Të dashur miq :
Tani që Partia Demokratike zgjodhi jo vetëm lidershipin por dhe strukturat e saj drejtuese, puna ime për krah jush, si qytetare, atdhetare, dhe aktiviste e Partisë Republikane (konservatore) amerikane, për ringritjen e Partisë Demokratike Konservatore Shqiptare, këtu mbaron .
Suksese të mëtejshme dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve.
Me respekt
Evi Kokalari /

Nga Evi Kokalari /
Urime kryesisë së re të PD.
Besoj se shumë janë dakort me mua kur them se puna ime në Shqipëri mbaron këtu dhe si e tillë, do ti kthehem jetës time të përditshme në Amerikë, bisnesit, politikës dhe miqve.
Gjithsesi një gjë nuk ndryshon; fakti që vetëm një PD vërtet konservatore do ta nxjerr Shqipërinë nga moçali i korrupsionit.

Një PD e qëndrës apo e qëndrës së djathtë, do të jetë thjeshtë një vazhdimësi e asaj që kemi njohur dekatën e fundit, dhe do ngelet një parti e pazareve.
Në kundërshtim, një PD e parimeve konservatore do të fokusohet tek populli dhe Shqipëria, dhe jo tek xhepat e saja.
Duke shpresuar për më të mirën,
Suksese të mëtejshme dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve.













