
Artur Zheji në një shkrim në portalin e tij analizon situatën ku gjendet kryeministri Edi Rama pas blofit të madh që i ndodhi duke dalë hapur dhe botërisht, kundër presidentit tashmë të zgjedhur Donald Trump.
Sipas tij ndoshta vetë Trump-it, nuk i ka mbërritur në vesh një “thërrmijë” si Rama, por stafi i tij i ka mbajtur shënim të gjitha deklaratat e pashembullta të kryeministrit tonë, veçanërisht ato të lëshuara në gjigantin mediatik CNN. Pikërisht ky sulm verbal i egër ka për ti kushtuar shumë Ramës, sipas Zhejit.
Prandaj edhe ai po merr masat duke e ditur që përveç “hakmarrjes” nga perëndimi, edhe mbështetjen popullore në vend e ka në rënie të lirë.
Shkrimi i plotë i Artur Zhejit:
Me humbjen e Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale amerikane, duke filluar nga Janari i ardhshëm 2017, në Ëashington do të hipë në pushtet, Donald Trump. Ndoshta Trump, nuk është njoftuar asfare për ekzistencën biologjike të kryeministrit shqiptar, për përmasat e tija fizike, retorike dhe gjeopolitike që ay pretendon.
Trump, simbas shumë gjasave, nuk ka patur rastin të dëgjojë “porositë e alarmuara dhe alarmante qe Rama” jepte përmes CNN, kundër Trump, kundër personit, figurës, ideologjisë dhe platformës së tij, për amerikanë dhe amerikane, kudo ato ndodheshin atëbotë.
Por stafi i kandidatit për President, sigurisht që po. Sepse në SHBA, votojnë më të paktën dhjetëra e dhjetëra mijëra shqiptarë, të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe nga fjalët buçitëse dhe patriotike të kryeministrit nga Tirana, vota e tyre është ndikuar dhe stafet i mbajnë shënim këto “detaje”.
Sepse kryeministri nga Tirana, nuk u mjaftua me nuanca, apo me forma të tërthorta, në analizën e tij agresive të Zgjedhjeve Presidenciale amerikane, por, u hodh në sulm të drejtpërdrejtë, të vendosur dhe të paekuilibruar asfare, në përkufizimin e rrezikshmërisë që do të mund të sillte, një president amerikan, me tiparet republikane të Donaldit. Dhe ç’është më e keqja, nuk ishte thjesht një opinion, i një natyre të vetëpërmbajtur prej intelektuali dhe që mund të shprehë natyrshëm rezervat e tija, por një sulm verbal me natyrë të thekur elektorale.
Ky shkëlqim retorik në CNN, që brengosi kundërshtarët e tij në Tiranë, kur mendonin edhe ata, se çfarë mirënjohjeje të thellë dhe bujare në mbështetje të pushtetit të tij, do të kishte zonja Clinton, për një lobist si Rama, kur të bëhej Presidente. Por pikërisht ky “shkëlqim”, është tani një “verbim” dhe një boomerang i dhimbshëm, për karrierën e tij të nesërme.
“Pika e ujit” apo “thërrmija” nga Tirana, si edhe vetëpagëzoi veten kryeministri ballkanas me rezidencë në Tiranë, mbas fitores së Trump të kuptohemi, u ndje i tkurrur dhe gjuhëkafshuar, për atë gojtari fenomenale kundër Trump, që buciti hic më pak se në CNN. Kanalin televiziv, superfuqi botërore mediatike, më të madh, më të shikuar dhe më referencial, që ka sot Planeti.
Edhe sikur të vriste veten live, një kryeministër i një vendi “thërmijë” nëpër botë, nuk do të merrte dot aq kohë televizive, sa përfitoi Rama, për të sharë e mallkuar Trumpin dhe për të paralajmëruar krejt Amerikën, që të mos e votonte atë “mynxyrë” të popujve!
Tani Rama e ka kuptuar fare mirë gabimin që ka bërë dhe ndoshta e kanë informuar se cili do të jetë reagimi i stafit politik dhe diplomatik të Trump, në Janarin e ftohtë të fillim-pushtetit të tij. Ëashingtoni është i akullt në Janar dhe padyshim akullnaja stinore do të sjellë edhe në Tiranën e kryeministrit “pikë uji”, kristale ngrice dhe ethesh nën zero.
Por Rama, nuk rri pa reaguar dhe kjo është sidoqoftë një meritë e tij. Shumë shpejt lobistë të mirëpaguar do të turren drejt Ëashingtonit, duke u përpjekur që ta shkrijnë këtë akull, me letra, përbetime dhe shumë dollarë.
Porse nga ana tjetër, kryeministri pritet të fillojë një fushatë populiste dhe të afrohet “gju më gju” me popullin e vet shqiptar, jo pak hatërmbetur me drejtimin e tij.
Dhe ai e bëri “shpikjen e parë inteligjente”, që edhe u quajt Samiti i Parë i Diasporës, një goxha gjetje për hir të së vërtetës, një Samit realisht i nevojshëm dhe i vonuar, që ja vlen të përshëndetet, pavarësisht se na u tha që ishte, thjesht një “ide brilante e Lindës” dhe jo e strategjistëve të tij.
Një ide e Lindës pra, për të rindërtuar te Rama, figurën e një Lideri mbarëshqiptar, duke thirrur mbarë shqiptarët në Samitin e Diasporës, ku edhe ata, Diasporanët e mallëngjyer, kanë ardhur shumica, me sinqeritet, dëlirësi dhe besim në këtë tubim mallëngjyes.
Duke bërë ndoshta ata, vetëm dekorin e ngrohtë, duartrokitës, besim plotë dhe plot iluzione, si ngushëllim ndaj kryeministrit të plagosur nga Dështimi i Madh, në politikën më kyce të jashtme, atë me SHBA.
Dhe foli Rama për “Rrënjët e shqiptarëve”, duke përmendur koncepte, fjalë dhe pathos, të një profesori që e ka ushqyer në rini të hershme, me atë ushqim të ndaluar atdhe dashurie dhe që se ka cituar më kurrë.
Dhe po i përdor sot, kryeministri “pikë uji” apo “thërrmijë”, “Rrënjët dhe Flamurin e Përzhitur”, të luftërave patriotike që ai nuk i ka besuar dhe ndjerë kurrë më parë, në përpjekjen për të zgjatur ndër shqiptarë, rrënjët e pushtetit të tij të lëkundur keqas.
Sepse hipokrizia s’ka fund në pushtetin e tij! /360grade.al