Kategori
Uncategorized

VIDEO/ Denoncimi i gazetarit Koka: PD e ka ngjyer ‘gishtin’ te 460 mln eurot e inceneratorëve

VIDEO/ Denoncimi i gazetarit Koka: PD e ka ngjyer 'gishtin' te 460 mln eurot e inceneratorëve

Gazetari i Syri Tv,  Bledian Koka akuzon PD-në dhe lidershipin e saj, Lulzim Basha, se janë të përfshirë te afera 460 mln euro e inceneratorëve. 

Në studion e Çim Peka Live, Koka tha se kërkesa e Bashës për të ngritur komision hetimor parlamentar për inceneratorët, është tentativë për ta zhbërë këtë çështje, nisur nga precedentët në të kaluarën përmes hetimeve parlamentare. 

Basha, tha ai, duhet të kishte ngritur shqiptarët në protesta për të treja pretendimet e tij të bëra publike sot si vjedhja e votave në 25 prill, 120 mln eurot e Becchettit dhe mega-afera e inceneratorëve, gjë të cilën nuk e ka bërë. 

“Dihet tashmë historia e komisioneve parlamentare në Shqipëri. Ka një shprehje në politikën shqiptare, po deshe ta zhbësh një gjë, fute në komisionet hetimore parlamentare dhe ajo nuk ka më vlerë. I vetmi komision parlamentar i famshëm këtu është përballja Olldashi-Rama. Janë hapur me 100 të tjerë, por janë zvetënuar dhe zbehur çështjet. Basha tha sot se tre betejat e tij janë betejat për komisionet parlametnare. Çështjet janë ulëritëse për xhepat e qytetarëve, si vjedhja e zgjedhjeve, inceneratorët dhe Becchetti, por një lider opozite që e ka seriozisht opozicionin për të treja këto ccështje do të thërriste jo nesër, por dje, shumë më herët, protesta masive deri në rrëzimin e qeverisë. 

Nuk ka ngjarje më skandaloze se fakti që ne do t’i paguajmë biznesmenit italian 120 mln euro për një tëitter dhe disa sms të kryeministrit Edi Rama nuk ka ngjarje me skjandaloze që ne kemi paguar 460 mln euro dhe këtu do ndalem edhe te raporti që ka PD, z.Basha nuk është update-uar ku qeveria ka ndërmarrë një Akt Normativ ku 61 duhet të parashikojnë një buxhet jo për qytetarët, por për inceneratorët dhe z.Basha nuk e përmendi këtë. Kjo është një çështje madhore deri në rrëzimin e qeverisë ose tërheqjen nga ky projekt. Sigurisht edhe vjedhja e zgjedhjeve, na u tha se ka një libër të zi, por ikurrë nuk e pamë këtë, edhe mënyra si u trajtuan zgjedhjet edhe kjo është një mënyrë e rëndësishme. Basha jo vetëm të ngrejë komisione parlamentare për shuarjen e kësaj gjëje, por shumë më tepër, të ngrejë në protestë 620 mijë qytetarë që iu është vjedhur vota. 

Janë dhënë 460 mln euro për inceneratorët dhe kohë pas kohe do të dalë që edhe PD e ka ngjyer gishtin te këto miliona. PD në këto momente është Lulzim Basha, nuk ka njeri tjetër që merr vendime. Është Lulzim Basha me vulë në xhep”, u shpreh ai. 

Për të përforcuar argumentin e tij lidhur me përfshirjen e PD në milionat e industrisë së plehrave, Bledian Koka solli në vëmendje denoncimet e ish-sekretarit ligjor të PD-së, Çlirim Gjata, i cili inceneratorët i ka dërguar edhe në SPAK, por që Lulzim Basha jo vetëm nuk e bëri deputet, por nuk e zgjodhi as në Kryesinë e PD. 

Pytetja e madhe për t’i thënë Bashës sa seriozisht e ka ai me çështjen e inceneratorëve është: Ku e ka Basha sot zotin Çlirim Gjata? Njeriu që ka bërë çdo denoncim për incineratorët? Jo vetëm që nuk e bëri deputet Sekretarin për Çështjet Ligjore, i 4-5 për nga rëndësia në parti, por zoti Gjata sot është vetëm anëtar i PD, as në Kryesinë e emëruar nga z.Basha nuk është. Mjafton vetëm ky fakt për të gjithë ata që e kanë nxjekur denoncimin e PD për inceneratorët, për të kuptuar se sa seriozisht e ka z.Basha sot me propozimin për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për inceneratorët“, deklaroi gazetari i Syri Tv, Bledian Koka.   

SYRI.net është agjencia më e madhe e lajmeve në Shqipëri, që brenda një kohe të shkurtër është kthyer në lider të informacionit. Në SYRI.net do të gjeni opinionistë më me emër në vendin tonë, investigime dhe lajme që nuk do ti gjeni diku tjetër. Lajmet në SYRI.net janë prodhim i SYRI.net dhe nuk lejohet marrja e tyre pa një komunikim të mëparshëm me redaksinë. Ju ftojmë të klikoni dhe të na shkruani sa herë që ju mendoni se duhet. Stafi i SYRI.net

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s