Kategori
Uncategorized

Dokumenti; Si burri i Ina Zhupës përfiton tendera miliona euro nga Qeveria Rama .

Nga verifikimet e kryera nga mediat, rezulton se Fabian Goçi, shumën prej 733 milion lekë të reja e ka marrë në 967 transaksione të kryera nga thesari i shtetit gjatë periudhës 3 vjetore, duke e arkëtuar në llogarinë e kompanisë së tij “A&T”.

Kompania A&T

Tenderi i radhës në 2020 është fituar nga Fabian Goçi bashkë me një kompani tjetër me një vlerë prej 723 milion lekë të vjetra, ku do furnizojnë me naftë automjetet e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë.

“A&T” është një kompani nafte, kjo e regjistruar, fillimisht në nëntor 2013 nga Fiqiri Hoxha me emrin “A.K.F petroleum oil” dhe më pas e blerë nga Fabian Goçi në 18 dhjetor 2014, sipas një kontrate noteriale, me çmimin prej 35 milion lekë të vjetra.

Pikërisht kjo kompani gjatë periudhës 3 vjeçare nga 2015 e deri në 2018 që media ka verifikuar si dhe deri në ditët e sotme vijon të marrë tenderë nga institucionet shtetërore duke arketuar miliona para nga buxheti i shtetit.

Është sa e habitshme por dhe aq ironike se si Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike, që denoncon çdo javë tenderët e fituara nga bizneset e ndryshme, në asnjë rast nuk ka denoncuar një tender të fituar nga bashkëshorti i saj Fabian Goçi, që operon në kanalet tenderuese me kompanitë “A&T” dhe “2A2F-L OIL”. Asnjë fjalë për këto dy kompani që kanë arritur të marrin nga buxheti i shtetit miliona euro, duke futur emrin e Fabian Goçin në listën e oligarkëve të vendit. Por asnjë fjalë për Fabian Goçin, as si njeriun e përfshirë në skandalin e evazionit fiskal “Fullpet”, kompani kjo ku disa vite më parë, Fabian Goçi, ka pranuar se ka punuar si faturist, por që tashmë është kthyer një nga biznesmenët më të suksesshëm.

Sot e kësaj dite dy kompanitë motra, të Fabian Goçit, “A&T” dhe “2A2F-L OIL”, kjo e fundit e regjistruar prej tij në 15 korrik 2014, vijojnë të marrin tenderë dhe arkëtojnë para nga buxheti i shtetit.

Ku gjatë kësaj periudhë, u ka shitur naftë e benzinë, qindrave institucione shtetërore si, Kuvendi i Shqipërisë, dhjetëra bashkive në vend, Bashkisë Tiranë, dhjetëra zyrave arsimore, dhjetëra gjykatave e prokurorive e shumë institucioneve të tjera qeverisëse.

Por edhe pse tenderët e fituar prej Fabian Goçit, janë të muajve të fundit, çuditërisht nuk ka asnjë reagim formal, qoftë nga Partia Demokratike por qoftë dhe nga bashkëshortja e tij, Ina Zhupa.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s