
Por, nuk është në të tashmen, dhe as në të ardhmen e afërt, dëmi që bën vibratori i Ramës.
Në raport me 14 majin, do të ishte mirë që ata ta merrnin me ‘autorizim’ vulën dhe të futeshin në zgjedhje.
Ky ushtrim le të ndodhë, për të konkluduar edhe njëherë, ashtu si më 6 mars, se sa vlejnë.
Në të kundërt, ata do të vazhdojnë të jenë dhe të përdoren si vibrator në funksion të zgjedhjeve të 2025
Do të katapultohen në “shtratin e opozitës” duke luajtur ‘carin më të madh opozitar në qytet’.
Do të luajnë viktimën që pushteti mbajti jashtë zgjedhjeve.
Do të mbajnë peng debatin mes palëve kundërshtare, duke simuluar kundërshtarin e qeverisë, por duke qenë realisht armik i opozitës.
E pafuqishme për të prodhuar narrativë të re, me mushkën e ngordhur të Rilindjes që kutërbon mediat ndërkombëtare, Edi Rama, thuaj si gjithmonë, e zgjidh me mjete të erosit atë që nuk e bën dot me të politikës
Ka blerë një vibrator, që e shtrembëron kokën nga e djathta, dhe me të në dorë do të bredhë Shqipërinë e takimeve elektorale.
Marre nga Alfred Lela /