Kategori
Uncategorized

A e gjeni dot se cili është vendi i tretë i cili na paska pranuar të strehojë këta 150 mijë afganë?

Shkrim nga Kastriot Myftari /

A e gjeni dot emrin e “vendit të tretë” për të cilin Presidenti Biden thotë, pa ia përmendur emrin, se ka pranuar kërkesën amerikane për të strehuar 150 mijë afganë?

Të enjten e kaluar Presidenti Biden përsëriti angazhimin e tij, domethënë të SHBA, të bërë më 24 qershor se me terheqjen e forcave ushtarake amerikane nga Afganistani (që përfundon në 31 gusht), do të evakuohen (merren jashte vendit) edhe përkthyesit afganë që kanë bashkëpunuar me amerikanët, së bashku me familjet e tyre. Nuk jepet shifra e përgjithshme e atyre që do të evakuohen por vetëm shifra e përgjithshme e përkthyesve, 18 mijë persona.

Por duke ditur se familjet afgane kanë mesatarisht numër të madh anëtarësh, atëherë mund të thuhet se shifra e përgjithme është jo më pak se 150 mijë persona. Fjala “përkthyes” është një gjetje burokratike për të mbuluar përfshirjen në këtë grup të spiunëve, kontraktorëve paramilitarë vendas dhe njerëz të këtij lloji.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Pskaki saktësoi se afganët e evakuar do të dërgohen fillimisht në një vend të tretë, ku do të strehohen deri kur të shqyrtohen kërkesat e tyre për të marrë viza amerikane.

Por ajo nuk e tha emrin e vendit të tretë që ka pranuar t’ i strehojë afganët.
Departamenti i Shtetit ka folur për një “undisclosed third country” që do të thotë: një vend i tretë emri i të cilit mbahet sekret. Gjithashtu, kjo do të thotë se qeveria amerikane ka bërë një marrëveshje të fshehtë me qeverinë e këtij vendi të tretë për strehimin e afganëve.


A e gjeni dot se cili është jetë vendi i tretë i cili na paska pranuar të strehojë këta 150 mijë afganë?

Vendi që do ta bëjë këtë duhet të ketë parasysh se meqënëse bëhet fjalë për një proces përzgjedhjeje për të marrë vizë amerikane, duhet pritur që një pjese të afganëve të strehuar t’ u refuzohet kërkesa për vizë.

Shumica e 18 mijëve që kanë qenë drejtpërdrejt bashkëpunëtorë të amerikanëve mund ë pajisen me viza, por shumë nga anëtarët e familjeve të tyre mund të mos pajisen me viza. Siç ndodh gjithmonë në këto raste, për shumë prej tyre do të ketë dyshime se janë shtuar si familjarë të rremë për të përfituar vizë.

Duhet pritur që së paku 30% e shifrës së përgjithshme pra rreth 50 mijë vetë të mos pajisen me viza që do të thotë se do të mbeten në vendin e tretë.
Asnjë vend të cilit amerikanët mund t’ i drejtohen, nuk mund ta mbajë të fshehtë marrëveshjen për strehimin e kaq shumë njerëzve. Kjo do të krijonte probleme të pashmangshme ligjore. Pikësëpari me çfarë statusi do të strehoheshin këta afganë në një vend të tretë? Atë të refugjatit të luftës? Por për këtë duhet të aplikonin te UNHCR.

Teknikisht ata nuk mund të marrin statusin e refugjatit të luftës pasi kanë qenë të bashkëngjitur te një forcë ushtarake e huaj në vendin e tyre.
Dhe përveç kësaj, çdo vend që do t’ i strehonte këta njerëz do të importonte bashkë me ta në territorin e vet edhe luftën civile afgane. Sepse talebanët iu kanë bërë thirrje këtyre bashkëpunëtorëve të amerikanëve që të shprehin pendesë dhe të vihen në shërbim të tyre.

Largimi i tyre nga Afganistani shihet pra si një akt rebelimi ndaj regjimit që po vjen në fuqi. Regjimin e talebanëve e legjitimuan amerikanët me marrëveshjen që bënë me ta. A ka të drejtë pastaj një regjim i legjitimuar ndërkombëtarisht që të kryejë operacione ndëshkimore në një vend të tretë që strehon një grupim të rebeluar ndaj tij? Prandaj asnjë vend nuk dëshiron të ngatërrohet në këtë lojë të rrezikshme.
Pothuajse asnjë vend. Sepse ka një vend në botë në të cilin qeveria shkel çdo ligj për t’ u mundësuar amerikanëve të zgjidhin probleme të këtij lloji që ia kanë krijuar vetvetes.

A e gjeni dot emrin e këtij vendi?

Është një vend në të cilin amerikanët po kryejnë një reformë ligjore të paparë ndonjëherë në botë.

Po iu jap një të dhënë për ndihmë:

Është një vend i vogël por me liderin më të gjatë në botë, i cili është vetëshpallur lider global që merret me zgjidhjen e problemeve globale.

Është një lider që ka thënë:

”Prisni se nuk keni parë gjë akoma!”/Kastriot Myftaraj

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s