Ish-këshilltari për çështjet vendore dhe urbanizimin i ish-Kryeministrit Berisha, ka ngritur shqetësimin se Partia Demokratike nuk po bën opozitën e duhur dhe se rrezikon të shndërrohet në një parti modeste dhe mediokre. Sipas Flamur Kuçit, lidershipi i Lulzim Bashës po vë në rrezik vetë Partinë Demokratike.
Partitë modeste dhe jo të rëndësishme ‘sundohen’ më kollaj. Lidershipi i tyre është më i patrazuar edhe nëse ky lidership është mediokër. Nëse një kryetar nuk ngrihet në lartësinë e partisë që drejton, do të ulë partinë në nivelin modestisë dhe mediokritetit të vet”, shkruan Kuçi në të përditshmen “TemA”, duke dhënë alarmin se një situatë e tillë është fatale për PD-në.
Madje e quan sabotim.
Personalisht kam qenë që në fillim të mandatit të Bashës në krye të PD, një nga kritikët më të drejtpërdrejtë të tij në drejtimin e partisë. Por sot më shumë se kurrë, mendoj që axhenda personale e tij, në rastin më të mirë nuk është në linjë me nevojat e PD, dhe në rastin më të keq, saboton objektivat politikë të PD.
Ish-këshilltari i Berishës shkruan se debati për “të rinjtë” dhe “të vjetrit” është një debat i stisur nga vetë Basha, i cili adreson kështu nevojën për të sunduar PD-në.
Jo vetëm kaq. Kuçi shpreh edhe rezervën e tij se Basha po e rrudh partinë dhe po e çon drejt humbjes, për ta përdorur këtë si pretekst për ‘pastrimin’ e partisë.
Flamur Kuçi shprehet i shqetësuar edhe për mënyrën si po përballet opozita me Qeverinë dhe se si po degradojnë kauzat opozitare.
Në vend të ngritjes së moralit opozitar, PD është përplasur sa andej-këtej pa një kurs politik”, shkruan ish-këshilltari i Berishës.
Shkrimi i Kuçit vjen në një moment të acaruar politik jo vetëm ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, por edhe të divergjencave që po vërehen brenda Partisë Demokratike.
Në mungesë të kryetarit Basha, ish-kryetari historik i partisë, Sali Berisha është lideri real në sallën e Kuvendit. Në më shumë se një rast ai ka shprehur qëndrime të ndryshme nga kryetari i partisë, i mbështetur edhe nga disa prej figurave të vjetra të PD-së.
Duket se Flamur Kuçi nuk është i vetmi në PD që ka dyshime për lidershipin e Lulzim Bashës. / HashtagAL
Ndajeni këtë me të tjerët:
- Klikoni për ta shtypur (Hapet në një dritare të re) Shtype
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Pocket-i (Hapet në një dritare të re) Pocket
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Reddit-it (Hapet në një dritare të re) Reddit
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Tumblr-it (Hapet në një dritare të re) Tumblr
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re) Facebook
- Klikoni për ta ndarë me të tjerët në WhatsApp (Hapet në një dritare të re) WhatsApp
- Klikoni që t’i dërgoni një lidhje një shoku me email (Hapet në një dritare të re) Email
- Më

