Kategori
Uncategorized

Të majtët fushatë spam në internet mbas humbjeve të pushtetit

Organizata Skiftet, e cila është e afërt me socialdemokratët, ka nisur disa fushata pas zgjedhjeve.

Një prej tyre është dërgimi i emaileve masive për liberalët me shpresën që anëtarët liberalë të parlamentit të mos mbështesin kandidaturën e Ulf Kristersson për kryeministër.

Ju kujtohet emaili i Erjon Veliajt derguar kancelarive botërore për Griseldën ??? Ajo po ndodh tani dhe me OJQ pranë socialdemokratëve në suedi

🔺Një lajm i trishtuar na ka shokuar të gjithëve ne në PS. 

Natën e kaluar, gruaja shtatzënë e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, u rrëmbye në një qendër tregtare në Tiranë. Pasi është keqtrajtuar barbarisht nga rrëmbyesit, ajo është dërguar në një vend të panjohur, ku i kanë hequr fëmijën. Në orën 4 të mëngjesit, e mbuluar nga gjaku, znj.

Roshi është lënë afër shtëpisë së saj në Kavajë (50 kilometra larg kreqytetit).

Nuk ka ende ndonjë njoftim nga policia. Kavaja ka qenë zona elektorale ku është zgjedhur Berisha deputet për 20 vjet. Socialistët fituan në Kavajë për herë të parë më 8 maj dhe kjo është konsideruar si fitorja më simbolike e zgjedhjeve. Gjatë fushatës elektorale, z.Roshi dhe shtabi i tij kanë marrë kërcënime për shkak të garimit të tij për postin e kreut të Bashkisë. …

Vetëm pas pak ditësh u morr vesh se Griselda Zaimi as nuk qe rrëmbyer, as nuk qe gjakosur dhe për më tepër as nuk qe me barrë.

E njejta praktikë dezinformimi po ndodh edhe këtu …ku të majtët po mundohen tju fusin frikën deputetëve liberalë për të mos votuar kryeministrin Moderat …

“Me siguri tani po përballemi edhe me qeverinë më konservatore në Suedi që kur u vendos e drejta e votës.

Në praktikë, rezultatet e zgjedhjeve janë një katastrofë për të gjithë, përveç më të pasurve: nëse blu-kafetë formojnë një qeveri, ata së shpejti nisin sulmet ndaj të papunëve, të sëmurëve dhe të sapoardhurve.

Për personat me të ardhura të ulëta, gratë dhe kurdët.

Për myslimanët suedezë, afro-suedezët, hebrenjtë, samitët, invalidët, personat LGBTQI dhe pakicat e tjera.

Në planin afatgjatë, gazetarët, pensionistët, aktivistët dhe në fund të fundit të gjithë janë të prekur.

Emaili masiv i dërguar anëtarëve liberalë të koalicionit fitues, është ky:

Përshëndetje !

Si liberal, ju keni aktualisht një mundësi unike për t'u ngritur kundër erërave fashiste që fryjnë në politikën suedeze. Ju mund t'i thoni jo një qeverie ku SD-së i jepet ndikim.

Ajo që është më e keqja:

Nëse nuk e bëni, ju jeni një pjesë aktive dhe me ndikim të përparimit të fashistëve dhe ndikimit në rritje në jetën e njerëzve në Suedi.

Unë me të vërtetë nuk dua t'i shoh vizionet raciste të SD-së të realizohen.

Unë nuk mendoj se ju doni t'i jepni rrugë as SD-së. Kjo është arsyeja pse ju po merrni këtë email.

A mund ta imagjinoni të ndihmoni një parti të fitojë ndikim, e cila, e udhëhequr nga nënkryetari Björn Söder, i mohon Samiut dhe hebrenjve suedezë identitetin e tyre suedez?

Një parti, drejtuesit e partisë së së cilës nuk mund të zgjedhin mes Joe Biden dhe Vladimir Putin?

Një parti që mendon se është krejtësisht normale të shkosh duke thënë 'fitore e shenjtë'?

Kështu flasin fashistët kur ndjejnë erërat e fitores dhe ju jeni në gjendje të bëni diçka tani.

Mos u dorëzoni para fashistëve, siç kanë bërë Ulf Kristersson dhe Ebba Busch.

Votoni jo një qeverie të mbështetur nga SD.”

Cili është shqetësimi për fushatat e padëshiruara

https://bulletin.nu/spamkampanj-mot-liberala-riksdagsledamoter

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s