
PS: Per te gjithe ata qe mendojne se bej avokatine e ndonje personaliteti ne Shqiperi kam nje pyetje dhe ne sqarim:
A nuk ishte Alibaba keshilltar i kryeministrit Dr. Berisha per shume vite ne kryeministri dhe per servilizmin e skajshem a nuk u be ky Minister Drejtesie? Perse pranoi ai te punonte tete vjet me te, kur sipas deklarateve (mashtrimeve) qe ju ben ju eshte kunder komunisteve?
Sa me perket mua! Une perpara partive politike kam Shqiperine te ciles jam shume krenar se per 35 vjet i kam sherbyer ne menyren me te ndershme, profesionale dhe jam vleresuar aq sa nuk mund te vleresohesha me shume edhe sikur te kisha edhe tri jete te tjera.
Edhe une jam hequr nga lidershipi i ri i PD te vertete nga Keshilli Kombetar kur zgjodhen drejtuesit e rinj. Sigurisht qe kjo nuk me ka merzitur aspak, sepse ne rast se nuk ju duhen disa mijera vota le ti humbin.
Partite ne Shqiperi jane private, nuk i duan profesionistet, njerezit e shkolluar dhe patriotet por duan servilet si Alibaba dhe shoket e tij, prandaj situata politike, sociale, shoqerore, ekonomike dhe e sigurise eshte e tille ne Shqiperi.
