Kategori
Uncategorized

Flluskë deklarata e deputetit Basha se nuk i njihte kandidatët në primaret që zhvillonte “Sali Non Grata”.

Çfarë dinte Aurela Basha që hoqi dorë nga nënshtetësia shqiptare ndërkohë që bashkëshorti i saj po hynte fort në politikën shqiptare?

Se ne kemi parë atë që rrallë ndodh.

Deputetin Basha nuk e votoi as lagja ku ështē lindur dhe rritur në vitin 2017, si një ndëshkim për marëveshjen me Ramën.

As demokratët e lagjes tij në Referendumin e datës 18 dhjetor 2021.

A e dinin ata se vetë Basha nuk donte kurrë të bëhej Kryeministër dhe ne nuk e lexuam dot këtë mprehtësi të votuesit?

Fakti që nga viti 2004 znj. Aurela Isufi (Basha), nuk ka votuar në Republikën e Shqipërisë, dhe rrjedhimisht as bashkëshortin e saj, duhet të na japë përgjigjë se:

🔺A e dinte se bashkëshorti i saj nuk donte vetë të bëhej Kryeministër?

🔺A ishte plani ky për zh’bërjen e Opozitës Shqiptare?

🔺A ishte ky qëllimi që Opozita Shqiptare të emërohet dhe jo të zgjidhet?

Adriana Kalaja Avokate…

Më tërhoqi vëmëndjen, deklarata e deputetit Basha se nuk i njihte kandidatët në primaret që zhvillonte “Sali Non Grata”.

Të asaj Non Grate që në fakt është e qartë se është produkt i marëveshjes Rama-Basha, dirigjuar nga znj. Yuri Kim.

Nejse.

Kjo deklaratë e ardhur nga deputeti Basha përveç se tregon gjëndjen mjaft të rënduar ku ndodhet në raport me demokratët dhe PD-në, por tregon se nuk ka më dyshime të shërbmit që ky i fundit po i bën regjimit tē Ramës.

Dokumenti që paraqes më poshtë, është dekreti i Presidentit Mosiu Nr.4117, për lënien e nënshtetësisë shqiptare të disa shtetasve shqiptarë, datë 19.01.2004.

Në numrin 10., ndodhet shtetësja Aurela Xhafer Isufi, që ne e njohim si bashkëshorten e deputetit Basha dhe motrën e shtetasit Erion Isufi.

Ajo që bie në sy është fakti se ndërsa shtetasi Lulzim Basha po futej në politikën shqiptare (këtu i referohem KOP-it), bashkëshortja e tij heq dorë nga nënshtetësia apo ajo që quhet

E DREJTA PËR TË VOTUAR.

Ndërkohë që unë si nënë dhe grua, që u dhunova nëpër protesta dhe u mbusha me gaz nga Policia e Rendit (krimit deklaronte dikur Lulzim Basha), që u tradhëtova nga Lulzim Basha te çështja e Teatrit, që u mbyta me gaz nga e njëjta polici që ta është në mbrojtje të deputetit Basha, më 8 janar 2022 në Selinë e PD-së, natyrshëm pyes se:

Çfarë dinte Aurela Basha që hoqi dorë nga nënshtetësia shqiptare ndërkohë që bashkëshorti i saj po hynte fort në politikën shqiptare?

Se ne kemi parë atë që rrallë ndodh.

Deputetin Basha nuk e votoi as lagja ku ështē lindur dhe rritur në vitin 2017, si një ndëshkim për marëveshjen me Ramën.

As demokratët e lagjes tij në Referendumin e datës 18 dhjetor 2021.

A e dinin ata se vetë Basha nuk donte kurrë të bëhej Kryeministër dhe ne nuk e lexuam dot këtë mprehtësi të votuesit?

Fakti që nga viti 2004 znj. Aurela Isufi (Basha), nuk ka votuar në Republikën e Shqipërisë, dhe rrjedhimisht as bashkëshortin e saj, duhet të na japë përgjigjë se:

A e dinte se bashkëshorti i saj nuk donte vetë të bëhej Kryeministër?

A ishte plani ky për zh’bërjen e Opozitës Shqiptare?

A ishte ky qëllimi që Opozita Shqiptare të emërohet dhe jo të zgjidhet?

Kemi të drejtë të marim përgjigje ne që e mbështetëm, bëmë fushatë dhe votuam deputetin Basha, porse ai vetë nuk e ka dashur këtë gjë dhe që pabesisht dhe paburrërisht shiti gjithë kontributet tona te Rama, vetëm për interesin e tij dhe të familjes së tij, të asaj familje që përfitojnë Eurot por që nuk i japin votën.

Deri sa të kthejnë përgjigje për këto pyetje që tashmë i dimë të gjithë përgjigjet, Demokratët dhe Opozita e vërtetë do t’i japë përgjigjen e merituar më datë 6 mars.

Ps: Si mundet të të votojë bota, kur gruaja të ka njohur dhe nuk denjon të të votojë? Se për vajzat nuk do i lëmë kobë të refuzojnë votimin e babait se do të jetë jashtë politikës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s