Kategori
Uncategorized

Ata nuk janë gjykatë! Për pasojë nuk kanë asnjë të drejtë të ngrenë akuza publike ndaj askujt.

Nga Ylli Manjani / Ish minister i drejtesisë.

Sekretari Amerikan i Shtetit, ambasadori/ja e ShBA, vetë Presidenti i tyre janë nënpunës shteti dhe jo drejtësia Amerikane. As drejtësia e botës!

Njësoj vlen ky arsyetim për çdo mininistër, kryeministër, president e ambasador kudo në botë.

Për pasojë nuk kanë asnjë të drejtë të ngrenë akuza publike ndaj askujt.

Ata nuk janë gjykatë!

Në të gjitha dokumentet ligjore të rruzullit, përfshi dhe Kushtetën e SHBA, sanksionohet eksluziviteti gjykatës së pavarur për të vendosur mbi fajsinë ose pafajsinë e çdo individi.

Askush tjetër, autoritet, pushtet apo individ nuk mund të shpallë dikë tjetër fajtor, përveç se gjykatës. Kjo e fundit gjykon vetëm mbi bazë provash e faktesh dhe në një proces të rregullt.

Ky është rregulli i konsoliduar i 2000 viteve të fundit.

Me këtë rregull çdo njeri në botë ka të drejtë të kërkojë mbrojtje të dinjitetit ndaj cilitdo autoritet që e nëpërkëmb atë.

Pushtetet edhe mund të vrasin se kanë ushtri e armë në dorë. Edhe mund të sajojnë e manipulojnë se kanë para e legena që i shërbejnë pa hesap.

E prap se prap nuk kanë të drejtë të akuzojnë e as të gjykojnë njeri!

Nuk e kanë këtë të drejtë dhe pikë.

Tani, që ka shqiptarë që llogjet e politikanëve (përfshi dhe ato të huaj) apo të nënpunësve diplomatikë i quajnë ligj dhe nuk i diskutojnë, ky është fakt.

Kjo quhet legenosje kolektive. Ska konventë e kushtetutë që i bën derman, me thënë të drejtën…😔

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s