Kjo fundjavë ka rregjistruar dy lajme që kanë kaluar pa shumë vëmendje nëpër media. I pari ishte rreagimi i Adi Krastës në një television në Kosovë, kundër Edi Ramës dhe e dyta një status në Facebook, i dokumentaristes dhe shkrimtares Elvira Dones. Të dy kanë qenë mbështetës të mëdhej të Edi Ramës dhe të Rilindjes para qershorit 2013, ndërsa tani mund të rreshtohen midis të zhgënjyerve më të shquar prej tij.
Por, që nuk janë të vetmit.
Lapsi.al ka bërë një listë me personazhet më të shquar që ishin pro Ramës në periudhën e ardhjes në pushtet dhe që tani i kanë kthyer shpinën atij.
Shkrimtarja Elvira Dones ka qenë një nga kritiket më të mëdha të rregjimit të Berishës. Ajo u pozicionua hapur për rrotacionin e pushtetit pasi replikoi me ish kryeministrin që siç e kishte zakon i hyri deri në gjërat personale duke kujtuarr episodin e arratisjes së saj nga Shqipëria në kohën e komunizmit
“Trishtoi djalin. I tha djalit lamtumirë… Ka qyteti një memorie për këtë” tha atëhere Berisha në Opinion, pasi Dones kishte bërë një shkrim kundër takimit të tij me Berluskonit dhe shprehjes së liderit Italian që ne pranojmë vetëm trafikimin e vajzave të bukura.
Ajo denoncoi gjithashtu edhe paktin Berisha Meta që e mbajti të parin në qeveri në vitin 2009.
“Koalicioni Meta-Berisha do mbetet në kujtesën e ndërgjegjen e votuesit të majtë si një pakt me djallin, jo në emër të kahjeve politike e të vizionit ndaj interesave të vendit, por thjesht në emër të dueleve, të hakmarrjeve e karrigeve personale”.
Ajo u bë më shumë aktive në shtyp në pjesën e fundit të mandatit të demokratëve dhe e vazhdoi sigmatizimin e tyre edhe pas ardhjes së Rilindjes në pushtet. Në një intervistë në maj të vitit 2014 duke përgëzuar kabinetin me shumë femra të Ramës ajo deklaroi se gratë nuk duhet të ndërrojnë rolet dhe të sillen si burra, duke sjellë si shembull Jozefina Topallin.
“Ajo është femër- burrë. Ajo lloj gjuhe që përdorte, ai lloj agresiviteti… Ky është emri i parë që më erdhi në mendje sepse ishte në një pozitë të dukshme. Ajo mënyrë e të drejtuarit të Parlamentit, ai agresivitet, ato gra që flasin me terma ‘t’i varim njerëzit te palma…’ Jo, kjo nuk është gjuha që duhet përdorur. Uroj që gratë e së majtës të mbeten gra dhe t’i përdorin atributet e ta bëjnë politikën me ndjeshmërinë e një gruaje. Po në të njëjtën kohë ajo nuk hehitonte të vazhdonte shigjetimet ndaj berishës.
“Berisha është ai i ikuri nga mendja, ai që nuk e ka kuptuar kurrë se çfarë është demokracia, ai që ishte pinjoll i komunizmit. Nuk e di, por unë nuk mund të kem respekt për një njeri që uli dhe ngriti, deklinoi për muaj me fjalët ‘lavire bulevardi’ një grua. Nuk ka lënë çarçafë njeriu, që Berisha nuk ka futur hundët”.
Por është e njohur një thënie e saj se nuk do të nguronte ta përdorte penën edhe kundër pushtetit të Rilindjes.
Me sa duket koha ka ardhur.
Disa muaj më parë kur në Tiranë do të vinte këngëtarja Anastasia, e cila bëri një mesazh video tejet sipërfaqësor për promovimin e luftës ndaj diskriminimit të grave, Dones shpërtheu kundër organizatrëve të koncertit. Në fakt kunder kryeministrit Rama: “Për organizuesit e këtyre nismave nga këto anë marr mundimin të them se betejat kundër formave të diskriminimit nuk janë palaçollëqe, por një punë serioze”.
Ndërsa këtë të premte ajo nuk ka nguruar ta trejtojë Ramën si Idiot.
Adi Karasta ka vazhduar edhe ai sulmet kundër Ramës. Këtë herë nga emisioni Rubikon në Kosovë, ku ai e ka krahasuar Ramën me Berishën. Ai ka thënë se Rama po tenton të kopjojë paraardhësin Berisha dhe se edhe ai po tenton të bëhet i paprekshëm. Ky është prononcimi i disatë radhazi i Krastës, pas atij që e quajti Ramën peng të televizionit Top Chanel. Më pas në një intervistë me Ilva Taren ai e konsideroi atë si “një rast të humbur”, si “një zhgënjim”.
Dhe të gjitha këto vijnë pasi gjatë kohës së qeverisë të Berishës, Adi Krasta organizoi një shou të madh në Pallatin e Kongreseve ku kërkoi
Mustafa Nano është tashmë i njohur për thirrjen e tij për të bashkuar rreth Ramës të gjithë qelbësirat vetëm e vetëm që Berisha të largohet nga pushteti. Por tani dy vite e gjysëm më pas megjithëse vazhdon të mendojë se ishte mirë që u bë rrotacioni, ai është krejtësisht i zhgënjyer nga qeverisja e Ramës. Ja seç thoshte në shkrimin e tij të fundit: “Edi Rama është një politikan i standardit shqiptar, një njeri pa ideale, më saktë një njeri që idealet i ngatërron me qëllimet e veta, një njeri që ka qejf të sundojë e jo të qeverisë, një njeri që ndihet mirë me sejmenë që i krehin bishtin e bufonë që e argëtojnë, e jo me bashkëpunëtorë që kanë respekt për veten, një njeri që pushtetin e sheh si qëllim, e jo si mjet, një njeri që pushtetin e do të plotë, e do tani, e do ta ketë i vetëm, një njeri që i ka mbushur mendjen vetes se reformimi i një vendi si Shqipëria mund të improvizohet mbi bazën e ideve që i fanepsen në kokë kur zgjohet në mëngjes, e jo mbi bazën e një projekti të mirëmenduar për një kohë të gjatë, një njeri që rregullat e ligjet i sheh thjesht si opsion, një njeri që i ka mbushur mendjen vetes se Shqipëria është një vend i mjerë, e prandaj mund të qeveriset kollaj e mund të keqqeveriset pa asnjë belá, një njeri qëshoqërinë e korruptuar shqiptare nuk e sheh si një problem, por e sheh si një alibi, një njeri që, tok me Metën, e jo thjesht për shkak të Metës, është duke ndërtuar një qeverisje të korruptuar, gjë që duket te një mungesë e frikshme transparence, një njeri që ka lënë shumë prej të vetëve që korrupsionin ta shohin jo si një gjë, së cilës i duhet dhënë munxët, por si një …. ndjesi detyre, një njeri që ia ka mbushur mendjen vetes se, “për të mirën publike”, mund të bëhet edhe ndonjë ndyrësi, mund të ndërtohet ndonjë marrëdhënie korruptive, apo ndonjë .
Dritan Hila ishte pro Rilindjes. Madje militoi përkrah saj si zv ministër i mbrojtjes. Ky diplomat, bashkëshorti i Rudina Xhungës, vendosi të japi dorëheqjen me sa duket i neveritur pasi e ka parë nga Brenda qeverisjen e së majtës. Rama pretendon se u ndanë miqësisht dhe se ai i tha se do ti qëndronte besnik: Por faktet flasin ndryshe. I konvertuar në analist Hila nuk po lë “dritare” pa e goditur ish kryeministrin e tij.
Me aftësinë e tij për te krijuar togëfjalësha cinikë ai i është drejtuar shpesh Ramës: “Mandati nuk shtyhet me batuta”, “Zëvendësove elitën me Taulant Ballën”, “Veliaj bën vetëm shou si shefi”. Në një nga shkrimet e fundit ai godiste: “Shkëlqesi, eshte ora te besh kryeministrin. Iku 3/5 e mandatit dhe koha e shfaqjeve ka ikur me vakt. Fakti qe ke perballe nje opozite te shkalafitur, ta ben me te lehte sundimin, por me te veshtire qeverisjen. Lereni Lulin te beje kamarierin dhe Saliun te beje piktura.
Por juve ju zgjodhem kryeminister te socialisteve ti jepni drite fukarait, ushqim te uriturit, shprese te papunit. Jeni aty ti jepni shprese 1 miloneve qe ju votuan dhe jo koncesione Vilma Nushit e Gazhelit. As te ruani e mbroni koncesionet e Berishes. Behuni burre shteti, dhe na thoni edhe sa duhet te durojme qe te arrijme Mekën, qe keshtu te shtrengojme dhembet dhe rrypin, por ta dime se keni ne koke nje plan”.
Një nga të zhgënjyerit e mëdhej është edhe ish kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika. Socialist 100 karatsh, me gjithë të mirat e të këqiat e një socialisti tipik shqipëtar, ai u flak në të gjitha kuptimet nga Rama. Kur prokuroria kërkoi burgosjen e tij, Rama bëri një status të ndjerë ku shpresonte që Gjika të shpallej sa më parë i pafajshëm. Megjithëse shumëkush mendonte se pas prokurorisë fshihej dora e tij Rama vetë deklaroi “se nuk e pengonte drejtësinë në punën e saj”.
Më pas kur pas një tentative të dytë Gjika u burgos, nga shtrati i spitalit të burgut, i pyetur se kush e kish urdhëruar këtë ai u përgjigj: “Nuk keni parë gjë akoma”.
Pas këtij adresimi të drejtëpërdrejtë, ai nuk ka bërë të tjera deklarata kundër Ramës. Tani ankohet vetëm për mungesë ftesash dhe mospërfillje nga PS-ja lokale.
Ilirian Celibashi si ministër i marëdhënieve me parlamentin, u bë i pari anëtar i kabinetit Rama i cili u largua me dëshirën e tij nga qeveria. Sapo e mori detyrën ai paralajmëroi ashtu sikurse shefi reforma të mëdha në drejtësi, prona, shëndetësi, arsim, territor, po ai nuk pa asnjë nga këto të vihej në jetë. “Arsyet personale” të dorëheqjes së tij mbeten ende mister, por zëra brenda mazhorancës spekuluan se ai fitonte më shumë në kabinetin e tij si avokat i pavarur sesa duke qëndruar në një qeveri ushtarësh. Ai vetë nuk dha një motiv për ikjen e tij, por deri më sot nuk mbahet mend të ketë ikur asnjë ministër që është i kënaqur me qeverisjen.
Aq më tepër që edhe për arsyet personale të largimit nuk u morr vesh asgjë më shumë. Ndoshta heshtja e Celibashit përligjet edhe me vartësinë e profesionit të tij nga qeveria. (Lapsi.al)
