Kategori
Uncategorized

“Fontane dhe Diktature”

Histori_Dossier-vendimi_i_pushkatimit_te_koco_plakut_482331500Homazh per inxhinierin gjeolog Koco Plaku, zbuluesin e vendburimeve te medha te naftes shqiptare.

“Fontane dhe Diktature”.

Rizgjohet ne dokumentar zeri i gjeologut te pushkatuar pas 33 vjetesh. Familjaret e gjeologut te pushkatuar “na gjeni eshtrat e te afermit tone…” Perfaqesi te ndryshme kerkojne nderim te kesaj figure qe eshte pushkatuar nga diktatura.

Arrestimi dhe pushkatimi:

Ne fillim te vitit 1975 Koco Plaku, perjashtohet nga partia dhe drejtuesit e atehershem e imponojne qe te dorezoje teseren. Kujtimet qe vijne prej atyre diteve te veshtira, ku dielli vetem ftohte dhe dukej teper i larget e i paarritshem tregojne se nje njeri teper modest dhe me natyre te larte profesionale si Koco Plaku do te trishtohet per dhenien e teseres, por se bashku me te do te tregohet i gatshem te lere edhe titullin e republikes, gezimi i te cilit ju ngri dhe mbeti per te vetem nje ogur i keq. Titullit ai ju gezua vetem dy muaj. Presioni politik i asaj kohe e vrau dalengadale kolosin e naftes shqiptare dhe po regjistronte tek ai pesimizmin, por jo poshterimin. Duke e pritur nga ora ne ore vendimin e keq Koco Plaku ruajti ata qe kishte prane dhe u shmang prej tyre me qellim qe ata mos te ndeshkoheshin si ai dhe familja e tij. Ate pranvere te vitit ‘75 per Kocon do te ishin ditet me te zeza. Ne byrone politike te asaj kohe dilnin nga raftet, skenaret e pergatitura qysh vite me pare nga vet drejtuesi mizor i shtetit te atehershem.

Te gjithe ata qe zbatonin urdherat e diktatorit zgjaten agonine e Koco Plakut. Ky i fundit e priste ate qe do t’i ndodhte dhe kishte nisur te jepte amanetet e tij te fundit, per gruan dhe per djalin qe kishte vetem pak muaj qe kishte ardhur ne jete. Ishte viti 1975. Ne ditet e para te muajit mars ne qytezen naftetare te Patosit mbahej aktivi i partise. Te gjitha ato debate dhe fjalime qe do te beheshin ne kete aktiv, qe per shume intelektuale u quajt turp, ishin vijezuar nga kreret e politikes se atehershme, te cilet arriten ne marrjen e vendimit me te paskrupullt dhe me te pashpirt, qe ne industrine e naftes na kishte dale nje grup armiqesor, qe udhehiqej nga agjente jugosllav, sovjetik e grek. Armiqte imagjinar te Enver Hoxhes bene qe ne kete aktiv te zymte te vulosej perfundimisht jeta e 8 shkencetareve te Institutit te famshem dhe dy figurat me te spikatura te ketij grupi shkencetaresh te perballeshin me denimin me te rende. Ne diten e dyte te aktivit, teksa turma e drejtuar dhe e udhehequr nga punonjes te sigurimit dhe komuniste medioker provincial uleriste kunder shkencetareve te naftes, drejtuesi i ketij aktivi ku merrte pjese dhe vet Adil Carcani e Ramiz Aliaj ka kerkuar largim nga salla te te kritikuareve.

Largimi do te shoqerohej me prangosjen e tyre qysh ne momentet e daljes ne dere te salles se pallatit te kultures ku zhvillohej mbledhja e jashtezakonshme e partise. Furgonat e policise, sigurimsa te shumte si dhe drejtuesit me te larte te partise komuniste i moren gjeologet shkencetare dhe i transportuan menjehere drejt birucave, ku do te niste kalvari i rende i mundimeve.  Periudha e gjate ne hetuesi do te shperfytyronte disa nga mbeshtetesit e Kocos dhe shkences se tij, por vete Koco Plakun nuk do ta mposhte kurre. Deshmimtare te shumte, te njohur dhe te panjohur dhane per fat te keq dhe deklaruan fakte te paqena dhe prova kurre te vertetuara. Vreri i deshmimtareve ishte vreri i partise dhe udheheqesit te saj, i cili tentoi te manipulonte deri dhe te afert te Koco Plakut. I tradhetuar nga te gjithe, i pergatitur per ate qe do ta priste, i sakatosur nga dhuna psikologjike dhe fizike Koco Plaku nuk do te arrinte kurre te pranonte kater akuzat e renda qe ishin ngritur ndaj tij. Ne te gjitha seancat e hetuesise si dhe ne te gjitha deklaratat e tij, Koco Plaku shpjegonte se nuk ishte tradhtar dhe kurre nuk kishte menduar per sabotim. Ne arkiven e Ministrise se Brendshme gjendet edhe sot dosja voluminoze e periudhes hetimore te Koco Plakut dhe gjeologeve te tjere. Ne shfletosjen e mijera fleteve te dosjes faktohet qendresa e Koco Plakut, i cili ne te gjitha fletet ka shkruar dhe firmosur qe nuk mendonte kurre per tradheti ndaj atdheut.

Hetuesit barbarisht e impononin ate qe te pranonte akuzat , por ai nuk u tut. Madje, ne prani te hetueseve arriti deri aty sa te tentonte vetevrasje. Plot nje vit e tre muaj pas arrestimit, zhgenjimit, ndeshkimit barbar Koco Plaku dhe gjeologet e tjere perballen me trupin gjykues qe drejtohej nga Eleni Selenica. Gjyqi ndaj Koco Plakut dhe grupit te ashtuquajtur armiqesor te naftes zgjati tete dite dhe denimet per te gjithe anetaret e grupit ishin te renda. Kryetarja e trupit gjykues, mes vendimit qe ishte i shkruar ne me shume se 30 fleta, rreshtoi jo vetem akuzat, por pati guximin te lexonte vendimin e marre qysh me pare ne byrone politike, per pushkatimin e Koco Plakut dhe Milto Gjikopullit. Ashtu si dhe gjate marrjes ne pyetje edhe ne momentin e fundit te vendimit Koco Plaku nuk i pranoi akuzat. Nga pothuaj te gjithe anetaret e grupit te arrestuar vetem Koco Plaku nuk mundi te manipulohej. Vendimi i gjykates mberriti brenda pak oresh ne asamblene e kuvendit popullor, e cila la ne fuqi denimin me pushkatim per Koco Plakun dhe Milto Gjikopullin. Pak dite me vone, ne fund te qershorit te ’76, nje nate sketerre nje grup policesh nxorren nga qelia Koco Plakun dhe te lidhur me zinxhir kembe e duar e transportuan drejt vendit te ekzekutimit. Ne gryken e Babruse, disa km larg Tiranes mes ca shkurreve, ku qysh me pare ishin hapur gropat, togat e ekzekutimit qelluan me bresheri mbi trupat e tre te pa fajshmeve, Koco Plakut, Milto Gjikopullit dhe Andrea Mancos.

Portreti shkencor i Koco Plakut:

Gjeologu Koco Plaku qe ne fillimet e para te punes do te tregonte aftesite e tij te larta profesionale dhe ndjenjen atdhetare. Kjo e fundit e imponuar vullnetshem tek Kocua, do ta fuste ate ne ambicien e madhe per te cuar edhe me para industrine ende te brishte te naftes shqiptare. Ai ishte student i shkolles se naftes ruse. Idhulli i tij ishte Stanislav Zuber, i cili mbronte tezen se nen shtresat gelqerore nuk ka nafte. Koco Plaku me studimet e tij , e hodhi poshte tezen e gjeologut te madh polak ( qe mbahej gjeologu me I mire ne bote per ate kohe ), duke zbuluar disa vendburime ne Shqiperi ne shtresat gelqerore si Gorishtin, Visoken dhe Cakranin. Afro 20 vitet e punes se Kocos ne nafte cilesohen sot te vetmet perpjekje frytedhenese ne zbulimin dhe nxjerrjen e naftes. Firmen e Koco Plakut mbajne sot te githa venburimet e naftes. Ai zbuloi zonen e Visokes, per te vijuar me pas me Gorishtin, Cakranin, Frakullen, Divjaken, Delvinen etj. Kocua kreu studime te mirefillta dhe krijoi ne vend, per here te pare ne historine e Shqiperise, konceptin gjeologji. I vendosur ne tezen e tij gjeologjike, Koco Plaku tregoi se nen shtresat gelqerore te vendit ekzistojne shtresa pa fund me nafte dhe gaz. E ndersa nafta deri para shfaqjes se Kocos ishte prodhuar vetem ne vende ranore, shume shpejt nentoka gelqerore do te kthehej dominuesja e prodhimit te saj.

Ai rregjistroi brenda pak vitesh rekord ne prodhimin vendas te naftes. Nga specialistet e sotem te naftes periudha kur ne kete industri ishte Koco Plaku eshte cilesuar si pranvera e arte e naftes shqiptare. Vetem pak jave para arrestimit te Koco Plakut, prodhimi i naftes arriti ne afro 2.5 milion tone ne vit. Si nje gjeolog i kompletuar Kocua projektoi me dhjetra zbulime dhe studime shkencore. Shume gjeolog pasardhes ruajten dhe ndoqen studimet e Koco Plakut dhe perhere e kudo i referoheshin shkences se tij. Kocua u be shume shpejt dhe mbeti deri me sot si idhulli i fushes gjeologjike te naftes.

Kush ishte Kocco Plaku:

Koco Plaku lindi ne fshatin Hocisht te krahines se Devollit ne Maj te vitit 1929. Familja nga rridhte Kocua, ishte nje nder familjet me te medha te krahines si dhe njihej ne Korce dhe ne te gjithe vendin per veprimtarine e larte partiotike. Kocua ishte djali i katert i Josif Plakut. Vellezerit e tij me te medhenj qysh ne rinine e tyre u rreshtuan ne radhet e partizaneve, nderkohe qe gjate periudhes se fundit te pushtimit fashist, Kocua dhe nje pjese e familjes vuajten internimin ne Portoromano. Arsimin fillor e kreu ne Hocisht, nderkohe qe pas clirimit ndjek Politeknikumin “Hari Fultz”. Me pas ai vijon arsimin e larte ne Moske ne universitetin “Gupking” per gjeologji, te cilin e mbaron me rezultate te arta.

Qysh ne shkolle te mesme Kocua spikati per frymen patriotike dhe per karakterin e tij te forte. I lindur dhe i rritur nen frymen patriotike Kocua e cilesonte kete karakter te familjes dhe fisit nga rridhte si kryesorin. Pas kthimit nga Moska, Koco Plaku u emerua si fillim inxhinier ne Institutin e naftes ne Vlore per te vijuar me pas ne Kucove e Fier, ku u dallua si gjeologu dhe studjuesi kryesor i zonave ende te pazbuluara ne ate kohe te naftes dhe gazit. Vellai i tij i madh, Jorgua, u vra pak muaj para clirimit, ne mesin e janarit te ftohte te ‘44. Per vrasjen e tij qarkullojne dy versione, ku nje i perket ekzekutimit te tij ne uren e Kovacit ne Voskopoje nga pushtuesit dhe versioni tjeter ka te beje me faktin qe Jorgua eshte vrare nga partizanet me urdher te vet Enver Hoxhes. Por, fati i keq i djemve trima te Josifit do te vijonte me vdekjen e Mikailit ose sic e njohin te gjithe Kalos, vellait te dyte te Kocos, ne vitin 1953. Kalo ishte drejtuesi i pare per afro kater vjet i fermes se Sukthit.

Ai u gjet i pa-jete ne nje siperfaqe toke dhe nga hetimet e mevonshme doli se ishte helmuar. E sikur te mos mjaftonte kjo humbje tragjike, vellai tjeter i Kocos, Panajoti qe kishte qene dikur partizan dhe qe ne fillimet e para te pasclirimit mbajti poste te larta drejtuese te shtetit shqiptar, gjate kohes qe ishte minister pa portofol, ne vitin 1957, arratiset nga liqeni i Ohrit e pikerisht nga fshati Lin drejt shtetit jugosllav te asaj kohe, ku thone se e ekzekutuan agjenturat ne vitin 1966. Edhe sot, pas me shume se 50 vjetesh nga arratisja ende eshtrat e Panajot Plakut nuk jane gjetur. Arratisja e Panajotit thelloi edhe me teper zemerimin prej inferiori qe kishte zene prej kohesh dikatorin Enver Hoxha. Hoxha jo vetem qe e cilesoi Panajot Plakun armik te popullit dhe e perndoqi ate edhe ne arrati, por u betua perfundimisht qe asnje nga familja Plaku te mos ngrinte krye, pasi Enver Hoxha perballe djemve te Josifit ndihej xheloz. Enver Hoxha nuk u zbut edhe pas fisnikerise se treguar nga nena e Kocos, edhe pas persosmerise profesionale te te vetmit qe kishte mbetur, Koco Plakut. Ai shume shpejt krijoi alibine tradhtare ndaj Kocos, per te arritur deri ne burgimin e dy motrave qe kishin mbetur ne meshire te fatit. Diktatori do te zgjeronte rrezen e tij shfarosese deri tek kusherinjte e larget te babait te Kocos dhe kjo lufte ne dukje armiqesore do te prekte edhe ne vitin 1985 kusherinin e Kocos, Minain, i cili vuajti disa vjet burg dhe internim per agjitacion e propagande. Diktatura vrau ne menyre eingmatike edhe jetet e te rinjeve te kesaj familje me emer. Djali i Kalos, qe mbante emrin e te xhaxhait Jorgo do te perballej me skenare te erreta te pergatitura me se miri ne zyrat e byrose politike dhe sigurimit te shtetit.

Apeli per gjetjen e eshtrave:

Shpresat e familjareve jane ende te medha, por kesaj radhe per gjetjen e trupit te tij. Qetesi nuk ka per familjaret. Ata jane duke u endur per te gjetur te pakten eshtrat. Jovani, djali i Kocos ka mundur te krijoje skenen dhe t’i afrohet vendit ku i ati u pushkatua. Shkon shpesh here ne ate zone “te mallkuar” dhe ne heshtje bashkebisedon me te atin. E lehteson shpirtin e tij, duke qene i vendosur per te kerkuar. Zona ku ende prehet Koco Plaku ndodhet ne fshatin Shishtufin, disa kilometra larg nga qendra e Tiranes. Banoret fshatit tregojne piskamat e pushkatimeve pa fund qe jane bere ne kete zone. Nje pjese e madhe e kundershtareve te dikatorit me te eger, Enver Hoxhes, prehen ne Shishtufin, prane nje perroi dhe disa shkurreve qe erozioni i viteve u ka ndyshuar drejtim. Kujtimet e hidhura te atyre neteve te pushkatuara jehojne deri sot, teksa shume familje nuk kane marre ende eshtrat e te afermeve te tyre te vrare nga regjimi barbar komunist. Por, nga kater vellezerit Plaku, Panajoti dhe Kocua jane ende pa nje varr. Familjaret e tyre apelojne per gjetjen e eshtrave. Vitet pa mbarim te vuajtjeve per pasuesit e kater vellezerve Plaku nuk kane marre fund. Ndjesa per ta nuk mjafton. Akoma historia tyre e pandare nga ajo e Shiperise kerkon sqarime dhe zbardhje faktesh. Gezimi i vetem i shkenctarit Koco Plaku, djali Jovani ka sot nje familje. Pesha e viteve te diktatures do te vijoj te trashegohet tek ata qe do te mbajne mbiemrin Plaku. Lehtesia e vetme do te jete kujtimi se dikur nga nje familje patriotesh ne zonen e Devollit, ishin kater vellezer te cilet e donin atdheun. Secili prej tyre dha shume nga vetvetja deri ne sakrifikim per te.

Kujtim do te jete Panajoti qe cau cdo klon diktature per t’i thene diktatorit Enver Hoxha, mjaft me me familjen Plaku. Zhvillimi i industrise se naftes shqiptare do te personifikohet me emrin Koco Plaku

Aktiviteti:

Per nder te figures se ing. gjeolog Koco Plaku ne Fier u zhvillua kate fundjave nje simpozium shkencor si dhe nje seri aktivitetesh. Fillimisht promovimi i figures se ing. gjeolog u be nga nje ekspozite fotografie, e cila u cel ne hollin e teatrit “Bylis” te Fierit. Vizitimi i tete stendave me me shume se 100 fotografi u shoqerua edhe me nje koncert instrumental kryesisht me muzike ruse, per te cilen Koco Plaku ka patur debulese. Me pas aktiviteti ka vijuar me nje konference shkencore ne te cilen kane referuar jo vetem akadamike te fushes se industrise se naftes, por edhe mjaft bashkekohes dhe bashkevuajtes te Koco Plakut. Nuredin Skrapari nje inxhinier gjeolog, bashkevuajtes me Koco Plakun do ta cilesonte kete te fundit si kryevlera e naftes shqiptare si dhe do ta vleresonte ate si nje gjigand te gjeologjise dhe zbulimit te naftes ne vend.

Nderkohe qe Ylli Plaku do te referonte per lidhjen patriotike te familjes devollite te inxhinierit te pushkatuar Koco Plaku. Pas dhjetra referateve u shfaq nje dokumentar kushtuar punes, jetes, familjes, pushkatimit te Koco Plakut. Dokumentari ka patur si kulme te tij zerin e vete te pushkatuarit, ze qe ishte regjistruar ne sallen e gjyqit si dhe gjate hetimeve me shume se 13 mujore. Ne fund te aktivitetit pas falenderimit te familjareve te inxhinierit gjeolog te pushkatuar prej mjaft shoqatave, njesive vendore, prej te gjithe komunitetit te Fierit si dhe prej kreut te bashkise, kompanise “Albpetrol” ju be nje kerkese presidentit te republikes per ta nderuar Koco Plakun me titullin “Nderi i kombit”.

Matilda Troka

Lini një koment