

Ish-Kryeministri: Rama ndërroi emrin nga Edvin në Edi për shkak të dosjes së Spanjës dhe akuzave të Kardiovskit
Gëzim Saliu
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi dje nga Parlamenti se një ambasador me peshë në vend i ka rrëfyer një personaliteti shqiptar se kryeministri Rama i ka pohuar se ka rekrutuar kriminelë nga zona e Veriut për të fituar zgjedhjet. Në fjalën e tij, ish-kryeministri tha se kjo praktikë e përdorur nga Rama solli vërshimin e krimit në jetën politike të vendit. “Çfarë do ti thoshte ne një bisedë një diplomat i huaj një personaliteti shqiptar, do i thoshte: “po, Edi Rama më ka pohuar sinqerisht se ai ka rekrutuar nga zonat e Veriut vrasës, kriminelë e trafikantë sepse në ato zona vetëm me të tillë ia dilet”. Në këtë mënyrë Rama, me një racizëm të ulët, të ndyrë antishqiptar e antikombëtar, paraqet Veriun si pullë kriminelësh dhe dijeni të dashur qytetarë dhe qytetare nga rrethet e Veriut e Verilindjes, se ky është koncepti antishqiptar i tij për ju”, tha Berisha. I pyetur nga mediat jashtë sallës së seancës plenare lidhur me deklaratën e ambasadorit, emrin e të cilit Berisha e mbajti anonim për çështje etike, ish-kreu i qeverisë theksoi se,: “Ky ambasador është i një vendi kryesor dhe unë për etikë diplomatike nuk po përdor emrin e tij por në mënyrë absolute ai këtë e ka thënë, jo më larg se para tre – katër ditësh nga dita e sotme. Ka thënë se zoti Rama i ka pohuar se ka vendosur, ka marrë kriminelë nga Veriu pasi ato zona të atilla janë dhe se ja mori Berishës për të fituar në ato zona”.
Akuzat
Duke u marrë me çështjen e ligjit të dekriminalizimit, ish-kryeministri deklaroi në Parlament se pasardhësi i tij Rama e ndërroi emrin nga Edvin në Edi për shkak të një dosje që sipas tij ai kishte në Spanjë. “Le të vijë këtu Edvin Kristaq Rama, për të cilin jam akuzuar mijëra herë se po i ndërroj emrin, ja që del se nuk i kam ndërruar unë emrin por e ka ndërruar ai emrin e tij. Unë pra i kam thirrur atij në emrin e vërtetë. Ai të vijë këtu të tregojë se nga Edvin u bë Edi për shkak të dosjes spanjolle, për shkak të Kardiovskit, për shkak të akuzave të Kadriovskit e shkaqeve të tjera që duhet t’i sqarojë, sepse ai ndërrim emri në një kohë kur pikërisht janë përfolur këto që them unë, në një kohë kur mediat e kanë akuzuar për një krim të tmerrshme në hotelet e Spanjës, në një kohë kur Kadrovski e akuzonte në një letër për të shoqen, Dilën, implikim direkt, janë në media të gjitha këto. Të vijë këtu të thotë ç’është ky ndërrim i emrit”, u shpreh Berisha. Më tej duke shprehur vlerësimin më të madhe për ligjin e dekriminalizimit, i cili sipas ish-kryeministrit u faktoi shqiptarëve se vrasësit i futi në parlament Edi Rama,: “se trafikantët i futi në parlament Edi Rama, u faktoi turpin e madh se si përpiqen për të fshehur kokën si struci në diell, të krahasojnë vrasjen me kundravajtjen ligjore në rrugë, të krahasojnë vrasjen me arrestimin politik, me nenet 55 dhe nene të tjera. Me këtë gjë vetëm sa i hiqni maskën vetes dhe dukeni më kriminelë se kurrë”.
Racizmi
Po ashtu në fjalën e tij Berisha e akuzoi kryeministrin Rama si një armik të egër të qenies kombëtare. Duke përfshirë në këtë pjesë deklaratat e ambasadorit lidhur me qëndrimet e Ramës kriminelët në Veri, Berisha tha se kreu i qeverisë është treguar anti-shqiptar. “Rama, me një racizëm të ulët, të ndyrë antishqiptar e antikombëtar, paraqet Veriun si pullë kriminelësh dhe dijeni të dashur qytetarë dhe qytetare nga rrethet e Veriut e Verilindjes, se ky është koncepti antishqiptar i tij për ju. Dëgjoja një ditë në televizion njëriun më të afërt të tij tek u thoshte se nga Laçi në Vermosh dhe në Tropojë ka vetëm kriminelë. Në fakt ky është një fatkeq që beson mashtrimet, trillimet e shpifjet e ulta të një antishqiptari siç është Edi Rama, të njeriut që ka dekoruar Bregoviçin me çelësin e artë të qytetit të Tiranës për hymnet antishqiptare e antikosovare, hymnet ndaj atyre që ngrenë burrat dhe gratë e Kosovës. Ky s’është zotëri, është një kriminel i vërtetë”, pohoi ai. Sipas Berishës është Rama që u thotë të huajve, se veriorët me kriminelë qeverisen. Në këtë kontekst, ish-kryeminstri sfidoi mazhorancën duke pohuar se nga viti 1991 e deri më tani nuk ka asnjë deputet të përfshirë në akte të rënda kriminale sic ishin ata të PS-së.. Merrni listat e deputetëve të PD, në të gjitha legjislaturat nga 91 deri tani, dhe gjeni një të vetëm, silleni këtu po e gjetët, nga Jugu apo Veriu e çdo vend tjetër. Ju doni të krahasoni kundravajtjet rrugore me kriminelët, nxirrni ligjin e arratisjes së Ramiz Alisë”.
Reagimi i Ramës ndaj akuzave të Berishës
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj dje përmes një statusi në Facebook akuzave të ish kreut të PD, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit. “Gjithë lajmeve për shejtan budallallëqet e Saliut u shkon veç një titull: “Hedh një budalla një gur në lumë 100 të mençur s’e nxjerrin dot”…”, shkruante Rama në rrjetet sociale.
PS kërkon përjashtimin e Berishës me 10 ditë
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi kërkoi dje në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, për të vendosur përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratave të tij në Kuvend për kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka quajtur “kriminel”. “Kërkoj mbledhje urgjente të byrosë së kuvendit për të marrë masat përkatëse ndaj atij që lancoi të gjitha këto në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit që se ka për herë të parë po kështu s’mund të vazhdojë gjatë, kërkoj të thërrisni…sipas nenit 65 për ta përjashtuar deputetin Sali Berisha 10 ditë nga seancat e Parlamentit”- tha Ruçi. Kjo është kërkesa e dytë e demokratëve për përjashtimin e Berishës në kaq pak kohë, ku vetëm një muaj më parë ato kërkuan dhe arritën përmes vendimit të Byrosë qëndrimin e tij 10 ditë jashtë Parlamentit. Por ky vendim i asaj kohe pati edhe kundërpërgjigjen e demokratëve të cilët vendosën të mos merrnin pjesë për 10 ditë, aq edhe sa ishte dënimi i Berishës, në punimet e Kuvendit. Nuk e dimë nëse reagimi i PD-së do të jetë e njëjtë edhe këtë radhë nëse Byroja vendos ta dënojë sërish Berishën me 10 ditë përjashtim nga Kuvendi. Por lidhur me këtë çështjes ish-kryeministri deklaroi në Parlament se,: “Më nderoni me një vendim të tillë që të më dënoni. Ju keni fobi nga shqiptarët”.

Patozi: Në 2017 zgjedhje parlamentare dhe të parakohshme lokale
Deputeti i PD, Astrit Patozi propozon që në vitin 2017, krahas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të zhvillohen edhe zgjedhjet e parakohshme lokale. Duke folur në foltoren e Parlamentit, Patozi tha se rithemelimi i Republikës është një emergjencë kombëtare, duke realizuar një reformë të plotë kushtetuese, përfshi edhe reformën në drejtësi. “Mendoj se vetëm një reflektim i thellë i klasës politike do të ishte zgjidhja. Pas këtij rrënimi moral, kam bindjen e plotë se nevoja për rithemelimin e republikës është kthyer në një emergjencë kombëtare. Na duhet reformë e plotë kushtetuese, që të nisë me ligjin e ri elektoral, e cila përfshin natyrisht dhe reformën e famshme të drejtësisë, si kapitull të rëndësishëm të saj. Le të ulemi që sot për një kontratë të re sociale, sepse nuk mund ta zvarritet kaq pafundësisht tranzicioni i këtij vendi. Le ta fillojmë me zgjedhjet, sepse ato janë themeli i çdo shoqërie demokratike. Le të shkojmë vitin e ardhshëm në zgjedhje, jo vetëm për parlamentin e ardhshëm, por edhe për pushtetin vendor. Le të kemi zgjedhje të parakohshme lokale, sepse duhet ta pranojmë që jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Kjo do të shmangte edhe koston e dyfishtë, pasi e di që do të kërcenin përpjetë edhe qeveria edhe avokatët e saj për të na ruajtur nga gjoja shpenzimet e tepërta, meqë jemi vend i varfër. Le t’i quajmë zgjedhjet e vitit të shkuar si një shans të humbur, sepse të tilla ishin. Për shkak të problemeve të rënda që u vërejtën, të blerjes dhe deformimit të votës, por mbi të gjitha nga oferta e turpshme që iu bë shqiptarëve, me kandidatë me pesë emra, apo me të dënuar apo të arrestuar për trafik droge dhe prostitucioni”, tha Patozi. Më tej duke i mbetur këtij argumenti, deputeti demokrat pohoi se tejk zgjedhjet e deformuara e ka rrënjët vërshimi i krimit në politikë dhe në administratë. “Sepse të fortët, që kanë ardhur në parlament dhe sundojnë cifligje të tëra territoresh në bashkitë e reja të Shqipërisë, janë thirrur nën armë pikërisht për të rrëmbyer votat, me dhunë dhe me para të pista. Të ndahemi me vullnet të qartë nga kjo shëmti e frikshme, që na ka shndërruar në një shtet qesharak, i cili shërben si anekdotë për botën, si shembulli që nuk duhet ndjekur”, tha ai. Sipas Patozit mund të ketë plot formula, të cilat nuk janë vështirë të gjenden, nëse kërkohet realisht të dilet sa nuk është vonë prej gjendjeje së pashpresë. “Duhet ta pranojmë publikisht se ne, sot në opozitë, nuk arritëm ta ndryshojmë aq shumë për mirë Shqipërinë, sa kemi thënë. Ndërkohë, është po kaq e vërtetë se këtu nuk ka pasur asnjë ditë të vetme “Rilindje”, që nga 2013-a e këtej. Por kjo nuk kalohet me një ndjesë, e cila, edhe po të shqiptohet, nuk i shërben askujt. Prej nesh priten akte të forta dhe unë po propozoj një të tillë, pa ndonjë shpresë të madhe se do të merret në konsideratë”, deklaroi deputeti i PD-së.
Debatet në Kuvend
Replikat pa mikrofon, Ahmetaj me “hallin” e videos së fshehtë, Berisha: Aty e ke…
Mbyll fjalën në emër të grupit Gjergji Papa i PD për ligjin e titujve të pronësisë. Ministri Panariti kërkon fjalën. Meta: Pas atyre që flasin në emër të grupit nuk lejohet, por jua a jap direkt tek projektligji tjetër që është thuajse për të njëjtën çështje dhe në të nuk ka asnjë të regjistruar për të folur.
Ndërhyn Topalli nga vendi: po jepjani fjalën z.ministër, i jepet fjala kur e kërkon. Meta: Ju znj.Topalli këtë e keni vetëm për rastin e z.Panariti besoj. Topalli nga vendi: Po sigurisht vetëm për atë…
Berisha në foltore: Ky s’është zotëri, është një kriminel i vërtetë, që i thotë të huajve e diplomatëve kryesorë se Veriu…Revoltohet Ruci nga vendi, flet pa mikrofon: si mor zotëri mund ti thuash ti kryeministrit të vendit kriminel.
Berisha mes ngritjes së zërit të deputetëve socialistë: Më lër të flasë. Ky kriminel të vijë këtu… ka ndërruar emrin. Revoltohen deputetë e PS. Balla me të bërtitura ngrihet nga vendi: mbylle gojën, pusho ore pusho aty…
Berisha: pusho ti pusht i krimit… Balla: Çfarë the ore çfarë the… Kërkoj ndërprerjen e seancës, kërkesë nga grupi i PS. Berisha:s’mund të më ndërpritet fjala… Idrizi:ndërpritet seanca….
Mediat dalin, Berisha qëndron në foltore, ndërsa nga mbrapa i flasin Tahiri dhe Ahmetaj… Berisha: këtu i keni ju të gjitha ato që keni bërë…Ahmetaj nga vendi pa mikrofon: Kur do e nxirrnit atë, kur do e shikojmë… ( i referohet videos që ish-kryeministri tha se ekziston në oborret më të larta të Tiranës). Berisha pa mikrofon: aty e keni….
Flamur Noka shkon tek Idrizi dhe ankohet: po pse e mbylle për pushim, e ka ai fjalën nuk mund të vazhdojë…. I drejtohet Ahemtajt: Mos u mërzit edhe ti se… Ahmetaj: jam në formë, jam shumë mirë Flamur…
Pas 10 minutash rinis seanca, Berisha sërish në foltore, bëhet gati të nisë fjalën, por Ruçi nuk e lejon.
Kreu i grupit të PS nga vendi i drejtohet Idrizit: Duhet të ma japësh fjalën mua…Berisha: në asnjë mënyrë, ju më ndërpretë fjalën në mënyrë të padrejtë, do flas unë…
Idrizi: Z. Ruçi unë hapa seancën e prita që të vishit ju që kërkuat ndërprerjen po ju nuk ishit, kështu që vazhdoi fjalën z.Berisha që e kishte…
Ruçi: Jo mor jo se ndërprerjen e seancës e kërkova unë dhe duhet të flas unë tani përpara atij.. Topalli çohet nga karrigia dhe i drejtohet Idrizit: jo, jo, jo, në asnjë mënyrë s’do e marrë ai fjalën, s’ka të drejtë… Idrizi:Ju lutem z.Ruçi.
Ruçi: Ok kërkoj ndërprerjen e seancës sërish për dy minuta pra….Topalli revoltohet: jo ore ç’është kjo kështu, s’mund t’ia ndërprisni ju fjalën ashtu, ishte duke fol. Idrizi ndërpret seancën: mbyllet seanca për dy minuta…
Rinis pas 5 minutash seanca, në foltore Ruçi: sot është 20 vjetori i 20 majit, u masakrua opozita. Topalli nga vendi: ore po boll tani, po kush i pushkatoi mor ato, se po na habit tani
Ruçi: Kërkoj mbledhjen e Byrosë që të marrë masat përkatëse për ta përjashtuar Berishën 10 ditë nga Parlamenti…. Berisha: Fola këtu i revoltuar, sepse dy vite me radhë jam ulur me vrasës, dy vite me radhë jam ulur në parlament me trafikantë vajzash shqiptare, grash shqiptare…
Berisha: Dhe del ti këtu për çështje kombëtare dhe flet për linjën e interkonjeksionit. Ajo linjë është iniciativë e Sali Berishës e ta dish mirë zotëri. Ruçi nga vendi: ti e sabotove atë…. Berisha: Kur doli 8 mln më shumë, e anulova dhe u bë sërish tenderi dhe zbriti 8 mln më pak ndërsa tani doni të mbushni xhepat….
Braçe në foltore: Në këtë zotërinë e kemi mundur në Veri. Topalli nga vendi: me mafie e ke mund me mafie… Braçe vazhdon fjalimin: Në Shkodër e kemi mund me…Topalli ndërhyn sërish nga vendi: me mafie ore me mafie me asgjë tjetër. Braçe revoltohet dhe i drejtohet Idrizit: Thuaji kësaj të pushojë, ç’ka kjo që bërtet. Thojini të pushojë se është edhe në moshë.
Flet në foltore ministri Gjiknuri: Del e flet këtu Sali komiku… Topalli nga vendi: ore, ej ej, ej, çfarë bëhet këtu, do i flasësh këtij për fjalorin ti drejtues i seancës
Mungesa e opozitës, mazhoranca nuk arrin kuorumin për të kaluar ligjet
Mazhoranca nuk ka arriti dot të votojë ligjet e parashikuara në rendin e ditës së djeshme për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm të deputetëve të pranishëm në sallë. Ndërkohë që deputetët e opozitës u larguan nga salla pasi mbyllën diskutimet duke mos preferuar të votonin, të majtët nuk kanë mundur të sigurojnë numrin e duhur të deputetëve të pranishëm në sallë për të nisur procesin e votimit. Në këto kushte projektligjet e rendit të ditës u shtynë në seancën e ardhshme.

“ Ja ku Berisha thotë të vërtetën”
Blushi: S’na mungon as toka, as dielli, por qeverisja. S’e kemi, të paktën edhe për një vit jo!
Deputeti socialist Ben Blushi foli dje në Parlament për atë që e cilësoi si garë dëmesh mes dy palëve se kush e ka dëmtuar më shumë Shqipërinë. “E kush ishte gara e ripërsëritur? Kush i ka kriminelët më të padukshëm?! Kush ka shitur më pak drogë?! Kush ka vrarë më pak?! Kush ka kriminelët më të ‘butë’?! Kjo do të thotë që gara e dëmeve ka për të vazhduar. Çfarë u tha prapë sot? Ishte një pikë që u fol për çështjen e energjisë elektrike. Kush ua ka shitur shqiptarëve më shtrenjtë energjinë elektrike, Partia Demokratike apo Rilindja?! Kush e ka dëmtuar më shumë konsumatorin. Këtu s’ka arsye pse të grinden, sepse një palë e ka nisur dhe një palë tjetër me shumë gjasa po e bitis”, u shpreh Blushi. Më tej ai foli edhe lidhur me ligjin e rendit të ditës për tokat bujqësore duke thënë se propozimi i qeverisë është i padrejtë. “E kam thënë dhe e përsëris: iku Saliu në 2013. Ka 20 vjet që asnjë fjali të tij nuk e besoj, por një fjalë unë ia besoj dhe që ka filluar ta thotë më shpesh. Ai thotë: Unë ika, por unë vazhdoj të qeveris. Dhe kjo është e vërtetë fatkeqësisht. Saliu ka ikur, por metoda e qeverisjes së Saliut vazhdon. Ka 20 vjet gjyqtarë, kryetarë komunash, kryetar bashkish tani ushqehen duke dhënë tapi të tokave që nuk i kanë. Ligji i famshëm 7501 vazhdon të funksionojë. Toka në Shqipëri është copëtuar”, pohoi ai. Duke ju drejtuar gjatë fjalimit kolegut të tij Sadri Aabazi i cili po replikonte nga vendi ndaj akuzave ndaj qeverisë, Blushi ironizoi kryeministrin me deklaratat e tij ndaj biznesit të huaj pak ditë më parë. “Edhe mua më vjen keq kur i tha: Po Patrik mos u bëj shqiptar të kishte parasysh ty, i tha mos u bëj si Sadriu. Dhe pastaj thonë pse shqiptarët ikin nga Shqipëria. Si mund të jetosh në një bashki që qeveriset nga një mediokër? Sadri nuk po ta përmend emrin as ty as atij. Si mund të pranosh që ky rrënim kthehet në normë Sadri. Si mund të pranosh që kjo shoqëri po bëhet çdo ditë e më e vogël. Kemi qenë 4 mln banorë para 25 vjetësh. 2.8 para tre vjetësh dhe sot jemi më pak se kaq. Pse po bëhemi kaq pak Sadri? Dielli, ajri, mineralet, toka, zejet. Na mungon vetëm një gjë: qeverisja. Na mungon mënyra e qeverisjes”. Në mbyllje të fjalimit të tij Blushi theksoi se,: “I tha: Patrik mos u bëj si ne! Sigurisht që ky kryeministri ynë ka tentuar në jetën e vet të bëhet francez por nuk ia ka arritur të bëhet dot. Nuk do të jetë shqiptar. I përçmon shqiptarët. I konsideron dembel. Ka një mundësi, francez nuk bëhet dot, shqiptar s’do të jetë, të paktën të paktën të bëhet maqedonas. Në ç’kuptim? Të hapë zona të lira ekonomike, të thithë investime të huaja dhe të hapë nja 6 mijë vende pune. Nuk na mungon as toka, as dielli, por qeverisja. Nuk e kemi. Të paktën edhe për një vit j