Kategori
Uncategorized

S’po të njoh më Shqipëri!!!

2016-05-20 07.50.39

S’po të njoh më Shqipëri!!!

nga Ferdinant Veliu.

Jetimët,çdo njeri duhet të reflektojë dhe të dhurojë dashuri,respekt jashtë çdo paragjykimi për këtë pjesë të dhimbshme që fati e ka privuar nga dashuria dhe ngrohtësia prindërore.

Në të gjithë botën janë me qindra organizata shtetërore,jo qeveritare apo individë që i janë përkushtuar kësaj kategorie duke i ndihmuar.Ne shqiptarët gjithmonë kemi pasur një traditë mjaft të çmuar në raport me popujt e tjerë,dhe ky ka qënë humanizmi.Por këto vitet e fundit nuk po e njohim më Shqipërinë .

Nuk është më ajo Zonja krenare e veshur plot virtyte dhe respekt.Është tjetërsuar.Fatkeqësisht shoqëria shqiptare e favorizuar edhe nga situata kaotike në çdo institucion shtetëror ka shpërthyer portën dhe ka hyrë në kopshtin e antivlerave ku krahas qindra skandaleve vinë edhe disa nga shtëpitë e fëmijëve ku hipokrizisht u kanë vënë emra tingëllues por që në to kënaqen epshe seksuale dhe sadiste të manjakëve që janë të besuarit ose më saktë “gardianët”që duhet ti mbrojnë.

Ndodhi para dy vjetësh në Tiranë,pastaj në Shkodër,prapë në Shkodër,ka ndodhur në Sarandë.

Asnjë titullar i ndaluar,një ministër patetik me një të folur idiote pa pikë përgjegjësie deklaron se ka çuar udhëzim për shkarkim por se kanë dëgjuar.Është më shumë se skandaloze,është më shumë se vepër penale nëse ne qytetarët jemi nënshtetasit e kësaj Republike,jetimët janë bij direkt të Republikës pra shkalla më e afërt me qeverinë dhe institucionet e saj.Dhe qeveria është përgjegjsja kryesore për mbarvajtjen dhe të ardhmen e kësaj pjese fatkeqe.Por për turpin e këtij Kryeministri dhe Ministri sharlatan janë braktisur,janë hedhur në gojën e hapur të krimit duke u bërë viktimat më të pafajshme të kesaj shoqërie që është në gjumë.

Nuk u kanë vënë në krye edukatorë por persekutorë.

Përdhunohen,dhunohen,poshtërohen,kërcënohen me uri dhe përjashtim nga këta kanibalë të rritur në kopshtin qeveritar.
Nuk po të njoh më Shqipëri.

Ke degraduar çdo virtyt, traditë,je kthyer në një fushë dhimbjeje ku viktimat çdo ditë akuzojnë,je tjetërsuar.Ç’është ky indiferentizëm karshi dramave dhe tragjedive që po të ndodhin .
Ky nuk është Atdheu ynë!!
Instalimi i perversitetit në shumë pjesë të popullsisë ka shkatërruar familjen,moralin te cila na dallonin nga kombet e tjerë ku vlerësoheshim dhe ishim krenarë.Degjenerimi i mbjellë në këto vite është i frikshëm në mënyrë të shëmtuar po kaplon brezin e ri.Kjo nuk është Shqipëria ime as e juaja .Ne nuk kemi qënë kurrë kështu.Sepse për ne jetimët,kanë qënë të shënjtë,dhe jo qënie inferiore ku psikopatë zyrash të eksperimentojnë epshe shtazarake.
S’po të njoh më Shqipëri.

Spo ju njoh më o njerëz.Sepse skemi zë,skemi forcë,e mbi të gjitha sepse nuk duam të përballemi..Po po mendojmë se do humbim kredite por harrojmë se po humbim atë që është gjithçka për një frymor,Zërin.Për të kërkuar llogari,për të dënuar,për të mundësuar ditë ndryshe ku edhe vetë ne nuk do jemi të rrezikuar.
Ju mendoni si të doni por nuk kanë përdhunuar dhe dhunuar vetëm tre apo pesë fëmijetimë.Fatkeqësisht jeni ne të abuzuarit e mjerë më të mëdhenj.Ëngjëjt e dhunuar nuk akuzojnë vetëm djallin,por të gjithë sistemin politik dhe shoqëror.

Lini një koment