Kategori
Uncategorized

Berisha: Jemi vendi me rrogat dhe pensionet më të ulta në rajon,Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklatruar se nga viti 2013 kur ne ishim vendi me rrogat e pensionet më të larta në rajon, kemi rënë në vendin me rrogat e pensionet më të ulta në rajon. Gjatë një takimi, Berisha tha se vendi nën qeverisjen e Ramës ka rënë varfëri ekstreme.

“Ne kemi zgjedhur këtë format për të diskutuar probleme themelore, me të cilat përballet shoqëria jonë. Natyrisht, si PD, në mënyrë të padiskutueshme për të marrë, përzgjedhur, reflektuar në programin tonë, këto mendime që ne të përgatitemi për përgjigjen më të mirë me problematikën e madhe që përballet Shqipëria. Në këtë kontekst është jashtë çdo dyshimi se, problem themelor me të cilin përballen shqiptarët sot, është varfërimi i frikshëm në rritje. Kjo është gjeja më evidente, e tregojnë në mënyrë të pamohueshme të gjithë treguesit që masin varfërinë. Dëshmohet nga fakti se, në rast se në 2013 ne ishim vendi me rrogat dhe pensionet më të larta në rajon, sot i kemi më të ulëtat në rajon. Në 2013 ne kishim 1.03 % varfëri ekstreme sipas Bankës Botërore, sot është katërfishuar. Këta janë familje që marrin më pak se 1 $ në ditë. Ishin 14 mijë familje, tani janë mbi 50 mijë familje,’ tha Berisha

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s