Kategori
Uncategorized

Dhuna dhe gazi ndaj demokrateve: “Basha ka shtuar me mijëra kundërshtarë”/ Grupimi “Dhjetor 90”: Do qëndrojmë në sheshe, liria nuk vjen nga bunkeri

Deklarata e plotë:

Liria dhe demokracia fitohen dhe mbrohen vetëm nëpër sheshe, ky konstatim na vjen nga historia.

Nëpër bunkere mbrohet krimi dhe fshihen diktatorët.

Ne anëtarët e Grupimit “Dhjetor 90” si një bashkësi idealistësh i përkasim atij grupi që lirinë dhe demokracinë e kërkojmë dhe e fitojmë nëpër sheshe.

Këtë përvoj për të parën herë e kemi krijuar në Dhjetor të vitit 90, kur nga Sheshi Demokracia në Qyteti Studenti e nisëm betejën për  shëmbjen e diktaturës komuniste.

Këtë përvoj e kemi konsoliduar ndër vite dhe e kemi shndërruar në bindje.

Demokracia dhe liria nuk mund të ngujohen nëpër seli partish dhe aq më pak në bunker të blinduar.

Me vullnetin pozitiv u munduam dhe bëmë cdo përpjekje deri në fund që të shtrinim urat e dialogut me Lulzim Bashën dhe grupin e tij të bunkerit, duke përdorur fjalën dhe çdo lidhje njerezore, por nga bunkeri morëm përgjigjen e ftohtë: s’ka bisedime me shumicen e demokratëve.

S’kërkuam asgjë më shumë veç asaj që e kemi bërë publike në letrën që u detyruam ta publikojmë  rreth orës 17.00 në datën 7 Janar 2022 kur ndeshëm me jo-në e tij të prerë.

Në atë letër dhe në tentativat tona për dialog nënvizohej:

1-Hapi dyert e selisë së PDSH-s.

2-Hiqi bravat nga zyrat e atyre që janë kundërshtarët tuaj të përkohshmë në PDSH.

3-Ulu në bisedime me Grupin për Rithemelimin e PDSH-s

Kaq… asgjë më shumë, por në nuk e dinim dhe nuk e besonim që ai kishte plane djallëzore, plane kriminale.

Ne si idealist nuk e besonim se pengmarrja kishte shkuar deri në përmasat e prodhimit të një krimi nazist që do ti çonte ciftin Basha-Bardhi të përdornin gazin mbytës kundër demokratëve që donin të vizitonin shtëpinë e tyre.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s