
Ish- ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Alexander Arvizu, ka dhënë një intervistë për televizionin Euronews në Shqipëri, ku ndër të tjera komentoi ngjarje politike në vend dhe shpalljen non-grata të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Arvizu tha se nuk ka informacione të detajuara për vendimin e DASH ndaj Berishës, pasi ai nuk ka më akses në informacione të brendshme. Por, ai deklaroi se drejtuesit e qeverisë dhe të opozitës, mund të zgjidhen dhe caktohen vetëm nga shqiptarët dhe jo nga Washingtoni apo çdo vend tjetër.
Unë nuk përfaqësoj më qeverinë dhe nuk kam akses në informacion. E rëndësishme është të tregosh respekt për qytetarët shqiptarë. Shqiptarët e dinë se çfarë do të thotë të respektohen.
Edhe pse një vendim që merret nuk është gjithmonë i duhuri, njerëzit e kuptojnë domethënien e tij.
Sa i takon opozitës, mendoj se është me rëndësi që qytetarët të kuptojnë se këdo që zgjidhni për qeverinë dhe opozitën, nuk është vendim për SHBA-të dhe BE-në, por për Shqipërinë. Është qeveria juaj dhe opozita juaj.
Ne e vlerësojmë miqësinë dhe mbështetjen që shqiptarët japin në SHBA. Ndaj duhet të japim opinion me respekt.
Por, kĂ«to lloj vendimesh, se kush Ă«shtĂ« nĂ« opozitĂ« dhe kush duhet tĂ« jetĂ« nĂ« qeveri, i takon shqiptarĂ«ve dhe jo Washingtonit apo Brukselit”, deklaroi ish ambasadori.
Arvizu shtoi se opozita shqiptare nga viti 2015 ka qenĂ« e pĂ«rçarĂ« dhe “thuajse e thĂ«rrmuar”.