Kategori
Uncategorized

Kastriot Myftari: Historia e Geri Kokalarit me ish sigurimin e shtetit, qelbet erë.

Kastriot Myftaraj /

Pse Gary Q. Kokalari nuk flet kurrë për veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit komunist shqiptar në SHBA

Gary Kokalari flet e për çfarë nuk flet. Ai thotë se ka burime nga CIA dhe FBI.

Dihet se Sigurimi i Shtetit kishte krijuar rrjetin e tij të bashkëpunëtorëve te shqiptaro-amerikanët.
Gary Kokalari ka lindur në vitin 1952 pra ka qenë 39 vjeç në 1991 kur Sigurimi i Shtetit u shpërbë me ligj.
39 vjeç është një moshë kur njeriu ka parë, dëgjuar dhe mësuar shumë gjëra, aq më tepër një njeri kureshtar politikisht si Gary Kokalari.


Shqiptaro-amerikanët e dinin se Sigurimi i Shtetit vepronte në SHBA, pra edhe Gary Kokalari nuk mund të mos e dinte këtë gjë.
Madje shteti komunist shqiptar ka bërë edhe dekorime sekrete për bashkëpunëtorët e Sigurimit me shtetësi të tuaj, duke përfshirë edhe ata në SHBA.
E megjithatë Gary Kokalari nuk flet kurrë për këto gjëra. Pse?

Kur Sekretari i Departamentit të Shtetit James Baker vizitoi Shqipërinë në qershor 1991, Presidenti Ramiz Alia, si dhuratë të posaçme i dorëzoi listën sekrete me emrat e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit në SHBA që nga viti 1946 e deri në 1991.
Sekretari Baker garantoi në emër të qeverisë amerikane se këta njerëz nuk do të kishin pasoja për veprimtarinë e tyre, nëse nuk kishin vepruar në dëm të SHBA sipas ligjeve amerikane që dënojnë bashkëpunimin me shtetet e huaja. Në të vërtetë bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit kishin vepruar vetëm ndaj kundërshtarëve të regjimit komunist shqiptar.
Ata u thirrën nga FBI, pohuan dhe dëshmuan dhe u lanë të lirë.



A është në dijeni të kësaj liste Gary Kokalari në sajë të burimeve të posaçme që thotë se ka? Nëse po pse nuk e publikon atë.
Meqënëse Gary Kokalari e shkruan emrin e tij me një “Q” në mes, që është emri i babait, a mund të na thotë përse nuk i boton kujtimet e shkruara nga babai i tij?

Së paku le t’ i botojë në Shqipëri. Babai i Garyt njihej me emrin “Lemi”, por kishte një emër të rrallë turko-kurd, quhej “Qelemen” që do të thotë “njeri i penës”. Ka një shprehje të vjetër në kurdisht: “Sherê topan xilas bu, iro Shere qeleman e”. (Betejat me armë morën fund tani është koha e betejave me penë.)

A ka marrë ndonjë dekoratë nga shteti shqiptar ky Gary Kokalari? Apo edhe zoti Q., më herët?

Pse Edi Rama që ka nisur të shpërndajë dekorata kryeministrore nuk e dekoron Gary Kokalarin. Se për Ilir Metën mund të thuhet se nuk e dekoron pasi Gary është njeriu i Edi Ramës.
I bet, siç thonë amerikanët (vë bast) se edhe pasardhësi i Ilir Metës si president nuk do ta dekorojë Gary Q. Kokalarin. Ashtu siç nuk e dekoroi Presidenti socialist Rexhep Meidani.
Mosdekorimi tregon se Edi Rama dhe Rexhep Meidani kanë qenë në dijeni të asaj listës.

Kuptohet se shteti shqiptar sot nuk mund të dekorojë njerëz që janë përdorur si bashkëpunëtorë të shërbimit të fshehtë në SHBA.
Kështu historia e Gary Kokalarit me një “Q” në mes.
Qelbet erë të keqe politike kjo histori./Kastriot Myftaraj

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s