Kategori
Uncategorized

‘Soros përhap dezinformim, financon politikanë e prokurorë, nxit kaos’.

Emisioni javor ‘Watter’s World’ në gjigantin televiziv amerikan Foxnews nën moderimin e Jesse Watters, kësaj here ka vendosur të investigojë financat dhe projektet politike të miliarderit amerikan që investon tek të majtët, George Soros.
Soros ka ndikim të madh edhe në Europë e Rajonin e Ballkanit.

Gjithashtu, Soros ka afrimitet edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ndërsa ka të dhëna se ishte promotori i rishikimit të kufijve të Kosovës dhe Serbisë, gjë që do të sillte për rrjedhojë copëtimin e Kosovës.

Sikurse përmes një fushate të egër ka sulmuar edhe të djathtën në Shqipëri dhe liderët e saj, veçanërisht ish-kryeministrin Sali Berisha, aq sa shoqatat dhe OJF-të e Soros duke përcjellë të dhëna të rreme në Departamentin e Shtetit, shpallën non grata liderin historik të Partisë Demokratike.


Por programi ‘Watter’s World’ ka bërë një hetim të thellë në financat dhe projektet politike që financon Soros në SHBA e jo vetëm dhe efektin e tyre në çështjet politike dhe me pasoja për qytetarët.

VIDEO është publikuar në Foxnews, ndërsa në të përmblidhen disa nga momentet pikante të atij që konsiderohet si ‘hetimi i thellë’ lidhur me ‘ndikimin e Soros për dezinformimin’, por edhe në ‘ndikimin në politikat lokale dhe më gjerë’.

Një nga njerëzit më të pasur në Amerikë ka derdhur para në politikë për dekada dhe ndikimi i tij ka një efekt shumë të rrezikshëm.

‘Watter’s World’ gjithashtu nxjerr në pah dizinformatat që nxit Soros, por edhe mbështetjen financiare ndaj kandidatëve në zgjedhjet amerikane, apo figura të tjera politike në SHBA, duke sjellë sa herë trazim në politikën amerikane.

Fakte nga investigimi i Fox News:

🔺• Soros financon kompani mediatike për të përhapur dhe nxitur dezinformimin.

🔺• Soros në vitin 2018 do të deklaronte: Politika e Trump e rrezikshëm, do të zhduket

🔺• Soros hedh para në politikat lokale dhe financon politikanë.

🔺. Paratë e manjatit George Soros shkuan për të ndërprerë fondet e policisë

🔺• Vrasjet në Austin në rritje që nga ndërprerja e këtyre parave, përmes ndikimeve të Soros.

🔺• Në Austin kërkohen para për policët por Sorrosi ia dhuron Prokurorit Da Jose Garza në Teksas.

🔺• Soros ndihmon Da Kim Ogg, specialisten në të Drejtën Penale në Teksas të zgjidhet kandidate në zgjedhje.

🔺• Soros financon Prokurorin e Filadelfias, avokatin Amerikan Philly Da Larry Krasner.

🔺• Soros i jep shuma dollarësh Prokurorit Kimberly Gardner.

🔺• Sorosi financon grupet që ndjekin axhendin e tij dhe nëse nuk e lenë të qetë atëherë ai do të të ‘përndjekë’.

🔺• Soros hodhi 20 milionë dollarë për të ndihmuar axhendën progresive të Presidentit Joe Biden dhe sasi të tjera (miliona) për zgjedhjet e 2020-ës.

🔺• Soros shpenzon miliona dollarë edhe për shërbimet në studion ligjore, ku partner është edhe avokati i Clintonit, zoti Michael Sussman.

🔺• Komiteti Kombëtar Demokrat, Hillary Clinton dhe Soros përdorin të njëjtën studio ligjore.

🔺• Marc Elias i lidhur me shoqatat e aksionit politik të Sorosit dhe i financuar nga ta

🔺• Paratë e Sorosit shkojnë për kauzat e të majtës ekstreme.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s