Kategori
Uncategorized

Berisha: Ushtria serbe ne kufi me Kosoven, akt i ri luftnxites i Beogradit.

Nga Sali Berisha /

Perqendrimi i ushtrise serbe ne kufi me Kosoven, akt i ri luftnxites i Beogradit.

Miq, keto dite qeveria e Kosoves ne perputhje te plote me marreveshjen e firmosur nga palet, dmth Kosova dhe Beogradi ne Bruksel, vendosi reciprocitetin per paisjen me targa te perkohshme te makinave te Serbise qe kalojne ne Kosove njelloj si makinat e Kosoves qe udhetojne ne Serbi.

Ushtria e Kosovës .

Ndaj ketij akti legjitim, presidenti i serbomadhise Vuçiç dhe qeveria e tij jane sjelle ne menyre zuzare dhe konkretisht:
-Nuk kane njohur marreveshjen e firmosur ne Bruksel nga Ivica Daçiç e cila percaktonte perdorimin e targave te perkohshme nga te dyja palet.

Ushtria Sërbe ne kufi me Kosovën .


-Beogradi moblizoi serbet e veriut te Kosoves ne demostrime dhe bllokimin e rrugve si proteste ndaj vendimit legjitim te qeverise se Kosoves.

Presidenti i serbomadhise Vuçiç personalisht beri nje seri deklaratash kercenuese ndaj Kosoves per vendimin e saj.

🔺Ai kercenoi, dislokoi forca te medha policore ne kufi ne pikat kufitare me Kosoven.

🔺Ai shpalli rifillimin e fushates se bllokimit dhe çberjes se njohjeve nderkombetare te Republikes se Kosoves dhe se fundi,

🔺Serbomadhi Vuçiç ne nje akt te qarte luftenxites dislokoi ne afersi te kufirit me Kosoven forca ushtarake me tanke blinda, topa dhe helikoptere, duke kercenuar keshtu direkt per zgjidhje me force apo many militari te krizes se shkaktuar nga mosnjohja e marreveshjes qe qeveria e tij ka firmosur ne Bruksel.

🔺Mbrëmë naten çetniket e tij per te tensionuar dhe krijuar pretekste konflikti edhe me shume situaten hodhen bomba dhe dogjen zyra ne Zubin Patok.

Te gjitha keto u paraprine nga Minishengeni i Novi Sadit dhe Ballkani i Hapur i Shkupit de facto vendosjen e hegjemonise serbe ne rajon rrethimin e Kosoves nga klika armiqesore serbe, shqiptare, maqedonase.

Minishengeni i Novi Sadit dhe Ballkani i Hapur i Shkupit .

U paraprine me sulmin e turpshem te argatit te Beogradit, Edvin Kristaq Rama ndaj Kosoves dhe kryeministrit te saj ne Samitin e Nismes se Berlinit qe u mbajt ne Tirane.

Genocidi sërb në popullsind civile në Kosovë dhe miqësia Rama-Vuçiç.

Keto akte luftenxitese te serbomadhit Vuçiç vijne pas thirrjeve publike per lufte te jerarkve te Kishes Serbe ne Cetine per futjen e ushtrive ne Kosove.

Priftërinjtë serbë në Cetinje këndojnë “Kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë”

Policia e Kosovës .

Une gjithashtu paralajmeroj serbomadhin Vuçiç hiq dore nga kercenimet ndaj Kosoves dhe paqes ne rajon sepse me keto qendrime dhe kercenime vetem sa po i afron vetes fundin tragjik te ish padronit tend Millosheviç. sb

Ushtria e Kosovës në kufi .

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s