Kategori
Uncategorized

Copza spiunazhi.. ne rep 321 Burrel.

8-Komente për veprën “Titistët”

“Jugosllavët në lajmet e tyre në shqip e komentojnë ndryshe, duke thënë se udhëheqësi shqiptar më mirë të ishte një shkrimtar se sa diplomat. Në lajmet e tyre kam dëgjuar të theksojnë se tani ne kemi në dorë ditarin e Tempos dhe thonë se Tempo nuk i ka shkruar në ditarin e tij ato që thotë udhëheqësi shqiptar te “Titistët”, por këto shkrime janë akuza dhe trillime të tij”.
“Veprat e udhëheqësit kryesor nuk janë të një rëndësie, ato të mëparshmet nuk e kanë vlerën e këtyre veprave të fundit. Udhëheqësi kryesor nuk bëri mirë që foli ashtu në zonën elektorale 210 në Tiranë, sepse më ashpër do të jetë. Pse t’u themi ne amerikanëve e sovjetikëve se nga mund të vijnë, sepse ato vende janë sekret”.

“Çfarë dreqi ka udhëheqësi kryesor me Jugosllavinë, si shumë i bie në qafë. Italinë dhe Greqinë nuk i ngacmon fare. Çfarë të keqe i bëri Jugosllavia këtij? Qëllimi i tij është të pushtojë Jugosllavinë dhe të marrë Kosovën. Pastroi udhëheqjen e vjetër, nuk lë njeri sipër vetes, të rinjtë bëjnë çfarë u thotë ai. Ushtrinë e mban nëpër male, i ka hyrë frika në palcë dhe po e shpërndan ushtrinë. Jugosllavët kanë nxjerrë dy libra dhe nuk lënë gjë pa thënë, i kanë ardhur hakut. A e dëgjove Radio Prishtinën mbrëmë se çfarë tha se udhëheqësi kryesor zhduku udhëheqësit e vjetër, shokët e luftës dhe vendosi të rinjtë, është vetë zot”.

“komentet” e zhvilluara kryesisht në burgun e Burrelit, por edhe jashtë tij, në periudhën janar-mars 1983. Materiali është hartuar në dy kopje nga Dega e Punëve të Brendshme në Burrel, një prej të cilave i është dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Parë, Degës së 8-të, ndërsa kopja tjetër, sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Burrelit, Zylyftar Dyrmishi.

Copza spiunazhi.. ne rep 321 Burrel.

7-Komente për masat politike e ekonomike të marra nga partia.

“Me daljen e grupit të M. Shehut thanë se tufëzimi i lopëve nuk do të bëhet, por siç shihet ai po bëhet, pra nuk paska qenë puna e M. Shehut. Më thënë të drejtën, me lopët na ngelen pak. Kam frikë se të ardhurat nuk do të shtohen e qumësht nuk do të shohim më”.
“Tufëzimi nuk është shpikur tani, por në kohën e Stalinit në B. Sovjetik dhe lepujt e butë i mblodhën d.m.th., se nuk lejoi asgjë private… Na e kanë shtrënguar ngadalë-ngadalë, por kjo puna e lopës është e fundit, për jugosllavët thonë se jetojnë keq, por ne nuk i kemi parë”.
“Po të tufëzojnë lopët do të na marrin në qafë, qumësht, ashtu thonë, se do të na japin në fillim, por nxjerrin nga një bidon qumësht për sektor dhe pastaj ngelemi pa të”.
“Çfarë janë duke nxjerrë? Një m.. janë duke nxjerrë, për ne nuk del gjë se në një anë e lirojnë, në një anë tjetër e shtrëngojnë. Tani do të bëhet tufëzimi i lopëve, do të na marrin në qafë. Në fillim kur t’i mbledhin një herë do të bëjnë furtuna me qumësht, pastaj nuk do të ketë gjë”.
“Siç thonë këta në radio e shtyp, bota duhet të ketë vdekur urie. Jugosllavia vërtet ka marrë gjithë ato borxhe nga SHBA e BS, por se mos janë në zor ata t’ia marrin. Ata po i japin vazhdimisht”.

“komentet” e zhvilluara kryesisht në burgun e Burrelit, por edhe jashtë tij, në periudhën janar-mars 1983. Materiali është hartuar në dy kopje nga Dega e Punëve të Brendshme në Burrel, një prej të cilave i është dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Parë, Degës së 8-të, ndërsa kopja tjetër, sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Burrelit, Zylyftar Dyrmishi.

Copza spiunazhi.. ne rep 321 Burrel.

6-Komente mbi grupin armiqësor të Mehmet Shehut

“Mehmet Shehu ka qenë i zoti, po lëre se ç’thuhet. Për këtë thonë që vrau veten. Por edhe sikur të ketë vrarë veten, zotësi e tij është, kush e bën kollaj këtë. M. Shehu është dalluar qysh gjatë luftës N. Çl., por edhe Kryeministër”.
“…Dua të shikoj nëse përkojnë lajmet tona me ato që jep Radio Prishtina. Në një rast dëgjova nga ajo kur po jepte lajmet se udhëheqësi kryesor e ka detyruar M. Shehun të vrasë veten duke e vënë atë para disa kushteve të vështira”.
“… Ai (M. Shehu) nuk e vrau veten, por kështu doli llafi… M.Shehun e vrau e shoqja se ai nuk kishte asnjë faj”.
“Ti nuk e sheh se siç të kam thënë edhe herë të tjera, si kanë nxjerrë armik M. Shehun e Kadri Hazbiun, B. Ballukun etj., që të gjithë gjatë luftës e pas çlirimit këta kanë dhënë shumë kontribut. E nga dolën armiq e tradhtarë, që vetë Kadriu e Mehmeti disa herë e kanë shpëtuar kryesorin?”.
“Udhëheqësi kryesor është ujk i vjetër. Këtë radhë i hëngri të gjithë dhe nuk la njeri sipër vetes… u mbush udhëheqja me kalamaj.. ata janë m.. që kur të dojë i ha ujku në vathë, i ha siç hëngri tani edhe presidentin e vjetër e nuk e la më dhe e zëvendësoi me këtë të riun e i dha detyra për ta provuar dhe këtë se ç’do bëjë. Çfarë drejtimi po bëjnë ata, po të mbajnë popullin me rrena se do të rrisnin të ardhurat në kooperativa e asgjë s’po bëjnë. Kanë vetëm llafe për të rrejtë njerëzit që të punojnë. Habitem me atë njeri si i rreh gjoksin botës, por në fakt nuk kishte bërë asgjë, mbrojtja për faqe të zezë, tani ka marrë ushtrinë e popullin dhe i ka çuar në mal duke ngrirë e vuajtur si qeni. Këta rrejtën popullin duke ulur disa çmime, lecka, me lecka janë mbushur dyqanet plot, nuk kanë se ku i çojnë, por a ka gjë për barkun, se për të tjerat nuk ua dimë për faleminderit”.
“Nuk është e vërtetë që M. Shehu ka qenë agjent i jugosllavëve. Por M. Shehu nuk ka dëgjuar byronë Politike, se e pa që populli është duke u varfëruar dhe ka thënë në Byro se na kanë mbetur vetëm biçikleta vietnameze… gjithë bota kundër, populli duke u varfëruar. Këta e kanë ngrënë”.

Copza spiunazhi.. ne rep 321 Burrel.

5-Përgjimet e kontingjenteve të zbulimeve të huaja.

“Ta zëmë se gruaja në vendet kapitalisto-revizioniste nuk paska të drejta. Atëherë ç’të drejta paska gruaja te ne më shumë se atje, apo është barazuar me burrin (në mënyrë ironike)? Gruaja te ne nuk ka barazi”.
“…Kështu është vështirë furnizimi, nuk mundet të përballojë shteti furnizimin e popullatës pa ekonomi private. Po të shohësh e lexosh shtypin del se të gjithë vendet socialiste e B. Sovjetik, Polonia, Jugosllavia etj, po inkuadrojnë pronën private. Kështu, rreth 60-70 për qind e popullatës përballojnë furnizimin nga tregu privat, sidomos me prodhime bujqësore e blegtorale dhe vetëm 30 për qind i plotëson shteti. Këta nuk e lejojnë tregun privat, pasi thonë se duan t’i qëndrojnë besnik vijës marksiste, por në fakt e shtrembërojnë, sepse unë e kam lexuar 3 herë Marksin dhe ai nuk thotë që të mos ketë pronë private”.
“Nuk ka bërë vaki të mendojnë për mirë këta prej 38 vjetësh. Tani prisni kur të ulen edhe pensionet e kooperativistëve. Edhe faljen edhe uljen që i bënë vjet e bënë se ishin të detyruar nga jashtë… Kjo nuk është qeveri, por bandë që kërkon të pasurohet në kurriz të miletit… vjedhje me grushte. Mehmet Shehu paska qenë i mirë me popullin”.
“Kur nuk nxjerrin pleq qorra nga burgu, këta janë qenar. Rrinë gjithë ditën duke sharë Jugosllavinë pse i dënon kosovarët 5- vjet, kurse vetë u kanë futur shqiptarëve 25- vjet e me nene që s’i kap ulja, si terror, sabotim. Mirë mua se më dënuan me dëshmitarë, po babanë pse? Unë them se veç Zoti vendostë dorë te Qeveria e Tiranës”.
“Do të vijë dita që klasa punëtore shqiptare dhe klasa punëtore jugosllave do t’i flakin në rrugë banditët që sundojnë dhe torturojnë një popull. Në qoftë se ju kujtohet që parashikimi për hakmarrjen e Beogradit ndaj Tiranës u bë realitet. Është vetëm hyrja, e ardhmja është më e rëndësishme, mos u frigo dhe mos lejo të të shajnë vendin (Jugosllavinë)”.

“komentet” e zhvilluara kryesisht në burgun e Burrelit, por edhe jashtë tij, në periudhën janar-mars 1983. Materiali është hartuar në dy kopje nga Dega e Punëve të Brendshme në Burrel, një prej të cilave i është dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Parë, Degës së 8-të, ndërsa kopja tjetër, sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Burrelit, Zylyftar Dyrmishi.

Copza spiunazhi.. ne rep 321 Burrel.

4-Nga përgjimi i të dënuarve të grupimeve kundërrevolucionare (politikë)

“Këto vite të fundit jugosllavët ua kanë mbledhur këtyre. Këto kohët e fundit duke i demaskuar në opinionin botëror për gjithçka që ka ndodhur dhe ndodh në Shqipëri…”
“Kosovë dhe më vonë Shqipëri nuk do të ketë, po bie erë muzhik (fshatar në rusisht, red.), unë e dua rusin dhe kurrkush nuk më ndalon”.
“Varfëria ka arritur kulmin, nuk ka as vaj ulliri, as sheqer, as mish në treg. Të gjithë i çojnë jashtë shtetit, i hanë horrat e Afrikës”.
“…Është më mirë të vazhdojnë konfliktet midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Për demokraci jugosllavët qëndrojnë më përpara se shqiptarët sepse dënimet i kanë deri në 15- vjet, ndërsa ne deri në 25- vjet”.
“…Më ka thënë babai (Bedri Spahiu) që kur isha jashtë se pas goditjeve të grupeve të para, prit kur të godasin edhe këta që sot janë brenda”.
“E kam për nder dhe mburrem se jam vëlla me jugosllavët. Mirë ua bënë këtyre, këtu i ngatërron njëri me tjetrin dhe hanë shoku-shokun, ndërsa atje në Kosovë i sundon dhe nuk i lë të çojnë krye, se ashtu e duan ata. Të vinë këtu meqë e duan Shqipërinë dhe të hyjnë burgjeve si ne dhe shumë kosovarë të tjerë të pafajshëm. Ishte Tito ai që bënte lëshime, por këta të tjerët gjithmonë do të qëndrojnë me shumë forcë kundër tyre”.

Copza spiunazhi.. ne rep 321 Burrel.

3-Nga përgjimi i të dënuarve antiparti.

Komunistët do të marshojnë drejt Uashingtonit, duke i bërë këta armiq pluhur e hi”.

“Unë e harroj atë që kam hequr nga ai (udhëheqësi kryesor) që po shuhem si hëna dhe në burg mbahem kot, për kapriçot e tij? Unë jam komunist kombëtar e ndërkombëtar…”
“Atje (në Kinë, red.) nuk ka pasur asnjëherë shthurje morale, si në Jugosllavi dhe në Rusi. Shtypi shkruan tani që janë prishur me ta, shtypi ynë u mohon edhe socializmin, por a është e vërtetë? Jo, në asnjë mënyrë. Ata po ndërtojnë socializmin e së shpejti për inat të armiqve komunistët do të marshojnë drejt Uashingtonit, duke i bërë këta armiq pluhur e hi”.

“Jemi të gjithë fatkeq, të dënuar, ish-kuadro me përgjegjësi në parti e në shtet, se ne jemi e qëndrojmë të kuq, komunistë të vendosur”.

“Në Rep: 313 në Tiranë kam biseduar me Kristofor Mërtirin, i cili më ka thënë se Veli Llaka është arratisur në Jugosllavi dhe ka kërkuar e ka gjetur strehim politik, se jugu i Shqipërisë me ngjarjet e fundit është revoltuar (vdekja e M. Shehut, arrestimi i K. Hazbiut, red.) e kjo kryesisht ndaj Presidentit të Presidiumit në arsyetimin se ky i ka eliminuar komplotistët e fundit për të marrë pushtetin. Këta nuk kanë pasur asnjë qëllim komplotist kundër udhëheqësit. Ka folur keq për Feçorr Shehun dhe ka lavdëruar Kadri Hazbiun se ky i fundit nuk ka pranuar asgjë nga akuza e ngritur”.

Copza spiunazhi.. ne rep 321 Burrel.

2-Nga përgjimi i të deklasuarve.

“Ne habitemi se si Mehmet Shehu me shokë dalin armiq. Mehmeti ka qenë udhëheqës i madh, gjithashtu edhe Kadri Hazbiu. Ky ishte trim dhe i zgjuar. Kjo gjë nuk dihet saktë nëse e ka vrarë veten Mehmeti apo e kanë vrarë të tjerët. Por kësaj pune nuk i jepet hall, as e merr vesh njeri, por duhet me e qep, se për këtë të fshijnë”.
“Ne presim që të vdesë udhëheqësi kryesor, kurse ai vazhdon të zbukurohet, shiko si duket në fotografi, si 50-vjeçar. Mjerë ne dhe 15- vjet burg, me atë shëndet që kishte udhëheqësi kryesor… T’i shkruajë poshtërsitë e veta nëpër libra vetëm këtë udhëheqës kemi parë”.
“Shikoje këtë fytyrë (Stalinit). Ky ka vra e shtyp një komb 250 milion, e këta e nxjerrin në fotografi si të shenjtë”.

“komentet” e zhvilluara kryesisht në burgun e Burrelit, por edhe jashtë tij, në periudhën janar-mars 1983. Materiali është hartuar në dy kopje nga Dega e Punëve të Brendshme në Burrel, një prej të cilave i është dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Parë, Degës së 8-të, ndërsa kopja tjetër, sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Burrelit, Zylyftar Dyrmishi.

COPEZA SPIUNAZHI NGA PERGJIMET NE REP 321 BURREL.

(Drejtimet e propagandës armiqësore sipas kontingjenteve)

1-Nga përgjimi i kulakëve.

“Mos prit gëzim nga këta, sepse edhe sikur të të lirojnë, prapë vendin këtu e ke. Për ne nuk ka vend jashtë, veç burgu na pret. Bile një shkrimtar rus ka thënë se i vetmi vend për njerëzit e ndershëm ku sundon diktatura, është burgu. Mua edhe sikur të më lirojnë, nuk u them faleminderit, pasi më kanë shkrirë 15- vjet rresht”.

“…Më ka treguar njëri se Stalini ka vrarë 6 milionë vetë, me qindra e mijëra kanë vdekur në Siberi. Po ky njeri më tregoi se këtu te ne deri në 1970 janë vrarë 80 mijë vetë e qindra të tjerë në burgje e internime”.

“Hysni Kapo ishte spiun personal i udhëheqësit kryesor (Enver Hoxhës, red.), ishte vagabond, ka pasur dy gra, ka qenë dora e zezë e të gjitha vrasjeve të shqiptarëve… kriminel i lindur për të bërë keq”.
“Tani është fundi i komunistëve dhe do të vijë dita ime…”

“komentet” e zhvilluara kryesisht në burgun e Burrelit, por edhe jashtë tij, në periudhën janar-mars 1983. Materiali është hartuar në dy kopje nga Dega e Punëve të Brendshme në Burrel, një prej të cilave i është dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Parë, Degës së 8-të, ndërsa kopja tjetër, sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Burrelit, Zylyftar Dyrmishi.

COPEZA SPIUNAZHI NGA PERGJIMET NE BURREL.

“komunistët do të marshojnë drejt Uashingtonit, duke i bërë këta armiq pluhur e hi”.

(Drejtimet e propagandës armiqësore sipas kontingjenteve)

1-Nga përgjimi i kulakëve.

“Mos prit gëzim nga këta, sepse edhe sikur të të lirojnë, prapë vendin këtu e ke. Për ne nuk ka vend jashtë, veç burgu na pret. Bile një shkrimtar rus ka thënë se i vetmi vend për njerëzit e ndershëm ku sundon diktatura, është burgu. Mua edhe sikur të më lirojnë, nuk u them faleminderit, pasi më kanë shkrirë 15- vjet rresht”.

“…Më ka treguar njëri se Stalini ka vrarë 6 milionë vetë, me qindra e mijëra kanë vdekur në Siberi. Po ky njeri më tregoi se këtu te ne deri në 1970 janë vrarë 80 mijë vetë e qindra të tjerë në burgje e internime”.
“Hysni Kapo ishte spiun personal i udhëheqësit kryesor (Enver Hoxhës, red.), ishte vagabond, ka pasur dy gra, ka qenë dora e zezë e të gjitha vrasjeve të shqiptarëve… kriminel i lindur për të bërë keq”.
“Tani është fundi i komunistëve dhe do të vijë dita ime…”

2-Nga përgjimi i të deklasuarve.

“Ne habitemi se si Mehmet Shehu me shokë dalin armiq. Mehmeti ka qenë udhëheqës i madh, gjithashtu edhe Kadri Hazbiu. Ky ishte trim dhe i zgjuar. Kjo gjë nuk dihet saktë nëse e ka vrarë veten Mehmeti apo e kanë vrarë të tjerët. Por kësaj pune nuk i jepet hall, as e merr vesh njeri, por duhet me e qep, se për këtë të fshijnë”.

“Ne presim që të vdesë udhëheqësi kryesor, kurse ai vazhdon të zbukurohet, shiko si duket në fotografi, si 50-vjeçar. Mjerë ne dhe 15- vjet burg, me atë shëndet që kishte udhëheqësi kryesor… T’i shkruajë poshtërsitë e veta nëpër libra vetëm këtë udhëheqës kemi parë”.
“Shikoje këtë fytyrë (Stalinit). Ky ka vra e shtyp një komb 250 milion, e këta e nxjerrin në fotografi si të shenjtë”.

3-Nga përgjimi i të dënuarve antiparti.

“Unë e harroj atë që kam hequr nga ai (udhëheqësi kryesor) që po shuhem si hëna dhe në burg mbahem kot, për kapriçot e tij? Unë jam komunist kombëtar e ndërkombëtar…”

“Atje (në Kinë, red.) nuk ka pasur asnjëherë shthurje morale, si në Jugosllavi dhe në Rusi. Shtypi shkruan tani që janë prishur me ta, shtypi ynë u mohon edhe socializmin, por a është e vërtetë? Jo, në asnjë mënyrë. Ata po ndërtojnë socializmin e së shpejti për inat të armiqve komunistët do të marshojnë drejt Uashingtonit, duke i bërë këta armiq pluhur e hi”.

“Jemi të gjithë fatkeq, të dënuar, ish-kuadro me përgjegjësi në parti e në shtet, se ne jemi e qëndrojmë të kuq, komunistë të vendosur”.

4-Nga përgjimi i të dënuarve të grupimeve kundërrevolucionare (politikë)

“Këto vite të fundit jugosllavët ua kanë mbledhur këtyre. Këto kohët e fundit duke i demaskuar në opinionin botëror për gjithçka që ka ndodhur dhe ndodh në Shqipëri…”
“Kosovë dhe më vonë Shqipëri nuk do të ketë, po bie erë muzhik (fshatar në rusisht, red.), unë e dua rusin dhe kurrkush nuk më ndalon”.
“Varfëria ka arritur kulmin, nuk ka as vaj ulliri, as sheqer, as mish në treg. Të gjithë i çojnë jashtë shtetit, i hanë horrat e Afrikës”.
“…Është më mirë të vazhdojnë konfliktet midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Për demokraci jugosllavët qëndrojnë më përpara se shqiptarët sepse dënimet i kanë deri në 15- vjet, ndërsa ne deri në 25- vjet”.

“E kam për nder dhe mburrem se jam vëlla me jugosllavët. Mirë ua bënë këtyre, këtu i ngatërron njëri me tjetrin dhe hanë shoku-shokun, ndërsa atje në Kosovë i sundon dhe nuk i lë të çojnë krye, se ashtu e duan ata. Të vinë këtu meqë e duan Shqipërinë dhe të hyjnë burgjeve si ne dhe shumë kosovarë të tjerë të pafajshëm. Ishte Tito ai që bënte lëshime, por këta të tjerët gjithmonë do të qëndrojnë me shumë forcë kundër tyre”.

5-Përgjimet e kontingjenteve të zbulimeve të huaja

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s