Kategori
Uncategorized

ZOTI E ÇLIROFTË KOSOVËN PREJ STANISHIQËVE!

Nga Enver Bytyçi /


Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë ka dënuar dje dyi sh-shefat e Sigurimit të Serbisë, Jovica Stanishiq dhe zevendësin e tij, Franko Simatoviq, me nga 12 vite burg, sepse ata janë shpallur fajtorë për krime të luftës, krime kundër njerëzimit të vrasjes, persekutimit, transferimit me forcë dhe dëbimit në luftrat e fundit në ish-Jugosllavi. Këta të dy kanë drejtuar veprimet ushtarake të dhunshme në Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci dhe në Kosovë, të oprganizatave paramilitare terroriste “Berretat e kuqe” dhe “Tigrat e Arkanit”!

Stanishiq dhe Simatoviq ishin akuzuar për krime të tilla më parë, por u liruan nga akuza në vitin 2013, ndërkohë që prej vitit 2017 filloi një hetim i dytë, i cili përfundoiditën e djeshme me fajësinë e përgjjegjësinë e tyre për krime kundër njerëzimit.


Por shefi i shërbimit sekret të Serbisë, Jovica Stanishiq, është bërë i njour në Kosovë jo vetëm për krimet që ka kryer kundër shqiptarëve. Ai u popullarizua më së shumti nga kontaktet dhe bashkëpunimi që ka patur me një prej gazetarëve më aktivë në medien shqiptare, këshilltarin e kryeministrit të Shqipërisë, Baton Haxhiu. Bashkëpunimi i Baton Haxhiut me njëriun më të afërt të Milosheviçit ishte i hershëm, pavarësisht faktit se zoti Haxhiu ka dëshmuar se takimet me të në Brezovicë të Kosovës datojnë nga viti 1998.

Sllavisha Petkoviq thoshte se ky bashkëpunim daton në vitin 1990.
Ish-ministri i qeverisë së Kosovës nga komuniteti serb, Petkoviq, qysh në mars të vitit 2006 ka bërë një apologji të lidhjeve të Baton Haxhiut me Serbinë e Milosheviçit dhe me Jovica Stanishiq. Ai deklarohej asokohe se ” “Prej vitit 1990 Baton Haxhiu është bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Nuk ka qenë Sllavisha Petkoviqi ai që në vitin 1994 ka mundur të hapë gazetën “Koha Ditore”, por këtë ka mundur ta bëjë Baton Haxhiu. Nuk është Sllavisha Petkoviqi ai që, në kulmin e luftimeve, në kohën kur në Kosovë binin viktimat, është ulur dhe ka pirë uiski në Brezovicë me njeriun e parë së Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stanishiqin, në vitin 1998. Nuk e kanë ruajtur forcat speciale të MUP-it Sllavisha Petkoviqin, por Baton Haxhiun”, shkruante Petkoviq.


Për shërbimet e tij ndaj regjimit serb të Milosheviçit, Baton Haxhiu ishte shpallur në listën e të dënuarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,madje vetë Hashim Thaçi e kishte akuzuar atë dhe Veton Surrojin për “tradhti” dhe bashkëpunim me Sigurimin e Serbisë. Ndaj dhe gjatë kësaj periudhe Batoni intensifikoi marrëdhëniet e ngushta me shefin e tij, Stanishiq, si dhe nën kujdesin e tij u shoqërua nga forcat speciale të Serbisë në Kosovë. Por kjo krijoi një opinion anti-Baton në Kosovë, ndaj dhe aelatët e shefat e tij në Beograd e Prishtinë menduan një skemë të rehabilitimit dhe rikthimit të tij në detyrë në Kosovë. Kësisoj në prill të vitit 1999 përmes emisionit në gjuhën serbe të radios DË ai u shpall i humbur me dyshimin se është vrarë nga forcat paramilitare të Serbisë në Kosovë. Gjithkujt i kujtohet një emision i Opinion i asaj kohe, kur moderatori i tij thoshte se “Batoni ka jetuar në bodrume”. Në të vërtetë ai jetonte si pasha në Hotel Grand të prishtinës dhe endej e ruhej nga forcat e MUP-it në Prishtinë. Pas dy ditësh u përcoll për në Maqedoni.

Kështu mediet shqiptare i bënë jehonë të madhe si “vrasjes”, ashtu edhe “ringjalljes” së ish-themeluesit të “kohës Ditore”!

– Përdorimi i medieve në favor të Baton Haxhiut bëri që emri i tij të rehabilitohej.

E megjithatë ai nuk ndjehej i sigurt për këtë.

– Prandaj me ndihmën e Beogradit dhe njerëzve të tij në Prishtinë e Tiranë u afrua me njeriun më të pushtetshëm pas Ibrahim Rugovës në Kosovë, me Hashim Thaçin.

– Thaçi pranoi që ta kishte atë njeriun e afërt të tij. Lidhjet me Edi Ramën i përdori që Haxhiu të emrohet deri këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë.

– Në fakt gjatë kësaj kohe prej tetë vitesh Baton Haxhiu shërbeu si emisar Beogradit në Prishtinë e në Tiranë si dhe përçes ideve dhe projekteve të Jovica Stanishiqit, me të cilin ai ka pohuar se në vitin 1998 kishte biseduar me të edhe për një opsion paqeje me ndarjen e Kosovës.

– Në funksionet e këshilltarit politik të Edi Ramës dhe të ndërmjetësuesit të besuar midis tij dhe Aleksandër Vuçiç, Batoni u angazhua fort për implementimin e projektit serb të ndarjes së Kosovës, aq sa në një TV të Tiranës dëshmoi me shkop në dorë se cila do të ishte vija kufitare e re midis Serbisë dhe Kosovës!

Angazhimi i tij në favor të Serbisë shkon edhe përtej ndarjes së Kosovës, sepse Haxhiu është shprehur gjithashtu për “faljen e krimeve të Serbisë në Kosovë”!

Dhe të gjitha këto shkojnë ende sot në të njëjtën linjë me idetë e shefit të Batonit të dënuar dje në Hagë, pra Stanishiqit.

Baton Haxhiu dhe dy ish-shefat e tij të Sigurimit të Serbisë, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq.

Ndaj dhe nuk është bërë i gjallë e nuk po deklarohet për masën e dënimit e sidomos motivacionin e tij për dy ish-shefat e tij të Sigurimit të Serbisë, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq.

Dënimi i këtyre dy figurave kriminale të urryera në Kosovë është një fitore e madhe e viktimave që ata kanë shkaktuar te shqiptarët. Por nuk është aspak një fitore e Baton Haxhiut. Ish-vasali i këtij krimineli të dënuar dje duhet të jetë i dëshpruar për atë që ndodhi në Hagë.

Dëshprimi nuk vjen për shkak të ndonjë keqardhjeje njerëzore të Baton Haxhiut ndaj Stanishiq. Porse shqiptarët këtë dënim e shohin më shumë si dekonspirim të Batonit, sesa si një dëshirë hakmarrëse të Jovicës! Ashtu siç Batoni e bëri të njohur veten e tij për lidhjet e ngushta me shefin e Sigurimit të Serbisë fashiste, ashtu dhe sot dënimi i tij asocohet më së shumti me këtë lidhje të shëmtuar të një kohe deçizive në historinë e Kosovës!


Zoti e shpëtoftë Kosovën prej Stanishiqëve!

One reply on “ZOTI E ÇLIROFTË KOSOVËN PREJ STANISHIQËVE!”

Fakti se te gjith shkruajn denoncojn por asnje nuk mer persiper te levizi edhe gishtin sepse korrupsioni ka arritur ne maksimum dhe nuk ke kujt ti zesh bese ne kete dit ata qe mund te bejn ndonje gje nuk kan ekonomin ose kujt ti besojn e rrin e lexojn.

Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s