
Laer Kurti është i riu i radhës që gjeti vdekjen në duart e efektivë të Komisariatit numër 3 në Tiranë.
Hetimet do sqarojnë përgjegjësinë e strukturave të rendit për vdekjen e 32-vjeçarit, por fakt është se në rastin e shoqërimit tij janë shkelur rëndë protokollet dhe askush nuk mundet të justifikojë mungesën e një ambulance kur Komisariati numër 3 nuk është më larg se 1500 metra me Spitalin e Traumës.
Inskenimet e Kupolës së Policisë së Shtetit nxitën revoltat qytetare, teksa kokë turku nuk bë përgjegjësi kryesor, ish-Drejtori i Policisë Ardi Veliu, por ministri i Brendshëm i asaj kohe Sandër Lleshi.
Në prill të 2022 në Komisaritian e Kavajës do të vetëvarej 31-vjeçari Ylvi Meta, i arrestuar si i dyshuar për një vjedhje.
Misteri mbuloi dinamikën e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Në 28 mars të 2022 në ambientet e brendshme të komisariatit numër 5 në Kamëz humb jetën pas një zjarri në qeli 26-vjeçari, Arben Mici dhe mbetet i plagosur një tjetër.
Zjarri ne qeli ishte shkaktuar nga Mici, teksa rojet përgjegjës ishin duke shikuar një ndeshje futbolli.
Në 20 maj të 2018 në Komisariatin e Korçës do ndërronte jetë pas torturave të policisë Enea Ftoj, vetëm 27 vjeç, i cili ishte arrestuar për vjedhje.
Familja akuzoi drejtuesit e policisë, por hetimet nuk u çuan asnjëherë deri në fund.
Në 3 gusht të 2022 do regjistrohej tragjedia e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdiaj do humbte jetën pasi do goditej nga skafi që drejtohej nga efektivi I policisë Arjan Tase.
Ngjarja e rëndë u pasua me protesta masive në disa qytete të vendit.
6 shtator 2022 Thoma Konomi, 57 vjeç nga Gjirokastra ka ndërruar jetë në Sanatoriumin e Tiranës 10 ditë pasi ishte arrestuar nga Policia Kufitare e Kakavijës.
Vëllai i tij pretendoi se Konomi ndërruar jetë për shkak të rrahjes nga policët e kufirit.
Ai është vëllai i Franc Konomit, i ekzekutuar në Tiranë vite më parë.
Vdekjet e shkaktuara nga policia
🔻Klodian Rasha
🔻Jonada Avdia
🔻Laer Kurti
🔻Ylvi Meta
🔻Enea Ftoj
🔻Arben Mici
🔻Çaush Saliasi
🔻Thoma Konomi