Kategori
Uncategorized

Gjenerali amerikan H.R. McMaster. Tërheqje e turpshme, lufta nuk ka mbaruar

Tërheqja e trupave Amerikane nga Afganistani .
Ish-këshilltari i Sigurisë i Presidentit amerikan, Trump, gjenerali H.R. McMaster.

U befasuat nga shpejtësia e kolapsit të ushtrisë dhe qeverisë afgane? A nuk ishte ky një dështim masiv i shërbimeve inteligjente, i ngjashëm me Iranin në vitin 1979?

Nuk u befasova, nisur nga mënyra si iu qasëm tërheqjes –

Ne humbëm totalisht besimin e tyre duke bërë lëshim pas lëshimi ndaj Talibanit. Përfshirë detyrimin e qeverisë afgane për nxjerrjen nga burgu të 5000 terroristëve – duke përforcuar forcat e Talibanit – dhe duke mos lejuar madje qeverinë afgane të merrte pjesë në atë që u bë marrëveshja jonë e kapitullimit me Talibanin.

Sa e rëndësishme është që ShBA të udhëheqë evakuimin e sa më shumë afganëve të ekspozuar? Sa e angazhuar është administrata Biden sipas jush për këtë gjë? 

Është shumë e rëndësishme për ne që të ndihmojmë aleatët afganë që punuan me ShBA në 20 vitet e shkuara dhe tani kanë frikë nga hakmarrja e Talibanit.

Asgjë nuk kontribuon më shumë në katastrofën humanitare që po shohim tani.

Mënyra sesi do të menaxhojmë evakuimin ka rëndësi edhe gjeostrategjike.

Shpresoj se presidenti do ta kthejë këtë në prioritet kryesor- sidomos në dritën e sakrifcave të shumta të bëra prej shumëkujt në luftën kundër atij që është kufiri modern mes barbarizmit dhe qytetërimit.

Duke parë përtej çështjes kyçe të ekzekutimit të tërheqjes, a bëri Joe Biden gjënë e duhur me këtë akt? A nuk tregon dështimi i afganëve për të luftuar se humbja ishte e pashmangshme? A nuk është opinioni publik amerikan vendosmërisht pro tërheqjes?

Lufta nuk mbaron kur njëra pakë zgjedh të çmobilizohet.

Ne dëgjuam se nuk kishte zgjidhje ushtarake për luftën në Afganistan, por Talibani qartësisht e kishte një të tillë në mendje.

Talibani dhe të tjera organizata terroriste po zhvillojnë një luftë pa fund kundër të gjithë popujve të qytetëruar.

Dhjetëra mijëra afganë kanë bërë sakrificën më të madhe në luftën kundër armiqve tanë të përbashkët dhe ne nuk mund të nënvlerësojmë goditjen psikologjik që solli braktisja e papritur e Amerikës.

Ata po mbanin pjesën më të rëndë të luftës për të ruajtur liritë që gëzonin qëkurse ne i ndihmuam të mposhtin Talibanin në vitin 2001.

Presidenti Trump kishte një strategji solide për Azinë Jugore siç e përvijoi ai në fjalimin e tij të gushtit 2017, strategji që ishte e logjikshme dhe e mundshme.

Por ai e braktisi atë për të ndjekur marrëveshjen e kapitullimit, duke përsëritur gabimin e presidentëve të tjerë, në kërkim të fundit të “luftës së pafundme”, duke mos kuptuar se lufta nuk mbaron kur një palë tërhiqet.

Cilat janë implikimet më të gjera gjeopolitike të restaurimit të Talibanit? Si e fuqizon kjo rolin e Kinës, Rusisë dhe Turqisë më gjerë në rajon?

Kjo luftë në Afganistan nuk po mbaron thjesht sepse ne tërhoqëm forcat tona

– pala tjetër, Talibani do ta vazhdojë këtë luftë

– dhe bota e qytetëruar do të duhet sërish të merret, në një mënyrë apo tjetër me pasojat e saj.

Kjo është thjesht çështje kohe.

Intervistoi: Giannis Paleologos .

.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s