Kategori
Uncategorized

Një hekurishte, një ambasadë dhe ca analistë për Hanin e Lulit

Kjo derë raportohet se është salduar në hyrjen e PD-së. Selisë së saj. Kjo katana hekuri, në atë që është sot hekurishtja e opozitës, është prova më e mirë sesi tranzicioni nuk e lë asnjëherë imagjinatën pa provokuar.

Fjalët janë të tepërta dhe ato edhe aq pak sa janë gjejnë kuptim vetëm në Shqipëri dhe në shqipen e pluri-kaotizmit të pas ’90-ës.

Absurdi i kësaj që po ndodh zhvillohet rreth një të paqene: çfarë mbron ajo portë? Lulzim Bashën nga sulmi i Berishës? Kush e dëgjon duhet të qajë duke qeshur. Ndodhin këto në mes të një vendi anëtar të NATO-s! Lëvizja e lirë është bllokuar në një vend të vetëm në Shqipëri, në PD.

Një parti që sot e mbron një derë hekuri, ca trima pa fytyrë, një ambasadë dhe analistët pranë PS-së.

Kjo nuk ka as emër, as pseudonim. Kjo është Luliada në zhvillim live, një protezë dobësie organike e një politike që synon të inkubojë të gjitha qeniet kënetore të status quosë. Ta sodisim si teatër pse në fakt askush nuk di të thotë se çfarë ka dashur të thotë autori.

s.zaimi

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s