Kategori
Uncategorized

Arbitrazhi ndërkombëtar : Detyrimet e Shtetit Shqiptar janë rreth 446 950 959 Euro.

Open Data Albania po hulumton mbi detyrimet e Shtetit Shqiptar sipas Vendimeve tё Arbitrazhit Ndёrkombёtar. Në këtë artikull do të evidentohen detyrimet e njohura nga vetë shteti përmes dokumentit shtetëror Raporti i Mes-Vitit mbi zbatimin e Buxhetit Shtetëror 2020. Ky raport është dokument zyrtar dhe ёshtё detyrim ligjor tё hartohet dhe tё publikohet nga Ministria e Financave dhe paraqitet në Këshillin e Ministrave  sё bashku me Programin Buxhetor Afatmesëm.

Deri nё Qershor 2020, Shteti Shqiptar njeh detyrime tё mbetura që lidhen me Arbitrazhet Ndërkombëtare në vlerën totale prej 109 485 296 Euro. Detyrimi përbëhet nga Dëmshpërblime që shteti shqiptar duhet tu japë palëve, kryesisht biznese që kanë fituar në Arbitrazh ose kosto shpenzime arbitrazhi. Këto detyrime përveçse janë të formës përfundimtare, edhe janë njohur nga Shteti. Ndërkohë ka procese të tjera Arbitrazhi që ende nuk kanë marrë formën përfundimtare apo ende nuk janë njohur zyrtarisht nga Shteti ynë. Po njësoj detyrime janë edhe kostot administrative tё arbitrazhit apo kamatat e mosshlyerjes së detyrimit menjëherë në Kohë.

Janë shtatë çështje në Arbitrazh për të cilat Shteti ynë njeh detyrime financiare. Këto detyrime janë dëmshpërblime për Palë Investitorё Privatё apo Biznese që kanë pretenduar apo paditur Shtetin shqiptar, sikurse edhe kosto që lidhen me procesin e gjykimin në arbitrazh, konkretisht

  • Familja Beccheti kundёr shtetit shqiptar;
  • J & P Avax kundër Ministrisë së Transportit;
  • SAFA shpk kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;
  • Valeria s.r.l kundёr Ministrisё e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
  • Anglo-Adriatica Group Limited vs Shqipërisë kundër Ministrisë së Financave;
  • Porti Karpen HFW LLC kundrejt Shqipërisë;
  • TIA shpk kundrejt Shqipërisë

Peshёn me tё madhe ndaj kostos totale tё Arbitrazheve, me rreth 91,3% e ka Çështja Hydro dhe tё tjerёt kundёr Shqipёrisё – Familja Becchetti. Ky vendim është njohur nga shtetit shqiptar si detyrim që në dokumentin zyrtar Raporti i Mes Vitit mbi Zbatimin e Buxhetit 2019, tё publikuar nga Ministria  e Financave dhe Ekonomisё. Detyrimet për këtë cështje janë në vlerën 99.6 milion Euro Dëmshpërblim i drejtpërdrejtë ndaj Investitorit dhe 0.3 milion Euro kosto administrative tё procesit tё arbitrazhit. Në llogaritë e tij, Shteti Shqiptar e ka njohur vetëm 99.9 milion Euro. Por Vendimi i Arbitrazhit e ka gjykuar 108 milion euro.

Vlera e njohur dhe raportuar nga Qeveria Shqiptare nuk përfshin kamatën për vonesën e pagesës së Dëmit të Vendimit 2018. Në këtë vendim parashikohet se për cdo vit Vonesë Qeveria Shqiptare ngarkohet me një kamatë që është normë LIBOR plus 3% interes të përbërë, kamatë që e rrit detyrimin çdo vit me disa milion Euro shtesë. Shkak i mosmarrёveshjeve mes palёve është pengesa për realizimit e investimeve nё hidrocentralin e Kalivaçit, Televizionin AgonSet dhe impjantin e trajtimit tё mbetjeve nga kompanitё Hydro s.r.l dhe Costruzioni s.r.l. Palë përveç Francesco Beccheti në pretendim janë edhe aksionerët e tjerë Mauro De Renzis, Stefania Grigolon dhe Liljana Condomitti.

Njё tjetёr detyrim lind nga konflikti i shtetit shqiptar me Anglo-Adriatic Group Limited, e cila krijoi në Shqipëri fondin Anglo Adriatika Investment Fund sh.a me qëllim mbledhjen e kuponëve të privatizimit. Ky konflikt i kushton Shtetit 1 milion Euro. Kjo çështje në arbitrazh është fituar nga shteti ynë, por pagesa njihet për shpenzimet administrative të Arbitrazhit.

Nga Buxheti i Shtetit duhet tё paguhet gjithashtu dhe vlera prej 550 000 Euro pёr konfliktin ndërmjet Ministrisё sё Bujqёsisё dhe Zhvillimit Rural dhe kompanisё Valeria Italia s.r.l. Kompania Italiane Valeria s.r.l ka filluar procesin e arbitrazhit ndaj Shqiperise nё vitin 2018, në lidhje me një ndërmarrje të fermave të produkteve bujqësore. Sipas Raportit tё Mes-vitit tё Zbatimit tё Buxhetit 2020, Ministria e Financave dhe Ekonomisё njeh si detyrim tё Shtetit Shqiptar ndaj Palёs Private vetёm koston  totale tё shpenzimeve pёr avokatёt dhe kostot fillestare tё arbitrazhit nё vlerёn  769 500 Euro, dhe deri nё Qershor 2019 janё likujduar nga shteti shqiptar 219 500 Euro. Për këtë  Çështje nuk ka ende njё Vendim final tё Gjykatёs Ndёrkombёtare tё Arbitrazhit.

Njё tjetёr shumё qё duhet tё paguhet nga Buxheti i Shtetit ёshtё detyrimi ndaj shoqёrisё “J&P AVAX” s.a, nё vlerёn 4 214 402 Euro, si rezultat i konfliktit mes kompanisё dhe ish Ministrisё sё Punёve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (sot Ministria e Infrastrukturёs dhe Energjisё). Konflikti ka lindur pёr shkak tё mosmarrёveshjeve mes palёve gjatё zbatimit tё kontratёs nr. C-006, datё 22.05.2005 Pёr ndёrtimin e segmentit rrugor Gjirokastёr – Tepelenё, pjesё e korridorit Veri-Jug.

Konflikti mes kompanisё SAFA sh.p.k dhe Ministrisё sё Infrastrukturёs dhe Energjisё  i ka shkaktuar buxhetit tё shtetit koston prej 3 543 338 Euro. Kjo çёshtje lidhet me projektimin dhe ndёrtimin e rrugёs Tiranё – Elbasan. Nga Raporti i Ministrisё sё Financave evidentohet se nё kёtё vlerё janё pёrfshirё vlera e dёmshpёrblimit ndaj Investitorit prej 2 495 166 Euro dhe kostot administrative tё Arbitrazhit nё vlerёn 1 048 166 Euro.

Detyrim tjetёr qё Ministria e Financave dhe Ekonomisё njeh si detyrim Arbitrazhi tё Shtetit Shqiptar ndaj Palёs Private, ёshtё vlera prej 217 563 Euro, pёr HFW LLC Porti Karpen.

Nё lidhje me kёtё, me Ligjin Nr. 77/2016  për “Përcaktimin e Proçedurёs së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt, projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike, ndërmjet shtetit Shqiptar dhe kompanisë “Star Bridge Port Developments Limited”, u parashikua ndërtimi i një porti me thellësi të madhe në zonën e Karpen, Kavajë, të ambienteve mbështetëse të portit, të shoqëruar me një zonë të lirë tregtare, si dhe ndërtimin e një terminali rigazifikimi të gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe një centrali për prodhim energjie. Ky ligj ёshtё publikuar nё Fletoren Zyrtare nr.154, datё 16.08.2016.

Gjithashtu, edhe njё tjetёr detyrim prej 50 000 Euro (pesёdhjetё mijё Euro) qё shteti shqiptar duhet të paguajë si detyrim arbitrazhi për shkak të kompanisë Tirana International Airport sh.p.k. Nё lidhje me kёtё çёshtje, nga Avokatura e Shtetit nё datё 19.04.2019, ёshtё shpallur thirrja pёr sigurimin e konsulencës së huaj me qëllim mbrojtjen e interesave të shtetit Shqiptar, në kushtet e negocimit apo rishikimit të mundshëm të Marrëveshjes së Koncesionit të lidhur me Tirana International Partners SH.P.K, për Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas, Tiranë. Detyrimi është i njohur nga Llogaritë e Shtetit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s