Kategori
Uncategorized

Bytyçi : Pakti i fshehtë me ambasadoren Kim u prish”. Por cili ishte pakti !?

Askush nuk mund ta marrë peng Partinë Demokratike! 

Nga Enver Bytyçi

Dosja në ambasadë amerikane !

Askush nuk mund ta marrë peng Partinë Demokratike!

Nga Enver Bytyçi –

Në fillim të shtatorit, pas një interviste të Sali Berishës në Euroneës Albania, ambasadorja Juri Kim, sipas Lapsi.al, i kishte shkruar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se

🔺”Pakti u prish, tani është radha jonë të flasim”!

As ambasadorja Kim, as kryetari Basha nuk e përgënjeshtruan këtë lajm.

Por të gjithë donin të dinin se cili ishte pakti midis tyre, i cili atë ditë u prish?!

🔺Tri ditë më vonë, më 9 shtator, ose një ditë para hapjes së punimeve të legjislaturës së re parlamentare, zoti Basha shpalli vendimin e tij personal për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Kësisoj zonjës Kim iu dogj radha për të folur!

Prej asaj kohe të gjithë kemi pyetur njëri-tjetrin se çfarë kishte për të thënë ambasadorja amerikane në adresë të Lulzim Bashës dhe pse ky i fundit u detyrua në minutën e fundit të marrë një vendim të imponuar!

Mbrëmë në Durrës Eva Kokalari zbuloi enigmën.

🔺Eshtë një dosje, tha ajo, në ambasadën amerikane, me të cilën Lulzim Basha është kërcënuar për marrjen e vendimit të përjashtimit të zotit Berisha nga grupi parlamentar. Po si qëndron e vërteta e kësaj dosjeje?

Më 18-20 maj 2018 ishte për vizitë në Shqipëri një personalitet europian, Prof. Dr. Franz Schausberger, asokohe këshilltar kryesor i Johannes Hahn. E kisha ftuar vetë në bashkëpunim me Universitetin e Durrësit dhe e shoqërova kudo, përjashtuar në takimin e tij me kryeministrin Rama. U takua edhe me zotin Basha e zotin Berisha.

Por kur doli nga takimi me zotin Rama më pyeti: “Si qëndron e vërteta për aferën e Bashës me një kompani ruse në SHBA”? I thashë se nuk e di të vërtetën, por kam idenë se është një shpifje, sepse mesa e njoh unë Bashën, ai nuk ka lidhje me rusët. Ju do ta takoni vetë dhe do të krijoni një përshtypje tuajën. U takua me zotin Basha mbas dite dhe nga ky takim doli me përshtypje të mira. Diçka ndryshoi mendim për atë që i kishte thënë Rama, por nuk u bind.

Mbrëmë doli në publik përmbajtja e dosjes në fjalë.

🔺Bëhet fjalë për një pagesë prej 570 mijë dollarë për një fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump. Kjo aferë ka kaluar edhe në gjykatën shqiptare dhe është mbyllur. Sipas dokumentit është mbyllur për shkak se dëshmitari dhe lobistiiI kontraktuar nga zoti Basha, Nick Muzin, atë kohë nuk ka pranuar të flasë për prokurorinë shqiptare, edhe pse ajo i ka kërkuar Departamentit të Drejtësisë në SHBA përmes pikës së kontaktit DoJ në Ambasadën Amerikane, që Nick Muzin të dëshmojë për këtë aferë. Muzin ka refuzuar të flasë në mënyrë vullnetare. Në këto kushte prokuroria shqiptare nuk ka mundur të vërtetojë akuzën dhe gjykata e ka mbyllur çeshtjen. Kjo dihet.

Por më vonë Nick Muzin ka folur me kërkesë të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-ve. Ky Departament i ka ofruar atij mbrojtjen e kërkuar nga vetinkriminimi.

Lobisti Nick Muzin /

🔺Dëshmia e Muzin-it u mor nga zyra e prokurorit, Maryland.

Në këtë dëshmi lobisti i kontraktuar nga zoti Basha, ka dëshmuar se pagesat ishin dakordësuar midis tyre.

🔺Në këto pagesa bënte pjesë edhe ajo prej 500 mijë dollarë amerikanë e kaluar përmes kompanisë Biniatt Trade. Sipas Muzin, kjo shumë nuk ishte dhënë për lobim të Partisë demokratike, por si konsulencë për shoqata shqiptaro-amerikane të interesuara për investimet amerikane në Shqipëri. Ky lloj përshkrimi është gjendet i shkruar gjithashtu në kontratën që Muzin kishte lidhur me Biniatt Trade.

🔺Sipas dëshmisë së Nick Muzin rezulton se transaksioni ka ndodhur në korrik 2017. Dhe marrëveshja është bërë menjëherë pas zgjedhjeve të atij viti. Nuk dihet nëse Muzin thotë të vërtetën ose jo, por ai ka deklaruar se këtë transaksion nuk e kishte deklaruar si favor që donte t’i bënte zotit Basha, i cili, sipas tij, donte të fshihte origjinën e këtyre parave.

Kjo dëshmi ka mbërritur në ambasadën amerikane në pranverë të këtij viti.

🔺Thuhet se për shkak të kësaj afere zotit Basha i është ndaluar udhëtimi në SHBA. Por dosja në fjalë, më miratim të Departamentit Amerikan nuk është dorëzuar në prokurorinë shqiptare. Ambasada e ka mbajtur atë për ta përdorur si presion ndaj Lulzim Bashës për marrjen e vendimit për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar. Eshtë përdorur edhe si presion për moskandidimin e zotit Berisha në zgjedhjet e 25 prillit.

🔺Nëse kryetari i PD-së nuk do ta merrte atë vendim, ai do të shpallej “non grata” në SHBA për korrupsion dhe pastrim parash, ndërkohë që Sekretari i Shtetit do të kërkonte hapjen e hetimit ndaj tij në SHBA për konspiracion për të shkelur ligjet amerikane.

Gjithë historia e kësaj afere dhe dosjeje është një rast ideal për skenar filmash. Edhe pse kreu i PD-së mund të mos jetë thelluar, edhe pse ende besoj që ai nuk ka lidhje me rusët, afera në fjalë e bën atë fajtor për shkelje të ligjit amerikan. I ndodhur përballë kësaj trysnie e presioni të jashtëzakonshëm zoti Basha zgjodhi të marrë një vendim arbirtrar kundër zotit Berisha, ta përjashtojë atë nga grupi parlamentar, madje pa u konsultuar me strukturat, sikur kishte të bënte me një person pa asnjë lidhje me Partinë që e drejton. Por dosjen ai nuk e ka zhdukur. Ajo është aty në çdo rast, kur dikujt, përfshirë dhe Georg Soros-in, t’i interesojë ta përdorë për ta bërë Lulzim Bashën të marrë vendime kundër vullnetit të tij!

Nga ana tjetër demokratët shtrojnë pyetjen: –

🔷 Kur merren vendime nën presion kundër Sali Berishës, themelues i PD-së, ish-kryeministër dhe ish-president i vendit, a ndjehen të mbrojtur demokratët e tjerë nga piramida e partisë deri te seksioni i saj prej kryetarit të tyre?! Edhe pa këtë krizë mosbesimi ndaj Bashës në parti ishte I madh, por tani është një hendek i pakapërcyeshëm.

🔷 Çdo demokrat nuk është më i shqetësuar për fatin e Sali Berishës sa është i shqetësuar për fatin vet e të Partisë Demokratike.

🔷 Kjo është arsyeja pse demokratët e përkrahin me kaq entusiazëm dhe masivisht liderin historik.

🔺 Kjo është arsyeja gjithashtu pse zoti Basha duhet të dorëhiqet dhe t’i hapë rrugë një lidershipi që merr vendime në mënyrë të pavarur dhe përmes institucioneve të partisë.

U tha se Partia Demokratike do të padisë zonjën Kokalari në gjykatë për “shpifje”, pse ajo zbuloi ekzistencën e kësaj dosjeje në ambasadën amerikane!

🔺 Të gjithë e dinë se Partia Demokratike nuk janë tri apo katër zyra në godinën e kësaj partie.

🔷 Partia Demokratike është ajo që shqiptarët shohin në sallat e sheshet e qyteteve të Shqipërisë në pritje të Foltores së Sali Berishës. Dhe kjo partia e vërtetë nuk përfaqësohet në atë padi kundër zonjës Kokalari. Prandaj do të ishte e udhës që padinë ta bënte vetë zoti Basha, sepse asnjë fjalë nuk thuhet në adresë të PD-së.

Unë do të doja që zoti Basha të kishte edhe pas kësaj një rol në Partinë Demokratike. Por kjo varet vetëm prej tij.

Nëse ai jep dorëheqjen dhe i hap rrugë procesit të reformimit rrënjësor e pa trauma të kësaj partie, atëherë ka shumë shanse që ai të mbetet një nga kontributorët në këtë parti. Këtë mesazh po ia japin gjithnjë demokratët. Ia dhanë edhe mbrëmë nga Durrësi.

Në takimin e mbëmshëm ishin ajka e qytetarisë durrësake, prej tetë vitesh krejt indiferente ndaj Partisë Demokratike. Vetëm tre-katër eksponentë të dëgës së PD-së Durrës nuk iu bashkuan foltores.

🔷 Durrësakët e urtë e të zgjuar thanë fjalë me të cilat shprehën zhgënjimin e madh nga PD e drejtuar nga zoti Basha dhe për këtë i kërkuan llogari edhe Sali Berishës. Por tek të gjithë ndjehej shpresa se Partia Demokratike me zotin Berisha do të rikthehet! Lulzim Basha e humbi këtë shans.

🔺 Marrja peng nuk të lejon të rikthehesh, as të arrish në destinacionin për ku je nisur! Çdo i marrë peng duhet të dijë të tërhiqet, t’i hapë rrugë një procesi të ri. Ky është shërbimi më i mirë për kauzën dhe në rastin konkret për Partinë Demokratike!

Nga Enver Bytyci

File at the US Embassy!

No one can take the Democratic Party hostage!

By Enver Bytyçi –

In early September, after an interview with Sali Berisha on Euroneas Albania, Ambassador Juri Kim, according to Lapsi.al, wrote to the leader of the Democratic Party, Lulzim Basha that

🔺 “The pact was broken, now it is our turn to speak”!

Neither Ambassador Kim nor President Basha denied the news.

But everyone wanted to know what was the pact between them, which was broken that day ?!

.Three days later, on September 9, or one day before the opening of the new parliamentary legislature, Mr. Basha announced his personal decision to expel Sali Berisha from the PD parliamentary group. That’s how Mrs. Kim burned her turn to speak!

Since then we have all asked each other what the American ambassador had to say to Lulzim Basha and why the latter was forced at the last minute to make an imposed decision!

Last night in Durrës Eva Kokalari revealed the enigma.

“It is a file,” she said, “at the US embassy, ​​with which Lulzim Basha has been threatened for taking the decision to expel Mr. Berisha from the parliamentary group.” But what is the truth of this file?

On May 18-20, 2018, a European personality, Prof. Dr. Franz Schausberger, then chief adviser to Johannes Hahn. I had invited him myself in cooperation with the University of Durrës and accompanied him everywhere, except in his meeting with Prime Minister Rama. He also met with Mr. Basha and Mr. Berisha.

But when he left the meeting with Mr. Rama, he asked me: “What is the truth about Basha’s affair with a Russian company in the US”? I told him that I do not know the truth, but I have the idea that it is a slander, because as far as I know Basha, he has nothing to do with the Russians. You will meet him yourself and create an impression of your own. He met with Mr. Basha in the afternoon and from this meeting he came out with good impressions. Something changed his mind about what Rama had told him, but he was not convinced.

The contents of the file in question went public last night.

.It is about a payment of 570 thousand dollars for a photo with US President Donald Trump. This affair has also passed in the Albanian court and has been closed. According to the document, it was closed because the witness and lobbyist contracted by Mr. Basha, Nick Muzin, at that time refused to speak to the Albanian prosecution, although she asked the US Department of Justice through the DoJ contact point at the US Embassy, ​​that Nick Muzin to testify about this affair. Muzin has refused to speak voluntarily. In these conditions, the Albanian prosecution could not prove the accusation and the court closed the case. This is known.

But later Nick Muzin spoke at the request of the US Department of Justice. This Department has provided him with the protection required from self-incrimination.

MuMuzin’s testimony was obtained from the Maryland Attorney’s Office.

In this testimony, the lobbyist contracted by Mr. Basha, testified that the payments were agreed between them.

.These payments included the one of 500 thousand US dollars passed through the company Biniatt Trade. According to Muzin, this amount was not given for lobbying of the Democratic Party, but as consultancy for Albanian-American associations interested in American investments in Albania. This type of description is also found written in the contract that Muzin had entered into with Biniatt Trade.

🔺According to the testimony of Nick Muzin, it turns out that the transaction took place in July 2017. And the agreement was made immediately after the elections of that year. It is not known whether Muzin is telling the truth or not, but he has stated that he did not declare this transaction as a favor he wanted to do to Mr. Basha, who, according to him, wanted to hide the origin of this money.

This testimony arrived at the US Embassy in the spring of this year.

.It is said that because of this affair Mr. Basha has been banned from traveling to the US. But the file in question, with the approval of the US Department, has not been submitted to the Albanian prosecution. The embassy has kept him from using it as pressure on Lulzim Basha to take the decision to expel Berisha from the parliamentary group. It was also used as pressure for Mr. Berisha not to run in the April 25 elections.

ËseIf the PD chairman did not make that decision, he would be declared “non grata” in the US for corruption and money laundering, while the Secretary of State would request the opening of an investigation against him in the US for conspiracy to violate American laws.

The whole story of this affair and dossier is an ideal case for a movie script. Although the DP leader may not have delved into it, although I still believe he has nothing to do with the Russians, the affair in question makes him guilty of violating American law. Faced with this extraordinary pressure and pressure, Mr. Basha chose to take an arbitrary decision against Mr. Berisha, to expel him from the parliamentary group, without even consulting the structures, as if he was dealing with a person without any connection with the Party he leads. . But he did not delete the file. She is there in any case, when someone, including Georg Soros, is interested in using her to make Lulzim Basha make decisions against his will!

Democrats, on the other hand, ask the question: –

🔷 When decisions are made under pressure against Sali Berisha, founder of the Democratic Party, former prime minister and former president of the country, do other democrats feel protected from the party pyramid to its section by their chairman ?! Even without this crisis, distrust of Basha in the party was great, but now it is an insurmountable gap.

Demokrat Every democrat is no longer worried about the fate of Sali Berisha as much as he is worried about his own fate and that of the Democratic Party.

🔷 This is why Democrats support the historic leader so enthusiastically and massively.

🔺 This is also the reason why Mr. Basha should resign and pave the way for a leadership that makes decisions independently and through party institutions.

It was said that the Democratic Party will sue Ms. Kokalari in court for “defamation”, because she revealed the existence of this file in the American embassy!

. Everyone knows that the Democratic Party is not three or four offices in the building of this party.

. The Democratic Party is what Albanians see in the halls and squares of Albanian cities waiting for Sali Berisha’s Speech. And this real party is not represented in that lawsuit against Ms. Kokalari. Therefore, it would be appropriate for Mr. Basha to file the lawsuit himself, because no word is said in the address of the Democratic Party.

I would like Mr. Basha to have a role in the Democratic Party even after that. But it depends only on him.

If he resigns and paves the way for the process of radical and trauma-free reform of this party, then there is a good chance that he will remain one of the contributors to this party. Democrats are always giving this message. They gave it to him last night from Durrës.

At last night’s meeting, they were the cream of Durrës citizenship, for eight years completely indifferent to the Democratic Party. Only three or four exponents of the Durrës branch of the Democratic Party did not join the rostrum.

. The wise and smart Durrës residents said words with which they expressed the great disappointment of the Democratic Party led by Mr. Basha and for this they held Sali Berisha accountable. But everyone felt the hope that the Democratic Party with Mr. Berisha will return! Lulzim Basha missed this chance.

Peng Taking a mortgage does not allow you to return, nor to reach the destination for which you left! Every hostage-taker must know how to withdraw, to pave the way for a new process. This is the best service for the cause and in this case for the Democratic Party!

By Enver Bytyci

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s