Adriana Kalaja : Cilat janë pikat e programit tim Për Territorin me sloganin; Tirana në 100 vite:

1 -Ndërtimet dhe territori
Psikologjia mafioze është futur deri thellë në mentalitetin e shoqërisë sonë dhe për ta ç’rrënjosur duhet vendosmëri e guxim. Shprehja “Tirana pastrohet me tritol” është jo vetëm metaforë, por edhe vënie në vend e drejtësisë. Gjithkush që ka abuzuar dhe është pasuruar në mënyrë të pandershme duhet të paguajë. Duhet t’i sekuestrohet pasuria, për të shlyer dëmin e krijuar.
Atje ku pasuria e paluajtshme ka dëmtuar trashëgiminë duhet të shembet pa hezitim.(rasti i Kullave pas sahatit, ndërtimi i kullave në truallin e Teatrit Kombëtar etj).
Tirana është shndërruar në një qytet të pajetueshëm dhe pë t’ua kthyer atë qytetarëve duhet:

- Së pari, të hartohet një plan rregullator, nëse ai nuk ekziston dhe të zbatohet me rigorozitet. Ndërtimi i improvizuar, sipas interesave të njerëzve me pushtet, vend e pa vend, duhet të marrë fund.
- Së dyti, Tirana duhet të ruajë identitetin dhe të ketë një harmonizim mes së shkuarës, së tashmes dhe të ardhmes. Për këtë nuk duhet të ketë ndërtime kullash të reja, pa u shitur ato ekzistueset.
- Së treti, veprat monument kulture të mos tjetërsohen, por të ristrukturohen me fondet e Bashkisë.
- Së katërti, banesat private të çfarëdo lloji qofshin do të ristrukturohen në bashkëpunim mes Bashkisë e privatëve nëpërmjet kredive të buta ose investimeve të përbashkëta (50% private & 50% Bashkia).
- Së pesti, banesat private mbi 70 vjet duhet vtw restaurohen nw fasadw nga Bashkia Tiranw.
- Së gjashti, ndërtimet duhet të kenë afat kohor të përcaktuar mire. Kalimi i këtij afati duhet të penalizojë ndërtuesin nërmjet gjobave.
- Së shtati, ndërtimet e kryera prej kohësh dhe të pashfrytëzuara ose të vëna në funksionim, të gjobiten. Sa më e gjatë koha e mosshfrytëzimit, aq më progressive gjoba, që duhet të shkojë deri në sekuestrim të objektit.

1 -Qarkullimi dhe parkimi:
- Së pari, në qytet dhe në rrethinat, përpara se të fillojë ndërtimi i objekteve, duhet të ndërtohen rrugët me gjithë elementët e tyre, që do t’i shërbejnë edhe të nesërmes ( Tubacionet e ujrave të bardha e të zeza, elektriku…deri dhe tek tubacioni i gazit, që mbase nesër do të përdoret në qytet).
- Së dyti, gjithë sistemi kabllor, që sot është ajror, të bëhet nëntokësor.
- Së treti, ristrukturimi i rrugëve ekzistuese ku përparësi t’i jepet korsive të urgjencës për ambulancat, zjarrfiksat.
- Së katërti, transporti publik duhet të përforcohet dhe të shpërndahet në çdo skaj.
- Së pesti, duhet të hidhen qysh tani bazat për të nesërmen për të ndërtuar edhe metro në kryeqytet. Në një kohë që flitet për miliarda abuzime, përse të mos mendohet për t’i vënë ato në shërbim të qytetit e qytetarëve?
- Së gjashti, për të eliminuar trafikuan e rënduar, sidomos në qendër, do të ishte me interes ndërtimi i nënkalimeve për automjetet.
Këtu do veçoja 2 projekte të cilat di lehtësojnë ndjeshëm trafikun si:
a. Nënkalimi i Bulevardit Zogu i Parë nga Universiteti deri të ish stacioni trenit.
b. Metroja nga Sharra deri në Tufinë.
