Kategori
Uncategorized

Po për çfarë ta dua Shqipërinë ?

Nga Albert Avduli /

Për çfarë ta dua Shqipërinë…

– Këtu të vret tjetri se ndodhesh në të njëjtën rrugë ku ndodhet dhe ai, këtu të vret tjetri sepse ke prekur detin ku po noton dhe ai, këtu të vret tjetri po nuk ju deshe si lustraxhi.

– Këtu bursat e ekselencës i përftojnë mediokrit, bijë deputetësh, zyrtarësh të lartë, botues gazetash, pronar televizionesh apo edhe bijë miliarderësh.

– Ne e dimë që ka vajza dhe djem të shkëlqyer në mësime, por janë bijë punëtorësh, bujqish, muratorësh, mësuesish, inxhinierësh, nëpunësish, që veç për kaq nuk përfshihen në programet e mbështetjes financiare nga fondet publike.

– Vend parkimi mund të gjejë 20 km larg shtëpisë sepse atë hapësirë që kishte lagja e rrëmbeu bashkia.



Unë e doja Shqipërinë, por ajo tashmë nuk është e imja në asnjë centimetër truall, në asnjë fije mendimi.
Veç flamuri më lidh me të… dhe ai valëvitet se qiellin ende s’e kanë gllabëruar tërësisht.
Si e tillë: e dua, por s’më duhet.
Një dashuri platonike mbetet gjithësesi dhe i detyruar që të banojë në këtë vend të thatë, pa ndjenja, pa shpirt, pa dëshirë.


Këtu, ka humbur shprehja “Ju ndihmoftë Zoti !”, këtu përdoret vetëm “Ju ruajt Zoti !”
Kaq…


post scriptum: të mendosh që para pak orësh ndihesha patriot dhe përsëritja hymnin kombëtar

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s