Kategori
Uncategorized

M’FAL DY LEK Z. KRYEMINISTER.

Dikush po lyp, dikush ka shtrire doren drejt teje per lemoshe, dikush nuk ka buke te haje.

Dikush,dikush,dikush.

Dhe keta dikushe,nuk jane askushi, por ata qe te votuan dhe shpresuan per nje dite me te mire.
Jane ata qe te sollen ty ne ate karrige ku ti sot rehaton bythen tende dhe shpures qe ke pas.
Jane ata qe i mashtrove dhe luajte me fatkeqesite dhe fukarallekun e tyre, per nje thes me miell.

Mos e perbuz ate dore qe te dha voten.
Ditet ikin, vitet gjithashtu, ajo dore qe te coj aty ku je shpejt do te te coje ne shtepi.

Ate karrige nuk ta dha Endri Fuga apo Erjon Velia, as shami kuqet e Librazhdit apo shami zezat e Vlores, ate vote dhe ate karrige ta dha ajo dore qe shtrihet poshte kembeve te tua duke u dridhur nga i ftohti dhe turpi me foshnjen ne krah.

Te pakten ate dore qe deri dije e puthe, e lepive, e mashtrove.

Ule koken dhe shikoje.
Shikoje se eshte ajo dore qe te dha gjithshkaqe ti enderroje,por kurre nuk e besoje.
Voten, karrigen, pushtetin, parane.

Shikoje mire se:

Do te jete ajo dore qe se shpejti, do te te coje ne shtepi, me shpejt, shume me shpejt se sa coj te tjeret para teje, dhe nuk do te kete jo me shami kuqe dhe shami zeza, Fuge apo Veliaj, por as zoti i madh ta ketheje me ate dore pro teje.

Ti e ke harruar ate dore qe sot shtrihet para teje, per nje cope korromane thate, ti i ke harruar premtimet sepse ne te vertete ato ishin thjesht mashtrime.

Por syte e asaj nene nuk do te harrojne kurre, cinizmin ironine dhe mosperfilljen tende kur i kalon prane, para syve dhe trupit te saj bashke me foshnjen pertoke, e perlotur duke tu lutur:

M’fal dy lek Z.Kryeminister.

Ti sot ke pushtetin, por ajo dore neser ka perseri voten, kete mos e harro zoti kryeminister.

foto e Urim Gjata

Lini një koment