Shënime udhëtimi të studiuesit italian me origjinë rumune, C.N.Burileani
Nga Llazi Tona.
Në një mëngjes të bukur vere lashë Korçën. Sapo u nisa u përshëndeta me arumunët apo vllahët rajonalë. Me disa nga ata lëviza me pajton drejt liqenit të Pogradecit, së bashku me Miltiadh Ballamaçi. Shoqërues kisha një përfaqësues shtetëror turk, i cili ishte shumë i kujdesuar për një udhëtim sa më të mirë për të mos pasur as dhe një shqetësim sa më të vogël të ishte.
Rruga që të çon në Liqenin e Ohrit ishte e gjatë rreth tetë orë dhe mund të them se ishte një udhëtim i mirë. Kur mendon për kushte qenësore të rrugëve të Turqisë, duke prerë fushën ndërmjet Korçës dhe lumit të vogël Devoll, i cili kalon Maliqin. Në anën Lindore ndodhet këneta ndërsa në Perëndim, rrëzë kodrave, vazhdon rruga që të çon në Pogradec. Gjatë këtij marshimi në afërsi të tij ndodhej një postbllok të cilën e kaluam pa asnjë vështirësi. Para se të hynim në Pogradec pamë një situatë mjaft e bukur. Në perëndim të tij male të mrekullueshme të Mokrës, kurse në Lindje Liqeni i Ohrit. Mu duk sikur po kaloja në pararojë. Përshtypje të tilla kënaqësie unë duhej t’i atribuoja pamjes ekskluzive (jashtëzakonshme) që më ofrohej nga një anë e shikimit pak a më shumë kontrastit rrëshqitës dhëmbor të vetmisë së maleve dhe e vendeve, që të gjitha në ato ditë të para të dukeshin mrekulli. Qetësia, kënaqësia në mënyrë të veçantë ngjyra bojë qielli e këtij liqeni me ëmbëlsinë e nderuar nga vetë natyra. Pagabueshmëri, unë që prej dy muajsh, nuk kisha parë male të tilla, shpesh të pabanuara, lakuriqe nga jeshillëku, të tilla pra, që të ndërhyn në zemër, herë-herë një trishtim i pasigurt apo i pa bazë. Vetëm kështu doja të shpjegoj gëzimin e ekzagjeruar të vizionit në shpirt të Liqenit të Ohrit.
Shëtitje në Liqenin e Ohrit
Në ditën e parë të arritjes sime në Pogradec bëra një shëtitje me barkë në Liqenin e Ohrit në shoqërinë e kajmekamit të Pogradecit një turk nga Anadolli, gjykatësi, dy shqiptarë të myslimanizuar. Mbas kësaj shëtitje kthehem dhe shkoj në drejtim të hotelit së bashku me shoqëruesin tim Balamaçe për të kaluar natën. Hoteli duhet të ketë qenë që në kohët e vjetra por i pastër. Haxhi Bira, pronari i këtij hoteli nuk kishte gjë për të na ofruar përveç kafesë…Të nesërmen sipas planit që kishim bërë për një ekskursion mbi liqen, shoqëruar nga një bej mysliman shkuam për të vizituar Manastirin e Shën Naumit, i cili ishte shumë i bukur për pozicionin e tij ku është ndërtuar dhe për madhështinë që kishte. Ky manastir u la t’i përkiste arumunëve apo vllahëve. Një shkrim i vjetër provon qartësisht se të shumtat e restaurimeve ishin bërë me shpenzimet e arumunëve të Korçës dhe saktësisht nga familja Balamaçëve.
Popullsia e Pogradecit
Komuna e Pogradecit që shqip do të thotë Nënkala. Kështu është quajtur një kështjellë e vjetër që ishte gjetur më lart në mal pra aty afër. Dallohet akoma e kësaj dite. Popullsia e Pogradecit numëron 310 shtëpi, nga të cilat 190 kanë qenë të krishtere pra janë myslimanizuar, 90 i përkasin shqiptarëve të krishterë, 30 të tjerë i përkasin arumunëve apo vllahëve. Ndërmjet myslimanëve disa kultivojnë ndjenja kombëtare. Ndërsa shqiptarët të krishterë pa përjashtim anojnë nga helenët, një pjesë e tyre kanë qenë dhe në Rumani dhe njohin mirë gjuhën rumune. Gjuhën arumune apo vllave flitet mirë në një varg rrethesh e komunash apo fshatra që bëjnë pjesë ndërmjet maleve Tomor dhe maleve Galicitza e Morava. Një fenomen i tillë ka rrënjët e thella në motivet historike.
Arumunët e Pogradecit rrjedhin nga dy komuna Lunga (Llenga) dhe Nica, por dhe nga Belica e sipërme dhe e poshtme në veri të Liqenit të Ohrit. Të tre kanë të njëjtin dialekt vllah apo arumun. Edhe fshati Remenjë ka qenë i banuar nga vllahët. Sot në të banojnë 15 familje vllahe. Fiset më të përmendura janë Gusho, Kresta e tjera. Me shqiptarët arumunët jetojnë në harmoni njëri me tjetrin.
Drejt Niçes
Duke kaluar kështjellën e fortifikuar nga vetë natyra, pra Kamia nisemi për në komunën e Niçes ku banonin armenjët e stërlashtë. Hymë në një pyll shumëshekullor, i dendur me një natyrë të qetë ku ndërmjet aheve nuk depërtonte asnjë rreze dielli. Ishim në mes të korrikut, dita kish mbaruar e po errej. Menjëherë hëna këshillore e ndjekëse ndriçonte dalëngadalë e qetë-qetë kurrizet e malet që rrezatonin Niçen e cila fshihej akoma prej shikimeve tona të padurueshme. Më së fundi mbas një udhëtimi të gjatë prej gjashtë orësh prej Pogradecit mbërrijmë në komunën e Niçes. Shoqëruesi armen i këtij udhëtimi më çoi në shtëpinë e mikut të tij, i cili na bëri një pritje të mirë duke na afruar gjithçka që kish. Të nesërmen në mëngjes, përpara se të niseshim për në komunën e Llëngës vizitova me nxitim Niçen, kishën dhe shkollën arëmëne.
Niça është e vendosur në një pllajë dhe rrëzë tij kalonte një lum i vogël. Niça numëron 50 shtëpi banimi, të gjitha të ndërtuar me gurë të skalitura e të rehatshme. Gjuha e tyre ishte armenishtja. Si popull arumenët njihen përgjithësisht me emrin vlleh dhe armenishtja njihet si vllahishte. Shkova në kishë. Ç’të shikoje kishën e Niçes, shenjtorët të pikturuar nëpër muret e brendshme të saj. shumë nga ato ishin të dëmtuar, kokat e shenjtorëve të çarë, sytë të gërryer nga turqit që kishin hyrë në Niçe dhe kishin bërë dëme të mëdha. Ata kishin djegur krejtësisht Niçen. Është për të theksuar se pikturat e kishës së Shën Mërisë të Niçes ishin bizantine dhe i përkisnin vitit 1746, por ndërtesa ishte shumë e vjetër pra një konstruksion antik. Pra qysh nga viti i djegies e deri në këtë kohë ajo ka mbetur në gjendje shkatërrimi dhe kjo për faj të pushtuesve otoman. Niça u ribanua dhe u bë e banueshme për të dytën herë nga familja Spiro, e cila mbas djegies së Niçes u vendos në Moçan e merrej me blegtori të madhe, pra një orë larg Niçes dhe nga familjet Premti, familje Mengri, familje Bulli. Është për të theksuar se Niça në kohët e hershme numëronte një popullsi prej gjashtë mijë deri në shtatë mijë shtëpi, Llungu (llëngu) shtatë mijë deri në tetë mijë shtëpi. Po kështu dhe Grabova.
Mes kaçakësh
Ishte ora 10-të e mëngjesit kur u nisëm me këmbë në drejtim të Llëngës së bashku me mësuesin Balamaçe Llambin dhe dy xhandarë. Dielli vazhdonte të më përcëllonte, deri sa kaluam në malin e Senijës, që ndan Nicën nga Llënga. Më në fund pas një varg lidhjesh, arritëm të shkelim Sinijën. Në krye të kolonës ishte xhandari nga Llënga, pas vinte Balamaçe, i treti unë, i katërti Llambi dhe në fund xhandari turk, më i lodhur ndër të lodhurit duke qenë më i moshuari ndër vite të tëra. Për të arritur në Llëngë duhej mbi dy orë, u futëm sipër një mali të lartë. Aty na u shfaqën katër figura (njerëz) me pushkë në dorë. Ishin kaçakë. Ndaluam menjëherë duke qëndruar afër njëri-tjetrit sikur të ishim një trup i vetëm. E morëm me mend, se çfarë rreziku qëndronte përballë nesh. Një lëvizje nervoze, mbi të gjitha përshkroi frontin e trupës së kaçakëve. Kaçakët ishin të parët që kapën çdo kontrast të dyshimtë, njëri ndër ta dukej si kapo i tyre na bëri shenjë me dorë që të afroheshim, shënjë kjo shumë domethënëse se çdo fjalë tjetër. Gjest shumë madhështor. Në të vërtetë unë marshova, lëvizja me ndalime të sakta dhe të menduara duke përdredhur mustaqet përballë tyre, duke ecur pas xhandarit të Llëngës. Kështu u afrova tek katër brigantët që më dukeshin si fantazma, i përshëndeta duke u përqafuar me ta. Në fillim atë që më kish bërë shenjë me dorë, pra kapos, kaçakut Kokonesh dhe pastaj ata të tre të tjerët. Po kështu bënë dhe shoqëruesit e mi. U bindëm dhe u qartësuam se kaçaku Kokonesh (Jasku) nuk do na bënin keq. Ishin ata që përshëndetën, na përqafuan duke na dhënë “Besën” nëpërmjet xhandarit vllah të komunës së Llëngës.
Fill sa kaluam Shkumbinin, filloi këmbimi i flatëve ndërmjet brigandëve Kokonesh dhe shoqëruesve të mi. Na thanë të uleshim me ta mbi një bar të tharë nga vapa e verës nën hijen e një peme. Biseda midis tyre dhe midis nesh zgjati rreth dhjetë minuta, që mua mu duk kaq shumë, sa që unë nuk kuptoja asgjë, asgjë nga ato që flitej në shqip si me qenë i detyruar dhe jo kurioz për t’i pyetur vllahçe në mënyrë tradicionale “soc” që shqip do të thoshte shokë. Të panjohurit arëmenjët kaçakë na treguan se ishin ngarkuar nga banorët e Llëngës për të kapur Fezis Feta dhe shoqëruesit e tij, prisnim nga çasti në çast të përballoheshim me ta, duke mos kursyer dhe jetën tonë, shtuan se na kishin parë nga larg, me dylbi, duke na shëmbëllyer se mos ishim Fezi Peta me shoqëruesit e tij, kujtuan sepse i pari ishte veshur me kostum kombëtar shqiptar. Na iku frika, duke qënë të bindur se kishim gjetur shoqërues të mirë të zgjuar e të shkathët që e njihnin këtë krahinë, rrugët që po përshkonim ne dhe peripecitë e tyre. Jo vetëm kaq por u ndeshëm me njerëz të mirë si vëllezër dhe jo armiq, pra, shqiptarët, që këta banorë, të mirë, me të cilët takuam, i quajnë vllehë që në shqip do të thotë “vëllezër”.
Briganti Kokonesh na dha fjalën e nderit “Besën” që të shkonin në Llëngë të sigurt duke na marrë në mbrojtje për të mos na ndodhte asnjë ngjarje e jashtëzakonshme, qofshim me rreziqe sado të vogla qofshin. Në momentin e ndarjes “Vëllezërit” donin të kontrollonin revolverin tim duke më pyetur në të njëjtën kohë se si do ta përdorja në fakt, në një përplasje që mund të ndodhte me ta. Unë u përgjigja se: “Nuk e dija se në të vërtetë do të shtija por as nuk do të dorëzohesha”. Duke parë aparatin fotografik që kisha unë, më kërkuan shpjegime dhe unë ju luta që të “pozonim” dhe ata të kënaqur, por vetëm pasi i kisha siguruar se nuk do të laja negativin këtu në Shqipëri por në Romë. Ndarja me këta ishte shumë njerëzore, prekëse. Shoqëruesit e mi i përqafuan dhe i puthën të katër “Vëllezërit” dhe unë bëra të njëjtën gjë.
Në Llëngë
Pas rreth një orë ecje, hymë lumtur në Llëngë dhe unë përshëndeta duke lagur shaminë në burimin e famshëm të kësaj qyteze, për të freskuar pak kokën që më ishte nxehur si flakë. Në mes të komunës pashë 5 a 6 arëmëne që po qepnin rroba për veshjet e tyre. Së bashku me Balamacën që para një viti provuam se ndjenjat e kësaj race arëmëne janë kombëtare. I përshëndeta me fjalën e tyre “bunë dëmnëca” që shqip do të thotë mirëmëngjes. Arëmënët janë njerëz që respektojnë dhe respektohen. Ata sa na panë u ngritën të gjithë në këmbë, duke na kthyer me njerzillëk dhe ëmbël përshëndetjen tonë, duke na lutur të uleshim në disa qilima dhe jastëkë. Ishin biseda të denja dhe arëmënjët në mënyrë të qartë e me kënaqësi na ftuan për të na nderuar duke shkuar nëpër shtëpitë e tyre dhe ne pranuam Ata na pritën miqësisht dhe me një trajtim të mirë. Sigurisht mikpritja e tyre filloi me atë tradicionalen që ata kanë, pra, me rakinë.
Kthimi
Kokoneshi e dinte se çfarë kishte ndodhur ndërmjet Niçës dhe Llëngës. Unë ju luta që të na shoqëronte deri në Pogradec. Por Kokoneshi pas një momenti reflektoi e tha se kishte shumë punë për të bërë, dhe pra e kishte të pamundur të na plotësonte dëshirën. Ra dakord që të na shoqëronte deri në një farë pike të komunës, e për të na lënë duke më përqafuar mua dhe Balamaçe. U drejtova më në fund drejt Pogradecit me njerëzit e mi, tre gra, një burrë dhe një fëmijë që shkonin në tregun e komunës. Në dalje të Llëngës një suprizë e fundit na priste! Kokoneshi me pushkë në qafë dhe gjerdanin me fishekë në brez na arriti me vrap. Ai kishte menduar dhe një herë lutjen time duke pranuar të na shoqëronte deri ku nuk mund të ekzistonte asnjë rrezik nga ana e Fezis Feta dhe kështu vazhduam me të. “E dini pse Fezi Feta nuk më ka vënë në listën e kontributorëve pagues të 70 lira turke siç u ka vënë të tjerëve, për simpati do t’ju them juve!? Jo, ai, e di mirë se kush janë Kokoneshët. Në se ai më vret mua, ngrihen vëllai im dhe vret atë. Vëllai tjetër bën të njëjtën gjë. Ne i përkasim një familje të madhe dhe jemi shumë të zotë në përdorimin e pushkës dhe jemi shumë praktikë. Ne jemi me vlera dhe kur jemi arëmën. Ne arëmënjtë jemi trima; jemi jetim, nuk e kemi babanë. Të dimë, se babai ynë jeton, atëherë do të na shihni”.
Tashmë kishim arritur në kulmin e një mali, një panoramë e bukur na u shfaq përpara syve. Poshtë në një vargmali mund të dalloje shumë komuna të ngritura në shpinë të njëra tjetrës dhe ndërmjet tyre Dunica nga ku ne do të kalonim natën.
“Deri këtu – tha Kokoneshi – jeni në dominimin e frikës së Fezis Feta. Nga këtu ju mund të ecni qetë dhe tregoi perëndimin, drejt një maje të zezë të një mali duke thënë: “Atje te Guri i Zi mbyllet pronësia e Llëngës, kufiri i saj”. Mora disa momente në aparatin tim fotografik ato çfarë tregoi kaçaku Kokoneshi dhe vet atë. Jemi ndarë nga ky vllah me një përshëndetje të ngrohtë.
Kokoneshët emërmëdhenj
Familja numërore e Kokoneshëve, kaçakëve me famë të Shqipërisë, të trashëguar nga i ati tek i biri, që legjenda dhe ndodhitë historike e konfirmojnë si një familje me origjinë fërshërote nga komuna e Shënepremtes, tej Divjakës mbi bregdetin e Adritikut, ndërmjet Vlorës dhe Durrësit. Duhet të ketë qenë që nga kohët e antikitetit në krye të një tribuje arëmëne. Kokoneshët kishin qënë “Zotërinjë”, Dukë, Arhondë ose Kokon, Kont, për të merituar plotësisht emrin “Kokonesh” të mbajtur nga kryetari i anëtarëve aktual të kësaj familje, njeri nga të cilët vdiq vitin e kaluar në Kavajë. Ati Kokonesh, Tuni, ishte siç më është bërë e ditur, tmerr i të gjithë Shqipërisë, saqë turqit tmerroheshin kur përmendej emri i tij. Do të duhej shumë kohë të tregoja atë që kam dëgjuar për këtë Kokonesh nga goja e njëri prej barinjve të tufave të tij të bagëtisë, që e kam njohur më vonë në Çezmë mbi Shkumbin. Ndjekës të denjë të të atit kanë mbetur të bijtë, ndërmjet të cilëve Nas Kokoneshi (Jasku). Unë nuk e njihja dhe ju drejtova duke e pyetur se si quhej:“Kokonesh” mu përgjigj, thotë, me një krenari të dukshme. Imagjinoni ju se çfarë surprize ishte për mua për shkak se, ky emër më ishte bërë i ditur në Janinë dhe kudo ku kishim kaluar gjer tashmë, se në rast se do të gjëndesha përballë ndonjë rreziku duhej të kërkoja mbrojtjen e Kokoneshëve. “Kokonesh”!? bëra unë, ti je Kokonesh? Përshëndetje, por… unë të njoh nga emri shumë kohë më parë.
Historianët antikë mbi arëmënët
Termi Arëmën, Arëmënje është nga më të hershëm me origjinë pellazgjishte. Është term i përbërë arë në shqip ka dhe mënë, menjë në shqip dorë ose duart. Ka dhe këtë kuptim: njeri që i zënë duart, i aftë. Statusin “Arëmënë”, “Arëmenjë” e kanë përcaktuar shkrimtarë të hershëm si Herodoti, Homeri, Ksenofoni, Plini, Straboni e shumë të tjerë.
Herodoti – babai i historisë (484 para Krishtit). Në Lib.VI-të “Mbi rëndësinë e “Traheve” shkruan: Pellazgët apo arëmenët ishin banorët e parë të Gadishullit Ballkanit. Termi “Greqi”, sipas Herodotit është fjalë e armenëve, e cila ekziston dhe flitet dhe sot gjerësisht tek arëmenët dhe vllehët. Ky term “Grai” në shqip do të thotë: “e folur”, “dialekt”. Në gjuhën e Herodotit ekzistonin fise të shumta trakese. Ai ka cituar prej tyre rreth tridhjetë si: Agrianët, Brigët, Brygët, Besset, Dersenet e tjera. Në Librin VII-të ai shkruan: – “Populli Thrak pas indianëve është populli më i madh në numër që mund të gjendet në botë. Nëse Thrakesit do të kishin një prijës të vetëm dhe do të merreshin vesh midis tyre, sipas mendimit tim do të formonin një popull të pathyeshëm dhe sigurisht më të fuqishëm. Thrakët kur nuk i janë bindur ndonjë njeriu, gjithashtu në kohën time ato të vetmit në Thrakë ruajnë pavarësinë e tyre, se rrojnë në malet e larta dhe të mbushura me pyje.
Homeri në librin “Iliada”, “844-845” shkruan se: Aramenët janë banorët e Trakisë. Ata janë një popull nga më të rëndësishmit të trungut pellazgjik. Në katalogun e tij të anijeve ai përmend se arëmenët ishin në fushën e Trojanëve. Ai i cilëson Trakasit mbarështrues të kuajve dhe mushkave. Me kuaj të mëdhenj e të bukur u bënë kalorës më të mirë të botës. Ata ishin stërvitës të talentuar të kuajve.
Ksenofoni rreth viteve (445-359 para Krishtit), dishepull i Sokratit e ka përshkruar shoqërinë Thrakese të epokës së tij: Thrakët dhe gjithë fiset e tij, janë të një trungu pellazgjik dhe na kanë lënë një thesar të paçmuar i cili ka kapërcyer shekuj pa pengesë të toponimeve dhe enonimsë.
Plini (200-120 para Krishtit) ka shkruar se: Shitësit janë arëmënjë. Ai në “Hist. X-të 191” informon se: Skytharumi janë një popull armusos.
Straboni në “Lib.XI 48” shkruan: Sot në Tesali dhe Epir tërë kohën përdoren emra etnik “Arëmënjë” dhe emrat identikë “Armanjolor”.
Familjet vllahe të zonës së Korçës më 1905
Korça 500, Plasa 150, Dishnica 30,Mborja 30, Drenova 7, Dardha 7, Boboshtica 15, Floqi 5, Polena 5, Gjana 5, Pogradeci 30, Remenji 15,Niça 50,Llengu 100,Voskopoja 140, Shipska 80, Vithkuq 30, Liboniku 20, Grabova 70, Erseka, Kojeli 40, Buzen 30, Valea dhe Ser Neda 50, Variboba 30, Badra 20, Pelikati 80, Nikolica 50
Shënim: Regjistrimet në administratën turke me bazë familje. Çdo familje llogaritej me 5 banorë
