Kategori
Uncategorized

20.12.1974 Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit merr vendimin për marrjen në përpunim në Rexhep Shaban Qosjes.

“Botëkuptimi marksist-leninist” i Rexhep Qosjes dhe disa të vërteta

Kohët e fundit, Rexhep Qosja, në një “studim” të tij, vlerësoi se një prej terroristëve më të mëdha që ka parë Shqipëria, Enver Hoxha, ishte njeri “i shquar” e me kontribute, baras me Skënderbeun.

Por vetë Qosja dikur, pavarësisht se enverist në bindje shihem me dyshim nga regjimi komunist i E.Hoxhës, sepse ky gjithë shqiptarët e Kosovës i kishte të dyshuar.

Më 20.12.1974 Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit merrte vendimin për marrjen në përpunim në Rexhep Shaban Qosjes, lindur më 25.6.1936 në Vuthaj, banues në Prishtinë, kritik letrar, drejtor i Instituti Albanologjik. Ai konsiderohej “pro titist, kërkon të futë të renë në art, është ambicioz dhe mendjemadhe”, “kundërshton pikëpamjet tona për periodizimin e letërsisë, mohon sidomos letërsinë e periudhës së luftës dhe mbas luftës nacionalçlirimtare të popullit tonë.

Kërkon të bëjë një diversion në letërsinë shqipe, duke ndarë atë të Kosovës nga e jona”, “mban qëndrim denigrues ndaj letërsisë shqipe”, “bën përpjekje për të diskredituar metodën tonë të realizmit socialist”, “mundohet të bëjë për vete një pjesë të inteligjencies kosovare”, etj. Në çeljen e përpunimit theksohej se Rexhepi ishte “kuadër i rëndësishëm” dhe për këtë synohej për të “zbuluar dhe parandaluar aktivitetin e tij armiqësor kundër vendit tonë në fushën e letërsisë dhe artit”. Në drejtim të përpunimit të titistit R.Qosja u përpiluan disa plane.

Rexhep Qosja qëndroi në Shqipëri më 6 – 28 janar 1970.

Në relacionin rreth kësaj vizite, ndër të tjera thuhej:

”Ai pranon se në studimet e tij ka mjaft naivitete dhe mendime që mund të rrëzohen, por vë në dukje se qëllimi i tij ka qenë gjithnjë i mirë:

Të nxjerrë në pah traditat e letërsisë sonë të së kaluarës dhe të pohojë forcën krijuese artistike të popullit shqiptar në ditët e sotme.

Në studimet e tij dhe në takime me shokë të ndryshëm, ai ripohoi se “s’ka tjetër botëkuptim përpos atij marksist – leninist” se do të mundohet të zbatojë metodologjinë marksiste – leniniste, pavarësisht se sa ia arrin kësaj gjëje”.

Për herë të dytë ai erdhi me rastin e kongresit të gjuhës në vitin 1972 dhe për herë të tretë qëndroi më 2-10 qershor 1974.

Gjatë qëndrimit në Tiranë (në vitin 1978) ai ndiqej me nofkën “Gjethi”. Qëndrimi ndaj Qosjes ndryshoi më 30.11.1981, kur ai u ul nga përpunimi 2A në kontroll operativ 2B. Gjithsesi dyshimi vazhdoi se ishte kosovar.

Kastriot Dervishi /

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s