Kategori
Uncategorized

Sulmet ndaj Kokalarit: Kore. Ata kanë shkelqyer 30 me shpifje .

Kam pare shume fyerje keto dite ndaj nje zonje. Dhe fyerjet vine kryesisht nga burra.

Kur nje burre fyen nje grua , sepse ajo eshte femer,ka disa aresye:

-Ose behet per shkak te kompleksit të inferioritetit,

-Ose per shkak te pasigurive qe ka brenda tij,

-Ose, sepse e ndjen qe ajo femer eshte superiore ndaj tij ne aspektin intelektual.

Të gjitha keto raste i ndesha keto dite në sulmet qe ju bene Evi Kokalarit.

Nuk me intereson qe u sulmua nga e majta dhe sidomos nga ish-sigurimi, të cilet bene atë qe ata kane bere shume mire në keto 30 vjet, shpifen dhe prap shpifen.

Arriten deri sa të thone qe familja Kokalari eshte e lidhur me Enver Hoxhen, e me tutje tek fakti se me ke eshte martuar, si dhe shume e shume të tjera.

Ata kane shkelqyer keto 30 vjet në shpifje të tilla.

Ajo qe me shqeteson eshte qe edhe shume të djathte sulmuan personin Evi Kokalari.

Kur merresh me personin ke humbur argumentin, ose s’ke argument fare.

Nuk vura re asnje të kundershtoje me argumenta ate qe Evi perfaqeson.

Evi Kokalari , po të perdor termin qe perdorin Amerikanet eshte nje konservatore e mirefillte.

Ajo i shprehu shume qarte parimet e të djathtes duke filluar nga familja, atdheu, besimi, aborti, qeveri e vogel, taksa të ulta etj.

Gjithashtu, ajo qe Evi shprehu pa frike eshte qendrimi i saj anti-Soros.

Kjo , eshte e domosdoshme sot në Shqiperi, sepse Soros eshte armiku i parimeve te se djathtes kudo në bote.

Soros shkaterroi opoziten shqiptare, në nje moment qe kemi nje nga qeverite me totalitariste në keto 30 vjet.

1- Grupi i pare jane perkrahesit e Bashes. Keta kuptohet qe e sulmojne thjeshte per aresye personale.

Evi ka qene dhe eshte anti-Bashe.

2-Grupi i dyte jane ata të djathte qe urrejne Berishen.

Evi u paraqit bashke me Berishen.

Ai qe eshte vertete i djathte, mbron parimet e të djathtes dhe nuk merret me kete fakt sot.

3- Grupi i trete jane ata të djathte, që nuk veprojne si të tille.

Keta e sulmuan, pse ajo u takua me ambasadoren amerikane.

Ky eshte nje nga problemet me të medha qe kemi ne shqiptaret ne keto 30 vjet.

Nje takim me kundershtarin, nje takim ose nje foto me nje person qe s’na pelqen, menjehere e vulosim dhe krijojme armikun e rradhes.

4- ka dhe nje grup të katert, ku nuk dua të merrem me ta, sepse nuk dihet se nga vine dhe çfare axhendash kane.

Ata jane disa banditë të fjales, të cilet nuk lene gje pa share dhe pa ofenduar.

Keta jane njerez të mbushur plot “anger” nga brenda dhe s’lene rast pa e nxjerre vrerin e tyre.

Sidoqofte, si rezultat të gjithe ata të djathte qe sulmuan Evin duhet të kene parasysh dicka:

Shkalla me e larte e edukimit të nje njeriu eshte toleranca.

Sa me tolerant dikush, aq me i edukuar eshte.

E djathta vazhdimisht kritikon të majten për mungese tolerance, prandaj të gjithe keta të djathte qe sulmuan Evin nuk bene gje tjeter, veçse bene vete ate per të cilen kritikojne të majten, pra bene në kor nje “character assassination”.

Nga Rob Kore /

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s