Kategori
Uncategorized

E ardhmja nuk mund të jetë humbje dhe disfatë por vetëm FITORE!

Në ditën e parafundit të vitit që po lëmë pas, shqiptarët dëgjuan njëri pas tjetrit buratinin e qeverisë dhe kukullën e tij që vazhdon të uzurpojë dhe për pak ditë PD, në rolet e tyre 8 vjeçare.

Në anën tjetër, kukulla e tij vazhdoi refrenin bajat të betejave që sapo kanë filluar dhe pas 8 vitesh humbjesh, deshtimesh dhe disfatash, u paraqitet shqiptarëve si ardhmja!

Sot aseti më i madh i Edi Ramës është Lulzim Brava sepse përmes tij, Rama nuk u ka vjedhur vetëm të tashmen dhe të ardhmen por mbi të gjitha shpresën!

Lulzim Brava ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava!

Kjo ka marrë fund!

Në ditët në vijim, demokratët do të marrin në dorë fatet e tyre duke u bërë përmbarues të vullnetit të tyre politik.

Koha kur sakrificat e tyre nëpërkëmbeshin për pazaret e Lulzim Bravës ka marrë fund.

Ditët e para të Vitit te Ri do të shënojnë ndarjen përfundimtare nga pazar-humbjet dhe rikthimin e shpresës tek qytetarët dhe demokratët për një opozitë të vërtetë dhe fituese.

Komisioni i Rithemelimit

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s