja jam shëndosh e mirë e me këtë rast dëshiroj t’i faliminderohem personelit të burgut, për sjelljet njerëzore dhe civilizuese të tyre ndaj meje. Sa i përket drejtësisë shqiptare ka kaluar çdo kufi me padrejtësira ndaj meje. Unë jam i dënuar nga drejtësia italiane, vetëm me të dhënat e një personi. Nuk e kam ditur se kam qenë i dënuar gjer në ditën e arrestimit e si rregull drejtësia shqiptare u ka dash të thërriste hetuesit italianë që të vinin në Shqipëri për të hetuar çështjen, se a është e vërtetë apo jo. Kur u mbajt seanca e parë, vendosën me 40 ditë burg pa më dhënë sqarime, në seancën e dytë akoma pa kaluar 40 ditë dhe pa e parë dosjen, prokurori në sallë ia dorëzoi avokatit dosjen, kurse gjyqtari lejoi vetëm 10 minuta kohë për ta studiuar atë. Avokati refuzoi të më mbrojë pa studiuar dosjen, kurse prokurori kërkoi 90 ditë burg e gjykatësi e vendosi siç kërkoi prokurori. Të nderuar gazetarë, ju siguroj se dënimi që më është dhënë në Romë është i montuar nga ana e jugosllavëve, me qëllim që të më deportojnë në Jugosllavi. Kur do të lexoni dosjen, atëherë do të shihni të vërtetën.

PAKETIMI I KOKAINES

Puna qëndron kështu. Për veprat që akuzohem, bëhet fjalë në vitet ’90, ’91, ’92 në kohën kur kam qenë në Australi, e që mundin të dëshmojnë mbi 100 artistë. Shembull e kisha rastin në Amerikë pa dashje të hasi në vilën e një ish-funksionari të rëndësishëm, nuk e di a është akoma, L. H. Aty u bënte paketimi i kokainës në krye me mikun tim e pastaj u bë dhe mik i krye… A. B.

A mendoni se ish- funksionari nuk ka dijeni për ngarkesat dhe paketimet që bëhen në vilën e tij në Amerikë dhe i pret në Rinas me makinë “RSH”. Si punë delegacioni. Sikur të ishit të guximshëm dhe gazetarë të vërtetë do të zbulonit arinjtë në vend të lepujve. Unë me dëshirë do ju udhëzoja, mirëpo në situatën që gjendem unë duhet shumë guxim, se personi që ma montoi procesin e Romës ka lidhje me disa njerëz të rëndësishëm. Unë për momentin po ju tregoj tregun e ju mundohuni pak vetë. Shembull pse nuk gjurmoni për arrestimin tim. Si bëhet që bash përpara katër muajve të arrestohem kur unë jam prej vitesh në Shqipëri dhe ka pas mundësi me më arrestue me herët se policia e ka ditur se unë jam në kërkim dhe jam i dënuar, kurse unë nuk e kam ditur dhe lirshëm ecja nëpër Tiranë. Më erdhi çudi kur dëgjova me thënë “Ujku gri”, se atë emër ma kanë ngjitur jugosllavët para 25 vjet, bile një kryeçetnik i gazetarëve të Serbisë, i cili e ka shkruar një libër kundër shqiptarëve e sidomos për mua e përmend një libër. Librin e kam në Tiranë dhe do ia dorëzoj një avokatit e do vërtetoni se emri vjen nga Beogradi e shumë gjëra të tjera janë të dhëna nga Beogradi e Shkupi me anë të nipërit e njerkës sime sllave që i ka në Shqipëri.

KAM BERE VEPRA TE RENDA

Unë, nuk them se jam engjëll, kam bërë vepra aq të rënda, nis nga armët vrasjet, droga e të tjera punë, por i kam bërë kundra Jugosllavisë e jo kundra Shqipërisë e as Italisë dhe në këtë rast jam i pafajshëm. Kur ta shihni në libër sa keq më akuzojnë Beogradi saqë sipas tyre duhet me më rrjep për së gjalli. Neve kemi qenë mbi 100 veta në grup që punonim dhe e mbushnim Beogradin me drogë pa asnjë lloj fitimi se agallarët e Beogradit nuk kujdeseshin për fëmijët e tyre, por si t’i zhduknin kokat dhe popullin e Kosovës dhe neve me atë që mundeshim e bënim. Unë nuk fshehi realitetin, sikur edhe unë të bëhem ëngjëll është e kotë se dihet procesi i Prishtinës e shka ka folur ish-shefi i policisë serbe tashti ministër rendi, i cili ka qenë rëndë i plagosur nga ana ime. Atë kohë gazetarët serbë dhe maqedon e përmendën fjalën ujk. Më kujtohet shumë bukur kur doli në televizion e gazetarët thanë a mendoni se keni korrur sukses pa u kapur “Ujku” dhe atë ski që edhe ju e përdorët në gazeta. Kurse ke prokurori është pasaporti im me Kadrija dhe në flet arrest që ma dhanë në Drejtori me Kadriu. Gjurmoni pak sa e kam pasur….

Rrëfimi i Kadriovskit: Si dërgohej kokaina me pasaporta diplomatike

“Me Greqinë e kishim kollaj dhe trafiku i drogës kryhej rregullisht me automjete zyrtare dhe pasaporta diplomatike. Pa problem kalonim nga 20 kilogram kokainë. I bëj thirrje A. G. ta shikojë mirë fotografinë time, që të më njohë”

Letra e Daut Kadriovski i njohur si “Ujku gri”, dërguar në shkurt të vitit 2002 medias shqiptare ne ate kohe ne gazeten Dita.

Në pjesën e parë të letrës së tij, Kadriovski tregonte se si mbërrinte droga nga SHBA në Shqipëri, ku paketohej dhe si merrej ajo në aeroportin e Rinasit me targat qeveritare “RSH”. Kush ishte zyrtari i lartë socialist me inicialet L.H. që fshihej pas këtij trafiku dhe me vilë në Amerikë. “Ujku gri”, i cili tani po vuan dënimin në burgjet italiane, përmes letrës dërguar medias, pranon se ai ka qenë një nga krerët e trafikut të drogës, por ai shton se një trafik të tillë në Shqipëri e ka bërë me zyrtarë të lartë të pushtetit socialist. Aty dukej qartë se si ishte implikuar zëdhënësi i politikës së re në pazaret e pista të drogës dhe vrasjeve të mafies. Në pjesën e dytë të letrës së Kadriovskit, sot po botojmë të dhëna të reja rrënqethëse për kapjen e politikës së re socialiste nga mafia, njerëzit e së cilës militojnë pa shkëputje që nga viti 2001. Kadriovski tregon se si e transportonte drogën në Greqi me makina zyrtare dhe pasaporta diplomatike. Ai thotë se në Greqi e kishte shumë kollaj, pasi e dërgonin drogën rregullisht dhe pa problem kalonin me nga 10-20 kg kokainë. Makinat zyrtare të mbushura me drogë kalonin pa asnjë problem sepse personat që ishin brenda ishin të pajisur me pasaporta diplomatike. Kadriovski përmend edhe A. G., duke i bërë thirrje “ta shikojë mirë fotografinë time, që të më njohë”. “Ujku gri” tregon se si një ditë i kishte shkuar një zonjë zyrtare dhe i kishte kërkuar që kokainën ta transportonin vetë zyrtarët për në Greqi.

Gazetari i pushtetit, mik i trafikut të drogës

Jam befasuar me ju gazetarët. Ju nuk informoni kaq shumë dhe kaq për kasapët, barbarët e Ballkanit që lanë me mijëra fëmijë pa prindër dhe e dogjën Kosovën para syve të botës. Sa për mua, qeshja me vete kur dëgjova për një gazetë, kryeredaktori i së cilës më duket se nuk më ka njohur në fotografi dhe nuk më ka ditur si “Daut” apo si “Mehmet”. Më ka njohur dhe u bë shumë kohë që nuk më ka takuar, prandaj është ngatërruar. Tani nuk e di se çfarë pune bën, por 2-3 vite më parë mbante disa poste, inicialet i ka A. G. Më kujtohet nëpërmjet një miku, u takuam tek piceri “Shushica” në Tiranën e Re, e m’u prezantua si ish-përgjegjës i gazetës, i paprekshëm, diplomat etj. Më erdhi pak çudi se ishte shumë i ri, mirëpo kur u takuam prapë e vërtetova se bashkë me të ishin edhe dy veta që i njihja unë mirë. Ishin në atë kohë shoqëruesit e një ministri. Pas disa minutash erdhi edhe një zonje që tani është në një post të rëndësishëm. Gjatë bisedës ngela i habitur kur më kërkuan kokainë për vete. A. G. dhe për disa të tjerë, por prapë një mik që ishte me mua, u mbaroi punën dhe kështu u bëmë më të afërt. Pas disa ditësh më afruan të rrinim në Vlorë ku ishin edhe tre femra që na i prezantuan si shoqe.

Në Vlorë, tek Uji i Ftohtë afër tunelit hëngrëm nga një peshk e pastaj kaloi biseda për biznes. Na shëtitën nëpër disa vende që më treguan se çfarë gjërash disponojmë me njerëz me motoskafe. Duam vetëm të fillojmë punën, mirëpo unë u tërhoqa, vetëm ai miku im filloi biznesin me AG.

Trafiku me grekët

Sidomos me Greqinë e kishim kollaj dhe rregullisht me makina zyrtare dhe pasaporta diplomatike, pa problem kalonin me nga 10-20 kg kokainë, por edhe vendet në makina ishin mirë të rregulluara. Po i bëj thirrje A.G. ta shikojë mirë fotografinë time, që të më njohë, ndërsa për një tjetër koleg tuajin nuk më vjet çudi se ai vetëm emrin e ka në atë gazetë. E kam paur rastin ta takoj në Pogradec, thonë te vila e Enver Hoxhës, ishte së bashku me ish-prefektin e Shkupit dhe me shefin e Policisë së Ohrit. Unë isha me shoqen dhe dy fëmijët. Duhet t’i kujtohem mirë zotërisë. Por habitem kur dëgjoj se kush shkruan.

Ju, në vend që të gërmoni punën e cigareve Slim si tregtarët grekë e marrin nga Ukrahina që ka mbetur qysh në kohën e eksplodimit të Çernobilit dhe e sjellin dikund afër Janinës, ku e pastrojnë me një lloj acidi e pastaj miqtë e tyre e bien në Shqipëri, që pas disa viteve të fillojnë pasojat e të lindin edhe deshnit e jo vetëm mushkat. Më vjen keq që po përmend Slimin, se personat që e organizojnë i kam miq, mirëpo më vjen keq edhe për njerëzit e ngratë, meqenëse kjo punë ju takon juve që ta zbulonit në vend që të merreni me mua.

Më takonin deputetë e ministra

Në të vërtetë vinin deputetë e ministra dhe më takonin në Australi. Përshembull. Njëri nga ministrat më tha se, kam një fëmijë të sëmurë me një sëmundje të pashërueshme në Shqipëri. Më tha se, ka kërkuar, por se nuk kam gjetur ilaçe për atë lloj sëmundje. Unë bëra çmos, 4 mijë km larg shkova dhe ia gjeta ilaçin dhe tani e ka fëmijën top. Si mundet të jem për ju asi lloj egërsie dhe i keq shembull, si mundet një njeri sipas jush aq i keq e fëmijët e tij të jenë nxënësit numër një si në Australi, ashtu edhe në Shqipëri. Aq të shkëlqyer sa që vajza mbaroi shkollën e mesme dhe brenda 2 vjet të lartën, duke kaluar nga një vit në dy vite. Gjithashtu edhe çuni, Berati, pyeteni në kolegjin turk se ata do t’iu tregojnë më mirë. Nuk dua t’ju ofendoj se e di që një përqindje e juaj jeni gazetarë të mrekullueshëm dhe të aftë, kurse një përqindje e madhe nuk ka lidhje me gazetarinë. Ju e dini mirë se në të tjera vende gazetarët e luajnë edhe rolin e dedektivit, duke gërmuar më shumë zbulohet lloj-lloj skandali nga ata se nga policia. Shembull merrni në Amerikë nga presidentët e gjer te terrorizmi, në Turqi shembull 90 përqind e krimeve, kontrabandës, terrorizmit etj., është zbuluar nga gazetarët.

Arrestimi

Daut Kadriovski arrestohet në Golem të Durrësit, Supertrafikanti, super i kërkuari. Kjo është formula me të cilën është shprehur menjëherë drejtësia shqiptare. Janë të paktën 13 shtete që e kërkojnë njeriun me këmbë platini.

“Ujku”

Anëtar i bandës “Ujqërit gri” në Itali, në mesin e viteve ’90. Ka ikur nga prangat italiane dhe prej pesë vjetësh jetonte në Shqipëri. Në shtetin fqinj, përtej Adriatikut, ishte i dënuar me 12 vjet heqje lirie në mungesë. Dënimi është marrë nga Apeli i Romës, por trafikanti ka ikur.

Gjermania

Në Gjermani sërish emri i Mehmet Ajdinit apo Daut Kadriovskit njeri që sipas akuzës ka përdorur rreth 20 emra, është ndër më të kërkuarit nga drejtësia e këtij vendi. Po sipas organit të akuzës edhe në Gjermani është dërguar në qeli. Por ujku ka arritur të dalë nga qelia. Arratisja i ka kushtuar jo pak Kadriovskit, që është plagosur në këmbë.

Maqedonasit

Disa shtete kërkojnë ta rimarrin Kadriovskin mes të cilave dhe Maqedonia, por e para e ka kërkuar Italia. Më pas, Gjermania dhe Australia. Por, Daut Kadriu ka kundërshtuar duke pretenduar se është pala serbe ajo që kërkon ta fusë në dorë, pasi ai është atentatori i ministrit të Brendshëm aktual serb. Janari e ka gjetur në Itali, në qelinë e munguar ujkun gri.

Faqe nga libri “Sekrete të mafies shqiptare”

Sekretat e mafies shqiptare është libër i autorit Dejan Lluçiç, që i ka kushtuar një vend të veçantë rastit Kadriovski. Don Korleone quhet Daut. Kështu nis tregimi për kumbarën e mafies shqiptare sipas serbëve.

Fq.123

Daut Kadriovski është lindur më 1948 në Shkup e gjykuar sipas të gjitha gjërave është një kriminel shumë inteligjent. Kadriovski është kumbar (nun) i mafies shqiptare.

Fq.130

Në interes të dyanshëm është bërë një marrëveshje në mes të mafies shqiptare dhe asaj italiane. Mafia shqiptare ka marrë përsipër furnizimin me drogë të Italisë së Veriut për kundërvlerë janë marrë para ose armatim që është vlerësuar si biznes i fortë.

Fq.134

Interesante është që qendrat e porosisë së drogës për këtë grup të mafies shqiptare në të njëjtën kohë janë dhe qendra të emigracionit shqiptar, ç’ka të sjell në përfundim që ky grup nuk do të ishte kaq efikas nëse s’do të ishte krijuar bindje që në aksionet e saj nuk ka vetëm veprime kriminale, por edhe mënyrë që të krijohet kapital për blerjen e pasurisë së serbëve në Kosovë. Që lidhja në mes të emigracionit politik dhe kriminaliteti ekziston, tregon edhe angazhimi i oficerit të Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë, gjithashtu shqiptari Tahir Zehaj në punë me drogën.

Fq.138

Korruptimi i njërit prej njerëzve kyç, oficerit të UPJ-së i cili punon në Sekretariatin për Mbrojtjen Popullore në Prishtinë na tregon neve që puna e mafies shqiptare është drejtpërsëdrejti në funksion të destabilizimit të Jugosllavisë….

Shkrim i botuar në “Gazetën Dita” në vitin 2001